Skip to main content

INSAJDERI: “Arsyet e dënimit të Kosovës e Shqipërisë nga FIFA” plus 19 more

INSAJDERI: “Arsyet e dënimit të Kosovës e Shqipërisë nga FIFA” plus 19 more


Arsyet e dënimit të Kosovës e Shqipërisë nga FIFA

Posted: 03 Nov 2016 10:19 AM PDT

FIFA ka njoftuar sot për dënime ndaj disa ekipeve kombëtare lidhur me incidente gjatë ndeshjeve të fundit kualifikuese, përfshirë brohoritje raciste, diskriminuese apo edhe manifestime fetare. 

Në mesin e shteteve të dënuara janë edhe Kosova e Shqipëria.  Kosova është gjobitur me 30 mijë franga (rreth 27 mijë euro) ndërsa Shqipëria për dy ndeshje është dënuar me 50 mijë franga.

Kosova është dënuar për shkak se tifozët kanë brohoritur thirrje raciste ndaj Serbisë gjatë ndeshjes kundër Kroacisë të zhvilluar në Shkodër.  Përveç kësaj, Kosova është dënuar për lejimin e futjes së mjeteve të ndaluar në stadium.  Për të njëjtën ndeshje, edhe kundërshtarët e Kosovës, kroatët, u dënuan për të njëjtat arsye: thirrje diskriminuese ndaj serbëve.

Në anën tjetër, Shqipëria është dënuar për ndeshjen ndaj Spanjës pasi që u lejuan mjete të ndaluara në stadium, ndërsa për ndeshjen kundër Maqedonisë u dënua për shkak se tifozët kanë kthyer shpinën derisa po intonohej himni i mysafirëve./Insajderi.com

 

The post Arsyet e dënimit të Kosovës e Shqipërisë nga FIFA appeared first on INSAJDERI.

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjatë vetëm disa minuta

Posted: 03 Nov 2016 10:08 AM PDT

Këtë muaj pritet që të fillojë fluturimi më i shkurtër komercial – një udhëtim që zgjatë vetëm tetë minuta në mes të aeroporteve të St. Gallen-Alternhein në Zvicër dhe Friedchshafen në Gjermani.  Të dy aeroportet ndahen mes vete nga liqeni Constance.

Në mes të dy aeroporteve është një distancë prej vetëm 20 kilometrash, shkruan CNN. 

Një kompani e vogël austriake ka marrë përsipër që të lidhë të dy vendet në baza të rregullta.

Aeroplani do të aterojë përkohësisht në Gjermani, pasi që planifikohet që aterimi final të bëhet në Këln.

Por kjo ndalesë pritet që të sjellë përfitime turistike./Insajderi.com

 

The post Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjatë vetëm disa minuta appeared first on INSAJDERI.

Steven Seagal merr nënshtetësinë ruse

Posted: 03 Nov 2016 09:58 AM PDT

Aktori amerikan Steven Seagal ka marrë nënshtetësinë ruse. Sipas një deklarate zyrtare të Kremlinit, Presidenti Putin ka firmosur një dekret që e bën ekspertin e arteve marciale qytetarin më të ri të Rusisë.

Seagal është një mik i Putin dhe njëherë e përshkroi shefin e Kremlinit si "njërin nga liderët më të mëdhenj të botës".

Zëdhënësi i Presidentit deklaroi se Seagel ka qenë gjithmonë i mirëpritur në Rusi, ndërsa statusi i tij si një aktor i famshëm ishte një arsye për t'i dhënë nënshtetësinë.

Aktori ka mbështetur edhe aneksimin e Krimesë nga Rusia duke deklaruar se ishte një veprim "shumë i arsyeshëm". Ai zhvilloi edhe një koncert në vitin 2014, pak kohë pas aneksimit.

Në vitin 2013 u raportuar se Putin propozoi që Seagal të bëhet konsull nderi i Rusisë në Kaliforni dhe Arizona. Kjo lëvizje e Putin do të kishte bërë që aktori të shndërrohej në një ndërmjetës mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit, por Shtetet e Bashkuara refuzuan propozimin e Putin.

Seagal, gjyshja e të cilit është me origjinë nga Vladivostoku, ka vizituar disa herë Rusinë në vitet e fundit, duke qenë edhe në Kamachatka dhe Sakhalin në shtator. Ai deklaroi se dëshironte që të kalonte disa muaj në vit në shtetin rus.

Përpos Seagal, të tjerë të njohur që kanë marrë shtetësinë ruse janë edhe aktori francez Gerard Depardieu, eksperti amerikan i arteve marciale, Jeff Monson, boksieri amerikan, Roy Jones dhe sportisti amerikan Vic Wild.

Më herët gjatë këtij viti, Seagel mori edhe nënshtetësinë serbe pasi ofroi ndihmën e tij në një shkollë të arteve marciale në Beograd.

The post Steven Seagal merr nënshtetësinë ruse appeared first on INSAJDERI.

FIFA dënon Kosovën me afro 30 mijë euro

Posted: 03 Nov 2016 09:56 AM PDT

Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka dënuar FFK-në me gjobë prej 30 mijë frangave zvicerane, apo 27  mijë 749 euro, për shkak të thirrjeve raciste dhe hedhjes së sendeve piroteknike nga ana e adhuruesve në ndeshjen Kosova – Kroacia që u zhvillua më 6 tetor në stadiumin "Loro Boriqi" në Shkodër.

Derisa Kroacia, e cila e fitoi këtë ndeshje me rezultat 6:0, është dënuar me 50 mijë franga zvicerane./Insajderi.com

The post FIFA dënon Kosovën me afro 30 mijë euro appeared first on INSAJDERI.

Thaçi: Çështja e të pagjeturve të bëhet prioritet në bisedimet në Bruksel

Posted: 03 Nov 2016 09:40 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve të serbëve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për problemin e të pagjeturve në përgjithësi dhe për mundësitë që sa më parë të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve.

Presidenti Thaçi u shpreh se çështja e të pagjeturve është çështje humanitare dhe duhet të zbardhet sa më parë.

"Fati i të gjithë të pagjeturve, pa dallim etnie, duhet të zbardhet sa më parë. Ky është edhe parakusht për drejtësi dhe për pajtim të sinqertë mes popujve", u shpreh presidenti Thaçi.

Përfaqësuesit e familjarëve u pajtuan me presidentin Thaçi, që kjo të bëhet një nga temat kryesore edhe në dialogun në Bruksel, thuhet në një komunikatë për media dërguar nga Presidenca.

"Duhet që kjo çështje të hapet edhe në Bruksel, në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, që të gjitha instancat, të gjitha institucionet, të punojnë që sa më parë të zgjidhet dhe të mbyllet kjo dhimbje dhe kjo vuajtje", përfundoi Thaçi, thuhet në komunikatë./Insajderi.com

 

*****

The post Thaçi: Çështja e të pagjeturve të bëhet prioritet në bisedimet në Bruksel appeared first on INSAJDERI.

Assad: E refuzuam Turqinë kur na kërkonte ndihmë për Kosovën

Posted: 03 Nov 2016 09:30 AM PDT

Presidenti sirian Bashar Assad drejton një nga shtetet më të përfolura për shkak të luftës dhe rrezikut nga ISIS, por në një intervistë për gazetën "Politika" të Serbisë, ai ka folur edhe për Kosovën, pavarësinë e të cilës ka thënë se nuk do ta njoh kurrë dhe se për këtë i ofron mbështetje Serbisë.

Madje Assad ka thënë se për Kosovën janë prishur edhe me Turqinë.

"Në mbështesim Serbinë përkundër faktit se Turqia ka dashur të përdorë influencën për të ndihmuar Kosovën, por që e kemi refuzuar. Kjo ka ndodhur përpara luftës në Siri, 7 apo 8 vite më parë dhe ne refuzuam përkundër marrëdhënieve të mira me Turqinë në atë kohë. Ne mbështetëm Serbinë", ka thënë Assad.

Por Assad, vendi i të cilit në vitin 2011 u përballë me luftë nga opozitës që më vonë e përdorën grupet terroriste si ISIS, ka thënë se lufta në Siri e cila ende po vazhdon është pak e shumë e njëjta me atë të viteve '90 në Jugosllavi kur NATO intervenoi kundër forcave serbe.

"Lufta në vendin tuaj ishte prezantuar si akt humanitar i luftës, ku perëndimi intervenoi të mbroj një grup të njerëzve nga një tjetër. Shumë njerëz e besuan këtë tregim. Në Siri, perëndimi është duke e përdorur të njëjtën maskë humanitare. Në fakt, Perëndimit nuk i intereson as për njerëzit tuaj e as për tonët e madje as për kurrkënd në botë përpos interesave të tyre", ka thënë Assad në intervistë për gazetën "Politika".

Për këtë arsye, Assad ka thënë se Siria gjithmonë e ka mbështetur Serbinë në refuzimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës./Insajderi.com

The post Assad: E refuzuam Turqinë kur na kërkonte ndihmë për Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Zbulohen arsyet për suspendimin e befasishëm të Aubameyang

Posted: 03 Nov 2016 09:25 AM PDT

Zbulohet arsyeja pse sulmuesi kryesor o Borussia Dortmund u la jashtë ekipit për ndeshjen e Champions League. "Nuk ishte një paralajmërim. Ishte një marrje masash që duhej bërë," shprehet trajneri Tuchel pas fitores 1:0 kundër Sporting Lisbon.

Në ndeshjen e radhës kundër Hamburg ai pritet të rikthehet në formacion. Tuchel shpjegon se as vështirësia e ndeshjes nuk e ndaloi klubin të merrte masa ndaj lojtarit. "Disa gjëra duhet të bëhen në moment. Ose ka pasoja për veprimet e tua, ose harroje."

Por cilat ishin "arsyet e brendshme" pse Aubameyang u la jashtë formacionit? Sipas Sport Bild, sulmuesi e kishte shfrytëzuar ditën pushim të hënën për të udhëtuar në Milano dhe nuk ishte kthyer ditën e martë. Dhe rregullorja e ekipit gjerman thotë qartë se nëse nuk je me ekipin një ditë para ndeshjes, nuk merr pjesë në ndeshje.

Thuhet se Tuchel nuk i kishte dhënë leje Aubameyang, i cili thuhet të ketë shkuar për të festuar me një grup njerëzish të tjerë, por sulmuesi nga Gaboni nuk e kishte dëgjuar duke udhëtuar gjithsesi. Kështu që Tuchel ishte i detyruar të merrte masa të menjëhershme.

 

The post Zbulohen arsyet për suspendimin e befasishëm të Aubameyang appeared first on INSAJDERI.

20 të vdekur nga përplasja e dy trenave në Pakistan

Posted: 03 Nov 2016 08:19 AM PDT

Përplasja e dy trenave pranë një stacioni hekurudhor në Karachi të Pakistanit, i kushtoi jetën 20 personave, ndërsa 65 të tjerë mbeten të plagosur.

Në aksident u përfshihen dy trenat ekspres "Zakaria" dhe "Fareed" që udhëtojnë çdo 15 minuta nga stacionet respektive të Multanit dhe Lahores. Ata kanë një kapacitet prej më shumë se 1200 personash.

"Fareed Express" kishte ndaluar në stacionin e Landhi-t kur Zakaria u përplas me të, siç mësohet për shkak të shpërfilljes së sinjaleve hekurudhore nga ana e makinistit.

Video të shfaqura nga vendi i ngjarjes treguan dëmet e mëdha tek të paktën një vagon, me një numër të madh punonjësish të ndërhyrjes së shpejtë në zonë.

Në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij, kryeministri pakistanez Muhammad Naëaz Sharif shprehu hidhërimin për humbjen e jetëve njerëzore dhe nisi të koordinonte një operacion të menjëhershëm shpëtimi, për ata që mund të kishin mbetur të bllokuar. Sharif i kërkoi gjithashtu autoriteteve të hetonin shkaqet e aksidentit, e të ndëshkonin përgjegjësin për humbjen e jetëve.

The post 20 të vdekur nga përplasja e dy trenave në Pakistan appeared first on INSAJDERI.

Ibrahimi: Nuk kam pritur përkrahje nga kriminelët

Posted: 03 Nov 2016 07:46 AM PDT

Raportimet mediale të cilat kanë paraljmëruar largimin e Hamdi Ibrahimit nga posti i kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, për vet Ibrahimin, nuk janë asgjë më shumë sesa pohime të njerëzve që ai u quan “të përfshirë në krim”.

"Nuk është hera e parë që kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka dëgjuar për ‘largimin’ e tij nga pozita që tani e mban. Është dëgjuar kjo nga  ata që kanë qenë apo janë dorë e zgjatur e krimit në Kosovë, apo janë të përfshirë edhe vet në krim", ka Ibrahimi në një sqarim për opinionin.

Idenë për largimin e tij të mundshëm nga pozita e tanishme, e cilëson absolutisht në interes dhe shërbim të krimit në Kosovë.

"Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë Hamdi Ibrahimi as nuk ka prit e as nuk pret përkrahje nga njerëz që janë të përfshirë në krim. Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë nuk është zgjedh në këtë pozitë nga dora e krimit", ka shkruar Ibrahimi.

Ai ka shtuar se "nëse në proceset që pritet të ndodhin në gjyqësorin e Kosovës fiton krimi, atëherë Hamdi Ibrahimi sigurisht se nuk do të jetë pjesë e këtij gjyqësori"./Insajderi.com

The post Ibrahimi: Nuk kam pritur përkrahje nga kriminelët appeared first on INSAJDERI.

Facebook sjell “Gameroom”

Posted: 03 Nov 2016 07:43 AM PDT

Facebook po synon tregun e videlojërave nga kompjuteri. Pas disa muajsh testime dhe në fshehtësi, shoqëria e Mark Zuckerberg ka bërë publike "Gameroom", dhoma e lojërve.

Kjo platformë nuk është e lidhur me rrjetin social dhe përdoret për videolojëra në kompjuter. Përdoruesit mund të shkarkojnë aplikacionin për sistemi operativ Windows të Microsoft, nga versioni 7 e tutje. Kështu mund të merrni pjesë në videolojëra të ndryshme.

Aktualisht shumë prej titujve të disponueshëm janë ato të seksionit Lojëra të Facebook. "Nga lojërat qëllo gjithçka tek ato të strategjisë, nga simulimi i ndërtimit tek bingo, gjej lojën tënde në aplikacionin Gameroom", thuhet në faqen e platformës që sfidon ato të ngjashmet, duke nisur nga "Steam" e Valve.

Megjithatë Gameroom mund të ketë një objektiv më ambicioz, dhe pse i largët: të shpërndajë realitetin virtual përmes videolojërave.

The post Facebook sjell "Gameroom" appeared first on INSAJDERI.

Humbin jetën afër 250 emigrantë pas fundosjes së anijeve

Posted: 03 Nov 2016 07:17 AM PDT

Rreth 240 emigrantë besohet se janë fundosur gjatë tentimit për të zbarkuar në Itali.  Agjencia e refugjatëve të OKB-se është njoftuar për fundosjen e dy anijeve nga të mbijetuarit të cilët arritën të mbërrijnë në Itali nga Libia.

Deri më tani asnjë trup nuk është gjetur, njofton BBC.

Vetëm gjatë këtij vitit, mbi 4200 emigrantë kanë vdekur duke bërë këtë udhëtim të rrezikshëm./Insajderi.com

The post Humbin jetën afër 250 emigrantë pas fundosjes së anijeve appeared first on INSAJDERI.

Wenger pranon se shqetësohet nga “temperamenti” i Xhakës

Posted: 03 Nov 2016 07:00 AM PDT

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se shqetësohet nga temperamenti i Granit Xhakës para ndeshjes derbi kundër Tottenhamit që zhvillohet të dielën.

Xhaka ishte përjashtuar me karton direkt të kuq në fitoren e Arsenalit ndaj Swansea ndërsa ai rregullisht ka treguar anën e tij agresive që kur ka ardhur në Premier Ligë.

"Jam pak i shqetësuar sepse disiplina është shumë e rëndësishme.  Ne duam që të jemi efektivë në të gjitha pozitat dhe në derbi është me rëndësi që të ketë disiplinë," ka thënë ai, njofton Sky Sports.

"Ai është një lojtar i qetë zakonisht por ndonjëherë i ka reagimet e tij impulsive.  Ai duhet të punojë më shumë në këtë drejtim," ka thënë ai.

Granit Xhaka u suspendua me tre ndeshje pas atij kartoni të kuq ndërsa të martën shënoi në Ligën e Kampionëve.

Ai pritet të jetë startues në derbin e së dielës marrë parasysh edhe lëndimin e Santi Cazorlas./Insajderi.com

The post Wenger pranon se shqetësohet nga "temperamenti" i Xhakës appeared first on INSAJDERI.

EULEX: Nuk ndërhyjmë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Posted: 03 Nov 2016 06:53 AM PDT

Pas njoftimit se Gjykata Supreme ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e Ligjit për Trepçën, pasi një gjyqtarë ndërkombëtarë pretendon se ai është antikushtetues, EULEX ka sqaruar kërkesën e këtij gjyqtari.

Përmes një përgjigje për Insajderin,  zyrtarja për Informim në EULEX Besa Domi, tha se ky mision nuk ndërhynë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por siç thotë ajo gjyqtari ndërkombëtarë ka kërkuar më shumë sqarime, deri sa të publikohet i plotë vendimi.

"Kjo kërkesë e këtij gjyqtari ka të bëjë me një rast të caktuar për të cilin pritet të nxirret vendimi gjyqësor në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, i cili i ishte deleguar gjyqtarit në fjalë", tha Domi.

Sipas Domit, gjyqtari ndërkombëtar ka vepruar në kuadër të autorizimeve ligjore të tij të përcaktuara në Kushtetutë dhe se kërkesa e tij nuk ka lidhje me kërkesat e mëhershme të Listës Serbe për kushtetutshmërinë e Ligjit për Trepçën.

"EULEX-i thekson se pavarësia e Gjykatës Kushtetuese, si autoriteti gjyqësor më i lartë për të vendosur lidhur me çështjet kushtetuese, është jashtëzakonisht e rëndësishme", tha Domi për Insajderin.

Gjatë ditës Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme njoftoi se i është drejtuar Kushtetueses me një kërkesë pasi që një gjyqtarë i EULEX-it, duke mbrojtur kërkesat e paditësit të ndërmarrjes Trepça, ka arritur në përfundim se ligji është antikushtetues për dy arsye, që sipas tij janë të bazuara në të drejtën që e garanton pronën.

Ai pretendonte se ligji ka efektin e një shpronësimi pa kompensim në dëm të paditësit dhe se shpronësimi i pjesshëm kryhet në dobi të personave privat pa ndonjë arsyetim.

Menjëherë reagoi edhe Qeveria e Kosovës, duke thënë se ky ligj nuk mund të kontestohet për nga ana Kushtetuese nga ndonjë gjyqtar Dhomës së Posaçme. /Insajderi.com

The post EULEX: Nuk ndërhyjmë në vendimet e Gjykatës Kushtetuese appeared first on INSAJDERI.

PK: Nehat Thaçi do ta vazhdojë punën

Posted: 03 Nov 2016 06:31 AM PDT

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, Nehat Thaçi, pas lirimit nga burgu i Serbisë, do ta vazhdojë punën dhe detyrat në kuadër të Policisë së Kosovës.

"Pas lirimit të nënkolonel Nehat Thaçi ju njoftojmë se nënkolonel Nehat Thaçi do të vazhdojë punët dhe detyrat në kuadër të Policisë së Kosovës, duke qenë i përkushtuar dhe profesional në përmbushjen e të gjitha objektivave në të mirë të rendit, ligjit dhe sigurisë publike", thuhet në komunikatën e policisë.

"Në asnjë rast arrestimi i tij nga ana e autoriteteve serbe nuk do të ndikojë në motivimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij për t'iu shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, duke përfshirë edhe komunitetin serb", përfundon njoftimi./Insajderi.com

The post PK: Nehat Thaçi do ta vazhdojë punën appeared first on INSAJDERI.

Beyonce rrëmben vëmendjen në ceremoninë e “Country”

Posted: 03 Nov 2016 06:19 AM PDT

Cilësohet si nata më e rëndësishme e muzikës "Country", por ishte mbretëresha e popit dhe R&B, Beyonce, që rrëmbeu të gjithë vëmendjen e edicionit te 50 të ceremonisë së çmimeve "Country". Ajo i dhuroi të ftuarve një performancë mbresëlënëse me Dady Lessons nga albumi i saj i ri "Lemonade", e shoqëruar nga Dixie Chicks.

Fushata presidenciale nuk mund të lihej pa u përmendur nga drejtuesit Brad Paisley dhe Carrie Underëood, të cilët në nisje të eventit kënduan një këngë që thoshte se ishin të lodhur nga politika e se nuk u interesonte shumë se kush do të fitonte.

Yje legjendar të muzikës "Cauntry", të tillë si Dolly Parton dhe Garth Brooks, ishin mes atyre që u nderuan me çmime, me Books që rrëmbeu trofenë si artisti i vitit të prezantuar nga Taylor Sëift.

Ndërsa si vokalistja më e mirë femër u shpall Carrie Underëood, hera e katërt kjo që fiton në këtë kategori. Sa i përket meshkujve, triumfues ishte Chris Stapleton, ndërsa çmimin e grupit më të mirë të vitit e mori Little Big Toën.

The post Beyonce rrëmben vëmendjen në ceremoninë e "Country" appeared first on INSAJDERI.

Apeli ia konfirmon aktgjykimin Shpresa Bakijas

Posted: 03 Nov 2016 06:12 AM PDT

Gjykata e Apelit ka njoftuar se ka refuzuar ankesën e prokurorisë lidhur me një aktgjykim të mëhershëm të Gjykatës Themelore në Gjilan për rastin e  kryeprokurores së Gjakovës, Shpresa Bakija.

Në një njoftim të Apelit thuhet se është vendosur që aktgjykimi i Gjykatës Themelore të datës 20.06.2016 të vërtetohet.

"Gjykata e Apelit e Kosovës konstaton se pretendimet ankimore te prokurorisë,  lidhur me shkeljet esenciale të dispozitave te procedurës penale, si ato qe ceken ne ankese edhe ato te cilat gjykata e shkalles se dyte i konstaton sipas detyrës zyrtare, nuk janë te bazuara. Kjo ngase aktgjykimi i ankimuar i gjykatës se shkalles se pare është i qarte dhe konkret, nuk përmban kundërthënie, ndërsa janë dhënë arsye te duhura faktike dhe juridike mbi te gjitha faktet relevante," thuhet në sqarimin e Gjykatës së Apelit.

Bakija akuzohej se për tri shkelje penale: Zbulimi i Fshehtësisë Zyrtare, Shpërdorimi i Pozitës Zyrtare ose i Autorizimit dhe Cenimi i Fshehtësisë së Korrespondencës dhe Bazës së të Dhënave Kompjuterike.

 

The post Apeli ia konfirmon aktgjykimin Shpresa Bakijas appeared first on INSAJDERI.

Komuna e Prishtinës konfiskon mallrat që ekspozohen në hapësira publike

Posted: 03 Nov 2016 06:06 AM PDT

Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike në të cilat janë të ekspozuara mallrat e bizneseve të ndryshme.

Komuna thotë se aksione erdhi pas ankesave të shumta të qytetarëve dhe inspektimeve në terren, në sheshin kryesor të qytetit.

"Aksione të tilla do të ndërmarrim në vazhdimësi, ashtu që ta menaxhojmë sa më mirë hapësirën publike dhe të mos lejojmë keqpërdorimin e saj", thuhet në komunikatën për media të Komunës së Prishtinës.

"Drejtoria e Inspekcionit iu bën thirrje të gjitha bizneseve që para se të shfrytëzojnë hapësirën publike të pajisen me dokumentacionet përkatëse, sepse në të kundërtën do të përballen me gjoba dhe konfiskim të mallrave nga inspektorët kompetent", përfundon komunikata./Insajderi.com

p1

p2

p3

The post Komuna e Prishtinës konfiskon mallrat që ekspozohen në hapësira publike appeared first on INSAJDERI.

Lirohet Hilmi Kelmendi

Posted: 03 Nov 2016 05:59 AM PDT

Autoritetet në Serbi e kanë liruar sot Hilmi Kelmendin, i arrestuar disa ditë më parë nën akuzën për krime lufte në Kosovë

Kelmendi ishte arrestuar gjatë kalimit nëpër Serbi, të cilit gjykata atje ia pati caktuar 30 ditë paraburgim.

Ky ishte rasti i dytë brenda një muaji, pas atij të kolonelit të policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, që ishte arrestuar dhe akuzuar për krime lufte në Kosovë.

Nehat Thaçi është liruar para pak ditësh, pas mbi një muaji qëndrimi në paraburgim në Serbi./Insajderi.com

The post Lirohet Hilmi Kelmendi appeared first on INSAJDERI.

Rashiq kërkon ndërhyrjen e BE-së në marrëdhëniet mës shqiptarëve dhe serbëve

Posted: 03 Nov 2016 05:45 AM PDT

Deputeti i Listës Serbe në Kosovë, Nenad Rashiq ka thënë se marrëdhëniet në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë nuk kanë qenë kurrë me keq se tani, duke shtuar se duhet ndihma e ndërkombëtarëve për përmirësimin e tyre.

Për agjencinë e lajmeve serbe 'Beta' në Serbi, Rashiq ka thënë se BE-ja në Kosovë është tërësisht pasive dhe se përfaqësuesit nuk po bëjnë asgjë në përmirësimin e marrëdhënieve në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, ku sipas tij, aktualisht gjendja është e keqe.

Ai ka thënë se jotoleranca e shqiptarëve dhe serbëve që janë të pranishëm në institucionet e Kosovës, ka krijuar një gjendje të tillë politike.

Ai shtoi se do të jetë i vështirë riparimi i këtyre marrëdhënieve në qoftë se ndërkombëtarët nuk kanë ndonjë ide të përbashkët me shqiptarët dhe serbët e Kosovës për ta kapërcyer gjendjen aktuale.

"Deri më tani unë nuk shoh asnjë nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që promovon multi-etnicitetin, si në demokracitë e tyre", ka thënë Rashiq./Express/

The post Rashiq kërkon ndërhyrjen e BE-së në marrëdhëniet mës shqiptarëve dhe serbëve appeared first on INSAJDERI.

Valdano: Messi më shumë përdor kokën se sa këmbët

Posted: 03 Nov 2016 04:50 AM PDT

 

Ish menaxheri i Real Madridit Jorge Valdano, ka thënë se Messi është një makinë golash i cili e përdor më shumë kokën se sa këmbët.

"Limiti i Messit nuk është fizik, por mendor. Mos prisni që nga vitet të ulë nivelin e tij. Edhe pse do ta shikoni duke ecur më ngadalë, ai gjithmonë do të jetë vendimtar, derisa vullneti është i lejuar", ka thënë ai për "France Football".

Ai e ka komentuar ndeshjen e tij të fundit me Manchester City-in, ku ka thënë se, "ai ka përshkruar shtatë kilometra, larg dhjetë apo njëmbëdhjetë kilometrave të kolegëve të tij dhe kjo ishte e mjaftueshme që ai ti shënonte tri gola".

Në ndeshjen e fundit në "Camp Nou", kundër Mnchester City-it, Mesi ka shënuar tri gola. /Insajderi.com

The post Valdano: Messi më shumë përdor kokën se sa këmbët appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more