Skip to main content

Klan Kosova : “Vendi i përbashkët i Presidentit Obama, Clinton dhe Trump (VIDEO)” plus 24 more

Klan Kosova : “Vendi i përbashkët i Presidentit Obama, Clinton dhe Trump (VIDEO)” plus 24 more


Vendi i përbashkët i Presidentit Obama, Clinton dhe Trump (VIDEO)

Posted: 07 Nov 2016 07:33 PM PST

Derisa zgjedhjet në SHBA tashmë kanë afruar, të gjithë janë në dilemë ndoshta se ku do të mund të shihnit Hillary Clinton dhe kundërkandidatin e saj Donald Trump, në një ambient ku frymojnë bashkë.

E papritur por sic duket është gjetur një zgjidhje, pasi tashmë është hapur një dyqan suveniresh, në Washington Dc, saktësisht në Aeroportin Ndërkombëtar Reagan, njofton Klan Kosova.

Është pikërisht një vend i tillë ku mund të gjeni Hillary Clinton, Donald Trump dhe Barack Obama duke ndarë një vend të përbashkët.

Hillary Clinton mund ta gjeni si një kukull ndërsa Presidentin Obama si një objekt promocioni derisa është republikani Donald Trump të cilin e kanë paraqitur në një letër toaleti, njofton Klan Kosova.

Për më shumë detaje, shih pamjet më poshtë:

Trump komunikon me simpatizantët në Facebook

Posted: 07 Nov 2016 07:19 PM PST

Kadidati Presidencaial nga radhët e republikanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vazhduar takimin e tij të radhës me simpatizantët e tij, në shtetin Neë Hampshire.

E sigurisht që ai është i intersuar të fitojë këtë zonë, derisa për tubimin e tij që mban në Manchester ai do të sigurohet që të gjithë të jënë pjesëmarrës, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi një detaj është vërejtur tek profile i tij zyrtar në rrjetin social Facebook, derisa është parë të këtë komunikuar me shoqërinë e tij të këtij rrjeti.

Në fakt, ai përmes një komenti, dëshiroi që të gjithë të sigurohen që një tubim i Donald Trump do të mbahet dhe do që të gjithë të jenë pjesë e tij.

Për më shumë ja dhe fotografia.

Trump

Pak orë ndajnë nga zgjedhjet në SHBA, Shtëpia e Bardhë me rekord vizitorësh

Posted: 07 Nov 2016 07:00 PM PST

Sipas të dhënave të fundit të publikuara në faqen zyrtare të Presidencës në SHBA, del të jetë se ''Shtëpia e Bardhë'' ka arritur rekord të përgjithshëm vizitorësh prej më shumë se 5.84 milionë turistësh.

Këto statistika janë publikuar nga analizat e bëra qysh nga shtatori i vitit 2009, kur Presidenti Obama kishte njoftuar për herë të parë se pjesë e aktiviteteve të tij do të jetë dhe transparenca e Qeverisë, duke publikuar kështu të dhënat e vizitorëe në Shtëpinë e Bardhë, njofton Klan Kosova.

Republikanët: Do të fitojmë Shtëpinë e Bardhë

Posted: 07 Nov 2016 06:36 PM PST

Faqja zyrtare e ekipës së Donald Trump, sapo ka publikuar në rrjetin social Twitter, një fotografi të cilën e ka shoqëruar me një mbishkrim ku shihen shumë të sigurt se do të dalin fitues.

Në profilin e tyre në rrjetin social Twitter, thuhet se ''Nesër do të fitojmë shtetin më të madh New Hampshire dhe ne do të fitojmë përsëri Shtëpinë e Bardhë'', njofton Klan Kosova.

Mbishkrimi është shoqëruar me një fotografi të Donald Trump dhe një thënie të tij poashtu.

 

Obama mbështetës i fuqishëm i Hillary Clinton

Posted: 07 Nov 2016 06:17 PM PST

Barack Obama, po vazhdon të dëshmojë mbështetjen e tij për kandidaten demokrate Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale 2016.

Në një tubim i cili aktualisht po mbahet në Phily, nën shoqërinë e ish-Presidentit Bill Clinton, ka thënë se zgjedhja e Hillary Clinton president do të ishte një fuqi e dyfishtë për SHBA-në, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi sipas Obamas, Hillary do të jetë ''Clinton'' i dytë, Presidente e Amerikës, duke ndjekur kështu hapat e suksesshëm të bashkëshortit të saj i cili kohë më parë gëzonte një detyrë të tillë.

Fjalimi i Barack Obamaas u mirëprit edhe nga të pranishmit.

''Vetëm disa orë nga zgjedhjet presidenciale. Ju mund të votoni për një president të dytë nga demokratët''

''Ju mund të votoni Hillary Clinton.''

''Ne edhe më herët kishim një Clinton, President. Por tani kjo do të jetë një energji e dyfishtë kur Hillary Clinton do të fitojë''

''Hillary bëri një punë të mrekullueshem në Amerikë sa ishte senator. Prandaj ajo respektohet nga e gjithë bota''

''Sikurse njerëzit amerikan, Hillary është e fort, bëhet fjalë për ty Hillary, ti je më e forta''

''Unë e di që ajo do të punojë edhe më shumë se sa ka punuar, vetëm për ju''

''Secili emigrant që dëshiron të kontribuoj për vendin dhe secili amerikan poashtu, le të ndihmojë Clinton, duke i dhënë votën'' KLANKOSOVA.TV

Sondazhi i fundit i BBC, Clinton ende kryeson ndaj Trump

Posted: 07 Nov 2016 05:52 PM PST

Vetëm disa orë larg mbajnë amerikanët, në ditën e tyre të zgjedhjeve presidenciale 2016 në SHBA.

Deri tani ajo cfarë dihet është se Hillary Clinton dhe Donald Trump, janë vërshuar nga sondazhe të shumta pothuajse duke bërë kështu që nga të gjitha shtetet të jepet një version parashikues se cili mund të jetë fitues, njofton Klan Kosoa.

Clinton u ka bërë thirrje votuesve për ta mbështetur atë si një ''shpresëdhënëse gjithëpërfshirëse me zemër të madhe amerikane''

Derisa Trump u ka thënë mbështetëse të tij se '' keni një shans të mrekullueshmë për të mundur një system të korruptuar dhe të vëni drejtësi në vend''.

Sipas sondazhit të fundit të BBC, Clinton kryeson me 48% ndaj Trump i cili ka një shifër prej vetëm 44%, njofton Klan Kosova.

BBC raporton se një numër rekord i amerikanëe prej të paktën 44.9 milion nga ta, kanë votuar që nga mëngjesi me postë apo në disa qendra votimi e cila ka ngjarë të jetë rreth 40% e të gjitha votive të hedhura.

Ka shenja të një pjesëmarrjeje të lartë në mesin e votuesve hispanikë, e cila mund të jetë një lajm i mirë për demokraten Hillary Clinton.

Menaxheri i fushatës Trump, Kellyanne Conway, u përpoq të qetësojë ankthin në lidhje me kandidatin republican përgjatë një interviste në BBC.

Syla direkt nga SHBA: Clinton më e përshtatshme për presidente

Posted: 07 Nov 2016 03:34 PM PST

Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla i cili po qëndron në SHBA për të përcjellur dhe gjendjen aktuale që po ndodh duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale 2016, ka thënë se Clinton dhe Trump, kanë vazhduar takimet me simpatizantët e tyre.

Njëkohësisht sipas Sylës, disa anketa të cilat kanë vënë në sondazhe kandidaten demokrate Hillary Clinton si dhe atë republikan Donald Trump, kanë qenë në anën e demokrates, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi shumë qytetarë, kanë parë demokraten Clinton, si person më të favorshëm për Presidente të SHBA-së se sa republikanin Trump.

''Janë disa anketa që Trump e shohin si person me të pafavorshëm për tu berë President i SHBA-së.''

''Kur disa prej tyre janë pyetur se kush është i përshtatshëm për president, kanë thënë se Trump nuk është ai që duhet.  28 per qind kanë qenë që ai të bëhet president.''

''Disa anketa të tjera kanë thënë se Clinton është e përshtatshme, për president e SHBA-së.''

''Trump ka mbajtur dy fjalime dhe ka thënë se Amerika është vend me të cilin po qeshin të gjithë dhe ka thënë se së bashku duke u bashkuar rreth tij, Amerika do kthehet si ka qenë para shume vitesh.''

Përveç anketave të cilët kanë vënë në kryesim zonjën Clinton, mbështetës i fuqishëm i saj sipas Sylës, qëndron dhe Barack Obama, i cili është parë të ketë lobuar fuqishëm për të.

''Ndërsa Barack Obama është duke lobuar fuqishëm këtë javën e fundit për Zonjën Hillary Clinton.''

''Po ashtu Obama u ka bërë thirrje sidomos të rinjëve që janë mbi 18 vjet, të dalin dhe ta votojnë kandidaten demokrate, Clinton të cilën e quajti si personin më të kualifikuar për postin e presidents.''

''Këtu ku jemi sot ju po brohorasni Zoti Trump, por nuk mund ta degjoj çfarë po thoni. Megjithatë ju mund ta goditni atë me votë'' është shprehur Obama.''

''Ka 12000 e 5 votime të cilat mund të votojnë këta njerëz.''

''Vendvotimet hapen në ora 6:00 dhe do të mbyllen ne 9:00 të mbrëmjes.''

''Sipas analizave të fundit raportohet se ka mundësi që numërimet e votave të mos vonohen.''

''Gjatë gjithë ditës së fundit parazgjedhore, Trump dhe Clinton kanë pasur takime së bashku me simpatizantët e tyre'' ka përfunduar Drejtori i Informacionit në Klan Kosova, Gazmend Syla i cili vazhdimisht është në përcjellje të ngjarjve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Dëshmitari: Si e gjeta Astrit Deharin kur u ktheva nga pauza?

Posted: 07 Nov 2016 03:16 PM PST

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut, dega në prizren ka publikuar një raport për vdekjen e Astrit Deharit.

Në të ëshët edhe rrëfimi i shokut të dhomës së të ndjerit, njofton Klan Kosova.

Naser Makolli ka thënë se në gojën e Deharit është gjetur një shishe e plastikës.

Kjo është komunikata e plotë e KMDLNJ-së në Prizren, njofton Klan Kosova.

”Qëllimi i vizitës ishte njoftimi shtesë lidhur me rastine vdekjes së të paraburgosurit A.D. Fillimishtë takimi u bë me u.d. drejtorit të Qendrës së Paraburgimit, z.Destan Zogaj, që ka ofruar transparencë të plotë duke vënë në dispozicion çdo informatë lidhur me rastin e të ndjerit A.D.”

Naser Makolli, ka qenë i intervistuar nga KMDLNJ-ja, pasiqë në krahun A-3 ka qenë në të njëjtën qeli me të ndjerit.

'Prej fillimit kam qenë në të njëjtën dhomë me Astritin. Me mua dhe ate kanë qenë edhe F.L.e A.G. Ka qenë shumë i sjellëshëm dhe i shoqërueshëm. Asnjëherë s'kam vërejt ndonjë shqetësim. Ditën kritike (05.11.2016) paradite kemi dalur bashkë në sheti në ora 9.00. Pasdite kemi bërë pastrimin e zakonshëm, të gjithë ne, të të njëjtës qeli bashkarishtë. Ai, pas pastrimit ka hequr edhe mjekrrën, dhe me sa mbaj mend gjatë qëndrimit të tij këtu, vetëm dy herë ka hequr mjekrrën', ka thënë fillimishtë Makolli.

'Në kohën e shetis së pasdites në ora 14.00 Astriti ka thënë se do të rrij në dhomë, ngase ka dhimbje koke dhe do të pushoj. Ka ndodhur ndonjëherë që edhe unë, por edhe ndonjëri sikurse edhe Astriti që të mos del në sheti, dhe kjo na ka bërë që të mos shfaqim ndonjë dyshim. Madje, edhe unë shpesh nuk dalë për arsye të ndryshme. Mirëpo, unë e as shokët e dhomës nuk kemi vërjet diçka të dyshimtë. Pas përfundimit të pushimit, në ora 15.00 jemi kthy dhe unë i pari kam qenë që e kam parë Astritin të shtrirë në dysheme në shpinë, prapa kam pasur shokët e dhomës dhe oficierin D.K. Kam parë që as nuk ka lëviz apo lëshuar ndonjë gjëmë. Ka pasur në gojë një shishe plastike (të mjaltit) që blihen në kantinë. Në moment ka reaguar oficieri dhe ka thirrur në ndihmë ekipin mjekësor të Qendrës së Paraburgimit, që shpejt ka ardhur dhe i kan dhënë ndihmën e parë. Sipas atyre që dhanë ndihmën ka patur puls, shenja jete derisa ishte në dhomë. Më pas është bartur poshtë në ambulancë. Ndërsa, më pas në lajmet e para, në medie (nuk di saktë kur) kemi marrë njohtimin se ka ndërruar jetë', ka thënë Naser Makolli.

Ai, ka pohuar se derisa ka qenë në dhomë me të (e me të ndjerin ka qenë që nga ardhja e tij këtu) asnjëherë, jo që ka pirë ndonjë tablet, apo medikament, por as që është ankuar në ndonjë sëmundje. Ndërkoh, konstaimi i vdekjes është bërë po të njëjtën ditë (dt.05.11.2016) në ora 15.55 në Qendrën Spitalore të Prizrenit. Ai, kishte qenë në Qendrën e Paraburgimit nga dt.01.09.2016 e deri në ditën kritike 05.11.2016. Takimi me zyrtarët e ambulancës Se nuk ka përdorur barëra asnjëherë apo ndonjë lloj medikamenti që nga ardhja e deri në ditën kritike, e pohuan edhe zyrtarët e ambulancës, që ofruan edhe kartelën personale shëndetësore (të cilën e ka çdo i burgosur), ku qartë shihej se asnjë lloj barëre s'është përdorur nga i ndjeri. Analizat i ishin bërë njëherë me dt.18.10 2016 me kërkesën e tij dhe ato kishin rezultuar në rregull. Ndërsa, psikologu e kishte vizituar me datat 6 e 8 .09.2016 dhe nuk ka konstatuar ndojë shqetësim apo ankesë. Takimi me zyrtarin social i ndjeri me dt.02.09.2016 ishte intervistuar për hartimin e anamnezës.

'Absolutishtë s'kam vërejt ndonjë shqetësim emocional. Ka qenë shumë i hapur. E kam takuar edhe dy herë të tjera ku ka pasur kërkesë për libra. Ka lexuar rregullishtë', ka thënë Haqif Iliazi, zyrtar social, por që asnjë shqetësim se kishte vërejtur e as që kishte paraqitur i ndjeri. Shtojcë: Sa i përket shishës e cila i ishte gjetur në gojë nga ana e shokëve të qelisë në momentin kritik, zyrtarët e Qedrës së Paraburgimit kanë ofruar këto të dhëna: ajo është paketim plastik me mjaltë të ndryshme me sasi 340 gr, që blihet në kantinë.”

”Me dt. 27.10.2016 të ndjerin e ka vizituar Dardan Molliqaj dhe me dt.03.11.2016 e ka vizituar edhe Sami Kurteshi. Që të dyja vizitat janë bërë bashkë me familjarët e tashmë të ndjerit dhe me lejen e Vebi Kashtanjevës, gjyqtar, i Gjykatës Themelore për krime të rënda në Prishtinë.”

KMDLNJ, kërkon nga opinion publik, mediet dhe akterët tjerë që lidhur me rastin të drejtohen drejtpërdrejtë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku hollësishtë mund të njohtohen lidhur me këtë rast, pasiqë menagjmenti u tregua shumë profesional dhe transparent gjatë vizitës sonë.

Madje, ata janë jetësishtë të interesuar që rasti të zbardhet, por që puna duhet tu lihet organeve të thirrura për këtë rast. Meqenëse, rastin e vdekjes e ka cilësuar të dyshimë edhe Prokuroria e shtetit, KMDLNJ edhe njëherë kërkon hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe profesional, për ndriqimin e rastit, dhe poashtu kërkon që rasti të mos prejudikohet.

Poashtu, KMDLNJ kërkon që përgjegjësit e rastit të sillen para drejtësisë dhe kërkon ngritjen e nivelit të sigurisë në Qendrat e Paraburgimit dhe burgjet e Kosovës.KLANKOSOVA.TV

Obduksioni ndërkombëtar, Dehari vdiq nga frymëzënia (VIDEO)

Posted: 07 Nov 2016 03:05 PM PST

Rezultatet e para të autopsisë, bëjnë me dije se Astrit Deharit që ndërroi jetë dy ditë më parë në burgun e Prizrenit,  ka vdekur nga zënia e frymës.

Po ashtu u hodh poshtë verzioni se vdiq nga mbidoza e barnave, njofton Klan Kosova.

Për më shumë detaje, kronikë e përgatitur nga gazetarja Arbresha Fazliu.

 

 

Gjakova në gjendje të rëndë nga vërshimet dhe erërat e forta

Posted: 07 Nov 2016 02:56 PM PST

Drejtori për mbrojtje dhe shpëtim në Gjakovë, Ndue Muqaj ka thënë se gjendja aktuale e kësaj komune është tejet e rëndë.

Kjo si pasojë e reshjeve të shumta të shiut dhe erërave të forta të cilat sipas tij kanë shkaktuar dhe vërshime, njofton Klan Kosova.

Këto deklarime Muqaj i dha në emisionin Ora e Fundit, duke shtuar se dëmet materiale janë të mëdha por që problematike është se më nuk ka buxhet për të rregulluar shkatërrimet të cilat janë bërë.

''Disa fshatra që janë në rrethinë të Gjakovës janë prekur nga vërshimet erërat e forta dhe rigave të shumta të shiut komunës së Gjakovës i kanë sjell dëme të mëdha''

''Gjendja më e rëndë ka qenë në fshatin Konushefc, ku përmes operacionit kemi dal një ndihmë disa familjeve''

''Fshati Molliq dhe Pashuq, janë në një gjendje katastrofale me dëme jashtzakonisht të mëdha''

''Ne si komunë jemi në vëzhgim edhe në këto orë të vona të natës, për të evituar ndonjë gjë më të rëndë dhe për të ndihmuar familjet të cilat kanë mbetur në gjendje të vështirë''

''Ura e cila është dëmtu ka një gjatësi jashtëzakonisht të madhe dhe mjetet buxhetore nuk mjaftojnë për ta rregulluar''

''Kemi një numër jashtëzakonisht të madh të dëmeve ku disa pullaze janë hequr nga era'', ka përfunduar Muqaj, njofton Klan Kosova.

 

Gashi për rastin Dehari: Falsifikimi i provave nuk i konvenon askujt

Posted: 07 Nov 2016 02:43 PM PST

Avokati Tomë Gashi tha se të gjitha mjetet të cilat janë gjetur në dhomën ku qëndroi Astrit Dehari, i ka konfiskuar policia e Kosovës për ekzaminime.

"Gjithçka çfarë është gjetur, ne nuk i kemi parë, por besoj që çdo gjurmë që është gjetur në dhomën e Astrit Deharit, do të analizohet me kujdes".

"Nuk e besoj që dikujt i konvenon që t'i falsifikoj provat, por ajo çfarë dua të them është se kemi besim në mjekësinë ligjore. Nuk dua të spekuloj, por dua t'i besoj ekspertëve të mjekësisë ligjore poashtu edhe atyre të cilët janë caktuar nga familja Dehari".

Gashi më tutje tha se përgjegjësia nuk duhet të jetë individuale por kolektive.

"Burgu i Kosovës nuk është si një burg i Dubravës, por ai është dashur të mbikëqyret sepse nuk ka qenë një numër aq i madh".

"Dehari ka qenë djalë shumë i shëndoshë, por problem kryesor ka qenë se ai ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kjo ka qenë arsyeja e burgosjes, prandaj vdiq në burg".

 

“Astrit Dehari kishte lëndime në pjesën e kokës dhe qafës”

Posted: 07 Nov 2016 02:34 PM PST

Avokati Tomë Gashi, në "Ballë për Ballë" tha se në trupin e Astrit Deharit, janë gjetur edhe disa lëndime të jashtme, të cilat do të analizohen.

"Ai ka pasur lëndime në pjesë të kokës e qafës, por sido që të jetë, ato gjëra do të zbulohen".

"Besoj që raporti i obduksionit nuk do të vonohet shumë. Krejt pyetja është aty se lëndimet a janë shkaktuar nga dikush tjetër apo vetë-shkaku? Kjo është punë e drejtësisë ligjore, për të vërtetuar shkaqet e pamundësisë së frymëmarrjes së Deharit, sepse asfiksia është shkaku kryesor i vdekjes së tij".

"Kjo është një çështje që do ta lëmë në duar të ekspertëve".

Gashi: Në dhomën ku qëndroi Astrit Dehari, u gjetën mjete të mbuluara me gjak

Posted: 07 Nov 2016 02:26 PM PST

Përfaqësuesi ligjor i familjes së Astrit Deharit , avokati Tomë Gashi, në rubrikën "Ballë për Ballë" në kuadër të emisionit "Ora e Fundit", ka thënë se ekspertët e mjekësisë ligjore kanë dalë në përfundim, se arsyeja e vdekjes së të ndjerit Astrit Dehari, ishte pengesa në frymëmarrë.

"Jo që ka pasur ndonjë sëmundje, siç është deklaruar se ai ka arritur në Spitalin e Prizrenit pa shenja jetë, por falë teknologjisë dhe teknikave nga mjekësia, sot është vërtetuar se ai nuk ka përdorur asnjë lloj të drogave apo të barnave që do të ndalonin frymëmarrjen e tij.

"Ne nuk mund të themi se nga kush apo çfarë mjetesh janë përdorur në këtë rast, por duhet të presim rezultatin përfundimtar".

Gashi më tutje tregoi se në dhomën ku Dehari ka qëndruar janë gjetur disa mjete, të cilat janë dërguar në ekspertizë në Prishtinë.

"Janë gjetur edhe pjesë, mjete të cilat kanë qenë të mbuluara me gjak, në atë dhomë ku nuk e di nëse ajo lejuar aty apo jo, por të gjitha këto mjete janë marrë për prova dhe do të analizohen".

 

Kombëtarja nis përgatitjet për Izraelin

Posted: 07 Nov 2016 02:15 PM PST

Kombëtarja nisi të hënën përgatitjet për ndeshjen me Izraelin që do të luhet këtë të shtunë në shtëpi. Kuqezinjtë janë grumbulluar në Durrës kur do të qëndrojnë deri një ditë para takimit kualifikueset të botërorit.

Gianni De Biasi ka grumbulluar 26 futbollistë për këtë sfidë e cilësuar e rëndësishme për ecurinë në eliminatore, pasi Izraeli vlerësohet si një rival direkt për vendin e tretë.

Prej të martës do të ketë dy seanca stërvitore sipas programit të njoftuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Prej të enjtes pritet të ulet ritimi për tu përqendruar më shumë te skemat. Kjo është hera e parë që Shqipëria do të luajë një ndeshje me Izraelin mes përfaqësueseve A, raporton tvklan.

Kombëtarja pas 3 ndeshjeve të para ka 6 pikë, po aq sa përfaqësuesja izraelite.

Ushqimet që duhen evituar në mëngjes

Posted: 07 Nov 2016 02:00 PM PST

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm për shëndetin e njeriut, por shpesh e neglizhojmë.

Kur të jeni përpara pasqyrës duke vrarë mendjen si u shëndoshët kaq shpejt, kujtohuni çfarë keni ngrënë në mëngjes.

Ekzistojnë 7 lloje ushqimesh të cilat nuk duhet t'i konsumoni kurrë që në mëngjes nëse nuk doni të shëndosheni.

Omletë me vezë – Ajo është shumë e shijshme por nuk mund të hani omletë me vezë që në mëngjes, pasi ato janë shumë të pasura me proteina dhe vitamina, por gjithashtu edhe më yndyrna, pasi gatuhen me vaj.

Drithërat – Drithërat me qumësht janë shumë të këshillueshme në mëngjes, por jo çdo lloj produkti. Shumë prej nesh mendojnë se po ushqehen shëndetshëm kur konsumojnë drithra me fruta, çokollatë apo mjaltë. Jo, përzierja e tyre me sheqer do të ndikojë direkt në shtimin e peshës.

Lëng portokalli – Të pish një gotë lëng portokalli në mëngjes është një gabim. Si fillim, kurrë mos tentoni të shtrydhni frutin nëse keni mundësi ta hani ashtu siç është. Fruit është gjithnjë më i shëndetshëm nëse konsumohet i gjallë, shkruan lajme.al. E dyta, të gjitha frutat kanë sheqer. Mundohuni t'i konsumoni ato pas drekës.

Kosi me fruta, përveç faktit që ka sasi të mëdha sheqeri, është thjesht një lloj ëmbëlsire e ftohtë e cila nuk ju siguron se do të ndiheni të ngopur apo në formë gjatë gjithë ditës.

Buka – Për shumë prej nesh është e pakoncepueshme të hamë mëngjesin pa bukë, por ja që nuk duhet bërë. Sa më pak bukë në mëngjes aq më mirë bën për trup

Të famshmit që do ta votojnë Trump në ditën e zgjedhjeve

Posted: 07 Nov 2016 01:59 PM PST

Dita e zgjedhjeve në SHBA po afron, dhe ne ju sjellim një listë të të famshmëve të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për Donald Trump për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Klan Kosova.

Yjet përfshirë, Aaron Carter, Omarosa, Jon Voight, Stephen Baldwin dhe të tjerë, kanë shprehur haptazi mbështetjen e tyre për Donald Trump, dhe kanë dalë kundër Hillary Clinton.

 

Napoli kërkon Pavolettin

Posted: 07 Nov 2016 01:53 PM PST

Napoli do të blejë padiskutim një sulmues në merkaton  e Janarit.

Është mungesa e Milik në repartin e avancuar shkaku i rezultateve jo tëmira që po arrin ekipi i Sarrit dhe në Janar De Laurentiis ka vendosur të plotësojë dëshirën e trajnerit.

Teksa u përfol për një ofertë për Aleksandar Mitroviç në Itali janë të sigurt se përforcimi do të vijë nga Genoa dhe është pikërisht Leandro Pavoletti. Për 27-vjeçarin Napoli u interesua në verë por operacion nuk u realizua ndërsa në merkaton e dimrit të kaltërit nuk do të lejojnë t'i shpëtojë afrimi i sulmuesit italian./supersport.al

Bregu: BE të hapë negociatat me Shqipërinë

Posted: 07 Nov 2016 01:23 PM PST

Ndërsa Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Evropian të mos çelë negociatat për Shqipërinë, deputetja Majlinda Bregu është e një tjetër mendimi.

"Ju, EU jeni investuar me shume ne ruajtjen e stabilitetit se sa ne zhvillimin e demokracisë. Situata në Shqipëri dhe kjo rrugë e gjate i shton listës se 5 prioriteteve sipas meje edhe dekriminalizimim dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Edhe zhvillimi ekonomik i vendit duhet të jetë prioritet. E fundit: komisioni duhet të propozoje pasnesër çeljen e negociatave. Nuk ka mënyrë tjetër për të detyruar qeverinë e politikën për të ndërmarrë seriozisht reformat se sa kjo rruge. Siç thuhet: kura me e mirë kundër armiqve të demokracisë, është më shumë demokraci", – u shpreh ish-ministrja e Integrimit Bregu gjatë fjalës së saj në Komitetin e Stabilizim- Asociimit Shqipëri-BE.

Përmes deputetit Aldo Bumçi, Partia Demokratike depozitoi një amendament që anulon kërkesën drejtuar Komisionit dhe Këshillit për përcaktimin e datës për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke e zëvendësuar këtë kërkesë me vendosjen sipas PD-së, të kushteve për zgjedhjet, implementimin e ligjit të dekriminalizimit dhe të 5 prioriteteve, shkruan Lapsi, përcjellë Klan Kosova.

Frutat hibride janë të shëndetshme

Posted: 07 Nov 2016 01:15 PM PST

Ka kohe të gjatë që teknologjia rrugëton, dhe ne jetojmë në një botë ku kemi mundësi të provojmë fruta të ndryshme hibride.

Ndërsa disa njerëz nuk gjejnë fruta hibride tërheqëse natyrore, ani pse ekspertët besojnë se këto fruta kombinohen me cilësitë më të mira të burimeve të ndryshme frutore.

Ja disa prej tyre që u'a rekomandojmë:

Kombinim fruti në mes kajsisë dhe kumbullës.

Bliri dhe lajthisë.

Luleshtrydhe dhe manafera.

Mandarina dhe pomelo e gjithashtu dhe grejfruti.

Të gjitha këto fruta janë thjeshtë një kombinim i duhur që ju shërbejnë për të përfituar të mira shëndetësore përveç shijes së mirë që ofrojnë, transmeton Klan Kosova.

Të famshmit që do ta votojnë Clinton në ditën e zgjedhjeve

Posted: 07 Nov 2016 01:04 PM PST

Zgjedhjet presidenciale janë të martën, dhe Hillary Clinton ka një ton të mbështetjes nga të famshmit që e kanë mbështetur atë për Presidente, njofton Klan Kosova.

Të famshmit përfshirë Beyonce, Jay Z, Katy Perry, Jennifer Lopez dhe të tjerë, kanë përkrahur publikisht Hillary Clinton në luftën e saj për të mirën e SHBA-ve.

Hillary Clinton përfshin Presidentin Thaçi në klipin e saj (FOTO)

Posted: 07 Nov 2016 01:02 PM PST

Kandidatja presidenciale nga radhët e demokratëve në SHBA, Hillary Clinton, ka publikuar një klip të shkurtër që tregon rreth aktiviteteve që ajo ka bërë.

Por është pikërisht Kandidatja Clinton, ajo e cila ka përfshirë në insertin e saj të shkurtër të takimeve me shumë zyrtarë nga e gjithë bota edhe Presidentin e vendit Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

Për më shumë detaje ja dhe fotografia e cila ilustron më së miri atë që Hillary Clinton ka publikuar në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Clinton Thaci

Për më shumë klikoni në linkun  e vendosur KËTU.

Është hapur panairi i 19-të i librit në Tiranë

Posted: 07 Nov 2016 12:51 PM PST

Panairi i 19-të i librit në Tiranë do të jetë i hapur nga data 9 deri 13 nëntor 2016.

Ky panair është një ngjarje e rëndësishme kulturore për adhuruesit e librave, që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila organizon Panairin e Librit të Tiranës qysh prej vitit 1998. Edhe këtë vit do të paraqiten botimet më të mira të hedhura në treg që nga nëntori i vitit të kaluar.

Shoqata e botuesve si çdo vit organizon edhe këtë herë pasqyrimin e veprimtarisë librore që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.

Panairi i librave bashkon të gjithë ata autorë, botues, lexues, përkthyes, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj, me synim për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në Shqipëri./gazetametro

Dy tërmete godasin Italinë

Posted: 07 Nov 2016 12:43 PM PST

Italia qendrore vazhdon të tronditet nga tërmetet. Dy tërmete kanë goditur Italinë, mbrëmjen e të hënës.

I pari është regjistruar rreth orës 19:35 minuta dhe ka qenë me magnitudë 3 ballë me një thellësi 9 kilometra, transmeton tvklan. Në orën 19:56 është regjistruar tërmeti i dytë, i cili ka qenë me magnitudë 4 ballë dhe me një thellësi 13 kilometra.

Referuar mediave italiane nuk ka raportime për njerëz të lënduar, por dëme materiale në banesa e sidomos ato që ishin të dëmtuar edhe nga tërmetet e mëparshme.

”Kryeministri Mustafa, fajtor për dështimin e drejtësisë”

Posted: 07 Nov 2016 12:37 PM PST

Analisti Ilir Mirena, ka thënë se vdekja e Astrit Deharit është një tragjedi që tregon se sistemi i drejtësisë në vend është çoroditur dhe diçka e tillë dëshmon se sistemi i drejtësisë në vend ka dështuar.

Këto deklarime Mirena i dha në Zona B të Baton Haxhiut, duke shtuar se për vrasjen e Deharit përgjegjësi duhet të mbaj shteti i Kosovës, derisa komentoi dhe reagimin e Kryeministrit Mustafa, i cili shprehu ngushëllime dhe nuk ndërmorri ende asgjë për të zbardhur rastin.

''Krejt kjo është një fabrikim i një shteti, i cili po tregohet i papërgjegjshëm ndaj një qytetari.''

''Astrit Dehari ka vdekur si një i burgosur politik.''

''Qysh mundet me shpreh ngushëllime Kryeministri, kur para një muaji kërkonin që Lëvizja Vetëvendosje të shpallej organizatë terroriste.''

''Kryeministri është përgjegjës për faktin, për këtë dështim të drejtësisë, qysh me prit me shkarku dikënd. ''

''Pos ngushëllimeve dhe keqardhjeve publikeve që do të shpreh, mos prit dicka tjetër që Kryeministri Mustafa do të marr në lidhje me këto çështje'' është shprehur Mirena, njofton Klan Kosova.

“Kryeministri le ta gjej përgjegjësin për vdekjen e Astrit Deharit”

Posted: 07 Nov 2016 12:34 PM PST

"Nuk është Kryeministri këtu për me shpreh ngushëllime", kështu ka thënë analisti Dardan Gashi në Zona B me Baton Haxhiu, ku është diskutuar në lidhje me vdekjen tragjike të Astrit Deharit.

"Në asnjë variant, askush nuk mund të thotë se shteti nuk ka faj në këtë rast".

"Kush ka kompetenca për burgje? Ministria e Drejtësisë, edhe Qeveria, prandaj kryeministri nuk ka nevojë ta ngushëlloj familjen e Astrit Deharit, por të gjej përgjegjësin për familjen".

Më tutje, Gashi tha se shpreson që presioni i qytetarëve të rritet në lidhje me këtë rast, në mënyrë që vdekja tragjike e Astrit Deharit të zbardhet.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more