Skip to main content

Mesazhi.com: “Arsenali siguron kualifikimin” plus 9 more

Mesazhi.com: “Arsenali siguron kualifikimin” plus 9 more


Arsenali siguron kualifikimin

Posted: 01 Nov 2016 02:52 PM PDT

Skuadra e Arsenalit ka arritur një fitore të vështirë si mysafirë i Ludogoretsit në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve.

"Topcinjtë" fituan me rezultat 2-3, edhe pse ishin në disafantazh prej dy golave.

Golat për ekipin e Wenger i shënuan: Granit Xhaka, Giroud dhe Ozil, ndërsa për vendasit, Cafu dhe Keseru.

Me këtë fitore Arsenali ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi ka grumbulluar 10 pikë, aq sa ka edhe PSG që gjendet në pozitën e fundit./

The post Arsenali siguron kualifikimin appeared first on Mesazhi.com.

City i hakmerret Barcelonës

Posted: 01 Nov 2016 02:50 PM PDT

Skuadra e Manchester Cityt e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 3 – 1 në "Etihad Stadium".

Edhe pse të parët shënuan mysafirët me anë të Lionel Messit, skuadra e citizën arriti që të rikthej ndeshjen në favor të saj.

Golat për ekipin e Pep Guardiolës i shënuan: Gundogan (2) dhe De Bruyne.

Me këtë fitore City pozicionohet në vendin e dytë me shtatë pikë ndërsa Barcelona mbetet e para me nëntë pikë.

The post City i hakmerret Barcelonës appeared first on Mesazhi.com.

Bayerni dhe Atletico Madrid sigurojnë kualifikimin

Posted: 01 Nov 2016 02:48 PM PDT

Skuadra e Bayern Munchen dhe Atletico Madrid me fitore kanë siguruar kualifikimin tutje për në Ligën e Kampionëve edhe pse kanë mbetur edhe dy ndeshje.

Gjermanët fituan në Holandë ndaj PSV-së me rezultat 2-1, me golat e Robert Leëandoëskit.

Kurse, spanjollet mposhtën në fund me Rostovin me rezultat 2-1. Golat e fitores i shënoi, Antonio Griezmann.

Me këtë fitore dy skuadrat siguruan kualifikimin, edhe pse kanë mbetur dy ndeshje deri në fund.

The post Bayerni dhe Atletico Madrid sigurojnë kualifikimin appeared first on Mesazhi.com.

Medreseja “Alauddin” shënoi 65-vjetorin e themelimit (Video)

Posted: 01 Nov 2016 12:30 PM PDT

Medreseja ishte vendi ku parakaluan kokat më të ngritura e të ditura të kombit tonë, të cilët mundësuan ruajtjen e vlerave të identitetit tonë kombëtar dhe fetar.

Kështu u tha në manifestimin e organizuar me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Medresesë së Mesme "Alauddin" në Prishtinë, në të cilën morën pjesë krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, profesorë, nxënës dhe mysafirë tjerë nga jeta politike, kulturore dhe arsimore.

Myftiu Naim Tërnava në fjalën e tij tha se medreseja "Alauddin" kaloi nëpër sfida të shumta, mirëpo asnjëherë nuk u dorëzua, duke e bërë të pamundshmen të mundshme.

"Atëherë kur ishin mbyll të gjitha dritaret dhe dyertë për t'i folur masës, medreseja megjithatë gjeti dritaren prej kah dëgjohej zëri, për kah udhëzohej popullata mbarë. Medreseja ishte vendi ku parakaluan kokat më të ngritura e të ditura të kombit tonë. Në medrese gjatë viteve të 90-ta u mbajtën mbi 2 mijë tubime politike, arsimore dhe kulturore", tha myftiu Tërnava.

Se Medreseja "Alauddin", ka luajtur një rol shumë dimensional, e tha edhe zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Anila Statovci-Demaj, e cila vlerësoi lart kontributin e medresesë në të gjitha etapat, teksa u zotua se MASHT-i do të vazhdojë të ofrojë ndihmën dhe bashkëpunimin e vet për të gjitha shkollat pa dallim, duke përfshirë edhe këtë shkollë.

"Duhet përgëzuar një shkollë si medreseja, e cila ka mbajtur frontin bindshëm dhe ruajtjen e vlerave, të identitetit tonë kombëtar, vlerave tona si shoqëri dhe për këtë duhet përshëndetur dhe falënderuar të gjithë veprimtarët e asaj kohe. Ndërsa ju e dëshmuat se çdo gjë është e mundshme. Ju duhet të angazhoheni që t'i ruani këto vlera që në masë të madhe janë duke u rrënuar", tha zëvendësministrja Statovci-Demaj.

Drejtori i Medresese "Alauddin". Jakup Çunaku, foli për rolin e kësaj shkolle përgjatë viteve 89-99, duke potencuar se përveç rolit në fushën e arsimit, shumëfishoi rolin e saj duke u vënë 100 për qind në shërbim të popullit dhe kauzës sonë për liri dhe pavarësi.

Në fund nga nxënësit e kësaj shkolle u shfaq një program I pasur kulturor-artistik. Medreseja e Mesme "Alauddin" në Prishtinë, hapi dyert e saj në vitin shkollor 1962-63.

Nga viti 1993 kjo medrese ka hapur paralelen e saj në Prizren, dhe një vit më vonë edhe atë në Gjilan./Mesazhi.com/

ternava

 

statovci

1

 

The post Medreseja "Alauddin" shënoi 65-vjetorin e themelimit (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Izraeli shkatërron varrezat muslimane në Jerusalemin Lindor

Posted: 01 Nov 2016 10:30 AM PDT

Autoritetet e Izraelit kanë shkatërruar të martën disa varre në kompleksin historik Bab al-Rahmeh në Jerusalemin Lindor që gjenden afër xhamisë Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).

"Pjesëtarët e të ashtuquajturit 'Autoriteti i Izraelit për Natyrë' të mbështetur nga forca të shumta policore dhe ushtarake u futën me forcë në kompleksin e varrezave ku shkatërruan tetë varre", deklaroi për AA, Mustafa Abu Zahra, në cilësi të kreut të Komitetit për Prezervim të Varrezave Muslimane në Jerusalem.

"Izraeli dëshiron të shndërrojë varrezat në park kombëtar për hebrenjtë e Izraelit", tha më tej ai.

Bab al-Rahmeh është një kompleks varrezash muslimane që daton 1400 vite më parë dhe konsiderohet si njëri nga lokalitetet më të rëndësishme islame në Jerusalemin Lindor.

Shkelja izraelite ndaj muslimanëve është denoncuar edhe nga drejtori palestinez i xhamisë Al-Aksa, Sheikh Omar al-Qiswani.

"Izraeli pretendon se varrezat gjenden në tokën që është pronë e Autoritetit të Izraelit për Natyrë", tha al-Qiswani për AA, për të shtuar se Izraeli nuk posedon ndonjë argument historik ose ligjor për të pretenduar pronesinë e varrezave.

Izraeli pushtoi Jerusalemin lindor gjatë luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme.

Në vitin 1980 formalisht e aneksoi qytetin duke pretenduar se është kryeqytet i saj, një vepër kjo që nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar.

The post Izraeli shkatërron varrezat muslimane në Jerusalemin Lindor appeared first on Mesazhi.com.

“BBC synon dëmtimin e imazhit të Turqisë”

Posted: 01 Nov 2016 10:27 AM PDT

Dhoma e Industrisë së Stambollit (ISO), ka deklaruar se lajmi i publikuar nga BBC se “Turqia punëson fëmijët refugjatë në fabrikat e tekstileve” është i rremë, dhe lajme të tilla të pavërteta publikohen me qëllim prishjen e imazhit të këtij vendi, i cili ka mbi 3 milionë refugjatë sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas mbledhjes, në një deklaratë të përbashkët është thënë se lajmi i BBC është i padrejtë për sektorin në fjalë dhe se nuk ka asnjë përputhje me realitetin.

Në deklaratën ku thuhet se eksportuesit dhe prodhuesit e Turqisë janë konkurrues në çdo lloj situate në arenën ndërkombëtare.”Publikimi i një lajmi të tillë në këtë kohë, tregon qartë se çfarë ndikimi do të ketë tek prodhuesi dhe konsumatori. Ndërkohë që dihet qartë që ne si prodhuesit më të mëdhenj të vendit, prodhojmë në përputhje me standardet e BE-së. Herë pas here klientët tanë nga BE-ja kontrollojnë vendet tona të prodhimit. Fakti që sektori i tekstilit është i dyti më i madhi në Turqi tregon seriozitetin, cilësinë dhe etikën e punës tonë.”

“Ata të cilët bëjnë këto lajme të pabaza bëjnë një sy qorr dhe një vesh shurdh përballë faktit që Turqia ka pranuar dhe mban mbi 3 milionë vëllezër sirianë. Ndërkohë që shumë shtete i kanë kthyer kurrizin refugjatëve.

Gjithashtu theksohet se lajme të tilla nuk kanë qellim tjetër vetëm se synimin e dëmtimit të imazhit të Turqisë. Ndërkohe që Turqia strehon 3 milion refugjat sirian, fëmijët sirianët në Francë po trafikohen. Sipas një lajmi të publikuar javën e kaluar, 200 të mitur sirian kan kaluar natën në kampin “Xhunglla” në Francë pa mbikqyrjen e familjarëve.

Turqia prej 5 vitesh me një humanizëm të madh ka hapur krahët për refugjatët. Në këtë kontekst, miqtë tanë evropianë, në vend të lajmeve të tilla duhet të vijnë dhe të japin kontributin e tyre për përmirësimin e kushteve të refugjatëve”, thuhet më tej në deklaratë.

The post “BBC synon dëmtimin e imazhit të Turqisë” appeared first on Mesazhi.com.

Në Bllacë konfiskohen 29 kg marihuanë

Posted: 01 Nov 2016 10:26 AM PDT

Nëpunësit doganorë në vendkalimin kufitar Bllacë kanë parandaluar tentativë për kontrabandim të 29 kilogramë marihuanë nga ana e një shtetasi shqiptar, i cili me automobil ka udhëtuar drejt Gjermanisë.

Siç kumtoi Drejtoria Doganore, mbrëmë rreth orës 22:30, në vendkalimin kufitar për hyrje në Republikën e Maqedonisë është paraqitur B.G. (26), duke drejtuar veturën me targa shqiptare, ku kanë qenë edhe tre bashkudhëtarë të gjithë nga Shqipëria, Inspektorët doganorë nga Sektori për punë operative – ekipe mobile e kanë selektuar automjetin për kontroll të detajuar pasi që kanë dyshuar në deklaratën e udhëtarëve se nuk kanë asgjë për të paraqitur për kontroll doganor dhe se udhëtojnë për në Gjermani.

Gjatë kontrollit të automjetit, në të cilin është përdorur edhe një qen doganor është zbuluar një bunker nën dyshemenë e veturës i mbushur me 29 pako drogë narkotike marihuanë me peshë të përgjithshme prej rreth 29 kilogramë, e cila është dashur të dërgohet në Gjermani, ndërsa çmimi i saj në perëndim – tregu evropian do të arrinte vlerë prej rreth 120.000 euro”, thuhet në kumtesën e Doganës.

Muajin e kaluar, doganierët në katër raste të ndara kanë konfiskuar 65 kilogramë marihuanë.

The post Në Bllacë konfiskohen 29 kg marihuanë appeared first on Mesazhi.com.

Momenti i lirimit të Nehat Thaqit nga qendra e paraburgimit në Beograd (Foto)

Posted: 01 Nov 2016 10:17 AM PDT

E përditshmja serbe "Blic" ka publikuar fotografitë e para të Nehat Thaqit pasi është liruar nga paraburgimi në Beograd.

Thaqi është liruar sot rreth orës 16:00.

Nehat Thaqi ka dalë i lirë nga qendra e paraburgimit në Beograd. Fotoreporterët kanë kapur momentet e para kur ai doli nga kjo qendër, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për lirimin e tij.

Mediat serbe kanë dhënë edhe arsyet për lirimin e Nënkolonelit Nehat Thaqi. Sipas tyre, Thaqi i cili akuzohet për përndjekjen e një familjeje serbe nga Lipjani, nuk është akuzuar nga dëshmitarët, prandaj edhe kanë pushuar hetimet.

Drejtori i Policisë për Mitrovicë, Nehat Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin e Dheut të Bardhë. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

n-ehatt

The post Momenti i lirimit të Nehat Thaqit nga qendra e paraburgimit në Beograd (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

Veseli: Nga nesër, pasuria e nëntokës së Kosovës nuk do të mbetet më në zgafella

Posted: 01 Nov 2016 09:09 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në hollin e Kuvendit, bëri hapjen e ekspozitës "Kristalet e Trepçës", në të cilën janë ekspozuar minerale të ndryshëm të nxjerrë nga nëntoka e Kosovës.
Në ceremoni morën pjesë edhe studentë të Universitetit "Isa Boletini" në Mitrovicë.
Ditën e sotme, kryetari Veseli e konsideroi të jashtëzakonshme. Ai tha se tani të gjithë ndihen të lehtësuar, pasi që një gjigant ekonomik dhe krenari e Kosovës, siç është Trepça, tanimë e ka të sigurtë rrugëtimin dhe transformimit e vet, duke u vënë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës sonë.

Kreu i Kuvendit tha se që nga dita e nesërme, kur hyn në fuqi Ligji për Trepçën, pasuria e nëntokës së Kosovës nuk do të mbetet më në zgafella, por do të jetë pjesë e të mirave materiale, në shfrytëzim të qytetarëve tanë.

"Kosova është jashtëzakonisht e pasur. Pasurinë më të madhe e ka rininë, resursin human të saj. Rinia është ari dhe diamanti i Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, Kosova ka resurse të pasura natyrale, të cilat, me forcën e mendjes, duhet të vihen në zhvillim të vendit tonë. Pikërisht ky është edhe mesazhi i kësaj ekspozite në mjediset e Kuvendit", theksoi kryetari Veseli.

krist1krist2krist3

The post Veseli: Nga nesër, pasuria e nëntokës së Kosovës nuk do të mbetet më në zgafella appeared first on Mesazhi.com.

Lirohet Nehat Thaçi

Posted: 01 Nov 2016 07:56 AM PDT

Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi është liruar nga paraburgimi.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka konfirmuar për "Indeksonline" se zyrtari i PK-së tani më është i lirë.

"Para disa minutash është liruar zotëri Thaçi. Pra, ai së shpejt pritet t'i bashkohet familjes të tij", ka thënë shkurt kryediplomati kosovar.

Ndryshe, Thaqi ishte në paraburgim që nga 28 shtatori, kur u arrestua në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish për kapjen e tij, nga viti 2010.

Pastaj ai u transferua në Beograd, më 10 tetor, ku u mor në pyetje në Prokurorinë për Krim të Organizuar, e cila ka hapur procedurën kundër tij për veprën penale terrorizëm, gjë që ai gjatë intervistimit e ka hedhur poshtë.

The post Lirohet Nehat Thaçi appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more