Skip to main content

“Mashtroi 36-vjeçaren dhe i vodhi 30 milionë lekë, në kërkim autori” plus 9 more - Gazeta Dita

“Mashtroi 36-vjeçaren dhe i vodhi 30 milionë lekë, në kërkim autori” plus 9 more - Gazeta Dita


Mashtroi 36-vjeçaren dhe i vodhi 30 milionë lekë, në kërkim autori

Posted: 03 Nov 2016 02:19 AM PDT

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet për vjedhje me anë të mashtrimit.

Burime të policisë bëjnë me dije se kanë shpallur në kërkim personin me iniciale B.I, banues në Sukth të Durrësit.

Ky i fundit i ka vjedhur shumën prej 3 000 000 lekëve të reja 36-vjeçares A.S në periudha të ndryshme me anë të mashtrimit.

Sipas policisë autori B.I ushëtonte me një mjet tip Benz me targa AA 737 GZ.

Kjo ngjarje u bë e ditur as denoncimit që 36-vjeçarja kishte bërë në polici një ditë më parë.

Gashi ka një mesazh për tifozët

Posted: 03 Nov 2016 02:16 AM PDT

Pas fitimit të trofeve individualë nga ana e Shkëlzen Gashit tek Kolorado Rapids, Shkëlzen Gashi ka një mesazh për fansat.

Sulmuesi shqiptar u shpall lojtari i preferuar nga tifozët si edhe fitoi trofeun e Këpucës së Artë në vitin e tij të parë me këtë skuadër, teksa kjo gjë është pafyshim një sinjal pozitiv për karrierën e mëtejshme të lojtarit në futbollin amerikan.

Në faqen e tij zyrtare në 'Facebook', Gashi postoi një foto të tijën me një mesazh për tifozët ku shkruante:

"Jam shumë krenar. Këpuca e Artë dhe i preferuari i fansave në vitin tim të parë te Rapids. Faleminderit për mbështetjen tuaj!"

Kur erdhën hebrenjtë në Shqipëri?

Posted: 03 Nov 2016 02:12 AM PDT

I nderuar lexues!

Popullsia hebre u shpërnda qysh në antikitetin e vonë në trevat e Perandorisë Romake. Në mesjetë dokumentohen të paktën që nga shek.XIII në qytetet shqiptare, si në Durrës, Vlorë. Në fund të shek. XV grupe hebrenjsh të degës mesdhetare sefardine të ndjekur nga inkuizicioni spanjoll dhe portugez, u strehuan në Shqipëri, kryesisht në kohën e sulltan Bajazitit II. Ata krijuan në Vlorë, Artë dhe Prevezë bashkësitë e para e më vonë edhe në Berat, Janinë, Elbasan, Shkup, Prizren, Manastir etj. Hebrenjtë merreshin kryesisht me tregti dhe me dhënie faizi. Bashkësitë hebreje në Shqipëri krijuan si kudo institucionet fetare e administrative-gjyqësore të veta. Në qytete jetonin në lagje të veçanta. Në shtetin shqiptar nuk ka pasur diskriminim ndaj tyre, si ka ndodhur në shumë shtete të tjera të Ballkanit dhe të Evropës Perëndimore.

 

SHBA, Clinton vazhdon të rifitojë terren në sondazhe

Posted: 03 Nov 2016 02:06 AM PDT

Në fushatën e Hillary Clinton vazhdon të këndohet edhe pas skandalit të email-eve, për të treguar se gjithçka vijon normalisht.

Artisti James Taylor pasi performoi hitin "Carolina in my mind", ia la skenën një prej mbështetësve më të fortë të ish-Sekretares së Shtetit.

Për presidentin Barack Obama vota e amerikaneve 'pro' Hillary Clinton si pasuesja e tij, do të shpëtojë botën nga një rrezik i madh, pasi shefi i Shtëpisë së Bardhë në një tubim elektoral në Karolinën e Veriut e cilësoi Donald Trump si një kërcënim real.

"Në fund të fundit, askush nuk dëshiron edhe katër vite të tjera qeverisje nga Obama. Tani paramendoni se ç'mund të bëjë Donald Trump kur të ketë të drejtën në zyrën ovale për të shkelur kushtetutën", tha Obama.

Edhe pse u tregua realist sa i përket kohës së gjatë që ai drejton vendin, Obama tha se Hillary Clinton është një tjetër demokrate, por më shumë ide të reja dhe me plane konkrete për Amerikën. Një sondazh i CNN e nxjerr me 5 pikë para Hillary Clinton , ndërsa një tjetër i gjigantit mediatik BBC me 3 pikë para. Ndërsa, ai tha se fati i botës është në duart e votuesve amerikanë, më herët shefi i Shtëpisë së Bardhë theu heshtjen sa i përket hetimit të FBI-së që u bë publik më pak se 2 javë para datës finale të zgjedhjeve. Presidenti amerikan Obama shënjestroi kreun e FBI-së James Comey për hetimin e ri.

"U përpoqa shumë që mos duket se dua të ndërhyrj në këtë çështje. Por mendoj se është normë këtu tek ne që kur çelen hetime, nuk kalojnë në veprim me informacion të paplotë, nuk funksionojmë në bazë rrjedhjesh të të dhënave. Ne veprojmë në bazë të vendimeve konkrete që merren", u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Injorant apo shejtan?!

Posted: 03 Nov 2016 02:05 AM PDT

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

DITA! Kur njerëzit lëshojnë dokrra nga injoranca edhe u falet, por dokrrat e Nishanit nuk vijnë nga injoranca. Ato vijnë nga shejtanllëku që karakterizon atë dhe sorollopin e tij, dhe nga luga me çorbë të prishur që kanë ngrënë në sahanin e antishqiptarizmës. Respekte për shkrimin e djeshëm të Jorgo Mandilit.

Kameleonët e arsimit në Lezhë

Posted: 03 Nov 2016 02:04 AM PDT

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Thonë se për të shpëtuar nga qeni duhet të ulesh ndenjur! Mirëpo, a ka by…. që të ulet ndenjur kur qeni të kërcënon seee?! Edhe ne qytetarët e kemi thuajse të pamundur t'i besojmë zagarëve të PD-së që gjenden kudo dhe me shumicë nëpër zyrat e administratës publike. Kam plot 3 vjet që përcjell këtë shqetësim të socialistëve të thjeshtë. Mirëpo jo vetëm që askush s'ka vënë ujin në zjarr për shqetësimin tonë, por më absurdja është se shefat e mëdhenj i sinjalizojnë drejtorët e "vegjël" se një farë Preng Pjetri po na demaskon në shtyp e ne rrjetet sociale! Çka s'më kanë munguar edhe presionet nga zagarët komisarë të PD-së! Unë nuk dua t'i bëj keq askujt. Thjesht po kërkoj të bëhet një freskim i drejtorëve nëpër ato shkolla. Ku janë diktuar votat e mësuesve dhe maturantëve në 2015 së paku. Duke u bazuar në arsyetimin tim se shkollat duhet të jenë të depolitizuara. Mirëpo si mund ta quaj një staf të tërë pedagogjik me një drejtor ish-funksionar i lartë i PD-së? E si mund ta quaj të arsyeshme dhe të pranueshme ku një drejtor i emëruar nga PD-ja dhe riemëruar edhe nga PS-ja e mban këtë post plot 14 vjet radhazi? DAR Lezhë më çudit pa fund kur thotë se e meriton! Ka punuar mirë. Edhe pse ka punuar fushatë pas fushate kundër PS. Po mbyllim një sy e dy veshët. Mirëpo mua më habit fakti se këta komisarë politikë të PD-së nuk plotësojnë asnjë kriter profesional e shkencor të jenë drejtues nëpër gjimnaze. Një mësues me një 3 vjeçare për cikël të ulët ku s'njeh asnjë gjuhe të huaj, s'njeh dhe s'përdor asnjë program kompjuterik, s'ka asnjë lloj masteri dhe të drejtojë sot një staf pedagogjik thuajse 90% me master të shkëlqyer. Ju siguroj me bindje të fortë se kjo kaskë politike që mbron me fanatizëm PD-ja, në zgjedhjet e 2017-s do të na shkaktojë rrjedhje të madhe votash. Prandaj po u themi, ja ujku… E ju akoma po na tregoni gjurmët! Nga Preng Pjetri, Lezhë.

Mes Lulit dhe Europës…

Posted: 03 Nov 2016 02:03 AM PDT

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Askush në Shqipëri nuk pushon së foluri për të "famshmen" Europë. Tregojnë rrugë të panumërta për të shkuar atje. Betohen me rrufetë zeusiane për "zemrat" që u trokasin fort nga "dashuria" për "kopshtin e Edenit" dhe nga padurimi i ankthshëm për t'u flladitur në freskitë që ai ofron. Por ama vetëm me fjalë, se me vepra duhen vajtica për lot e çjerrje faqesh. Po të dëgjosh z. Basha kur flet për "krye mafiozin" Rama, thua që Shqipëria mezi pret shpëtimtarin apo Mesian e vet nga "ferri" ku ka rënë ngaqë këta tre vjet u shpik ajo e flamosura kanabis. Por ç'ndodh? Raporti europian e përgëzon qeverinë për luftën intensive kundër fenomenit, ndërsa Luli vazhdon melodinë një vrimëshe të "krye mafiozit" ballkanik. Për mendimin tim dy janë "kundërshtarët" realë. Luli dhe Europa. Njëra nga palët duket se është bërë për t'u lidhur. Po cila? A arrijmë të kuptojmë çmendurinë që shfaqet përditë në gojtoret e opozitës së sotme? Profeti

Gojëndyrët që përjargin

Posted: 03 Nov 2016 02:02 AM PDT

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

E nderuar "Dita"! Vargjet stigmatizuese të Ben Dukës më ndërmendin ca dinsëzë dhe imansëzë që, me gojët e tyre të fëlliqta, duan të përjargin Kadarenë, Agollin, Qosjen, Jorgaqin, Nolin, deri edhe Skënderbeun e Ismail Qemalin. Janë këta tipa që, anonimshëm apo me emër, i shkruajnë jurisë së "Nobel"-it të mos e kurorëzojë Kadarenë me atë çmim. Duke urryer Kadarenë, ata urrejnë edhe kombin, gjuhën shqipe dhe, rrjedhimisht, edhe vetveten(!?). Shumëkush prej gojëndyrëve, madje, nuk kanë lexuar as edhe një shkronjë të këtyre kolosëve që i fyejnë pa pikën e turpit! Respekte "Ditës" dhe Ben Dukës! Agim Likaj.

“Martirë” apo viktima?

Posted: 03 Nov 2016 02:02 AM PDT

Nuk ishin martirë! Ishin viktima dhe aspak për fajin e tyre, por të atij që i mobilizoi me forcë dhe të atij që u mori jetën pa një shqyrtim gjakftohtë.

Zoti President! Dekreti juaj, pas mbi 70 vjetësh, për kësilloj dekorimesh, nuk shërben pajtimin, as vëllazërimin dhe as bashkëpunimin aq të nevojshëm në këtë "udhëtimin" tonë drejt Europës. Gërvishtja e plagëve të këtij populli, të shumta në historinë e vet, jo vetëm është pa dobi, por më keq, shërben përçarjen, sëmundje e vjetër kjo, por e aktivizuar vrullshëm çerekshekullin e fundit. Rrëmuja njerëzore që ende vazhdon, sërish nuk shërben Shqipërinë, por meskinët. Në këtë hapësirë kohe spekulon dekreti juaj. Veprimi është spekulativ, sepse u atribuon viktimave merita që nuk i kanë. Kësisoj edhe vetë dekreti rezulton i pavlerë. Tashmë është e ditur botërisht së vrasjet në Golem të Lushnjës, ndonëse në situatë luftimesh, Enver Hoxha i pat dënuar rëndë. Ashpër kritikoi dhe Mehmet Shehun (ekzekutor), më i shquari komandant brigade në luftën kundër pushtuesve nazifashistë.

 

Letër e nënshkruar

Me respekt, Kol Rrudha

Bazi i Canes dhe zullumet e heshtura të Legalitetit…

Posted: 03 Nov 2016 02:00 AM PDT

 

Nga Prof. Paskal Milo

 

Jo vetëm dokumentet gjermane, por edhe ato shqiptare, britanike dhe amerikane, provojnë se konsullata gjermane në Tiranë dhe komanda e trupave gjermane në Shqipëri synuan që të siguronin edhe bashkëpunimin e një kreu krahinor me influencë e pasues si Abaz Kupi. Në projektet e tyre në vigjilje të pushtimit ai mendohej se do të qëndronte neutral dhe nuk iu kushtua vëmendje e veçantë deri në mesin e shtatorit 1943, edhe sepse ende ai ishte formalisht anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të F.N.Çl.

Interesimi për t'u afruar me Kupin u rrit vetëm në gjysmën e dytë të shtatorit e më tej. Atë në një farë mënyre e nxiti edhe vetë ai pas pushtimit të Shqipërisë nga trupat gjermane. Bazi i Canes siç njihej ndryshe ishte me bindje politike pasues i Mbretit Zog dhe si major i ushtrisë shqiptare kishte udhëhequr rezistencën e disa forcave të saj në 7 prill 1939 kundër trupave italiane që zbarkuan në Durrës. Ai ruajti deri në kohën e pushtimit gjerman emrin e mirë të antifashistit. Njeri pa shkollë, Kupi kishte intuitë e përvojë për t'u orientuar dhe si shumë politikanë shqiptarë nuk njihte parime e moral, veç interesa personale e klanore.

Ashpërsimi i klimës së marrëdhënieve midis F.N.Çl, e Ballit Kombëtar pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Mukjes si dhe pushtimi gjerman e vendosën Kupin para dilemës së orientimit. Ai nuk mund të bashkëjetonte nën çatinë e F.N.Çl me komunistët jo vetëm për shkak të bindjeve të kundërta me ato të tyre, por edhe për arsye të karakterit, formimit e ambicies së tij prej bajraktari. Po kështu, ndonëse ishte i afërt me disa liderë të Ballit Kombëtar e ndante mjaft pikëpamje të përbashkëta me ata, nuk e pëlqente bashkimin me këtë organizatë edhe për faktin se ajo kishte një orientim republikan.

Në këto rrethana Bazi i Canes gjykoi se kishte ardhur momenti që ai të krijonte organizatën e vet politike me orientim monarkist e të shpaloste objektivat e saj. Këtë e bëri përmes publikimit të dy njoftimeve. I pari, në formën e Thirrjes në 18 shtator 1943 në emër të Partisë Nacional Zogiste të nënshkruar nga vetë Kupi së bashku me Fiqiri Dinen, Muharrem Bajraktarin, Aqif Lleshin, Sul Kurtin, Myftar Kaloshin e Cen Elezin. Në këtë adresim publik ftoheshin shqiptarët për luftë kundër pushtuesve dhe i thureshin lavde Mbretit Zog, i cili gjoja kishte takuar kryeministrin britanik Winston Churchill që i kishte premtuar se Shqipëria do të ishte e lirë me të gjitha të drejtat e sovranitetin e saj të mëparshëm.Një ditë më vonë, në 19 shtator, Kupi bëri një njoftim të dytë në të cilin pa i përmendur me emër aludonte për zënkat e F.N.Çl e të Ballit Kombëtar që ishin kundër vullnetit të tij e që deklarohej se do të luftonte ndaj çdo pushtuesi.

                Në të dy këto dokumente ka ndër të tjera një element të përbashkët: pushtuesi është abstrakt, nuk përmendet me emër. Bazi i Canes ka mbajtur një qëndrim taktik në pritje të zhvillimit të ngjarjeve pa e prishur me asnjë nga palët ndërluftuese. Nga njëra anë flet për luftë kundër pushtuesve por hesht e nuk e cilëson me emrin e tyre dhe nga ana tjetër i referohet një takimi imagjinar Churchill – Zog për të lartësuar mbretin e për të sugjestionuar shqiptarët.

Neubacher në kujtimet e tij referuar muajit shtator-tetor 1943 në lidhje me Kupin ka shkruar: "Ne e lamë të qetë, dhe ai ne nuk na ka trazuar fare".

Mesazhi i Kupit u kap si nga gjermanët ashtu edhe nga misionet britanike në Shqipëri. Me atë u

Mithat Frasheri dhe Abaz Kupi

Mithat Frasheri dhe Abaz Kupi

njohën edhe udhëheqjet e PKSH e të Ballit Kombëtar. Gjermanët menjëherë aktivizuan shqiptarët e vënë në shërbim të tyre sidomos Mehdi Frashërin për të bërë për vete liderin zogist. Jo pa qëllim në Kuvendin Kombëtar që konstituoi regjimin kolaboracionist atij iu thurën elozhe e kjo nuk mund të bëhej pa miratimin e gjermanëve. Me ndërmjetësinë diskrete të "miqve" të përbashkët u bënë edhe përpjekjet e para për ta afruar Bazin e Canes ose të paktën për të fituar neutralitetin e tij. Neubacher thotë se kjo përshëndetje "nuk na shqetësoi aspak ne" dhe "nuk ishte një demonstrim kundër nesh".

Takimi i parë i dokumentuar për gjatë këtij procesi ishte ai i muajit tetor 1943 midis Abaz Kupit e kapitenit gjerman Lange. Bazi i Canes si dhelpër politike synoi të testojë e të dëgjojë se çfarë i propozonin gjermanët e t'i mbante dyert e hapura në pritje të zhvillimeve të mëtejshme. Takimi më tepër ka konfirmuar një marrëveshje mossulmimi të përkohshme mes palëve. Nuk ka asnjë të dhënë të besueshme dokumentare shqiptare apo të huaj që të dëshmojë qoftë edhe një aksion antigjerman të forcave të Kupit pas tetorit deri në verën e vitit 1944.

Bazi i Canes, i bindur se koha po punonte në favor të tij për të krijuar një lëvizje të gjërë politike dhe ushtarake zogiste, në 21 nëntor 1943, në Zall – Herr mblodhi një Kongres, në të cilin shpalli krijimin e Lëvizjes Kombëtare të Legalitetit.

Lëvizja e Legalitetit që në ditët e para të krijimit të saj u kundërshtua me forcë nga Partia Komuniste. Lideri i saj Abaz Kupi u vendos në qëndër të kritikave e të akuzave nga ana e F.N.Çl, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të të cilit ai ishte ende zyrtarisht. Disa ditë pasi u shpall trakti për krijimin e Partisë Nacional Zogiste në 18 shtator, Enver Hoxha udhëzoi komitetet qarkore të PKSH që ajo të luftohej si parti jo përparimtare e që bënte lojën e pushtuesit dhe demaskimi i saj të bëhej në mënyrë progresive e pa "shpejtuar deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të F.N.Çl që do të gjykonte këtë çështje".

Në fund të tetorit Bazi i Canes shpalli divorcin përfundimtar me Frontin Nacional-Çlirimtar. Në një letër dërguar Këshillit të Përgjithshëm ai njoftoi se për shkak të mosmarrëveshjeve midis F.N.Çl e Ballit Kombëtar e të pamundësisë së bashkëpunimit midis tyre kishte vendosur të shpallte partinë e Legalitetit siç kishte qenë para 7 prillit 1939.

Fundi i vitit 1943 shënoi fillimin e armiqësive të hapura midis F.N.Çl e Legalitetit. Çdo urë komunikimi midis tyre u ndërpre përfundimisht. Asnjanësia e sforcuar e partisë zogiste, as kundër pushtuesve por as edhe në aleancë me Aleatët rezultoi pa perspektivë. Gjermanët i ndiqnin nga afër lëvizjet e Kupit. Shërbimi sekret i Wehrmacht-it i raportoi Neubacher-it se në 3 shkurt 1944 lideri zogist kishte patur jashtë Tiranës një takim me personalitete politike dhe anëtarë të qeverisë kolaboracioniste. Ishte koha kur po bëheshin negociata për të zgjeruar bazën e qeverisë me Ballin Kombëtar por edhe me Legalitetin. Balli Kombëtar dërgoi tre përfaqësues në qeverinë e Mitrovicës. Legaliteti nuk pranoi por edhe gjermanët ende nuk ishin të bindur për besnikërinë e kësaj partie, ndonëse kontaktet e fshehta nuk ishin ndërprerë. Në dhjetor 1943 Bazi i Canes ishte takuar përsëri me dy oficerë gjermanë të cilëve u kishte premtuar se forcat e tij nuk do të sulmonin gjermanët në rrugët që kalonin nëpër Mat.

Gjermanët në Tiranë

Gjermanët në Tiranë

Në mars 1944, Neubacher i kërkoi Konsullatës së Përgjithshme Gjermane në Tiranë një raport mbi qëndrimin e Abaz Kupit. Rreth një muaj më vonë përgjigja prej kësaj konsullate ishte se "Abaz Kupi ende ka qëndrim jo të prerë. Ai është vazhdimisht në kontakt me anglezët dhe po mbledh forca, mirëpo po i shmanget konflikteve  me trupat gjermane". Mehdi Frashëri si kryetar i Regjencës, bëri çmos për ta tërhequr Legalitetin në qeveri jo vetëm se kërkonte të largonte Mitrovicën e Devën por mendonte se i shërbehej edhe më mirë stabilitetit të vëndit. Me ndihmën e tij por edhe me "mirëkuptimin" e qeverisë kuislinge e të gjermanëve, pasues të Legalitetit ishin përfshirë në forcat e xhandarmërisë e të administratës.

Në kulmin e krizës qeveritare, në fund të majit, burimet gjermane dëshmojnë se Abaz Kupi ka marrë pjesë në një takim me Mehdi Frashërin, Mithat Frashërin, Lef Nosin, Gjon Marka Gjonin, Fiqiri Dinen e Cen Elezin për të gjetur një formulë për një qeveri të qëndrueshme e për një aleancë antikomuniste. Sipas burimeve britanike dhe amerikane një takim tjetër u zhvillua mes përfaqësuesve të Ballit Kombëtar (Mithat Frashërit), të Legalitetit (Abaz Kupi) dhe Fiqiri Dines, Gjon Marka Gjonit e Eqrem bej Vlorës po për të  njëjtin qëllim. Kupi ka pranuar të bashkëpunojë por jo hapur e ka rënë dakord që një zogist i njohur si Fiqiri Dine të propozohej për kryetar qeverie. Gjermanët nuk mbetën të kënaqur nga Mehdi Frashëri për këtë zgjidhje dhe ushtruan presion ndaj kryetarit të Regjencës, por ai i siguroi se Kupi nuk do të luftonte kurrë kundër ushtrisë gjermane.

Në fund të qershorit Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare urdhëroi  Divizionin I të kryente veprime luftarake në veri të lumit Shkumbin. Deri në këtë kohë Lëvizja Nacional-Çlirimtare ishte zhvilluar më shumë në jug të Shqipërisë. Në veri vepronin disa batalione e çeta partizane si në Dibër, Mat, Martanesh, malësitë e Shkodrës, etj. Kupi e quante zonën e vet ekskluzive të kontrollit veriun e Tiranës, Ishmin, Krujën e Matin, ashtu si Gjon Markagjoni Mirditën, Muharrem Bajraktari Lumën, Gani Kryeziu Malësinë e Gjakovës, Fiqiri Dine, Cen Elezi e Kaloshët pjesë të Dibrës, etj. Sundimi tradicional i bajraktarëve në këto zona ishte kthyer në institucion e në një të drejtë zakonore ku autoriteti i shtetit dhe i ligjit ose nuk funksiononte, ose respektohej fare pak.

Kapërcimi i Shkumbinit dhe marshimi i forcave partizane përmes luftimeve kundër trupave gjermane në malësitë e Tiranës e alarmoi Abaz Kupin dhe bajraktarët e tjerë të veriut. PKSH dhe F.N.Çl, kishin dhënë arsye e deklarata për të ngjallur panik e për të kërcënuar sundimin e tyre kanunor, aq më tepër se mjaft prej tyre ishin kompromentuar hapur në bashkëpunim me pushtuesit, në fillim italianë e më vonë gjermanë.

Për të përballuar këtë rrezik Kupi në fillim të korrikut ushtroi shumë më tepër se më parë politikën e tij të njohur e të dyfishtë, sa me gjermanët e me qeverinë kolaboracioniste në ikje të Rexhep Mitrovicës aq edhe me britanikët që në Shtabin e tij kishin dërguar një mision të ri ushtarak që në muajin prill me në krye të mirënjohurin Neil McLean. Legaliteti kalimin e forcave partizane në malësitë e Tiranës e të Krujës e quajti "provokim terrorist" e "vëllavrasje" dhe mobilizoi të gjitha trupat e tij kundër tyre.Në këto luftime ai bashkëpunoi hapur me forcat gjermane e ato të qeverisë kuislinge.

Kupi nuk hezitoi dhe këtë e vërtetojnë shumë qartë dokumentet gjermane për t'i kërkuar gjeneralit Fitzthum furnizime me armë për të konsoliduar pozitat e për t'i rezistuar ofensivës së forcave partizane. Por gjermanët dyshonin për vullnetin e tij për të "filluar luftën e hapur kundër komunistëve". Dyshimi i tyre rritej edhe për faktin se ai ishte i lidhur me anglezët. Për të vënë në provë Kupin, Neubacher i rekomandoi Konsullatës së Përgjithshme në Tiranë që ai të ftohej për negociata pa ndërmjetësimin e Mehdi Frashërit të cilin në aspektin politik e quante të padobishëm. I Dërguari i Posaçëm Gjerman për Evropën Juglindore autorizoi Scheiger-in të mbante lidhjet me Abaz Kupin por me kushtin që ai të shkëputej nga anglezët. Neubacher e bëri të qartë se "në këtë fazë nuk lejohen furnizime me armë" për Kupin.

Bazi i Canes provoi që atë çfarë nuk e siguroi direkt nga gjermanët ta merrte tërthorazi përmes mikut të tij Dine. Kryeministri, një figurë jo aq e besueshme për gjermanët me zellin e fillimit si kryetar qeverie u premtoi atyre operacione të suksesshme kundër forcave partizane. Por u kërkoi që të merrnin përsipër armatosjen e dy divizioneve malore shqiptare dhe pajisjen e tyre edhe me tanke. Kërkesa e Dines u shoqërua me zhvillimin e operacioneve ushtarake të forcave të bashkuara gjermane, kolaboracioniste shqiptare por edhe të Legalitetit në fund të korrikut në zonën Mat – Dibër që rezultuan në një tërheqje të përkohshme të partizanëve. Projekti i formimit të dy divizioneve shqiptare i joshi gjeneralët gjermanë, Fitzthum dhe Fehn të cilët e dërguan me sugjerime pozitive te eprorët e tyre të Wehrmacht-it.

Në dallim prej tyre, Neubacher, Schliep dhe Scheiger që përfaqësonin vendimmarrjen politike gjermane në Shqipëri dhe Vilhelmshtrase e kundërshtuan projektin me dy argumente. I pari, se ai ishte i pa mbështetur, euforik dhe jo realist. I dyti, se prapa tij fshihej Abaz Kupi që me stilin e tij të njohur "urtë e butë e plotë tigani" synonte të krijonte një bazë të fuqishme armatimesh që do t'i shërbente për ballafaqimin e pritshëm final të armatosur me komunistët për pushtetin e ardhshëm. Scheiger nuk arriti ta bindë Kupin për të ardhur në Tiranë e për të biseduar sipas porosisë së Neubacher-it. Për rrjedhojë rekomandimi i tyre te Ribbentropi për ta furnizuar me armë atë dhe Dinen ishte negativ.

Çështja u diskutua midis niveleve të larta të Wehrmacht-it e të Vilhelmshtrases. Drejtoria Qendrore e Sigurimit Shtetëror informoi ministrinë e jashtme se "udhëheqësi anglofil i bandave Abaz Kupi ka kërkuar municion" dhe si kundërshpërblim për këtë "ka garantuar ruajtjen e lirisë së qarkullimit për forcat e armatosura gjermane në rrugën Tiranë – Shkodër në rast të tërheqjes eventuale gjermane". Ribbentropi besoi më shumë në argumentet e Neubacher-it.

Gjithsesi partia zogiste kishte përfituar mjaft ndihma nga qeveria Mitrovica e në fund edhe nga ajo Dine dhe jo pa dijeninë e gjermanëve. Dokumente të administratës kuislinge dëshmojnë se në korrik forcat e xhandarmërisë me miratimin e mbështetjen e gjermanëve bashkëpunuan me forcat e Legalitetit në Mat për të ndaluar mësymjen e partizanëve dhe u furnizuan edhe me armatime të tilla si mortaja, mitraloza e municione. Kupi financohej e furnizohej me ushqime e me bukë nga depot e qeverisë e furrat e Tiranës. Në dispozicion të tij u vunë edhe kamiona ushtarakë gjermanë për transportimin e trupave e të municioneve.

Jo vetëm dokumentet gjermane por edhe ato britanike e amerikane të kohës kanë vërtetuar bashkëpunimin e Legalitetit me pushtuesit. Në përfundim të Luftës, Departamenti i Shtetit në Shtetet e Bashkuara në lidhje me Abaz Kupin kishte arritur në përfundimin se "ekzistojnë fakte të mbështetura mirë nga burimet sekrete amerikane dhe britanike se ai dhe pasuesit e tij kanë bashkëpunuar me gjermanët dhe regjimin kukull shqiptar në Tiranë pas tetorit 1943".

 

*Shënim: Titulli i autorit, "Paqe në heshtje me Legalitetin"

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more