Skip to main content

Mesazhi.com: “Hoxhë Elvis Naci për “Halloween”: Zoti i ka krijuar fëmijët si engjëj, mos i shëmtoni ata!” plus 9 more

Mesazhi.com: “Hoxhë Elvis Naci për “Halloween”: Zoti i ka krijuar fëmijët si engjëj, mos i shëmtoni ata!” plus 9 more


Hoxhë Elvis Naci për “Halloween”: Zoti i ka krijuar fëmijët si engjëj, mos i shëmtoni ata!

Posted: 31 Oct 2016 02:27 PM PDT

Hoxha Elvis Naci ka folur rreth festës së sontme e njohur si 'Nata e Shtrigave' (Halloween), e cila po shënohet edhe në Kosovë.
Ai i ka lutur prindërit që të mos i shëmtojnë fëmijët e tyre, ngase kjo është festë e shejtanit.

Ky është mesazhi i hoxhës Elvis Naci për Halloween:

"Sot mund te shikosh normalishte femije me simbole shejtaneske per shkak te festes se Halloween, Prinder te nderuar i Madhi Zot i ka krijuar femijet si engjej mos i shemtoni ato se i keni amanet! Kjo feste eshte e shejtanit kurse ne jemi te Rrahmanit (Gjithemeshirshmit)", ka shkruar Elvis Naci.

The post Hoxhë Elvis Naci për "Halloween": Zoti i ka krijuar fëmijët si engjëj, mos i shëmtoni ata! appeared first on Mesazhi.com.

Ruanda akuzon 22 zyrtarë të Francës për gjenocidin e vitit 1994

Posted: 31 Oct 2016 02:00 PM PDT

Qeveria e Ruandës ka publikuar një listë të 22 ish-oficerëve ushtarak dhe atyre aktual që shërbejnë në forcat franceze me akuzën për të cilët Kigali zyrtar pretendon se kanë luajtur një rol vendimtar gjatë gjenocidit të vitit 1994 kundër fisit tutsi që la afër një milion njerëz të vrarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në krye të listës të publikuar të hënën gjendet gjenerali Jacques Lanxade, ish-shefi i Forcave të Mbrojtjes franceze në kohën e gjenocidit, i cili akuzohet se ka furnizuar me armë ushtrinë e Ruandës përkundër njohurive se masakrat kundër tutsit u organizuan nga forcat e armatosura.

The post Ruanda akuzon 22 zyrtarë të Francës për gjenocidin e vitit 1994 appeared first on Mesazhi.com.

Gjuriq në Leposaviq: Trepça mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së Serbisë

Posted: 31 Oct 2016 10:42 AM PDT

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar sot se punëtorët e Trepçës (pjesës veriore) mund të llogarisin për çdo lloj mbështetje të Qeverisë së Serbisë.

Sipas tij, Ligji i Trepçës nuk prodhon asnjë efekt juridik për shkak se ai është anuluar me vendim të Qeverisë së Serbisë.

Gjatë vizitës që u bëri minatorët e Trepçës në Leposaviq, Gjuriq përcolli mesazhin se Trepça mund të llogarisin në mbështetjen e Qeverisë së Serbisë, jo vetëm politikisht, por edhe mbështetje juridike dhe financiare, transmeton lajmi.net.

"Është detyra jonë, është që të mundësojë që Trepça të vazhdojë të funksionojë dhe se mesazhi më i rëndësishëm është se Trepça mund të mbështetet nga Serbia, nga qeveria serbe, politikisht, ligjërisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër", ka thënë Gjuriq.

Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tha se ky vendim nuk ka asnjë efekt juridik, ky vendim e ka shtrembëruar ligjin dhe se qeveria e Serbisë e ka anuluar vendimin e gjykatës.

Mbështetjen politike për Trepçën, ai e shpjegoi se do të bëhet çdo gjë për të luftuar që Trepça të mbetet në duart e njerëzve të këtij rajoni.

Ai tha se Qeveria e Kosovës është duke tentuar të kërcënojë ekzistencën e gjithë popullit serb në këtë pjesë të Kosovës, por ai paralajmëroj se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

The post Gjuriq në Leposaviq: Trepça mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së Serbisë appeared first on Mesazhi.com.

Pas Italisë e Serbisë, Shqipërinë e mposhtë edhe Maqedonia

Posted: 31 Oct 2016 10:40 AM PDT

Pretendohej kalimi i Grupit, por në fund nuk arriti të marrë asnjë pikë, duke u larguar nga kualifikueset e Kampionatit Europian për moshat deri në 17 vjeç me tre humbje.

Kombëtarja shqiptare e 17-vjeçarëve është mposhtur edhe nga Maqedonia, këtë herë me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa 45 minutat e dyta, kombëtarja shqiptare i nisi mirë duke gjetur golin në minutën e 52 me anë të Bullarit, raporton tch. Por ky avantazh ka zgjatur vetëm 2 minuta pasi maqedonasit barazojnë me Kolevskin.

Vetëm 10 minuta më pas, shënon një tjetër shqiptar, Ferati, por që në këtë ndeshje mbante veshur fanellën e Maqedonisë. Rezultati 2-1 mbeti i pandryshuar deri në fundin e takimit, megjithëse të besuarit e trajnerit Mustedanagic u hodhën në sulm për të gjetur barazim.

Në tre ndeshje, me Italinë, Serbinë dhe e fundit me Maqedoninë, kombëtarja e 17 vjeçarëve regjistroi 3 humbje, duke zënë vendin e fundit në renditje të këtyre eliminatoreve.

The post Pas Italisë e Serbisë, Shqipërinë e mposhtë edhe Maqedonia appeared first on Mesazhi.com.

1.5 milion euro për të akuzuarit potencialë të Gjykatës Speciale

Posted: 31 Oct 2016 10:29 AM PDT

Qeveria e Kosovës ka miratuar dhe proceduar në Kuvend, projektligjin për buxhetin për vitin 2017, i cili parashihet të jetë rreth dy miliardë euro.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se Ligji për Buxhetin për vitin 2017, është buxhet zhvillimor dhe reflekton programin qeverisës të koalicionit, që shpreh përcaktimin për zhvillim ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Mustafa tha se pjesa më e madhe e buxhetit gjeneron nga të hyrat fiskale dhe jo fiskale. Një pjesë e buxhetit është siguruar nga huadhënia nga institucionet ndërkombëtare dhe një pjesë e mjeteve që lirohen nga AKP ja.

Mustafa po ashtu theksoi se Qeveria do të mundohet që këtë buxhet ta realizojë maksimalisht dhe se ai do të shpërndahet ne mënyre proporcionalë, sa i përket ministrive dhe komunave.

"Ky buxhet si i tillë është buxhet zhvillimor dhe reflekton drejtpërsëdrejti programin qeverisës të koalicionit. Do të thotë është buxhet i qeverisë së koalicionit, që shpreh përcaktimin tonë për zhvillim ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe stabilitetit fiskal brenda vendit. Pjesa më e madhe e buxhetit gjeneron nga të hyrat fiskale dhe jo fiskale. Një pjesë e këtij buxheti është siguruar nga huadhënia e jashtme mbi bazën e marrëveshjeve që ne kemi me BERZH, bankën evropiane për investime. Mjete që do ti sigurojmë nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe një pjesë të mjeteve nga mjetet që lirohen nga AKP-ja…Buxheti prej rreth 2 miliard euro siguron që investimet kapitale për vitin e ardhshëm t'i kemi me të mëdha përfaërishst 50 për qind më shumë se që kemi pasur këtë vit", tha Mustafa.

E ministri i Financave Avdullah Hoti i cili prezantoi para kabinetit qeveritar këtë projektligj, tha se ka të dhëna inkurajuese në lidhje me rritjen ekonomike dhe ambientin e përgjithshëm ekonomik. Sipas tij viti 2016 pritet të përmbyllet me rritje ekonomike prej 4 përqind, ndërkaq për 2017 rritja ekonomike pritet të shkoj në 4.4 përqind. Ndërsa tha se dy objektiva kryesore që kanë pasur parasysh gjatë përgatitjes së buxhetit për vitin 2017, janë mbajtja e shpenzimeve rrjedhëse nën kontroll dhe krijimi i hapësirës për shpenzime kapitale.

Hoti tha se në buxhetin e vitit 2017 për veteranët e luftës është paraparë buxhet deri në 50 milionë euro. Sipas Hotit, investimet që parashihen me këtë projektbuxhet janë kryesisht në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe infrastrukturën rrugore.

" Për veteranët e luftës ne kemi paraparë buxhetin prej 38 milionë. Ndërsa për invalidë dhe invalidë- veteranë të luftës 12 milionë euro. Ky buxhet është i dakorduar me FMN-në. Javën e ardhshme Fondi është në Prishtinë dhe pres të arrijmë dakordim përfundimtar me ta. Sa i përket buxhetin e komunave, komunat marrin 25.5 përqind të të hyrave të përgjithshme të Qeverisë…Ky buxhet është në linjë të plotë me objektivat që ka qeveria për rritje të qëndrueshme në fushën ekonomike dhe për të mbajtur qëndrueshmërinë fiskale të saj", tha Hoti.

Lidhur me ndarjen e buxhetit pati vërejtje ministrja Edita Tahiri, sipas të cilës nuk mjafton për Ministrinë që ajo përfaqëson.

"Unë vetëm desha të bëj me dije, që buxheti që është paraparë me Ministrinë pa Portofol, është i njëjtë sikur vitin e kaluar. Dhe vet e kemi parë që nuk është i mjaftueshëm. Prej kohës kur ka filluar dialogu i Brukselit, ka qenë një parim që është akordu një buxhet dhe gjatë vitit janë bërë shtesa. Sivjet kemi pasur vështirësi për një shtesë dhe atë nuk është e mjaftueshme. Ministria pa portofol e ka emrin pa portofol, por nuk e besoj që është pa portofol, është një portofol i madh në këtë ministri", tha Tahiri.

Projektbuxheti i viti 2017 u aprovua me propozimet shtesë nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, për të ndarë 1.5 milion euro për fondin për mbrojtjen e të akuzuarve potencialë nga Gjykata Speciale dhe 500 mijë euro për Ministrinë e Punëve të Jashtme për blerjen e Ambasadës së Kosovës në SHBA.

Qeveria po ashtu miratoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e kodit të procedurës penale. Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha tha se hartimi i këtij projektligji është bërë në koordinim me akteret relevant dhe prokurorinë speciale dhe është në funksion të një shteti ligjor.

"Përmes këtij projektligji me të cilin do të ndryshohet dhe plotësohet Kodi i Procedurës Penale, ka të bëjë me mundësinë e zgjerimit të afatit për zhvillim të hetimeve, për kategori të caktuara të veprave penale. Një zgjerim i afatit për zhvillim të hetimeve do të bëhet për veprat penale, ndjekja e të cilave nuk parashkruhet. Pra veprat penale kundër të drejtës ndërkombëtare duke përfshirë krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe vrasjet e rënda", tha ajo.

Qeveria po ashtu miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-ve për shkëmbim të informacionit për verifikimin e terrorizmit.

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni tha se kjo marrëveshje e propozuar nga SHBA, e e cila do të lidhet midis Qendrës për skanimit të terroristëve dhe Policisë së Kosovës.

"Me këtë marrëveshje synohet këmbimi i informacionit në kohë të shpejtë, informacione të sakta në të dyja drejtimet. Kosova është ndër pak vende që do ta ketë një marrëveshje të tillë dhe kjo do ta ndihmonte Kosovën, në plotësimin përkatësisht grumbullimin e informacionit, në sfondin e informatave për terroristët e mundshëm që mund ta kërcënojnë ose rrezikojnë edhe vendin tonë", tha Hyseni.

Buxheti prej rreth 2 miliardë eurosh rezulton që investimet kapitale të jenë rreth 50 për =qind më të mëdha.

Deficiti buxhetor parashihet të jetë 1.5 për qind me i ulët se sa lejon FMN –ja, ndwrsa buxheti do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sa i përket Ministrive dhe Komunave.

The post 1.5 milion euro për të akuzuarit potencialë të Gjykatës Speciale appeared first on Mesazhi.com.

Dialogu s’ka kuptim pa zbatim të marrëveshjeve

Posted: 31 Oct 2016 10:28 AM PDT

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel po kalon nëpër një periudhë e cila shënon stagnim, në kuptimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura më herët dhe kjo po ndodh për shkak të qasjes joserioze dhe destruktive të Qeverisë së Serbisë, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Sipas tyre, ndër marrëveshjet e rëndësishme, zbatimi i të cilave ka stagnuar, janë për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Kosovën, për çështjen e energjetikës, të lëvizjes së lirë dhe zhbërjes së strukturave paralele.

Në shumë raste, marrëveshjet e arritura në Bruksel janë interpretuar ndryshe nga palët në dialog, gjë që ka ndikuar edhe në zvarritjen e zbatimit të tyre.

Valon Murtezaj, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se pala serbe po heziton t'i zbatojë marrëveshjet të cilat i ka nënshkruar në Bruksel dhe kjo situatë po e pengon avancimin e përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore me Kosovën, gjë për të cilën edhe po mbahet dialogu në Bruksel.

Sipas tij, Bashkimi Evropian, si lehtësues i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet ta luajë rolin e tij dhe t'ia bëjë të qartë palës serbe që pa zbatimin e marrëveshjeve ajo nuk mund të ecë përpara në rrugën e integrimeve evropiane.

"Palët serioze i interpretojnë marrëveshjet e arritura në mënyrë serioze. Pra, nuk mund të ketë mospërputhje të mëdha ndërmjet interpretimeve. Mirëpo, meqenëse në këtë rast ne nuk kemi të bëjmë me palë serioze, me Qeverinë e Serbisë, atëherë pikërisht për këtë e përmenda rolin e Bashkimit Evropian, në mënyrë që t'i tregojë saktë se çka nënkupton një marrëveshje e arritur dhe të vendos afate konkrete për t'i zbatuar marrëveshjet", theksoi Murtezaj.

Njohësi i zhvillimeve në Kosovë, Emrush Ujkani, profesor në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se moszbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tash në dialogun Kosovë- Serbi në Bruksel e vë në pikëpyetje gjithë procesin e dialogut, por edhe rolin e Bashkimit Evropian, si lehtësues i këtij dialogu.

"Në qoftë se këto marrëveshje nuk zbatohen ashtu siç është paraparë, do të lënë hije të keqe dhe do të vënë në pikëpyetje ecjen tutje në proceset që pritet të ndodhin, në dialogun e ardhshëm që pritet të jetë më dinamik, me disa aspekte te karakteri politik dhe më sensitiv. Gjithë ky moszbatim i këtyre marrëveshjeve do ta vështirësonte në një fazë të mëvonshme ecjen në një terren të tillë", thotë Ujkani.

Ndryshe, ditë më parë, ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të hyjë në një fazë të re, apo siç ka thënë ajo, në fazën e tretë. Por, ajo ka theksuar se pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash, nuk do të hyhet në një fazë të re të dialogut.

Mendim të ngjashëm ka edhe zëvendësministri Murtezaj. Sipas tij, është e pakuptimtë që të hapen tema të reja për tu biseduar para se të zbatohen marrëveshjet e arritura deri më tash.

"Ne, për këtë kemi përvojën në zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme dhe është treguar se është, në një mënyrë, mësim shkollor i shkencës së negocimit që ti duhet të zbatosh atë që ke arritur më herët, për të vazhduar në episodin e dytë të negociatave të mëvonshme. Pra, le të shpresojmë që tani do të zbatohen marrëveshjet, e pastaj të hyhet në biseda të tjera", thotë Murtezaj.

Edhe profesor Ujkani vlerëson se pa një vlerësim të Bashkimit Evropian mbi përmbushjen e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, dialogu në një fazë të ardhshme do të ishte i pakuptimtë.

"Këtu duhet të bëhet vlerësim paraprak nga vet Bashkimi Evropian, që pastaj, pas këtij investimi, të shikohet se ku kemi arritur në të vërtetë dhe a ka logjikë që të shkohet tutje apo jo. Përndryshe, nëse kjo nuk ndodhë, unë nuk e shoh të rrugës që të veprohet në mënyrë të tillë që të shkohet në dialog, pa marrë parasysh se çfarë formati do të ketë ai", thotë ai.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë theksuar se edhe zbatimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe – nga ana e Kosovës – vazhdon të mbetet peng i moszbatimit të marrëveshjeve të tjera nga ana e Serbisë.

The post Dialogu s'ka kuptim pa zbatim të marrëveshjeve appeared first on Mesazhi.com.

Shpërthim në një minierë në Kinë, 35 minatorë të vdekur

Posted: 31 Oct 2016 10:22 AM PDT

Pothuajse 35 minatorë janë bllokuar nën tokë pas një shpërthimi që ndodhi në një minierë qymyri në jugperëndim të Kinës.
Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua njoftoi autoritetet lokale se shpërthimi ka ndodhur në rajonin Chongqing.
Minierat kineze janë ndër më të rrezikshmet në botë për shkak të procedurave të dobëta operative.
Muajin e kaluar, një shpërthim gazi në një minierë qymyri ka lënë të vdekur 20 njerëz.
Në vitet e fundit, vendi ka prodhuar më shumë se një të tretën e prodhimit botëror të qymyrit. /MESAZHI/

The post Shpërthim në një minierë në Kinë, 35 minatorë të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Vazhdon operacioni për të thyer rrethimin e regjimit në Halep

Posted: 31 Oct 2016 08:38 AM PDT

Grupet opozitare siriane vazhdojnë sulmet kundër forcave të regjimit të Bashar al Asadit që kanë rrethuar 300 mijë njerëz në qendër të Halepit. Opozitarët të cilët janë tërhequr nga një lagjet që kishin marrë nën kontroll, kanë marrë nën kontroll një fshat në hyrje të Halepit të ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Vazhdon operacioni që opozitarët nisën ditën e premte për të thyer rrethimin e regjimit në lindje të qendrës së Halepit, në veri të Sirisë. Opozitarët të cilët veprojnë nën çatinë “Ushtria Fetih e Halepit” sulmojnë intensivisht vijën e regjimit nga jashtë rajonit të rrethuar.

Ndërsa grupet e mbetura brenda rrethimit në koordinim me forcat nga jashtë qëllojnë pikat strategjike të regjimit.

Komandantët që janë të përfshirë në konflikte dhe të cilët kanë informuar gazetarin e AA-së kanë theksuar se si rezultat i sulmeve intensive ajrore kanë mbetur të detyruar të tërhiqen nga lagjja “3000 Ndërtesat”, ku ata kanë hyrë nga pjesa e jashtme e rrethimit në pjesën jugperëndimore, por se këtu janë duke i vazhduar ende konfliktet.

Gjithashtu opozitarët vazhdojnë të kenë në objektiv me armë të rënda edhe lagjen Xhemijetu’z-Zehra e cila ndodhet në veriperëndim të frontit të vijës së jashtme të regjimit.

Ndërsa në anën tjetër po përjetohet një konflikt i ashpër mes forcave të regjimit të Asadit dhe opozitarëve të cilët kanë arritur të marrin në kontroll fshatin Minjan në perëndim të rrethimit.

Opozitarët ndodhen në një largësi 2.5 km nga qendra e qytetit, në lagjen Dahijetu’l-Esed të cilën e morën nën kontroll të premten e kaluar.

Në lindje të qendrës së qytetit Halep jetojnë afërsisht 300 mijë persona. Rruga Kastillo e cila formon lidhjen e rajonit kufitar të Turqisë me qytetin Idlib u mor nën kontrollin e regjimit më 7 korrik. Opozitarët pavarësisht se më 6 gusht arritën të rihapnin sërish korridorin, regjimi rrethoi përsëri rajonin me 4 shtator. Pjesa lindore e qytetit është kthyer në një rrënojë si pasojë e sulmeve intensive të regjimit dhe Rusisë. Në rajonin ku më shumë se 1 milionë njerëz kanë migruar që nga fillimi i luftës theksohet se dhjetëra mijëra të tjerë kanë humbur jetën nga sulmet e regjimit dhe mbështetësve të tij. Forcat e regjimit ende nuk lejojnë kalimin e ndihmave humanitare të Kombeve të Bashkuara.

The post Vazhdon operacioni për të thyer rrethimin e regjimit në Halep appeared first on Mesazhi.com.

Pas vendimit të Kushtetueses, Thaçi nënshkruan Ligjin për Trepçën

Posted: 31 Oct 2016 08:34 AM PDT

"Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetues", njoftuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në llogarinë e tij në Facebook.

"Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne", shkruan Thaçi.

"Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës".

Të njëjtin ligj e ka kontestuar në vazhdimësi Lista Serbe, madje e dërguan edhe në Gjykatën Kushtetuese, por Kushtetuesja e shpalli të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për anulimin e Ligjit për Trepçën,

Madje, Gjykata Kushtetuese refuzoi edhe kërkesën për masë të përkohshme si të paaplikueshme.

The post Pas vendimit të Kushtetueses, Thaçi nënshkruan Ligjin për Trepçën appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria miraton projektligjin për Buxhetin 2017

Posted: 31 Oct 2016 08:25 AM PDT

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar projektligji për Buxhetin e vitit të ardhshëm prej 2 miliardë eurosh.

Avdullah Hoti, ka thënë se projektligj në fjalë është hartuar me pajtimin e FMN-së. I pari i Ministrisë së Financave ka shtuar se të dhënat janë inkurajuese dhe pritet rritje ekonomike mbi 4 %.

"Në buxhetin 2017 parashihen investime në infrastrukturën rrugore, investime 15 shkolla të reja, parashihen edhe ndërtimi i Fakultetit Ekonomik", ka deklaruar Hoti.

Ndërsa kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se Buxheti prej 2 miliardë eurosh është zhvillimor dhe reflekton përcaktimin e Qeverisë.

"Pjesa më e madhe u buxhetit gjenerohet nga të hyrat fiskale. Mendoj se ky buxhet është reflekton reformat fiskale dhe që parashihen me parametrat mikroekonomik. Në asnjë rast nuk do të lejojmë të lëmë borxhe për politikat e ardhshme. Rregulla fiskale që ne ju përmbahemi saktësisht", ka deklaruar Msutafa.

The post Qeveria miraton projektligjin për Buxhetin 2017 appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more