Skip to main content

Klan Kosova : ““Raporti i Progresit, do pengojë liberalizimin edhe me Demarkacion”” plus 24 more

Klan Kosova : ““Raporti i Progresit, do pengojë liberalizimin edhe me Demarkacion”” plus 24 more


“Raporti i Progresit, do pengojë liberalizimin edhe me Demarkacion”

Posted: 09 Nov 2016 02:45 PM PST

Raporti i Progresit për Kosovën nga Bashkimi Europian, është zhgënjyes.

Këtë cilësim për dokumentin e BE-së e ka dhënë këshilltari i liderit të AAK-së Ramush Haradinajt, Avni Arifi, i cili në një intervistë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, tha se qeveria që po udhëheqë me Kosovën po i ndjekë traditat e vjetra të keqqeverisjes.

Avni Arifi - Ora e Fundit

"Ishte një kohë e shkurtër për një analizë të mirëfilltë të Raportit të Progresit. Ky është një raport që lë shumë për të dëshiruar, është negativ për Kosovën dhe është zhgënjyes. Ky raport shprehë shumë aspekte. Së pari kjo qeveri po e ruan traditën e ish kryeministrit Thaçi, për qeverisje me nota negative".

Ai madje shton se edhe po qe se Kuvendi e ratifikon qysh tash Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, qytetarët e Kosovës nuk do të gëzohen me liberalizim vizash për zonën Schengen.

"Nëse e lexon këtë raport progresi, edhe nëse ratifikohet Demarkacioni, nuk besoj se do të kemi liberalizim të vizave, edhe po të ndodhte ratifikimi që sonte".

Ai ka cituar disa herë Raportin e Progresit në kritikat që i janë bërë Kosovës duke thënë se në këtë vend proceset po nisen mirë, e po përfundojnë jo korrekt.

"Kosova është cilësuar vend transit i heroinës dhe kanabisit. Shkalla e dënimeve në rastet kundër trafikimit me njerëz është e vogël, pavarësisht faktit se Kosova është burim, transit dhe destinim i trafikimit të grave dhe fëmijëve".

"Qeveria sa herë ka tendencë të vlerësohet pozitivisht, vjen komenti se diçka e keqe ka ndodhur në një proces të caktuar".

Diçka tjetër tejet negative sipas Arifit, është fakti që në Raportin e Progresit përmendet se në investigimin e rasteve të korrupsionit, po ka influencë nga jashta organeve gjyqësore e prokuroriale.

"Kur në një raport të tillë thuhet se duhet të ndërpritet influenca në hetime për krim të organizuar, kjo është diçka e re. Asnjëherë nuk ka pasur në një raport kërkesë që të ndërpritet ndikimi në hetime.

Arifi mendon se një tjetër dështim i kësaj qeverie, është pamundësia për të rritur numrin e të punësuarve.

"Ky raport thotë se edhe politikat e punësimit të kësaj qeveria kanë dështuar, për shkak se nuk ka pasur rritje të vendeve të punës", ka deklaruar Arifi.

Raporti i Progresit për vitin 2016 i publikuar të martën, e gjen Kosovën me marrëveshjen e parë kontraktuale me Bashkimin Evropian, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim në muajin prill.  Por, në vija të trasha, raporti thekson nevojën  e fuqizimit të mëtutjeshëm të sundimit të ligjit dhe reformat në ekonomi.

Sipas raportit, ky vit është përshkuar me sfida të brendshme të cilat kanë penguar kryerjen e reformave në një numër të fushave, duke cituar si shkaktare ndasitë politike në vend.

 

 

Malisheva do të përballet me probleme serioze nëse vazhdojnë të reshurat

Posted: 09 Nov 2016 02:32 PM PST

Reshjet e fundit që kanë mbuluar vendin, kanë prekur shumë komuna ku dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Një nga këto komuna është edhe Malisheva, njofton Klan Kosova.

'Gjendja ka qenë vërtetë e tensionuar, si pasojë e daljes së lumit nga shtrati ku akset rrugore kanë qenë të bllokuara", ka thënë Sejdi Paçarizi drejtor për mbrojtje dhe shpëtim në Malishevë

"Kemi pas dëme edhe në kulturat bujqësore".

Pikat më kritike atje janë fshatrat si Mirusha, Malisheva, Bellenicë dhe disa fshatra të tjera.

Paçarizi ka thënë se gjatë familje në këtë komunë janë të evakuuar, si pasojë e reshjeve.

"Shpresoj që komuna do tu dalë në ndihmë, por që kuvendi komunal ka pak të hyra", ka thënë Paçarizi.

Ai shton se situata ka filluar të qetësohet, por  tërheq vërejtjen se nëse të reshurat vazhdojnë atëherë do të ketë probleme të mëdha.

Premtimet, akuzat dhe fitorja e Trump (VIDEO)

Posted: 09 Nov 2016 02:13 PM PST

Tema e emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova, i është kushtuar zgjedhjes së presidentit më të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Me të gjitha detajet e zgjedhjeve të ditës së votimit, ndiqeni kronikën e Rilind Matoshit.

Hillary Clinton në mesin e shqiptarëve, në ditë të mira e të vështira (FOTO)

Posted: 09 Nov 2016 01:50 PM PST

Kandidatja demokrate, Hillary Clinton të martën pësoi humbje në garën presidenciale të SHBA-së, karshi republikanit Donald Trump, njofton Klan Kosova.

Qytetarët kosovarë në shumicë kanë qenë që ajo të fitonte këtë garë, për shkak se familja Clinton konsiderohet si familje mike për shqiptarët.

Hillary Clinton, kishte qëndruar në Kosovë në vitin 2009, kur ishte përuruar shtatorja e bashkëshortit të saj Bill Clinton.

Por kishte pasur edhe një rast tjetër kur çifti Clinton, kishte vizituar shqiptarët. Veçse atëherë, në shtetin fqinjë të Maqedonisë, ku shqiptarët ishin shpërngulur nëpër kampe të ndjekur nga regjimi i asaj kohe.

Clinton kishte vizituar kampin e Stankovecit, aty ku kishte një numër të madh shqiptarësh në vitin 1999.

Më poshtë mund të shihni disa fotografi, të dy periudhave kohore, kur Clinton gjendej në mesin e shqiptarëve.
clinton00clinton0000clinton0clinton000

US Secretary of State Hillary Clinton (C) smiles as she walks to of a store named in her honour, which is located next to an unseen statue of her husband, former US president Bill Clinton, on a stop driving from the airport to Pristina October 13, 2010. Kosovo prepared a warm welcome for US Secretary of State Hillary Clinton where she is expected to push for EU brokered talks between Belgrade and Pristina to start as soon as possible. AFP PHOTO / Mandel NGAN (Photo credit should read MANDEL NGAN/AFP/Getty Images)
US Secretary of State Hillary Clinton (C) smiles as she walks to of a store named in her honour, which is located next to an unseen statue of her husband, former US president Bill Clinton, on a stop driving from the airport to Pristina October 13, 2010. Kosovo prepared a warm welcome for US Secretary of State Hillary Clinton where she is expected to push for EU brokered talks between Belgrade and Pristina to start as soon as possible. AFP PHOTO / Mandel NGAN (Photo credit should read MANDEL NGAN/AFP/Getty Images)

Mustafa: Shëndetësia prioritet i rëndësishëm i Qeverisë së Kosovës

Posted: 09 Nov 2016 01:42 PM PST

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës së Diabetologëve Evropianë, Dario Rahelic, i cili shoqërohej nga doktorët kosovarë Luan Gola dhe Bardhyl Gashi.

Duke iu referuar Ditës Ndërkombëtare kundër Diabetit e cila shënohet me 14 nëntor, gjatë takimit u bisedua për nevojën e bashkëpunimit më të gjerë në përballje me këtë sëmundje dhe për vetëdijesimin lidhur me të.

Me këtë rast, u fol edhe për Strategjinë Nacionale Kundër Diabetit dhe përkrahjen e Shoqatës së diabetologëve evropianë në këtë fushë.

Mustafa theksoi se shëndetësia mbetet prioritet i rëndësishëm i Qeverisë së Kosovës duke shprehur edhe përkrahjen për institucionet dhe punëtorët shëndetësor në vetëdijesimin dhe përballjen me diabetin, si dhe për të prekurit nga kjo sëmundje.

 

Takohuni me ekipin e Trump, emrat me të cilët do të qeverisë

Posted: 09 Nov 2016 01:40 PM PST

Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk ka kuadro tradicionale të brendshme të Washingtonit për t'i përfshirë në kabinetin e tij, por ekipi i tij i tranzicionit muajt e fundit ka shpenzuar  duke hartuar në heshtje një listë të shkurtër titanësh të industrisë dhe aktivistë konservator të cilët mund të përbënin një nga kabinetet presidenciale më elekrizues dhe të diskutueshëm në historinë moderne, transmeton Klan Kosova.

“Trumpworld” ka filluar me një mandat për të punësuar njerëz nga sektori privat.

Kjo është arsyeja pse stafi i fushatës së Trump është duke konsideruar seriozisht Forrest Lucas, 74-vjeçarin bashkë-themelues të kompanisë Lucas Oil, për sekretar të Brendshme, dhe ish- presidentin e Goldman Sachs Steven Mnuchin si sekretar të Thesarit.

Ai pritet gjithashtu të shpërblejë grupin që i qëndroi pranë gjatë fushatës presidenciale përfshirë Newt Gingrich, Rudy Giuliani dhe Chris Christie, të cilët janë duke u konsideruar për postet e larta. Një pjesë e vogël e politikanëve republikanë mund të jenë pjesë e stafit të tij gjithashtu, duke përfshirë senatorin Bob Corker për Sekretar të Shtetit apo senatori Jeff Sessions për sekretar të Mbrojtjes.

Edhe një tjetër lider i botës i lumtur për fitoren e Trump

Posted: 09 Nov 2016 01:37 PM PST

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump, e ka ftuar liderin e Israelit Benjamin Netanyahun në vendin e tij për bisedime, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Miliarderi ka folur me kryeministrin izraelit të mërkurën në mëngjes, pas fitore mahnitëse kundër Hillary Clinton.

Netanyahu e ka quajtur Trumpin mik të vërtetë të Izraelit dhe ka thënë se biseda e tyre ishte e ngrohtë dhe ata folën për çështjet regjionale.

Zëdhënësi i kryeministrit izraelit, ka thënë se ai e ka uruar Trumpin për këtë fitore elektorale dhe i ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë një aleat më të mirë se Izraeli.

Sigal Prishtina mposhtet për të katërtën herë radhazi në FIBA Europe Cup

Posted: 09 Nov 2016 01:35 PM PST

Sigal Prishtina e ka regjistruar disfatën e katërt në kuadër të  Grupit H në FIBA Europe Cup, transmeton Klan Kosova.

Të mërkurën mbrëma skuadra kryeqytetase është mposhtur para shikuesve të vet me rezultat 71:81 nga skuadra turke Demir Insaat.

Bardhekaltrit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke e përmbyllur çerekun e parë me 4 pikë dallim, 24:20, ndërsa atë që e bënë vendasit në dhjetëminutëshin e parë e bënë mysafirët në të dytin dhe kështu ekipet shkuan në pushim me rezultat 41:40 në të mirë të turqve të Stambollit.

Në pjesën e dytë ishin mysafirët ata që vazhduan ta diktojnë ritmin e lojës, të cilën gjë arritën ta bëjnë deri në përfundim të takimit dhe kështu shënuan fitoren e dytë kundër Sigal Prishtinës në kuadër të Grupit H në FIBA Europe Cup. Në ballafaqimin e parë të luajtur javë më parë në Stamboll, Sigal Prishtina pati pësuar disfatë të thellë me shifrat 100:58.

Me këtë humbje skuadra nga kryeqyteti është edhe më larg kualifikimit për në fazën e dytë të FIBA Europe Cup, derisa ndeshjen e radhës do ta luaj kundër Rilski Sportist në Bullgari më 16 nëntor duke filluar nga ora 17:30, njofton Federata e Basketbollit.

Pas katër xhirove të zhvilluara në Grupin H kryeson Enisey nga Rusia me 8 pikë, e dyta është Demir Insaat me 7 pikë, Rilski Sportist e treta me 5 dhe Sigal Prishtina e fundit me 4 pikë.

 

Presidenti francez e uron Donald Trump

Posted: 09 Nov 2016 01:32 PM PST

Presidenti francez, Francois Hollande i ka dërguar një letër urimi presidentit të sapo zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.

Hollande i ka thënë Trumpit  se dëshiron të bisedojë më të sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Unë do të doja të flas me ju sa më shpejt që të jetë e mundur, në dritën e vlerave dhe interesave që ne ndajmë”, shkruan Hollande.

 

Peja mposhtet në “Karagaçi”

Posted: 09 Nov 2016 01:31 PM PST

Peja është mposhtur nga skuadra rumune Cluj në kuadër të Grupit G në FIBA Europe Cup, transmeton Klan Kosova.

Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt të kësaj gare e luajtur të mërkurën mbrëma në "Karagaçi" e që ka përfunduar me shifrat 76:99.
Mysafirët nga Rumania ishin ata që dominuan prej fillimit e deri në fund të takimit, kurse çereku i dytë ishte përcaktues në fitoren e tyre, në të cilën pjesë të lojës ata realizuan 30 pikë, kurse pejanët i ndalën në vetëm 17 sish.

Më i dalluari te Cluj-i ishte Vlad-Sorin Moldoveanu me 25 pikë e 7 kërcime, kurse te Peja më efikasi ishte LaMarcus Reed me 18 pikë e 5 kërcime.
Peja në xhiron e radhës në Grupin G do të ballafaqohet me Petrolina AEK-un në Qipro më 16 nëntor duke filluar nga ora 18:00. Në përballjen e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave fitore patën shënuan verdhezinjtë në "Karagaçi".

Në fakt kjo është fitorja e vetme e Pejës në kuadër të këtij grupi, krahas tri disfatave.

 

Skuadra nga Liverpool kërkon Depay

Posted: 09 Nov 2016 01:28 PM PST

Everton është duke shqyrtuar mundësinë që në afatin e janarit ta huazojë yllin e Manchester United, Memphis Depay.

Anësori ka hasur në vështirësi nën drejtimin e Jose Mourinho, duke mos pasur hapësirë të mjaftueshme.

Kështu që Roland Koeman duket se është duke shikuar mundësinë që na janarin e 2017-ës të arrijë një marrëveshje rreth holandezit, transmeton Klan Kosova.

Molliqaj e Kurteshi, s’e vizituan Deharin në burg

Posted: 09 Nov 2016 01:21 PM PST

Lajmi se i paraburgosuri Astrit Dehari ishte vizituar nga sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, dhe ish-Avokati i Popullit, tash anëtari i VV-së, Sami Kurteshi, pak ditë para se ai të gjendej i vdekur në qeli ka hapur edhe një dilemë në çështjen Dehari.

Në një raport të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), i cili është bërë publik gjatë të martës ishte nënvizuar se Molliqaj dhe Kurteshi e kishin vizituar Deharin pak ditë para se ai të gjendej i vdekur në Qendrën e Paraburgimit me lejen e gjykatësit të procedurës paraprake, Vehbi Kashtanjeva.

Në një komunikim zyrtar me Gjykatën, gjykatësi Kashtanjeva ka mohuar të ketë lejuar vizita të tilla.

"Lidhur me kërkesën tuaj që keni parashtruar ju njoftojmë se gjyqtari i procedurës paraprake nuk është në dijeni lidhur me ndonjë kërkesë për leje-vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për të ndjerin A.D.", ka thënë zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Kallxo.com ka kontaktuar me zyrtarët për media në VV për të pyetur nëse zyrtarët e saj e kanë vizituar Astrit Deharin dhe me çfarë leje të Gjykatës janë futur në burg, por zëdhënsja Tinka Kurti nuk ka dashur të flasë për këtë rast.

I kontaktuar nga Kallxo.com, drejtori i KMDLNj-së Behxhet Shala ka thënë se informacionet për vizitat i kanë marrë nga Qendra e Paraburgimit në Prizren dhe nuk kanë hulumtuar më tutje nëse ekziston leje nga gjykatësi Kashtanjeva.

Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij të burgut pasditen e të shtunës. Vdekja e tij është duke u hetuar nga prokuroria e shtetit ndërsa ai po mbahej në paraburgim si i dyshuar për sulmin me raketahedhës në Kuvendin e Kosovës.

Vizitat tek i paraburgosuri në burg bëhen vetëm me lejen e gjyqtarit. /Kallxo.com

 

Autobusi ngel në gropë në Prishtinë (FOTO)

Posted: 09 Nov 2016 01:21 PM PST

Një autobus i linjës 3A, ka rënë në një pusetë e cila ishte e hapur, njofton Klan Kosova.

Një lexues i klankosova.tv ka dërguar fotografi të këtij rasti që ka ndodhur në rrugën "27 nëntori" të Kodrës së Trimave.

Sipas përshkrimit të tij, autobusi ka mbetur për disa orë në këtë gropë që është e hapur në mes të rrugës.
busi1 busi2

Ivanka, vajza seksi e presidentit më të ri të SHBA-ve, Donald Trump (FOTO)

Posted: 09 Nov 2016 01:18 PM PST

Ivanka Trump është vajza  e parë e Doland Trump, presidentit më të ri të SHBA-ve.

Ajo lindi nga martesa me Ivanën, gruan e tij të parë.

Në moshë të re Ivanka nisi karrierën si modele dhe tashmë punon si zv.presidente e Organizatës "Trump".

Ajo u konvertua në Judaizëm pasi u martua me Xhared në vitin 2009.

Image result for ivanka trump

 

Heading out: Ivanka sported a navy coat to protect against the winter chill

On the way: She and her husband were seen stepping out of their Park Avenue apartment on Wednesday morning

Melania and Ivanka listened as Trump thanked all those who have supported him during his presidential campaign, including former New York City mayor Rudy Giuliani and Governor Chris Christie

Image result for ivanka trump

Image result for ivanka trump

Image result for ivanka trump

 

Image result for ivanka trump stuff

 

 

Nesër rinis mësimi në të gjitha shkollat në Shqipëri

Posted: 09 Nov 2016 01:09 PM PST

Mësimi ishte pezulluar prej dy ditësh, për shkak të motit të keq që ka mbajtur në të gjithë vendin, shkruan Shekulli.

Por, Ministria e Arsimit në Shqipëri ka bërë me dije se ditën e nesërme procesi mësimor do të zhvillohet normalisht.

Duke marrë shkas nga situata e vështirë me të cilën u përball dje pothuajse mbarë vendi, Ministria e Brendshme kërkoi pezullimin e mësimit nëpër shkolla, për të garantuar sigurinë dhe jetën e nxënësve dhe mësuesve.

Pas kësaj, Ministria e Arsimit nxori një vendim për pezullim, deri në një urdhër të dytë. Dje katet epara të disa shkollave dhe oborreve u përmbytën.

“Kryeministri t’i suspendojë fajtorët për vdekjen e Deharit”

Posted: 09 Nov 2016 01:06 PM PST

Analisti kosovar Astrit Gashi, ka thënë se nuk pret që për vdekjen e Astrit Deharit – Aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje që vdiq në rrethana misterioze në Qendrën e Paraburgimit në Prizren – të japë dorëheqje kryeministri Isa Mustafa, por sipas tij duhet larguar nga pozitat të gjithë ata që janë përgjegjës për vdekjen e tij.

Gashi në emisionin Zona B në Klan Kosova, thotë se duhet të sqarohet gjithçka rreth vdekjes së tij dhe se po mungon reagimi politik brenda kësaj shoqërie.

"Ende nuk po dihen shkaqet e vdekjes së Astrir Deharit. Por dihet se ka ndodhur një ngjarje e rëndë për çka do të duhej të kishte një reagim shtetëror, jo vetëm juridik por edhe politikë. Reagimi politik nuk ka nevojë që të pritet për të dalë rezultatet e autopsisë. Nuk po kërkoj dorëheqje të kryeministrit, por ndonjë largim të dikujt apo suspendim. Do të duhej të dihej çfarë ka ndodhur brenda burgut që të na shëroheshin disa plagë. Si doli vrasje, apo vetëvrasje do të jetë e dhimbshme. Por duhet të dihet se se ka ndodhur ajo brenda një institucioni", është shprehur Gashi në Zona B.

Gruevski i’a uron fitoren Donald Trumpit

Posted: 09 Nov 2016 01:05 PM PST

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski ka dërguar urimet e tij për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në SHBA nga Donald Trump, informon Zhurnal.

“Ju dhe popullit amerikan j’ua urojmë fitoren në zgjedhjet presidenciale. Parimi i respektimit të vullnetit të popullit është kulmi i demokracisë.

Në këtë moment solemn dua të shpreh kënaqësinë për marrëdhëniet e mira ndërmjet Maqedonisë dhe SHBA-ve dhe gatishmërinë tonë për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.

Anëtarësimi jonë në NATO është një nga përpjekjet tona më të mëdha dhe shpresojmë në ndihmën e SHBA-ve në këtë proces, si një vend me miqësi strategjike”, – thuhet në urimin e Gruevskit drejtuar Presidentit të ardhshëm të SHBA-ve, Donald Trump.

Veselit i ndahet çmimi për merita në lidership dhe shërbim ndaj komunitetit

Posted: 09 Nov 2016 01:03 PM PST

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori çmimin për meritat në lidership dhe shërbim ndaj komunitetit, nga Universiteti i Sheffield – Dega e Selanikut, transmeton Klan Kosova.

Kjo ndarje e çmimit është bërë gjatë një ceremonie të organizuar sot në Prishtinë.

Para studentëve, ish-studentëve dhe drejtuesve të këtij institucioni arsimor, kryeparlamentari Veseli falënderoi Universitetin e Sheffield-it për titullin e akorduar dhe për mundësinë që u ofrohet të rinjve nga Kosova të studiojnë në bankat e këtij universiteti.

Më pas, Veseli foli aty për nevojën e ngritjes së kapaciteteve arsimore në Kosovë, si parakusht për zhvillim të hovshëm ekonomik. Ai tha se Kosovës sot i duhet një transformim i fuqishëm ekonomik, i cili do t'i mundësonte asaj zgjidhjen e një varg problemeve që vijnë si pasojë e papunësisë.

"Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk ndihem aspak krenar që Kosova ende ballafaqohet me papunësi të madhe të rinisë së saj dhe me probleme të varfërisë", tha Veseli.

Ai iu bëri thirrje të rinjve që të jenë më aktivë në fushat ku veprojnë dhe të marrin përgjegjësi për zhvillimin dhe përparimin e vendit.

 

“Astrit Dehari, rasti më i rëndë që i ndodhi Kosovës”

Posted: 09 Nov 2016 01:00 PM PST

Vdekja e Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, po cilësohet nga analisti Petrit Zogaj, si gjëja më e rëndë që i ka ndodhur Kosovës gjatë periudhës së pasluftës.

Gjatë debatit në emisionin Zona B në Klan Kosova, Zogaj i konsideron përgjegjës institucionet e vendit, nga Presidenti Hashim Thaçi e deri te zyrtari i fundit i burgut.

"Astrit Dehari prej që kemi shtete dhe institucione është rasti më i rëndë që ka ndodhur. Ende nuk ka nj konfirmim final se si ka ndodhur kjo. Besoj se për Astritin, një pjesë e shtetit, prokuroria ka besuar se ai është nj terrorist potencial. Prej kur është arrestuar është mbajtur 24 orë nën përkujdesje të shtetit, pasi është parë si i rrezikshëm. Gjithçka këtu përfundon në duar të shtetit. Prej presidenti deri te gardiani që ka qenë aty është përgjegjës për këtë vdekje", ka deklaruar Zogaj.

Ai thotë se pret që zyrtarët kompetentë sidomos politikanët te dorëhiqen pas këtij rasti.

"Do të prisja një dorëheqje prej njerëzve në politikë. Është dashur të kërkohet llogari, penale, morale juridike. Shteti nuk po na jep nëse është vdekje, vrasje apo diçka tjetër. Ne kemi një shtet ku një 26 vjeçar është arrestuar për terrorizëm dhe nuk ka kujdes mbi të. Prokuroria për dy muaj e gjysmë nuk ka arritur ta ndërtojë aktakuzën për rastin e tij".

“Zgjedhja e Trump do të thotë zbehje e rolit amerikan në Ballkan”

Posted: 09 Nov 2016 01:00 PM PST

Ish-ambasadori dhe negociatori për çështjen e emrit, Nikolla Dimitrov, ka komentuar zgjedhjen e Trumpit për President të SHBA-ve dhe pasojat e saj për Maqedoninë dhe Ballkanin.

Dimitrov tërheq vërejtjen se politika e jashtme e Presidentit Trump nuk është aspak e lehtë të parashikohet, por bazuar në premtimet parazgjedhore mund të presim një politikë proteksioniste dhe izolacioniste.

Kjo do të thotë se Trump do të përqëndrohet në situatën e brenshme ndërsa roli i SHBA-ve në arenën ndërkombëtare do të zbehet. Të njejtën linjë pritet ta ketë edhe në Ballkan, – transmeton Zhurnal.

“Interesimi i SHBA-ve për Ballkanin dhe Maqedoninë do të ulet edhe më tepër. Do të vazhdojë përkrahja për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE por përpjekjet për këtë do të jenë kryesisht nga ana e vetë vendeve Ballkanike.” – shprehet Dimitrov.

Gashi: Amerikanët u rebeluan dhe votuan Trump-in

Posted: 09 Nov 2016 12:51 PM PST

Një fitore që habiti jo vetëm amerikanët, por edhe tërë botën, po thuhet të ketë ardhur nga qytetarët e rebeluar të Shteteve të Bashkuara.

Analisti kosovar Astrit Gashi, u shpreh se janë ata amerikanë që janë lodhur me politikën e jashtme të liderëve të tyre paraprakë, ata që votuan një president kontrovers si Donald Trump.

Ai po ashtu mendon se ekipi i fushatës së Trump, bëri një punë të mirë duke matur çdo deklaratë të tijën e duke e bërë të përkojë me vendin ku thuhet.

"Në Amerikë as një deklaratë nuk jepet pa qenë e matshme çfarë ndikimi ka. Dhe këtë e kanë të dy kampet. Brenda ekipit të Trump ka pasur ekspert të matematikës elektorale. Ata kanë bërë matje se ku, çka saktësisht duhet të thuhet"

"Kam përshtypjen sikur qytetari amerikanë është lodhur për 20 vjet se për kënd të votoj. Është njëfarë rebelimi anti-establishment. Mos të harrojmë se tre presidentët e fundit në agjendë e kanë pasur politikën e jashtme", ka thënë Gashi.

Sipas tij, amerikanët që e votuan demokraten Hillary Clinton janë më të shqetësuar për ekonomikë amerikane, dhe ia dhanë votën e vet asaj.

"Shumica e njerëzve që kanë pas arsye ekonomike për të votuar e kanë votuar Hillary dhe jo Trump. Shumica e amerikanëve kanë ecur më përpara se që është bindja e një pjese të qytetarëve të saj".

Donald Trump, u bë presidenti i 45-të i SHBA-së, duke fituar bindshëm kundër Hillary Clinton, ish zonjë e parë dhe sekretare shteti në administratat e kaluara amerikane.

Basha: PD, partia që do të hapë negociatat me BE-në

Posted: 09 Nov 2016 12:51 PM PST

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vlerësuar progres raportin për Shqipërinë, ku theksoi se do të jetë Partia Demokratike që pas zgjedhjeve të ardhshme do të hapë negociatat me Bashkimin Europian.

"Hapja e negociatave do të jetë fillimi i një rruge të gjatë e të vështirë por të sigurtë e të pakthyeshme të vendit tonë. Sot ka një dritë shprese për gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë si gjithë Europa. Sfida mbetet ajo e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sfidë po kaq e madhe, mbetet lufta kundër krimit, korrupsionit, fusha që Shqipëria nuk ka bërë para.

Dua të siguroj qytetarët se PD, do të jetë po kështu partia që do të hapë negociatat me BE, do të nisë këtë proces për ëndrrën tonë europaine dhe përmes bashkimit të të gjithë shqiptarëve që duan një qeveri të kontrolluar nga qytetarët dhe jo nga krimi, ne do ia dalim", tha Basha.

Londër: Shtatë të vdekur dhe mbi 50 të lënduar pas tramvaji del nga shinat

Posted: 09 Nov 2016 12:45 PM PST

Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën kur një tramvaj doli nga shinat në jug të Londrës.

Policia ka thënë se po hetojnë për shkaqet e aksidentit.

Shumë persona janë dërguar në spital, pasi gjendja e tyre është shumë e rëndë.

 

Zogaj: Clinton nuk e sulmoi sa duhet Trump

Posted: 09 Nov 2016 12:42 PM PST

Donald Trump, kontroversi republikan i cili i fitoi zgjedhjet për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur deklarata të shumta të çuditshme, me të cilat Hillary Clinton nuk është preokupuar sa duhet.

Kjo është deklarata e analistit politik Petrit Zogaj, i cili në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, po ashtu tha se fitorja e Trump mund të krahasohet me befasinë që solli BREXIT – vendimi i britanikëve për t'u larguar nga Bashkimi Europian.

"Ekipi i Clinton ka krijuar një kauzë që nuk ka qenë e debatueshme. Edhe deklarata e saj nuk kanë qenë ngacmuese për shoqërinë. E para, Trump ka ataku rreth 12 milionë njerëz që janë pa dokumente, ku këtu Hillary është marrë me këtë deklaratë të tij".

"Ajo ka hyrë në deklaratat e Donald Trump. Trump ka dalë hapur kundër ISIS dhe ka thënë se myslimanët atje sikur janë e keqja e shoqërisë. Hillary ndoshta pse ka qenë sekretare shteti sigurinë kombëtare e ka pasur më të artikuluar".

Sipas tij, ata që bëjnë sondazhe në SHBA, është dashur që si model analize ta kenë edhe votimet në referendumin e Britanisë së Madhe për ikje nga BE-ja.

"Ajo që dua të them është se politika nuk është enigmatikë. Cili do ekspert në Amerikë që është marrë me zgjedhje do të duhej ta merrte parasysh rastin e BREXIT. BREXIT ka qenë shembull ku ekspertet amerikanë dhe aktivistët politikë është dashur ta shikojnë frymën në terren", ka thënë Zogaj.

Arbitër gjerman për Shqipërinë dhe një hungarez për Kosovën

Posted: 09 Nov 2016 12:41 PM PST

Publikohen emrat e arbitrave që do të drejtojnë ndeshjet eliminatore të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sfida që do të luhet në "Elbasan Arena" mes Shqipërisë dhe Izraelit do të drejtohet nga kryesori gjerman Deniz Aytekin, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Guido Kleve dhe Markus Häcker.

38-vjeçari Aytekin me profesion menaxher biznesi është liçensuar nga Federata Gjermane në vitin 2004, ndërsa 4 vjet më pas drejtoi ndeshjen e parë në Bundesliga.

Ai është pjesë e FIFA-s që prej vitit 2011. Ai ka drejtuar kryesisht ndeshje të fazës së grueve të Champions League por edhe të Europa League. Në karrierën e tij, arbitri gjerman nuk ka drejtuar asnjë ndeshje te Kombëtares Shqiptare.

Ndërkohë, në Turqi do të vendosë drejtësi arbitri hungarez, Tamás Bognar me ndihmës të tij po nga Hungaria, Zsolt Varga dhe Balázs Buzás. 37-vjeçari ka një eksperiencë të gjatë në kampionatin hungarez, ndërsa ka arritur të marrë stemën e FIFA-s që në vitin 2009.

Ndeshja e fundit e drejtuar në arenën ndërkombëtare ishte ajo mes Steauas së Bukureshtit dhe Zyrihut e mbyllur në barazim 1-1, por ai është një emër i njohur për shqiptarët pasi vendosi drejtësi në sfidën eliminatore të Shqipërisë në Lihtenshtejn të fituar 2-0 nga Kombëtarja Shqiptare./Supersport

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more