Skip to main content

“Sfida e rrezikshme që po pushton rrjetet sociale, ja si e pësoi vajza (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Sfida e rrezikshme që po pushton rrjetet sociale, ja si e pësoi vajza (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Sfida e rrezikshme që po pushton rrjetet sociale, ja si e pësoi vajza (Video)

Posted: 18 Oct 2016 02:12 PM PDT

 

Sfida më e fundit që po pushton rrjetet sociale është veshja e 100 rrobave në trup dhe më pas heqja e tyre përpara kamerës.

Por, për një vajzë nga Florida e SHBA-ve, kjo gjë ka shkuar keq.

Vajza e ka pranuar sfidën dhe i ka veshur rrobat, por heqja e tyre ishte e pamundur. Ajo ka ngecur brenda tyre, transmeton shekulli.

Mund ta shihni dhe në video duke qarë, por edhe duke marrë frymë me vështirësi.

The post Sfida e rrezikshme që po pushton rrjetet sociale, ja si e pësoi vajza (Video) appeared first on Telegrafi.

Momenti kur serbja vjedh telefonin mobil në butik (Video)

Posted: 18 Oct 2016 12:21 PM PDT

Kamerat e sigurisë në një lokal të quajtur Hong Kong në qytetin Çaçak në Serbi, ka filmuar momentin kur një ‘kliente’ vjedh një telefon mobil të cilin e gjen në rafte.

Pronari i lokalit u bën thirrje të gjithë atyre që kanë pasur rastin ta shohin videon, që ta ndihmojnë në identifikimin e gruas që ka vjedhur telefonin e një klienti tjetër që e kishte harruar në lokalin e tij, transmeton Telegrafi.

“Konsideroj se duhet vepruar sipas ligjit – ajo çfarë nuk është e juaja, nuk duhet ta merrni ose thjesht duhet ta dërgoni në stacionin më të afërt të policisë”, thuhet në një mesazh të dërguar nga pronari i lokalit. /Telegrafi/

 

The post Momenti kur serbja vjedh telefonin mobil në butik (Video) appeared first on Telegrafi.

Dasma për pak u kthye në tragjedi, pasi nusja gati u mbyt në pishinë (Video)

Posted: 18 Oct 2016 08:21 AM PDT

Në Bejrut të Libanit, dasma ka mundur të kthehet në tragjedi, pasi nusja dhe dhëndri janë hedhur në pishinë.

Fustani i gjatë i nuses është mbushur me ujë dhe pesha e rëndë ka filluar ta tërheqë teposhtë, transmeton Telegrafi.

Nusja dhe dhëndri pozonin pranë veturës së tyre, por diçka e papritur u ndodhë (Foto/Video) Nusja dhe dhëndri pozonin pranë veturës së tyre, por diçka e papritur u ndodhë (Foto/Video)

Në videon e postuar, shihen të sapomartuarit që numërojnë dhe pastaj hidhen në ujë, teksa të gjithë brohorasin. Por, atmosfera gazmore kthehet në shqetësim, pasi gruaja nuk mund të dilte në sipërfaqe.

Në drejtim të çiftit nuk shkon askush, por dikush i del në ndihmë duke ia zgjatur mbajtësen e kamerës.

Megjithëse filmimi përfundon me ata në pishinë, besohet se kanë shpëtuar pa lëndime. /Telegrafi/

The post Dasma për pak u kthye në tragjedi, pasi nusja gati u mbyt në pishinë (Video) appeared first on Telegrafi.

Dënim për burrin që mbante një shqiponjë në kuzhinë (Foto)

Posted: 18 Oct 2016 06:50 AM PDT

Adam Smithit nga Pembroke i Wales, i është ndaluar të mbajë kafshë për dhjetë vjetë, pasi e kishte lidhur një shqiponjë në kuzhinë dhe kujdesej për të sikur të ishte manar.

Shkaku i izolimit në një vend të vogël, shpeza kishte gjendje të mjerueshme dhe as që mund t'i hapte krahët, transmeton Telegrafi.

Madje, me vështirësi e ngrehte kokën, sepse ishte ushqyer keq, rrinte në hapësirë të errët dhe pa ajër të pastër.

Pasi është bërë ky zbulim gjatë muajit maj, banesa e 54-vjeçarit është pastruar dhe dezinfektuar, nga frika se mund të përhapet ndonjë sëmundje.

Pos ndalesës prej një dekade që të mos mbajë kafshë, ai është detyruar të punojë për 12 muaj për komunitetin pa pagesë dhe për të paguar afro njëmijë funte gjobë. /Telegrafi/

denim-per-burrin-qe-mbante-nje-shqiponje-ne-kuzhine-foto-2

denim-per-burrin-qe-mbante-nje-shqiponje-ne-kuzhine-foto-3

The post Dënim për burrin që mbante një shqiponjë në kuzhinë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Mësuesja shqiptare e matematikës ngre këmbët, tregon më shumë se ç’duhet (Foto,+16)

Posted: 18 Oct 2016 03:45 AM PDT

Një situatë jo e zakontë ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare të Laçit, teksa nxënësit kanë parë veprime jo etike.

Mësuesja e matematikës, siç duket edhe në fotot e mëposhtme të publikuara nga 'Jeta Osht Qef', ka treguar më shumë se ç'duhet duke ngritur këmbët teksa ishte ulur në tavolinën e saj.

Nxënësit madje kanë fotografuar këtë skenë, që tregon qëndrimin aspak etik të mësueses së tyre dhe veshjen e saj.

e3

e2

The post Mësuesja shqiptare e matematikës ngre këmbët, tregon më shumë se ç'duhet (Foto,+16) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more