Skip to main content

“Obama: Ushtria është frymëzim për unitetin kombëtar” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Obama: Ushtria është frymëzim për unitetin kombëtar” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Obama: Ushtria është frymëzim për unitetin kombëtar

Posted: 11 Nov 2016 09:22 AM PST

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha se populli amerikan duhet të bashkohet pas zgjedhjeve të kësaj jave dhe se frymëzimin mund ta gjejë tek ushtarët. Duke folur në Ditën e Veteranëve në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, Obama tha se ushtria amerikane është institucioni më i shumëllojshëm i SHBA-së, i cili përbëhet nga imigrantë dhe amerikanë, që përfaqësojnë të gjitha fetë apo asnjë fe. Ai tha se të gjithë ata janë të përkushtuar në "shërbimin e përbashkët". Zgjedhja e Donald Trumpit president i SHBA-së ka çuar në protesta në gjithë vendin. Para se të fliste, Obama nderoi veteranët duke vënë kurora me lule në Varrin e të Panjohurve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hahn: Pa përmbushjen e kritereve nuk ka liberalizim

Posted: 11 Nov 2016 08:54 AM PST

Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili ka qëndruar të premten në Kosovë, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë zbatimin e reformave të kërkuara në mënyrë që të shkohet tutje rreth procesit të liberalizimit të vizave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Polonia hap shenjtoren pas 224 vjetësh pritje

Posted: 11 Nov 2016 08:51 AM PST

Polonia shënoi Ditën e Pavarësisë me hapjen e një shenjtoreje të madhe të krishterë, e cila për herë të parë është propozuar më shumë se dy shekuj më parë. Themeli i Tempullit të Providencës Hyjnore në Varshavë është hedhur më 1792, por pushtimi rus dhe dy luftërat botërore kanë bllokuar progresin. Punimet kanë rifilluar në vitin 2003, me donacione private prej 50 milionë eurosh. Për Qeverinë konservatore të Polonisë, shenjtorja është një emblemë e nacionalizmit. Polonia ka një shumicë të madhe katolike dhe Kisha atje vazhdon të ndikojë politikat dhe çështjet sociale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vizita e Hahn në Kosovë

Posted: 11 Nov 2016 07:06 AM PST

Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili ka qëndruar të premten në Kosovë, ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë zbatimin e reformave të kërkuara në mënyrë që të shkohet tutje rreth procesit të liberalizimit të vizave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Vonesat e BE-së në liberalizim, padrejtësi historike

Posted: 11 Nov 2016 07:01 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka cilësuar si padrejtësi historike vonesat e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave. Qëndrimi i Thaçit është bërë publik përmes një komunikate për media pas takimit që zhvilloi me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn. Presidenti Thaçi ka thënë se Kosovës padrejtësisht i janë shtuar kritere nga Bashkimi Evropian, vetëm për t'i arsyetuar vonesat e panevojshme dhe të dëmshme për perspektivën tonë nga ana e Brukselit. Ai ka shtuar se Kosova nuk meriton kushtëzime të tilla në procesin e liberalizimit të vizave, meqë BE-ja ka mjaft mekanizma që kushtëzimin ta bëjë gjatë procesit të anëtarësimit. "Kam frikë se dikush në BE e ka ngatërruar keq procesin për liberalizimin e vizave me procesin e anëtarësimit të Kosovës. Po harroni se Kosova nuk bëhet anëtare e BE-së në momentin që hiqen vizat", ka thënë Thaçi. Presidenti ka thënë se shpeshherë e ka dëgjuar refrenin se BE-ja mëson nga gabimet e së kaluarës. "Sikur kjo të ishte ashtu, atëherë cilët kufij u demarkuan nga Gjeorgjia apo Ukraina, nga të dyja këto vende që janë gati të marrin të drejtën e udhëtimit pa viza në BE në javët e ardhshme", ka thënë presidenti Thaçi. Në takim me Komisionerin Hahn, presidenti Thaçi ka theksuar se vonesat në liberalizimin e vizitave dhe në qartësimin e rrugëtimit evropian të Kosovës dhe Ballkanit po krijojnë hapësirë për fuqi të tjera që ta destabilizojnë rajonin.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Migrantët, transit përmes Maqedonisë e Serbisë, që të mbërrijnë në Evropë

Posted: 11 Nov 2016 06:35 AM PST

Nga muaji marsi i këtij viti, në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 25 mijë e 292 migrantë. Ata kanë hyrë në Maqedoni përmes rrugëve ilegale dhe të njëjtit nga autoritetet maqedonase janë kthyer sërish në Greqi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mungesa e konsensusit rrezikon reformën zgjedhore të Thaçit 

Posted: 11 Nov 2016 06:23 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka arritur sërish të mbledh të gjitha partitë politike në nismën e tij rreth reformës zgjedhore. Thaçi nuk po arrin që të sigurojë praninë e opozitës në tryezat e tij të përjavshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministri i Kanadasë: Cohen do të mbahet në mend

Posted: 11 Nov 2016 06:05 AM PST

Këngëtari, tekstshkruesi dhe poeti kanadez, Leonard Cohen, ka vdekur në moshën 82-vjeçare. Lajmi është publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku nuk janë dhënë detaje për shkakun e vdekjes. Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se Cohen do të mbahet në mend për vokalin, humorin dhe vargjet e tij. Trudeau tha se këngët e tij do të mbeten favorite për shumë breza njerëzish. Këngëtari legjendar ka folur muajin e kaluar për mundësinë e vdekjes. "Jam gati të vdes", ka thënë ai për gazetën The New Yorker.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vërshimet, pasojë e degradimit të lumenjve 

Posted: 11 Nov 2016 05:48 AM PST

Degradimi i shtretërve të shumë lumenjve në Kosovë, po ndikon në rritjen e rreziqeve nga vërshimet. Reshjet e shiut, tashmë po krijojnë probleme të shumta duke rritur nivelin e ujit, çka si pasojë sjellë vërshime në rajone të ndryshme të vendit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestat anti-Trump, 29 të arrestuar në Oregon

Posted: 11 Nov 2016 05:38 AM PST

Në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar protestat kundër presidentit të zgjedhur, Donald Trump. Në Portland të Oregonit ato janë kthyer në dhunë. Disa mijëra qytetarë janë mbledhur në qendër të këtij qyteti; disa prej tyre kanë thyer dyqane dhe xhama makinash dhe u kanë vënë flakën mbeturinave. Policia ka arrestuar 29 veta. Protestat në qytete të tjera kanë qenë më të qeta. Trump ka shkruar në Twitter se protestat janë të padrejta dhe se nxiten nga mediat. Protestuesit, shumica të rinj, thonë se presidenca e Trumpit do të krijojë ndarje të thella përgjatë linjave racore dhe gjinore. Ndryshe, Trump ka takuar të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë presidentin Barack Obama, i cili është zotuar për një tranzicion të qetë të pushtetit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rritet siguria për ndeshjen Shqipëri-Izrael

Posted: 11 Nov 2016 05:28 AM PST

Policia e Shqipërisë tha se ka ndërmarrë hapa ekstremë për të ofruar siguri në ndeshjen Shqipëri-Izrael, e cila do të zhvillohet të shtunën dhe është e vlefshme për kualifikimet për Botëror. Stadiumi ku do të zhillohej është ndryshuar për "arsye të sigurisë" nga Shkodra në Elbasan. Elbasan Arena ndodhet 55 kilometra në jug të Tiranës. Ky vendim ka pasuar raportet e mediave se 15 terroristë të dyshuar, që janë arrestuar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, kanë planifikuar sulme gjatë ndeshjes. Në deklaratën e Policisë së Shqipërisë, të lëshuar sot, thuhet se 2,000 policë do të kujdesen për sigurinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti: S’ka demokraci të mirëfilltë dhe sundim të ligjit, nëse s’i mbrojmë të drejtat e njeriut

Posted: 11 Nov 2016 05:02 AM PST

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga misioni i OSBE-së për fushatën informuese të pakos së ligjeve për të drejtat e njeriut. Ai ka thënë se të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës. "Kosova po angazhohet të respektojë dhe promovojë të drejtat dhe instrumentet ndërkombëtare që ndërlidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave themelore. Vëmendje të veçantë po i kushtohet mbrojtjes së personave që u përkasin grupeve të ndjeshme dhe minoriteteve, që të mos diskriminohen", ka thënë presidenti Thaçi. Sipas presidentit, korniza ligjore që rregullon fushën e të drejtave të njeriut është avancuar dukshëm me miratimin e pakos së ligjeve për të drejtat e njeriut, që përfshijnë Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ligjin për Barazi Gjinore dhe Ligjin për Avokatin e Popullit. Për të pasur sukses në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut, presidenti Thaçi ka thënë se medoemos duhet një bashkëpunim i të gjithë mekanizmave dhe autoriteteve në nivel shtetëror, qofshin ata institucional apo nga shoqëria civile dhe një bashkëpunim me mekanizmat dhe autoritetet ndërkombëtare.  Në këtë konferencë, presidenti Thaçi ka thënë se autoritetet kompetente duhet të vihen në funksionim të plotë dhe të shënohen rezultate domethënëse në drejtim të parandalimit dhe luftimit të çdo akti të diskriminimit. "Krijimi i bazës ligjore duhet të përcillet edhe me zbatim efektiv të asaj baze ligjore", ka thënë presidenti Thaçi. I pranishëm në konferencën e misionit të OSBE-së për fushatën informuese të pakos së ligjeve për të drejtat e njeriut ishte edhe ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, si dhe avokati i popullit, Hilmi Jashari.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

IS-i ka ekzekutuar dhjetëra civilë në Mosul

Posted: 11 Nov 2016 04:52 AM PST

Kombet e Bashkuara thanë se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë ekzekutuar dhjetëra njerëz këtë javë në qytetin Mosul të Irakut. Forcat qeveritare janë duke luftuar ekstremistët atje. Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejta të Njeriut tha se militantët kanë ekzekutuar 40 civilë më 8 nëntor, pasi i kanë akuzuar ata për bashkëpunim me qeverinë. Në deklaratën e lëshuar sot thuhet se militantët e Shtetit Islamik "vazhdojnë të kryejnë vrasje bazuar ne vendimet e gjykatave të tyre të vetëshpallura". OKB tha se 20 civilë të tjerë janë vrarë më 9 nëntor në veri të Mosulit. Ekzekutimet vijnë në kohën kur forcat irakiane, të mbështetura nga sulmet ajrore të SHBA-së dhe luftëtarët kurdë Peshmerga, kanë avancuar më thellë në Mosul. Ky qytet është nën kontrollin e Shtetit Islamik qysh në vitin 2014.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mjekët kërkojnë kategorizimin e pagave 

Posted: 11 Nov 2016 04:00 AM PST

Ligji për pagat mbetet një nga prioritetet e vazhdueshme ligjore, por që nuk është miratuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. Mungesa e këtij ligji e mban të padefinuar nivelizimin e pagave. Si në shumë fusha tjera, edhe sektori i shëndetësisë "vuan" nga mosdefinimi i kategorizimit të pagave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotografi të Donald Trump në Mitrovicën veriore 

Posted: 11 Nov 2016 02:58 AM PST

Në veri të Mitrovicës, në njërën nga rrugët me të frekuentuara, janë vendosur tri pano (stendë afishimi) me foton e presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Poshtë fotos, në gjuhën serbe shkruan: "Serbët e përkrahën", kurse në gjuhën angleze: " Serbët qëndruan me të gjatë gjithë kohës". Në anën tjetër të panos, afër fotografisë së madhe të Trump-it, janë vendosur fotografitë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me porositë e nxjerra nga deklaratat e tyre, ku thuhet: "Presim fitoren e Clinton-it, shqiptarët votojnë për të", si dhe "Trump si president paraqet kërcënim për Shqipërinë dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane", Po ashtu, edhe ne pjesën tjetër të qytetit, në afërsi të përmendores së Car Llazarit, është vendosur një fotografi e madhe e Donald Trump.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia thotë se rebelët përdorën armë kimike në Aleppo

Posted: 11 Nov 2016 02:32 AM PST

Ushtria ruse thotë se posedon dëshmi për përdorimin e armëve kimike nga rebelët në qytetin e rrethuar të Aleppos. "Ekspertë të ministrisë ruse të mbrojtjes kanë gjetur një sasi të pashpërthyer të municionit artilerik që i takon terroristëve dhe që përmban substancë toksike", thanë ushtarakët në një kumtesë më 11 nëntor. Sipas kumtesës, substancat toksike në municionin e rebelëve me shumë gjasa përmbajnë gaz klorinë dhe fosfor të bardhë. Përdorimi i klorinës si armë është I ndaluar me Konventën për Armët Kimike, të cilës Siriaiu bashku më 2013 pas trysnisë nga aleati I saj Rusia. Ministria ruse e mbrojtjes tha se një analizë më e thellë do të bëhet nga laboratori ushtarak rus. Muajin e kaluar Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike erdhi në përfundim se forcat qeveritare siriane kanë kryer tri sulme me gazin klorinë në fshatra në vitin 2014 dhe 2015. Rusia ka hedhur poshtë gjetjet si "jo të bindshme" dhe tha se nuk do të vendosen sanksione ndaj Sirisë për sulmet me gazin klorin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vdes këngëtari legjendar Leonard Cohen

Posted: 11 Nov 2016 01:37 AM PST

Zëri bariton, këngëtari dhe tekst shkruesi i njohur kanadez, Leonard Cohen, ka vdekur në moshën 82 vjeçare, ka njoftuar djali i tij Adam. "Babai im ndërroi jetë paqesisht në shtëpinë e tij në Los Angeles" tha Adam Cohen në një deklaratë "Ai po shkruante deri në momentin e fundit me sensing e tij unik të humorit" Hollësitë e vdekjes nuk janë bërë të njohura. Varrimi do të bëhët në Los Angeles, por data nuk është vendosur ende. Në mesin e hiteve janë këngët si: "Suzanne", "Hallelujah" dhe "Bird on Ëire". Albumi i fundit i 14-ti "You ëant it Darker" u publikua një muaj më parë dhe që atëherë paralajëmroi se "është i gatshëm të vdes". Në vitin 2008 u bë pjesë e Rock and Roll Hall of Fame. Cohen u lind në një familje hebreje. Më vonë u bë ndjekës i zen budizmit. Prej vitit 1994 dhe deri më 1999 pushoi nga industria muzikore. "Jeta ime ishte e parregullt dhe kaotike, dhe në këtë periudhë kam arritur të bëj pak disiplinë. Por pas kësaj vendosa t'i kthehem muzikës", pati thënë Cohen për këtë pjesë të jetës së tij. (REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hahn do të takoj në Prishtinë përfaqësuesit e pushtetit dhe ata të opozitës

Posted: 11 Nov 2016 01:10 AM PST

Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn do të qëndroj sot për një vizitë në Prishtinë. Sipas agjendës së publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian, Hahn do të takohet me autoritet politike duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendës kryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Në orët e mbrëmjes, Hahn dhe deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek do të zhvillojnë një takim me të gjithë liderët e partive politike. Aty, pritet të diskutohet për nevojën e tejkalimit të krizës politike, me theks të veçantë në çështjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si një prej kritereve kryesore që Bashkimi Evropian i ka vënë Kosovës si kusht për heqjen e vizave. Kjo është vizita e parë në rajon e Komisionerit Hahn pas miratimit të Pakos për Zgjerim. Vizita e tij do të jetë e fokusuar në lansimin e Agjendës së Reformave Evropiane. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si do të duket presidenca Trump?

Posted: 11 Nov 2016 12:48 AM PST

Si kandidat, deklaratat e Donald Trumpit në çështje të ndryshme, që nga lidhjet me Rusinë e deri te imigrimi, kanë trembur shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë. Si president, a do të jetë në gjendje t'i zbatojë politikat e premtuara?

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nata e dytë e protestave kundër Trumpit

Posted: 11 Nov 2016 12:48 AM PST

Mijëra protestues u mblodhën mbrëmjen e 10 nëntorit në Portland, Oregon, në natën e dytë të protestave, për të kundërshtuar zgjedhjen e Donald Trumpit si president. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe burgosi disa protestues që kishin thyer dritaret e dyqaneve, apo që kishin gjuajtur fishekzjarrë dhe kishin ndezur zjarre. (AP)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more