Skip to main content

Mesazhi.com: “Prishtina pëson humbje nga Rilski” plus 9 more

Mesazhi.com: “Prishtina pëson humbje nga Rilski” plus 9 more


Prishtina pëson humbje nga Rilski

Posted: 26 Oct 2016 02:08 PM PDT

Prishtina edhe pse e dërgoi ndeshjen në vazhdime duke barazuar në fund 93:93, nuk ka arritur të fitojë ndaj Rilskit.

Prishtinasit i nisën mirë vazhdimet, por në fund u dorëzuan pas disa gabimeve.Ndeshja u mbyll m rezultat 104:100 në të mirë të bullgarëve.

Kjo ishte humbja e dytë e Prishtinës në FIBA Europe Cup.

The post Prishtina pëson humbje nga Rilski appeared first on Mesazhi.com.

United eliminon Cityn

Posted: 26 Oct 2016 02:01 PM PDT

Skuadra e Manchester Unitedit doli fitues i derbit lokal nda Cityt.

Takimi i rëndësishëm për Kupën e Ligës u mbyll me fitore të vendasve me rezultat minimal 1 me 0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi mesfushori spanjoll, Juan Mata në minutën e 54-të.

Me këtë fitore ekipi i Jose Mourinhos vazhdon për në çerek-finale të EFL CUP.

The post United eliminon Cityn appeared first on Mesazhi.com.

Turqia inkurajohet që të përfshihet në operacionin për Mosulin

Posted: 26 Oct 2016 09:30 AM PDT

Ushtarët turq duhet të përfshihen në operacionin për çlirimin nga DEASH-i të qytetit të dytë irakian, Mosulit, deklaroi të mërkurën komandanti i një ushtrie që llogaritet degë e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), raporton Anadolu Agency (AA).

Komandanti i brigadës Sultan Murati, Shihli Shihli tha se është i shqetësuar për insistimin e milicëve shiite që ti bashkohen operacionit për çlirimin e Mosulit.

"Turqia duhet ti bashkohet operacionit për Mosulin sepse ka ushtarë të fortë dhe me përvojë", tha Shihli, për të shtuar se Turqia asnjëherë nuk ka parashtruar kërkesa për të marrë naftë nga Mosuli.

"Iraku është shtet i pasur me naftë, por ne e dimë se Turqia nuk ka kërkesa për të marrë ndonjë nga zonat e pasura të Irakut", tha më tej Shihli.

Ai paralajmëroi se nëse grupi i milicisë shiite, al-Hashd al-Shabi i bashkohet operacionit në Mosul, atëherë e ardhmja e Irakut dhe e paqes rajonale mund të rrezikohet.

Ankaraja në mënyrë të vazhdueshme ka paralajmëruar për rrezikun nga lufta sektare nëse lejohet hyrja e milicisë shiite në Mosulin kryesisht sunit.

Në disa pjesë të Irakut të cilat u çliruan nga DEASH-i siç janë Falluxha dhe Ramadi, ka pasur akuza për keqtrajtime të civilëve sunitë nga ana e luftëtarëve shiitë.

The post Turqia inkurajohet që të përfshihet në operacionin për Mosulin appeared first on Mesazhi.com.

Stojanoviq: Nuk bisedojmë për Ushtrinë dhe nuk e votojmë Demarkacionin

Posted: 26 Oct 2016 07:00 AM PDT

Lista Serbe nuk do të kthehet në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës në rrethanat e krijuara politike, ka thënë zëvendëskryeministri, Branimir Stojanoviq.

Si një zyrtar i lartë shtetëror i Kosovës, Branimir Stojanoviq, në një intervistë për seksionin në gjuhën serbe të Radios Evropa e Lirë, e bën të qartë se Lista Serbe mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave të komunitetit serb.

Vendimin për bojkotimin e punës së institucioneve qendrore, ky subjekt politik që përfaqësohet me 11 deputetë në Kuvend, e mori nga momenti kur ligjvënësit votuan Ligjin për Trepçën dhe më pas atë për Investimet Strategjike.

Stojanoviq thotë se këto dy ligje nuk janë në interesin e serbëve, andaj edhe është marrë vendimi për braktisjen e institucioneve qendrore.

"Vendimi për miratimin e Ligjit për Trepçën nuk është në interesin e bashkësisë serbe dhe dikush është dashur ta mendonte këtë para se ta merrej vendimi. Po ashtu edhe Ligji për Investime Strategjike nuk është në interesin e serbëve dhe edhe për këtë dikush është dashur të mendonte para se të vendosej", thotë Stojanoviq.

Përfaqësuesit e kësaj Liste, vijon ai, u përgjigjen vetëm votuesve që i kanë zgjedhur, andaj edhe angazhohen për mbrojtjen e interesave të tyre.

Një hap tjetër që do të ndërmarr Lista Serbe, sipas tij, është që t'i informoj institucionet në Bashkimin Evropian dhe qeveritë perëndimore me qëndrimet e këtij subjekti politik.

Në funksion të politikave të pavarura të Listës Serbe nga agjenda politike e Qeverisë së Kosovës është vlerësuar edhe vizita e fundit e Stojanoviqit në Bruksel.

Por, ai mendon se problemi qëndron te fakti që agjenda e Qeverisë së Kosovës nuk i përfshinë interesat e serbëve të Kosovës.

"Ajo agjendë që nuk i përmban interesat e popullit serb dhe bashkësisë serbe, për ne nuk është agjendë relevante", thekson Stojanoviq.

Tutje, Stojanoviq thotë se nëse institucionet e Kosovës nuk kanë dashur t'i konsultojnë 3 mijë punëtorë të Trepçës dhe menaxhmentin që ka punuar atje për 17 vjet, duke aluduar në pjesën e Trepçës që menaxhohet nga strukturat serbe, atëherë, sipas tij, si mund të pritej që Lista Serbe ta hesht këtë fakt.

Ndërkaq, duke iu referuar ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si një proces që po zgjat më tepër se një vit për shkak të mospajtimeve politike, Stojanoviq konfirmon se Lista Serbe nuk do të kthehet në Kuvend nëse eventualisht do të shtrohet çështja e votimit.

"Është më se e qartë se ka pak gjasa që të votohet në Kuvend kjo marrëveshje", thotë Stojanoviq, duke rikujtuar se për Demarkacionin nuk ka pajtim as te partitë shqiptare.

Në rrethanat e krijuara politike, Lista Serbe, sipas Stojanoviqit, nuk dëshiron të diskutoj fare me Qeverinë e Kosovës as në lidhje me themelimin e Forcave të Armatosura.

Themelimi i këtyre forcave është i varur nga vota e deputetëve serb, pasi që Kushtetuta e Kosovës e njeh votimin e dyfishtë i cili kërkon mbështetjen e dy të tretave të komuniteteve pakicë në Kuvend.

"Mendoj se nuk është racionale dhe reale që dikush të paramendoj se do të mund të diskutojë me neve në lidhje me këtë temë kur është krijuar një atmosferë e tillë në të cilën serbët jetojnë", ka thënë Stojanoviq.

Që çështja e Ushtrisë së Kosovës të mund të diskutohet me Listën Serbe, Stojanoviq thotë se duhet të ndryshohet gjendja aktuale, duke hequr dorë nga Ligji për Trepçën, nga ai për investimet strategjike si dhe të krijohen kushtet për kthimin e serbëve të zhvendosur nëpër shtëpitë e tyre.

Krejt në fund, Stojanoviq shpreh shqetësimin e tij edhe në lidhje me vonesat në procesin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

"Në rrethanat aktuale politike mendoj se nuk është reale të pritet që kjo do të ndodhë shpejt. Ka shumë deklarata se Asociacioni do të themelohet, por vendim nuk ka dhe kjo për ne është shqetësuese", thekson Stojanoviq.

Zvarritjet që po i bëhen themelimit të Asociacionit, sipas Stojanoviqit, duhet të adresohen te faktori ndërkombëtar për të sqaruar pse institucionet e Kosovën nuk po e zbatojnë një marrëveshje që e kanë nënshkruar vet.

Lista Serbe në Prishtinë shihet edhe si një lloj produkti i dalë nga dialogu politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ky subjekt politik ishte mbështetur nga Beogradi zyrtar në zgjedhjet e fundit në Kosovë të mbajtura në të dyja nivelet.

The post Stojanoviq: Nuk bisedojmë për Ushtrinë dhe nuk e votojmë Demarkacionin appeared first on Mesazhi.com.

Seanca e jashtëzakonshme për grupin “Drenica’ nesër në ora 10:00

Posted: 26 Oct 2016 06:57 AM PDT

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që nesër të mbahet seanca e jashtëzakonshme duke filluar nga ora 10, për vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj rastit ‘Drenica’.

Këtë e ka bërë të ditur anëtarja e Kryesisë së Kuvendit, Aida Derguti, e cila sqaroi se në seancë do të flitet për vlerat e luftës pas situatës së krijuar nga vendimi i Apelit për rastin 'Drenica'.

"Për mbajtjen e kësaj seance ka pasur pajtim nga gjithë anëtarët e kryesisë ndërsa për mbajtjen e kësaj seance janë mbledhur 40 nënshkrime", ka thënë ajo.

The post Seanca e jashtëzakonshme për grupin "Drenica' nesër në ora 10:00 appeared first on Mesazhi.com.

Turqia investon në dy projekte në Gjakovë

Posted: 26 Oct 2016 04:16 AM PDT

Renovimi i konviktit të nxënësve dhe studentëve "Sadik Stavileci" dhe i objektit historik të shkollës "Mejtepi Ruzhdie" janë dy projekte të cilat Komuna e Gjakovës është duke i realizuar në bashkëpunim me Ambasadën turke.Kështu njoftoi kryetarja Mimoza Kusari-Lila në një takim me ambasadoren turke, Kıvılcım Kiliç.

Kryetarja Kusari – Lila e ka falënderuar shtetin turk, i cili përmes organizatës qeveritare TIKA por edhe përmes formave të tjera tash e sa kohë është duke investuar në komunën e Gjakovës.Ndërsa, ambasadorja turke ka thënë se për të personalisht Gjakova është njëri prej qyteteve më të dashura në Kosovë, prandaj edhe angazhimi për investime të tilla po bëhet me dëshirën më të mirë dhe vullnetin më të madh personal.

The post Turqia investon në dy projekte në Gjakovë appeared first on Mesazhi.com.

Irak, milicët shiit kryejnë sulme hakmarrëse mbi sunitët në Rutba

Posted: 26 Oct 2016 03:58 AM PDT

Kryetari i një fisi në Irak ka akuzuar milicinë shiite se po kryen sulme hakmarrëse mbi popullatën sunite në qytetin Rutba të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

"Milicia 'Hashd al-Shaabi' ka nisur një fushatë të madhe hakmarrëse kundër banorëve të qytetit", deklaroi për AA, Assem al-Kasbi.

Ai njoftoi se pjesëtarët e milicisë shiite kanë shkatërruar me eksploziv një xhami të qytetit dhe u kanë vënë flakën disa shtëpive në qendër të qytetit, të cilin së fundmi e morrën nën kontroll nga militantët e DEASH-it.

E themeluar dy vite më parë, milicia "Hashd al-Shaabi' vepron nën ombrellën e milicisë pro qeveritare e formuar për të luftuar DEASH-in.

The post Irak, milicët shiit kryejnë sulme hakmarrëse mbi sunitët në Rutba appeared first on Mesazhi.com.

Interesimi i Turqisë për Mosulin

Posted: 26 Oct 2016 03:53 AM PDT

 


Ditët e kaluara u bënë skenë e një tensionimi të rrufeshëm ndërmjet Ankarasë dhe Bagdadit në lidhje me praninë ushtarake turke në Irak dhe rolin, që ajo duhet të ketë në operacionin për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH. Për momentin, palët duket se kanë bërë reciprokisht ndryshime në qëndrimet e tyre dhe kjo mundësoi një terren pajtimi, që aktualisht ka shumë gjasa që të jetë i përkohshëm. Sipas gjendjes momentale, ushtria turke nuk do të hyjë në Mosul dhe Bagdadi nuk do të nxjerrë probleme sa i përket pranisë ushtarake të Turqisë në atë zonë. Po ashtu, siç është prononcuar vetë Kryeministri irakian, Haider al-Abadi, në Mosul s'do të hyjnë as milicët e Forcave të Mobilizimit Popullor (PMF/Al-Hashd al-Shaabi), që kundërshtohen fuqimisht nga popullsia sunite në shumicë përreth Mosulit. Megjithatë Bagdadi zyrtar dhe koalicioni ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-së kanë pranuar që në operacion të marrin pjesë milicët e grupit sunit Arabët për Mobilizim Kombëtar (Al-Hashd al-Watani), formuar nga popullata vendase dhe  trajnuar nga Turqia.

Në anën tjetër, kanë filluar edhe vizitat e ndërsjella të delegacioneve, që janë formuar mes qeverisë së Turqisë dhe asaj të Irakut. Sipas një deklarate të Kryeministrit Binali Yildirim në lidhje me këtë çështje, palët kanë rënë dakord që avionët luftarakë turq të mbështesin nga ajri operacionin për çlirimin e Mosulit. Sakaq, Turqia mori ftesë për pjesëmarrje edhe në takimin e Parisit për të ardhmen e Mosulit.

Reagimet e Ankarasë zyrtare për të mos mbetur jashtë ekuacionit në operacionin e Mosulit u keqinterpretuan qëllimisht nga disa qarqe. Ngjarjet nuk kanë të bëjnë aspak me aspiratën e pretenduar të Turqisë, si trashëgimtare e Perandorisë Osmane, për të shtrirë dominimin e saj në rajon.

Qoftë në aspektin humanitar, qoftë dhe në atë të sigurisë, Turqia e ka të pamundur të qëndrojë spektatore, të mos reagojë dhe të mos veprojë përballë luftërave civile në Irak e Siri. Duke qenë se ndan një vijë kufitare shumë të gjatë me këto dy vende, Turqia ka një farë ndjenje vetimponimi për të mbajtur qëndrime të caktuara në lidhje me të ardhmen e këtyre vendeve, që rrjedhimisht ndikojnë gjithashtu ardhmërinë e saj. Dhe është pikërisht ky detyrim ai që e shtyn Turqinë për të mos munguar në terren kur bëhet fjalë për operacionin e Mosulit.

Kjo gjë duhet pranuar: Mosuli ka një tipar me rëndësi shumë të madhe për Turqinë, e cila është detyrimisht e ndjeshme për të ardhmen e Mosulit në këtë periudhë të ritrajtësimit të Lindjes së Mesme. Vakumi pushtetar, që ka shumë gjasa të shfaqet pas operacionit për çlirimin e Mosulit, është një çështje me peshë madhore, e cila e shqetëson me të drejtë Turqinë dhe jo pak. Mjaft e rëndësishme në këndvështrimin e Turqisë është edhe ajo se cili do të jetë elementi dominues si administratë dhe forcë përgjegjëse për sigurinë në Mosul. Po ashtu as që mund të flitej për vijimësinë e një pozicioni pasiv kundër hapjes së një hapësire më të madhe për PKK-në, një organizatë terroriste me rëndësi qendrore në problemin e sigurisë së Turqisë që prej viteve 1980.

PKK-ja ka instaluar një qeverisje faktike dhe ushtarake në qytetin Shengal (Sinjar), në pjesën perëndimore të Mosulit, një situatë kjo që shkakton natyrshëm kokëçarje dhe shqetësim për Turqinë. Organizata terroriste në fjalë po përpiqet të krijojë një fushë influence, që shtrihet nga Iraku deri në zonën e kontrolluar prej PYD-së në Siri, duke mobilizuar popullsinë vendase të Shengalit. Shqetësimi bazë i Turqisë është mbushja e zbrazëtirave autoritare, që do të krijohen në Irak, nga organizata terroriste të tjera të ngjashme me PKK-në dhe DAESH-in. Qendra e Shengalit u çlirua nga pushimi i DAESH-it, por Bagdadi nuk ka vendosur ende plotësisht kontrollin dhe autoritetin e tij në këtë zonë. Prandaj Turqia, duke marrë parasysh edhe zhvillimet aktuale në vendbanimet e tjera të çliruara nga pushtimi i DAESH-it, nuk dëshiron aspak që një situatë e ngjashme me këtë të shfaqet edhe në Mosul. Rrjedhimisht kërkohet që të mbrohet sa më shumë të jetë e mundur struktura sociale dhe ekuilibri politik në Mosul. Efektet negative të zbatimeve dhe praktikave të gabuara e represive të periudhës së ish-kryeministrit Nouri al-Maliki mbi popullatën sunite të Irakut, sikurse në qytete të tjera të vendit, ishin vendimtare edhe për fuqizimin e DAESH-it në Mosul. Kjo është arsyeja që Ankaraja zyrtare vlerësoi si të papërshtatshme dhe kundërshtoi praninë e milicëve të Al-Hashd al-Shaabi në mesin e forcave, që do të hyjnë në Mosul. Mirëpo situata në fjalë e thelloi akoma më shumë vijën e thyerjes aktuale. Konfliktet e reja etnike dhe sektare, të cilat mund të shpërthejnë në Mosul, ka jo pak gjasa që të thellojnë e shumëfishojnë edhe më tepër problemet ekzistuese jo vetëm në Irak, por edhe më gjerë në rajon.

Një tjetër çështje, që i jep më shumë rëndësi operacionit të Mosulit, është rritja e influencës iraniane në Irak dhe efektet e saj mbi politikat e Bagdadit. Kjo gjendje e shtyn Ankaranë që të bëjë hapa për të ruajtur ekuilibrin rajonal. Dhe, si rezultat i natyrshëm i gjithë këtyre zhvillimeve, është formuar një terren partneriteti i ri mbi shqetësimet e përbashkëta ndërmjet Turqisë, qeverisjes rajonale kurde në veri të Irakut dhe arabëve sunitë.

Mjerisht, armiqësia sunito-shiite, produkt i politikave të gabuara amerikane pas pushtimit të Irakut në vitin 2003, aktualisht është përshkallëzuar jashtë mase në këtë vend. Në këto rrethana, çështja se kush do të jenë "çlirimtarët" e Mosulit bart rëndësi madhore. Prandaj s'duhet të neglizhohen kurrsesi ato çfarë kanë bërë në të kaluarën disa elementë në radhët e milicisë shiite të Forcave të Mobilizimit Popullor në qytete të tjera të Irakut. Me të drejtë dhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka vënë theksin mbi këtë situatë.

Dihet botërisht që Al-Hashd al-Shaabi ngrihet në rend të ditës jo rrallëherë për sulme kundër civilëve, që largohen nga qytetet apo vendbanimet e rrethuara për çlirimin e tyre nga pushtimi i DAESH-it. Sipas një deklarate të guvernatorit të provincës Al-Anbar pak kohë më parë, dhjetëra civilë janë vrarë nga këta milicë gjatë procesit të çlirimit të qytetit Al-Fallujah nga DAESH-i, ndërkohë që qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Për të njëjtën gjë flet edhe një raport i publikuar më 9 qershor 2016 nga Komiteti për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut, sipas të cilit, Forcat e Mobilizimit Popullor në Irak janë përgjegjëse për shumë ekzekutime jashtëgjyqësore, tortura, zhdukje dhe trupa apo kufoma të copëtuara kafshërisht. Komiteti për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut ka kërkuar gjithashtu që kjo strukturë të mos ketë rol në operacionin e Mosulit. Kurse organizata "Amnesty International", përmes një raporti me 70 faqe të publikuar më datë 18 korrik, akuzon milicët shiitë për krime lufte.

Shumica dërrmuese e banorëve të qyteteve, që synohen të çlirohen nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH, me të drejtë nuk donin dhe s'duan ende kurrsesi që të kenë të bëjnë me milicët shiitë të organizatës ombrellë Al-Hashd Al-Shaabi. Injorimi i gjendjes aktuale s'do t'i shërbente asnjë kauze tjetër veçse përshkallëzimit të tensionimit ndërsektar në rajon.

Të vlerësosh si një sukses ushtarak zbimin e DAESH-it nga Mosuli pas operacionit dhe të mjaftohesh vetëm me kaq nuk do jetë kurrë një zgjidhje. Kriteret dhe matjet e suksesit duhet të jenë patjetër politike. Ashtu si banorët e Fallujas nuk e konsideruan një çlirim me kuptimin e plotë të fjalës rimarrjen e qytetit të tyre nga qeveria qendrore pas pushtimit të DAESH-it, ashtu dhe shumica e banorëve të Mosulit nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.

Në këtë kontekst, që banorët e Mosulit të ndihen të sigurt pas çlirimit të qytetit të tyre, s'ka asnjë alternativë tjetër përveç asaj që do t'u jepte njësive vendore përgjegjësinë e vendosjes dhe ruajtjes së rendit. "Çlirimi" i Mosulit nuk është e vetmja sprovë përballë qeverisë qendrore irakiane dhe aleatëve të saj. Bagdadi duhet me doemos të realizojë atë, që s'po arrin dot ta bëjë prej vitit 2003 e këtej. Dhe rruga e vetme për në këtë sukses kalon nga rifitimi i besimit të banorëve të Mosulit.

 

Shqipëroi: Hilmi Velagoshti – Gazetar në Departamentin e Transmetimeve të Jashtme, TRT, Ankara

The post Interesimi i Turqisë për Mosulin appeared first on Mesazhi.com.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vonesa e shqyrtimit te lëndëve në gjykata, mundësi për zhvillim të korrupsionit

Posted: 26 Oct 2016 02:45 AM PDT

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), degë e Transparency Internacional në Kosovë, sot ka publikuar studimin më të ri "Pritja për drejtësi" i cili rithekson nevojën për kushte më të mira në gjyqësi dhe të angazhojë më shumë juristë për të zvogëluar numrin e lëndëve në gjykata. Raporti u diskutua në tryezën ku merrnin pjesë përfaqësues të gjykatave, prokurorisë, shoqërisë civile, etj.

KDI ofron këshilla ligjore për dëshmitarë, viktima dhe sinjalizues të korrupsionit, i cili shërbim gjatë gjithë vitit ka pranuar raporte të ndryshme nga qytetarët në lidhje me sistemin e drejtësisë në vend, e në veçanti me kohën që ata duhet të presin derisa çështja e tyre të merr epilog përfundimtar para organeve të drejtësisë.

Rastet që janë raportuar në KDI tregojnë që në gjykata vazhdon të mbetet një numër shumë i madh i lëndëve të vjetra e të pazgjidhura, madje edhe nga viti 1999. Nëse një palë, qoftë në procedurë civile, penale, administrative apo ekonomike nuk e merr drejtësinë në kohë të arsyeshme, atëherë detyrohet t'i drejtohet mënyrave të tjera zgjidhjes së çështjeve të tyre.

"Mënyrat e tjera nënkuptojnë rrugët joligjore si mitdhënia dhe favorizimi, që në vete përbëjnë korrupsion", potencoi Florent Spahija këshilltar ligjor në KDI.

E gjetura tjetër nga raporti është kostoja ekonomike që u shkaktohet palëve por edhe vet shtetit nga vazhdimi i pa fund i gjykimeve për çështjen e njëjtë. Palët në këto raste dalin dy herë të dëmtuara, njëherë si taksapagues pastaj edhe si palë në procedurë.

Visar Sutaj nga KDI theksoi që të gjeturat janë bazuar në hulumtimin e realizuar nga KDI dhe analizimin e statistikave të KGjK-së në lidhje me menaxhimin e lëndëve nga sistemi i drejtësisë. Tutje i njëjti shtoi se "sistemit të drejtësisë i duhen më shumë këshilltarë ligjorë dhe bashkëpunëtorë profesionalë në mënyrë që të zvogëlohet numri i lëndëve dhe që qytetarët të marrin drejtësinë".

Përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z. Agim Maliqi tha se për shumë rekomandime që janë ngritur në raport kanë filluar aktivitete konkrete, është rritur numri i gjykatësve në gjykata themelore për të trajtuar lëndët e natyrave korruptive, ndërsa parashihet edhe trajnimi i tyre. Sa i përket llogaridhënies ai potencoi se ka gjëra që duhet përmirësuar, ndërsa theksoi se ligji i ri parasheh masa ndëshkuese më ashpra, psh gjyqtarët tani mund të shkarkohen për shkak të mosperformancës.

Arton Demhasaj, drejtori i organizatës Çohu tha që dënimi me kusht për lëndët e korrupsionit është nxitje e korrupsionit, ndërsa masat ndëshkuese për lëndët e korrupsionit është e ulët dhe shqetësuese oër parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai poashtu vuri theksin te parashkrimi i lëndëve, si problem kryesor që vazhdon t'a përcjellë punën e gjykatave.

Shërbimin për Këshilla Ligjore për viktima dhe sinjalizues të korrupsionit në KDI përveç mundësisë për të takuar direkt zyrtarin ligjor në zyrën e saj, ka edhe linjën telefonike pa pagesë 0800 77 777, ku qytetarët mund të raportojnë raste korrupsioni, qofshin si dëshmitarë apo viktima të këtyre rasteve. Gjithashtu formë tjetër e raportimit është edhe adresa elektronike info@kdi-kosova.org.

The post Vonesa e shqyrtimit te lëndëve në gjykata, mundësi për zhvillim të korrupsionit appeared first on Mesazhi.com.

“Mburoja e Eufratit”, goditen dhjetëra pozicione të DEASH-it dhe PKK/PYD-së

Posted: 26 Oct 2016 02:43 AM PDT

Sipas njoftimit të bërë nga Forcat e Armatosura Turke mësohet se vazhdon në ditën e 64 Operacioni “Mburoja e Eufratit” në Siri, i cili ka nisur me qëllim rritjen e sigurisë kufitare duke mundësuar zmbrapsjen e kërcënimit që krijojnë organizatat terroriste kryesisht DEASH-i si dhe për të mbështetur forcat e koalicionit.

Në kuadër të operacionit grupi i forcave me detyrë speciale i përbërë nga elementët e opozitarëve me mbështetjen intensive nga ajri dhe toka kanë marrë nën kontroll një pjesë të madhe të rajoneve Tall Nayif, Tall Kaladjah, Kassar dhe Tiltanah në jug të rajonit Aktarin. Gjithashtu vazhdojnë veprimet për pastrimin e minave dhe lëndëve shpërthyese artizanale.

Si pasojë e sulmit ajror me bomba fuçi nga një helikopter i elementëve të regjimit ndaj opozitarëve në rajonin Tall Nayif njoftohet se janë vrarë 2 opozitarë dhe 5 të tjerë janë plagosur.

Ndër të tjera njoftohet se si pasojë e një sulmi me autobombë nga DEASH-i në rajonin Ak Burhan në juglindje të rajonit Aktarin kanë humbur jetën 2 opozitarë dhe janë plagosur 21 të tjerë si dhe 7 automjete janë shkatërruar. Që nga fillimi i operacionit e deri tani opozitarët kanë arritur të vendosin kontrollin në një hapësirë prej 1.300 kilometër katrorë në 163 zona vendbanimi.

The post “Mburoja e Eufratit”, goditen dhjetëra pozicione të DEASH-it dhe PKK/PYD-së appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more