Skip to main content

Mesazhi.com: “Vetëvendosje u kërkon llogari institucioneve për vdekjen e Deharit” plus 9 more

Mesazhi.com: “Vetëvendosje u kërkon llogari institucioneve për vdekjen e Deharit” plus 9 more


Vetëvendosje u kërkon llogari institucioneve për vdekjen e Deharit

Posted: 05 Nov 2016 01:11 PM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sërish për vdekjen e aktivistit të saj, Astrit Dehari, i cili gjendej në paraburgim në burgun në Prizren. Ky subjekt politik kërkon që vdekje e Deharit të zbardhet nga institucionet e vendit.

Vetëvendosje thotë se ka pasur deklarata kontraktiktore të organeve të shtetit lidhur me këtë rast por thonë s ejanë duke bërë maksimumin që të marrin vesh të vërtetën mbi vdekjen e Astrit Deharit.

Ky është reagimi i plotë i Vetëvendosjes:

ZBARDHJE E PLOTË E RASTIT DHE PËRGJEGJËSI INSTITUCIONALE PËR HUMBJEN E JETËS SË ASTRIT DEHARIT

Astrit Dehari mbahej në burg prej 68 ditësh si i burgosur politik me prova të fabrikuara në një proces të montuar gjyqësor.

Në këto momente të rënda për familjarët dhe shokët e Astrit Deharit, dhe për të gjithë ne, Lëvizja VETËVENDOSJE! po ndjek nga afër deklaratat kontradiktore të organeve të shtetit të Kosovës lidhur me vdekjen e tij. Astrit Dehari po mbahej në burg prej 68 ditësh bazuar mbi akuza të montuara për terrorizëm nga Prokuroria dhe Policia e kapur e Kosovës. Astrit Dehari ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Nga njëra anë, Drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur rrugës për në Spitalin e Prizrenit për shkak të konsumimit të barnave. Nga ana tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka deklaruar se Astrit Dehari ka vdekur pasi ka mbërritur në Spitalin e Prizrenit dhe ende nuk ka nxjerr raport mbi vdekjen e tij. Burime të tjera tregojnë se Astrit Dehari mund të ketë vdekur në burg si pasojë e mungesës së duhur të kujdesit ndaj shëndetit të tij. Kurse kryeprokurori i Prizrenit deklaron se vdekja është e dyshimtë. Të gjitha këto janë informata kontradiktore dhe të papërputhshme.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë disa herë thirrje dhe protesta për lirimin e aktivistit Astrit Dehari dhe 5 aktivistëve të tjerë që ende mbahen si të burgosur politikë. Protesta e fundit për lirimin e aktivistit Astrit Dehari është mbajtur dje pranë burgut të Prizrenit, por kërkesa jonë e drejtë ka rënë në vesh të shurdhër.

Përtej deklaratave kontradiktore të organeve të shtetit, ndërkohë që ende jemi duke bërë maksimumin për të marrë vesh të vërtetën e plotë mbi ngjarjen, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban pikësëpari përgjegjës për këtë vdekje zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, Prokurorinë dhe Qeverinë e Kosovës që e kanë mbajtur Astrit Deharin si të burgosur politik për 68 ditë rresht pa zhvilluar një gjykim të paanshëm dhe të drejtë me akuza krejtësisht të montuara.

The post Vetëvendosje u kërkon llogari institucioneve për vdekjen e Deharit appeared first on Mesazhi.com.

Chelsea deklason Evertonin

Posted: 05 Nov 2016 12:31 PM PDT

Chelsea ka shkatërruar Evertonin në 'Stamford Bridge', duke e mposhtur me rezultat 5:0 – për ta marrë kreun e tabelës

Chelsea i Antonio Contes ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë. 'Blutë e Londrës' kanë shkatërruar Evertonin në 'Stamford Bridge', duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:0, në një ndeshje ku shkëlqyen Eden Hazard e Pedro Rodriguez.

Golat për 'Blutë e Londrës' i shënuan Hazard (19' dhe 56'), Marcos Alonso (20'), Costa (42') dhe Pedro Rodriguez (65').

Pas kësaj fitoreje, Chelsea ka rrëmbyer kreun e tabelës në Premierligë. 'Blutë e Londrës' gjenden në vendin e parë me 25 pikë një me shumë se Manchester City dhe dy më shumë se Arsenal e Liverpool, këto dy të fundit nesër do t'i zhvillojnë ndeshjet ndaj Tottenham, respektivisht Watford.

The post Chelsea deklason Evertonin appeared first on Mesazhi.com.

Në rrethana të panjohura, ndërron jetë aktivisti i VV-së Astrit Dehari që po mbahej në burg

Posted: 05 Nov 2016 12:26 PM PDT

Ka ndërruar jetë në rrethana krejtësisht të panjohura aktivisti i Vetëvendosjes Astrit Dehari.

I njëjti ishte në burg në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, raporton lajmi.net.Lajmin për këtë rast e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili njofton opinionin se sot më 05.11.2016 në rrethana ende të pasqaruara, i paraburgosuri A.D. ndrroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

"Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpreh keqardhje të thellë për rastin tragjik të ndodhur sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik", thuhet në njoftim.

Sipas tyre, i pandehuri A.D. ishte në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 136, par. 1, lidhur me nenin 135, par. 1, nënpar. 1.7 të KPRK-së dhe dyshim i bazuar për veprën penale neni 374 par. 1 të KPRK.Ndryshe gjatë ditës së djeshme, Lëvizja Vetëvendosje mbajti një aksion simbolik pranë burgut të Prizrenit, aty ku sipas tyre padrejtësisht po mbahej, 67 ditë Astrit Dehari.Ai ishte është arrestuar nga Policia e Kosovës më 30 gusht të këtij viti, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

The post Në rrethana të panjohura, ndërron jetë aktivisti i VV-së Astrit Dehari që po mbahej në burg appeared first on Mesazhi.com.

Fitojnë Ferronikeli dhe Drenica

Posted: 05 Nov 2016 07:42 AM PDT

Feronikeli i kthehet fitores, duke mposhtur Gjilanin 1:0 me golin e Përparim Livorekës. Triumf minimal shënoi edhe Drenica, që mundi Hajvalinë 1:0 falë rrjetës së Ismet Cakës.

The post Fitojnë Ferronikeli dhe Drenica appeared first on Mesazhi.com.

SBASHK, paralajmëron grevë të përgjithshme në arsim

Posted: 05 Nov 2016 07:39 AM PDT

Këshilli Drejtues ka kohë që ka alarmuar se nëse nuk ka gatishmëri të Kabinetit të Kryeministrit Mustafa për dialog e zgjidhje të merituar lidhur me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet shkollore 1989/99, atëherë SBASHK-u do të nis me veprime sindikale duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme në të 1357 institucionet arsimore të Kosovës.

Në përpjekje që çështja të zgjidhet me dialog kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me këshilltarin për organizim të brendshëm,
Ymer Ymeri nuk kanë lënë derë pa hapur duke u takuar me kryetarët e Grupeve Parlamentare të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK- së e Nismës dhe me Ministrat Bajrami, Shala e Abrashi me kërkesën që Kryeministri Mustafa dhe anëtarë të Kabinetit të tij Qeveritar të dialogojnë me përfaqësues të SBASHK-ut me qëllim që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për Ligjin që rregullon statutin e njerëzve që me pendë e sakrifica mbrojtën arsimin e kulturën tonë nga sulmet e vazhdueshme të pushtuesit.

Mirëpo, edhe për kundër angazhimit të Ministrave Shala, Abrashi e Bajrami për të ndodhur takimi i nivelit të lartë qeveritar me SBASHK-un e për t'u gjetur zgjidhja, takimi deri sot nuk ndodhi dhe gjasat për grevë janë shtuar shumë dhe kjo do të plotësojë dëshirën e Qeverisë Mustafa, e cila duke i ikur dialogut me SBASHK-un del se e do grevën në arsim dhe kjo dëshirë do t'i plotësohet, sipas të gjitha gjasave, kur më 9 nëntor do të takohet Këshilli Drejtues i SBASHK-ut për ta vlerësuar situatën dhe për të marrë hapa konkret.

Udhëheqës të SBASHK-ut edhe gjatë këtij vikendi janë në pritje të ftesës për dialog, ftesë e cila nga Qeveria po mungon dhe prandaj në këtë situatë veprimet sindikale do të jenë realitet në arsimin tonë.

Greva nuk është dëshirë e SBASHK-ut dhe për këtë flasin përpjekjet dhe dhjetëra takime me përfaqësues institucionesh për të gjetur zgjidhje me dialog. Kështu si është gjendja greva do të nis dhe SBASHK-u fton nxënësit dhe prindërit për mirëkuptim. Fton gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që kanë ndikim te institucionet që të angazhohemi bashkë në këto pak ditë që kanë mbetur deri te takimi i Këshillit Drejtues dhe vendimi për grevë. SBASHK-u u mundua me tërë forcën për zgjidhje me dialog , por Qeveria Mustafa nuk e bëri as më të voglin gjest a reflektim pozitiv.

The post SBASHK, paralajmëron grevë të përgjithshme në arsim appeared first on Mesazhi.com.

Policia: Arrestimi i 7 personave për terrorizëm, nuk është indikacion për shqetësim

Posted: 05 Nov 2016 06:50 AM PDT

Gjatë ditës së sotme, në tre qytete të Kosovës, Prishtinë, Mitrovicë dhe Ferizaj u arrestuan shtatë persona, pasi për të njëjtit ekziston dyshohen për terrorizëm.
Operacioni i nisur në mëngjes në rajone të ndryshme të Kosovës, është kryer nga drejtoria Kundër terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe në mbështetje nga njësitë e tjera të specializuara të Policisë së Kosovës, thuhet në një kumtesë të Policisë.

Në kumtesën e publikuar thuhet se, "gjatë operacionit në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar pajisje dhe gjësende tjera relevante me rastin" dhe se me urdhër të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha për Radio Evropa e Lirë se në bazë të vlerësimeve nga Policia e Kosovës, situata e sigurisë konsiderohet e qetë dhe stabile.

"Personat e arrestuar tani janë në organet e drejtësisë. Kosova konsiderohet se është një vend stabil, i qetë, por kuptohet nganjëherë me disa incidente që ndodhin, mirëpo mund të themi se nuk ka asnjë indikacion për shqetësim apo për ndonjë rrezik potencial të mundshëm", tha Kelani.

The post Policia: Arrestimi i 7 personave për terrorizëm, nuk është indikacion për shqetësim appeared first on Mesazhi.com.

Operacioni kundër DEASH-it, mijëra qytetarë braktisin Mosulin

Posted: 05 Nov 2016 06:47 AM PDT

Fluksi i ri, ka çuar në rreth 30.000 numrin e njerëzve të cilët kanë ikur nga Mosuli që prej kurë ushtria irakiane nisi një ofensivë të gjerë muajin e kaluar për të dëbuar DEASH-in nga Mosuli

Mijëra civilë kanë braktisur qytetin verior të Irakut, Mosulin, në vazhdën e operacionit ushtarak të forcave irakiane për çlirimin e qytetit i cili mbahet në kontroll nga DEASH-i, raporton Anadolu Agency (AA).

"Mbi 3.000 civilë janë larguar nga pjesa lidhore e qytetit të Mosulit në 24 orët e fundit", deklaroi për AA përfaqësuesi i Gjysmëhënës së Kuqe të Irakut, Iyad Rafed.

The post Operacioni kundër DEASH-it, mijëra qytetarë braktisin Mosulin appeared first on Mesazhi.com.

Xherdan Shaqiri jashtë Kombëtares së Zvicrës

Posted: 05 Nov 2016 05:55 AM PDT

Mesfushori ofensiv i Stoke që është një prej shtyllave të përfaqësueses së trajnerit Petkovic, u duk se do të rikuperohej nga dëmtimi në muskuj, por situata e tij u rëndua më pas edhe nga një grip që ka detyruar stafin mjekësor të mos japë "OK" për aktivizimin.

"Loja jonë nuk bazohet në vetëm një apo dy lojtarë. Ne na u desh të luanim ndaj Portugalisë pa Shaqirin, në Hungari pa Granit Xhakën dhe ndaj Andorrës Behrami braktisi fushën. Skuadra jonë duhet gjithmonë të plotësojë këto hapësira boshe dhe të jetë gati", tha trajneri i Zvicrës.

Në krahasim me sfidat e kaluara, është rikthyer në kampin helvetik mbrojtësi Johan Djourou, ndërsa ka vend në listë edhe për kosovarin Shani Tarashaj. Ky i fundit është thirrur në çastet e fundit pas dëmtimit të Embolo.

Zvicra kryeson Grupin B të kualifikueseve të Botërorit me 3 fitore në po kaq ndeshje, ndërsa në vendin e dytë është kampionia e Europës, Portugalia.

The post Xherdan Shaqiri jashtë Kombëtares së Zvicrës appeared first on Mesazhi.com.

Alarmante: Mbi 800 vetëvrasje në Kosovë

Posted: 05 Nov 2016 05:22 AM PDT

Që nga janari e deri në këtë muaj janë evidentuar 19 raste të vetëvrasjeve, ku shumica janë të gjinisë femërore. Mosha mesatare e femrave, të cilat kanë kryer vetëvrasje, është nga 30 deri në rreth 40 vjeç. Vetëvrasje po kryejnë edhe nënat e më shumë se një fëmije

Numri i vetëvrasjeve në Kosovë po rritet vazhdimisht, ndërsa vetëm brenda një jave katër vetëvrasje të femrave kanë ndodhur në Kosovë. Pas luftës mbi 800 vetëvrasje kanë ndodhur në Kosovë. Nga disa raste të izoluara vetëvrasjet tani janë shndërruar në dukuri, sidomos tek gjinia femërore.

Njëra nga të vetëvrarat i takon moshës 18-vjeçare, e cila u hodh para katër ditësh nga një ndërtesë e lartë në Prishtinë. Mosha e femrave që po kryejnë vetëvrasje deklarohet më shumë rreth 30 deri në 40 vjeç, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për gazetën "Zëri" se gjatë javës së fundit (27.10.2016 deri më 02.11.2016) janë evidentuara katër raste të vetëvrasjeve (Vdekje e dyshimtë), ku të përfshira kanë qenë katër femra. Ndërsa, sipas të dhënave të Policisë nga 1 janari 2016 deri më 02.11.2016 janë evidentuar 19 raste të vetëvrasjeve, ku të vetëvrarat janë të gjinisë femërore.

The post Alarmante: Mbi 800 vetëvrasje në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Policia arrestohen shtatë persona të dyshuar për terrorizëm

Posted: 05 Nov 2016 05:05 AM PDT

Me datë 04.11.2016, Drejtoria Kundër Terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, e mbështetur edhe nga njësitë tjera të specializuara të Policisë së Kosovës, ka ndërmarrë një operacion në rajone të ndryshme të Kosovës (Mitrovicë, Ferizaj, Prishtinë) për zbatimin e urdhër kontrolleve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjatë këtij operacioni në cilësinë e të dyshuarve janë shoqëruar në Stacionin e Policisë shtatë (7) persona (V.I, L.M, B.B, B.I, K.P, L.V dhe L.M), nën dyshimin e bazuar se të njëjtit janë përfshirë në vepra penale nga Kapitulli XIV i Kodit Penal, përkatësisht Veprat Penale Kundër Rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij operacioni në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar pajisje dhe gjësende tjera relevante me rastin.

Me urdhër të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë edhe me institucionet tjera relevante brenda dhe jashtë Kosovës, në vazhdimësi do të ndërmarrë veprimet e saja ligjore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.

The post Policia arrestohen shtatë persona të dyshuar për terrorizëm appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more