Skip to main content

Lajmi.net: “Qeveria, asgjë konkrete rreth Brezovicës” plus 8 more

Lajmi.net: “Qeveria, asgjë konkrete rreth Brezovicës” plus 8 more


Qeveria, asgjë konkrete rreth Brezovicës

Posted: 07 Nov 2016 12:18 AM PST

Brezovica

Kjo ministri pret që ky projekt të shkojë përmes ligjit për investime strategjike por që ende MTI-ja nuk ka përgatitur edhe udhëzimin administrativ për këtë ligj.

Avni Kastrati zëvendësministër i ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka thënë për "Zërin" se nuk kanë asgjë konkrete rreth projektit të Brezovicës. Ai thotë se pas aprovimit të Ligjit për Investime Strategjike, Ministria e Tregtisë duhet të përgatisë edhe udhëzimin administrativ, por ky udhëzimin, sipas tij, pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm që më pas të hapet edhe mundësia e projektit të "Brezovicës".

"Sigurisht që projekti do të vazhdojë përmes Ligjit për Investime Strategjike, sepse është një projekt shumë i madh e strategjik për Kosovën. Unë mendoj se kësaj radhe do të jenë kushtet më të volitshme për ata që kanë marrë pjesë në konkurs. Ky projekt nuk ka dështuar.

Kushtet do të jenë më të volitshme, do të kenë interesim edhe operatorët e tjerë ekonomikë. Tash për tash nuk kemi marrë asnjë aktivitet shtesë për arsye se Ligji për Investime Strategjike është aprovuar, por duhet të përfundojë edhe udhëzimi administrativ për të qenë krejt e qartë", ka thanë ai.

.

Gashi me përshkrim shumë interesant për golin e “çmendur”

Posted: 07 Nov 2016 12:09 AM PST

Kosovari është shndërruar në një yll të padiskutueshëm në skaudrën e tij, e cila po i sjellë kosovarit ngrohtësi të madhe.

Kështu lë të kuptohet përshkrimi i golit, që e ka bërë Gashi në Facebook, përcjellë “Lajmi.net”.

“Kjo është shtëpia ime”, ka qenë komenti i Gashit, me videon që ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente,

Pas formës së jashtëzakonshme, Gashi pritet të ftohet nga Kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjen me Izraelin, përkundër problemeve me Gianni De Biasin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.

(Vetë)Vrasja e Kryeministrit

Posted: 07 Nov 2016 12:05 AM PST

Ben Blushi

(Ben Blushi, 'Kryeministri')

Jam i gatshëm të bëj gjithçka që mund ta ndihmojë KM të fitojë zgjedhjet, aq më tepër që babai im e admiron, ndërsa unë vetë e adhuroj për cilësitë e jashtëzakonshme që ka.

Je vërtet i gatshëm të bësh çdo gjë, më pyeti Kim Kurani pa u habitur. Sigurisht.

Më thoni çfarë duhet të bëj.

Duhet të vrasësh kryeministrin, tha ai.

U ngrita në këmbë dhe e pashë me tërbimin e një njeriu që pasi më kishte shtyrë në një gropë, tani donte të më varroste aty përjetësisht. Kim Kurani më bëri shenjë të qetësohesha se nuk isha përballë një komplotisti që po më ftonte në një grusht shteti. Nuk them ta vrasësh, vazhdoi ai për të më zbutur. Ti je një snajper i shkëlqyer dhe aftësia e sprovuar e dorës tënde për të lëvizur në fillin e hollë që ndan një vrasje nga një plagosje me paramendim, është ajo që na duhet për të fituar zgjedhjet.

Pra, nuk po them se duhet ta vrasësh KM, por duhet ta plagosesh në një mënyrë që jeta të mos i rrezikohet dhe populli ta mbështesë si viktimën e një atentati terrorist, duke ia besuar prapë pushtetin. Kjo është e vetmja rrugë për të shpëtuar vendin dhe vetë KM. Atij duhet t'i bëhet një atentat dhe ti je njeriu që do ta bësh, nëse pranon, përndryshe ta kam shpjeguar hollësisht se çfarë të pret.

Duke lexuar pyetjet e mia, përgjigjet e të cilave i kishte përgatitur para se të më takonte, Kim Kurani nuk më la të flisja. E di se çfarë po mendon, tha ai. Çfarë do të ndodhë me ty pas atentatit nëse të kapin. Asgjë. Njeriu që kërkon të vritet nuk arreston atë të cilit i është lutur ta vrasë Pra, pasi KM të plagoset dhe natyrisht të shpëtojë, me një gërvishtje të lehtë, për shkak të zotësisë tënde si snajper, ti do vazhdosh jetën i qetë.

Askush nuk do të të prekë, pasi autorët nuk do zbulohen kurrë. Ky është një film në të cilin aktorët as nuk vriten, as nuk vdesin dhe as nuk kapen. Pra, është një film elektoral i destinuar për shijet e atyre që votojnë. Kjo është e gjitha dhe për këtë ke premtimin tim prej burri dhe premtimin e KM prej burri shteti.

Amerikanët besojnë se populli nuk duhet të jetë i lirë të besojë atë që do, por duhet të nxitet të besojë atë që duhet. Për këtë qëllim shërbejnë mediat dhe njerëz si puna ime që përpiqen të ndryshojnë të vërtetën, duke krijuar situata të caktuara, të cilat i japin popullit të vërtetën e perceptuar. Kjo do të thotë të kombinosh interesin publik me interesin privat. Në rastin tonë, interesi publik kërkon që KM të fitojë zgjedhjet pasi tentuan ta vrasin si reformator, ndërsa interesi privat i KM synon të vazhdojë punën edhe për një mandat.

Unë punoj që këto interesa të përputhen në kohën dhe vendin e duhur dhe aftësia që kam për ta realizuar këtë kombinim më dallon nga njerëz si ty. Nëse kemi një ngjashmëri, është se unë jam snajperi i të vërtetës. Pra, mjeshtëria ime për ta ndryshuar të vërtetën pa asnjë gabim në llogaritje është milimetrike, njëlloj si e jotja. Ti vret njerëz, unë vras idetë, dhe bashkë me to edhe të vërtetën.

Që kur kisha ikur në Tiranë, Sari më kishte telefonuar disa herë për t'u ankuar se kanabisi nuk po shitej dhe se ata nuk kishin fituar pothuajse asgjë, në krahasim me atë që prisnin. Ato kohë të gjithë merreshin me kultivimin e kanabisit dhe konkurrenca e ashpër kishte çuar në ulje çmimesh, duke dëmtuar ata që mbillnin më pak dhe lodheshin më shumë.

Kush donte të fitonte pa humbur, duhet të mbillte dhjetëra hektarë, në mënyrë që kostoja e prodhimit të ishte edhe më e ulet. Megjithëse kultivohet në kushte ilegale dhe tmerrësisht të vështira, njëlloj si zarzavatet apo si frutat, kanabisi ka tregun e vet dhe çmimet lëvizin si në një bursë ditore ku vlen më shume ajo që prodhohet më pak. I mërzitur nga humbjet, i nxitur nga padurimi dhe i lodhur nga papunësia, Sari ishte lidhur me disa grupe pranë opozitës, me shpresën se pas zgjedhjeve do t'i jepnin një punë që kishte vite që e priste.

Opozita kishte qenë bujare, për të tërhequr sa më shumë njerëz kishte premtuar mijëra vende pune dhe më shumë mbështetje për të rinj me shkolla të mesme, siç ishte Sari, që tani rrinte përballë meje duke menduar se unë isha një njeri që mbronte me armë ata që e kishin lënë pa punë. Natyrisht nuk mund t'i thosha se në të vërtetë unë kisha marrë ca ditë leje për të vrarë KM, çka do ta gëzonte pa masë, meqë dukej sheshit se e urrente sinqerisht.

Zgjedhjet do jenë të vështira, foli Sari, duke parë babain, dhe nëse KM nuk dorëzohet, në Shqipëri do ketë revolucion. Populli nuk mund të durojë më që një grusht njerëzish pasurohet çdo ditë, ndërsa të tjerët ikin në emigracion. Ka vetëm një rrugë: ose KM ikën, ose populli e heq me dhunë. Unë jam i gatshëm për të dyja, madje rruga e dytë do më pëlqente më shumë, sepse ky njeri prej kohësh më është shpifur dhe më duket sikur më ha bukën që mezi e siguroj.

Ky atentat do t'i kthente amerikanët në zgjedhje. Pas Islamit, Amerika është pushteti më i besueshëm moral në Shqipëri. Shqiptarët besojnë se Amerika ka gjithmonë të drejtë, por Kim Kurani ka më shumë të drejtë kur thotë se Amerika nuk është shteti i së drejtës, por e drejta e një shteti për të ndërhyrë në punët e padrejta të shteteve të tjera. Unë u kam shërbyer atyre prej kohësh duke dërguar në Afganistan djem të shkëlqyer si ty, por kjo nuk është konsideruar asnjëherë e mjaftueshme.

Amerikanët kanë kërkuar që unë të zbardh çështjen e të vrarëve në protestë, çka ka inkurajuar opozitën, që e lexon këtë mesazh si një sulm ndaj meje. Unë mbroj të vërtetën time, kur them se protestuesit sulmuan institucionet kushtetuese, të cilat unë i mbrojta. Çështja është se cilën të vërtetë do zgjedhin amerikanët, atë që them unë, apo atë që thotë opozita? Me kë do jenë ata pas atentatit mbi një njeri që u sakrifikua për vendin duke vënë jetën në rrezik, për të luftuar organizatat terroriste pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sigurisht do jenë me mua, sepse plumbat mbi gjoksin tim janë plagë mbi trupin e tyre. Unë do sulmohem si një reformator që ka mbrojtur kufirin e lirisë amerikane në këtë zonë të botës të populluar me terroristë të të gjitha ngjyrave. Prandaj duhet të jesh krenar se po mbron edhe interesat e Amerikës duke më vrarë. T'i thashë këto në mënyrë që sonte të flesh i qetë dhe zemra jote e tronditur të mos i shkaktojë asnjë dridhje dorës tënde, nesër në mëngjes. I bindur se kjo nuk do të ndodhë dhe se plagosja ime do të jetë milimetrikisht e përsosur, dua të takohemi prapë, si dy miq që iu gjendën njëri­tjetrit në ditë të vështira. Kim Kurani do të të njohë me detajet, por sidoqoftë nëse ka diçka që do ta thuash, jam i gatshëm të përgjigjem.

Të nesërmen në mëngjes, KM organizonte një takim në një shkollë në periferi të Tiranës. Fëmijët ishin rreshtuar për ta pritur, ndërsa mua më kishin hipur mbi një pallat dhe distanca e qitjes nuk duhej të ishte më shumë se dyqind metra, çka më jepte siguri të plotë. Dita ishte e bukur dhe dielli që shkëlqente atë mëngjes ishte i përgjumur dhe i dobët sikur sapo ishte zgjuar. KM erdhi në orën e caktuar dhe unë u bëra gati. Duke mbështetur syrin në dylbi, mora shenjë në mes të gjoksit duke e ditur se aty, KM ishte i mbrojtur nga jeleku antiplumb dhe nuk mund të shpohej.

E pashë për herë të fundit kur nisi të fliste ngadalë, me sa duket duke më pritur dhe pas pak qëllova. Isha i qetë dhe kalova dorën mbi sy, siç bën çdo njeri pasi ka përmbushur një detyrë të rëndësishme. KM u rrëzua dhe unë mendova se do ngrihej pas pak. Ndërkohë që ai nuk po ngrihej, mendova se ndoshta Kim Kurani e kishte porositur se duhet të rrinte pak kohë i shtrirë, derisa efekti i atentatit të zgjatej si në një film.

Nga të gjitha anët kishte ulërima njerëzish të alarmuar që vraponin për të ikur, ndërsa sirenat e ambulancave afroheshin me shpejtësi duke shtyrë turmën e tmerruar. I rrethuar nga rojet, trupi i KM nuk dukej më dhe pas pak, pashë një barelë që po e transportonte në spital. Nuk kisha kohë të kuptoja se çfarë po ndodhte, pasi njerëzit që më kishin sjellë aty, erdhën duke dihatur dhe pasi më goditën me grushte, më çuan në burg me akuzën se kisha vrarë kryeministrin. Kjo është e pamundur, thashë unë. Por e vërteta ishte se e pamundura ishte e vërtetë. E kisha vrarë.

/Marrë nga libri "Kryeministri" i Ben Blushit, panorama.al/

.

Njihuni me djalin që pretendon se është ‘djali zotit’ dhe ja çfarë thotë për Noizyn (Video)

Posted: 06 Nov 2016 11:59 PM PST

.

Ronaldos po i ndodh diçka e pazakontë në “Santiago Bernabeu”

Posted: 06 Nov 2016 11:55 PM PST

Pasi që nuk shënoi as ndaj Leganes, portugezi ka grumbulluar pesë ndeshje pa gol në stadiumin e Realit.

Kjo nuk i ka ndodhur asnjëherë Ronaldos, që prej transferimit nga Manchester United në vitin 2009, përcjellë “Lajmi.net”.

Ndryshe, Reali mposhti Leganes 3:0, me dy gola të Gareth Bale dhe një të Alvaro Moratas.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

 

 

.

Akuzat e para nga Specialja në fillim të vitit të ardhshëm

Posted: 06 Nov 2016 11:43 PM PST

Gjykata Speciale

Funksionalizimi i Gjykatës Speciale për Kosovën po shkon sipas planit dhe në koordinim me të gjitha instancat relevante. Rrjedhimisht edhe akuzat e para për ish guerilët e UÇK-së të dyshuar për krime lufte gjatë viteve 1998-2000, do të nisin në pjesën e parë të vitit 2017.

Në një prononcim për gazetën "Zëri", zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Avis Benes, ka thënë se aktualisht janë duke u zgjedhur gjykatësit dhe presidenti i Dhomave të Specializuara. Vetëm më pas do të bëhet miratimi i rregullores së procedurës gjyqësore dhe provave nga gjyqtarët, i cili është një dokument kyç që rregullon kryerjen e procedimeve para Dhomave të Specializuara.

Megjithëkëtë, edhe pse Mbretëria e Holandës ka votuar pro ratifikimit të Marrëveshjes që parasheh vendosjen e Dhomave të Specializuara në këtë shtet, kjo ende nuk ka hyrë në fuqi.

.

Hyseni merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it

Posted: 06 Nov 2016 11:41 PM PST

Në këtë asamble mes tjerash pritet të diskutohet edhe për kriteret e anëtarësimit të vendeve aplikuese në këtë organizatë.

Republika e Kosovës ka aplikuar për anëtarësim dhe varësisht nga rrjedha e diskutimeve për kriteret e anëtarësimit do të procedohet edhe me shqyrtimin e aplikacionit të Republikës së Kosovës për anëtarësim.

.

Pozita do reformë, opozita do zgjedhje

Posted: 06 Nov 2016 11:40 PM PST

Zgjedhjet, foto ilustrim

Zërat të cilët po kërkojnë zgjedhje të parakohshme janë rritur kohëve të fundit në Kosovë. Ato po shihen si zgjidhje e krizës politike në vend. Mirëpo, para se të zhvillohen zgjedhjet në vend, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nisur një iniciativë për reformë zgjedhore.

Por, këtë iniciativë po e kundërshtojnë partitë parlamentare opozitare, të cilat po e quajnë farsë nismën e kreut të shtetit. Thonë se në Kosovë së pari duhet të zhvillohen zgjedhjet, e pastaj të hyhet në një reformë zgjedhore të mirëfilltë, meqë një gjë e tillë kërkon kohë, e sipas tyre, aktualisht nuk ka kohë për reformë të mirëfilltë, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Po ashtu edhe para më shumë se pesë viteve kishte nisur një reformë zgjedhore, por që asnjëherë nuk përfundoi, pikërisht për fajin e liderëve të partive të mëdha, PDK-së e LDK-së. Dy komisione parlamentare kishin punuar gati për rreth një vit, njëri për ndryshimet kushtetuese, e tjetri për ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet, por që asnjëherë nuk u votuan në Kuvend.

.

Motra e Afërdita Dreshajt tregon linjat seksi, Jehona është “single” (Foto)

Posted: 06 Nov 2016 11:31 PM PST

Ditë pasi asaj i janë marrë rrjetet sociale, ajo u shfaq sërish në Instagram në InstaStory, ku me një foto ka treguar trupin tejet atraktiv.

Jehona ndryshe dihet se është 'single' dhe pa afera në media.

mm_1478499142-154187

.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more