Skip to main content

“Allegri i hidhëruar me lojtarët e tij” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Allegri i hidhëruar me lojtarët e tij” plus 9 more Telegrafi Futboll


Allegri i hidhëruar me lojtarët e tij

Posted: 02 Nov 2016 04:06 PM PDT

Massimiliano Allegri është hidhëruar me lojtarët e tij pas barazimit kundër Lyonit, në një ndeshje në të cilën patën epërsi deri në minutën e 85-të.

Bianconerët shënuan në pjesën e parë me anë të Gonzalo Higuainit nga penaltia, por argjentinasi e humbi një shans shumë të mirë më pas për ta dyfishuar rezultatin.

Ndërsa kur po afrohej fundi i takimit, francezët u treguan të rrezikshëm dhe barazuan me anë të Corentin Tolissos, ndërsa Alexandre Lacazette mundi që ta shënonte edhe golin e fitores në minutat shtesë.

Juve dështon të fitojë (Video) Juve dështon të fitojë (Video)

"Isha i hidhëruar kur ua mundësuam atë shansin e madh në minutën e fundit".

"Gjëja pozitive është se objektivi ynë është që të kualifikohemi dhe ne jemi akoma në pozitë të mirë për t'ia arritur qëllimit", ka thënë strategu italian pas ndeshjes. /Telegrafi/

The post Allegri i hidhëruar me lojtarët e tij appeared first on Telegrafi.

Zidane: Duhet të harrojmë këtë takim

Posted: 02 Nov 2016 04:04 PM PDT

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas barazimit 3-3 ndaj Legias.

Tekniku francez ka thënë se ata u befasuan nga vendasit dhe se kjo ndeshje duhet harruar.

Legia 3-3 Real, notat e lojtarëve (Foto) Legia 3-3 Real, notat e lojtarëve (Foto)

“Ashtu si shkoi ndeshja, rezultati nuk më befason. Por, natyrisht nuk shkoi ashtu si kemi pritur ne”.

“Durim, duhet të harrojmë ndeshjen e sotme e cila ka komplikuar ambiciet tona për vendin e parë në grup”.

“Nuk humbën në fund dhe kjo është diçka e mirë, edhe pse ndeshja është pak e çuditshme", ka thënë Zidane. /Telegrafi/

The post Zidane: Duhet të harrojmë këtë takim appeared first on Telegrafi.

Paraqitja fantastike e Kovacic në statistika (Foto)

Posted: 02 Nov 2016 03:47 PM PDT

Goli i Mateo Kovacic ka shpëtuar Real Madridin nga humbja ndaj Legias së Varshavës.

Kroati ndaj klubit polak ka kompletuar 85 pasime nga 88 të mundeshe dhe kjo nuk i kishte ndodhur më parë atij me Realin në të gjithë garat.

Pasimet e Kovacic ndaj Legias.

Pasimet e Kovacic ndaj Legias.

Statistikat e Kovacic ndaj Legias:

Saktësia e pasimeve: 97%

Shanset e krijuara: 2

Gjuajtjet: 2

Driblimet: 2

/Telegrafi/

The post Paraqitja fantastike e Kovacic në statistika (Foto) appeared first on Telegrafi.

Leicesteri ndryshon historinë e Ligë së Kampionëve

Posted: 02 Nov 2016 03:21 PM PDT

Leicester City ka barazuar me rezultat 0-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Copenhages.

Skuadra angleze tashmë prinë në Grupin G me dhjetë pikë.

Shtëpia e re 2.5 milionë funte e Vardyt, është thjeshtë përrallore (Foto) Shtëpia e re 2.5 milionë funte e Vardyt, është thjeshtë përrallore (Foto)

Por, me këtë 'Dhelprat' janë skuadra e vetme në historinë e Ligës së Kampionëve që nuk kanë pranuar gol në katër takimet e para në këtë garë.

Në vendin e dytë në grup është Porto me shtatë pikë. /Telegrafi/

The post Leicesteri ndryshon historinë e Ligë së Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Klubet që e kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Posted: 02 Nov 2016 03:09 PM PDT

Ka përfunduar xhiroja e katërt e fazës grupore të Ligës së Kampionëve dhe tashmë disa prej klubeve e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt.

Në Grupin A, Arsenali dhe Paris Saint-Germaini kanë nga dhjetë pikë dhe tashmë ndodhen në fazën tjetër. Në dy xhirot e mbetura, këto klube do të luftojnë për pozitën e parë në grup. Ndërkohë, Baseli dhe Ludogorets Razgrad që kanë nga një pikë, do të konkurrojnë për Europa League.

Atletico Madridi me 12 pikë dhe Bayern Munichu me nëntë pikë, po ashtu e kanë siguruar progresin e mëtutjeshëm nga Grupi D. Bavarezët do ta kenë të vështirë t'ua marrin kreun Los Rojiblancos. PSV Eindhoven dhe FC Rostov kanë nga një pikë dhe do të garojnë për një vend në Ligën e Evropës.

Borussia Dortmundi ndodhet në fazën e eliminimit direkt me 10 pikë nga Grupi F, derisa Real Madridi ka tetë pikë dhe në dy xhirot e mbetura duhet t'i sigurojë pikët e mjaftueshme për t'u kualifikuar. /Telegrafi/

The post Klubet që e kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Legia 3-3 Real, notat e lojtarëve (Foto)

Posted: 02 Nov 2016 03:02 PM PDT

Real Madridi ka barazuar në Ligën e Kampionëve ndaj Legias së Varshavës me rezultat 3-3.

Golat në këtë takim për Los Blancos i shënuan Gareth Bale, Karim Benzema dhe Mateo Kovacic.

E si të ishte ndryshe, goli i Bales vendos rekord te Reali E si të ishte ndryshe, goli i Bales vendos rekord te Reali

Më i miri ishte Bale, ndërsa me poshtë keni notat e lojtarëve. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Legias:

capture-20161102-225526

Notat e lojtarëve të Realit:

capture-20161102-225612

Bale u vlerësua me notën 9.7

 

The post Legia 3-3 Real, notat e lojtarëve (Foto) appeared first on Telegrafi.

Juve 1-1 Lyon: Vlerësimi i lojtarëve (Foto)

Posted: 02 Nov 2016 02:52 PM PDT

Juventusi gaboi në fund të ndeshje skundër Lyonit duke pranuar gol dhe kështu nuk arriti të fitonte.

Bianconerët bënë paraqitje të mira, por në periudha të caktuara, sidomos në pjesën e dytë, mysafirët bënë po ashtu lojë të mirë.

Juve dështon të fitojë (Video) Juve dështon të fitojë (Video)

Individualisht u veçua Mario Mandzukic, i cili mori notën më të lartë (7.4), kurse pas tij te bardhezinjtë u rendit Claudio Marchisio (7.1).

Golashënuesi i Lyonit, Corentin Tolisso, u vlerësua me notën më të lartë te ekipi i tij (7.3), së bashku me Maxime Gonalons.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve:

Notat e lojtarëve në ndeshjen Juventus-Lyon.

Notat e lojtarëve në ndeshjen Juventus-Lyon.

/Telegrafi/

The post Juve 1-1 Lyon: Vlerësimi i lojtarëve (Foto) appeared first on Telegrafi.

Askush nuk e priste, Legia ndal Realin (Video)

Posted: 02 Nov 2016 02:37 PM PDT

Real Madridi ka barazuar në Ligën e Kampionëve ndaj Legias së Varshavës me rezultat 3-3.

Mysafirët ishin dukshëm më të mirë, por futbollistët e Legias ishin shumë konkret para portës së spanjollëve.

Goli i parë në këtë takim erdhi vetëm pas 57 sekondash nga Gareth Bale dhe ishte thjesht fantastik.

cwseafewgaue36h

I dyti u shënua nga Karim Benzema në minutën e 35-të, pas një asistimi nga Bale. Ndërsa pas pesë minutash shënuan vendasit një gol të bukur nga Vadis Odjidja-Ofoe dhe me rezultat 1-2 skuadrat shkuan në pushim.

Vendasit në pjesën e dytë ishin thjesht fantastik, ata arritën të shënojnë dy gola me anë të dyshes Miroslav Radovic (58') dhe Thibault Moulin (83').

cwsbennwaaapl0f

Realin nga humbja e shpëtoi Mateo Kovacic, i cili shënoi në minutën e 85-të pas një asistimi nga Daniel Carvajal.

Pas këtij barazimi në Grupin F prinë Borussia Dortmund me dhjetë pikë, dy më shumë se Real Madridi në vendin e dytë. Kurse në vendin e tretë vazhdon Sportingu me tre pikë dhe në fund Legia me një.

Vlen të theksohet se BVB tashmë ka siguruar fazën tjetër. /Telegrafi/

The post Askush nuk e priste, Legia ndal Realin (Video) appeared first on Telegrafi.

Juve dështon të fitojë (Video)

Posted: 02 Nov 2016 02:36 PM PDT

Juventusi nuk ka arritur të fitojë kundër Lyonit (1-1) dhe kështu e ka shtyrë kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, duke mbetur prapa Sevillas në Grupin H.

Zonja e Vjetër e dominoi pjesën e parë duke e kontrolluar lojën dhe arriti të realizojë një gol.

Pas një aksioni të Bianconerëve të iniciuar nga Gonzalo Higuain, Sturaro u ndal në mënyrë të palejuar në zonë dhe arbitri akordoi penalti. Përgjegjësinë e mori vet Higuain dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (14').

Gonzalo Higuain shënoi nga penaltia.

Gonzalo Higuain shënoi nga penaltia.

Në vazhdim Claudio Marchisio goditi fuqishëm, por shtylla ishte në ndihmë të mysafirëve. Më pas Mario Mandzukic krijoi një rast shumë të mirë për Higuain, por ai goditi mbi portë.

Loja e mirë e vendasve vazhdoi edhe në gjysmën e dytë, mirëpo skuadra franceze u tregua shumë e rrezikshme në periudha të caktuara.

Dhe pas një harkimi nga gjuajtja e lirë të Ghezzal, Corentin Tolisso ia doli ta barazonte rezultatin (85').

Corentin Tolisso mban gjallë shpresat e Lyonit për kualifikim.

Corentin Tolisso mban gjallë shpresat e Lyonit për kualifikim.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Sevilla ka fituar me rezultat 4-0 kundër Dinamo Zagrebit. Andaluzianët kryesojnë grupin me 10 pikë, dy më shumë se Juventusi që pozicionohet në vend të dytë. /Telegrafi/

The post Juve dështon të fitojë (Video) appeared first on Telegrafi.

Legia barazon rezultatin ndaj Realit (Video)

Posted: 02 Nov 2016 02:04 PM PDT

Legia e Varshavës ka barazuar rezultatin në 2-2 ndaj Real Madridit.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 58-të nga Miroslav Radovic.

Kurse i pari për vendasit nga Vadis Odjidja-Ofoe. /Telegrafi/

The post Legia barazon rezultatin ndaj Realit (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more