Skip to main content

“Ky është orari i ndërprerjeve të planifikuara të energjisë elektrike në distriktin e Ferizajt për nesër” plus 9 more Ferizaj Press

“Ky është orari i ndërprerjeve të planifikuara të energjisë elektrike në distriktin e Ferizajt për nesër” plus 9 more Ferizaj Press


Ky është orari i ndërprerjeve të planifikuara të energjisë elektrike në distriktin e Ferizajt për nesër

Posted: 03 Nov 2016 09:31 AM PDT

Ferizaj. 03.11.2016. Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikime i kompanisë KEDS ka bërë të ditur ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike në distriktin e Ferizajt , shkaku i mirëmbajtjes së rrjetit nëpër distrikte, për ditën e nesërme.

Më 04.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj 1 do të shkyçet:

• Dalja 10 kV Sherret ( 40040003) nga ora 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: TS (MBTS),TS " 14 ",TS " 14″ (Kulla),TS Ura e Dudit, rr. Epopeja e Jezercit.

• Dalja 10 kV Emin Duraku(40040002) prej orës 13:00 deri ne ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Emin Duraku, Gjon Sereqi, objektet banesor Inxhinieringu, Hajrush Beqiri, Vizioni (Qerdhja), Naser Hetemi, Xhemaj Ferati, Seli Palushi.

Dalja 10 kV Drejtimi i Kinemasë(40040004) nga ora 16:00 deri në ora 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr.12.Qershori (një pjesë), rr.Dëshmorët e Kombit (një pjesë), rr.Skenderbeu, rr.Sejdi Sejdiu.

 

Më 04.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaj 2do të shkyçet:

• LP 10 kV Ujëvara(40041011)prej orës 10:00 deri në ora 13:00

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. eNerodimës, Ujvara, Frigoriferi dhe Barakat.

• Dalja 10 kV Kosovapetrolli ( 40041003) nga ora 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr."G.Terbeshi",Talinovci I Jerlive,Muhovci, Prelezi i Jerlive dhe i Muhaxherëve dhe Bizniset private.

• Dalja 10 kV Sillosi ( 40041001) nga ora 13:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin:Ferizaji një pjesë,Talinovci I Muhaxherëve,Sazlia,Papaz,Pojata,Rahovica,Softaj,Fusha e Madhe.

• Dalja 10 kV Kosovatransi(40041004)prej ores 16:00 deri në ora 18:00.

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbeten: Policia, Prokuroria, Viva Fresh, ETC, ndërtesa e TMK etj.
• Dalja 10 kV Betoni ( 40041002) nga ora 13:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr.Prizreni,Saraishta,Lloshkobare,Llojza,Kosina,Slivova,Dremjaku dhe bizniset private.

 

Më 04.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaji III do të shkyçet:

• Dalja 10 kV Doganaj ( 40042004) nga ora 13:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Doganaj,Zaskok,Pleshinë e Ulët dhe e Epërme, Dubrava, Fabrika e ujit Pleshine
• Dalja 10 kV Varoshi ( 40042005) nga ora 13:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Varoshi,Gërlica,Komogllava,Rakaj dhe bizniset private.

• Dalja 10 kV Jezerci ( 40042003) nga ora 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Manastirci,Nerodime e Ulët dhe e Epërme,Balaj,Jezerc dhe bizniset private.

• Dalja 10 kV Gaqka ( 40042002) nga ora 16:00 deri në ora 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Greme,Gaçkë,Burrnik,Izhancë,Kashtanjeva,Bajnicë,Semaj,Prushaj,Sllatina dhe bizniset private.

 

Më 04.11.2016 në NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:

• Dalja 10 kV Kaçanik i Vjeter ( 40043007) nga ora 10:00 deri në ora 13:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Doganaj,Duraj,Kaçanik i Vjetër,Stagovë, Begracë;

• Dalja 10 kV Bobi (40043002) prej orës 16:00 deri në ora 18:00.

Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bobi,Ivaja,Kotlina,Laqi,Bushi,Pusteniku, Strazha.

• Dalja 10 kV Pylltaria(40043004) prej orës 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kërbliq dhe Leskovicë .

• Dalja 10 kV Voskopoja ( 40043001) nga ora 13:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Voskopoja,Trupaj,Trimor,Bicaj (Biqevc),Pallosh (Biqevc),Nikaj,Tushaj – Soponica,Malsi (Malzez),Vatë,Nikaj dhe biznise private.
• Dalja 10 kV Qyteti( 40043005) nga ora 16:00 deri në ora 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr. Emin Duraku, rr e UÇK-së, lagjja Ramadan Agushi, Vakufi, Shtëpia e mallrave, PK.dhe ka teqja Policia, Kuvendi Komunal.

 

Më 04.11.2016 në NS 35/10 kV Shtërrpcë do të shkyçet:

• Dalja 10 kV Breza ( 40044004) nga ora 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Hotel Breza dhe Junior,Vikendicat,Jazhinca,Sevce,Vërbishtica dhe bizniset private.

• Dalja 10 kV Gotovusha ( 40044005) nga ora 16:00 deri në ora 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Biti e Ulët dhe e Epërme,Palojë,Shushiq, Gotovushë,Drajkovc,Viqë,Gradovicë,Firaja,Brodi dhe bizneset private.

Arsyeja e shkyçjes: për shkak të punimeve të KOSTT-it.

Kosovë: Këtë vit 986 raste me kancer

Posted: 03 Nov 2016 09:18 AM PDT

Foto-ilustrim

Shifër kjo, dukshëm më e lartë se sa statistikat e vitit të kaluar, ku për gjithë vitin numri i qytetarëve të diagnostikuar me kancer ishte 808.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura për Gazetën Express, drejtori i këtij Instituti, Ekrem Hyseni.

Ai shpjegoi se rastet më të shpeshta të kancerit janë ato të gjirit tek gratë si dhe kanceri i mushkërive.

"Në përgjithësi rastet janë në vartësi të patologjisë dhe prijnë rastet me kancer të gjirit tek gratë dhe kanceri i traktit gastrointestinal dhe i mushkërive vijnë në rend të dytë dhe tretë", shpjegon Hyseni.

Ai thotë se deri në muajin tetor të këtij viti 217 raste të kancerit të gjirit tek femrat janë diagnostikuar në Kosovë. Drejtori i Institutit të Onkologjisë në QKUK, bënë të ditur se deri në fund të vitit numri I atyre që mund të diagnostikohen me kancer mund të arrijë deri në 1200 persona, që i bie 300 persona më shumë se sa në vitin 2015.

E pavarësisht numrit të madh të kosovarëve që janë prekur nga kjo sëmundje, Hyseni thotë se Klinika e Onkologjisë ka pasur furnizim stabil për mjekimin e tyre.

" Në përgjithësi kjo klinikë ka pasë një furnizim stabil me citostatikë duke ofruar mjekimin me kimioterapi dhe radioterapi gjatë gjithë kohës.  Ky shërbim iu është ofruar edhe pacientëve nga Presheva, Bujanovci, Medvexha dhe për mjekimin e kancerit të trurit kimioterapi ju është ofruar edhe për pacientët e Shqipërisë", bënë të ditur për Gazetën Express, drejtori i kësaj klinike.

38 fëmijë me sëmundje malinje po trajtohen në klinikën e Pediatrisë

Nga sëmundjet malinje në Kosovë janë duke u rrezikuar edhe fëmijët.

Në repartin e Hemato-Onkologjia e Pediatrisë, klinika e Pediatrisë, që nga janari e deri në muajin tetor kanë qenë 39 raste të reja të fëmijëve që janë diagnostifikuar me leukemi akute.

Violeta Grajqevci, shefe e Repartit, ka thënë për Gazetën Express se në trajtim për momentin janë 38 raste  me sëmundje malinje, por që sipas saj ka edhe raste që e kanë kryer terapinë dhe janë të rregullt në kontrolla sistematike.

Grajqevci thotë se furnizimi me barna për këtë sëmundje nga Ministrisa e Shëndetësisë është i pjesshëm.

"Furnizimi me barëra është i përsëritshëm por neve na dalin në ndihmë " Organizatat Humanitare" për sigurimin e kimioterapisë dhe materialit harxhues", thotë shefja e repartit të klikës së Pediatrisë. Ajo shpjegon se për momentin asnjë fëmijë nuk është duke pritur për shërim jashtë vendit.

Ndërkohë që në Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë gjithë vitit 2016 12 fëmijë kosovarë të diagnostifikuar me sëmundje malinje kanë kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit. 9 prej tyre kanë përfituar ndihmë financiare.

"Prej tyre 9 kanë përfituar përkrahje financiare  ku shuma totale është rreth 854 8300 euro. Ndërsa, 3 prej tyre nuk kanë sjell profatura, ku parashihet përafërsisht kostoja e trajtimit të tyre dhe rrjedhimisht nuk kanë mundur të shqyrtohen nga ana e Bordit Ekzekutiv të TMJISHP-së", thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sidoqoftë, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, patën deklaruar se sipas disa hulumtimeve të bëra nga Banka Botërore vitet paraprake, për një vit, pacientët kosovarë kanë shpenzuar rreth 80 milionë euro për t'u shëruar jashtë vendit.

.

Ministria e Diasporës duhet të fuqizohet, jo të shuhet

Posted: 03 Nov 2016 09:18 AM PDT

Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati e konsideron të suksesshëm regjistrimin aktiv të diasporës. Ai në intervistën dhënë albinfo.ch thotë se deri më tani janë regjistruar 400 mijë bashkatdhetarë, ndërsa thotë se regjistrimi pasiv, nëpërmjet internetit vazhdon edhe disa muaj.  Ai thotë se mësimi shqip në mërgim mbetet prioritet, ndërsa e quan absurde idenë për shuarjen e Ministrisë së Diasporës. Ministri Murati thotë se diaspora e Zvicrës mbetet oazë edhe për mërgimtarët e vendeve të tjera në botë.

Albinfo.Ch: Z. Ministër. Janë formuar shumë asociacione të shqiptarëve në diasporë. Sa jeni i kënaqur me lidhjen shqiptare jashtë vendit?
Murati:
Krijimi i shoqatave në diasporë i ka mbajtur të bashkuar dhe të organizuar shqiptarët në botë për shumë vite më radhë. Edhe shoqatat e reja që po krijohen tani duhet të kenë të njëjtin qellim apo funksion. Projekti i rrjetëzimi të shoqatave në diasporë si dhe procesi i regjistrimit në përgjithësi ka të bëj me identifikimin e shqiptarëve nëpër botë në mënyrë që neve të na mundësojnë këto të dhëna krijimin e politikave më të mira për mërgimtarët tanë karshi nevojave dhe kërkesave të tyre.
Ne gjatë takimeve si dhe projekteve që organizojmë për mërgimtarët mundohemi të theksojmë rëndësinë që kanë edhe shoqatat apo asociacionet që janë të krijuara në të mirë të organizimit sa më të mirë të komunitetit shqiptarë nëpër botë, sepse vetëm të bashkuar mund të jemi më të organizuar dhe më të fuqishëm.

Në cilat shtet i keni konkretizuar këto asociacione, përfshirë edhe ato të studentëve?
Murati:
Asociacione ka në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë. Deri më tani janë krijuar 23 Rrjete të Bizneseve të Diasporës në vende të ndryshme duke filluar me Evropën, e duke u shtrirë në SHBA, Kanada dhe Australi. Ky projekt i rrjetëzon bizneset e diasporës gjithandej botës. Gjithashtu deri më tani kemi pilotuar edhe në krijimin e rrjeteve të studentëve dhe të rinjve si dhe të juristëve. Planifikojmë të ndërtojmë një platformë interneti në të ardhmen ku do të lidheshin të gjitha këto rrjete, dhe do të ndërlidheshin edhe më shumë mes vete. Gjithsesi në këtë drejtim do të përfshiheshin edhe profesionet e tjera e sidomos shoqatat kulturore dhe shkollat shqipe.

Cili është bashkëpunimi i Juaj me Kuvendin e Shqiptarëve të Zvicrës?
Është një bashkëpunim sikurse me secilin asociacion dhe rrjet tjetër në diasporë që punon në të mirë të diasporës dhe atdheut.

Po qendra Kulturore në Zvicër sa është funksionale?
Në përgjithësi qendrat kulturore ballafaqohen me mungesë të mbështetjes ligjore në Kosovë, por tani jemi në procesin e ndryshimit të ligjit për diasporën ku edhe do të krijohet baza konkrete ligjore e cila do të ndihmojë punën e këtyre qendrave, pra edhe asaj në Zvicër. Sidoqoftë, Qendra Kulturore në Zvicër ka filluar dalëngadalë të shndërrohet në një oazë të bashkëpunimit në mes të shoqatave, arsimtarëve, intelektualëve dhe artistëve të ndryshëm në Zvicër dhe po besojmë se jemi në rrugë të mirë. Por konsiderojmë se me ndryshimet e duhura ligjore, këto qendra do t'i konsolidojmë edhe më tej për të funksionuar përveç në shërbim të komunitetit tonë edhe si një urë lidhëse me kulturën e vendit pritës.

Në Zvicër dhe Gjermani është koncentruar më shumë komuniteti shqiptar i diasporës. A jeni të kënaqur me bashkëpunimin e diasporës atje?
Komuniteti shqiptar është i shpërndarë në të gjithë botën, por vendet të cilat i theksoni ju janë me të vërtetë me një përqendrim më të madh të shqiptarëve por edhe me një traditë më të mirë të organizimit. Nuk ka dyshim se për shkak të përqendrimit të shqiptarëve në këto shtete edhe ne si ministri kemi shumë aktivitete të përqendruara në këto vende. Ne vazhdojmë të jemi ura lidhëse e diasporës sonë me shtetin e origjinës, duke vazhduar të jemi zëri i tyre në të gjitha institucionet e vendit. Unë gjithashtu kam bërë përpjekje të vazhdueshme që të përçoj mesazhe bashkëpunimi në mes të shqiptarëve ndërmjet vete kudo që janë në botë. Gjithashtu besoj se është e rëndësishme që shqiptarët sa më shumë të marrin pjesë edhe në jetën publike dhe politike si në nivel lokal, ashtu edhe atë kantonal/landi, por edhe në atë qendror në këto dy shtete por edhe në vendet e tjera. Kjo është mënyra më e mirë për ta ndihmuar veten, komunitetin por edhe trevat shqiptare prej nga vijnë shqiptarët.
Deri më tani jam i kënaqur sidomos me rrjetet e bizneseve, të cilat besoj se në Zvicër dhe Gjermani duhet të jenë shembull edhe për vendet e tjera, por gjithmonë ka vende për të bërë punë edhe më shumë. Pikërisht projekti i rrjetëzimit të segmenteve të ndryshme ka sjell frymën si dhe ka hapur rrugë të reja të bashkëpunimit në mes të shqiptarëve që jetojnë në vende të njëjta por pse jo edhe në vende të ndryshme.
Gjithashtu, për shkak të përqendrimit të shqiptarëve në Zvicër dhe Gjermani, jemi duke punuar për të konsoliduar shkollën shqipe, që është një sfidë e veçantë. Andaj po bëjmë përpjekje që të fusim në veprim sa më shumë aktorë, përfshirë dy ministritë e arsimit, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë. Në këtë drejtim të gjithë kemi nevojë të mobilizohemi, që të fuziojmë mësimin shqip si një element i rëndësishëm i ruajtjes gjallë të identitetit kombëtar dhe lidhjeve me vendin.

Procesi i regjistrimit të diasporës deri në cilin stad ka arritur?
Procesi i regjistrimit aktiv përfundon në fund të këtij viti dhe prej vitit tjetër vazhdojmë më atë që quhet regjistrimi pasiv, ku kryesisht do të koncentrohemi që këtë regjistrim ta bëjmë përmes faqes online rdks.info si dhe përmes Konsullatave dhe Ambasadave të Republikës së Kosovës gjithandej botës e me përkrahje edhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në jemi të bindur se edhe procesi pasiv i regjistrimit do të jetë po aq i suksesshëm si edhe procesi aktiv që e kemi realizuar.

Sa mërgimtarë janë regjistruar?
Procesi i regjistrimit të diasporës ishte një prej programeve më problematike që e kam gjetur në ministri qysh në fillim të mandatit tim si ministër i diasporës. Sidoqoftë, në bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerë të Ministrisë së Diasporës, si Agjencinë e Statistikave të Kosovës dhe UNDP-në e IOM-in, por edhe me involvim në proces të shumë bizneseve vendore përmes fushatës TI JE PJESË E ATDHEUT si dhe me një ri-konceptim të tërësishëm që i kemi bërë qasjes së regjistrimit deri më tani, kemi arritur të regjistrojmë afër 400.000 bashkatdhetarë. Duke i pasur parasysh vështirësitë, financat e pakta dhe logjistikën problematike, ne jemi shumë krenarë ta konsiderojmë se ky është një prej sukseseve më të mëdha të Ministrisë së Diasporës për këto 20 muaj të qeverisjes.
Siç thash edhe më herët, procesi i regjistrimit pasiv do të vazhdojë përmes formave online dhe nëpër konsullatat e Republikës së Kosovës.

A po hezitojnë bashkatdhetarët të regjistrohen. Nëse po pse?
Hezitimet janë ulur në nivel shumë të madh sepse jemi munduar që ta shpjegojmë përmes fushatës TI JE PJESË E ATDHEUT, saktësisht se cilat janë benifitet edhe të diasporës por edhe të shtetit tonë përmes këtij procesi.

A ka krijuar Kosova klimë të mjaftueshme ligjore e infrastrukturore për investime nga Diaspora?
Nga fillimi i mandatit tim në krye të Ministrisë së Diasporës kam bërë përpjekje që duke shfrytëzuar mekanizmat ligjor dhe institucional të ndikojmë në krijimin e ambientit sa më të mirë për bizneset tona nga diaspora, duke përfshirë përkrahjen e atyre që veç janë prezent në Kosovë dhe ata të cilët janë të gatshëm të investojnë këtu në të ardhmen. Investimet nga diaspora jo vetëm që janë sot të rëndësishme, por ato besoj unë do të jenë burimi kryesor i asaj që mund të trajtohen si investime të huaja dhe burim i rëndësishëm i zhvillimit të vendit dhe rritjes së tij ekonomike. Përveç kësaj shumë herë kam potencuar që diaspora jonë është urë lidhëse edhe në mes të investuesve potencial të huaj dhe Kosovës, duke i informuar partnerët e tyre për klimën e të bërit biznes Kosovë. Ende ka shumë punë për t'u bërë dhe unë së bashku me bashkëpunëtorët e mi vazhdojmë përpjekjet për të qenë afër investitorëve nga diaspora dhe për të orientuar ata dhe për t'u dhënë informatat e duhura pasi që ne jemi kontakti i parë me investitorët potencial nga diaspora. Gjithashtu ne mundohemi që të gjitha vështirësitë që hasin ata që në momentin kur marrin vendimin të vijnë të investojnë në atdhe t'i adresojmë në vendin e duhur. Trajtimin e shumë prej këtyre çështjeve qofshin probleme të veçanta apo edhe ato të përgjithshme, ne e bëjmë edhe në Grupin Punues për Tërheqjen e Investimeve nga Diaspora që udhëhiqet nga unë dhe është një ndër grupet punuese të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

A po funksionon dikaster i veçantë brenda gjykatave që merret vetëm me lëndët e diasporës?
Qysh në fillim të mandatit tim kam insistuar që ky divizion të funksionalizohet. Në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës është themeluar divizioni për konteste të investime të huaja. Ky divizion pritet të merret edhe me çështjet që kanë të bëjnë me investimet nga diaspora. Unë gjatë muajit korrik kam pasur takim edhe me Kryetarin e kësaj Gjykata me të cilin kemi biseduar në përgjithësi për gjendjen e sistemit gjyqësor dhe në veçanti për funksionalizimin e këtij divizioni i cili është në interes të vendit. Ne u pajtuam se rritja e efikasitetit të sistemit gjyqësor është parakusht në përpjekjet tona për tërheqjen e investimeve nga mërgata jonë.

Cilat janë prioritete e juaj gjatë muajve të ardhshëm?
Përpos vazhdimit të programeve të mira që i kemi nisur këto 2 vitet e fundit në pjesën e dytë të mandatit tim do të koncentrohemi më shumë në jetësimin e marrëveshjeve me ministritë e arsimit të Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për organizimin e mësimit të gjuhës dhe kulturës në diasporë, konkretizimin e programeve për kanalizimin e remitancave në zhvillim ekonomik si dhe fillimin e rrjetëzimit të shoqatave të diasporës dhe të profesionistëve.

Është thënë nga analistët se Ministria e Diasporës nuk duhet të ekzistojë si dikaster i veçantë qeveritar, por vetëm si departament brenda MPJ-së. A duhet të ketë apo jo MeD?
Po besoj se kjo nuk është çështje as që duhet të diskutohet, të paktën edhe për disa mandate qeverisëse. Përkundrazi po besoj se debati duhet të sillet rreth asaj që Ministria e Diasporës të fuqizohet edhe ligjërisht, e edhe financiarisht sepse punon dhe e njeh më së miri një prej potencialeve më të madhe zhvillimore që e ka shteti dhe kombi ynë. Tek pas disa mandateve qeverisëse do të mund të diskutonim të gjenim variante alternativ të përfaqësimit të diasporës në institucione, e mbi të gjitha pas gjetjes së modaliteteve për përfshirjen e përfaqësuesve të diasporës në Kuvendin e Kosovës.

.

Të lëvizësh i ‘sigurt’ përtej urave mbi Ibër

Posted: 03 Nov 2016 09:18 AM PDT

Ura e Ibrit

Komuna e Mitrovicës së jugut është banuar me popullatë shumicë shqiptare, ndërkaq që Komuna e Mitrovicës së veriut është banuar me popullatë shumicë serbe.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se përderisa disa vite më parë, ka qenë e pamundur që qarkullimi i qytetarëve i të dyja komunave të bëhet i papenguar në njërën ose anën tjetër, tashmë situata ka ndryshuar.

"Unë mendoj se ka lëvizje të lirë, por mund të jetë edhe më e lirë në të ardhmen", ka thënë Bahtiri.

Në anën tjetër, me gjithë përpjekjet e Radios Evropa e Lirë që të bisedojë lidhur me këtë temë me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ai ka qenë jo i qasshëm.

​Por, Adrijana Hoxhiq, shefe e administratës komunale të Mitrovicës së veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se liria e lëvizjes për qytetarët nga të gjitha komunitetet në këtë komunë, ka shënuar përparim, sidomos që prej zgjedhjeve të fundit lokale, tre vjet më parë.

"Qytetarët ecin nëpër qytetin e tyre, fundja, lirshëm dhe këtu ekziston një progres. Kjo nuk do të thotë që gjendja në Mitrovicën veriore është e përkryer", theksoi Hoxhiq.

Autoritetet lokale të dy komunave të Mitrovicës, vlerësojnë se largimi i barrikadave nga rrugët, sheshet, si dhe urat që lidhin brigjet e jugut dhe veriut të qytetit të Mitrovicës, është sinjal i përmirësimit të mundësive për liri të lëvizjes së qytetarëve nga të dyja anët e qytetit të ndarë.

Por, si e shohin qytetarët shqiptarë dhe serbë nga të dy komunat, situatën lidhur me lirinë e lëvizjes në përgjithësi në komunat e këtij qyteti?

Viktor Peci, me përkatësi etnike shqiptare, thotë se jeton në Komunën e Zveçanit. Për të shkuar në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës, ai e ka të domosdoshme kalimin nëpër pjesën veriore të këtij qyteti.

Por, siç thotë ai për Radion Evropa e Lirë, liria e lëvizjes, tash për tash është e kufizuar vetëm në aspektin institucional, por se banorët lëvizin, ndonëse me kujdes të shtuar.

"Banorët mund të lëvizin pa probleme, përderisa nuk bëjnë ndonjë problem. Në momentin që, mbase, vërehet se jam shqiptar, mund të kem ndonjë problem, por jo edhe aq. Me marrëveshjet e fundit që janë bërë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk paraqitet aq shumë ndonjë problem për banorët shqiptarë", është shprehur Peci.

Faruk Ahmeti, shqiptar, i cili banon në Lagjen e Boshnjakëve në Komunën veriore të Mitrovicës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka ndonjë pengesë për të lëvizur nga veriu drejt jugut të qytetit, por se droja mbetet.

"Momentalisht mirë. Pengesa nuk kemi. Por, frika ekziston gjithmonë, sepse unë po punoj në pjesën jugore dhe duhet mbajtur mendjen në anën veriore,s epse familjen e kam atje", tha Ahmeti.

Në anën tjetër, një grua e moshuar, me përkatësi etnike serbe, Ljubinka Milosheviq, e cila jeton në Komunën e Mitrovicës së veriut, duke folur për Radion Evropa e lirë, thotë se mjaft shpesh shkon në anën jugore të qytetit, ku jeton shumica shqiptare.

"Shkojmë në dyqane dhe askush nuk na ngacmon. Blejmë gjësende dhe ata, shqiptarët, na i japin. Ndonjëri di serbisht e ndonjë nuk di. Pastaj, kthehemi dhe nuk ka asnjë problem", tha Milosheviq.

Por, një i ri serb, Veljko Markoviq, po ashtu banor i Komunës veriore të Mitrovicës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se liria e lëvizjes për të ekziston vetëm në veri..

"Në këtë pjesë mund të thuhet se ka liri të lëvizjes, por atje te ura nuk ka edhe aq. Nuk e di a është kjo për shkak të mos durimit nga ana e dy popujve apo për arsye tjetër. por, kështu është", tha Markoviq.

Parku i Paqes

Parku i Paqes

Ai, po fliste për urën kryesore mbi lumin Ibër, pranë së cilës jo rrallë janë shënuar incidente ndëretnike. Mbi këtë urë, deri më tash kishte qëndruar barrikada e ashtuquajtur "Parku i paqes", e cila ishte vendosur aty më 18 qershor të vitit 2014, vetëm pak orë pasi që autoritetet lokale të Mitrovicës së veriut, kishin hequr barrikadën me rërë dhe gurë.

Tashmë në urë janë duke u zhvilluar punimet për renovimin e saj, që nënkupton edhe heqjen e barrikadës së ashtuquajtur "Parku i paqes", si rezultat i marrëveshjes për liri të lëvizjes që është arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit.

Bahtiri thotë se ura do të jetë e gatshme për qarkullim në janarin e vitit 2017.

"Diku kah 20 ose 22 janar, ne e kemi në plan që ta lëshojmë (për qarkullim) atë urë dhe kjo sinjalizon se qyteti po bashkohet", tha Bahtiri.

Se a do të lëshohet kjo urë për qarkullim në afatin e paraparë dhe se a do të bashkohet qyteti i Mitrovicës, kjo mbetet të shihet.

Megjithatë, të shtunën e kaluar, më 29 tetor, në Mitrovicë të veriut është hequr barrikada e fundit te Shkolla Teknike.

Të nesërmen, po në këtë pjesë të qytetit, është hequr edhe pengesa e fundit, nga banorët shqiptarë, në udhëkryqin kryesor në "Lagjen e Boshnjakëve". (REL)

.

KEDS-i humb betejën me 93 punëtorë që i largoi nga puna (Dokument)

Posted: 03 Nov 2016 09:17 AM PDT

Inspektorati i Punës i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka konstatuar se KEDS-i ka bërë shkelje kur ka larguar nga puna 93 punëtorë që kishin kontrata të përhershme, raporton lajmi.net.

93 punëtorët që ishin larguar nga puna, e kanë fituar rastin në shkallën e parë, pasi kanë bërë ankesë përmes avokatit të tyre, Nasuf Hasanit.

Në vendimin e Inspektoratit të Punës që e ka siguruar lajmi.net, KEDS-i detyrohen që ta shfuqizoi vendimin për largimin nga puna të 93 punëtorëve.

Në vendim thuhet se KEDS-i ka vepruar kundërshtim me Ligjin e Punës dhe nuk ka dhënë argumente të mjaftueshme për largimin këtyre punëtorëve nga puna.

"Vendimi i menaxhmentit të KEDS-it për ndërprerjen e marrëdhënies së punës të nxjerr nga U.D i Drejtorit George Karagutoff, me datën 27.09.2016 për punonjësit e evidentuar më lartë janë në kundërshtim me nenin 70 paragrafi 1 pika 1.1 të ligjit nr 0.3/L-212 të Punës, sepse punëdhënësi nuk ka arsyetuar aplikimin e dispozitës së nenit 70 paragrafit 1, pika 1.1, të Ligjit të Punës, gjegjësisht, nuk ka dhënë argumente se ka arsye ekonomike, teknike, apo organizative, që kanë detyruar punëdhënësin të ndërmarr një vendim të tillë, gjegjësisht, nuk ka prezantuar dëshmi se ka probleme ekonomike apo diçka të tillë, punëdhënësi nuk ka prezantuar dëshmi se në proces të punës ka futur makineri apo pajisje që mund të thirret në ndryshime teknike, ndryshime këto që do të ndryshonin procesin e punës dhe do të demantonin ndryshimet organizative", thuhet në vendim.

Po ashtu ceket se KEDS-i ka marr punëtorë të ri që nuk kanë provojë pune duke larguar ata që kanë punuar gjatë dhe nuk ka provuar t'ua ndërroj vendin e punës duke i sistemuar.

"Punëdhënësi po ashtu nuk ka zbatuar dispozitën e nenit 70 paragrafi 1. Pika 1.3 e Ligjit të përmendur, sipas të cilës që punëdhënësi që të ketë të drejtë të ia ndërpres kontratën e punës në rrethana të pacaktuara sipas nenit 70 pika 1.1 të cilit i referohet punëdhënësi, mundet të veproj në këtë mënyrë vetëm në rastet kur është e pa përshtatshme për të që ta transferoj të punësuarin në një tjetër vend puna, ta trajnoj apo ta kualifikoj atë për ta kryer atë punë ose ndonjë punë tjetër, punëdhënësi përkundrazi në forma të ndryshe ka angazhuar staf të ri i cili nuk posedon kualifikim ndryshe sa kanë punonjësit e larguar", thotë vendimi i Inspektoratit të Punës.

Ndërsa kryetari i sindikatës së pavarur të Elektrokosovës, Hysni Gashi, beson se edhe shkalla e dytë e inspektoratit do ta marr një vendim që do të jetë në favor të punëtorëve.

Këtë Gashi e bazon në faktet që kanë ofruar në Inspektorat.

"Unë shpresoj që edhe shkalla e dytë nuk do të gjen elemente që mund ta refuzojë atë vendim. Të gjitha faktet janë në anën tonë, që e dëshmojnë shkeljen që e ka bërë menaxhmenti i KEDS-it me rastin e largimit të këtyre punëtorëve. KEDS-i nuk e ka përfillur fare Ligjin e Punës", thotë Gashi për lajmi.net.

Sipas tij, janë një mori faktesh që beson që edhe vendimi i dytë do të jetë në favor të punëtorëve.
"Ato shkelje dëshmohen me këto fakte: Kemi orë jashtë orarit të punës diku rreth 15 mijë orë gjatë muajit, çka do të thotë se 92 punëtorë i mbulon me këto orë jashtë orari. Ia dëshmojë sa herë të donë, iu kam kërkuar dialog edhe menaxhmentit. Ka pranim të punëtorëve të ri, që nuk jemi kundër, por nuk mund të pranoj punëtorë të ri e të largoi ata me provojë pune. Inspektorati kur i kam marr këto fakte ka konstatuar se janë bërë shkelje drastike", thotë Gashi për lajmi.net.

Ndërsa para disa javëve Inspektorati i Punës ka marr vendim në dy shkallë për kthimin e disa punëtorëve tjerë nga puna në KEDS. Mirëpo KEDS-i ende nuk e ka zbatuar vendimin e as Inspektorati nuk ka shqiptuar gjobë për kompaninë turke. /Lajmi.net/

kedsi2 kedsi3

kedsi5 kedsi6

.

Romët nga Kosova me rep kundër diskriminimit

Posted: 03 Nov 2016 09:17 AM PDT

Një mikrofon nuk funksionon, ndërsa kabllot janë shtrirë me shpejtësi. Butonët provohen dhe testohen me shpejtësi, përshkruan Deutsche Welle. Të dy vëllezërit romë janë megjithatë të relaksuar. Kapelet e reperëve janë vënë si duhet. Ndaj të gjitha janë në rregull.

Repi si medikament

„Unë mbijetoj, pa menduar fare. Më jep një dërrasë dhe unë shtrihem mbi të", fillon teksti i këngës së vëllezërve K.A.G.E. Ata bëjnë rep kundër diskriminimit dhe urrejtjes dhe për më shumë tolerancë. Në këtë mënyrë përpunojnë gjërat që kanë përjetuar në jetë. "Të jesh i refuzuar, të përjetosh drejpërdrejt racizmin. Në këngët tona duam të shprehim përvojat dhe mbresat tona. T'u japim zemër minoriteteve të tjera që kanë probleme të njëjta. Muzika është instrumenti ynë i veprimit", thotë Selami.

Në Kosovë – në vendin e panjohur

Mysafirët e parë vijnë në sallën e koncerteve të Qendrës kulturore Kult41 në Bonn. Ajo është një hapsirë e vogël, pa dritare, me një bar të vogël me një ofertë të gjërë. Para koncertit tregohet filmi „Trapped by Law", nga Sami Mustafa – një film për dy vëllezërit. Regjisori i ka shoqëruar ata tri vite me radhë. Filmi është një dokumentim i odisesë së tyre nëpër Ballkan.

Të dy vëllezërit janë rritur në Essen dhe atje kanë shkuar në shkollë. Deri në vitin 2010, kur me një procedurë të përshpejtuar janë dëbuar në Kosovë. Në vendlindjen e babait të tyre, në gjoja vendlindjen e tyre, të cilën nuk e njihnin fare. Selami (27) nuk ka qenë atje kurrë më parë. Vëllau i tij Kefaet (32) ka jetuar atje vetëm deri në moshën 4-vjeçare. Asnjë kujtim, kurfarë lidhjesh me Kosovën, asnjë ndjenjë për vendin dhe njerëzit atje.

Në periudhën prej janarit të vitit 2012 deri në shtator 2016 kanë kërkuar azil në Gjermani rreth 16.000 shtetas romë të Kosovës. Ministria e Brendshme gjermane bën të ditur se gjatë gjithë kësaj periudhe, statusin e refugjatit e kanë fituar vetëm 5 (pesë) azilkërkues. Më 2015 Kosova është futur në listën e vendeve të sigurta të origjinës. Prej atëherë është katërfishuar numri i personave të larguar dhe dëbuar nga Gjermania.

„Në Gjermani ekziston një heshtje e thellë politike për situatën e rëndë të romëve nga vendet e Ballkanit, ku ata diskriminohen në mënyrë ekstreme. Ata nuk kanë kurrfarë qasjesh në tregun e punës dhe në sistemin e shëndetësisë. Ky është më shumë se vetëm një diskriminim i thjeshtë", thotë Bernd Mesovic nga Pro Asyl. Në procedurën për azil është konstatuar se diskriminimi nuk është një shkak për azil. Organizata joqeveritare kërkon që të njihet edhe e drejta e qendrimit në Gejrmani, pavarësisht procedurës për azil. Por qeveria po heshtë deri tani për këtë kërkesë.

Nuk ka dorëzim

Ata flejnë në rrugë, tek njerëz të panjohur, tek miqtë. Katër vjet, nëntë muaj dhe gjashtë ditë kanë kaluar në Ballkan – mes shpresës dhe gjendjes së pashpresë. Me muzikën e tyre ata u bënë të shquar në Kosovë, ku kanë pasur shumë koncerte. "Nuk e kam ditur sa do të zgjatë, ndaj e kam shijuar çdo ditë", thotë Selami në film. Gjatë kësaj periudhe vëllazërit kanë bërë disa përpjekje për të shkuar legalisht në Gjermani – tek familja e tyre në Essen. Por pa sukses.

Një ditë vendosën. "Kemi qenë naivë dhe donim legalisht të kthehemi në Gjermani. Të gjithë na thoshin – kaloni ilegalisht kufirin", kujtohet Kefaet. Dhe pikërisht këtë kanë bërë. Pa i treguar askujt janë nisur në vitin 2014 në këmbë për në Hungari dhe përmes Austrisë kanë mbërritur në Gjermani. Prej kthimit të tyre muzikantët angazhohen për të rinjtë në kushte të rënda. Ata këndojnë, kërcejnë dhe flasin me ta. Kjo energji pranohet mirë nga publiku në Qendrën kulturore. Koncerti ishte i suksesshëm. Madje edhe teknika funksionoi mirë. Por megjithë angazhimin e tyre mbetet një çështje e hapur: statusi i tyre në Gjermani. Vëllezërit jetojnë sërish në Essen. Selami ka statusin "Duldung" (= durim) dhe mund të dëbohet në çdo moment. Ndërsa Kefeat e ka marrë lejen e qëndrimit për një vit.

.

Kamionit i del goma, gjatë lëvizjes në Ferizaj (Video)

Posted: 03 Nov 2016 08:33 AM PDT

Në Kosovë shpeshherë jemi dëshmitar të asaj që kontrollimi teknik i veturave bëhet "shkel e shko".

Shumë prej këtyre mjeteve të transportit edhe rrezikojnë komunikacionin.

Rasti i fundit është regjistruar në Ferizaj, ku një kamion i cili mbarte një peshë goxha të rëndë, i ka dalë nga vendi goma teksa ishte duke lëvizur.

Një lexues i "Zeri.info", e ka dërguar këtë video ku shihet se përpos që vozitësi ka rrezikuar jetën e tij, edhe të tjerët të cilët ishin duke e frekuentuar këtë rrugë kanë qenë të rrezikuar.

Svarqa: PDK do të duhej t’i gëzohej buxhetit prej dy miliardë eurosh

Posted: 03 Nov 2016 08:07 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk po pajtohet me konstatimet e zëvendësministrit të Financave, Isni Kilaj, se buxheti i vitit 2017 është jo real dhe i fryrë.

Në partinë e cila po udhëheq me qeverinë e vendi mburrën më buxhetin, i cili për herë të parë pas luftës prek shifrën e dy miliardë eurove.

Anëtari i Kryesisë se LDK-së, Muharrem Svarqa e vlerëson si të arritur të jashtëzakonshme rritjen kaç të madhe të buxhetit në raport me vitin e kaluar.

"Ky është një buxhet real, i cili hap mundësi më të mëdha sidomos në investimet në infrastrukturë të cilat do të jenë dikun gati 300 milion euro me shumë se vitin e kaluar. Ne akoma nuk i kemi rrumbullakuar investimet kapitale dhe kjo është një veprim i mirë, i cili tregon për një menaxhim tepër me nikoqirllëk të parasë publike nga qeveria e Kosovës", ka thënë Svarqa për 'Indeksonline.

Buxheti i viti 2017, sipas tij, do të ndikojë në përmirësimin e jetës se qytetarëve të vendit. Pasi ai thotë se do të bëhen investime më të mëdha në krejt vendin.

I pyetur nëse PDK, po xhelozon për këtë rritje kaç të madhe të buxhetit, Svarqa thotë se PDK në vend të xhelozisë do të duhej t'i gëzohej këtij buxheti pasi krijon stabilitet në qeverisje.

"Unë nuk besoj se kur flet Isni Kilaj flet në emër të partisë. Unë shpresoj se buxheti do të kalojë me lehtësi në Kuvend, sepse nëse e shikojmë më vëmendje nuk ka asnjë vendbanim qoftë viseve rurale dhe urbane qe nuk janë të prekura nga rritja e këtij buxheti", ka shtuar Svarqa.

Ndryshe, zv/ministri i Financave, Isni Kilaj, një ditë më parë ka thënë për 'Indeksonline' se buxheti i vitit 2017 është politik dhe nuk pasqyron rritje reale të ekonomisë. Ai madje ka kritikuar qeverinë për linjat  hartuara të buxhetit të cilat sipas tij, në masë të madhe janë të orientuara në komunat dhe agjensionet qe udhëheq LDK.

Labinot Tahiri: Mos dhuroni në emrin tim para në dorë

Posted: 03 Nov 2016 06:04 AM PDT

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri, i cili tanimë njihet edhe si një iniciues i mbledhjes së fondeve për familje të varfëra në Kosovë, u ka bërë thirrje atyre që duan të kontribuojnë që mos t'i japin paratë "në dorë".

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Të dashur miq, mos dhuroni në emrin tim para nëpër dorë, sepse nuk janë persona të cilet janë të udhëzuar nga unë.

Unë kam kontribua vetem përmes wester unionit dhe bankave.

Në asnjeee mënyree tjetër pa lobuar unë për ndonjë rast që jam pergjegjes mos dhuroni asnje cent sepse jane keqperdorues te cilet po shkojne neper banesa te familjeve.

Unë jam duke formuar Fondacionin pikrisht se dikush mund te keqperdor ndonjë para derisa une nuk jam pergjegjes për ndonje rast.

Ata që keqperdorin emrin tim,,, janê Qen dhe antishqiptarë dhe do të ndjeken nga Ligji.

Ne e kthyem besimin ne vendin tonë, kujdes nga flliqësirat që dalin dhe keqperdorin.

Rasti i fundit ishte i Liridona Gajtanit dhe Lobimi pêr Edona Dermakun.

Asnje rast tjeter nuk kam dhe nuk marr ne keto momente pa e formuar FONDACIONIN.

Njoftoni miqët.

Labinot Tahiri (sic) /Telegrafi/

Ramiz Kelmendi tregon nëse do të prishet koalicioni

Posted: 03 Nov 2016 05:37 AM PDT

Ramiz Kelmendi

Sipas Kelmendit, LDK i ka numrat për votimin e buxhetit të Kosovës në Kuvend e nuk ka asnjë të arsye që koalicioni PDK-LDK të prishet, njofton Klan Kosova.

Zëvendëskryeministri i vendit Ramiz Kelmendi, shtoi poashtu se në mes të dy partive, gjithçka është duke shkuar mirë dhe se zgjedhje nuk do të ketë deri në ato të rregulltat të cilat janë lokalet në vitin 2017 dhe ato nacionale në vitin 2018.

.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more