Skip to main content

“Mësoni cila është bima e pavdekësisë” plus 2 more Telegrafi Keshilla Mjekesore

“Mësoni cila është bima e pavdekësisë” plus 2 more Telegrafi Keshilla Mjekesore


Mësoni cila është bima e pavdekësisë

Posted: 06 Nov 2016 09:46 AM PST

E njohur për egjiptianët si bima e pavdekësisë dhe për amerikanët indigjenë si skeptri i parajsës, aloe vera ka një seri cilësish shëruese të mrekullueshme, për disa prej të cilave mund të jeni të vetëdijshëm.

Ndoshta keni edhe aloe vera të mbjellë në shtëpinë tuaj, për emergjenca si gërvishtjet, prerjet dhe plagët, por a e dinit që aloe vera nuk është e kufizuar për përdorime të tilla tipike dhe është në fakt edhe më dobiprurëse për trupin, kur merret nga goja.

Aloe vera përmban më shumë se 200 përbërës biologjikisht aktivë, që përfshijnë polisakaridet, vitaminat, enzimat, aminoacidet, dhe minerale që nxisin përthithjen e ushqyesve.

Sipas Revistës së Shkencës Mjedisore dhe Shëndetit, aloe vera zotëron edhe cilësi antibakteriale, anti-virusore që ndihmojnë sistemin imunitar në pastrimin e trupit nga toksinat dhe patogjenët invadues. Por kjo nuk është gjithçka që aloe vera mund të ofrojë.

glass-of-aloe-vera-juice-1

Minerale
Aloe vera ka shumë minerale, duke përfshirë kalciumin, magnezin, zinkun, kromin, selenin, natriumin, hekurin, kaliumin, bakrin dhe manganin. Të gjithë këta minerale bashkëpunojnë për të forcuar rrugët metabolike.

Enzima
Aloe vera përmban enzima të rëndësishme si amilaza, dhe lipaza, që ndihmojnë tretjen duke shpërbërë dhjamin dhe molekulat e sheqerit. Një molekulë në veçanti, Bradikinasa, ndihmon në reduktimin e inflamacionit.

Vitamina
Një studim ka treguar se aloe vera përmban vitaminën B12, e cila kërkohet për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Ky është lajm shumë i mirë për vegjetarianët, të cilët shpesh nuk marrin sasinë e duhur të B12 përmes dietës së tyre të rregullt. Por, mbani parasysh, se nuk duhet të mbështeteni vetëm tek aloe vera për nevojat e përditshme të B12.

Të tjerë studime kanë treguar se të marrësh aloe, mund të ndihmosh në disponueshmërinë biologjike të vitaminës B12, që do të thotë se trupi mund ta përthithë dhe përdorë më kollaj. Kjo mund të parandalojë mangësinë e kësaj vitamine. Aloe vera është gjithashtu burim i vitaminave A, C, E, acidit folik, kolinës, B1, B2, B3 dhe B6.

Aminoacide
Aloe vera përmban 20 nga 22 aminoacidet thelbësore që kërkohen nga trupi i njeriut. Ajo përmban gjithashtu acid salicilik, që lufton inflamacionet dhe bakteret.

aloe-vera-use-for-eczema

The post Mësoni cila është bima e pavdekësisë appeared first on Telegrafi.

Për shkak të ngërçeve nuk mund as të flenë

Posted: 06 Nov 2016 06:25 AM PST

Personat e MOSHUAR, shtatzënat, sportistët, por edhe të gjithë ata të cilët gjatë ditës ecin më shumë, qëndrojnë në këmbë apo ulur, për shkak të ngarkesave të tepërta të muskujve të nëngjurit, kohë pas kohe të kenë ngërçe.

Problemi mund të shfaqet në cilëndo moshë, mirëpo ngërçet e natës janë të shpeshtë, posaçërisht te personat aktivë dhe te të mëshuarit. Mund të zgjasin më pak se 60 sekonda, por edhe më shumë se 16 minuta, transmeton Telegrafi.

Ngërçet mund të shfaqen edhe për shkak të ndryshimeve të caktuara hormonale, por edhe për shkak të disa sëmundjeve të rënda: Parkinsoni, diabeti, çrregullimi i funksionimit të gjëndrave me tajitje të brendshme.

Ngërçet e natës mund të jenë efekte anësore të përdorimit të disa barnave. Për shembull, diuretikët të cilët i marrin kundër sëmundjeve të zemrës mund të çojnë në shfaqje të ngërçeve të natës, sepse ndihmojnë në nxjerrjen e lëngjeve nga organizmi me qëllim të uljes së shtypjes së gjakut, prandaj me lëngjet tajiten edhe elektrolitet e dobishme.

woman-in-pink-with-nighttime-leg-cramps

Nëse shfaqen ngërçet e natës, në rend të parë, duhet shtuar ngrënien e artikujve të cilët përmbajnë magnez, kalcium dhe kalium. Në ushqim duhet futur të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve, posaçërisht domateve dhe bananeve, por edhe peshkut, susamit, drithërave dhe prodhimeve të qumështit pa yndyrë.

Kur shfaqen ngërçet në nëngju, duhet të shtrëngoni këmbën në pozitën ulur, dhe energjikisht me dy duart të tërhiqni pjesën e parë të shputave në drejtim të pjesës së sipërme të trupit. Këmbën mund ta mbështetni dhe ta drejtoni për skajin e krevatit apo për muri për të arritur kundërlëvizjen, ndërkaq në shputa të lakohen gishtat në drejtim të gjurit.

Rekomandohet edhe aktiviteti i përditshëm fizik, por para se të shkoni në gjumë të vozisni biçikletën 10-15 minuta, apo të bëni ushtrime aktive dhe pasive të muskujve të këmbës që të angazhohet dhe të lëkundet muskulatura.

Ushtrimet duhet të bëhen rregullisht, por me kujdes. Mundimet e tepërta mund të kenë efekt të kundërt. Muskujt e këmbës mund t'i lirojë edhe masazhi i lehtë. Nuk duhet harruar që gjatë ditës duhet të pihen rreth dy litra lëngje, sepse ajo sasi tajitet fiziologjikisht nga organizmi.

Leg4

Nëse ngërçet e natës bëhen intensive, domosdo duhet të bëhet hulumtim i hollësishëm dhe analiza laboratorike, të cilat do të përcaktojnë përmbajtjen e elektroliteve, transmeton Telegrafi.

Personat të cilët kanë probleme me ngërçet do të duhet që çdo 30 minuta të bëjnë një pauzë, të shëtisin, të shtrihen dhe në atë mënyrë i aktivizojnë muskujt dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Abuzimi me alkoolin, nikotina dhe pagjumësia, gjithashtu, mund të iniciojnë shfaqjen e ngërçeve të natës. Personat të cilët e lënë duhanin, në fazën e parë, por më kritike, mund të kenë probleme me ngërçet gjë që është pasojë e detoksifikimit të organizmit e krijimit të statusit të ri metabolik. /Telegrafi/

The post Për shkak të ngërçeve nuk mund as të flenë appeared first on Telegrafi.

Buzë të thata, SHENJË E PARË SERIOZE E SËMUNDJES: Si të mësoni a është gjendja e rrezikshme!

Posted: 06 Nov 2016 12:58 AM PDT

A e keni ditur që më shumë se 400 ilaçe si efekte të padëshirueshme kanë bash thatësirën e buzëve?

Thatësia e buzëve (kserostomia) di të jetë shumë e shpeshtë dhe kryesisht e parrezikshme, por ndonjëherë mund të jetë edhe simptomë e sëmundjeve të rrezikshme.

Nëse nuk keni pirë mjaft lëngje apo jeni të nevrikosur, është plotësisht normale që buzët t'ju jenë të thata.

Madje edhe konsumimi i tepërt i kafes mund të shkaktojë këtë gjendje, si edhe përdorimi i alkoolit dhe i ujit për shpëlarje të gojës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, thatësia e vazhdueshme mund të zbulojë sëmundje të tjera të ndryshme.

Kur buzët janë të thara, instinkti i parë është që t'i lëpini. Por një gjë e tillë vetëm sa e përkeqëson situatën. Pështyma do të thahet dhe do ti bëjë akoma më keq buzët të plasaritura dhe të dhimbshme. Këtu ju vjen dorësh mbajtja e një zbutësi buzësh gjithnjë me vete.

d1d78-doesherpesgoawayitsown_25482

Urthi
Thatësia e buzëve shpesh përcjell urthin, por shpesh shkakton edhe inflamacion të fytit, i cili do të shkaktojë thatësirën. Inflamacioni ndodh me rastin e kalimit të thartirës së lukthit nga ezofagu në fyt.

Diabeti
Niveli i vazhdueshëm i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë thatësirën e buzëve. Kështu ndodh për shkak që me rastin e shtimit të glukozës në gjak, veshkat humbin aftësinë e absorbimit të lëngjeve dhe ndodh tajitja e sasive të mëdha të urinës dhe dehidrimi i trupit.

Përdorimi i ilaçeve
Madje më shumë se 400 ilaçe si efekte të padëshirueshme pikërisht i kanë buzët e thata. Thatësia e buzëve shfaqet edhe te artriti reumatoid, lupusi dhe vaskuliti.

Por, nëse jeni të brengosur për atë që shihni, mos hezitoni të konsultoheni me mjekun, stomatologun apo dermatologun./Telegrafi/

The post Buzë të thata, SHENJË E PARË SERIOZE E SËMUNDJES: Si të mësoni a është gjendja e rrezikshme! appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more