Skip to main content

Mesazhi.com: “Të arrestuarit në Prizren: Nuk e dinim që sulmuam konsullatën turke” plus 9 more

Mesazhi.com: “Të arrestuarit në Prizren: Nuk e dinim që sulmuam konsullatën turke” plus 9 more


Të arrestuarit në Prizren: Nuk e dinim që sulmuam konsullatën turke

Posted: 29 Nov 2016 11:19 AM PST

Të arrestuarit për sulmin e djeshëm ndaj Konsullatës Turke janë arsyetuar sot para Gjykatës së nuk e kanë ditur se cilin objekt po e sulmojnë.

Këto deklarata të arrestuarit i kanë bërë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prizrenit ku prokurori kërkoi që ndaj tyre të shqiptohet masa e paraburgimit.

I. Saramati, E. Saramati, B. Saramati, E. Saramati dhe B. Badallaj janë pesë personat e arrestuar nga policia nën dyshimin se janë autorët e sulmit të 28 nëntorit ndaj Konsullatës Turke në Prizren.KALLXO.com ka siguruar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e paraburgimit për pesë të arrestuarit.

Ata dyshohen për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.Në kërkesë përshkruhet vepra të cilën të arrestuarit e kanë bërë ditën e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë."Më datën 28.11.2016 rreth orës 04:21 minuta në Prizren, në rrugën "Remzi Ademi " pikërisht në objektin e Konsullatës Turke në bashkëveprim shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurinë në atë mënyrë që duke ndezur fitilat e dy shisheve me mollotov i hedhin në drejtim të dritareve të konsullatës, gjithashtu hedhin edhe gurë në drejtim të objektit të njëjtë ku si pasojë e këtij sulmi është thyer një xham i një dritareje dhe është shkaktuar tymosje e murit dhe ikin nga vendi i ngjarjes", thuhet në kërkesë.Prokuroria ka dhënë edhe arsyet se pse të arrestuarit duhet të shkojnë në paraburgim përderisa tani më të arrestuarit janë në qendrën e ndalimit policor, në Prizren.Organi i akuzës pretendon se të arrestuarve duhet t'u caktohet paraburgimi pasi që ndaj të pandehurve ka filluar hetimi në lidhje me sulmin ndaj Konsullatës Turke.Kërkesa e prokurorisë për paraburgimin e të dyshuarve për sulm ndaj Konsullatës Turke në Prizren."Se në rastin konkret kanë filluar hetimet ku duhet të dëgjohen të pandehurit, përfaqësuesi i të dëmtuarës- Konzulatës Turke dhe dëshmitarët eventual, dhe dyshohen se personat e ndaluar mund të asgjësojnë fshehin ose falsifikojnë provat e veprës penale ose rrethanat e posaçme, tregojnë se ata do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë", thuhet më tutje në kërkesë.Prokuroria si arsye tjetër përcaktimin e paraburgimit e paraqet edhe për peshën e veprës penale."Duke pasur parasysh peshën e veprës penale sepse është sulmuar objekti i cili përfaqëson një shtet tjetër mënyrën ose rrethanat në të cilën është kryer vepra penale tregojnë rrezikun se të njëjtit mund të përsërisin veprat e natyrës së tillë penale", thuhet në fund të kërkesës.Sulmi ndaj Konsullatës Turke u bë gjatë ditë së djeshme, ndërsa sot Policia e Rajonit të Prizrenit ka arrestuar edhe një person tjetër pas publikimit të një video incizimit, në të cilën shihet një person tek heq flamurin turk nga një shtyllë.

The post Të arrestuarit në Prizren: Nuk e dinim që sulmuam konsullatën turke appeared first on Mesazhi.com.

Shoqatat e dala nga lufta kërkojnë zbatim më të mirë të ligjeve

Posted: 29 Nov 2016 09:03 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës të Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jasharin dhe kryetarin e Shoqatës të Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhajn.

Në këtë takim është biseduar për sfidat që po ballafaqohen familjet e dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës, sidomos ato që kanë të bëjnë me disa barriera ligjore.

Sipas një komunikate të Presidencës, Thaçi është interesuar për mirëqenien e tyre, duke thënë se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk do të ishte e mundur pa sakrificën e tyre.

Përfaqësuesit e këtyre dy shoqatave kanë theksuar se ekziston një nevojë për një zbatim më të mirë të ligjeve që prekin këto kategori, si dhe një koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve, sidomos ministrive.

Me këtë rast, presidenti Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë në realizimin e kërkesave të këtyre kategorive, gjithmonë duke u bazuar në praktika pozitive në rajon dhe Evropë.

The post Shoqatat e dala nga lufta kërkojnë zbatim më të mirë të ligjeve appeared first on Mesazhi.com.

BSPK konteston shifrat e ASK-së: Shkalla e papunësisë është 40 për qind, e jo 26 për qind

Posted: 29 Nov 2016 08:45 AM PST

Shifrat rreth shkallës së papunësisë në Kosovë, të publikuara nga Agjencia e Statistikave, nuk janë shumë të besueshme për ekspertët, por edhe qytetarët. Përfaqësues të Sindikatave dhe qytetarë të anketuar, nuk besojnë se ka ulje të shkallës së papunësisë, ashtu siç rezulton në anketën e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Sipas rezultateve të anketës së Fuqisë Punëtore të ASK-së, për tre mujorin e dytë të këtij viti, thuhet se shkalla e papunësisë ka rënë në 26.2 për qind nga 32.9 për qind sa ka qenë vitin e kaluar.

Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15 deri në 24 vjeç.

Kurse sa u përket të punësuarve, rreth 29 për qind e personave të punësuar kanë kontrata të përhershme në punën e tyre, kurse 71 për qind, kanë kontrata të përkohshme.

Egzona Krasniqi, studente në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, thotë se nuk beson që në realitet është ulur shkalla e papunësisë.

Një ulje e tillë, sipas saj, mund të ndodh në letra për shkak të interesave të caktuara të partive politike

"Duhet të rinumërohet apo të gjendet numri i saktë i të punësuarve dhe të dihet saktë se sa të papunë qëndrojnë në mënyrë vullnetare në shtëpi".

"Ajo normë, ajo përgjigje, nuk është duke u matur në Kosovë dhe si rezultat i kësaj nuk ka ulje drastike të papunësisë, ashtu siç është shprehur edhe ministri i punës Arban Abrashi", thotë Krasniqi.

Ngjashëm mendon edhe Flora, qytetare nga Prishtina. Ajo madje përmend mbylljen e shumë bizneseve, nga të cilat qytetarët kanë mbetur pa punë.

"Deri më tani nuk kam vërejtur se ka rritje të numrit të të punësuarve. Shumë biznese janë mbyllur për shkak të tatimeve dhe gjërave tjera që nuk janë në rregull. E kur mbyllen bizneset niveli i papunësisë rritet", ka thënë kjo qytetare.

Ndërkohë, udhëheqës të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thonë se kohëve të fundit ka pasur disa lëvizje pozitive në këtë drejtim. Por, sipas tyre, nuk është e besueshme që niveli i papunësisë ka rënë në 26 për qind.

Haxhi Arifaj, kryetar i kësaj sindikate, konsideron se në terren shkalla e papunësisë mund të jetë mbi 40 për qind.

"Nganjëherë, ne duhet të kemi prirje tu besojmë mekanizmave shtetëror, por megjithatë në terren tregohet më ndryshe, për një papunësi që mund të arrijë deri në 40 për qind".

"Por, brenga më e madhe për ne është se nuk mund të kemi statistika të sakta në asnjë mekanizëm shtetëror, për shkak se njerëzit nuk lajmërohen në zyrat e punësimit, për shkak se nuk besojnë se mund të sigurojnë një vend pune", ka thënë Arifi.

Edhe ekspertë për çështje ekonomike, shprehen të rezervuar sa u përket rezultateve të ASK-së.

Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, (STRAS) Ibrahim Rexhepi, nuk beson se këto anketa prezantojnë gjendjen reale në të cilën është Kosova.

"Sa për ilustrim, unë po përmendi vetëm një fakt, që në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës në fund të shtatorit kanë qenë më pak kontribues aktivë se sa në fund të dhjetorit të vitit të kaluar".

"Norma prej 26.2 për qind, është një normë që më shumë kisha thënë e ka dozë të fabrikimit se sa është një perceptim i situatës reale", ka thënë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Publikimi i këtyre rezultateve ka hapur debat edhe në mes partive në pushtet dhe atyre opozitare.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social Facebook se trendi i shkallës së uljes së papunësisë është rezultat i rritjes ekonomike, që sipas tij, për këtë vit konsiderohet më e larta në Evropë.

Kurse zyrtarë nga partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë deklaruar se nuk besojnë në rritjen ekonomike që po prezantohet dhe as në shifrat për uljen e papunësisë.

The post BSPK konteston shifrat e ASK-së: Shkalla e papunësisë është 40 për qind, e jo 26 për qind appeared first on Mesazhi.com.

U vazhdohet paraburgimi aktivistëve të VV-së të dyshuar për sulm në Kuvend

Posted: 29 Nov 2016 08:10 AM PST

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për një muaj masat e mbajtjes në paraburgim, përkatësisht arrest shtëpiak, pesë aktivistëve të Vetëvendosjes të cilët dyshohen për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Ky vendim i gjykatës sipas Lëvizjes Vetëvendosje është arbitrar dhe politik.

"Edhe përkundër faktit që secili nga ta akuzohet për veprën e njëjtë, të gjithë këta padrejtësisht nën akuza të montuara e të paprovuara, ndaj tyre janë vazhduar masa të ndryshme të sigurisë. Atdhe Arifi e Egzon Haliti do të vazhdojnë të mbahen në burg, kurse Adea Batusha e Frashër Krasniqi vazhdojnë të mbahen nën arrest shtëpiak, teksa Petrit Ademit i është caktuar masa e paraqitjes në Polici".

"Ky vendim është kryekëput politik e arbitrar. Arbitrariteti në këtë rast përcillet më shkelje flagrante të procedurave penale e gjyqësore", thuhet në reagim e VV-së, transmeton lajmi.net.

Sipas Vetëvendosjes, gjatë këtyre 3 muajve nuk është paraqitur asnjë provë kredibile që i lidh aktivistët me veprën për të cilën po akuzohen e hetohen.

"Ndërkohë që pavarësisht kësaj gjykatësi ia pranon secilën kërkesë të prokurorit të rastit Avdurrahman Islami që 5 aktivistët të mbahen nën arrest për të katërtin muaj", thuhet ndër të tjera nga VV.

Në mesin e akuzuarëve për të sulm ndaj Kuvendit ishte edhe Astrit Dehari i cili sipas rezultatev të autopsisë ka bërë vetëvrasje në burgun e Prizrenit kohë më parë.

The post U vazhdohet paraburgimi aktivistëve të VV-së të dyshuar për sulm në Kuvend appeared first on Mesazhi.com.

Viets: Sundimi ligjit, garanci për rrugën evropiane të Kosovës

Posted: 29 Nov 2016 08:09 AM PST

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu priti në takim ambasadoren e Gjermanisë Angelika Viets me të cilën bisedoi lidhur me bashkëpunimin ekonomik në mes ty vendeve.

Në takim u theksua rëndësia e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy vendeve në të gjitha lëmenjtë duke pas parasysh se Gjermania është vend shumë i zhvilluar ekonomiko dhe njëkohësisht donatori më i madh i Kosovës deri më tash.

Gërxhaliu me këtë rast ka theksuar se Kosova është e orientuar drejtë ekonomisë, Evropës, arsimit, ambientalizmit dhe përvoja e vendeve të zhvilluara dhe partneriteti me Gjermaninë është i një rëndësie të veçantë.

"Si OEK me të vërtetë kemi arsye të falënderojmë qeverinë dhe shtetin gjerman për mbështetje qoftë në hartimin e strategjisë, qoftë në certifikim ashtu edhe në hapjen e perspektivës së bizneseve kosovare përmes Akademisë së Ndërmarrësisë, por dua të besoj se është koha kur Kosova duhet të bëjë më tepër në fuqizimin e rendit dhe ligjit, në ngritjen e përgjegjësisë edukativ e dhe definitivisht reformën në aspektin e aftësimit profesional dhe dual, gjë që duhet të jetë prioritet i prioriteteve", tha kryetari Gërxhaliu.

Kurse Viets, sipas komunikatës për media të OEK-së, u shpreh e impresionuar me vizitën, aktivitetet dhe të arriturat e Odës.

"Është e vërtetë që sfida më e madhe e Kosovës është sundimi i rendit dhe ligjit dhe nëse në këtë drejtim nuk do të behën hapa pozitiv atëherë edhe procesi integrues dhe qëndrueshmëria ekonomike do të mbeten vetëm dëshirë dhe jo realitet", tha ambasadorja gjermane.

Ajo tha se duhet të ndahet agjenda politike nga ajo ekonomike dhe që ekonomia ta zë vendin e merituar bazuar në sundim të rendit dhe ligjit dhe ekspertizë shkencore.

"Ajo që i duhet Kosovës në të ardhmen është që të fokusohet më tepër në reformë të sistemit të arsimit orientuar në arsim dual dhe profesional, një përvojë të cilën Gjermania e ka eksportuar me të madhe në vendet e ndryshme. Kjo përvojë duhet të jetë një motivim shtesë për të rinjtë kosovar që t ia mësyjnë punësimit në sektorin privat dhe jo të mbesin të orientuar në administratë publike. Besoj që me këtë orientim dhe bazuar në sundim të rendit dhe ligjit dhe ekspertizë shkencore Kosova do të arrij të ketë qëndrueshmëri ekonomike në aspektin intern dhe do krijon kushte për joshjen e investitorëve të huaj", tha ambasadorja Viets.

The post Viets: Sundimi ligjit, garanci për rrugën evropiane të Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

“Mbrojtja e Jerusalemit detyrë e përbashkët e të gjithë muslimanëve”

Posted: 29 Nov 2016 08:07 AM PST

Një Palestinë e pavarur me kufijtë e saj të para vitit 1967 është e vetmja shpresë për një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, deklaroi sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

"E vetmja mënyrë për zgjidhje të përhershme të paqes në Lindjen e Mesme është një Palestinë e lirë dhe e pavarur me kryeqytet Jerusalemin Lindor", tha ai gjatë një takimi për Jerusalemin që po mbahet në Stamboll.

"Paqja në rajon është e pamundur pa e shëruar këtë plagë të Lindjes së Mesme", shtoi më tej Erdoğan.

Shumë shtete, në mesin e të cilave edhe Turqia kanë bërë thirrje për një zgjidhje "dy shtete", të bazuar në kufijtë që kanë ekzistuar para vitit 1967, atëherë kur gjatë luftës arabo-izraelite ky i fundit okupoi Bregun Perëndimor, Ripin e Gazës, Lartësirat e Golanit dhe Gadishullin e Sinait.

Erdoğan tha gjithashtu se situata palestineze ka paraqitur bazë edhe për tensione të tjera në rajon për të shtuar se "politikat e represionit kundër vëllezërve palestinezë që datojnë nga vitit 1948 janë në rritje e sipër".

Presidenti Erdoğan kritikoi Kombet e Bashkuara se kanë dështuar plotësisht në zgjidhjen e kësaj çështjeje tejet të rëndësishme.

"Të përqafosh çështjen e Palestinës, të mbrosh Jerusalemin, është detyrë e përbashkët për të gjithë muslimanët, një detyrim i përbashkët", tha Erdoğan si kundërpërgjigje ndaj propozimit izraelit për të ulur zërin gjatë thirrjes së Ezanit.

“Ku është OKB-ja ndërsa Sirinë e ka kapluar vdekja?”
Presidenti Erdoğan, deklaroi gjithashtu se konsideron se në Siri janë vrarë rreth një milion njerëz, dhe se i gjithë vendi ende është i kapluar nga vdekja.

“Aktualisht flitet për rreth 600.000 viktima, por unë mendoj se në Siri janë vrarë rreth një milion njerëz. Vdekja vazhdon ta kaplojë Sirinë. Vrasjet vazhdojnë dhe nuk merret parasysh nëse vriten fëmijë, gra apo burra. Ku është tani OKB-ja, çfarë bën? Mos ndoshta (OKB) është në Irak? Jo, nuk është. Ishim të durueshëm aq sa ishte e mundur, pastaj u detyruam të futemi në Siri dhe të ndihmojmë Ushtrinë e Lirë Siriane. Pse kemi hyrë? Jo për të prekur territorin e dikujt, vendin e dikujt, por që ky vend ti përkiste atyre që janë pronarët e vërtetë të saj. Pra, ne jemi aty për të mbështetur vendosjen e drejtësisë. Ne u futëm atje vetëm për t’i dhënë fund sundimit të dhunuesit dhe keqbërësit Assad, i cili po mbjell terror në emër të shtetit”, tha Erdoğan.

The post “Mbrojtja e Jerusalemit detyrë e përbashkët e të gjithë muslimanëve” appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Po intensifikojmë angazhimin për t’i ndihmuar të gjitha viktimat e luftës

Posted: 29 Nov 2016 08:04 AM PST

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot një delegacion të organizatës "Amnesty International", të përbërë nga Gauri van Gulik dhe Todor Gardos, me të cilët bisedoi për reformimin e drejtësisë në Kosovë dhe përballjen me pasojat e luftës.

Sipas një njoftimi, presidenti Thaçi u shpreh se institucionet e Kosovës po intensifikojnë angazhimin për t'i ndihmuar të gjitha viktimat e luftës, veçanërisht familjet e të pagjeturve dhe viktimat e dhunës seksuale.

"Po punojmë të ndërtojmë përkrahje të institucioneve për viktimat e dhunës seksuale, që të inkurajohen të dëshmojnë për viktimizimin e tyre. Njësoj, po punojmë me familjet e të pagjeturve, të të gjitha komuniteteve, që të mbyllim sa më parë të gjitha këto raste", u shpreh Presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi gjithashtu shtoi se Kosova ka vazhduar konsolidimin e drejtësisë dhe se institucionet e Kosovës janë të gatshme të marrin kompetencat nga EULEX.

Nga ana tjetër, Gauri van Gulik nga "Amnesty International u shpreh se organizata mbetet e angazhuar në Kosovë dhe rajon, që të vëzhgojë sistemin e drejtësisë si dhe të mbështesë përpjekjet për drejtësi për viktimat.

"Me kalimin e shumë dosjeve njëherë nga UNMIK-u tek EULEX, tani tek organet kosovare të drejtësisë, duhet siguruar që proceset gjyqësore të mos humben apo të vonohen, por të kryhen në kohën e duhur dhe të jenë të drejta", ka shtuar ajo.

Presidenti Thaçi u shpreh se reforma në drejtësi mbetet prioritet i institucioneve të Kosovës.

"Prandaj edhe kam iniciuar amandamentimin e Kodit Penal, për t'u siguruar që të gjithë kanë qasje por edhe trajtim të barabartë nga organet e drejtësisë", u shpreh Presidenti Thaçi.

The post Thaçi: Po intensifikojmë angazhimin për t'i ndihmuar të gjitha viktimat e luftës appeared first on Mesazhi.com.

Blerta Restelica, fermerja llapjane shembull i mirë për femrat shqiptare

Posted: 29 Nov 2016 08:03 AM PST

Tashmë qyteti i Podujevës nuk është i njohur vetëm për mbjelljen e dredhëzave dhe mjedrave, por ka diçka që më shumë do ta njohin këtë qytet dhe do të lavdërohet për ngritjen dhe zhvillimin e bujqësisë. Diçka që nuk mund ta shohim shumë në qytet të tjera, që çdo herë kanë qenë shërbëtore të punës e jo udhëheqëse të punës kanë qenë raste te rralla por janë bërë te shpeshta t'i shohim femrat e reja duke punuar tokën, apo duke u marrë me bujqësi.

Ajo që ka thyer çdo tabu, çdo mit se gruaja nuk është për "ara" (për punimin e tokës) është Blerta Restelica, një vajzë e re e shumë premtuese për të ardhmen e vendit tonë.

Blerta është studente e masterit në Fakultetin e Bujqësisë, në Departamentin Pemëtari dhe Vreshtari, e cila profesionin e vetë është duke e zbatuar në praktikë duke punuar tokën dhe duke u bërë një prodhuese e pemëve të imëta, dredhëza dhe mjedra.

Ajo në një bisedë për portalin bujqesia.org, tregon për dashurinë që ka për të qenë një agronome e denjë dhe një punëtore që do e rrisë prodhimtarin vendore më produktet e saj që tashme ka kultivuar.

"Meqë profesioni që kam zgjedhur për të studiuar është bujqësia, unë kam vendosur që njohuritë e marra nga studimet t'i vë në praktike. Mënyra që kam zgjedhur për t'i praktikuar është përmes pemishteve. Posedoj dy pemishte. Pemishte me dredhëz me sipërfaqe prej 0.50 ha, e cila është grant i mbështetur nga USAID përmes programit AGRO dhe pemishtja tjetër është me mjedër, me sipërfaqe prej 1.20 ha dhe është grant i mbështetur nga MBPZHR", deklaroi Blerta.

Blerta është edhe besimtare, ajo praktikon fenë Islame dhe është me shami, që është një shembull i mirë për shumë femra, e cila me pasion kryen punën e fermerës.

 Pasi që jeni me mbulesë a ke patur probleme në punën që ke nisur dhe a kanë ngurruar donatorët të të ndihmojnë në projekte grante etj.?

"Aplikimet për grante kur i kam bërë i kam shikuar të gjitha kërkesat që kërkojnë donatorët në mënyrë që idetë e mia/ projektet të jenë në përputhshmëri me ato kërkesa. Përmbajtja e atyre kërkesave dhe idetë për zhvillim të sektorit të bujqësisë, duke ndikuar në këtë mënyre në përmirësimin e ekonomisë familjare, e edhe asaj kosovare, i ka "detyruar" donatorët në një farë mënyre të më përkrahin në ngritjen e këtyre pemishteve. Fatmirësisht nuk kanë nguruar dhe falë punës dhe angazhimit që kam pasur unë dhe familjarët e mi edhe suksesi nuk ka munguar. Ata nuk kanë shikuar në fizionominë time, mirëpo në idetë e mia", u shpreh Blerta.

Ajo në pemishten e vetë ka të kultivuara kultivarin e dredhëzës "Albion" , ndërsa në pemishten e mjedrës ka të kultivuar kultivarin " Polka".

Blerta nga pemishtet që ka kultivuar në fillim nuk ka qenë që ka fituar edhe shumë, por pasioni, dashuria nuk e kanë bërë që të tërhiqet nga rruga që ka nisur dhe për fitimin nuk mërzitet fare.

"Nga pemishtja me dredhëz kemi fituar rreth 5 mijë €uro, ndërsa nga pemishtja me mjedër  rreth 2 mijë €uro", u shpreh Blerta.

E pyetur se cila qe arsyeja të merreni me bujqësi, dhe pse zgjodhët të merreni me pemë të imëta?

Blerta u përgjigj: "Arsyeja pse merrem me bujqësi është se kam zgjedhur këtë fushë të studimit fillimisht, duke vazhduar me punë praktike në bujqësi më pastaj. Pemët e imëta janë grup i pemëve vlerat ushqyese e të cilave janë shumë të larta dhe përfitimet ekonomike që sjellin këto pemë kur kultivohen në sipërfaqe të mëdha janë jashtëzakonisht të mëdha."

Pemishtja e Blertës do punë dhe angazhim të madh ajo ka të angazhuar edhe punëtor të rregullt dhe sezonal.

"Punëtorë të rregullt kemi tre, të cilët janë pjesëtar të familjes, ndërsa punëtorë sezonal kemi 10, shumica prej tyre janë të rrethinës dhe kemi lidhje familjare me ta."

Ajo përveç që shet dredhëza dhe mjedra të freskëta në kohë sezoni, ka filluar ta provon edhe me prodhimin e reçelit dhe kompotit.

"Shitja e dredhëzave dhe mjedrave si të freskëta ka qenë tregu ynë kryesor dhe në masë më të madhe për këtë vit, mirëpo, kohë pas kohe kemi bërë edhe përpunimin e tyre në formë të reçeleve dhe komploteve", theksoi ajo.

Po si është tregu i mjedrës apo i dredhëzës më shumë i shitni më shumicë në pikat grumbulluese dhe në cilën pikë grumbulluese i shitni apo edhe me pakicë?

Blerta përgjigjet: "Mjedrën 97 % të prodhimit e shesim me shumicë në pikën grumbulluese "Agro-Fruit", në Podujevë. Dredhëzën më shumë e shesim me pakicë rreth 60 %, ku furnizojmë disa markete në Podujevë dhe Prishtinë, ndërsa pjesën tjetër e shesim më shumicë në "Extra Fruit Fillings", në Prizren.

Por sa është e kënaqur Blerta me çmimin?

"Sa i përket çmimit të mjedrës nuk jam edhe shumë e kënaqur, pasi që në fillim të sezonit ka qenë një çmim më i kënaqshëm, ndërsa tani është më i ulët, krahasuar me punët e shumta që kërkon mjedra, si për mirëmbajtje ashtu edhe për vjelje. Mirëpo, sa i përket dredhëzës jam e kënaqur sepse dredhëza shumë më pak kërkon punë në kultivim, mirëmbajtje, e po ashtu edhe vjelja është shumë më e lehtë krahasuar me mjedrën."

Më tej ajo shtoi: "Numri i sipërfaqeve të mbjellura me pemë të imëta dita ditës po rritet. Rezultat i shtimit të sipërfaqeve bën që të rritet edhe konkurrenca në treg, aty ku ka shumë konkurrencë çmimi ulet. Mirëpo, besoj që institucionet shtetërore do i përkrahin më shumë pikat grumbulluese në zgjerim të sipërfaqeve ku bëhet grumbullimi dhe në këtë mënyrë ata do të kenë kushte më të mira për ruajtjen e pemëve të grumbulluara, do të sigurojnë një treg të mirë. Uroj shumë që nëse çmimi nuk do të ngritët atëherë të paktën të mos bie më poshtë se sa është aktualisht."

Po ashtu ajo theksoi: "Me çmim aktual nuk jam edhe shumë e kënaqur, pasi kërkon shumë punë për kultivim, por sa i përket tregut të sigurt jam shumë e kënaqur. Nuk brengosem se a do të ketë vend ku do mund t'i shes me pakicë apo jo, sepse shitjen e kam të siguruar në pikat grumbulluese."

E pyetur se a ka menduar ta zgjeron me shumë fidanishten?

Blerta deklaroi: "Aktualisht edhe për vitin që vjen nuk mendoj të zgjeroj sipërfaqen, sepse dua që të bëjë një menaxhim më princip në këto sipërfaqe që posedoj, ndërsa sa i përket viteve tjera do të shoh nëse ka kërkesa të larta në treg dhe si sillet çmimi i tyre. Dredhëza është kultura me të cilën do të rritja sipërfaqen, sepse është më fitimprurëse."

Blerta është një shembull i mirë dhe që duhet ndjekur edhe shoqet e saja, që puna e bujqësisë nuk është vetëm për burra dhe për ata që jetojnë në fshat, por është një punë apo biznes i mirë që në fund nga kjo punë të vjelë të mirat materiale.

The post Blerta Restelica, fermerja llapjane shembull i mirë për femrat shqiptare appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Shqipëria ka bërë hapa përcaktues drejt BE-së, Kosova pret liberalizimin e vizave

Posted: 29 Nov 2016 06:13 AM PST

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Tiranë ka takuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ndërkaq kanë biseduar për bashkëpunimin reciprok dhe procesin integrues.

Thaçi shkruan në Facebook se Shqipëria ka bërë hapa përcaktues drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, derisa Kosova, pas MSA-së, pret liberalizimin e vizave dhe dinamikë të shtuar drejt anëtarësimit në BE.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

"Gjatë qëndrimit tim në Tiranë, zhvillova një takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin biseduam për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona.

Duhet vazhduar me shkëmbimin e përvojave ndërshtetërore, për të forcuar edhe më shumë demokracinë parlamentare si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Shqipëria ka bërë hapa përcaktues drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, derisa Kosova, pas MSA-së, pret liberalizimin e vizave dhe dinamikë të shtuar drejt anëtarësimit në BE.

Orientimi kah vlerat euroatlantike dhe perëndimore është njëra ndër të arriturat më strategjike të shqiptarëve në këtë shekull".

The post Thaçi: Shqipëria ka bërë hapa përcaktues drejt BE-së, Kosova pret liberalizimin e vizave appeared first on Mesazhi.com.

Ushtria turke shkatërron 4 vendbanime të DEASH-it

Posted: 29 Nov 2016 01:59 AM PST

Forcat ajrore turke, në kuadër të ofensivës “Mburoja e Eufratit” kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj objektivave të organizatës terroriste DEASH në Siri, ku janë shkatërruar 4 vendbanime të tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Mësohet se 11 terroristë të DEASH-it janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore.

Në një deklaratë me shkrim nga Ushtria turke, thuhet se ofensiva operacioni “Mburoja e Eufratit” i nisur më 24 gusht dhe që synon sigurinë e kufirit të Turqisë më Sirinë është duke vazhduar.

Avionët e ushtrisë turke kanë asgjësuar 4 godina ku banonin militantë të DEASH-it, ndërkohë një avion pa pilot ka asgjësuar 2 automjete të armatosura.

The post Ushtria turke shkatërron 4 vendbanime të DEASH-it appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more