Skip to main content

“Edhe ditët e ardhshme KEDS vazhdon punën, priten ndërprerje të shumta në distriktin e Ferizajt” plus 9 more Ferizaj Press

“Edhe ditët e ardhshme KEDS vazhdon punën, priten ndërprerje të shumta në distriktin e Ferizajt” plus 9 more Ferizaj Press


Edhe ditët e ardhshme KEDS vazhdon punën, priten ndërprerje të shumta në distriktin e Ferizajt

Posted: 11 Nov 2016 08:54 AM PST

Më 12,13,14.11.2016  në  NS 35/10 kV Ferizaj 1 do të shkyçet:   

Dalja 10 kV Sherret ( 40040003)    nga ora 13:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: TS (MBTS),TS ” 14 “,TS ” 14″  (Kulla),TS Ura e Dudit, rr. Epopeja e Jezercit.

Dalja 10 kV Emin Duraku(40040002) prej orës 16:00 deri nëe ora 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rrugët Emin Duraku e Gjon Sereçi, objektet banesor Inxhinieringu, Hjarush Beqiri, Vizioni (Çerdhja), Naser Hetemi, Xhemaj Ferati dhe Seli Palushi.

Dalja 10 kV Drejtimi i Kinemasë(40040004)   nga ora  16:00 deri në ora  18:00 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr.12.Qershori (një pjesë), rr. Dëshmorët e Kombit (një pjesë), rr. Skënderbeu dhe rr.Sejdi Sejdiu.

Dalja 10 kV Drejtimi i Bankës (40040001)   nga ora  10:00 deri ne ora  13:00 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. Dëshmorët e Kombit, rr. Spitali;  rr. 12 Qershori (një pjesë).

Më 12,13,14.11.2016  në  NS 35/10 kV Ferizaj 2 do të shkyçet:  

Dalja 10 kV Ujëvara (40041011)prej orës 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr. Nerodimes, Ujëvara, Frigoriferi dhe Barakat.

Dalja 10 kV Kosovapetrolli ( 40041003)    nga ora 13:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr. G.Terbeshi, Talinovci  i Jerlive, Muhovci, Prelezi i Jerlive dhe i Muhaxherëve dhe Bizniset private.

Dalja 10 kV Sillosi ( 40041001)    nga ora 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Ferizaji një pjesë, Talinovci I Muhaxherëve, Sazlia, Papaz, Pojata, Rahovicë, Softaj dhe Fusha e Madhe.

 Dalja 10 kV Kosovatransi (40041004) prej orës 13:00 deri ne ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Policia, Prokuroria, Viva Fresh, ETC, ndërtesa e TMK etj.

Dalja 10 kV Betoni ( 40041002)    nga ora 13:00 deri në ora 17:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr.Prizreni, Saraishtë, Lloshkobare, Llojza, Kosinë, Slivova,Dremjak dhe bizneset private.
Më 12,13,14.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaji III do të shkyçet:

Dalja 10 kV Doganaj ( 40042004)    nga ora 16:00 deri në ora 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Doganaj, Zaskok, Pleshinë e Ulët dhe e Epërme, Dubravë dhe Fabrika e Ujit Pleshinë.
• Dalja 10 kV Varoshi ( 40042005)    nga ora 16:00 deri në ora 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Varoshi, Gërlica, Komogllava, Rakaj dhe bizniset private.
• Dalja 10 kV Jezerci ( 40042003)    nga ora 10:00 deri në ora 13:00 dhe nga ora 17:00-18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Manastirci, Nerodime e Ulët dhe e Epërme, Balaj, Jezerc dhe bizneset private.
• Dalja 10 kV Gaqka ( 40042002)    nga ora 13:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjevë, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private.

 

Më 13.11.2016 në NS 35/10 kV Ferizaji II do të ketë shkyçje totale nga ora 09:00 -09:30 dhe nga ora 13:30 – 14:00.


Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Vëllezërit Gërvalla, Rexhep Bislimi, Prizreni, Driton Islami, 28 Nëntori, Ramadan Rexhepi, Epopeja e Jezercit, fshatrat: Talinovc i Muhaxherëve,  Sazli, Softaj, Papazi, Pojata,  Rahovica, Fushë e Madhe, Lloshkobarë, Llojzë, Kosin, Slivovë, Dremjak, Talinovc i Jerlive, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Stacionini i Policisë,  Spitali i qytetit, lagjja prapa spitalit, FSK & Minexi, Salla e Sportit, Fabrika e Gypave, Fitorja dhe Fabrika e Bukës.
Arsyeja e shkyçjes: vendosjes se ndarësit dalës dhe për tokëzim si dhe zhvendosjen e transformatorëve rrymorë.

 

Më 12.11.2016  në TS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Bablaku (kodi:41000001)    nga ora 09:00 deri ne ora 09:15

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Bablaku, Pojata, Cërnilla, Mirashi, Babush i Muhaxherëve, Surqina, Tërni dhe konsumatorët komercialë.
Arsyeja: ndërrimi i  ormanit të tensionit të ulët në TS Zhinepotok-Cërrnillë.
 

Më 12.11.2016 ne  NS 35/10 kV Magurë (Vrellë)  do të shkyçet:

  • Dalja 10 kV Harilaqi(41048003)  nga ora   09:00 – 10:00 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Harilaqi, Treshnjevka dhe konsumatorët komercial të kësaj dalje 10kV.
Arsyeja e shkyçjes: kyçja e trafostacionit të ri.
Më 12,13,14.11.2016  në  NS 35/10 kV Kaçanik do të shkyçet:  

Dalja 10 kV Kaçanik i Vjeter ( 40043007)    nga ora 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Doganaj, Duraj, Kaçanik i Vjetër, Stagovë dhe Begracë,

 Dalja 10 kV Bobi (40043002) prej orës 10:00 deri në ora 13:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbeten: Bobi, Ivaja, Kotlina, Laqi, Bushi, Pusteniku dhe Strazhë.

 Dalja 10 kV Pylltaria(40043004) prej orës 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kërbliq dhe Leskovicë.

Dalja 10 kV Voskopoja ( 40043001)    nga ora 13:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Voskopoja, Trupaj, Trimor, Bicaj (Biqevc), Pallosh (Biqevc), Nikaj, Tushaj – Soponica, Malsi (Malzez), Vatë, Nikaj dhe bizniset private.

Dalja 10 kV Qyteti( 40043005)    nga ora 16:00 deri në ora 18:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr. Emin Duraku, rr. UÇK, lagjja Ramadan Agushi, Vakufi, Shtëpia e mallrave, PK.dhe kah teqja Policia dhe Kuvendi Komunal

Dalja 10 kV Drejtimi 630 ( 40043003)    nga ora 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: lagjja Dushkajë, Stacioni  Hekurudhor, Stacioni i Autobusëve, Sheshi Ismajl Raka qendër, P-8
Më 12,13,14.11.2016  në  NS 35/10 kV Shtërrpcë do të shkyçet:  

 Dalja 10 kV Breza ( 40044004)    nga ora 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Hotel Breza dhe Junior, Vikendicat, Jazhinca, Sevcë, Vërbishticë dhe bizniset private.
• Dalja 10 kV Shtërrpcë 1 ( 40044001)    nga ora 10:00 deri në ora 13:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: një pjesë e qytetit -Komuna, Ambulanca, Shtëpia e mallrave.

Dalja 10 kV Shterpca 2 ( 40044002)    nga ora 10:00 deri në ora 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Qendra e Shtërpcës.

Dalja 10 kV Molika ( 40044007)    nga ora  13:00 deri në ora  16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: TS Repititori, TS Shkolla Skijimit, TS Kulla dhe TS Hotel Molika.
Dalja 10 kV Pilana(40044008) prej orës 13:00 deri në ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: Pilana, Farma dhe Gllogu.

 

Dalja 10 kV Gotovusha(40044005) prej orës 13:00  dhe nga ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: një pjesë e Shtërrpcës- te shkolla dhe OSBE-ja, Biti e Ulët dhe e Epërme, Shushiq, Palojë, Gotovushë, Drekoc, Viqë, Firaj dhe Brodi.
Arsyeja e shkyçjes: shkyçje për shkak të punimeve te KOSTT-it.

 

Më14.11.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjani  do të shkyçet:
• LP 10 kV Gadime (41000013) prej orës 12:00 deri ne ora 16:00.

Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gadime e Ulët (një pjesë), Gadime e Lartë, Plitkoviqi  dhe Vrella.
Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

 

Rreth 550 drunj dekorativë i shtohen qytetit të Ferizajt

Posted: 11 Nov 2016 08:23 AM PST

Projekti për mbjelljen e tyre ka filluar sot në pjesën nga rrethrrotullimi tek stacioni policor, deri tek varrezat e dëshmorëve në Ferizaj.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave në Ferizaj, Mimoza Fazliu, tha se projekti është njëvjeçar dhe ka për qëllim zbukurimin e pjesëve të ndryshme të qytetit.

"Projekti i mbjelljes së drunjve dekorativ është i domosdoshëm, pasi që nga kjo pjesë shkohet edhe për tek varrezat e dëshmorëve të qytetit të Ferizajt, ku bëhen edhe homazhe dhe kjo pjesë duhet të ketë një pamje më të mirë" ka thënë Fazliu.

Udhëheqës të kompanisë punë kryese "Kopshti i Artë" në Ferizaj, theksuan se punët janë duke shkuar në nivelin e duhur.

“Edhe pse  sipas kontratës  kjo punë parashihet për një kohë më të gjatë ne kemi angazhuar një numër më të madh  të punëtorëve që  kjo të kryhet sa më shpjet. Edhe llojet e drunjve janë zgjedhur të atillë  që kësaj pjese t’i jepet një pamje sa më e mirë” ka thënë Faton Haxhisalihu, pronar i kompanisë  “Kopshti i Artë.

Drejtues të Shërbimeve Publike në Ferizaj, thanë se projekti për mbjelljen e drunjve dekorativë do të vazhdojë edhe nëpër pjesë të ndryshme të qytetit.

" Drunjtë dekorativ do të mbjellen edhe nëpër hapësirat e  shkollave të Ferizajt, si dhe nëpër pjesë të tjera të qytetit. Unë jam për krijua sa më shumë hapësira të gjelbra në qytet pasi që edhe mungojnë" tha Fazliu.

U bë e ditur se, mbjellja e drunjve dekorativë në pjesë të ndryshme të qytetit të Ferizajt u financua nga buxheti komunal me mbi 24 mijë euro.

15027424_10208179895514309_2013346937011683851_n 15033635_10209147104093038_953945617_n 15046223_10209147104973060_1297484973_n

Svarqa: Buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm do të ketë ndikimin të dukshëm në proceset zhvillimore të Komunës

Posted: 11 Nov 2016 07:58 AM PST

Ferizaj 11 nëntor.   Projekt buxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm në vlerë prej 2 miliard eurosh do të ketë ndikime pozitive në proceset zhvillimore të komunës, ka thënë sot kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjatë një bisede për Televizionin "Liria".

Sipas tij janë 20 projekte kapitale me rëndësi që pritet të realizohen vitin e ardhshëm me mjetet e këtij buxheti për të projektet kapitale.

Kryetari Svarqa, këtë e ka konsideruar si një fitore të madhe në politikat financiare të shtetit. Ai ka thënë se kjo ka ardhur si rezultat i një menaxhimi të kujdesshëm nga ana e Qeverisë dhe kryeministrit Isa Mustafa si dhe një bashkëpunimi të mirë me Institucionet Ndërkombëtare Financiare.

"Është një nga buxhetet që ndoshta në trendin e zhvillimit me të cilin ne kemi ecur në vitet e kaluara ndoshta do të mund ta arrinim dikund në vitin 2020 . Po falë menaxhimit shumë të kujdesshëm të parasë publike nga Qeveria e Republikës së Kosovës nga kryeministri akademik, Isa Mustafa, dhe në veçanti nga ministri i financave, i cili ka pasur një bashkëpunim tepër të thellë dhe të frytshëm profesional me FMN dhe Institucionet ndërkombëtare financiare.Është arritur edhe si rezultat i kursimeve, i zvogëlimit të shpenzimeve të panevojshme që të kemi një buxhet të kësaj shume i cili buxhet ka ndikuar në planifikimin më të madh të shpenzimeve në investimet kapitale në Ministrinë e Infrastrukturës e cila ka ka një buxhet më të madh gati për 300 milion euro. Kjo do të thotë që ky buxhet do të prekë çdo komunë dhe dhe çdo qytetarë në të gjitha viset ku banojnë kosovarët çoftë në viset rurale çoftë në ato urbane" ka thënë Svarqa

Për më tepër bëhet e ditur se pozicionet e këtij buxheti do ta kenë ndikimin edhe në proceset zhvillimore të komunës përmes projekteve kapitale.Kryetari Svarqa, ka thënë me këtë rast se përftimet për Ferizajn janë të mëdha.Sipas tij, pritet të jetësohen 20 projekte infrastrukturore, disa perej të cilave me karakter rajonal.

"Natyrisht që është normale që ne rrjedhimisht shpresojmë që këto investime do të koncentrohen edhe në komunën e Ferizajt sepse ne kemi aplikuar me afër 20 projekte por në listën e prioriteteve kemi kërkuar që të futet në buxhet një rrugë alternative që lidhë rrugën Driton Islami përmes anashkalimit të fshatit Talinoc në drejtim të Bibajve ku është qasja në autostradë si dhe kjo do ishte një pjesë e punës për shkak se ne nuk heqim dorë ashtu siç kërkojnë afaristët dhe bizneset e komunës së Ferizajt që te kemi një qasje të re në autostradë, por kjo sigurisht do të shqyrtohet edhe për të ardhmen.Ndërkaq projekte tepër të rëndësishme për ne që lidhin komunën e Ferizajt edhe me komunat tjera , janë rruga nga fshati Pleshinë në drejtim të Kashtanjevës për tu lidhur m rrugën që shpije në drejtim të Brezovicës. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me rrugën e cila lidhet me rrugën që shpije nga Gadimja në drejtim të Gjilanit të cilën ne planifikojmë ta ndërtojmë nga fshati Rahovicë në drejtim të Kishnapolës. Besoi se po ashtu do të ketë një rrugë tjetër që është gati një pjesë e rrugës via-egnatia që lidhet nga Sazlia- Papazi në drejtim të fshatit Prelez i Muhaxherëve, që përpara është quajtur rruga e Prishtinës, që ka qenë një kalldermë me gurë që ndoshta gjeneratat që jemi ne sot nuk e mbajnë mend por paraardhësit tanë e kanë shfrytëzuar atë lidhje për Lipjan dhe për Prishtinë si dhe rrugët tjera që sigurisht që do të gjejnë vend në këtë buxhet" ka shtuar Svarqa

Mësohet se buxheti do ta ketë impaktin edhe në projektet tjera që lidhen me shëndetësinë, transportin etj

"Buxheti do të jetë i përplotësuar edhe me planifikimet financiare për spitalin si dhe projektet tjera që lidhen ndoshta me studimin e fizibilitetit të hekurudhës. Po ashtu kemi një premtim që në buxhetin e vitit të ardhshëm në kuadër të një kodi të studimit të fizibilitetit do të filloi studimi i fizibilitetit për lidhjen e autostradave në drejtim të Duhles , atë që e kemi përmendur përmes një tuneli në malet e Jezercit në drejtim të Duhlës. Besoi se për Ferizajn asnjëherë nuk ka pasur një ineteresim më të madh në marrjen pjesë në buxhet sepse asnjëherë nuk ka qenë kontributi i afaristëve ferizajas në buxhetin e Kosovës më i madh se sa që është tani.Jam shumë i kënaqur që Ferizajt po i kthehet rëndësia që e ka dhe po kuptohet ashtu që realisht që zhvillimi i Kosovës, nuk merret me mend pa zhvillimin e komunës së Ferizajt" ka thënë Kryetari i Ferizajt Muharrem Sfarqa

Ndryshe, kryetari Svarqa, këtë meritë ia ka atribuuar punës së mirë të institucioneve lokale të pushtetit por edhe të atyre që kanë punuar me përkushtim për faktorizimin e komunës së Ferizajt në nivelin qendror.

Ferizaj: Pesë të arrestuar për pjesëmarrje me prostitucion

Posted: 11 Nov 2016 07:40 AM PST

Policia e Kosovës, ka realizuar një aksion në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Si rezultat në Ferizaj, me urdhër të Gjykatës Themelore, për të kontrolluar një local është bërë arrestimi i pesë personave të dyshuar për kryerje të veprës penale ''mundësim në prostitucion, ofrim i lokalit për prostitucion dhe marrje me prostitucion'', njofton Klan Kosova.

Personat e arrestuar janë: G.A, SH.B, E.K, S.R, A.B, meshkuj të gjithë të komunitetit shqiptar.

Dy të arrestuarit 1 dhe 2, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkaq të dyshuarit e arrestuar 3,4 dhe 5 janë liruar me procedurë të rregullt për veprën penale ''marrje me prostitucion''.

Ky vendim erdhi pas konsultimit dhe intervenimit të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, njofton Klan Kosova.

Në raportin e policisë thuhet poashtu se vlen të ceket që gjatë kësaj kontrolle janë hasur duke banuar në këtë lokal katër shtetase nga Republika e Shqipërisë.

Për këtë rast është njoftuar Njësia e Migrimit, të cilët ua kanë konfiskuar dokumentet personale për qëndrim të paligjshëm në Republikën e Kosovës,  të cilët do të marrin masa sipas ligjit për të huaj.

Të hënën mbledhja e kryesisë, shqyrtohet edhe formimi i Komisionit Hetimor për RTK-në

Posted: 11 Nov 2016 07:33 AM PST

Kryesia e Kuvendit / Arkiv

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare do të nisë në ora 11:00, ku në rendite do të jenë vazhdimi i disa pikave nga seanca e kaluar dhe caktimi i seancës së re me 11 pika të rendit të ditës.

Nga pikat e mbetura nga seanca e kaluar është edhe Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes "Vetëvendosje" lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës/ lajmi.net

R e n d i  i  d i t ë s 

  1. Pikat e bartura nga seanca e mëparshme:  
  1. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (Raundi i II – votim i fshehtë),
  2. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie (votim i fshehtë),
  3. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie,
  4. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes "Vetëvendosje" lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,
  5. Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundëshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
  1. Seancë e re:
  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit nr. 04-L-123 të Procedurës penale, ( Me shmangie nga Rregullorja e Kuvendit)
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-122 për kontrollin e mbrendshëm të financave publike,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-123 për Inspektoratin Shëndetsor,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-121 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-031 për liritë fetare në Kosovë,
  9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015,
  10. Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017,
  11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, të Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a,

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

 

.

Këshilli i Nxënësve dënon dhunën në shkollën e Drenasit (Video)

Posted: 11 Nov 2016 07:33 AM PST

Ky këshill e ka dënuar këtë akt duke vlerësuar se dhuna në shkollat e Kosovës është shqetësuese.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Nxënësve të Kosovës përmes këtij reagimi dënon dhunën e ushtruar nga mësimdhënësja ndaj nxënësit së shkollës fillore në Zabel të Ulët-Drenas e shfaqur online në një video amatore gjatë datës 11 Nëntor 2016.

Sipas qëndrimit të nxënësve, dhuna në shkolla është një dukuri shqetësuese me të cilën shkollat me akterët e saj përballen në secilin vendnë Republikën e Kosovës, ajo është e shprehur në formë të abuzimit fizik apo psikologjik përmes nënçmimit, shpërfilljes, talljes, vendosjes së epiteteve negative e deri tek kërcënimi verbal. Faktikisht deri më tani është parë që dhuna në shkolla paraqet një nga sfidat më të vështira për tu trajtuar. Për nxënësit është shqetësuese dhuna në mes të nxënësve, dhuna nga mësimdhënësit apo ndaj tyre (nga nxënësit apo në disa raste edhe prindërit), dhe rreziku që vjen nga personat tjerë jashtë shkollës.

Këshilli i Nxënësve të Kosovës ndër të tjera ka kërkuar  nëpërmjet një kërkesë zyrtare dorëzuar Inspektoriatit për Arsim  si institucion përgjegjës të ndërmerr masa ndaj kësaj dukurie, duke konsideruar legjislacionin në fuqi, specifikishtLIGJI Nr. 04/L-032 PËR ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS, Neni 4 Mbrojtja e grupeve të cenueshme 1. Të gjithë personat e punësuar në institucione arsimore, të themeluara sipas këtij ligji, do të ndërmarrin të gjithë hapat e arsyeshëm që të sigurojnë se nxënësit dhe punonjësit nuk lëndohen apo u ekspozohen fjalëve dhe veprimeve fyese. Si dhe Neni 2. Ndalohet ndëshkimi fizik apo çfarëdo forme tjetër e ndëshkimit nënçmues në të gjitha institucionet arsimore dhe aftësuese, qofshin ato publike ose private.

Këshilli i Nxënësve të Kosovës rekomandon institucionet kompetente (Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; Drejtoritë Komunale të Arsimit, Inspektoratin për Arsim) në implementim të ligjit të lartë përmendur karshi obligimeve dhe përgjegjësiveqe kanë këto institucione të paraqitura tashmë nëNeni 5 Detyrat e Ministrisë, pika 1.4.; Neni 7 Kompetencat e komunës, pika 3.4.; Neni 8 Inspektimi i arsimit pika 4.4.

Me qëllim të luftimit, të parandalimit dhe reduktimit të dhunës në shkolla, Këshillat e Nxënësve po ashtu duhet të iniciojnë krijimin e një partneriteti formal në mes të udhëheqësve të shkollave, nxënësve, prindërve dhe policisë në bashkësi.

.

A do të jetë Thaçi përkrah Erdoganit në ndeshjen Turqi – Kosovë?

Posted: 11 Nov 2016 07:33 AM PST

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, pritet të ndjekë nga tribunat ndeshjen mes Turqisë dhe Kosovës, e cila luhet të shtunën në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2018.

Por, kreu i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do të udhëtojë drejt Antalya-s për ta përkrahur Kosovën, siç kishte bërë në takimin ndaj Finlandës dhe Kroacisë.

Burime të gazetës Express brenda Presidencës bëjnë të ditur se Thaçi nuk do të udhëtojë në Antalya për shkak të agjendës së ngjeshur.

Ndeshja mes Turqisë dhe Kosovës luhet nesër në Antalya nga ora 18:00 në kuadër të eliminatoreve për Botërorin "Rusia 2018".

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

.

LAJMI I FUNDIT: Familja e Astrit Deharit dhe Dardan Molliqaj i drejtohen opinionit

Posted: 11 Nov 2016 07:33 AM PST

Familja Dehari ka vendosur që t'i drejtohet opinionit pas rreth një jave që kur biri i tyre ka ndërruar jetë.

Të pranishëm në konferencën për media e cila është lajmëruar që do të mbahet në orën 16:30 do të jenë edhe autoritete e Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj dhe Sami Kurteshi. Konferenca do të mbahet tek restorant "Vila Panorama", në Zllatar të Prishtinës. /Lajmi.net/

.

Thaçi i ashpër me Hahn: Dikush në BE e ka ngatërruar keq procesin e vizave me anëtarësimin e Kosovës

Posted: 11 Nov 2016 07:32 AM PST

Thaçi-Hahn

Në këtë takim, presidenti Thaçi edhe një herë ka theksuar se vonesat që po i bëhen Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave janë të papranueshme.

"Këto vonesa që po shkaktohen nga BE-ja janë një padrejtësi historike ndaj popullit të Kosovës", ka thënë ai.

Më tej, presidenti Thaçi ka thënë se Kosovës padrejtësisht i janë shtuar kritere nga Bashkimi Evropian, vetëm për t'i arsyetuar vonesat e panevojshme dhe të dëmshme për perspektivën tonë nga ana e Brukselit.

Ai ka shtuar se Kosova nuk meriton kushtëzime të tilla në procesin e liberalizimit të vizave, meqë BE-ja ka mjaft mekanizma që kushtëzimin ta bëjë gjatë procesit të anëtarësimit.

"Kam frikë se dikush në BE e ka ngatërruar keq procesin për liberalizimin e vizave me procesin e anëtarësimit të Kosovës. Po harroni se Kosova nuk bëhet anëtare e BE-së në momentin që hiqen vizat", ka thënë kreu i vendit në takim me komisionerin Hahn.

Presidenti ka thënë se shpeshherë e ka dëgjuar refrenin se BE-ja mëson nga gabimet e së kaluarës.

"Sikur kjo të ishte ashtu, atëherë cilët kufij u demarkuan nga Gjeorgjia apo Ukraina, nga të dyja këto vende që janë gati të marrin të drejtën e udhëtimit pa viza në BE në javët e ardhshme", ka thënë presidenti Thaçi, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Në takim me komisionerin Hahn, presidenti Thaçi ka theksuar se vonesat në liberalizimin e vizitave dhe në qartësimin e rrugëtimit evropian të Kosovës dhe Ballkanit po krijojnë hapësirë për fuqi të tjera që ta destabilizojnë rajonin.

"Vonesat e tilla në procesin e liberalizimit dhe perspektivës evropiane po rrisin ekstremizmin politik e fetar dhe druaj se ky vakuum do të shfrytëzohet nga fuqi që nuk ia duan të mirën rajonit", ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar komisionerin Hahn për ardhjen e tij në Kosovë, menjëherë pas publikimit të raportit të progresit./lajmi.net

 

.

Një grua plagoset me armë në një parukeri në Lezhë

Posted: 11 Nov 2016 06:00 AM PST

Disa të shtëna janë dëgjuar brenda parukerisë paraditen e sotme kur një person hyri me armë në dorë duke qëlluar mbi pronaren për arsye të panjohura. E plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Lapsi.al

.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more