Skip to main content

INSAJDERI: “Durmishi i VV-së kërcënon gazetarët se do t’i ngreh zvarrë” plus 19 more

INSAJDERI: “Durmishi i VV-së kërcënon gazetarët se do t’i ngreh zvarrë” plus 19 more


Durmishi i VV-së kërcënon gazetarët se do t’i ngreh zvarrë

Posted: 11 Nov 2016 09:37 AM PST

Në rast se vije në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, gazetarët e "medieve të pushtetit" do të tërhiqen zvarrë dhe do të dërgohen në burg. Ky është zotim i Hysen Durmishit, drejtor në Komunën e Prishtinës dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook lë të kuptohet se ka shfryrë mllefin ndaj raportimeve mediale lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, aktivistit të partisë së tij.

"Ju media të pushtetit a po mendoni ndonjëherë që i vie fundi edhe këtij pushteti kriminal. I vie fundi edhe këtij pushteti të Klanit Pronto. Do të ju vie fundi edhe juve bashkë me ta", ka shkruar ai.

"Mos mendoni se harrojmë. Më e pakta që duhet ta mendoni është që zvarrë do të nxjerrim e do të ju dërgojmë në burg o kriminel. Mos na lëndoni më shumë o të pështirë. Nuk ju falim kurr kriminel!".

Të enjten në mbrëmje, disa mediume bënë publike pamjet nga kamerat në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku më 5 nëntor ndërroi jetë aktivisti Astrit Dehari./Insajderi.com

 

The post Durmishi i VV-së kërcënon gazetarët se do t'i ngreh zvarrë appeared first on INSAJDERI.

Takimi i Naim Tërnavës me frymëzuesin e Bin Ladenit

Posted: 11 Nov 2016 09:12 AM PST

Librat dhe ligjëratat e Selman el-Aude janë të ndaluara në Arabinë Saudite për shkak të qëndrimeve të tij radikale dhe lidhjeve me ish-liderin e Al-Qaedas, Osama bin Laden në të kaluarën. Por, kjo nuk e ka ndaluar Naim Tërnavën, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës, që të pranojë disa prej botimeve të tij.

Më 1 nëntor të këtij viti, Tërnava e kishte pritur në zyrën e tij studiuesin e fesë islame, i cili ndër të tjerash dyshohet se ka lidhje edhe me organizatën terroristë Shteti Islamik.

Në një njoftim për media të publikuar në faqen e BIK-ut, thuhet se Tërnava ka shprehur mirënjohjen e tij "për angazhimin dhe kontributin e Arabisë Saudite  si qeveri dhe popull që i ka dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës e veçanërisht në fazën emergjente si dhe kontributin e pakursyer në lobimin për njohjen dhe integrimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë."

Displaying image-0-02-05-7f933facb18f8c5c3cad70d375b8eb54f09e5697b81139ec5cadad26e73aac47-V.jpg

Selman el-Aude është takuar me Tërnavën gjatë një vizitë të tij në Kosovë për të mbajtur një ligjëratë në Fakultetin e Studimeve Islame.

Insajderi raportoi të premten se drejtues të këtij fakulteti kanë qenë në dijeni të së kaluarës dhe lidhjeve të Selman el-Aude me Bin Ladenin.

"Kanë qenë mysafir të Komunitetit Islam të Shqipërisë, pastaj kanë shprehur dëshirën me ardhë në Kosovë. Pa paralajmërim, në mënyrë private kanë ardhur në Kosovë", ka thënë Fahrush Rexhepi, dekan i fakultetit.

"E njohim deri diku. Na e dimë që ka mundur në të kaluarën të ketë lidhje (me Al Qaedan v.j.), por tash na e dimë që përkundrazi tani është njëri i Qeverisë, i shtetit dhe kontribuon krejtësisht në të kundërtën dhe ne sa kemi informacione, përkundrazi nëpër botë përmes vizitave dhe paraqitjeve të tij, promovon vlera të tolerancës dhe të paqes dhe njëjtë ka vepruar edhe këtu", ka thënë Rexhepi./Insajderi.com

The post Takimi i Naim Tërnavës me frymëzuesin e Bin Ladenit appeared first on INSAJDERI.

Mavraj – izraelitëve: Ne nuk kemi nevojë për siguri kur dalim nga shtëpia

Posted: 11 Nov 2016 08:55 AM PST

“Ne nuk kemi nevojë për siguri të teprume kur dalim nga shtëpia”. Janë këto fjalët e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj për përfaqësuesen e futbollit të Izraelit, federata e të cilit shtet ka kërkuar siguri maksimale për futbollistët.

Një mesash i qartë ky i mbrojtësit kuqezi, që lidhet me masat ekstreme të sigurisë të marra nga autoritet shqiptare për ndeshje Shqipëri – Izrael.

Futbollisti i Kolnit njihet si një mysliman i devotshëm, por njëkohësisht është një njeri tolerant që respekton të gjitha besimet fetare. Dhe në këtë kontekst e ka të vështirë ta besojë se përfaqësuesja izraelite mund të jetë kaq shumë e rrezikuar në Shqipëri, që shquhet për tolerancën fetare.

Mavraj e shoqëron postimin e tij me disa foto të mrekullueshme të natyrës shqiptare, një lloj kundërvënjeje për çdo perceptmim të gabuar se Shqipëria është një vend i pasigurt ku ka influencë të grupeve ekstremiste.

Në fakt edhe pjesëtarët e delegacionit izraelit të kontaktuar nga mediat e tyre, janë shprehur të habitur me masat ekstreme të marra në Shqipëri për sigurinë e tyre.

Ata theksojnë se nuk ndiejnë asnjë lloj rreziku madje ambienti në kryeqytetin shqiptar është shumë miqësor. /Insajderi.com

The post Mavraj – izraelitëve: Ne nuk kemi nevojë për siguri kur dalim nga shtëpia appeared first on INSAJDERI.

Nisin hetimet ndaj personave që ua dhanë medieve inçizimet për rastin Dehari

Posted: 11 Nov 2016 08:41 AM PST

Prokuroria e Shtetit ka filluar hetimin e personave të cilët dyshohen se ia kanë dhënë medieve pamjet e ambienteve të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, në ditën kur ndërroi jetë Astrit Dehari.

Kjo pasi sot avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka dorëzuar padinë për publikimin e pamjeve brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren dhe korridorit ku ndodhej qelia e Deharit.

Gashi ka bërë të ditur sot pasdite se prokurori i shtetit, Besim Kelmendi i ka dhënë përgjigje pozitive për kallëzimin penal që Gashi si përfaqësues ligjor i familjes Dehari paraqiti në prokurori.

“Pas ushtrimit të kallëzimit penal kundër personave përgjegjës për rastin e publikimit në media të video incizimeve nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, Prokurori i shtetit përgjigjet pozitivisht”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com

hetimet

The post Nisin hetimet ndaj personave që ua dhanë medieve inçizimet për rastin Dehari appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje: Shteti dëshiron të manipulojë vrasjen e Astritit

Posted: 11 Nov 2016 08:29 AM PST

Në një konference të përbashkët me familjen Dehari, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka thënë se shteti i Kosovës është duke tentuar manipulimin e vrasjes së Astrit Deharit.

"Ky regjim është vrastar dhe vrasjet e tilla si ajo e Astritit do t'i manipulojë në drejtime të caktuara çfarë ata duan", ka thënë Kurteshi.

Kurteshi ka akuzuar edhe mediet për publikimin e videove të burgut apo shkrimet personale të Astrit Deharit, të cilat i kishte bërë sa ishte në burg. Ai ka thënë se kjo sjellje e medieve pengon procesin e hetimit të rastit.

E sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, me të filluar konferenca është shprehur se kjo është konferenca më e vështirë që ka pasur ndonjëherë.

"Unë e kam ditur që ky pushtet është kriminal dhe këtë e kam thënë disa herë, por nuk e kam ditur se është kaq i poshtër. E ky rast është përtej çdo parashikimi", ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se pista e hetimit për Astrit Deharin po tentohet të merr kahje tjetër.

"Pista e kësaj pune është dika tjetër. Fakti që edhe xhirime edhe ditare edhe prova të tjera dalin në këtë mënyrë tregojnë për këtë gjë", u shpreh ai.

Astrit Dehari vdiq të shtunën e 5 nëntorit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pa sqaruara plotësisht. /Insajderi.com

 

The post Vetëvendosje: Shteti dëshiron të manipulojë vrasjen e Astritit appeared first on INSAJDERI.

Hoxha kërkon të mos ndërhyhet në rastin e Deharit para raportit përfundimtar

Posted: 11 Nov 2016 08:07 AM PST

Derisa familja e Astrit Deharit është duke mbajtur një konferencë nga ku po fajësojnë shtetin për vrasjen e birit të tyre, Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka kërkuar përmbajtje nga deklaratat publike para se të dilet me një raport përfundimtar lidhur me rrethanat e vdekjes së Deharit.

Në një konferencë për media, Hoxha ka thënë se raporti përfundimtar që do të sqarojë rastin pritet të vijë shumë shpejt.

"Jam thellësisht e shqetësuar me tendencën për të ndërhyrë në rastin para raportit përfundimtar. Çdo deklarate para raportit përfundimtar e dëmton procesin. Kërkoj të përmbahen të gjithë nga deklaratat," ka thënë ajo.

"Ju siguroj se shumë shpejt e presim raportin përfundimtar që do të sqaroj tërë rastin", ka thënë ajo.

Në të njëjtën kohë kur po mbahej konferenca e ministres, Avni Dehari, babai i Astrit, ka fajësuar shtetin për vrasjen e tij.

"Shteti është sjellë padrejtësisht me ne, na e ka marrë djalin dhe na e ka përdhosur djalin. Na e ka vra djalin dhe sot nuk kemi kurrfarë konfirmimi zyrtar se ai ka vdekur në burgun e Prizrenit", ka thënë ai.

I ndjeri Dehari ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ishte arrestuar më 30 gusht të këtij viti nën dyshimin se së bashku me aktivistë të tjerë të kësaj partie kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës me zollë.  Ai vdiq më 5 nëntor.

Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi që nga koha kur u dha lajmi për vdekjen e tij ka hedhur dyshime për rrethanat që kanë shkaktuar vdekjen.  Ish-lideri i partisë Albin Kurti ka thënë se ai është vrarë brenda në qelinë e tij.

Në ditën e vdekjes së tij, ai nuk kishte dalë në shëtitjen e zakonshme në burg ndërsa ishte gjetur në qelinë e tij në gjendje të rënduar shëndetësore. Fillimisht, Nexhmi Krasniqi, Drejtor i Rajonit të Policisë në Prizren, kishte deklaruar se Dehari kishte vdekur nga medikamentet por që më vonë ky version është demantuar nga mjekët ligjorë, të cilat konstatuan se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e asfiksimit përmes një shishe plastike me mjaltë./Insajderi.com

The post Hoxha kërkon të mos ndërhyhet në rastin e Deharit para raportit përfundimtar appeared first on INSAJDERI.

Familja Dehari: Nuk kemi fare besim në gjyqësi dhe prokurori

Posted: 11 Nov 2016 08:05 AM PST

Babai i Astrit Deharit, Avniu ështlë shprehur sot përmes një konference për shtyp rreth hetimit të vdekjes së djalit të tij, duke thënë se nuk ka besim tek autoritetet e drejtësisë në Kosovë.

“Ata kanë filluar të nxjerrin pamje të tmershme nga burgu, ështe shumë paadrejtë kjo që kanë bërë autoritetet. Ne nuk kemi fare besim as në gjyqësi as në prokurori”, ka thënë Avni Dehari.

Ndërsa, Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit ka akuzuar mediet rreth trajtimi që i kanë bërë vdekjes së djalit të tyre. Ajo ka ngritur pyetje se përse mediet kosovare nuk kanë raportuar sa duhet për arrestimin e Astrit Deharit, që sipas saj ishte i padrejtë.

“Përse nuk vinin mediet më heret të shikonin se a po shkojë ta vizitojë Astritin në burg apo jo, përse nuk kanë folur për arrestimin e tij”, ka thënë ajo.

Astrit Dehari vdiq të shtunen e kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqartësuara plotësisht. /Insajderi.com

The post Familja Dehari: Nuk kemi fare besim në gjyqësi dhe prokurori appeared first on INSAJDERI.

Babai i Astrit Deharit: Shteti ma vrau djalin

Posted: 11 Nov 2016 07:53 AM PST

Përmes një konference për medie të organizuar në Prishtinë, Avni Dehari ka thënë se shteti i Kosovës është sjellë padrejtësisht me familjen e tij.

"Shteti është sjellë padrejtësisht me ne, na e ka marrë djalin dhe na e ka përdhosur djalin. Na e ka vra djalin dhe sot nuk kemi kurrfarë konfirmimi zyrtar se ai ka vdekur në burgun e Prizrenit", është shprehur Avni Dehari.

"Ne kemi dhembjen e djalit, mirëpo pas orës pesë kur shkojmë në shtëpi, nuk mund të jemi të qetë prej emisioneve në televizion dhe portaleve me shkrimet që i nxjerrin", ka thënë Avni Dehari.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ka vdekur të shtunën e kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /Insajderi.com

 

The post Babai i Astrit Deharit: Shteti ma vrau djalin appeared first on INSAJDERI.

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës

Posted: 11 Nov 2016 07:28 AM PST

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi është shpallur kampione europiane për garuesit deri 23-vjet, në garat që po mbahen në Tel Aviv të Izraelit.

Krasniqi deri në finale të kategorisë deri 52 kilogram ka arritur falë katër fitoreve. Në gjysmëfinale e mposhti italianen Fabiola Pidroni.

Kurse lufta finale ishte kundër rumunes Larisa Florian.

Krasniqi është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ndërsa trajneri i përfaqësueses Driton Kuka ka thënë disa javë më parë se xhudistja e tij mund ta përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen. /Insajderi.com

The post Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës appeared first on INSAJDERI.

Bunjaki kërkon durim ndaj përfaqësueses së Kosovës

Posted: 11 Nov 2016 07:16 AM PST

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, ka dalë ditën e sotme në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Turqisë.

Ai ka kërkuar durim për rezultatet pasi ekipi i tij është në një grup shumë të fortë dhe për më tepër ka luajtur 3 ndeshje jashtë.

"Jemi në një grup shumë të fortë, i kemi pasur tri ndeshje jashtë Kosovës. Gjendja e ekipit është e mirë. Bernard Berisha ka pasur pak temperaturë dhe si rrjedhojë sot do të pushojë në stërvitje. Kemi edhe disa futbollistë që do të na bashkohen. Atdhe Nuhiu mbetet në planet tona dhe të tjerë”, ka thënë Bunjaki.

Bunjaki është shprehur optimist për të ardhmen e skuadrës, derisa ka kërkuar durim për rezultatet e përfaqësueses së Kosovës.

“Kemi një përfaqësuese të re me moshë mesatare 22-23 vjeçe, që kemi filluar të garojmë vetëm që dy muaj, kurse e kemi një grup me rivalë shumë të fortë, prandaj duhet të kemi durim dhe do të vijnë. Kisha dashur që të kualifikohemi në Botëror, por e kam thënë edhe më herët se kualifikimi në Evropian është objektiv më real", ka thënë Bunjaki.

Ndërkohë kapiteni i Kosovës, portieri Samir Ujkani, ka vlerësuar forcën e ekipit turk duke thënë: "Turqia është njëra ndër ekipet më të forta në grup. Ajo e dëshiron shumë fitoren sepse ka edhe krizë te rezultateve, por ne duhet të kemi kujdes dhe ta zhvillojmë lojën tonë." /Insajderi.com

The post Bunjaki kërkon durim ndaj përfaqësueses së Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Nëndega e VV-së në Drenas pezullon aktivitetin

Posted: 11 Nov 2016 07:05 AM PST

Nëndega e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas ka vendosur të ngrijë marrëdhëniet me këtë lëvizje, për shkak të disa parregullsive dhe sjelljes jo të mirë të zyrtarëve të saj, ka thënë kryesusi i nëndegës së VV-së, Rifat Demaku.

Rifat Demaku, dikur kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Drenasit, ka thënë se nëndega që ai drejton ka pezulluar aktivitetet me këtë parti dhe se tani dhe po e shqyrtojnë mundësinë të bëhen pjesë e ndonjë partie tjetër politike.

"I kemi ngrirë marrëdhëniet me ta, e kemi pezullu aktivitetin me Lëvizjen", ka thënë Demaku për Express, duke treguar se kanë marrë oferta nga të gjitha subjektet politike, të cilat janë duke i shqyrtuar.

"Ne duam të vazhdojmë të ardhmen tonë politike, por në një subjekt tjetër", ka thënë Demaku.

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar sot se mungesa e kuadrove, strukturës dhe fuqisë politike në Lëvizjen Vetëvendosje është edhe arsyeja kryesore e refuzimit të pjesëmarrjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

The post Nëndega e VV-së në Drenas pezullon aktivitetin appeared first on INSAJDERI.

Gashi dorëzoi kallëzimin penal për publikimin e pamjeve për rastin Dehari

Posted: 11 Nov 2016 06:01 AM PST

Tomë Gashi, avokati i familjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Deharit, ka thënë se familja Dehari ka bërë kallëzim penal kundër përgjegjësve që kanë lejuar publikimin në media të pamjeve të  burgut ku vdiq ai.

Gashi pasi ka dorëzuar kallëzimin penal në Prokurori ka thënë se ajo është ngritur kundër katër institucioneve përgjegjëse për këtë publikim.

"Dorëzuam në prokurorinë e Shtetit Kallëzim Penal kundër personave përgjegjës: Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kundër Agjencisë së Forenzikës dhe Prokurorit të Prizrenit, Sylë Hoxhës".

Sipas tij provat që janë siguruar nga vendi i ngjarjes, janë hedhur në publik në mënyrë të paligjshme dhe Prokurori Hoxha, dështo t'i mbronte ato.

"Ka pasur deklarata të Sylë Hoxhës dhe të tjerëve zyrtarë kompetentë, që provat janë të sigurta dhe në asnjë mënyrë nuk mund të publikohen dhe se ato po ruhen të sigurta. Në media janë publikuar pamje, pavarësisht a janë të vërteta, të rrejshme apo të montuara. Me këtë akt, ka filluar kontaminimi i provave, gjë që është vepër penale", ka deklaruar Gashi.

Gashi tha para gazetarëve se kallëzimi Penal i ngrehë katër akuza penale, "zbulimin e paurtorizuar të provave, manipulimin me prova, zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe keqpërdorim i autoritetit zyrtar".

"Në emër të familjes Dehari kërkojmë që të eliminohen nga hetimet prokuroria e Prizrenit dhe policia e Prizrenit", ka thënë ai.

The post Gashi dorëzoi kallëzimin penal për publikimin e pamjeve për rastin Dehari appeared first on INSAJDERI.

Letra e Cohen për gruan e tij shkruar jo shumë kohë para se të vdiste

Posted: 11 Nov 2016 05:23 AM PST

Leonard Coheni vdiq sot, gjë për të cilën duket se ai kishte pak kohë që përgatitej.

Në korrik, ai i shkroi një letër të fundit, shumë prekëse, muzës, dashurisë dhe mikeshës së tij, Marianne Ihlen, sapo dëgjoi që ajo po vdiste, duke i thënë se "ne jemi vërtetë kaë të moshuar, dhe trupat tanë po shpërbëhen, dhe mendoj se do të vij shumë shpejt tek ti.

Coheni e takoi Ihlenin në ishullin grek të Hydras në vitet 1960, dhe ndonëse ai do të kishte marrëdhënie të tjera, të cilat do i sillnin fëmijë e nipër e mbesa, ajo mbeti në zemrën e tij.

Shoku i ngushtë i Ihlenit, Jan Chrstian Mollestad kujtonte se pasi kontaktoi me COhenin "u deshën vetëm dy orë, dhe u krijua kjo letër e mrekullueshme nga Leonard, për Marianne".

"Ne ia sollëm të nesërmen, dhe ajo ishte krejt e vetëdijshme, dhe kaq e lumtur që ai kishte shkruar këtë letër për të".

screen-shot-2016-11-11-at-14-10-50

Duke folur për detajet e letrës, ai i tha stacionit radiofonik kanadez, CBC:

"Në të thuhej: "Epo, Marianne, ka ardhur një kohë kur ne jemi vërtetë shumë të plakur dhe trupat po na shpërbëhen, dhe unë mendoj se do të ndjek pas shumë shpejt. Ta dish që jam kaq pranë pas teje, saqë po të zgjasësh dorën, do të më kapësh. Dhe ta dish që të kam dashur gjithmonë, për bukurinë dhe urtësinë tënde, por nuk ka nevojë të them më shumë për këtë gjë, pasi ti tashmë di shumë për të. Por tani, dua vetëm të të uroj një udhëtim shumë të mbarë. Mirupafshim mike e vjetër. Dashuri pa fund, shihemi rrugës".

Mollestad tha se kur lexoi reshtin "të zgjasësh dorën", Ihleni me të vërtetë që zgjat dorën.

"Vetëm dy ditë më vonë, ajo humbi vetëdijen, dhe rrëshkiti drejt vdekjes", shtoi Mollestad.

"I shkruajta më pas Leonard Cohenit, duke i thënë se në momentet e saj të fundit, unë i pëshpërita "Zogu në tel", sepse ajo ishte kënga që ajo ndiente më pranë. Dhe më pas e putha në dorë dhe dola nga dhoma, dhe i thashë: "Lamtumirë, Marianne".

"Lamtumirë Marianne" ishte emri i një kënge të vitit 1967, që Coheni kishte shkruajtur për të. / www.bota.al

The post Letra e Cohen për gruan e tij shkruar jo shumë kohë para se të vdiste appeared first on INSAJDERI.

Mjekët kërkojnë kategorizimin e pagave

Posted: 11 Nov 2016 05:07 AM PST

Ligji për pagat mbetet një nga prioritetet e vazhdueshme ligjore, por që nuk është miratuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. Mungesa e këtij ligji e mban të padefinuar nivelizimin e pagave.

Si në shumë fusha tjera, edhe sektori i shëndetësisë "vuan" nga mosdefinimi i kategorizimit të pagave.

Si rrjedhojë e kësaj gjendjeje, të gjithë mjekët specialistë, pavarësisht në çfarë fushe punojnë, paguhen njësoj, përkatësisht me një pagë prej rreth 600 euro në muaj.

Kjo vlen edhe për infermierët, të cilët paguhen nga rreth 400 euro në muaj, pavarësisht se në cilin sektor shëndetësor punojnë.

Profesionistë shëndetësorë e vlerësojnë këtë gjendje si jo të drejtë. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Sejdiu, i tha Radios Evropa e Lirë se kategorizimi i pagave duhet të ndodhë, pasi, siç thotë ai, përgjegjësia në punën e mjekut varet nga lëmia që ai ka specializuar.

"Në sektorin e shëndetësisë dallojnë punët. Aty ku punohet më shumë ka përgjegjësi dhe rrezikshmëri më të lartë, duke përfshirë edhe dëmtimin e shëndetit të mjekut, dhe mu këtu ekzistojnë disa përfitime, si pushimi më i zgjatur, stazhi etj. Por, sa u përket pagave, mendoj se duhet të bëhet kategorizimi. Si shembull konkret e kemi kardiologjinë invazive, ku ka rrezatim", ka thënë Sejdiu.

Gjatë hulumtimeve të bëra nga organizata të ndryshme, del se një mjek specialist ka kërkuar ta ketë pagën e një deputeti, në mënyrë që të punojë vetëm në sektorin publik.

Ndryshe, 120 deputetë të Kuvendit të Republikës se Kosovës marrin pagë mujore mbi 1,500 euro në muaj, derisa gëzojnë edhe të drejta shtesë materiale për çdo aktivitet të tyre.

Kryetari i Sindikatës së Shëndetësisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Xhemajl Selmani, thotë se ligji për pagat – ndonëse është i gatshëm tash e tre vjet – ende nuk është proceduar për miratim.

"Kategorizimi i pagave është shumë i nevojshëm, pasi bëhet edhe sistematizimi i vendeve të punës. Afërsisht ka tri-katër vite që ligji për paga është i gatshëm dhe ende nuk e kanë proceduar. Mendoj se është shumë i rëndësishëm, pasi përcakton edhe kategorizimin e pagave".

"Ne, si Qendër Klinike Universitare e Kosovës, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, e kemi formuar një komision për rrezikshmërinë në punë e që jemi duke punuar në të, dhe është në kompetencën e Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë Selmani.

Ndryshe, edhe Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka thënë se punëtorët shëndetësorë duhet të kenë vlerësim real, në mënyrë që të stimulohet puna e tyre.

Federata ka kërkuar që të bëhet ligji për pagat për sektorin e shëndetësisë, pasi kjo është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian.

Këto tri vitet e fundit, nga Kosova kanë ikur rreth 400 mjekë, duke kërkuar punë dhe kushte më të mira në vendet e Bashkimit Evropian e më gjerë.

Sipas hulumtimeve që ka bërë Federata Sindikale e Shëndetësisë, njëra nga arsyet e ikjes së mjekëve nga Kosova është paga e pamjaftueshme, sidomos te ata të fushës së kirurgjisë, emergjencës e mjekimit intenziv.

Zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se çështja e nivelizimit të pagave do të rregullohet me ligjin e pagave.

Faik Hoti, drejtor i Departamentit për Informim në këtë ministri, flet për format me të cilat është e zgjidhur tash për tash kjo çështje.

"Çështja e pagave në sektorin shëndetësor është e zgjidhur në dy aspekte. Ata që janë shërbyes civil dhe në administratë paguhen sipas Ligjit për Shërbimin Civil. Ndërsa, ata që punojnë dhe ofrojnë shërbime shëndetësore paguhen sipas Ligjit të Punës", ka thënë Hoti.

Ai po ashtu ka thënë se Ministria e Shëndetësisë është e interesuar të sheh sa më parë një ligj i cili do të rregullonte në formë lineare çështjen e pagave.

Por, sipas tij, sponsorizuese e e një ligji të tillë është një ministri tjetër në Qeverinë e Kosovës. (REL)

 

The post Mjekët kërkojnë kategorizimin e pagave appeared first on INSAJDERI.

Ndërroi jetë Leonard Cohen

Posted: 11 Nov 2016 04:43 AM PST

Kantautori dhe poeti i famshëm kanadez Leonard Cohen ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare. Lajmi u bë publik në faqen e tij zyrtare në Facebook, por nuk u dhanë detaje për shkakun e vdekjes.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau iu bashkua homazheve nga e gjithë bota për artistin e madh. Truedau tha se Cohen do të kujtohet me respekt për prodhimtarinë e tij artistike që kalon kufijtë mes brezave.

Fansa të shumtë u mblodhën para shtëpisë së Cohen në Motreal ku vendosën lule dhe ndezën qirinj. Familja e Cohen lajmëroi se artisti ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij. mësohet se në orët para vdekjes, Cohen vazhdonte të shkruante.

Në lajmërim në faqen e autorit në Facebook shkruhet se në një ditë të mëvonshme do të zhvillohet një memorial për Cohen në Los Anxheles.

Këngëtari i njohur kanadez krijoi këngë hit si Suzanne, Bird on the ëire dhe I’ma your man. Vetëm një muaj para vdekjes, ai publikoi albumin e tij të 14.

Leonard Cohen mori nofkat “Prifti i lartë i Patosit” apo “Kumbari i trishtimit” për mënyrën se si këndote dhe shkruante. Ekspertët thonë se ndikimi i punës së tij ka prekur çdo shtresë të shoqërisë botërore dhe karriera e tij studiohet në shkollat artistike duke e bërë Cohenin një klasik të artit.

The post Ndërroi jetë Leonard Cohen appeared first on INSAJDERI.

Punimet në fabrikën e ujit në Shkabaj përfundojnë në fund të dhjetorit

Posted: 11 Nov 2016 04:25 AM PST

Fabrika e ujit në Shkabaj pritet që të përfundojë në muajin dhjetor të këtij viti, ndërsa testimet e rrjetit, shqyrtimet, komisionimet, pranimet teknike, pajisjet dhe marrja e lejeve për shfrytëzim, mbetet si një dy përqindësh i punëve totale, për pjesën e parë të vitit 2017.

Kështu ka njoftuar KUR Prishtina përmes një komunikate për media ku thuhet se punët janë duke shkuar në drejt finalizimit.

Ndërtimi i kësaj fabrike gjithsesi e ndihmon qytetarin që të ketë furnizim me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë por, në të njëjtën kohë e rrit mjaft koston e shpenzimeve operative prej mbi 1.5 milion euro, thotë ndër të tjera kumtesa./Insajderi.com

The post Punimet në fabrikën e ujit në Shkabaj përfundojnë në fund të dhjetorit appeared first on INSAJDERI.

Fotografi të Trump dhe shaka me Thaçin e Ramën në Mitrovicën Veriore

Posted: 11 Nov 2016 04:10 AM PST

Në veri të Mitrovicës, në njërën nga rrugët me të frekuentuara, janë vendosur tri pano (stendë afishimi) me foton e presidentit të sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Poshtë fotos, në gjuhën serbe shkruan: "Serbët e përkrahën", kurse në gjuhën angleze: " Serbët qëndruan me të gjatë gjithë kohës".

Në anën tjetër të panos, afër fotografisë së madhe të Trump-it, janë vendosur fotografitë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me porositë e nxjerra nga deklaratat e tyre, ku thuhet: "Presim fitoren e Clinton-it, shqiptarët votojnë për të", si dhe "Trump si president paraqet kërcënim për Shqipërinë dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane",

Po ashtu, edhe ne pjesën tjetër të qytetit, në afërsi të përmendores së Car Llazarit, është vendosur një fotografi e madhe e Donald Trump.(rel)

The post Fotografi të Trump dhe shaka me Thaçin e Ramën në Mitrovicën Veriore appeared first on INSAJDERI.

50 golat e Neymar për kombëtaren e Brazilit

Posted: 11 Nov 2016 04:00 AM PST

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar Jr, shënoi golin e tij të 50-të me kombëtaren, teksa ka luajtur 74 ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij.

Kjo ndodhi pikërisht në fitoren 3-0 ndaj Argjentinës. Braziliani, i cili dha pasimin e artë në golin e parë të Coutinho, shënoi edhe vetë në klasiken amerikano-jugore të futbollit, duke rrumbullakosur shifrën specifike 50 me "Selecao".

Kështu, ai e kalon me dy gola para legjendën e futbollit brazilian, Zico (48). Romario është para tij, si autor i 55 golave, për të vijuar me Ronaldo Nazario, që ka nënshkruar 62 me Brazilin, ndërsa Pele kryeson listën, me 77 gola.

Për këtë arsye, Neymar ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, duke e ndarë këtë moment me ndjekësit e tij. Ai duket i qeshur, teksa bën 50 me duar, çka përfaqëson numrin total të golave me kombëtaren e tij, deri tani. 24-vjeçari shënoi golin e dytë të mbrëmjes së mrekullueshme të Brazilit, pas një pasimi të shpejtë nga Gabriel Jezus.

Numri 10 i "Canarinha" u bashkua me Romario, Ronaldo dhe Pelé, si katër burrat e vetëm në histori, që kanë shënuar 50 + gola për gjigantin e Amerikës së Jugut.

50 golat e Neymar për kombëtaren e Brazilit

 

The post 50 golat e Neymar për kombëtaren e Brazilit appeared first on INSAJDERI.

Presidenti Obama në disa fotografi të paharrueshme

Posted: 11 Nov 2016 03:38 AM PST

Fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza, ka bërë mijëra fotografi të presidentit të ShBA-ve, Barack Obama, gjatë qeverisjes së tij për dy mandate ndërsa ka zgjedhur një numër prej syresh si më të preferuarat.

Presidentit Barack Obama i kanë mbetur vetëm edhe pak javë deri sa të dorëzojë detyrën tek Donald Trump, i cili ditë më parë fitoi në garë kundër demokrates Hillary Clinton.

 

 

 

 

The post Presidenti Obama në disa fotografi të paharrueshme appeared first on INSAJDERI.

Kallëzim penal për publikimin e pamjeve nga burgu për rastin Dehari

Posted: 11 Nov 2016 03:16 AM PST

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se avokati i familjes Dehari Tomë Gashi, do të dorëzoj sot kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit, kundër personave përgjegjës për publikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në burgun e Prizrenit, lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Pamjet e ditës kur ndodhi vdekja e Deharit, janë publikuar mbrëmë në media.

"Kallëzimi penal ka të bëjë se si është e mundur që të rrjedhin informata të tilla, tejet të ndjeshme, para se të bëhet analizimi i këtyre pamjeve dhe hetuesia të jep mendimin për këtë", thuhet në njoftimin e VV-së. /Insajderi.com

The post Kallëzim penal për publikimin e pamjeve nga burgu për rastin Dehari appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more