Skip to main content

Mesazhi.com: “Presheva e Bujanoci ngrenë flamujt kuqezi” plus 9 more

Mesazhi.com: “Presheva e Bujanoci ngrenë flamujt kuqezi” plus 9 more


Presheva e Bujanoci ngrenë flamujt kuqezi

Posted: 28 Nov 2016 11:48 AM PST

Atmosfera festive në Luginë të Preshevës, edhe përkundër pengesave nga shteti serb, nuk ka munguar ditën e sotme për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit. Në ndërtesat komunale të Bujanocit dhe Preshevës, sot, përveç flamujve shtetërorë të Serbisë dhe atyre komunalë, ka valuar edhe flamuri kuqezi.

Pasditen e sotme, siç raporton televizioni serb RTS, presidenti i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, e ka ngritur flamurin edhe para objektit të këtij këshilli.

Qytetarët shqiptarë të Luginës thonë se ata e festojnë këtë ditë bashkë me familjet e tyre, kryesisht nëpër shtëpi.

Kohë më parë, Gjykata serbe për kundërvajtje ka dënuar Nagip Arifin dhe Partinë e tij Demokratike, sikurse edhe presidentin e Këshillit Kombëtar Jonuz Musliu si përgjegjës për ngritjen e flamujve të shtetit të huaj dy vjet më parë, pa praninë e flamurit shtetëror serb.

The post Presheva e Bujanoci ngrenë flamujt kuqezi appeared first on Mesazhi.com.

Kush ishte Adem Jashari? (Foto)

Posted: 28 Nov 2016 11:44 AM PST

Dita e 28 nëntorit përveç se është dita e shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë është edhe ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jasharit. Ndërsa, për ju kemi sjellur një historik të shkurtër të jetës dhe veprës së tij.

Adem Jashari lindi në rajonin e Prekazit të Drenicës në Kosovë, më 28 nëntor 1955 Ai është një nga arkitektët kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari ishte kryekomandanti i UÇK-së.

Së bashku me të vëllain e tij Hamzën, Ademi ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe. Forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Jashari heroikisht ra së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij. Ky është rast unikat në historinë e luftërave. Ai mban titullin "Komandanti Legjendar i UÇK-së". Titullin "Hero i Kosovës" u dha atij në vitin 2008 nga kryeministri i Kosovës.

Jeta

Në vitin 1991, Adem Jashari u zhvendos në Shqipëri për t'u trajnuar me vullnetarët e parë, që më vonë u bashkuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Më 28 shkurt 1998, një grup kryengritës të udhëhequr nga Adem Jashari, sulmuan patrullat e policisë serbe duke vrarë katër policë dhe plagosur dy. Familjen Jashari e luftuan forcat serbosllave në Kosovë në vitet e 90-ta, por ky fakt u mbajtë i fshehur nga opinioni i gjerë, nga ana e politikanëve të moderuar shqiptarë dhe nga qeveria e Beogradit, si mënyrë për të ruajtur status-quonë. Beteja e parë mes Ademit dhe shokëve e tij kundër Forcave Federale ushtarako-policore Jugosllave u bë në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991. Shtëpia e Jasharajve ishte rrethuar nga një numër i madh i forcave të sigurimit serbosllav duke kërkuar dorëzimin e tij. Jasharajt me shokët, thyen rrethimin dhe më vonë morën pjesë në disa aksione kundër ushtrisë jugosllave dhe të policisë. Adem Jashari në Prekaz u sulmua përsëri nga forcat e policisë federale më 22 janar të vitit 1998, por me trimërinë e tij e përballoi sulmin me sukses.

Sulmi mbi Prekazin

Në orët e hershme të mëngjesit të 5 mars 1998, në Prekaz u sulmua sërish nga Ushtria Jugosllave dhe forcat policore. Forcat sulmuese përbëheshin nga transportues të blinduar dhe pjesëtarë të policisë, të mbështetura nga artileria nga një fabrikë municioni në afërsi. Lagjen Jashari e kishin rrethuar diku me rreth 7-8 mije trupa. Sulmi zgjati tre ditë dhe dy netë.

Forcat policore filluan sulmin pa asnjë paralajmrim. Pas kësaj kanë filluar të shtënat. Nga një shtëpi, policia qëllonte me mortaja, pasuar nga gazi lotësjellës. Shumica e familjes së gjërë e Jasharajve u mblodhën në një dhomë të vetme, e cila ishte e murosur me tulla. Një predhë pastaj ra përmes çatisë, duke vrarë një numër të anëtarëve të familjes. Granatimet e vazhdueshme për nja tridhjetë e gjashtë orë ia mundësuan policisë më në fund të hyjë në shtëpi.

Organizata "Amnesty International", në një raport të bërë për rastin, tha se sulmi kishte për qëllim eliminimin e të gjithë dëshmitarëve. Adem Jashari së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij u vranë. Gjithsejt pesëdhjetë e tetë persona janë vrarë, në mesin e tyre tetëmbëdhjetë ishin gra dhe dhjetë fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Nga ana tjetër televizioni serb "B-92" lajmëronte për 69 pjesëtarë të vrarë të policisë dhe ushtrisë. Dhe disa anëtarë të familjes Jashari ende jetojnë.

Pas vdekjes

Adem Jashari dhe sakrifica e tij heroike u bënë simboli i pavarësisë për shqiptarët e Kosovës dhe për shqiptarët kudo që janë. Kështu shumë prej tyre veshën bluza me fotografinë e tij pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj të dielën, më 17 shkurt të vitit 2008. Mbishkrimi në bluzat ishte ″Bac u kry", duke iu referuar shprehjes së përdorur gjatë homazheve në varrin e tij me rastin e shpalljes së pavarësisë, si realizim i qëllimit sublim të të gjithë jetës dhe veprimtarisë së Adem Jasharit.

3-71 5-48 528844-329865573779646-2126472278-n-91271_5670 1568752094_small adem-jashari adem_jashari_1zvoglu ademi adem-jashari download hqdefault tumblr_mrh5voh5v41seik9fo1_500

The post Kush ishte Adem Jashari? (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: Sulmi ndaj Konsullatës turke s’i kontribuon bashkëjetesës në Prizren

Posted: 28 Nov 2016 11:39 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dënuar ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren.

Veseli, siç thuhet në një komunikatë për media, konsideron se "akte të tilla të shëmtuara nuk i kontribuojnë bashkëjetesës së shkëlqyer midis komunitetit shqiptar dhe atij turk në këtë qytet".

The post Veseli: Sulmi ndaj Konsullatës turke s'i kontribuon bashkëjetesës në Prizren appeared first on Mesazhi.com.

Muslimanët Rohingya apel për intervenim në Mianmar

Posted: 28 Nov 2016 11:17 AM PST

Kryetari i Unionit Rohingya të Arakanit, Prof. Dr. Vakar Uddin, ka bërë thirrje për intervenim ndërkombëtar për ndaljen e dhunës kundër muslimanëve Rohingya, duke thënë se ajo shndërruar në gjenocid, raporton Anadolu Agency (AA).

Vakar Uddin, i cili jeton në SHBA, në vlerësimin për gazetarin e AA-së në lidhje me dhunën me të cilën muslimanët e Arakanit po përballen kohëve të fundit, tha se qeveria e Mianmarit po vret njerëz pa bërë dallim mes grave, fëmijëve dhe të moshuarve dhe se njerëzit po i djeg të gjallë.

"Ndaj muslimanëve Rohingya po zbatohet dhunë. Kësaj radhe nuk është dhunë mes popujve, jo nga budistët ekstremistë të vendit, por nga vetë qeveria e Mianmarit. Forcat ushtarake të Mianmarit po sulmojnë shumë fshatra, po vrasin civilë dhe po ua vënë flakën shtëpive. Shumë gra dhe fëmijë po përpiqen të ikin nga shtëpitë që digjen. I kapin gratë dhe fëmijët dhe i hedhin brenda shtëpive që digjen. Ndërkaq, ata që nuk mund t'i zënë, i vrasin përmes zjarrit të hapur nga helikopterët. Sheshet e hapura, fushat e orizit janë përplot me kufoma të muslimanëve të vrarë Rohingya", u shpreh Vakar Uddin.

"Gratë ose vriten, ose përdhunohen kolektivisht"

Vakkar Uddin tha se qindra muslimanë Rohingya sillen në një vend dhe qëllohen për vdekje. Siç tha ai, kjo gjë pa dyshim që është "gjenocid". Uddin theksoi se të gjithë ata që shohin dhunën ndaj muslimanëve do ta kuptojnë se kjo përputhet tërësisht me përkufizimin e gjenocidit. "Vranë me qindra njerëz. Ne kemi gjetur edhe varreza masive. Kemi gjetur shumë njerëz që i kanë vrarë duke i gjunjëzuar. Shumë gra i kanë vrarë duke i djegur. Krahas kësaj, ka pasur shumë raste përdhunimesh kolektive. Forcat e qeverisë organizojnë bastisje nëpër shtëpitë e fshatrave. Për këtë arsye, meshkujt janë të detyruar të largohen apo të ikin nga shtëpitë nga frika se do të vriten. Gratë që ngelin në shtëpi, ose vriten, ose përdhunohen kolektivisht nga ana e policisë", theksoi ai.

Prof. Dr. Vakar Uddin tha se qeveria e Mianmarit nuk e ka ndryshuar aspak qëndrimin edhe përkundër thirrjeve nga organizatat ndërkombëtare, shoqatat e të drejtave të njeriut, SHBA-të dhe shtetet e OECD-së.

Sipas Vakar Uddin, organizatat ndërkombëtare kanë bërë thirrje për lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare në rajon, megjithatë qeveria ka penguar qasjen e tyre nga ajri, toka dhe deti, duke e pamundësuar kështu hyrjen e ushqimeve dhe të gjitha ndihmave të tjera në rajon.

"Aktualisht, mbi 20 mijë Rohingya janë pa shtëpi. Familjet po përpiqen të qëndrojnë në vende më të sigurta, disa duke u transferuar larg nga fshatrat e tyre, e disa të tjera në Bangladesh. Në disa fshatra, brenda një shtëpie jetojnë 10-15 familje. Për këtë arsye nuk mund të gjendet ushqim i mjaftueshëm. Burimet e bujqve Rohingya janë të kufizuara dhe deri më tani nuk ka produkte me të cilat njeriu mund të ushqehet. Prandaj, Rohingyat janë duke u përballur me një krize serioze humanitare. Qeveria e Mianmarit, krahas të gjitha këtyre negativiteteve, gjithashtu armatos dhe trajnon budistët ekstremë. Ata, nga ana tjetër, sulmojnë popullin Rohingya. Në këtë mënyrë gjendja ka tendencë të evoluojë në problem ndërpopullor. Po përpiqen t'i nxisin budistët ta vrasin popullin Rohingya, sikurse në vitet 2012-2013, dhe të sjellin mosmarrëveshje civile", potencoi Uddin.

Duke theksuar se qeveria e Mianmarit ka mashtruar monitoruesit ndërkombëtarë, Vakkar Uddin vazhdoi: "SHBA-të dhe organizatat ndërkombëtare shumë herë kanë dërguar monitorues në rajonet kur janë kryer masakrat. Megjithatë, para arritjes së zyrtarëve, qeveria tërheq të gjitha forcat ushtarake nga fshatrat dhe pastron të gjitha gjurmët e masakrave, ndërsa lë vetëm disa pamje të përleshjeve të vogla. Ndërkaq, fshatrat janë përplot me kufoma grash, fëmijësh dhe pleqsh para ardhjes së monitoruesve. Fatkeqësisht, zyrtarët nuk mund ta shohin asnjërën nga këto pamje, ato nuk regjistrohen. Gjithsesi, shumicën e kohës qeveria nuk lejon hyrjen e monitoruesve në fshatra duke dhënë arsyetimin e sigurisë."

"Intervenimi ndërkombëtar është kusht"

Duke theksuar se ekziston vetëm një rrugë për t'i dhënë fund dhunës ndaj muslianëve Rohingya në Mjanmar, Prof. Dr. Vakar Uddin vlerësoi: "Ka vetëm një rrugë për t'i parandaluar këto ngjarje: Prania e vazhdueshme e OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Sepse kur vijnë zyrtarë të OKB-së në periudha tri-katër-ditore, ushtria tërhiqet, pastron rajonin dhe çdo gjë i kthehet normales derisa të largohen zyrtarët. Më pas vazhdojnë të vrasin njerëz, të përdhunojnë gra dhe të djegin shtëpi. Andaj, OKB duhet t'i dërgojë forcat e veta në rajon për qëllime monitorimi. Në të kundërtën, forcat shtetërore të Mianmarit do të vazhdojnë t'i masakrojnë civilët e pafajshëm të cilët kanë nevojë për ndihmë. Rruga e vetme për ta ndalur këtë është që forcat ndërkombëtare ta marrin përkohësisht nën kontroll gjendjen dhe të mbajnë qëndrim të rreptë kundrejt qeverisë. Të paktën mund të vendosen sërish sanksione ndaj qeverisë së Mianmarit. Është e nevojshme që OKB-ja sa më parë ta diskutojë çështjen në Këshillin e Sigurimit dhe të nisë bisedime zyrtare me qeverinë e Mianmarit, sepse kohë më nuk premton. Një gjenocid i madh në rajon është në prag."

Vakar Uddin tha se me ardhjen e dimrit, në rajon do të paraqitet një krizë e re humanitare. Sipas tij, 20 mijë njerëz në rajon vuajnë nga uria dhe kanë nevojë për strehim. "Moti ftohet çdo ditë e më shumë. Aty ka problem për sigurimin e ushqimit. Në fakt, ka ushqim, por qeveria e Mianmarit nuk lejon që ai të arrijë te njerëzit. Qeveria lokale kërcënon furnizuesit ushqimor dhe pengon hyrjen e tyre. Organizatat ndërkombëtare duhet ta marrin nën kontroll situatën. Qeveria kështu po dëmton njerëzit dhe po pengon qasjen e ndihmave. Sepse dëshiron që këta njerëz t'i detyrojë të migrojnë duke i frikësuar. Çfarë mund të jetë kjo përpos gjenocidit? Organizatat ndërkombëtare debatojnë nëse kjo gjendje është gjenocid apo jo. Vallë, a është kjo masakër, kërdi, apo gjenocid?", vuri në pah Vakar Uddin.

"Kemi mbështetje të madhe nga Turqia"

Prof.Dr. Vakar Uddin theksoi se pritjet e tyre nga Turqia janë të mëdha. "Ne dëshirojmë që qeveria e Turqisë të jetë në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë e Burmas dhe ta bind qeverinë e Manmarit që t'u japë fund këtyre vdekjeve. Të tërhiqet embargoja ushqimore. Ta bind qeverinë e Mianmarit të bashkëpunojë me qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare. Pasi qeveria turke të merret vesh me qeverinë e Mianmarit për bashkëpunim, ne do të përpiqemi që të gjitha organizatat humanitare të arrijnë deri te Rohingyat", tha ai.

Duke rikujtuar se ka zhvilluar takim me kryetarin e Çështjeve Fetare të Turqisë Mehmet Görmez, Vakar Uddin tha se "I nderuari Görmez më tha se ndiente shqetësim të madh për dhunën ndaj muslimanëve në Mianmar dhe dha fjalën që do të bëjë çdo gjë që mundet që organizatat ndërkombëtare dhe opinioni botëror të sensibilizohet me zhvillimet në Mianmar. Po ashtu kemi marrë premtime edhe nga ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu në drejtim të zgjidhjes së krizës në Mjanmar."

Vakar Uddin tha se në ditët më të vështira kanë pasur mbështetjen e qeverisë dhe popullit turk dhe për këtë janë falënderues. Ai më tej shtoi: "Falënderoj qeverinë dhe popullin turk për mbështetjen e dhënë për popullin Rohingya të Arakanit në këtë gjendje të vështirë. Prej vitesh ata e shohin me simpati popullin Rohingya dhe e mbështesin atë. Prandaj, jemi shumë falënderues ndaj popullit turk që ne gjithmonë na ka parë si vëllezër dhe ka qenë pranë nesh. Kërkojmë vazhdimësinë e kësaj. Dëshirojmë që ata t'i mbështesin njerëzit tanë dhe luftën tonë politike. Po ashtu me rëndësi për ne janë edhe donacionet për organizatat humanitare. Ju lutem të ndihmoni sa të keni mundësi, qoftë edhe një lirë. Gjithashtu, kërkoj nga media turke që ta mbajë në agjendë çështjen e Rohingyave. Le të na kontaktojnë e t'ia përçojnë popullit turk dhe gjithë botës ato që po u ndodhin Rohingyave, sepse qeveria e MIanmarit po gënjen dhe po bën propagandë të pavërtetë."

The post Muslimanët Rohingya apel për intervenim në Mianmar appeared first on Mesazhi.com.

5 të arrestuar për sulmin në Konsullatën e Turqisë në Prizren

Posted: 28 Nov 2016 04:54 AM PST

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në kuadër të hetimeve rreth gjuajtjes me koktej molotvi të Objektit të Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren, njofton Klan Kosova.

Sulmin në konsullatë e konfirmoi për Klan Kosovën edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.

Ai po ashtu njoftoi për arrestimin e disa personave.

Sipas Hoxhës, me t'u njoftuar për rastin, i cili ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit, ekipet emergjente e të hetuesisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ku përveç dëmeve materiale, asnjë person nuk është lënduar.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, tha po ashtu se ekipet e hetuesisë janë duke hetuar rastin derisa personat e arrestuar janë duke i intervistuar.

The post 5 të arrestuar për sulmin në Konsullatën e Turqisë në Prizren appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: Boletini s’do t’i mungojë më 28 Nëntorit

Posted: 28 Nov 2016 04:50 AM PST

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, homazhet e tij për 28 Nëntorin i ka filluar prej varrit të Isa Boletinit.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se sot është një ditë e madhe për kombin tonë, Dita e Flamurit Kombëtar.

Sot, sipas Veselit, zemrat e të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, rrahin njësoj.

"Për një shekull rresht e kemi festuar këtë ditë të madhe, me sy dhe zemër nga Vlora. Sot kësaj feste i shtohet dimensioni i munguar për 100 vjet. I shtohet Boletini, vendlindja e heroit kombëtar Isa Boletinit", ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Kreu i Kuvendit ka thënë se në fillim të shekullit 20, kodrës së Boletinit i ngjiteshin sa e sa burra.

"Vinin nga të katër anët e Kosovës", ka thënë Veseli.

"Vinin për të kuvenduar me tribunin popullor për fatet e atdheut, në një kohë të zymtë dhe plot rreziqe për kombin", ka shtuar ai.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se ne e dimë, që ata bënë më të mirën për vendin e tyre, edhe pse rrethanat e kohës ishin shumë të vështira.

"Sot, ne ngjitemi përsëri kësaj kodre, për të nderuar kujtimin e tyre", ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Ai ka thënë se vijmë, njëkohësisht, në këtë vend të shenjtë për kombin tonë, që të shprehim vullnetin dhe përkushtimin e qytetarëve tanë, përkushtimin e shtetit tonë, Republikës së Kosovës, për paqe dhe fqinjësi të mirë me të gjithë fqinjët tanë, për bashkëpunim dhe respekt reciprok, si dhe për demokraci dhe ecje të përbashkët në rrugën e integrimit evropian.

Kreu i Kuvendit ka thënë se sot sfidat tona nuk janë më sfida të luftës, por të paqes.

"Janë sfida për ta forcuar shtetin e së drejtës dhe për ta zhvilluar ekonominë.

Kryeparlamentari Veseli homazhet e tij për 28 Nëntorin i ka filluar prej varrit të Isa Boletinit 1

The post Veseli: Boletini s'do t'i mungojë më 28 Nëntorit appeared first on Mesazhi.com.

MPJ dënon ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren, marrëdhëniet me Turqinë janë të shkëlqyer

Posted: 28 Nov 2016 04:27 AM PST

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren duke e cilësuar një akt vandal nga persona të papërgjegjshëm që janë kundër një shteti demokratik e shumëetnik si Kosova.

Ministria e Punëve të Jashtme përgëzon Policinë e Kosovës për punën profesionale në arrestimin e personave të papërgjegjshëm të cilët e kanë kryer këtë akt të shëmtuar. MPJ kërkon që autorët të vihen para drejtësisë.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka komunikuar me Ambasadoren e Turqisë në Kosovë ku e ka dënuar ashpër aktin si të tillë.

Marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera dhe si të tilla ato nuk do të pengohen e as dëmtohen nga kurrfarë akti vandal e të izoluar që nuk ja duan të mirën Kosovës dhe marrdhënieve miqësore me Turqinë.

The post MPJ dënon ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren, marrëdhëniet me Turqinë janë të shkëlqyer appeared first on Mesazhi.com.

Sulmohet me lëndë djegëse Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren

Posted: 28 Nov 2016 03:40 AM PST

Objekti ku është vendosur Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në qytetin e Prizrenit është sulmuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha i cili ka bërë të ditur se sulmi ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit.

"Është sulmuar në orët e hershme të mëngjesit me një gaz molotov apo diçka të ngjashme atë ekspertiza do të vërtetojë", ka thënë Hoxha.

Gjithashtu Hoxha ka bërë të ditur se ai bashkë me hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas informacionit për sulmin e bërë.

"Kemi dalë në vend të ngjarjes. Pra kam dalë unë bashkë me hetuesit, me fornezikën dhe pas disa orësh janë arrestuar personat e dyshimtë janë duke u intervistuar", ka shtuar Hoxha.

Po ashtu Hoxha ka theksuar se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

The post Sulmohet me lëndë djegëse Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Prizren appeared first on Mesazhi.com.

Vrasje në Dumosh të Podujevës

Posted: 28 Nov 2016 02:15 AM PST

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dumosh të Podujevës, trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur sot në rrugën rajonale Shajkovc- Batllavë.

Komandati i policisë, Bekim Bislimi e ka konfirmuar këtë vrasje, ai ka thënë se trupi i pajetë i një personi është gjetur skaj rrugës dhe se Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet. Sipas burimeve të RTK-së viktima është Shukri Podvorica 45 vjeçar.

The post Vrasje në Dumosh të Podujevës appeared first on Mesazhi.com.

Forca e Sigurisë së Kosovës nderon familjen Jashari dhe veprën e UÇK-së

Posted: 28 Nov 2016 02:09 AM PST

Për nder të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, ministri i FSK-së, Haki Demolli bashkë me Forcat e Sigurisë së Kosovës, kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial ''Adem Jashari'' në Prekaz.

Me rastin e kësaj feste, Demolli tha se falë veprës dhe sakrificës së Adem Jasharit dhe familjes së tij, e të të gjithë dëshmorëve të rënë, sot mund të kremtohen të gjitha festat në liri.

"''Me rastin e sakrificës jashtëzakonisht të madhe të familjes Jasharaj, ne sot mund të festojmë, festat familjare, festat shtetërore. Prandaj për nder të kësaj dite, Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari, Lavdi veprës së UÇK-së", ka përfunduar Demolli, njofton Klan Kosova.

The post Forca e Sigurisë së Kosovës nderon familjen Jashari dhe veprën e UÇK-së appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more