Skip to main content

INSAJDERI: “Argjentinasi më i mirë në Evropë nuk është Messi” plus 19 more

INSAJDERI: “Argjentinasi më i mirë në Evropë nuk është Messi” plus 19 more


Argjentinasi më i mirë në Evropë nuk është Messi

Posted: 08 Nov 2016 09:54 AM PST

Dygolëshi fantastik ndaj Crotones në fundjavë ka ndihmuar sulmuesin e Interit, Mauro Icardi të arrijë kreun e klasifikimit të golashënuesve në kampionatin italian, bashkë me boshnjakun Edin Dzeko.

Aktualisht, të dy janë në kuotën e dhjetë golave.

Duke shtuar edhe golin në Europa League kundër Southamptonit, Icardi ka arritur një statistikë mbresëlënëse, përcjell Telesport.

Ish-sulmuesi i Sampdorias aktualisht është lojtari argjentinas i cili e ka gjetur rrugën e rrjetës më shumë se çdokush tjetër në pesë ligat kryesore të Evropës (La Liga, Bundesliga, Serie A, Premier League dhe Ligue 1), madje edhe më shumë se Lionel Messi, Sergio Aguero apo Gonzalo Higuain. /Insajderi.com

 

The post Argjentinasi më i mirë në Evropë nuk është Messi appeared first on INSAJDERI.

PDK me Ramiz Lladrovcin dhe LDK me Bedri Nikën synojnë postin e kryetarit në Drenas

Posted: 08 Nov 2016 09:53 AM PST

Dy partitë e koalicionit në Qeveri, kanë bërë të ditura kandidatët e tyre për kryetar të Komunës së Drenasit, të cilat do të mbahen me 4 dhjetor, pas dorëheqjes së Nexhat Demakut që u dënua me 7 vite burg për krime gjatë luftës.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci është kandidatura e Partisë Demokratike të Kosovës për këtë post, ndërsa partneri i kësaj partie në Qeveri, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar Bedri Nikën.

PDK ka komunikuar lajmin duke thënë se vendimi për kandidaturën e Lladrovcit vije pas  diskutimeve në Kryesinë e Degës në Drenas ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i partisë, Kadri Veseli.

Ndërsa për kandidatin e LDK-së për kryetar komune, sipas komunikatës nga kjo parti ka vendosur kryesia e LDK-së.

"Kryesia e LDK-së, gjithashtu miratoi kërkesën e Degës së LDK-së në Drenas, që LDK-ja të garoj e vetme në këto zgjedhje komunale dhe kandidat i LDK-së për zgjedhjet për kryetar të Drenasit të jetë Bedri Nika, njëkohësisht kryetar i Degës së LDK-së në Drenas", thuhet në komunikatën e LDK-së.

Në zgjedhjet e 2013-s kandidati i PDK-së, Nexhat Demaku kishte fituar 63.44 për qind të votave për kryetar komune ndërsa ai i LDK-së 5.05 për qind të votave./Insajderi.com

 

The post PDK me Ramiz Lladrovcin dhe LDK me Bedri Nikën synojnë postin e kryetarit në Drenas appeared first on INSAJDERI.

Ambasadorët kërkojnë hetim transparent për vdekjen e Deharit

Posted: 08 Nov 2016 09:48 AM PST

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, dhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O'Connell, kanë kërkuar hetim transparent për të zbuluar rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit.

Përmes një postimi të shkurtër në llogarinë e tij në Facebook, ambasadori O'Connell ka kërkuar "nga autoritetet e Kosovës që të sigurojnë hetim të shpejtë e transparent të rrethanave të vdekjes" së Deharit.

Në anën tjetër, Delawie ka thënë se është e rëndësishme gjetja e fakteve rreth mënyrës së vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje që vdiq të shtunën pasdite në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Delawie, përmes një reagimi zyrtar në rrjetin social Tëitter, ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për përfshirjen e vëzhguesve të autorizuar nga familja Dehari, në autopsinë e të birit të tyre.

"Vdekjet në burg janë gjithmonë shqetësuese, e rëndësishme është të gjenden faktet. E mirëpres propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për përfshirjen e vëzhguesve të pavarur në hetim", ka shkruar Ambasadori Delaëie në rrjetin social Tëitter.

Astrit Dehari vdiq të shtunën pasdite në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në rrethana ende të paqarta. Ai u varros sot në Prishtinë./Insajderi.com

The post Ambasadorët kërkojnë hetim transparent për vdekjen e Deharit appeared first on INSAJDERI.

Hetimet: Terroristët shqiptarë mbanin kontakte me ISIS-in

Posted: 08 Nov 2016 09:33 AM PST

Në fakt përgjimet tregojnë se disa nga të dyshuarit kanë folur edhe më herët në telefon, menjëherë pas dënimit të 9 imamëve, ku ata i kanë premtuar njëri-tjetrit se do të godasin e do të marrin hak.

Nisur nga mënyra sesi reagon ISIS-i, që godet për të shkaktuar sa më shumë panik, autoritetet vepruan menjëherë një ditë përpara se të mbahej mesha e Lumnimit të 38 martirëve të kishës katolike dhe një javë para se të mbahej ndeshja e futbollit Shqipëri-Izrael.

Një burim tha se për këtë shkak është urdhëruar një ditë para ceremonisë shoqërimi e më pas arrestimi i Xhezair Fishtit, Bekim Protopapës, Ergys Faslisë dhe Medat Hasanit, shkruan Top-channel.

Por për shkak se ky është një operacion në bashkëpunim me shërbimet inteligjente të huaja, organet e hetimit janë tepër të rezervuara për të dhënë detaje konkrete mbi veprimet e të arrestuarve që tashmë janë në burg sipas një mase sigurie të vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda. 

Edhe avokatët që përfaqësuan të dyshuarit kanë firmosur para gjykatës se mbajnë përgjegjësi ligjore për çdo informacion që mund të dalë pas seancës së zhvilluar në gjykatë.

Prokurori në seancë ka lexuar vetëm veprat për të cilat dyshohen Fishti, Protopapa, Faslia dhe Hasani duke u përqëndruar veçanërisht tek rekrutimi i shqiptarëve për të marrë pjesë në luftime në Siri.

The post Hetimet: Terroristët shqiptarë mbanin kontakte me ISIS-in appeared first on INSAJDERI.

Turqia kritikon Gjermaninë

Posted: 08 Nov 2016 09:30 AM PST

Ministria e Jashtme e Turqisë ka kundërshtuar kritikat e shefes por politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherni, si të "papranueshme" duke theksuar se BE-ja nuk e kupton ndjeshmërinë e Ankarasë në luftën kundër terrorizmit.

Ministria e jashtme në Ankara tha se BE-ja ka humbur kredibilitetin e saj tek qytetarët e Turqisë kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit.

Më heret gjatë ditës, Mogherini ka kritikuar ashpër veprimet e pas grusht shtetit të Turqisë, duke I bërë thirrje Ankarasë "që të ruaj demokraicë e saj parlamentare, përfshirë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, sundimit e ligjit, liritë themelore dhe të drejtat e secilit për një gjyq të drejtë".

Mogherini i përshkroi masat ndaj mediave turke dhe politikanëve të opozitës që prej dështimit të puçit ndaj presidentit Recep tayyipp Erdogan në korrik, si "shumë shqetësuese".

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, më 8 nëntor akuzoi Gjermaninë për lejimin e dy grupeve militante nga Turqia që të veprojnë pa ndëshkim në tokën gjermane – Partinë e Punës të Kurdistanit (PKK) dhe Frontin Çlirimtar të Popillit Revolucionar (DHKP-C).

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka hedhur poshtë pohimet e Cavusoglut, duke thënë se edhe PKK PKK dhe DHKP-C janë ndaluar dhe "ndjekur penalisht" në Gjermani si "grupe terroriste".

The post Turqia kritikon Gjermaninë appeared first on INSAJDERI.

Shërbimi Korrektues mohon akuzat për “terrorizim” të aktivistit të VV-së

Posted: 08 Nov 2016 09:18 AM PST

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka reaguar përmes një komunikate të cilën e ka quajtur "sqarim" nëpërmjet së cilës shpreh "shqetësimin e thellë për deklaratat dhe akuzat e pabaza të adresuara ndaj zyrtarëve të Shërbimit Korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan".

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se nuk ka asnjë “terrorizim” apo sjellje të pahijshme të zyrtarëve korrektues ndaj të paraburgosurve. Të paraburgosurit nuk "po enden nëpër zyra të ndryshme" siç po pretendon Lëvizja Vetëvendosje, por po dërgohen për ekzaminime të rregullta si pjesë e procedurave të paraburgimit", thuhet në komunikatë.

Më herët gjatë ditës, VV-ja akuzoi autoritetet e burgut në Lipjan se "aktivistit në burg po i thonë 'mos bëj vetëvrasje edhe ti, siç ka bërë Astriti'".

Shërbimi Korrektues nëpërmjet kësaj komunikate ka lajmëruar se ka marrë masa shtesë mbikëqyrëse dhe të kujdesit ndaj të paraburgosurve.

"Kujdesi i shtuar i zyrtarëve korrektues, është në funksion të sigurisë së të paraburgosurve dhe asnjëherë nuk ka tendenca keqtrajtimi. Për hir të transparencës, Ministria e Drejtësisë fton Zyrën e Avokatit të Popullit dhe KMDLNJ-në që të bëjnë vizita në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan dhe të verifikojnë gjendjen e të paraburgosurve dhe sjelljet e zyrtarëve korrektues", thuhet në fund të komunikatës./Insajderi.com

The post Shërbimi Korrektues mohon akuzat për "terrorizim" të aktivistit të VV-së appeared first on INSAJDERI.

Trump fishkëllehet derisa shkon të votojë [video]

Posted: 08 Nov 2016 09:15 AM PST

Kandidati republikan për president të Amerikës, Donald Trump votoi në shkollën publike 59 në Manhattan, me gruan e tij Melania dhe vajzën Ivanka, raporton CNN.

Trump qëndroi rreth 10 minuta brenda qendrës së votimit, ndërsa u fishkëllua nga publiku jashtë shkollës publike edhe kur doli nga aty.

Më heret në New York ka votuar edhe kandidatja demokrate, Hillary Clinton. /Insajderi.com

Trump fishkëllehet derisa shkon të votojë

ARVE Error: Element ID could not be build, please report this bug.

 

 

 

The post Trump fishkëllehet derisa shkon të votojë [video] appeared first on INSAJDERI.

VV: Aktivistit në burg po i thonë “mos bëj vetëvrasje edhe ti, siç ka bërë Astriti”

Posted: 08 Nov 2016 08:44 AM PST

Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar sot një komunikatë për media nëpërmjet së cilës, bënë të ditur se aktivisti i kësaj partie, Atdhe Arifi, që gjendet në burgun e Lipjanit po terrorizohet nga zyrtarë të burgut duke ia kujtuar edhe vdekjen e aktivistit tjetër, Astirt Dehari.

"Familja e aktivistit Atdhe Arifi, që e kishte vizituar sot atë, na tregoi që Atdheu po provokohet nga zyrtarët e burgut, të cilët gjatë gjithë kohës i futen në dhomë, e marrin nëpër zyra të ndryshme, e terrorizojnë pas mesnate duke hyrë në dhomën e tij me bateri dore, dhe në vazhdimësi i thonë "mos bëj vetëvrasje edhe ti, siç ka bërë Astriti'", thuhet në komunikatën e VV-së që citon familjen e Atdhe Arifit.

Sipas kësaj komunikate,  vdekja e Astrit Deharit para tri ditësh, dhe pastaj "terrorizimi psikik ndaj aktivistit tonë Atdhe Arifi, flet për terrorin sistemik që po instalohet në Kosovë dhe që për cak ka thyerjen shpirtërore e fizike të të rinjve e të rejave që po guxojnë t'i rezistojnë kësaj Qeverie".

VV kërkon lirimin e menjëhershëm të Egzon Halitit dhe Atdhe Arifit.

"Burgjet e këtij regjimi nuk janë më ambiente të sigurta, të qeta e normale për të burgosurit, e veçanërisht për të burgosurit politikë. Lirimi i Atdhe Arifit e Egzon Halitit duhet të bëhet menjëherë dhe pa kushte", thuhet në fund të komunikatës.

The post VV: Aktivistit në burg po i thonë "mos bëj vetëvrasje edhe ti, siç ka bërë Astriti" appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Emërohet trajneri i ri i Interit

Posted: 08 Nov 2016 08:41 AM PST

51-vjecari italian, Stefano Pioli arriti të fitonte konkurencën me spanjollin Marcelino Garcia Toral dhe do të jetë ai pasuesi i Frank De Boer në stolin e Interit.

Pioli do të ketë detyrën e vështirë për të rikthyer Interin në rrugën e duhur pas një periudhe shumë negative në aspektin e rezultateve.

Klubi zikaltër me një komunikatë në faqen zyrtare bëri të ditur angazhimin e Stefano Piolit si trajner të ri të skuadrës. 51-vjecari ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Interin deri në verën e vitit 2018.

Stefano Pioli do të prezantohet zyrtarisht përpara mediave në qëndrën stërvitore të Interit, Angelo Moratti, këtë të enjte. /Insajderi.com

The post Zyrtare: Emërohet trajneri i ri i Interit appeared first on INSAJDERI.

Ambasadori Delawie kërkon fakte për vdekjen e Astrit Deharit

Posted: 08 Nov 2016 08:30 AM PST

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka thënë se është e rëndësishme gjetja e fakteve rreth mënyrës së vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje që vdiq të shtunën pasdite në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Delawie, përmes një reagimi zyrtar në rrjetin social Twitter, ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për përfshirjen e vëzhguesve të autorizuar nga familja Dehari, në autopsinë e të birit të tyre.

"Vdekjet në burg janë gjithmonë shqetësuese, e rëndësishme është të gjenden faktet. E mirëpres propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për përfshirjen e vëzhguesve të pavarur në hetim", ka shkruar Ambasadori Delawie në rrjetin social Twitter.

Astrit Dehari vdiq të shtunën pasdite në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në rrethana ende të paqarta. Ai u varros sot në Prishtinë. /Insajderi.com

 

The post Ambasadori Delawie kërkon fakte për vdekjen e Astrit Deharit appeared first on INSAJDERI.

Të zhveshura në qendër të votimit, protestë kundër Trump

Posted: 08 Nov 2016 08:05 AM PST

Dy gra janë futur të gjysmë të zhveshura në një nga qendrat e votimit në Manhattan të New York-ut, në shenjë proteste ndaj kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump.

Gratë, të cilat ishin në mesin e të 20-ave të tyre, arritën në qendrën e votimit P.S 59 të Manhattanit rreth orës 8:15 paradite, shqyen këmishat e tyre dhe zbuluan nga një mesazh kundër Donald Trumpit, raporton NY Daily News.

“Trump, mbledhi topat” ishte shkruar me ngjyrë të zezë në stomakun e njërës grua, e cila ishte e zhveshur plotësisht në anën e epërme të saj, njofton Insajderi.

Ndërkaq, gruaja tjetër e kishte të shkruar mbi gjoksin e saj të ekspozuar: “Urrejtja jashtë”.

yhve

Protesta duket të jetë një përgjigje rreth Donald Trump, i cili sipas një regjistrimi të nxjerrë nga mediet amerikane para rreth dy javësh, ku kandidati republikan thoshte se fama e tij i jepte të drejtë atij që t’i “kapte” gratë nga organet e tyre gjenitale.

Të dyja gratë u sillen rreth 30 sekonda gjysmë të zhveshura nëpër sallën e votimit, derisa u desh intervenimi i oficerëve policorë që t’i largojë nga aty. /Insajderi.com

 

The post Të zhveshura në qendër të votimit, protestë kundër Trump appeared first on INSAJDERI.

Mungesa e madhe e Turqisë për ndeshjen me Kosovën

Posted: 08 Nov 2016 07:57 AM PST

Qendërmbrojtësi turk, i cili aktualisht luan për Bayer Leverkusenin, Omer Toprak, është larguar nga lista e lojtarëve të ftuar nga Fatih Terim për ndeshjen Turqia-Kosova.

Mediat turke kanë raportuar se lojtari nuk do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kosovës për shkak të lëndimit dhe 27-vjeçari është larguar nga kampi i reprezentacionit.

Toprak ka qenë pjesë e 11-shes së parë të Turqisë në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror "Rusia 2018" ndaj Islandës dhe Ukrainës.

Turqia dhe Kosova do të luajnë të shtunen më 12 nëntor, me fillim nga ora 18:00. /Insajderi.com

The post Mungesa e madhe e Turqisë për ndeshjen me Kosovën appeared first on INSAJDERI.

Interpoli refuzon kërkesat e Kosovës dhe Palestinës për anëtarësim

Posted: 08 Nov 2016 07:45 AM PST

Interpol i ka suspenduar aplikacionet e palestinezëve, të Kosovës dhe Ujëdhesave Solomone, për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare policore.

Ky vendim i Interpolit nga Izraeli është përshëndetur si "triumf" i diplomacisë së tij.

Në kumtesën e sotme të Interpolit, thuhet se ishte caktuar një këshilltar për të bërë rekomandime për pranimin e anëtarëve të ardhshëm. Studimi i këtij këshilltari do të paraqitet në Asamblenë e përgjithshme të Interpolit, vitin e ardhshëm në Pekin të Kinës.

Interpoli tha se "të gjitha aplikimet e tashme dhe të ardhshme për anëtarësim, përfshirë atë nga Republika e Kosovës, Shteti i Palestinës dhe Ujëdhesat Solomone, janë suspenduar", raporton AP nga Parisi.

Në deklaratën e përbaashkët të Ministrisë së jashtme të Izraelit dhe Policisë së Izraelitt, Tel Avivi i ka akuzuar palestinezët për politizimin e Interpolit dhe tha se ka "kishte ndërmarrë një përpjekje intensive globale për ta kthyer nismën palestineze". /Insajderi.com

The post Interpoli refuzon kërkesat e Kosovës dhe Palestinës për anëtarësim appeared first on INSAJDERI.

Alarm për sulme terroriste ndaj futbollistëve të Izraelit në Shqipëri

Posted: 08 Nov 2016 07:33 AM PST

Pesë ditë para zhvillimit të ndeshjes Shqipëri – Izrael, kërcënimi për sulme terroriste zhvendos takimin nga Shkodra në Elbasan.

Vendimi është marrë nga UEFA për shkaqe sigurie. Këtë e pranon edhe Federata Izraelite e Futbollit në një reagim në faqen e saj në Faceboook, njofton Jerusalem Post.

Ajo sqaron se janë njoftuar nga homologët shqiptarë për kërkesën drejtuar UEFA-s për ta realizuar takimin në Elbasan Arena, për arsye sigurie, duke marrë dhe miratimin e tyre.

Kalimi nga Shkodra në Elbasan është bërë pasi pak ditë më parë në Shkodër ka patur arrestime të 4 personave që dyshohet se ishin duke planifikuar akte terroriste, me media të ndryshme që duke cituar burime të prokurorisë bëjnë të ditur se sinjalizimi për këtë cështje është kryer pikërisht nga shërbimi sekret izraelit.

Sipas përgjimeve të prokurorisë shqiptare, të arrestuarit Ergys Fasllia, Bekim Protopapa, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, mund të kryenin sulme para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Këto të dhëna të siguruara nga Shërbimi Informativ Shqiptar në bashkëpunim me atë Izraelit – Mossad, vunë në alarm autoritetet shqiptare, të cilat ndërruan lokacionin e ndeshjes.

Përsa i përket sigurisë, Elbasan Arena ka kaluar prova të rëndësishme siç ishte ajo e ndeshjes me Serbinë dhe në këtë mënyrë do të jetë impianti i qytetit të Shqipërisë së Mesme vendi ku do të luhet Shqipëri Izrael. /Insajderi.com

 

The post Alarm për sulme terroriste ndaj futbollistëve të Izraelit në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

Policitë e Kosovës dhe Shqipërisë bashkohen kundër krimit të organizuar

Posted: 08 Nov 2016 07:28 AM PST

Po ashtu duke synuar të jemi në hap me dokumentin SOCTA të Europol-it, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Qendrën për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), sot përmes një konference të hapur ka bërë lansimin e këtij dokumentit strategjik "Vlerësimi i Kërcënimit nga Krimet e Rënda dhe Krimi i Organizuar"- SOCTA (Serious Organized Crime Threat Assesment), të rëndësishëm për Policinë e Kosovës dhe Policinë e Shtetit Shqiptar .

Dokumenti SOCTA, paraqet  vlerësimin e kërcënimit  të trendeve aktuale dhe atyre të reja të pritura të  krimeve të rënda  dhe krimit  të  organizuar dhe përmban vlerësime të detajuara lidhur me format më të theksuara të krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, njofton Policia e Kosovës.

Vlerësimi bazohet mbi njohuritë ekzistuese, ekspertizën dhe është bërë në mënyrë që t'u mundësojë vendimmarrësve të ndërmarrin veprimet e duhura, për të iu kundërvënë kërcënimeve të përbashkëta  të parashikuara.

SOCTA e përbashkët do të jetë një hap i rëndësishëm për të ngritur nivelin e bashkëpunimit në mes të autoriteteve të ndryshme kompetente brenda Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe do të kontribuojë në zhvillim të mëtutjeshëm të synimeve të përbashkëta në parandalimin dhe luftimin e krimeve të rënda dhe krimit të organizuar. /Insajderi.com

 

The post Policitë e Kosovës dhe Shqipërisë bashkohen kundër krimit të organizuar appeared first on INSAJDERI.

LVV: Atdhe Arifi po terrorizohet në burgun e Lipjanit

Posted: 08 Nov 2016 07:22 AM PST

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se aktivisti i saj, Atdhe Arifi, po keqtrajtohet në mënyrë psikike nga autoritetet e burgut të Lipjanit.

"Sot, me shqetësim morëm informacione se Atdhe Arifi, i burgosur padrejtësisht, po terrorizohet psiqikisht në mënyrë të vazhdueshme nga autoritetet e burgut të Lipjanit, ku po mbahet padrejtësisht", thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Sipas Vetëvendosjes, familja e aktivistit Atdhe Arifi, që e kishte vizituar sot atë, ka treguar që "Atdheu po provokohet nga zyrtarët e burgut, të cilët gjatë gjithë kohës i futen në dhomë, e marrin nëpër zyra të ndryshme, e terrorizojnë pas mesnate duke hyrë në dhomën e tij me bateri dore, dhe në vazhdimësi i thonë "mos bëj vetëvrasje edhe ti, siç ka bërë Astriti".

"Vdekja e Astrit Deharit para tri ditësh, dhe pastaj terrorizimi psiqik ndaj aktivistit tonë Atdhe Arifi, flet për terrorin sistemik që po instalohet në Kosovë dhe që për cak ka thyerjen shpirtërore e fizike të të rinjve e të rejave që po guxojnë t'i rezistojnë kësaj Qeverie. Këto metoda fashiste, e kanë shndërruar Kosovën në vend autoritar e policor dhe kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme për qytetarët e vendit tonë", thuhet më tej në njoftimin e LVV-së.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e menjëhershëm të Egzon Halitit dhe Atdhe Arifit.

"Burgjet e këtij regjimi nuk janë më ambiente të sigurta, të qeta e normale për të burgosurit, e veçanërisht për të burgosurit politikë. Lirimi i Atdhe Arifit e Egzon Halitit duhet të bëhet menjëherë dhe pa kushte", përfundon njoftimi./Insajderi.com

The post LVV: Atdhe Arifi po terrorizohet në burgun e Lipjanit appeared first on INSAJDERI.

Përse amerikanët votojnë të martën?

Posted: 08 Nov 2016 07:10 AM PST

Disa tradita janë kaq shumë të ngulitura në kulturë, saqë nuk pushojmë së pyeturi përse ekzistojnë. E tillë është edhe kjo e votimit të martën në Amerikë. Në vetvete edhe dalja e njerëzve për votim mund të jetë e vështirë, kështu që, përse ky mundim për t'i nxjerrë në mes të javës?

Kjo traditë shkon pas në vitin 1845, kur u miratua një ligj në Kongres për të vendosur të martën pas të hënës së parë në nëntor, si ditën e zgjedhjeve presidenciale. Më herët, shtetet vendosnin datat e tyre, dhe kështu zgjedhjet mbaheshin në data të ndryshme. Shumë shpejt shembullin e ndoqi edhe legjislativi: E marta ishte projektuar si ditë zgjedhjesh për anëtarët e Kongresit në SHBA në 1875, dhe për senatorët në 1914.

Po përse ditët e marta? Sepse Amerika përbëhej kryesisht nga të krishterë agrarë që i bazonin programet e tyre rreth Të shtunës dhe volisë së udhëtimit. Të dielat i kushtoheshin Kishës dhe njerëzit kishin nevojë për një ditë për të udhëtuar drejt vendvotimit në kontenë e tyre. Mund të ankoheni për trafikun sot, por pa mendoni pak vështirësitë e asaj kohe./bota.al/

The post Përse amerikanët votojnë të martën? appeared first on INSAJDERI.

Ndërrohet vendi i ndeshjes Shqipëri-Izrael

Posted: 08 Nov 2016 07:09 AM PST

Takimi do të zhvendoset në impiantin e Elbasanit për arsye që kanë të bëjnë me sigurinë e ekipit mik. Fillimisht ishte UEFA që në faqen e saj zyrtare në axhendën e ndeshjeve të raundit të katërt publikoi si vend zhvillimi të ndeshjes Shqipëri– Izrael Elbasan Arenën.

Ky ndryshim i dedikohet cështjes së sigurisë së delegacionit të skuadrës së Izraelit që përbën një rast specifik të cështjes së sigurisë për motive të njohura të gjeopolitikës në Lindjen e Mesme, madje në të kaluarën nuk kanë munguar edhe tragjedi të vërteta sic ishte rasti i sulmeve në Lojërat Olimpik te Mynih 1972.

Në këtë situatë edhe masat parandaluese për udhëtimet e delegacioneve sportive të Izraelit janë shpesh më të sofistikuara, përcjell Top-Channel. Pak ditë më parë në Shkodër ka patur arrestime të 4 personave që dyshohet se ishin duke planifikuar akte terroriste, me media të ndryshme që duke cituar burime të prokurorisë bëjnë të ditur se sinjalizimi për këtë cështje është kryer pikërisht nga shërbimi sekret izraelit.

Mësohet se për masat e sigurisë ka patur një takim të zyrtarëve të FIFA-s, atyre të Ministrisë së Brendshme dhe Federatës Shqiptare të futbollit dhe është arritur në përfundimin që ndesha të mos luhet në Shkodër por në Elbasan.

Vlen të kujtohet se dhe për takimin e përfaqësueseve të 21 vjecarëve të shtatoruit të vitit të kaluar mes Shqipërisë dhe Izraelit në Qemal Stafa  pati masa të rrepta për sa i përket sigurisë dhe gjithcka shkoi pa incidentitn më të vogël.

Përsa i përket sigurisë, Elbasan Arena ka kaluar prova të rëndësishme siç ishte ajo e ndeshjes me Serbinë dhe në këtë mënyrë do të jetë impianti i qytetit të Shqipërisë së Mesme vendi ku do të luhet Shqipëri Izrael. /Insajderi.com

The post Ndërrohet vendi i ndeshjes Shqipëri-Izrael appeared first on INSAJDERI.

Mentor Hoxhaj prezantohet si “shef” i një agjencie shtetërore në të cilën nuk punon

Posted: 08 Nov 2016 06:49 AM PST

Mentor Hoxhaj është duke u prezantuar në publik si mbikëqyrës i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AShMDhP), ani se qysh nga qershori i këtij viti nuk punon më në këtë institucion.

Hoxhaj, tashmë ish-mbikëqyrës shtetëror i kësaj Agjencie, ishte paraqitur në mediet vendore në emër të AShMDhP-së edhe pse i kishte skaduar mandati.

Për këto paraqitje kishte marrë vërejtje nga drejtori i përgjithshëm i AShMDhP-së, Bujar Sadiku, më 19 korrik 2016.

"… më datën 17 korrik 2016, në Lajmet e Mbrëmjes të Mediumit 'Koha Vision', lidhur me temën rreth ndryshimeve të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike është prononcuar, pa të drejtë, ish mbikëqyrësi shtetëror z. Mentor Hoxhaj, në emër të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale", thuhet në njoftimin publik që e kishte bërë Sadiku.

Sipas Sadikut, pesë anëtarët e Këshillit të Agjencisë, të cilët, njëkohësisht kanë qenë edhe mbikëqyrës shtetërorë, që nga data 23 qershor 2016 më nuk janë pjesë e kësaj Agjencie.

vendimiiiii

Për këtë njoftim me vërejtje, Mentor Hoxhaj thotë se as që kishte dëgjuar ndonjëherë.

"Nuk jam i njoftuar për këtë rast. Nga ju po dëgjoj", ka thënë Hoxhaj për Gazetën Insajderi.

"Nuk paraqitem në kapacitetet të cilat nuk i kam", ka shtuar ai, duke iu referuar rastit për të cilin i është dhënë vërejtja.

Ish- anëtari i Shërbimit Informativ të Kosovës që ka vepruar në mënyrë të paligjshme në Kosovë për disa vjet, e ka quajtur Sadikun si ushtrues detyre të postit të drejtorit të AShMDhP-së, dhe për më tepër, ka thënë se vendimi i nxjerrë nga ai, nuk është legjitim, madje e ka cilësuar edhe si antiligjor.

Sipas tij, agjencia nuk ka këshill dhe mbikëqyrës.

"Asnjë aktivitet dhe asnjë vendim sa i përket Agjencisë dhe zbatimit të ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk mund të merret në mungesë të Këshillit dhe të Mbikëqyrësve Shtetërorë", ka thënë Hoxhaj për Insajderin.

Por, së fundmi Mentor Hoxhaj – ish-mbikëqyrësi i Agjencisë, është paraqitur në emisionin e mëngjesit në RTK, ku e titullojnë si përfaqësues i AShMDhP-së. Por prezantuesi në fillim të emisionin e prezanton si njohës i fushës.

Vetë Hoxhaj thotë se në atë emision nuk e ka përfaqësuar AShMDhP-në, por ishte në cilësinë e ekspertit.

mentori-rtk

Pasi Gazeta Insajderi ka kërkuar sqarim nga AShMDhP-ja rreth prezantimit të tillë në RTK të Mentor Hoxhajt, zyrtar të kësaj agjencie kanë thënë se do të kërkojnë demantim nga RTK-ja për prezantimin e mysafirit në studio.

"Pasi që e shikuam emisionin e mëngjesit, kam tentuar të bisedoj me RTK lidhur me organizimin e emisionit dhe emërtimin e Agjencisë tek pamja në ekran. Ne sot do të kërkojmë demantin nga RTK lidhur me emërtimin e Agjencisë tek i ftuari", thuhet në përgjigjen e AShMDhP-së dhënë për Insajderin.

Për më tepër, AShMDhP konsideron se RTK-ja ka bërë shkelje në këtë rast.

"Vlerësojmë se paraqitja e RTK-së me emërtim për personin i cili nuk punon në Agjenci, përbën shkelje dhe krijon pasqyrë të gabuar tek qytetarët", thuhet më tej në përgjigje.

Zyrtarë të AShMDhP-së thonë se pas paraqitjes së shqetësimit nga Insajderi, ata e kanë kontaktuar menjëherë vetë ish-mbikëqyrësin Mentor Hoxhaj për të kërkuar sqarim.

Hoxhaj u ka thënë zyrtarëve të AShMDhP-së se "në emision me kanë prezantuar si njohës dhe unë kam folur për raportin gjashtëmujor derisa kam qenë në Agjenci dhe pjesën tjetër të aktiviteteve të cilat po i udhëheqë me një OJQ”.

Marrë parasysh këtë rast, zyrtarë të AShMDhP-së thonë se "do të kërkojmë nga menaxhmenti i RTK-së që të verifikojë figurat publike para organizimit të emisioneve se a kanë mandat për t'u paraqitur para televizionit"./Insajderi.com

The post Mentor Hoxhaj prezantohet si "shef" i një agjencie shtetërore në të cilën nuk punon appeared first on INSAJDERI.

Trump veçse ka filluar të ankohet për humbjen e mundshme

Posted: 08 Nov 2016 06:44 AM PST

Duke folur për televizionin Fox News, Trump ka thënë se një humbje eventuale të tij në zgjedhjet presidenciale, do të ishte e vështirë për të.

“Nëse nuk fitoj unë, do të ta konsiderojë atë si një humbje të madhe kohe, energjie, dhe paraje”, tha Trump, derisa tregoi se ka shpenzuar rreth 100 milionë dollarë nga xhepi i tij për fushatën elektorale, raporton Insajderi.

Më tej, kandidati republikan për president të Amerikës është shprehur me tone të ashpra ndaj kompaniove që bëjnë sondazhe të rezultateve të zgjedhjeve. Trump tha se sondazhet janë të rrejshme.

” Mendoj se shumica e sondazheve janë të rremë. Nuk mendoj se ata intervistojnë vërtetë njerëz, por mendoj se ata vetëm vënë numra të rremë në sondazhet e tyre”, ka thënë Trump

Zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve kanë filluar në orën 14:00 sipas kohës tonë lokale. /Insajderi.com

 

 

The post Trump veçse ka filluar të ankohet për humbjen e mundshme appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more