Skip to main content

Mesazhi.com: “FIFA zbulon kandidatët për “Futbollisti i Vitit” (FOTO)” plus 9 more

Mesazhi.com: “FIFA zbulon kandidatët për “Futbollisti i Vitit” (FOTO)” plus 9 more


FIFA zbulon kandidatët për “Futbollisti i Vitit” (FOTO)

Posted: 04 Nov 2016 09:45 AM PDT

FIFA ka publikuar listën e 23 kandidatëve në garë për çmimin e “Futbollisti i vitit 2016”.
Të nominuar janë:

Sergio Agüero (Argjentina/Manchester City), Gareth Bale (Uells/Real Madrid), Gianluigi Buffon (Itali/Juventus), Cristiano Ronaldo (Portugali/Real Madrid), Kevin De Bruyne (Belgjikë/Manchester City), Antoine Griezmann (Francë/Atlético Madrid), Zlatan Ibrahimović (Suedi/Paris Saint-Germain/Manchester United), Andrés Iniesta (Spanjë/FC Barcelona), N'Golo Kanté (Francë/Leicester City/Chelsea), Toni Kroos (Gjermani/Real Madrid), Robert Lewandowski (Poloni/FC Bayern Munich), Riyad Mahrez (Algjeria/Leicester City), Lionel Messi (Argjentina/FC Barcelona), Luka Modrić (Kroacia/Real Madrid), Manuel Neuer (Gjermani/FC Bayern Munich), Neymar (Brazil/FC Barcelona), Mesut Özil (Gjermani/Arsenal), Dimitri Payet (Francë/West Ham United), Paul Pogba (Francë/Juventus/Manchester United), Sergio Ramos (Spanjë/Real Madrid), Alexis Sánchez (Kili/Arsenal), Luis Suárez (Uruguai/FC Barcelona), Jamie Vardy (Angli/Leicester City).
lojtare

The post FIFA zbulon kandidatët për "Futbollisti i Vitit" (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Medalja e artë në Britani dëshmi e forcimit të FSK-së

Posted: 04 Nov 2016 09:42 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur edhe 13 pjesëtarët e FSK-së që garuan në "Cambrian Patrol" të Britanisë së Madhe, të cilët ishin të shoqëruar edhe nga komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Presidenti Thaçi ka thënë se suksesi i pjesëtarëve të FSK-së në garën "Cambrian Patrol", ku morën medaljen e artë, është edhe sukses i FSK-së dhe me rezultate të tilla jemi më afër krijimit të ushtrisë dhe anëtarësimit në Partneritetin për Paqe dhe në NATO, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

"Ky sukses është dëshmi e forcimit të FSK-së. Me këtë sukses ju keni renditur Kosovën përkrah ushtrive më të fuqishme. Na keni bërë shumë krenarë me suksesin tuaj", u shpreh Thaçi.

Menaxherja e skuadrës, togere Manushaqe Nura, e cila kishte koordinuar përgatitjet e grupit tha se në garën"Cambrian Patrol", përveç marrjes së medaljes së artë, kanë arritur t'i thyejnë edhe paragjykimet se kadetët e FSK-së vetëm individualisht mund të korrin suksese, duke u dëshmuar kështu të suksesshëm edhe në grup.

Kurse, komandanti i skuadrës, nëntoger Ismail Hoxha, i cili ishte dekoruar edhe me shpatën për oficer-kadetin më të mirë ndërkombëtar nga vetë princi Charles, tha se kanë pasur vullnet të pathyeshëm për ta fituar këtë garë dhe e kanë fituar.

Suksesi i skuadrës së FSK-së në Britani të Madhe, sipas komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i ka hapur rrugë edhe projekteve të reja që kanë për qëllim trajnimin dhe përgatitjen profesionale të kadetëve të FSK-së.

The post Thaçi: Medalja e artë në Britani dëshmi e forcimit të FSK-së appeared first on Mesazhi.com.

Policia aksion të gjerë kundër prostitucionit (Video)

Posted: 04 Nov 2016 09:01 AM PDT

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, e asistuar dhe mbështetur edhe nga njësitet rajonale policore me 03.11.2016 ka implementuar planin operativ të koduar "NËNTORI", i cili kishte për qëllim identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me qenie njerëzore.

Vlen të potencohet se ky plan operacional është realizuar në bashkëpunim edhe me institucione tjera relevante i cili ka përfshi gjithë territorin e vendit.

Gjatë zbatimit të planit nga njësitet policore janë kontrolluar 32 lokale, të cilat përveç ushtrimit të veprimtarive legale, kishte dyshime për mundësi të shfrytëzimit të të njëjtave për trafikim me qenie njerëzore.

Gjashtë nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorët komunalë për mungesë dokumentacioni përkatës dhe kanë filluar procedurat e parapara ligjore.

Me këtë rast janë arrestuar dy persona, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale 'armëmbajtje pa leje' dhe 'pengim të kryerjes së detyrës zyrtare'.

Gjithashtu është konfiskuar një revole me nëntë copë fishekë dhe dy thika.

Gjatë zbatimit të operacionit në lokalet e kontrolluara gjithashtu janë legjitimuar edhe 185 femra, shumica shtetase të huaja, nga Shqipëria, Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia.

Të njëjtave u janë konfiskuar dokumentet përkatëse dhe janë udhëzuar të paraqiten në Drejtorine e Migrimit dhe të Huajve pranë Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër krimit, ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

Në vijim keni video linkun e një pjese të operacionit policor:

The post Policia aksion të gjerë kundër prostitucionit (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Opozita për kërkesën e Presidentit për Reformë Zgjedhore – Tallje e radhës nga Thaçi

Posted: 04 Nov 2016 06:36 AM PDT

Thirrjes së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të diskutuar mbi reformën zgjedhore në Kosovës, partitë opozitare nuk i janë përgjigjur.

Dy nga partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deh Nisma për Kosovën, në një konferencë të përbashkët kanë thënë se këtë refuzim e kanë bërë pasi që thirrja e Presidentit nuk është e sinqertë dhe po bëhet vetëm sa për t'i zgjatur jetën qeverisë, që sipas tyre është e dështuar.

Madje, Valdete Bajrami, nga Nisa për Kosovën, e ka quajtur thirrjen e Thaçit për takim, tallje e ti e radhës.

"Marrja pjesë në këtë takim do ta legjitimonim këtë qeveri jo legjitime. Vet Thaçi ka penguar që të mos përfundojë Reforma Zgjedhore, prandaj këtë rifillim e konsiderojmë të kotë dhe tallje të radhës", ka deklaruar Bajrami në një konferencë të përbashkët me Pal Lekajn e AAK-së.

"Ne nuk bëhemi pjesë e këtyre lojërave. Jemi për Reformë Zgjedhore, por jo me këtë legjislaturë, sepse jemi duke u qeverisur nga një kryeministër që është shkelës i Kushtetutës".

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Lekaj, pohoi se vendi ka nevojë më shumë për zgjedhje, sesa për Reformë Zgjedhore.

"Vendit i duhen zgjedhjet dhe jo reformë zgjedhore sa për të fituar kohë, ne nuk do t'i bashkohemi kësaj reforme, sepse e njëjta iniciativë është nisur para pesë viteve dhe nuk kemi asgjë të kryer".

"Si përfundim; jemi që vendi të shkojë në zgjedhje dhe të nënshkruhet një draft me ftesë të Presidentit që vendi të shkojë në zgjedhje".

The post Opozita për kërkesën e Presidentit për Reformë Zgjedhore – Tallje e radhës nga Thaçi appeared first on Mesazhi.com.

Tahiri: Njohja e ndërsjellë mes dy shteteve sjellë paqe të qëndrueshme

Posted: 04 Nov 2016 05:38 AM PDT

Me ftesë të Iniciativës për Dialog të Libanit (LDI) dhe Universitetit "Notre Dame", ministrja për Dialog e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri po qëndron në Liban, ku po merr pjesë në Konferencën "Dialogu dhe praktikat e mira: paqe-stabilitet-prosperitet".

Në këtë Konferencë po marrin pjesë përfaqësues të botës akademike, fetare, politike dhe intelektuale të Libanit dhe pjesëmarrës ndërkombëtarë. Një panel i është kushtuar dialogut mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, si një model për krijimin e paqes përmes marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve. Pjesë e panelit janë përfaqësuesit e dyja shteteve.

Paneli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, u moderua nga Ambasadori William Habib, ish sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Libanit.

Tahiri ka folur foli për historinë e përpjekjeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe proceset paqësore që nga Rambuje, Vjenë dhe tani në Bruksel, si dhe progresin e shtetit të Kosovës në forcimin e shtetit sovran dhe demokratik si dhe subjektivitetin ndërkombëtar.

Ajo tha se Kosova lindi si shtet pas luftës dhe sakrificave njëshekullore të popullit shqiptar dhe Kosovës, si një proces për të korrigjuar padrejtësinë e ndarjes së kombit dhe tokave shqiptare. Ajo po ashtu foli për përvojën personale të saj si një nga liderët e lëvizjes për pavarësimin e Kosovës dhe si negociatore e paqes, si në kohën e luftës në Kosovë e poashtu në procesin e përpjekjeve për integrimet euro-atlantike, duke thënë se kushti evropian për fqinjësi të mirë ka bërë që Dialogu në Bruksel të jap rezultate mjaft të rëndësishme.

Tahiri theksoi se njohja e ndërsjellë mes dy shteteve sjellë një paqe të qëndrueshme në Ballkan dhe Evropë, duke ndërtuar marrëdhënie të mira ndërfqinjësorë me ish-armikun Serbinë.

Ajo po ashtu tha se Libani dhe libanezët e kuptojnë historinë tragjike por triumfuese të Kosovës sepse në të gjejnë pjesë të historisë së tyre të okupimeve. Ajo tha se Libani meriton të bëhet një qendër globale për dialog nga ana e OKB-së, sepse shembulli i respektimit të diversiteteve dhe bashkëjetesës mbi këtë vlerë e bën Libanin një model inspirues për dialog dhe paqe.

The post Tahiri: Njohja e ndërsjellë mes dy shteteve sjellë paqe të qëndrueshme appeared first on Mesazhi.com.

Pesë ditë fushatë për zgjedhjet në Drenas

Posted: 04 Nov 2016 05:37 AM PDT

Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas do të jetë pesë ditë.

Po ashtu KQZ ka ndarë 268 mijë e 420 euro buxhet për zgjedhje të jashtëzakonshme që do të mbahen më 4 dhjetor në Gllogoc.

Në këtë mbledhje që e ka kryesuar nga Sami Hamiti nga LDK-ja është kritikuar mos prezenca e kryetares Valdete Daka e cila ishte në takimin e thirrur nga presidenti Thaçi.

Adnan Rrustemi nga VV ka kundërshtuar pjesëmarrjen e Dakës në takimin e partive politike duke e quajtur takimin me karakter politik që mund ta vë në dyshim paanshmërinë e KQZ-së.

Edhe Betim Vishaj anëtar i KQZ ka shprehur shqetësimin se në çfarë cilësie ka shkuar Daka në takim. Ndërkaq Sami Hamiti tha se takimi ka qenë me kërkesën e presidentit dhe se kërkesa e tij është legjitime sepse ai nuk i takon partive politike duke theksuar që "shumë mirë ia ka bërë që ka shkuar".

The post Pesë ditë fushatë për zgjedhjet në Drenas appeared first on Mesazhi.com.

Siri: Ka hyrë në fuqi armëpushimi i njëanshëm në Alepo

Posted: 04 Nov 2016 03:48 AM PDT

Një armëpushim i njëanshëm dhe i përkohshëm sot ka hyrë në fuqi në qytetin Alepo në pjesën veriore të Sirisë.

Armëpushimi 10 orësh është shpallur nga regjimi i Sirisë dhe aleati i vet Rusia, për lejimin e kryengritësve dhe civilëve, që të largohen nga pjesët e rrethuara të Alepos, nëpër korridoret e caktuara.

Aktivistët sirianë nuk kanë regjistruar ndonjë aksion madhor ushtarak nga forcat siriane dhe aleatët e tyre apo nga luftëtarët opozitarë, gjatë orëve të para të së ashtuquajturës "pauzë humanitare".

Kryengritësit e kanë refuzuar këtë armëpushim, dukee përshkruar si përpjekje për reduktimin e presionit ndërkombëtar dhe kanë shprehur përkushtim për të luftuar kundër rrethimit.

Një armëpushim i ngjashëm i njëanshëm prej tri ditësh, në muajin tetor, ka përfunduar në atë mënyrë, që vetëm pak njerëz janë larguar nga pjesa lindore e Alepos, ku mbeten të bllokuar afro 250 mijë njerëz.

The post Siri: Ka hyrë në fuqi armëpushimi i njëanshëm në Alepo appeared first on Mesazhi.com.

Nga sulmi terrorist në Diyarbakir janë vrarë tetë persona

Posted: 04 Nov 2016 03:45 AM PDT

STAMBOLL (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, deklaroi në Stamboll se në sulmin terrorist në Diyarbakir të kryer mëngjesin e sotëm, kanë humbur jetën tetë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

"Organizata separatiste sërish shfaqi fytyrën tinzare të saj. Është aktivizuar një automobil bombë i vendosur në hyrje të ndërtesës së forcave speciale ku ka pasur edhe qytetarë të cilët kanë qenë duke shkuar në punë si dhe fëmijë rrugës për në shkollë", tha Yildirim.

Ai ka shtuar se në mesin e të vrarëve janë dy policë, një teknik dhe pesë qytetarë. Sipas tij, është neutralizuar një terrorist.

Kryeministri i Turqisë njoftoi se nga rreth njëqind të plagosur, 93 janë dërguar në shtëpi.

“Do të japin llogari të gjithë ata që kanë lidhje me organizatat terroriste”

 Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmuş, ka dënuar sulmin e sotëm terrorist në Diyarbakir, ndërkohë që porositit se vendi nuk do të dorëzohet përballë terrorizmit.

"Secili që ka lidhje me organizatat terroriste do të japë llogari", ka shkruar Kurtulmuş në rrjetin social Twitter. Sulmin në lagjen Baglar të Diyarbakirit e quajti akt tinëzar terrorist.

Sulmi terrorist në Diyarbakir është kryer nga terroristët e PKK-së

Sulmin terrorist në Diyarbakir, në juglindje të Turqisë, i cili është kryer sot rreth orës tetë të mëngjesit sipas kohës lokale në afërsi të drejtorisë së policisë në lagjen Baglar, e kanë kryer pjesëtarët e organizatës terroriste PKK, bëhet e ditur nga kabineti i prefektit në Diyarbakir.

Terroristët e PKK-së sulmin e sotëm e kanë kryer duke përdorur autobombë.

"Pjesëtarët e organizatës separatist terroriste kryen sulm terrorist me automobil bombë në afërsi të godinës së drejtorisë së njësisë speciale policore, në vendin me shumë civilë, me nxënës dhe të rinj", thuhet në njoftim, ku theksohet se të lënduarit janë shtruar në spitale.

Kabineti i prefektit në Diyarbakir bëri thirrje për solidaritet dhe bashkim në mesin e qytetarëve, në ditët kur ajo është më e nevojshme.


The post Nga sulmi terrorist në Diyarbakir janë vrarë tetë persona appeared first on Mesazhi.com.

Në 40 shtete dhe 10 gjuhë shpërndahen 108 mijë Kur’an-i Kerim

Posted: 04 Nov 2016 03:20 AM PDT

Vazhdon përkthimi i Kur’anit Fisnik në gjuhet frënge, ruse, angleze, kazake, azere, boshnjake, në gjuhën zyrtare të Nepalit dhe Etiopisë

Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisëka shpërndarë 536 mijë kopje të Kur’an-it Fisnik falas përfshirë edhe ato të cilët janë shpërndarë në gjuhën turke.

Në kuadër të projektit “Dhurata ime le të jetë Kur’an”, janë shpërndarë në vendet aziatike 23 mijë, në Afrikë 24.500, në Lindjen e Mesme 23 mijë dhe në vendet e tjera 3.250, të shpërndara në gjuhën turke. Rreth 108 mijë kopje nga Kur’an-i Fisnik të përkthyera dhe të botuara, janë shpërndarë në 40 vende të botës.

Në kuadër të këtij projekti rreth 100 mijë libra të Kur’an-it të shkuara në Medine, janë shpërndarë në Siri, Irak, Liban, dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme. Ndërsa 10 mijë kopje u janë dërguar sirianëve në afërsi të kufirit të Turqisë.

Në bashkëpunim me Gjysmë Hënën e Kuqe Turke dhe AFAD 10 mijë kopje janë dërguar edhe në Gaza bashkë me ndihmat humanitare.

Nga ana tjetër në kuadër të këtij projekti, synohet përkthimi dhe botimi i Kur’an-it në gjuhën spanjolle, gjermane, shqipe dhe në gjuhë të tjera të botës.

The post Në 40 shtete dhe 10 gjuhë shpërndahen 108 mijë Kur’an-i Kerim appeared first on Mesazhi.com.

Reforma zgjedhore: Thaçi propozon ulje pragu

Posted: 04 Nov 2016 02:46 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka thënë se reforma zgjedhore mund të reflektohet edhe në ndryshimin e pragut zgjedhor, që tani është në kuotën e pesë për qind.

Ai ka deklaruar se mund të ketë lëvizje edhe në sistemin zgjedhor, pra kalimi nga një zonë zgjedhore në disa të tilla, por se ky do të ishte proces jo i lehtë për shkak se duhen ndryshime kushtetuese, njofton Klan Kosova.

"Përkrahësit e sistemit të një zone zgjedhore thonë se agjendat shtetërore kanë pozicion qëndror. Argument tjetër në favor të tij është edhe thjeshtësia e këtij sistemi. Nuk ka dyshim se cilësia e përfaqësimit në një zonë zgjedhore është sfidë që duhet marrë me seriozitet. Mos të harrojmë që kalimi nga një zonë zgjedhore në shumë zona kërkon amandamentim të kushtetutës".

Presidenti ka folur edhe për listat zgjedhore, për të cilat ka thënë se duhet të mbetetn të hapura.

"Kosova duhet të ketë sistem zgjedhor që aplikon listat zgjedhore të hapura. Vlerësoj se duhet të shtrohet diskutimi në rrafshin e zgjedhjeve nacionale dhe atyre lokale. Sa i përket këtyre të fundit kërkohen ndryshime ligjore dhe jo amandamentime kushtetuese".

"Sa i përket pragut zgjedhor është diskutuar që ai të mbetet në 5 për qind, apo të ndryshojë në përputhshmëri me vullnetin e partive politike. Pragu sic është i favorizon partitë më të mëdha, ndërsa ulja e tij do t'u mundësonte partive më të vogla që të fokusohen në zona zgjedhore".

Për sa i përket numrit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, Thaci ka thënë se numri i tyre mund të ulet, apo të shtohen edhe dy deputetë të pakicave, njofton Klan Kosova.

"Është edhe mundësia e zvogëlimit të numrit të deputetëve nga 120, në 100, apo edhe më pak. Por ky duhet të jetë vullnet i partive politike. Natyrisht gjithmonë duke ruajtur fuqinë politike të tyre. Tjetër opsion është shtimi edhe i dy deputetëve të komuniteteve tjera, gjithmonë duke ruajtur fuqinë e shqiptarëve në Kuvendin e Kosovës".

The post Reforma zgjedhore: Thaçi propozon ulje pragu appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more