Skip to main content

“Ndizen qirinj edhe në Prizren për Astrit Deharin” plus 9 more Ferizaj Press

“Ndizen qirinj edhe në Prizren për Astrit Deharin” plus 9 more Ferizaj Press


Ndizen qirinj edhe në Prizren për Astrit Deharin

Posted: 07 Nov 2016 09:44 AM PST

Më anë të një statusi në Facebook, deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka treguar se edhe Prizreni ka ndezë qirinjtë për Deharin.

Kësaj fotografie ai ja ka bashkangjitur edhe një tekst.

"Qirinjë në sheshin "Shatërvan" për të nderuar dhe kujtuar të riun e aktivistit e VV-së Astrit Dehari, i cili ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në burgun e Prizrenit", ka shkruar ndër të tjera Berisha në Facebook.

.

Psikiatri tregon gjendjen e të akuzuarit para se ta vriste gruan

Posted: 07 Nov 2016 09:44 AM PST

Në gjykimin e Nebih Berishës nga Suhareka, i cili akuzohet se e vrau bashkëshorten e tij, Zejnepe Berishën, në cilësinë e dëshmitarëve janë ftuar ekspertë të psikiatrisë forenzike.

Kryetari i Komisionit të psikiatrisë forenzike, Fahri Drevinja, tha se ekspertizën e kanë bërë si komision prej tre ekspertëve në Institutin e Psikiatrisë, aty ku edhe i pandehuri kishte qëndruar nga muaji prill deri në qershor për ekzaminim.

Eksperti përmendi edhe ndikimet post-traumatike tek i akuzuari, për të cilin tha se ka qenë në luftë dhe është invalid i luftës, përdorimin e alkoolit dhe problemet e mëhershme bashkëshortore.

"Tepora criminalis – siç thoni ju apo në momentin e kryerjes ka qenë në gjendje të sipërpërshkruar, pra aftësia për të gjykuar drejt, rëndësia e veprës si dhe aftësia për t'i kontrolluar dhe ndaluar veprimet e tij ka qenë e zvogëluar esencialisht. Edhe nga vizita që e patëm drejtpërdrejt edhe sapo mora informacion nga mbrojtësi se i njëjti është i aftë të përballohet me procesin e gjykimit dhe deponimet e tij janë valide", tha ai.

Ndërsa, prokurori i shtetit kundërshtoi ekspertizën e ekspertëve me vërejtje të përgjithshme për shkak se ai konsideroi se ekspertët nuk kanë qenë në gjendje të japin përgjigje në disa pyetje të shtruara nga prokurori.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Esat Gutaj, tha se e vlerëson mendimin e ekspertëve të psikiatrisë.

"Sipas mendimit tim si jurist, si avokat me përvojë, një ekip i ekspertëve ma kulminantë të forenzikës së Kosovës i kanë dhënë vlerësimet e veta. Nëse dikush mendon ndryshe le të lypë superekspertizë dhe superekspertiza mundet me thënë se kanë pasë apo nuk pasë të drejtë", tha ai.

Nebih Berisha akuzohet se në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij familjare me dashje privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berisha dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij, raporton kallxo.com

.

Studentët përkujtojnë Astrit Deharin me homazhe dhe ndezje qirinjsh

Posted: 07 Nov 2016 09:44 AM PST

Zëdhënësi i Universitetit të Prishtinës, Afrim Hoti tha se Universiteti i Prishtinës ka humbur një student të shkëlqyer.

"Të them të drejtën, realisht jemi ndjerë jashtëzakonisht keq sepse kanë qenë dy ditë të kobshme për Universitetin e Prishtinës për faktin që kemi humbur një student të shkëlqyer, një student shumë të zellshëm një djalosh të jashtëzakonshëm . Prandaj, i gjithë stafi i Universitetit të Prishtinës, profesorë dhe studentë ndihen skajshmërisht keq dhe mbi këtë bazë  bashkë me Parlamentin e Studentëve  sot kemi organizuar homazhe dhe ndezje qirinjsh. Bashkë me familjet e tyre dhe  me gjithë qytetarët e Kosovës, të ndajmë dhimbjen bashkërisht", tha Hoti.

Kurse, kryetari i Parlamentit të Studentëve, Musa Berisha është shprehur i shqetësuar për vdekjen e shokut Astrit Deharit dhe  iu bëri thirrje institucioneve të  Kosovës që t'i bëjnë zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.

"Ne studentët e Universitetit të Prishtinës jemi të shqetësuar për vdekjen e studentit, kolegut dhe shokut tonë Astritit. Gjithashtu ne studentët e Universitetit të Prishtinës, iu bëjmë thirrje institucioneve të republikës së Kosovës, që ti bëjnë të gjitha hetimet në mënyrë që të zbardhen detajet të cilat dërguan në vdekjen e Astritit. Ngushëllime familjes, shokëve, studentëve dhe gjithë atyre që njohën Astritin", tha Berisha.

 

.

Reshje të rrëkeshme të shiut në Maqedoni prej sonte deri të mërkurën

Posted: 07 Nov 2016 09:44 AM PST

DPHM informon se në orët e mbrëmjes dhe të natës në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë të reshura të përkohshme të shiut dhe kushte për paraqitje të bubullimave.

Vranësira dhe të reshura të rrëmbyeshme të shiut do të ketë nesër dhe të mërkurën, me ç'rast në shumë vende pritet të bien edhe mbi 60 litra shi në metër katror. Vende-vende shirat do të jenë të rrëmbyeshëm, të përcjellë me vetëtima dhe erë të përforcuar dhe në formë të stuhisë.

"Sot dhe nesër do të fryjë erë e përforcuar e përkohshme dhe erë e përforcuar veriore shpejtësia e së cilës, para se gjithash në vendet më të larta, në momente do të arrijë edhe mbi 70 kilometra në orë. Të mërkurën nga fundi i ditës era do ta ndryshojë drejtimin  në atë verior dhe do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturave të ajrit, për shkak të së cilës në pjesët malore veriperëndimore dhe veriore priten të reshura të dobëta të dëborës", kumtoi DPHM. /MIA/

.

Deputetja e PDK-së tregon arsyet pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje (Video)

Posted: 07 Nov 2016 09:44 AM PST

Deputetja e PDK-së, Sala Berisha- Shala thotë se pas gjithë zhvillimeve që kanë ndodhur dhe mos shtyrjes së agjendës përpara, ndoshta do të ishte mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Ajo në emisionin 'Fakt Plus' të Tribuna Channel ka thënë se një proces i ri zgjedhor do të konfirmonte besimin e qytetarëve të secili subjekt politik.

Sa i përket buxhetit, ajo pret që ky të përmirësohet, pasi sipas saj, LDK nuk mund ta kushtëzojë PDK-në. Deputetja e PDK-së shprehet e bindur se LDK do të marrë parasysh vërejtjet për buxhetin dhe ai do të përmirësohet gjatë dy leximeve në Kuvend.

Në këtë intervistë ajo ka folur edhe për zgjedhjet të cilat do të mbahen në komunën e Drenasit, për të cilat ajo thotë se PDK do t'i fitojë pa balotazh.

E pyetur nëse, mosprezenca e Thaçit do të ndikoj në fushatën elektorale për Drenas, deputetja e PDK-së thotë se elektorati i kësaj partie është stabil dhe nuk do të ketë asnjë ndikim.

.

Ferizaj: Vetëvendosje ndez qirinj për Astrit Deharin

Posted: 07 Nov 2016 09:37 AM PST

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë të shumtë të Ferizajt, kanë ndezur qirinj në sheshin e qytetit, në shenjë nderimi për aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari,  i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në burgun e Prizrenit, ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Faton Topalli, fajësoi Qeverinë për vdekjen e Deharit.

"Kjo është një dhembje shumë e madhe dhe një vdekje tragjike për të cilën ne si Lëvizje Vetëvendosje e fajësojmë pushtetin sepse çkado që të ketë ndodhur pushteti është fajtor për vdekjen e tij dhe rrethanat e krijuara",tha Topalli.

Ndërsa nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj Valon Ramadani, bëri të ditur se nesër në ora 10:00, nga Ferizaj do të shkohet në mënyrë të organizuar në aktivitetet në ditën e varrimit të aktivistit Astrit Dehar.

14996431_10209115212295763_296334516_n 14971287_10209115211655747_1356085471_n 14958618_10209115211455742_636777381_n 14958795_10209115210015706_619888140_n

Formacioni i javës në Premierligë me plot befasi (FOTO)

Posted: 07 Nov 2016 09:31 AM PST

Në këtë xhiro, paraqitje të mëdha regjistruan Chelsea dhe Liverpooli.

Fitore shënoi edhe Manchester Unitedi, në udhëtim te Swansea.

Ndërsa Arsenal dhe Tottenham ndanë pikë në dertin e Londrës, dhe befasia më e madhe është barazimi i Cityt në shtëpi me Middelsbrough.

Formacioni më i mirë i xhiros së 11-të sipas 'WhoScored':

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Kjo bukuroshe gjen mënyrën se si t’i motivojë lojtarët e Dritës

Posted: 07 Nov 2016 09:13 AM PST

Kjo bukuroshe ka thënë se Drita është klub me renome dhe i duhet motivim nga të gjithë ne.

"Qyteti i Gjilanit ka qenë dhe do të mbetet bardhë e kaltër.  Drita na frymëzon, sepse ka ekipin për lakmi, ka tifozerinë 'Intelektualët' që se ka shoqin në vend.  Femrat më të bukura të Gjilanit do të jenë në anën e saj dhe do të jemi edhe në stadium përkrah këtyre djemve që t'iu japim motiv. Kjo Dritë është si drita dhe do të ketë forcën e saj për t'u ngjitur sa më lartë. Të jesh me Dritën është sikur një pasuri në qytetin  e Gjilanit", ka thënë Ariela.

Drita tani për tani është në vend të dhjetë me 7 pikë pas 13 jave në Vala Superligën e Kosovës. "E kemi edhe KF Gjilanin, por nuk janë në nivelin e Dritës. Sepse tradita është te Drita dhe KF Gjilani nuk na josh", thotë Ariela./botasot.info

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

Lugina kërkon ndihmën e Prishtinës

Posted: 07 Nov 2016 09:06 AM PST

Realizimi i të drejtave të pakicave është obligim i Serbisë që del nga Kapitulli 23, në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Në takimin me presidentin Thaçi, ditë më parë, kanë qenë Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanovcit dhe Ardita Sinani, kryetare e Kuvendit të Komunës së Preshevës.

Jonuz Musliu thotë se në takimin me presidentin e Kosovës, Thaçi, kanë biseduar për gjendjen e rëndë lidhur me realizimin e të drejtave të shqiptarëve në komunat ku ata janë shumicë në jug të Serbisë, që njihet si Lugina e Preshevës.

Siç thotë ai, në takim është biseduar për mundësitë që çështja e shqiptarëve të komunave jugore të Serbisë të trajtohet njëjtë sikur e serbëve që jetojnë në Kosovë, e që, sipas tij, gëzojnë të drejtat maksimale si pakica.

"Mendojmë se faktori ndërkombëtar nuk duhet të luajë me dy standarde, ndryshe për serbët në Kosovë, ndryshe për shqiptarët në Luginë të Preshevës. Çdo herë mendonim se do të zgjidhen problemet e shqiptarëve, si lëvizja e lirë, e drejta e simbolit, e drejta e gjuhës, e drejta e përdorimit të teksteve nga Republika e Kosovës. Por, megjithatë, Kapitulli 23 nuk e lë Serbinë të lëviz në drejtim të Evropës pa i zgjidhur këto probleme", thotë Musliu.

Në anën tjetër, Meho Omeroviq, kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave i Kuvendit të Serbisë, thekson se situata në të cilën shqiptarët nga tri komunat jugore të Serbisë – Preshevë, Bujanoc dhe Medvegj – nuk e përjetojnë Shqipërinë si vend amë, por si vend amë e shohin Kosovën, paraqet problem.

"Kjo është keq për ne, keq për shtetin e Serbisë, por është keq edhe për ata", ka vlerësuar Omeroviq.

Por, çfarë është komunikimi i shqiptarëve që jetojnë në komunat ku ata janë shumicë në jug të Serbisë me autoritetet e Beogradit?

Zoran Stankoviq, i cili gjendet në krye të trupit koordinues të Qeverisë serbe për jug të Serbisë, thotë se komunikimi ndërmjet autoriteteve qendrore dhe atyre lokale në jug të Serbisë, nuk paraqet problem.

"Ato kontakte janë të vazhdueshme dhe kanë të bëjnë me të gjitha problemet që kanë vetëqeverisjet lokale në kuadër të veprimtarive të tyre", theksoi Stankoviq, sipas të cilit janë bërë lëvizje pozitive në drejtim të investimeve në tri komunat e pazhvilluara, përmes trupit koordinues.

Ai ka thënë se gjatë këtij viti, përveç buxhetit që kanë komunat, Bujanovcit dhe Preshevës u janë ndarë rreth 90 milionë dinarë për secilën komunë, si dhe rreth 30 milionë dinarë për Medvegjën.

Por, Musliu thotë se lidhur me komunikimin me autoritetet qendrore serbe, tash e një dekadë e gjysmë, ekziston një ngërç politik. Sipas tij, autoritetet e Beogradit nuk i janë qasur drejt zgjidhjes së çështjes së të drejtave të shqiptarëve në komunat ku ata janë shumicë.

"Prej (Vojisllav) Koshtunicës e deri të Aleksandri (Vuçiq, kryeministër aktual i Serbisë) nuk po shoh ndonjë ndryshim që ka vullnet Serbia që së paku t'i zgjidhë problemet e shqiptarëve."

"Tash, me këtë presionin që po i bën Evropa, është Kapitulli 23. Por, megjithatë, ky është ngërç politik që Serbia nuk është e interesuar që t'i zgjidhë problemet e shqiptarëve. Serbia është e interesuar për tokë, jo për të drejtat e shqiptarëve. Çdo herë në platformë e ka që Serbia do të shtrihet dhe jo t'i zgjidhë problemet e shqiptarëve", thotë Musliu.

Sidoqoftë, autoritetet lokale të komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, kanë theksuar se problemi më i madh është mosgatishmëria e autoriteteve qendrore të Serbisë që t'i integrojnë shqiptarët në institucionet publike.

Ata thonë se problemet ekzistojnë edhe në gjyqësi, me heqjen e Gjykatës themelore të Preshevës, ndërkaq që në Bujanoc, gjykata ekziston, por jo edhe prokuroria.

Sipas tyre, shqiptarët e këtyre komunave vazhdojnë të kenë probleme me arsimin, me pamundësinë që të furnizohen me tekste shkollore nga Kosova, si dhe pamundësinë për nostrifikimin e diplomave që i kanë arritur në Kosovë, pavarësisht marrëveshjeve që janë nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për njohjen e diplomave. /rel/

.

Përgatitjet për Izraelin, kombëtarja mbetet jashtë “Loro Boriçit”

Posted: 07 Nov 2016 08:57 AM PST

Sipas rregullores, ekipi kombëtar mund të bëjë një stërvitje në impiant në ditën para takimit, por duket se FSHF ka rënë dakord me De Biazin që të paktën përfaqësuesja shqiptare të mos stërvitet në stadium për të mos dëmtuar terrenin që nuk është në gjendjen më të mirë.

Një gjë të tillë do ta bëjë Izraeli, ndaj është menduar që për kombëtaren shqiptare do të ishte më e përshtatshme të mbyllte përgatitjet në Durrës ku është akomoduar ekipi për të mos rënduar më shumë terrenin e lojës.

Programi i ekipit kombëtar i publikuar nga FSHF:

7 nëntor

ora 10.30 konferencë për shtyp (trajneri)

ora 19:00 stërvitje

8 nëntor

ora 10:00 stërvitje

ora 12:00 konferencë për shtyp (dy lojtarë)

ora 18:15 stërvitje

9 nëntor

ora 10:15 stërvitje

ora 12:00 konferencë për shtyp (dy lojtarë)

ora 18:15 stërvitje

10 nëntor

ora 12:00 konferencë për shtyp (dy lojtarë)

ora 18:15 stërvitje

11 nëntor

ora 12.30 konferencë për shtyp (trajneri dhe kapiteni)

ora 18.00 stërvitja e fundit

ora 20.45 nisja për Shkodër

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more