Skip to main content

Mesazhi.com: “Leicesteri vazhdon me fitore në Ligën e Kampionëve” plus 9 more

Mesazhi.com: “Leicesteri vazhdon me fitore në Ligën e Kampionëve” plus 9 more


Leicesteri vazhdon me fitore në Ligën e Kampionëve

Posted: 18 Oct 2016 01:55 PM PDT

Skuadra kampione e Premier Ligës angleze, Leicester City ka vazhduar me fitore në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e xhiros së tretë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Leicesteri arriti fitore minimale ndaj Copenhagen 1 me 0.

Golin e vetëm e shënoi Ryad Mahrez në minutën e 40-të.

Me këtë fitore Leicester City ka grumbulluar nëntë pikë të plota dhe gjendët në pozitën e parë në grupin G.

The post Leicesteri vazhdon me fitore në Ligën e Kampionëve appeared first on Mesazhi.com.

Reali shënon fitore bindëse

Posted: 18 Oct 2016 01:52 PM PDT

Real Madridi ka mposhtur me lehtësi Legia Warsaw në xhiron e tretë të Ligës së Kampionëve, në kuadër të grupit F.

"Mbretërit" nuk kanë kursyer ish skuadrën e Besnik Hasit, të cilës ia shënuan pesë gola, për 5:1.Bale, Jodlowiec me autogol, Asensio, Lucas dhe Morata, shënuan për Realin.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Radovic nga penalltia.

The post Reali shënon fitore bindëse appeared first on Mesazhi.com.

Juventusi fiton në Lyon

Posted: 18 Oct 2016 01:49 PM PDT

Juventusi ka marrë tre pikë nga udhëtimi i vështirë në Lyon.

Ndeshja e vlefshme për grupin H, i ka takuar 'Zonjës së Vjetër' me rezultat minimal, 0:1.Dhe ky gol që ia solli tre pikë Juventusit, u shënua në minutën e 76', ndërsa 20 minuta më herët italianët mbetën me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Leminas.

Më meritori në këtë sukses të Juventusit, ishte portieri Gianluigi Buffon, që priti penallti në pjesën e parë, dhe bëri super-pritje me të filluar pjesa e dytë.

The post Juventusi fiton në Lyon appeared first on Mesazhi.com.

Minxhozi: Deklaratat e Ramës s’ndikojnë në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri

Posted: 18 Oct 2016 09:50 AM PDT

Deklarimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, i cili foli për Kosovën tashmë janë bërë temë bosht e diskutimeve si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

E gjithë kjo situatë, u diskutua edhe sot në Komisionin për Punë të Jashtme të Shqipërisë ku mes tjerash u tha se marrëdhëniet me Kosovën janë në pikën e tyre me të ulët.

Por krejt këto pretendime i hedh poshtë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi. Ai në një prononcim për lajmi.net tha se kryeministri Edi Rama nuk ka thënë asgjë që nuk është e vërtetë dhe kjo nuk ndikon aspak në marrëdhëniet mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

"Në këto deklarata z Rama i ka thënë disa të vërteta dhe kjo nuk i cenon aspak marrdhëniet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Rama nuk ka folur në emër të Qeverisë së Kosovës por ka folur në interes të Kosovës", është shprehur Minxhozi.

Ai sqaron se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të prishën nga siç i quajti ai, çdo lloj hatër mbetje.

Rikujtojmë se pavarësisht që ishte një takim mes kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Serbisë, Vuçiq ka marrë përsipër të flasë me Ramën për disa nisma në Kosovë.

Kryeministri serb i ka shprehur Ramës rëndësinë e ndërtimit të autostradës Nish-Prishtinë, po ashtu edhe nismën për një linjë ajrore direkte Beograd – Prishtinë.

Ishte ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj i cili tha se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka të drejtën të flas ne emët të shtetit të Kosovës.

E, pas kritikave të forta që mori gjatë vizitës në Beograd, duke tentuar që të flas në emër të Kosovës dhe për Kosovën, Rama u sqarua disi.

Gjatë një fjalimi "live" në Facebook, Edi Rama duke iu përgjigjur pyetjes së një komentuesi, sqaroi duke thënë se "Ne nuk flasim në emër të Kosovës, kjo është e drejta dhe detyra e Prishtinës, ne flasim për Kosovën, kjo është detyra dhe e drejta jonë!", ka qenë përgjigjja e tij.

The post Minxhozi: Deklaratat e Ramës s’ndikojnë në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri appeared first on Mesazhi.com.

Vetëm për tre muaj në Kosovë kërkuan punë 150 mijë persona

Posted: 18 Oct 2016 09:45 AM PDT

Papunësia vazhdon të mbetet fenomen shqetësues për shoqërinë, kurse sfidë për institucionet e Kosovës.

Sipas shifrave zyrtare, tregu i punës në Kosovë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë krahasuar me vendet e tjera.

Këtë e dëshmojnë edhe shifrat e punëkërkuesve në mbarë Kosovën.

Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti afro 130 mijë persona kanë kërkuar që hallet e tyre për punësim t'ua zgjidhin zyrat e punësimit. Ndërsa për gjithë vitin e kaluar numri I punëkërkuesve arrinte shifrat e 150 mijë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, rreth 299 persona të cilët kanë të kryer shkollimin e masterin po kërkojnë punë. 2 të tjerë kanë të përfunduar doktoratën, si dhe me universitet janë 6 mijë e 452 persona të cilët janë të aftë për punë.

Ndryshe, sipas rezultateve të anketës së fuqisë punëtore për vitin 2015, publikuar në muajin qershor të këtij viti, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se dy të tretat e popullsisë së Kosovës nga 15 deri në 64 vjeç, është në moshë pune, por rreth 150 mijë persona të kësaj moshe vitin e kaluar kanë qenë të papunë.

Sipas shifrave zyrtare, papunësia në Kosovë thuhet se është 32.9 për qind, kurse sipas shifrave të përfaqësuesve të punëtorëve, thuhet se niveli i papunësisë është 45 për qind.

The post Vetëm për tre muaj në Kosovë kërkuan punë 150 mijë persona appeared first on Mesazhi.com.

Kuvendi përgatitë deklaratë për liberalizimin e vizave dhe Demarkacionin

Posted: 18 Oct 2016 08:38 AM PDT

Kuvendi i Kosovës po përgatit miratimin e një deklarate për liberalizimin e vizave dhe kriterin e përcaktuar nga Komisioni Evropian për ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Kjo është bërë e ditur pas takimit që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar me anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme të Kuvendit e Kosovës.

"Është rënë dakord që grupet parlamentare të nxjerrin një deklaratë të përbashkët, rreth procesit të liberalizimit të vizave, në veçanti për kriterin e demarkacionit, për t'i garantuar të gjitha vendet e Bashkimit Evropian se Kosova është e gatshme të përfundojë shënjimin e kufirit të saj me Malin e Zi", thuhet në komunikatën për media të Kuvendit të Kosovës.

Pas hartimit dhe nënshkrimit të kësaj deklarate, vijon komunikata, do të fillojnë menjëherë një seri vizitash në vendet e BE-së, për t'i siguruar të gjitha ato shtete se Kosova i ka plotësuar kriteret që i janë vënë asaj në këtë proces, dhe se qytetarët e Kosovës meritojnë që sa më shpejt të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Në këtë takim nuk kanë marrë pjesë anëtarët e Komisionit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe.

The post Kuvendi përgatitë deklaratë për liberalizimin e vizave dhe Demarkacionin appeared first on Mesazhi.com.

Metin Halıcı, imamit të cilit iu la amanet kisha historike

Posted: 18 Oct 2016 07:45 AM PDT

YOZGAT (AA) – Imami i xhamisë në lagjen Terzili në qarkun Sarıkaya në Yozgat të Turqisë, Metin Halıcı mirëmban dhe pastron kishën historike armene e cila gjendet në oborrin e xhamisë.

Armenët të cilët deri në vitin 1960 kanë jetuar në lagjen Terzili, por të cilët më vonë kanë emigruar në vende të ndryshme, brenda vitit në periudha të ndryshme vijnë në lagjen e vjetër për të bërë lutjet e tyrë nëpër kishat historike.

Mysafirët e kishës e cila gjendet në oborrin e xhamisë dhe për të cilën supozohet se përafërsisht ka një histori 2 mijë vjeçare priten nga imami i xhamisë, Metin Halıcı.

Metin Halıcı, imami që mirëmban dhe pastron kishën historikeMetin Halıcı, imami që mirëmban dhe pastron kishën historike

Armenët të cilët vijnë nga Argjentina, SHBA-të, vendet të tjera por edhe nga vise të ndryshme të Turqisë lirisht mundë të bëjnë lutjet e tyre në kishën e cila mirëmbahet dhe pastrohet nga imami i xhamisë.

Imami i cili rreth 13 vite është në detyrë në xhaminë e lagjes Terzili, në deklaratën për gazetarin e Anadolu Agency (AA) tha se në kohën e lirë në ditë të caktuara brenda javës bënë pastrimin dhe nevojat e tjera për mirëmbajtjen e kishës.

Halıcı tha se në fillim kur është emëruar imam është befasuar nga fakti që në oborrin e xhamisë gjendet një kishë. Mirëpo, më vonë me të kuptuar se në fshat gjendet një faltore e cila u takon armenëve ai ka bërë gjithçka që mundet për këtë kishë.

Ai tha se në mirëmbajtjen dhe pastrimin e xhamisë i ndihmojnë edhe bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

"Në këto vende në Perandorinë Osmane kishte tolerancë ndaj faltoreve që u takonin religjioneve të ndryshme. Edhe ne mundohemi që të tregojmë këtë tolerancë duke e pastruar këtë kishë dhe duke e mbajtur gati për lutje. Faltorja e armenëve është këtu. Në përgjithësi këtu vijnë gregorianët ortodoks. Edhe shoku i im i cili para meje ka qenë në detyrë e ka bërë të njëjtën, poashtu edhe unë me përkushtim bëj pastrimin dhe mirëmbajtjen e kësaj kishe. Dëshiroj që oborrin e apartamentit tim ta mbaj pastër. Bashkëshortja dhe fëmijët e mi në fillim janë befasuar me këtë situatë, mirëpo, më vonë u adaptuan dhe filluan të më ndihmojnë mua në pastrimin e kishës më përkushtimin e nevojshëm”, thotë Halıcı.

"Kisha e pastruar është gati për adhurim"

Më tej imami Halıcı thekson se e mirëmban dhe e pastron xhaminë me përkushtimin e duhur dhe se një ditë në javë bënë edhe pastrimin e kishës.

Sipas tij, ata të cilët vijnë për t’u lutur në kishë e falënderojnë atë dhe familjen e tij për përkushtimin e treguar.

"E pastroj kishën dhe i ajros qilimat. Për shkak se është poshtë katit hyn uji i shiut dhe merr lagështi. Ndonjëherë bashkëshortja ime i lanë dhe i thanë qilimat. Kështu kisha e pastruar është gati për adhurim. Njerëzit që vijnë këtu na falënderojnë. Ata janë të kënaqur që një klerik pjesëtar i një etniteti tjetër fetar mirëmban dhe e pastron faltoren e një religjioni tjetër. Ata largohen nga këtu duke na falënderuar”, tregon imami nga lagjja Terzili.

Halıcı mes tjerash thotë se nuk ka një datë të saktë në lidhje me historinë e kishës, por sipas informacioneve nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit supozohet që kisha të jetë ndërtuar 120 vite para erës së re.

Ai tha se është e njohur që më parë armenët të cilët kanë jetur në lagje në vitin 1960 kanë emigruar në vende të ndryshme të botës. Ai gjithashtu bëri të ditur se brenda vitit në periudha të ndryshme shumë armenë nga Argjentina, SHBA-të dhe nga viset e Turqisë vijnë në kishë për ti kryer lutjet e tyre.

“Armenët të cilët vijnë në kishë ua tregojnë mikpritjen e turqve. Pasi bëjnë lutjet bashkë me armenët e ardhur këtu ulemi në oborr dhe bisedojmë. I shërbejmë me ajran, çaj dhe me nevojat e tjera. Bëjmë gjithçka çfarë mund të bëjmë që zemrat e tyre të jenë të kënaqura”, tha për AA, imami Halıcı.

The post Metin Halıcı, imamit të cilit iu la amanet kisha historike appeared first on Mesazhi.com.

Merkel: Sanksionet ndaj Rusisë për Sirinë mbeten si opsion

Posted: 18 Oct 2016 07:42 AM PDT

BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se sanksionet kundër Rusisë për veprimin e saj ushtarak në Siri mbetet një opsion, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel tha se së bashku me presidentin francez dhe presidentin rus do të bisedojnë për Sirinë në margjina të takimit të planifikuar për Ukrainën të mërkurën në Berlin, por paralajmëroi se nuk duhet të pritet ndonjë mrekulli.

Të dy liderët kanë kritikuar ashpër mbështetjen e Rusisë ndaj forcave të presidentit sirian, Bashar al-Asad.

“Mendimi se nuk ka alternativë, duke përfshirë edhe sanksionet, mund të hiqet nga tyreza në bazë të situatës, por prioritet është që të shikojmë se si të ulim vuajtjet e njerëzve në çfarëdo mënyre, dhe kjo do të jetë objekt i bisedimeve të nesërme”, ka thënë Merkel.

The post Merkel: Sanksionet ndaj Rusisë për Sirinë mbeten si opsion appeared first on Mesazhi.com.

Kosova e interesuar t’i forcojë lidhjet ekonomike me Turqinë

Posted: 18 Oct 2016 07:37 AM PDT

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, po merr pjesë në Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë – Turqi që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Në fjalën e saj, Bajrami tha se Kosova është e interesuar t'i forcojë marrëdhëniet ekonomike me Turqinë, dhe forumet sikur ky janë një mundësi e mirë që bizneset tona t'i forcojnë bashkëpunimet në sektorë të ndryshëm të industrisë.

"Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të krijojë një mjedis të përshtatshëm për investime në Kosove", tha mes tjerash ajo.

Ministrja e Tregtisë tha se Kosova ka krijuar një stabilitet politik dhe ekonomik dhe ligje të cilat jo vetëm që krijojnë lehtësira për investime, por krijojnë një ambient të përshtatshëm për të bërë biznes.

"Duke qenë vend me 70% të popullsisë nën moshën 35 vjeçare, Kosova ofron fuqi punëtore të arsimuar dhe konkurruese me vendet e rajonit", tha ministrja. Ajo u tha të pranishmëve se Kosova është pjesë e Marrëveshjes së Evropës Qendrore për Tregti të Lirë (CEFTA), si dhe e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim e cila i ofron Kosovës qasje të lirë në tregun Evropian.

Bajrami shtoi se Kosova është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe e disa institucioneve tjera të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

Ministrja nënvizoi se Kosova është vend optimal për shumë kompani nga Turqia dhe vende të tjera që të investojnë në aktivitet prodhues në vendin tonë dhe se këto prodhime t'i plasojnë në tregjet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian.

"Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash më qëllim të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes, fuqizimin e sektorit privat dhe të sigurojë një rritje ekonomike stabile", tha ajo, dhe vazhdoi se këto reforma janë reflektuar pozitivisht në raportin e Bankës Botërore "Të bërit biznes".

"Megjithëse Kosova ka një regjim të taksave mjaft konkurrues, vitin e kaluar qeveria i ka rishikuar politikat fiskale dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për t'i mbështetur bizneset veçanërisht ato prodhuese", nënvizoi Bajrami, e cila potencoi se këto ndryshime kanë ndikuar në lehtësimin e barrës tatimore për pajisje të prodhimit dhe lëndë të parë që nuk prodhohet në vendin tonë.

Ministrja Bajrami shpjegoi para afaristëve pjesëmarrës mundësitë që ofron Kosova për investime në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së vendit. Ajo përmendi angazhimet e qeverisë së Kosovës në përmirësimin e legjislacionit, infrastrukturës, rritjen e efikasitetit të administratës shtetërore për bizneset, etj.

Bajrami u tregoi investitorëve nga Turqia edhe për Ligjin për Investime Strategjike, i cili është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, duke thënë se ky ligj pritet të ndikojë në rritjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë. "Përparësi kryesore e këtij ligji është largimi i disa proceseve administrative, shkurtimi i kohës për pajisje me leje dhe licenca, dhe kohës për marrjen e pronës për realizimin e investimit", potencoi ajo.

Në përmbyllje, ministrja Bajrami theksoi se pavarësisht nga sfidat e kaluara, Kosova ka shënuar rritje pozitive ekonomike në vitet e fundit; është integruar në tregjet rajonale dhe botërore; ka përmirësuar strukturën ligjore; ka bërë përmirësime të mëdha në infrastrukturë; ka krijuar institucione demokratike dhe është transformuar në një ekonomi të tregut të lirë.

Ministrja Bajrami i ftoi kompanitë nga Turqia të investojnë në Kosovë dhe të bashkohen me kompanitë e tjera turke që kanë filluar aktivitetin e tyre në Kosovë në shumë sektorë të rëndësishme si në: energji, ndërtim, banka, shëndetësi, etj.

Në këtë forum të organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Këshilli Ekonomik për Bashkëpunim (DEIK) dhe Oda Tregtare Kosovare-Turke po marrin pjesë 68 kompani turke dhe 6 kompani kosovare.

Pjesëmarrës në këtë forum janë Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zeybecki; udhëheqësit e Këshillit Ekonomik për Bashkëpunim (DEIK), Omer Cihad Vardan dhe Burhan Muharren Geylan; Ayhan Albeyoglu, President i Odës Tregtare Kosovaro-Turke, etj. Po ashtu, pjesëmarrës në këtë forum janë edhe zv. Ministri i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj dhe Ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu.

The post Kosova e interesuar t'i forcojë lidhjet ekonomike me Turqinë appeared first on Mesazhi.com.

Mbi 26 mijë serbë nga veriu janë pajisur me dokumente të Kosovës

Posted: 18 Oct 2016 04:06 AM PDT

Me gjithë hezitimet, pjesëtarët e komunitetit serb që jetojnë në komunat veriore të Kosovës kohëve të fundit kanë rritur interesimin për t'u pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës.

Sipas autoriteteve lokale në veri, pajisja me dokumente të Kosovës nuk po paraqet më problem dhe temë tabu siç ka qenë para disa viteve.

Adriana Hoxhiq, zyrtare ekzekutive në administratën e Komunës së Mitrovicës Veriore, tha për Radion Evropa e Lirë se qytetarët serbë në veri të Kosovës çdo ditë e më shumë po pajisen me dokumente personale të Republikës së Kosovës.

"Aplikimi për dokumente të Kosovës nuk është më temë tabu për qytetarët e Mitrovicës veriore. Në komunën tonë e kemi qendrën civile, e cila punon në këtë drejtim dhe çdo ditë kemi numër të madh të qytetarëve të cilët lirshëm vijnë dhe aplikojnë për dokumente të cilat u nevojiten", tha Hoxhiq.

Në anën tjetër, nga Ministria e Punëve të Brendshme është bërë e ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më tani në komunat veriore të Kosovës, në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut, me letërnjoftime janë pajisur mbi 26,100 qytetarë, kurse me dokumente të udhëtimit – po në këto komuna – janë pajisur 2,183 persona.

Hoxhiq deklaroi se në Komunën e Mitrovicës Veriore – jo vetëm qytetarët nga komunat veriore të Kosovës, por edhe ata të komunave të tjera në jug – mund të pajisen me dokumente, si letërnjoftime apo dokumente tjera.

Ajo thekson se qytetarët marrin vendime të pavarura për t'u pajisur me dokumente të Kosovës, duke potencuar se në asnjë rast nuk ka pasur ndonjë shtytje apo ndikim nga dikush që ata të ndërmarrin një vendim të tillë.

"Integrimi veç po ndodh. E kemi pasur procesin e integrimit të policisë, pastaj të mbrojtjes civile dhe besoj që njerëzit e kanë kuptuar që është mirë me i posedu edhe dokumentet e Kosovës. Në përgjithësi nuk janë të imponuara , por njerëzit kanë nevojë thjesht t'i kenë dokumentet. Një pjesë e qytetarëve që aplikojnë për dokumente të Kosovës i kanë pronat e tyre të cilat ndodhen në pjesën jugoret të Kosovës", tha Hoxhiq.

Qytetarët serbë, ndërkaq, flasin për marrjen e këtyre dokumenteve. Disa thonë se i kanë marrë dokumentet e Kosovës, por ka edhe të atillë që deklarojnë se nuk u nevojiten.

Jelena Markoviq, një qytetare nga veriu i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë së nuk ka nevojë për dokumentet e Kosovës, pasi që i posedon ato të Serbisë.

"Nuk kam dokumente të Kosovës. Nuk kam nevojë për to, ngase i kam si dokumentet e Serbisë, ashtu edhe ato kroate. Unë i përdori dokumentet serbe. Kur kemi nevojë të udhëtojmë jashtë, pasaporta serbe është e mjaftueshme, sepse nuk ka nevojë për vizë. Kështu që nuk e shoh të nevojshme t'i kem dokumentet e Kosovës", thekson Jelena Mirkoviq.

Por, një qytetare tjetër nga Mitrovica veriore, Jelena Ilijevska thotë se është pajisur me dokumentet e Kosovës që moti.

"I kam nxjerrë këto dokumente, sepse jetoj në atë territor ku kjo është e domosdoshme. Këto dokumente janë të nevojshme për kërkimin e vendit të punës, për pranimin e të ardhurave personale, si dhe letërnjoftimi i Kosovës ka qenë i domosdoshëm për hapjen e llogarisë bankare, bashkë me kontratën e punës. Kështu që dokumentet e Kosovës janë të nevojshme", ka thënë kjo qytetare.

Aktualisht, ajo thotë se nuk ka pasaportë, por nëse do t'i nevojitej nuk e sheh si problem që ta marrë pasaportën e Kosovës.

Zyrtarët e institucioneve kanë deklaruar se numri i banorëve serbë që kanë shprehur interesim të pajisen me dokumente të Kosovës është rritur edhe për faktin se ata kanë përfituar nga fondi pensional dhe ndihmat e tjera të skemave sociale.

Autoritetet në Prishtinë kanë deklaruar se numri i qytetarëve serbë që janë pajisur me pasaporta biometrike me simbolet e Republikës së Kosovës ka shënuar rritje që prej rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizim vizash.

Por, liberalizimi i vizave për Kosovën, megjithëkëtë, është ende i paqartë. Kushtet e vëna nga Komisioni Evropian për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi dhe dëshmitë e plota të fuqizimit të luftës kundër korrupsionit nuk janë kryer ende. /REL/

The post Mbi 26 mijë serbë nga veriu janë pajisur me dokumente të Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more