Skip to main content

Mesazhi.com: “Reali mposht Bilbaon” plus 9 more

Mesazhi.com: “Reali mposht Bilbaon” plus 9 more


Reali mposht Bilbaon

Posted: 23 Oct 2016 01:43 PM PDT

Real Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme në një ndeshje të vështirë përballë Athletic Bilbaos me rezultat 2-1.

    Karim Benzema në minutën e shtatë zhbllokoi sfidën për 1-0.

    Sabin Merino barazoi në të 28-tën, për të hapur sfidën deri në fund të ndeshjes.

    Fitoren Realit ia solli Alvaro Morata , ku shfrytëzoi një gabim të portierit për ta vulosur rezultatin përfundimtar.

    Pas kësaj fitore Reali është lider i La Ligës me 21 pikë, një më shumë se ndjekësi Sevilla.

    The post Reali mposht Bilbaon appeared first on Mesazhi.com.

Moska konfirmon sulmin kibernetik ndaj Ministrisë së Jashtme

Posted: 23 Oct 2016 01:23 PM PDT

“Faqja zyrtare e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme është sulmuar. Ekspertët janë duke punuar për të zbuluar sulmuesit”, tha Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

CNN thotë se sulmi kibernetik ishte kryer nga hakeri amerikan me emrin e koduar ‘The Jester’, kurse në deklaratën të cilën hakeri e dha për CNN ka thënë se sulmin e ka kryer si “paralajmërim” për autoritetet ruse ndaj përpjekjeve të fundit të hakerëve rus për të sulmuar SHBA-të.

The post Moska konfirmon sulmin kibernetik ndaj Ministrisë së Jashtme appeared first on Mesazhi.com.

Këto janë institucionet që kompania britanike do ta ndihmojë Kosovën në përzgjedhjen e udhëheqësve

Posted: 23 Oct 2016 10:37 AM PDT

Më 17 tetor 2016, në kuadër të projektit "Fuqizimi i qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies të institucioneve të Kosovës", Ambasada Britanike ka nënshkruar kontratë me kompaninë BDO LLP në partneritet me kompaninë A&DC, për t'i ndihmuar institucionet e Kosovës në rekrutimin e kandidatëve për pozita të larta të institucioneve publike të Kosovës.

Kompania BDO LLP është dega e kompanisë ndërkombëtare BDO në Britani të Madhe, njofton Ambasada e këtij shteti përmes një njoftimi për media. Sipas njoftimit, kjo kompani është pjesë e 5 rrjeteve më të mëdha të shërbimeve profesionale në botë, e cila ka përvojë për më shumë se 30 vjet në dhënien e asistencës teknike.

"Kompanitë BDO dhe A&DC janë përzgjedhur pas një procesi konkurrues të tenderimit. Së bashku ato kanë përvojë të konsiderueshme në menaxhim dhe këshillim të proceseve të rekrutimit. Në bashkëpunim me institucionet përkatëse të Kosovës, kompania BDO në bashkëpunim me A&DC do të jetë përgjegjëse për përgatitjen e listës së ngushtë të kandidatëve më të mirë për t'u përzgjedhur në pozitat e larta të shpallura, listë e cila do të përpilohet përmes një procesi transparent dhe të paanshëm rekrutimi", thuhet në njoftimin për media. "Përzgjedhja përfundimtare e kandidatit/es do të bëhet nga institucionet e Kosovës. Kompania BDO në bashkëpunim me A&DC do të mentorojë dhe këshillojë kolegët vendas me praktikat më të mira të rekrutimit dhe komunikimit të rezultateve të proceseve të rekrutimit tek institucionet përkatëse dhe tek publiku i gjerë", thuhet në njoftim.

Ky është projekt i përbashkët me Parlamentin e Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës. Të tre palët janë dakorduar për një listë prej 30 pozitave të lira brenda 20 institucioneve të Kosovës, të cilat do të rekrutohen para fundit të muajit mars në vitin 2017.

Lista e pozitave për rekrutim është si vijon:

Drejtor i Doganës së Kosovës
Kryetar i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë
Anëtar i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë
Bordi i KEK-ut
Bordi i Telekomit të Kosovës
Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme
Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë
Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë
Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Edukimit
Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim
Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë
Sekretar Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Pronë
Bordi Mbikëqyrës i Agjencisë Kosovare për Pronë
Drejtor i Institutit për Mjekësi Ligjore
Drejtor i Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim
Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Akreditim
Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve
Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë e Shoqërisë së Informacionit
Qëllimi thelbësorë i kësaj përkrahje është krijimi i një administrate publike më profesionale, të pavarur dhe transparente me fokus të fuqishëm që të marr vlerë më të madhe për para, dhe po ashtu shpenzimin e duhur të parave publike dhe njëkohësisht ndërtimin e besimit në institucionet publike. Me konkretisht, ky projekt synon të vendosë standarde të reja për proceset e rekrutimit të pozitave publike në Kosovë.

Me këtë rast, ambasadori britanik Ruairí O'Connell tha se nepotizmi dhe klientelizmi janë probleme për Kosovën.

"Unë kam kënaqësinë që ne mund të mbështesim Kuvendin e Kosovës dhe Qeverinë e Kosovës për të bërë ndryshime pozitive. Ky është vetëm fillimi. Është një proces i gjatë dhe suksesi mund të arrihet vetëm me angazhimin politik nga udhëheqësit e Kosovës, me mediat aktive dhe me një shoqëri civile që kërkojnë llogaridhënie nga institucionet. Unë shpresoj se ky projekt do të kontriboj drejt një administrate publike më profesionale, efikase, llogaridhënëse dhe të pavarur", thuhet në njoftim.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se zatimi i marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar është vetëm fillimi i një procesi të rëndësishëm për depolitizimin e pozitave të larta shtetërore.

"Qytetarët e Kosovës duhet të punësohen në bazë të profesionalizmit dhe meritokracisë dhe kjo duhet të bëhet normë për institucionet tona".

Kryeministri Isa Mustafa shprehu bindjen se Qeveria e Republikës së Kosovës, gjatë dy viteve të fundit, ka shënuar rezultate evidente në të gjitha aspektet që lidhen me reformat, të cilat kanë rritur në masë të ndjeshme llogaridhënien, transparencën dhe besimin e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtar.

"Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës, ka avancuar politikat që lidhen me rekrutimin e profesionistëve në pozicione të ndryshme në administratë. Edhe kjo marrëveshje, është dëshmi e përkushtimit tonë për të avancuar praktikat dhe kapacitetet e institucioneve dhe fakti i përfshirjes së Ambasadës Britanike, tregon besimin dhe përkushtimin e tyre për proceset në Kosovë", ka thënë Mustafa. "Reformat e jashtëzakonshme në ekonomi, të përshëndetura nga institucionet më kredibile ndërkombëtare, ekspertët, bizneset vendore edhe të jashtme, po përcillen me reformat të rëndësishme ligjore dhe administrative në të gjitha aspektet. Andaj, edhe ky proces që po hyn në fazën finale sot, është një hap i madh në drejtim të fuqizimit të institucioneve tona", ka shtuar ai.

Një prononcim e ka thënë edhe partneri në BDO LLP dhe Shefi i grupit të projekteve ndërkombëtare.

"Jemi shumë entuziastë të punojmë me Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës dhe Ambasadën Britanike në Prishtinë, në këtë projekt financuar nga qeveria britanike për të ndihmuar në implementimin e praktikave të drejta të rekrutimit si dhe përzgjedhjes efektive të kandidatëve në gjithë qeverinë dhe administratën publike. Së bashku me partnerët tanë në A & DC, ne kemi një ekip me përvojë të profesionistëve të gatshëm të ofrojë asistencë teknike për të ndihmuar të gjitha palët në arritjen e objektivave të tyre. Presim me padurim të takojmë hisedarët kryesorë pas lansimit të projektit", ka thënë ai.

The post Këto janë institucionet që kompania britanike do ta ndihmojë Kosovën në përzgjedhjen e udhëheqësve appeared first on Mesazhi.com.

Sevilla mposht Atletico Madridin, merr kreun

Posted: 23 Oct 2016 10:34 AM PDT

Sevilla ka ndalur Atletico Madridin në xhiron e nëntë në La Liga, duke mposhtur 1:0 në ndeshjen që u zhvillua në "Sanchez Pizjuan".

Atletico Madridi ka pësuar humbjen e parë në La Liga, pasi është mposhtur 1:0 nga Sevilla në xhiron e nëntë në La Liga.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Steven Nzonzi në minutën e 73'të.

Pas kësaj humbje, Atletico mbetet në pozitën e tretë me 18 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi që sonte përballet me Bilbaon. Derisa Sevilla ka marrë kreun e tabelës me 20 pikë, një më shumë se Barcelona.

The post Sevilla mposht Atletico Madridin, merr kreun appeared first on Mesazhi.com.

Chelsea deklason Man Unitedin

Posted: 23 Oct 2016 10:29 AM PDT

Chelsea ka shënuar fitore të thellë kundër Manchesterit me rezultat 4-0, në ndeshjen e javës së nëntë të Premierligës.

Me të filluar pjesa e parë skuadra londineze kaloi në epërsi. Pedro Rodriguez shfrytëzoi një gabim të portierit për të shënuar në portën e boshatisur që në minutën e parë.

Gary Cahill në minutën e 21-të dyfishoi rezultatin, për të përmbyllur pjesën e parë me 2-0.

Edhe pjesa e dytë ishte e nyejt si e para, ku Chelsea shënoi edhe dy gola tjerë.

Së pari Eden Hazard në minutën e 62-të qoi shifrat në 3-0, kurse tetë minuta më vonë N'Golo Kante shënoi golin e katërt për rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Chelsea ngjitet në pozitën e katërt me 19 pikë, ndërsa Manchesteri mbetët në pozitën e shtatë me 14 pikë.

The post Chelsea deklason Man Unitedin appeared first on Mesazhi.com.

Egjipt, suspendohet prezantuesja, quajti Mursin “Zotëri President”

Posted: 23 Oct 2016 10:10 AM PDT

Autoritetet egjiptiane suspenduan prezantuesen e cila gjatë programit të drejtpërdrejtë presidentin e rrëzuar egjiptian Mohamed Morsi e ka quajtur “Zotëri Presidenti”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Informacionin për suspendimin e prezantueses Mona Shukri e konfirmoi kreu i programit të lajmeve të televizionit egjiptian Khaled Mehann.

The post Egjipt, suspendohet prezantuesja, quajti Mursin “Zotëri President” appeared first on Mesazhi.com.

Arrestohet një person nga Shqipëria, tentoi të fute 40 kilogram drogë në Kosovë

Posted: 23 Oct 2016 05:51 AM PDT

Një njësi patrulluese e Policës së Kosovës në pikën kufitare në Vermicë, të shtunën derisa ishte me detyrë zyrtarë në pikë vëzhgimi, afër bregut të liqenit ka vërejtur një person duke lëvizur në këmbë nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës , duke shfrytëzuar rrugën afër bregut të liqenit.

Personi i dyshuar (A. M. -1977 Shtetas i Shqipërisë) është vërejtur se posedonte (të ngarkuara) me vete disa qese të dyshuara prej najloni dhe me të vërejtur këtë njësia Policore ka ndërmarrë veprime taktike për arrestimin e tij.

I dyshuari ngarkesën e tij të cilën e posedonte me vete e ka hedhur në tokë, dhe ka filluar të ikë në drejtim të pjesës malore, mirëpo falë veprimeve të shpejta taktike të njësisë policore i dyshuari është arrestuar.

Policia ka arritur të sekuestrojë edhe ngarkesën e dyshuar të cilën e kishte e kishte hedhur i dyshuari, e cila ishte e vendosur në tre (3) thasë të mëdhenj.

Gjate kontrollit dhe verifikimit të thasëve janë vërejtur gjashtëdhjetë e lëndë narkotike e llojit marihuanë.

Pesha totale e substancës së dyshuar për narkotik të llojit marihuanë arrin rreth 40 kg, apo saktësisht 39 kg e 035 gr.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë.

The post Arrestohet një person nga Shqipëria, tentoi të fute 40 kilogram drogë në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Lista Serbe ka bllokuar shndërrimin e FSK-së në ushtri

Posted: 23 Oct 2016 05:47 AM PDT

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli në seminarin "Rose Roth" të NATO-s, që po mbahet për herë të parë në Kosovë, ka thënë se FSK është e gatshme që të shdnërrohet në Forcë të Armatosur të Kosovës, mirëpo që këtë po e pengon Lista Serbe e cila është në koalicion qeverisës në vend, raporton "Zeri.info".

Sipas tij, Ministria e FSK-së, me kohë i ka dërguar Kuvendit dhe Qeverisë dokumentet dhe ligjet e nevojshme për shndërrimin e FSK-së në FAK.

"Në bazë të pakos së Ahtisarit, ne jemi te gatshëm për procesin e shndërrimit të fSK-së në ushtri. I kemi dërguar Kuvendit dhe Qeverisë dy dokumente-ligjet të nevojshme. Mirëpo, kjo s'ka ndodhur deri më tani pasi që gatishmëria e deputetëve të Listës Serbe nuk ka ekzistuar. Kurdo që të vije dakordi politik ne jemi të gatshëm për ushtri", ka deklaruar Demolli.

The post Lista Serbe ka bllokuar shndërrimin e FSK-së në ushtri appeared first on Mesazhi.com.

Operacione në Mosulit, Peshmergët marrin nën kontroll tre fshatra

Posted: 23 Oct 2016 04:04 AM PDT

Forcat Peshmerga kanë marrë nën kontroll 3 fshatra që ndodhen pranë qytezës Bashika në verilindje të Mosulit, qytet i cili është nën kontrollin DEASH në Irak.

Njësitë e Forcave Speciale të IKBY-së (Zeravani), pas fronteve në Bashika dhe Naweran që ndodhen në verilindje të Mosulit, janë afër të bashkohen në të njëjtën pikë.

Kurdët iranian në front për të mbështetur Peshmergët

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë së Kurdistanit, e cila është opozitë në Iran dhe me Peshmergët burra dhe gra kanë ardhur në frontin Naweran.

Me operacionin i cili nisi në orët e para të mëngjesit, synohet që qyteza Bashika që ndodhet 20 kilometra larg qendrës së Mosulit të mirret nga DEASH-i.

DEASH më shumë se 2 vite e gjysëm ka nën kontroll qytezën ku shumica e popullsisë janë të krishterë dhe jezidë.

Edhe ushtarët turq janë në atë rajon

Ushtarët turq që nga viti i kaluar janë të vendosur në rajonin Bashika për t’i trajnuar anëtarët e Gardës Nineva e cila përbëhet nga luftëtarët nga Mosuli. Mes rajonit ku konfliktet janë më intensive dhe kampi ka vetëm disa kilometra.

The post Operacione në Mosulit, Peshmergët marrin nën kontroll tre fshatra appeared first on Mesazhi.com.

Drejtësia në atë që posedon

Posted: 23 Oct 2016 03:56 AM PDT

The post Drejtësia në atë që posedon appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more