Skip to main content

Mesazhi.com: “Pacolli në Mitrovicë: Kosova potencial i ngulfatur dhe peng i institucioneve shtetërore” plus 9 more

Mesazhi.com: “Pacolli në Mitrovicë: Kosova potencial i ngulfatur dhe peng i institucioneve shtetërore” plus 9 more


Pacolli në Mitrovicë: Kosova potencial i ngulfatur dhe peng i institucioneve shtetërore

Posted: 20 Oct 2016 09:36 AM PDT

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot në prani të qindra qytetarëve dhe përfaqësuesve të bizneseve në Mitrovicë, ka mbajtur debatin e radhës për Zhvillim Ekonomik dhe Punësim.

"Duke i përshëndetur të pranishmit presidenti i AKR-së, Pacolli ka folur për problemet esenciale me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare, duke vënë theks të veçantë në çështjen e papunësinë e cila ndikon drejtpërdrejt ne mirëqenien e qytetarëve, si dhe për mungesën e investimeve kapitale", thuhet në njoftimin për media.

Pacolli gjatë debatit të tij është përqendruar në ligjin e Trepçës, për të cilin pati kritika të shumta dhe e cilësoi si ligj të mangët. Ai e ka përmendur ligjin që e kishte propozuar Aleanca Kosova e Re, i cili sipas tij kishte pasur qasje krejtësisht tjetër lidhur me atë se si do të duhej të veprohet me Trepçën.

"Ligji i AKR-së për Trepçën ishte i përgatitur për të shkuar në votim, por atëherë ishte bllokuar nga Muhamet Mustafa, i cili ka qenë deputet i AKR-së dhe ka kaluar në mënyrë ilegale në LDK, duke mundësuar kështu bllokimin e këtij ligji në Parlament", ka thënë lideri i AKR-së për të shtuar se atëbotë i kishte mbledhur ekspertët ndërkombëtarë për ta shqyrtuar mënyrën më të mirë dhe efektive të qasjes ndaj këtij gjiganti. "Sipas këtij plani, Trepça qysh në vitin 2014 do të duhej të ishte funksionale", ka thënë Pacolli, i cili me këtë rast i ka përmendur edhe padrejtësitë e shumta që janë bërë ndaj minatorëve.

Pacolli para Mitrovicasve e ka shtjelluar në pika të shkurta programin e AKR-së. Ai ka thënë se programi garanton rritje ekonomike mbi 10 përqind çdo vit, rritje kjo e cila do të krijojë mundësi punësimi diku 60 ose 70 mijë vende pune, me një tendencë që do të jetë gjithmonë në rritje.

I pari i AKR-së e ka akuzuar qeverinë edhe për keqpërdorim të parave të Trustit Pensional të Kosovës.
"Ato para nuk janë të qeverisë së Kosovës, por të secilit prej nesh që kemi kontribuar me punën tonë shumëvjeçare", është shprehur Pacolli. Ai ka thënë se menaxhimi i parave të Trustit duhet të bëhet ashtu siç i konvenon qytetarit dhe jo interesave të ngushta partiake.

Pacolli ka thënë se ajo çka i mungon shoqërisë Kosovare sot është zhvillimi ekonomik dhe papunësia, gjendje kjo që sipas tij është shkaktuar nga politikanë dhe udhëheqës të papërgjegjshëm. Presidenti i AKR-së para qytetarëve të Mitrovicës ka thënë se në ndërtesën e qeverisë nuk punohet për interesat e qytetarëve të Kosovës.
"Aty nuk punohet për ju qytetarë të nderuar, aty luftohet mes PDK-së dhe LDK-së për poste të ndryshme të cilat ata duan ti marrin. Pra aty nuk zhvillohet punë për qytetarin por e gjithë energjia shkon pas ndjekjes së posteve dhe pozitave të ndryshme udhëheqëse nëpër drejtori e borde", ka thënë ai.

Pacolli ka premtuar para qytetarëve se AKR-ja do ta bëjë rishikimin e ligjeve, në mënyrë që ato të jenë më efektive dhe në favor të qytetarëve, duke e pavarësuar kështu edhe gjyqësinë nga ndikimet e jashtme. Si rrjedhojë ai ka thënë se do të rishikohet edhe privatizimi i bërë deri më tash nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
"Ne do ti rishikojmë edhe kontratat e bëra deri më tash nga kjo Agjenci, ata që kanë punuar mirë do të shpërblehen ndërsa ata që i kanë shkatërruar ndërmarrjet, Pacolli ka thënë se do të ndëshkohen.

Ai më tej ka premtuar se me ardhjen e AKR-së në pushtet, e gjithë kjo situatë e krijuar prej një grupi të vogël njerëzish të cilët udhëheqin me Kosovën, do të ndryshojë. "Kosova momentalisht është një potencial i ngulfatur dhe i bërë peng i institucioneve të cilat e kanë bllokuar atë", është shprehur Presidenti Pacolli.

"Në këtë debat, fjalën e mori edhe Kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, Agim Bahtiri, i cili foli për kohën kur e kishte marrë mandatin e të parit të qytetit. Ai ka thënë se Mitrovicën e kishte gjetur me tankse dhe grumbuj zalli e bllokadash. Bahtiri ka treguar se si gradualisht ai kishte arritur t'i eliminojë shumë probleme të cilat kishin qenë evidente me vite të tëra. Bahtiri ka premtuar se nuk do të ndal punën deri në realizimin e plotë të planit të AKR-së dhe presidentit Pacolli për qytetin e Mitrovicës", thuhet më tej në njoftim.

Debati më pas ka vazhduar me pyetje të qytetarëve të Mitrovicës drejtuar Pacollit, i cili u dha përgjigje, pyetjeve dhe çështjeve të tjera që i shtruan qytetarët në këtë debat.

The post Pacolli në Mitrovicë: Kosova potencial i ngulfatur dhe peng i institucioneve shtetërore appeared first on Mesazhi.com.

Pse po i frikësohet Kosova ratifikimit të marrëveshjes për tregti të lirë me Turqinë?

Posted: 20 Oct 2016 07:58 AM PDT

Kosova e ka lënë në sirtarë, të pa ratifikuar, marrëveshjen për tregti të lirë më Turqinë, që nga viti 2013, përderisa shteti turk e ka ratifikuar marrëveshjen që moti.

Marrëveshja për tregti të lirë më Turqinë, sipas ekspertëve, vë në pah disbalancet tregtare mes dyja shteteve, marrë parasysh fuqinë e madhe ekonomike e tregtare që ka Turqia në krahasim me Kosovën.

Eksportet e këtij shteti në Kosovë në vit kapin vlerën e rreth 250 milionë euro, derisa eksportet e Kosovës në Turqi nuk janë më shumë se rreth 10 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Turqia gjatë viteve të fundit, po ashtu është shteti i cili ka realizuar pjesën më të madhe të investimeve në Kosovë. Vetëm në vitin 2015, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, Turqia ka investuar në Kosovë mbi 57 milionë euro.

Ndërkohë që marrëveshja për tregti të lirë me Turqinë e nënshkruar në vitin 2013, por e cila nuk është ratifikuar ende në Kuvendin e Kosovës, besohet se do të rriste këto shkëmbime tregtare.

Në takimet mes zyrtarëve të Turqisë dhe Kosovës të cilat janë zhvilluar gjatë këtyre ditëve në një forum për investime dhe tregti Kosovë – Turqi, është diskutuar edhe rreth marrëveshjes për tregti të lirë.

Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zeybekci, sipas medieve turke, citohet të ketë thënë se "interesi kompanive turke do të rritej me një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kosovën".

Marrëveshja për Tregti të Lirë me Turqinë ishte nënshkruar në vitin 2013 në atë kohë nga ish ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila dhe ish ministri i Ekonomisë së Turqisë, Zafer Caglayan.

Megjithatë, një marrëveshje e tillë sipas kryetarit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës, Muhamet Mustafa, nuk është proceduar asnjëherë në Kuvend.

Por, që në momentin kur të procedohet, thotë Mustafa do të trajtohet si të gjitha marrëveshjet tjera.

"Kjo është një çështje e ndërlidhur edhe me pozitën e eksportuesve apo prodhuesve tanë brenda, por edhe me investimet. Nëse kemi marrëveshje për tregti të lirë mund të nxisim më shumë investime. Marrëveshjet janë në favor të investimeve, por mund të jenë problematike për industritë tona të reja të cilat nuk kanë aftësi konkurruese. Por, këto industri ne mund t'i mbrojmë në përmbajtjen e marrëveshjes për një kohë të caktuar ashtu siç është edhe në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit", thotë Mustafa.

Marrëveshja për Tregti të Lirë gjatë momentit të nënshkrimit, në vitin 2013, ishte vlerësuar se do të ndihmojë zhvillimin e bizneseve dhe ngritjen e investimeve të huaja.

Tarifa doganore, sipas marrëveshjes, do të eliminohej menjëherë për një numër të madh të produkteve, kryesisht atyre industriale duke i bërë ato më të lira për konsumatorët.

Përfaqësues të organizatave ekonomike në Kosovë e konsiderojnë këtë marrëveshje si të dëmshme për Kosovën.

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Hulumtimeve të Avancuara (GAP), Agron Demi në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se ka qenë gabim nënshkrimi i një marrëveshje të tillë.

Sipas tij, në formën se si është, ajo nuk do të duhej të ratifikohej, pasi që Kosova do të humbte nga të hyrat doganore.

"Vetëm në periudhën janar – gusht të këtij viti janë importuar rreth 174 milionë euro mallra nga Turqia. Po të ishte kjo marrëveshje në fuqi, buxheti i Kosovës do të humbte të hyrat doganore. Duke marrë parasysh edhe MSA-në, Kosova humb rreth 70 milionë euro në vit dhe nëse i shton kësaj edhe 30 milionë euro që do ti kishte humbje nga marrëveshja për tregti të lirë me Turqinë do të krijohej një deficit i lartë buxhetor prej 100 milionë euro në vit. Kjo shumë nuk do të mund të mbulohej për një periudhë afatshkurtër", thekson Demi.

Njëkohësisht marrëveshja garanton heqjen e menjëhershme të tarifës doganore nga Turqia për të gjithë prodhuesit kosovarë që do të eksportojnë mallra industriale në Turqi.

Të gjitha produktet industriale kosovare dhe një numër i madh i produkteve bujqësore do të lejohen të hyjnë në Turqi me tarifë doganore zero, menjëherë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë po ashtu garantonte mbrojtjen deri në 10 vite të sektorëve të ndjeshëm prodhues në Kosovë nga heqja e doganave për produktet me origjinë nga Turqia.

Për Agron Demin, marrëveshja e tregtisë së Lirë me Turqinë, dëmton edhe prodhuesit e Kosovës.

"Një marrëveshje e tillë e dëmton prodhimin vendor për shkak se do të importohen mallra shumë më lirë nga vendet tjera sesa ato që prodhohen në Kosovë duke pasur parasysh që kompanitë turke prodhojnë për një treg mbi 70 milionësh dhe kanë më shumë përftime prej tregtisë me Kosovën sa që do të kishte përftime Kosova nga kjo marrëveshje me Turqinë", thotë Demi.

Turqia në masë të madhe ka të shtrirë biznesin e saj në Kosovë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë janë rreth 700 ndërmarrje turke që operojnë në Kosovë në fushën energjetike, ndërtimtarisë, në shëndetësi, në arsim, në sektorin financiar e tjera.

Prania e kompanive turke në Kosovë kishte nisur nga infrastruktura rrugore. Me ndërtimin e autostradave në Kosovë. Po ashtu konzorciumi turk Limak -Çalik privatizoi rrjetin kosovar të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike.

Një konzorcium tjetër ai turko-francez, Limak-Aeroport de Lyon pati marrë me koncesion për njëzet vjet, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari".

Turqia njohu pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së saj. /rel/

The post Pse po i frikësohet Kosova ratifikimit të marrëveshjes për tregti të lirë me Turqinë? appeared first on Mesazhi.com.

Aksion i Policisë së Kosovës, arrestime në qytete të ndryshme

Posted: 20 Oct 2016 07:47 AM PDT

Policia e Kosovës me anë të një konference ka njoftuar sot për disa aksione që shpien me arrestimin e disa personave.

Në rajonin e Gjakovës janë arrestuar tre persona për vjedhje dhe grabitje. Tre personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

Poashtu në Gjakovë janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë për detyrim, shantazh dhe marrje me prostitucion. Personi me inicialet L.B është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Në Mitrovicë është arrestuar një person i komitetit rom që akuzohet për martesë të detyruar. I njëjti është liruar për procedurë të rregullt.

The post Aksion i Policisë së Kosovës, arrestime në qytete të ndryshme appeared first on Mesazhi.com.

SHBA, dënohet personi që i hoqi me forcë shaminë një gruaje

Posted: 20 Oct 2016 03:35 AM PDT

Një shtetas amerikan është dënuar për shkak të gjesteve raciste gjatë  një fluturimi.

Ai ka tërhequr me forcë shaminë e një gruaje myslimane derisa ia ka hequr duke thirrur “Këtu ndodhemi në Amerikë “,

Gill Parker Payne, nga Çikago, u gjobit me 815 dollarë dhe do të jetë nën lirim më kusht një vit duke përfshirë edhe dy muaj  arrest shtëpiak.

37-vjeçari ka pranuar se ka kryer një për një të gjitha veprimet e sipër përmendura, gjatë një fluturimi nga Çikago në Nju Meksiko.

Sipas "The Independent" avokati amerikan Damon P. Martinez ka thënë: “Rasti dërgon një mesazh të qartë për këdo që po planifikon të përdorë kërcënimet apo frikësimit për të ndërhyrë në të drejtën e individëve, duke përfshirë anëtarët e komunitetit tonë mysliman, për të shprehur besimin e tyre fetar, pa u frikesuar.”

The post SHBA, dënohet personi që i hoqi me forcë shaminë një gruaje appeared first on Mesazhi.com.

Putini pritet ne Berlin me arushë të përgjakur

Posted: 20 Oct 2016 03:29 AM PDT

Presidentin rus Vlaldimir Putin në Berlin e kanë pritur arushë të vogël të përgjakur. Dhjetëra qytetarë në këtë mënyrë kanë shprehur protestën për bombardimin rus në Siri, transmeton Kosovapress.

"Ndaloni bombardimin e fëmijëve të Alepos", shkruan në një pllakat të madh që mbanin qytetarët.

Përkrah këtij pllakati është fotografia e fëmijës së përgjakur në lot.

Presidenti rus ka deklaruar në Berlin se do të bëjë çdo gjë që është në mundësitë e tij që të zgjatet "armëpushimi" në Aleppo.

Ushtria ruse ka bërë të ditur të mërkurën se ndërprerja e zjarrit do të zgjatet fillimisht për 11 orë, derisa ushtria siriane bën të ditur se armëpushimi zgjat tri ditë duke filluar nga sot.

AFP shkruan se në territorin që është paraparë për korridor humanitar janë dëgjuar të shtëna në Alepo. /kp/

The post Putini pritet ne Berlin me arushë të përgjakur appeared first on Mesazhi.com.

Gjermani, rikthehet popullariteti për kancelaren Merkel

Posted: 20 Oct 2016 02:52 AM PDT

Në Gjermani konsensusi për kancelaren Angela Merkel i është kthyer rritjes, pas një rënieje të vazhdueshme të verifikuar muajt e fundit, edhe për shkak të perceptimit të menaxhimit të krizës së refugjatëve.

Sipas një sondazhi të realizuar nga instituti Forsa për të përjavshmen "Stern" dhe televizionin RTL, kancelarja gëzon dyfishin e konsensusit që ka partia e saj.

Nëse merren në konsideratë të gjithë qytetarët me të drejtë vote, ka deklaruar drejtori i institutit Forsa Manfred Guellner, "Merkel siguron 46 për qind të konsensusit, ndërsa partitë që e mbështesin – CDU dhe CSU – 23 për qind.

Popullariteti i kancelares pësoi një rënie drastike më herët gjatë vitit për shkak të qëndrimit të saj për pranimin e një pjese të emigrantëve, nga i cili nuk u tërhoq për asnjë çast.

The post Gjermani, rikthehet popullariteti për kancelaren Merkel appeared first on Mesazhi.com.

Në Gjermani, 800 sulme për një vit në kampet e refugjatëve

Posted: 20 Oct 2016 02:48 AM PDT

Policia federale kriminale e Gjermanisë ka të regjistruara që nga fillimi i vitit 797 sulme në kampet e refugjatëve, si të banuara, ashtu edhe të pabanuara, raportojnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch.

Nga radikalët e djathtë janë regjistruar një total prej 740 sulmesh. Në shumicën e rasteve këto shkelje ishin si nxitje e urrejtjes ndëretnike, duke dëmtuar pronën dhe përhapje të propagandës.

Sipas policisë, në të njëjtën periudhë ka pasur 61 zjarre në qendrat e refugjatëve.

Vitin e kaluar në Gjermani janë kryer 1005 akte të paligjshme kundër strehimoreve për refugjatë, në vitin 2014 ishin 199, ndërsa një vit më parë vetëm 69.

The post Në Gjermani, 800 sulme për një vit në kampet e refugjatëve appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria nuk ngutet me Demarkacionin

Posted: 20 Oct 2016 02:07 AM PDT

Drejtuesit e koalicionit qeverisës e pranojnë se Kosova ka humbur shumë kohë me çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, megjithatë thonë se nuk do të nguten për ta proceduar atë marrëveshje në Kuvend pa arritur konsensus me opozitën.

Analistët thonë se nuk mund të thuhet nëse problemi i demarkacionit do të përfundohet shpejt për shkak të qëndrimeve diametralisht të kundërta në mes të pushtetit dhe opozitës, por edhe për shkak të mospajtimeve brenda koalicionit.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria nuk do të ngutet që ta procedojë në Kuvend Marrëveshjen për Demarkacionin pa arritur një marrëveshje me subjektet opozitare. Mustafa ka thënë se do t'i zhvillojë takimet me opozitarët në mënyrë që të arrihet konsensusi.

Kreu i ekzekutivit gjithashtu ka thënë se ky takim ka gjasa që të mbahet edhe në praninë e ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, shkruan sot Gazeta Zëri.

"Ne do të ulemi me opozitën, ose në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose përmes formave të cilat i kemi siguruar ne deri më tani takimet ndoshta edhe me pjesëmarrje të ambasadorëve të QUNIT-it për çështjet që ndërlidhen edhe me institucionet e Bashkimit Evropian dhe do të bëjmë përpjekje maksimale që ne t'i bashkërendisim qëndrimet tona para se ta procedojmë në Kuvend edhe ky është shkaku që unë nuk po ngutem ta procedojë në Kuvend sepse dëshiroj që të shteren të gjitha mundësitë e dialogut me opozitën në mënyrë që pastaj Demarkacioni të jetë rrjedhojë ose si pasojë e një qëndrimi edhe pajtimi të përbashkët", ka deklaruar Mustafa.

The post Qeveria nuk ngutet me Demarkacionin appeared first on Mesazhi.com.

87 raste të aborteve në QKUK gjatë këtij viti

Posted: 20 Oct 2016 02:03 AM PDT

Në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare (QKUK), gjatë vitit 2016, deri tani janë regjistruar gjithsej 87 raste të aborteve.

"Arsye më e shpeshtë e aborteve janë kushtet socio-ekonomike, por ka edhe raste të rralla të divorceve", thotë për lajmi.net drejtuesi i repartit të planifikimit familjar, ku kryhen abortet, dr. Jakup Ismajli.

Ai thekson se nga 87 raste, " tetë janë që kanë kryer për herë të parë abortin, do të thotë që nuk kanë lindë, kurse tjerat kanë pasur dy e më shumë lindje."

Pas luftës, numri i aborteve ka qenë dukshëm më i madh. Mirëpo, sipas tij, numri i aborteve në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike (KOGJ), në pesë vjetëshin e fundit ka rënë dukshëm.

"Ka filluar planifikimi familjar, përdorimi i mjeteve kontraceptive, kështu që ky numër nga viti në vit po vjen duke rënë."

Kurse sa i përket koleksionimitt gjinor, dr. Ismajli thekson se nuk ekziston diçka e tillë. "Koleksion gjinor nuk ka, në asnjë mënyrë."

"Abortet kryhen nga java e gjashtë e shtatzënisë deri në javën e dhjetë. Kurse krijimi i organeve tek fetusi kryhet pas javës së 12'të", shprehet ai.

Mosha rreth së cilës kryhen më shumë aborte, sipas Ismajlit, sillet prej 18 deri në 40 vjeç.

The post 87 raste të aborteve në QKUK gjatë këtij viti appeared first on Mesazhi.com.

Shqipëria ka detyrim kushtetues ta mbrojë Kosovën dhe interesat kombëtare

Posted: 19 Oct 2016 11:41 PM PDT

Politologu Afrim Krasniqi ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri, me ç'rast ka vlerësuar se ka mungesë të koordinimit dhe konsultimeve serioze midis Tiranës dhe Prishtinës.

Ai ka thënë se politikanët tanë në vend se të komunikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet kanaleve zyrtare, komunikojnë nëpërmjet medieve.

Krasniqi në një intervistë për "Epokën e re" ka thënë se Shqipëria e ka detyrim kushtetues ta mbrojë Kosovën dhe interesat kombëtare.

Ish-këshilltari politik i ish-presidentëve, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, është shprehur i pakënaqur me bashkëpunimin aktual në mes të dy shteteve, duke thënë se bilanci real i nivelit të këtij bashkëpunimi duhet ta shqetësojë qeverinë e Tiranës dhe atë të Prishtinës.

Sipas Krasniqit, mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive më tepër kanë qenë takime formale për imazh, për media dhe për CV patriotike.

The post Shqipëria ka detyrim kushtetues ta mbrojë Kosovën dhe interesat kombëtare appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more