Skip to main content

Mesazhi.com: “Përfundon procesi i autopsisë për rastin Dehari” plus 9 more

Mesazhi.com: “Përfundon procesi i autopsisë për rastin Dehari” plus 9 more


Përfundon procesi i autopsisë për rastin Dehari

Posted: 07 Nov 2016 09:06 AM PST

Tashmë ka përfunduar procesi i autopsisë së të ndjerit Astrit Dehari, i cili ndërroj jetë një ditë më parë në burgun e Prizrenit.

Rezultatet do të shpallen gjatë ditëve në vazdim.

Kujtojmë, se prezent me këtë rast ishin kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, dy ekspertët e caktuar nga familja Dehari, Besim Ymaj nga Shqipëria dhe Besim Latifaj nga Anglia.

Gjithashtu prezent ishin tre mjekë nga Instituti, një përfaqësues i EULEX-it, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, si dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

The post Përfundon procesi i autopsisë për rastin Dehari appeared first on Mesazhi.com.

Blerta Deliu dhe Ferat Shala, ministra të rinj

Posted: 07 Nov 2016 08:15 AM PST

Deputetja e deritanishme e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra është emëruar Ministre e Integrimeve Europiane, kurse Ferat Shala, që deri tani ishte zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është emëruar ministër i kësaj ministrie, njofton Klan Kosova.

Burime brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë konfirmuar këta dy emra si ministra të rinj në Qeverinë e Kosovës, në kuadër të riformatimit të Ekzekutivit.

Deliu-Kodra në postin e ri e zëvendëson Bekim Çollakun, i cili dha dorëheqje nga kreu i kësaj ministrie dhe më pas iu bashkua kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi, si këshilltar i lartë.

The post Blerta Deliu dhe Ferat Shala, ministra të rinj appeared first on Mesazhi.com.

Adem Ramadani shpërthen në lot (Video)

Posted: 07 Nov 2016 08:13 AM PST

Për herë te parë në ndonjë show ne Kosovë vjen Adem Ramadani, si i ftuar i Shpetim Deskut.

I pyetur për kolegët e tij se a po bëjnë mëkat që po këndojnë dhe a duhet ndërprerë muzikën, ai tha që nuk mund t'i thotë askujt që të mos merret me muzikë, përveçse t'i lus që ta njohin sa më shumë Zotin e tyre.

Ai gjatë këtij emisioni këndoi disa ilahi dhe këngë patriotike.

Pasi që këndoi një këngë për nënën dhe duke cituar një dijetar islam, Ramadani shpërtheu në vaj.

Për më tepër shikojeni emisionin e plotë…

The post Adem Ramadani shpërthen në lot (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Lista e Kosovës për ndeshjen me Turqinë

Posted: 07 Nov 2016 04:50 AM PST

Albert Bunjaku ka zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen me Turqinë.

Një gjë të tillë përzgjedhësi i Kosovës e ka bërë në konferencën për shtyp.

Më poshtë i keni emrat e lojtarëve të ftuar për sfidën e 12 nëntorit.

Portierë: Samir Ujkani, Adis Nurkovic, Bledar Hajdini.

Mbrojtës: Mërgim Vojvoda, Benjamin Kololli, Fanol Perdedaj, Leart Paqarada, Alban Pnishi, Amir Rrahmani, Avni Pepa, Fidan Aliti.

Mesfushorë: Herolind Shala, Alban Meha, Eroll Zejnullahu, Enis Alushi, Valon Berisha, Milot Rashica, Arber Zeneli, Bernard Berisha.

Sulmues: Albert Bunjaku, Vedat Muriqi.

The post Lista e Kosovës për ndeshjen me Turqinë appeared first on Mesazhi.com.

Prokuroria e Shtetit do ta ndihmojë Gjykatën Speciale

Posted: 07 Nov 2016 04:00 AM PST

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka pritur të hënën në takim pune, David Schwendiman, kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar me të cilin ka diskutuar për organizimin, funksionet, kompetencat dhe juridiksionin e Dhomave të specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Lumezi, ka theksuar gatishmërinë e tij për të kontribuar në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë dhe i ka ofruar kryeprokurorit Schwendiman bashkëpunim të plotë nga ana e tij.

Ai ka shtuar se prokurorët nga Prokuroria Speciale e Kosovës, me qëllim të përmbushjes së mandatit të kësaj prokurorie do t'i ofrojnë bashkëpunim Zyrës së Prokurorit të Specializuar, sa herë që do të jetë e nevojshme.

The post Prokuroria e Shtetit do ta ndihmojë Gjykatën Speciale appeared first on Mesazhi.com.

Ekspertët e pavarur për obduksionin e Astrit Deharit vijnë sot në Kosovë

Posted: 07 Nov 2016 03:56 AM PST

Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se do të jetë përfaqësues i familjes së Astrit Deharit, që vdiq ditën e shtunë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Gashi ka njoftuar se do ta përfaqësojë familjen Dehari në të gjitha institucionet derisa ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme pritet ardhja e ekspertëve të pavarur të kërkuar nga familja e tashmë të ndjerit, Astrit Deharit.

Avokati Gashi ka bërë të ditur se ekspertët do të asistojnë në obduksionin në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

The post Ekspertët e pavarur për obduksionin e Astrit Deharit vijnë sot në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Pacolli: AKR-së i duhet ndihma e diasporës për ta ndryshuar gjendjen e rëndë në Kosovë

Posted: 07 Nov 2016 03:53 AM PST

Në rrjedhën e shpalosjes së programit Ekonomik të Aleancës Kosova e Re për Zhvillim dhe Punësim, Presidenti i i partisë, z.Behgjet Pacolli ka mbajtur debat për zhvillim ekonomik, me qytetarët e Kosovës që jetojnë në Zvicër.

Në prani të një qindra bashkatdhetarëve tanë nga diaspora, Presidenti Pacolli në Cyrih ka folur për gjendjen aktuale ekonomike në Kosovë. Ai me theks të veçantë është ndalur tek buxheti i vitit 2017 për të cilin ka pasur një numër kritikash. Pacolli me këtë rast i ka përmendur shtetet e rajonit të cilat dallojnë shumë për nga buxheti vjetor i planifikuar për qytetarët e tyre, duke shtuar se Kosova është rasti i parë në botë ku shteti ka kërkuar kredi për ta shtuar buxhetin.

"Në Kosovë është krijuar një situatë ku dominon padrejtësia, e cila pastaj reflektohet në familje, në punë, edhe në institucione dhe në çdo vend tjetër. Vetëm me punë shtohet buxheti", ka thënë Pacolli.

Duke folur për programin e Aleancës Kosova e Re , Pacolli ka thënë se AKR-ja para se të ndërtojë programin e partisë, e ka studiuar në detaje situatën në terren, ku është bërë identifikimi i problemeve, po ashtu është menduar mirë se si të zgjidhen ato, ne e kemi ndërtuar programin duke u bazuar në punën tonë në terren dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarë", ka thënë numri një i AKR-së.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re para diasporës shqiptare në Zvicër, ka folur edhe për mungesë të investimeve në Kosovë, duke i përmendur kështu të gjitha pengesat në të cilat investitorët e huaj kanë hasur në Kosovë. Pacolli ka thënë se këta investitorë janë penguar nga njerëzit që udhëheqin me vendin dhe nuk ka mundur të bëhet asgjë pasi që sipas tij, edhe gjyqësia në vend është krejtësisht e ndikuar nga njerëz të cilët manipulojnë me Kosovën dhe qytetarët e saj. "Vetëm me zhvillim ekonomik dhe ndërrim të qeverisë mund të ketë ndryshime pozitive në Kosovë", ka thënë Pacolli.

Më pas në këtë debat lideri i AKR-së, ka vazhduar bashkëbisedimin me të pranishmit, të cilët treguan interesim në shtjellimin e pikave programore të Aleancës Kosova e Re, e veçanërisht ato të sektorit Ekonomik.

The post Pacolli: AKR-së i duhet ndihma e diasporës për ta ndryshuar gjendjen e rëndë në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Asnjë person nga Podujeva nuk ka shkuar në Siri dhe Irak

Posted: 07 Nov 2016 03:37 AM PST

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Giovanni Fungo, me bashkëpunëtorë, vizitoi Podujevën dhe u prit nga kryetari i Komunës, Agim Veliu, njofton kumtesa komunale.

Gjatë takimit, Veliu e informoi komandantin e KFOR-it për gjendjen e sigurisë, por edhe me aktivitetet dhe investimet e bëra në ndërtimin e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik të Komunës së Podujevës.

"Podujeva është një komunë e qetë me trend të rënies së kriminalitetit në vazhdimësi. Kemi koordinim të shkëlqyeshëm me KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe Këshillin e Bashkësisë Islame, kurse gjendjes së mirë të sigurisë i kontribuojnë edhe qytetarët tanë të gjitha komuniteteve ", tha Veliu.

Kryetari Veliu përmendi edhe një fakt tjetër të mirë, duke thënë se deri tash nuk është evidentuar asnjë rast që ndonjë qytetar i Komunës së Podujevës të ketë shkuar në luftëra të huaja, konkretisht në konfliktin e Lindjes së Mesme.

Komandanti i KFOR-it tha se e gëzon fakti që situata e sigurisë është e qetë dhe stabile, duke pasur parasysh faktin se Komuna e Podujevës është ndër komunat kryesore të Kosovës, e cila kufizohet me Republikën e Serbisë.

The post Asnjë person nga Podujeva nuk ka shkuar në Siri dhe Irak appeared first on Mesazhi.com.

Rama falenderon Erdoganin

Posted: 07 Nov 2016 02:44 AM PST

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e nisi fjalimin e tij në ceremoninë e përurimit të uniformave të reja në policinë e shtetit me një falenderim.

"Që në fillim dua të falenderoj qeverinë e Turqisë dhe në veçanti presidentin Erdogan për mbështetjen që na kanë dhënë në këtë projekt"- tha Rama, shkruan Lapsi.al.

Siç dihet uniformat e reja të policisë shqiptare janë të ngjashme me ato të policisë turke.

The post Rama falenderon Erdoganin appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Shqiptarët kanë bërë gjithmonë luftë të pastër në përpjekjet për liri

Posted: 07 Nov 2016 02:41 AM PST

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e 97 vjetorit të mbledhjes së Komitetit për Mbrojtje Kombëtare të Kosovës që ishte mbajtur në Shkodër ka thënë se shqiptarët gjithmonë kanë bërë luftë të pastër në përpjekjen për liri.

"Më 7 nëntor 1918 u mblodh në Shkodër Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës që synonte çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare që ishin pushtuar prej Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në krye të komitetit qëndronin figura të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare si Kadri Prishtina, Bedri Pejani, Hasan Prishtina, Sali Nivica, Bajram Curri apo Sotir Peci. Ky komitet luajti një rol të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e çështjes sonë kombëtare si dhe në mbrojtje të popullsisë sonë civile prej mizorive të pushtuesve", ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ai më tutje ka shpalosur programin e këtij Komiteti, për të cilin thotë se vlen t'i kushtohet një vëmendje e veçantë pasi tregon kujdesin ndaj popullsisë civile serbe.

"Por, vlen të veçohet programi fisnik dhjetë-pikësh i mëposhtëm i Komitetit i cili i kushton vëmendje të veçantë kujdesit për popullsinë civile serbe. Ky program është një dëshmi e fortë historike se shqiptarët në përpjekjet e tyre për liri e pavarësi, qoftë 97 vite më parë në kohën e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe qoftë 17 vite më parë në kohën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjithmonë kanë bërë një luftë të drejtë, të pastër e dinjitoze", është shprehur ai.

Programi i Komitetit të Kosovës për kryengritjen e vitit 1919 në Kosovë ishte:

1- Asnji kryengritës nuk guxon me i damtue shkiet e vendit,veç atyre që qendrojnë me armë në dorë kundër qëllimit shqiptar.

2- Asnji kryengritës nuk guxon me djegë shtëpia e me renuar kisha.

3- Plaçka ashtë jashta kryengritjes.

4- Asnji kryengritës nuk guxon me ba naj shemtim mbi trupat e të vramëve të anmikut as me çveshë ata anmiq që jesin dekun e të plaguem ose të xanë rob.

5- Veprimi ma i gjallë ka me kenë kundra ushtrisë,xhandarmërisë,kundra komiteteve të anmikut që kundërshtojnë me armë në dorë edhe në kjoftë se anmiku ban mizorina shqiptarëve pa armë me vete,ka per tju përmbajt plotësisht e rreptësisht katër pikave të nalt përmenura.

6- Nji shqiptar që e kundërshton luftën krahas me anmikun ose veç asht kundra qëllimit,ka për tu vra pa gjyq e pa afat kushdo që të jet.Por nji tradhëtar pa armë në dorë ka me u gjykue para gjygjit të kryengritjes e ka me u dënue mbas dokumentave e jo me përalla të hallkut.

7- Me të zaptuemit të nji shehri ose të nji katundi,serbët,shkijet e vendit ashtu edhe qarshia të rruhen me njerëz besnika e kryengritësit të ndjekin anmikun pa afat e pa bjerë asnji dakik nëpër shehre e katunde.

8- Kot e panevojë as gjaku i popullit tonë as gjaku i popullit anmik ska me mujt me u derdh.Por aty ku asht nevoja,nji kryengritës ska me guxue me krsye aspak gjakun e vet.

9- Ajroplanat,konsullat e shka ka që i perket këtyne,kan për ti ruejt me gjinde ma besnik e ma të marrun vesh.

10- Të vramët shqiptar s'kan për tu varrosur gjer sa të vij ndonji komisjon i huaj.Mizorinat e bame prej anmikut ka për të mbet shënue edhe për me i dëftue Evropës e Amerikës.

The post Thaçi: Shqiptarët kanë bërë gjithmonë luftë të pastër në përpjekjet për liri appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more