Skip to main content

Mesazhi.com: “Irak, vazhdon të digjet kompleksi i squfurit i cili përhap tym helmues në Mosul” plus 9 more

Mesazhi.com: “Irak, vazhdon të digjet kompleksi i squfurit i cili përhap tym helmues në Mosul” plus 9 more


Irak, vazhdon të digjet kompleksi i squfurit i cili përhap tym helmues në Mosul

Posted: 27 Oct 2016 01:54 PM PDT

Që prej 8 ditësh vazhdojnë përpjekjet për të shuar zjarrin në kompleksin (fabrikën) e squfurit Mishrak në jug të Mosulit të cilit i është vënë zjarri nga militantët e organizatës terroriste DEASH. Tymi helmues i squfurit të papërpunuar që digjet dhe që përhapet në rajon përbën një kërcënim serioz për banorët e fshatit dhe ushtarët me detyrë në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Deri tani si pasojë e gazrave helmues të përhapur në ajër kanë humbur jetën 3 persona.

Tymi helmues që del nga stoku i afërsisht 50 mijë ton squfurit të papërpunuar që digjet në kompleksin (fabrikën e squfurit) të cilit iu vu zjarri nga DEASH-i më 19 tetor dy ditë pas fillimit të operacionit për çlirimin e Mosulit vazhdon të kërcënojë civilët përreth dhe mjedisin.

Salih Osman një nga kryeinxhinierët e fabrikës për gazetarin e AA-së tha se objekti ishte në punë që nga viti 1971 dhe u mbyll pas pushtimit të SHBA-ve në vitin 2003 për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Duke vënë në dukje se që nga ajo kohë stoku i squfurit mbahej në pjesën e prapme të objektit, Osman tha se “DEASH-i e ka mbajtur nën kontroll këtë afërsisht që prej dy vitesh e gjysëm. Pasi vërejti se ushtria e Irakut po përparonte e dogji atë”.

The post Irak, vazhdon të digjet kompleksi i squfurit i cili përhap tym helmues në Mosul appeared first on Mesazhi.com.

Ndahet nga jeta dijetari i shquar shqiptar Shuajb Arnauti 1928-2016

Posted: 27 Oct 2016 12:47 PM PDT

 

Shuajb El-Arnauti është ndër dijetarët më të njohur të kohës bashkëkohore, veçanërisht i dalluar në shkencën e hadithit, më saktësisht merret me autoktoninë apo ekzaminimin dhe vërtetësinë e hadithit.

Edhe ky bën pjesë në mesin e atyre dijetarëve me origjinë shqiptare, që do duhej të na bënin krenarë ne si komb, por që fatkeqësisht ende nuk e kanë marrë vendin meritor.

Lindja dhe jeta e tij

Familja e Shuajb El-Arnautit ishin shpërngulur prej Shko¬drës për shkak të presionit dhe të orientimeve politike që kishte atë kohë mbreti Zog. Meqë Muharremi, i ati i tij, njihej si njeri fetar, ishte cak i presioneve të asaj kohe dhe kjo ishte arsyeja e shpërnguljes së tij. Shuajb El-Arnauti u lind në Damask të Sirisë në vitin 1928, rreth dy vite pas shpërnguljes së familjes së tij.

U rrit dhe u edukua në gjirin familjar dhe nën kulturën islame

Që në vegjëli kishte mësuar bazat e fesë islame dhe kishte më¬su¬ar shumë pjesë nga Kurani përmendsh. Kjo dëshirë e tij për të kuptuar sa më mirë fjalën e Allahut xh.sh. dhe për t'u thelluar sa më shumë në të kuptuarit e saj, e nxiti që në moshë të re të mësonte gjuhën arabe. Ndaj edhe për disa vite me radhë ka frekuentuar xhamitë dhe shkollat e Damaskut, duke kërkuar mësime të gjuhës arabe, gramatikës, morfo¬logjisë, sintaksës e të leksikologjisë së saj.

Shkollimi i tij Shuajb El-Arnauti, falë zellit dhe përkushtimit të tij, për një periudhë prej 8 vitesh, kishte arritur që të mësonte gjuhën arabe nga dijetarët më të njohur të kohës, ku ndër ta ishin edhe dijetarët me origjinë shqiptare Sulejman Gavoçi e Nuh El-Albani.

Pas mësimit të gjuhës arabe, Shuajbi, orientohet drejt mësimit të jurisprudencës islame, e sidomos asaj të shkollës hanefite.

Mësimi i jurisprudencës i zgjati përafërsisht 7 vjet, ku së bashku me të kishte mësuar edhe komentim të Kuranit, terminologji të hadithit, baza të fesë, etikës etj.

Gjatë mësimeve rreth jurisprudencës islame, Shuajb El-Arnauti kishte vënë re se dijetarët bashkëkohës të tij kishin një lloj ngecje në dallimin e haditheve autoktone, prej atyre të futura në fe, apo prej atyre të dobëta dhe të shpifura. Para kjo ishte edhe arsyeja pse orientohet drejt mësimit të shkencës së hadithit dhe merret me kategorizimin e tij.

Në vitin 1958 orientohet drejt bibliotekës islame në Damask, ku edhe merr udhëheqjen e sektorit për studimin e hadithit, të cilin e udhëheq për afro 20 vjet.

Gjatë kësaj kohe ai kishte arritur që të merrej me vërtetësinë e mbi 70 vëllimeve.

Në vitin 1982, Shuajb El-Arnauti shpërngulet në Aman të Jordanisë, ku fillon punën si përgjegjës për vërtetësinë e hadithit në qendrën e një prej shtëpive botuese më të mëdha të vendit.

Veprimtaria e tij deri tani ka nxjerrë mbi 240 vëllime, të cilat kryesisht ndërlidhen me hadithin, por që ka edituar shumë nga veprat klasike dhe manuskripte nga trashëgimia islame.

Me tërë këtë bagazh të veprave të tij, me të vërtetë, meriton të quhet edhe si dijetari i shekullit, dhe një nga studiuesit më të famshëm të fushës së tij.

Ai ka edituar, ekzaminuar, përmbushur me shënime dhe gjykuar hadithet e shumë veprave ndër të cilat, ndoshta më e njohura është Zad el Mead i Ibn Kajim el Xheuzisë, edhe pse mendohet se kontributi i tij më i rëndësishëm skolastik gjendet tek editimi i tri veprave:

Sharh el Sunna i Imam Bagauit,

Sharh mushkil el athar të Imam Tahauit,

dhe El Ihsan fi takrib Sahih ibn Hiban.

Përgatitja e këtyre punëve, secila prej tyre me gjashtëmbëdhjetë volume, nuk ka qenë thjesht punë edituese. Për shembull, vepra e Ibn Hiban ka tetë volume dhe shehu me shënimet dhe komentet e tij shtoi tetë volume të tjera.

Teksa numri i dijetarëve të kualifikuar për të dhënë mësim këto vepra klasike të shkencave islame bëhet gjithnjë e më i paktë,

Shuajbi shpreson se këto botime të zgjeruara do t'i shërbejnë nevojave të myslimanëve që do t'i lexojnë ato.

Shuajb El-Arnauti e flet mirë gjuhën shqipe dhe disa herë ishte për vizitë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, ndërsa për herë të fundit ishte në vitin 2011, ku edhe mbajti një mori ligjëratash në xhami dhe institucione të ndryshme të këtyre vendeve.

Ëndrra e tij më e madhe ishte që shqiptarët t’i shohë të bashkuar në një shtet dhe të përkushtuar ndaj Islamit, ashtu siç ishin në kohën e osmanlinjve dhe në lidhje me këtë thotë se ne shqiptarët ishim të panjohur si popull, derisa nuk e pranuam Islamin.

Ai jetoi ditet para vdekjes në Aman të Jordanisë, ku drejtonte punën kërkimore dhe bibliotekën e shtëpisë botuese "Muesesetu El-Risaleh". E ndërsa prej veprave të tij më të njohura do të mund të theksojmë:

  • Sherh es-suneh të Bagaviut, 16 volume.
  • Musned el-Imam Ahmed Ibn Hanbel, 50 volume.
  • Sijer alam en-nubela të Dhehebiut, 25 volume.
  • Sunen et-Tirmidhi, 16 volume.

Vdekja e tij Shuajb El-Arnauti vdiq në moshën 88 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër. Ai vdiq ditën e Enjte (sot), 27.10.2016, në Amman ndërsa varrimi i tij u bëhet ditën e Xhuma pas namazit të Xhumas në xhaminë El-Fehja në Shmisani të Ammanit/Jordani.

Autor: Mr. Artan Musliu

*Shkeputur nga libri ''Nga Kolosët e kësaj Feje'', autor: Mr. Artan Musliu, libri është i botuar në 2016.

The post Ndahet nga jeta dijetari i shquar shqiptar Shuajb Arnauti 1928-2016 appeared first on Mesazhi.com.

“Korrupsioni nuk luftohet nga të korruptuarit”

Posted: 27 Oct 2016 10:41 AM PDT

Korrupsioni vazhdon të mbetet kanceri i shtetit të Kosovës, raporton KTV.

Ky fenomen, sipas ambasadorit amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, nuk mund të eliminohet lehtë, transmeton Koha.net.

Sipas tij, korrupsioni nuk mund të luftohet me zyrtarë të korruptuar. Këto deklarata, Delawie i ka bërë në tryezën për performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit, të organizuar nga Instituti Kosovar për Drejtësi.

Ambasadori amerikan ka shtuar se secili person që është i përfshirë në vepra të korrupsionit duhet të marrë dënimin e merituar.

Homologu i tij britanik, Ruairi O’Connell, ka thënë se ndien keqardhje që në Kosovë dënimet për korrupsion janë të shumta në profilet e ulëta dhe të mesme, ndërsa janë të rralla dënimet për profilin e lartë.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se fuqizimi i sundimit të ligjit është e vetmja rrugë për të ndërtuar një shtet ligjor.

The post "Korrupsioni nuk luftohet nga të korruptuarit" appeared first on Mesazhi.com.

Polemika të ashpra në seancën për mbrojtjen e luftës së UÇK-së

Posted: 27 Oct 2016 08:44 AM PDT

Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar seancën e jashtëzakonshme me temën "Mbrojtja e vlerave të luftës së UÇK-së", e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës, pas konfirmimit të dënimit ndaj pjesëtarëve të gjykuar në rastin e njohur si "Drenica 1 dhe 2", ku bëjnë pjesë kryesisht ish-udhëheqës të UÇK-së, përkatësisht figura politike të PDK-së.Rasti i fundit, sipas PDK-së, "tregon një shpërfaqje të re të një qasjeje të tillë ku jo vetëm dënimi, por edhe i tërë procesi, ishte një tendencë e mohimit të vlerave sublime".Edhe kjo seancë nuk kaloi pa polemika të ashpra ndërmjet deputetëve të partive të pozitës dhe opozitës, e të cilat u kthyen kryesisht në adresë të PDK-së nga ana e deputetëve të opozitës.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për rastin e dënimit të vëllezërve Demaku dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së. Ai ka evokuar kujtime personale nga një ngjarje që kishte ndodhur në malet Kosmaq, gjatë periudhës së luftës."Kur mijëra trupa të Ushtrisë Serbe kishin mësyrë territorin e Kosovës, njësi militare, paramilitare, policë serbë, dëbonin, vrisnin dhe dhunonin shqiptarët e Kosovës, në një pjesë të saj, përkatësisht në Drenicë, Brigada elite e UÇK-së 111, zhvillonte luftime për jetë vdekje në grykat e maleve, aty ku qëndronte popullata civile dhe qindra të plagosur, ushtarë dhe civilë", kujton Veseli.Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka deklaruar se nuk pajtohet me gjykime që si bazë kanë fakte të fabrikuara."Në jemi të vetëdijshëm se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe për këtë pajtohemi të gjithë. Askush – nëse dëshmohet se ka bërë krime – nuk duhet të mos përgjigjet për veprat e kryera. Por, fjala dëshmi nënkupton dëshmi që të bindet jo vetëm avokati mbrojtës dhe pala akuzuese, por të binden të gjithë qytetarët, madje edhe e i akuzuar dhe të pranojë shkeljet ligjore dhe të kërkojë falje. Fatkeqësisht, po ndodh e kundërta. Po ndodh e kundërta ndaj ish-pjesëtareve te UÇK-së", tha Pajaziti.Ismet Beqiri, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë kundër gjenocidit serb. Beqiri ka bërë thirrje që situatat e tilla të tejkalohen me qetësi, ngase, sipas tij, është proces i ndërtimit të shtetit ligjor."Jemi të vetëdijshëm se si shtet duhet të ndërtojmë institucione të pavarura. Sado që është e ndjeshme, situata të tilla duhet t'i tejkalojmë me qetësinë, largpamësinë dhe përkushtimin tonë për bërjen e shtetit ligjor. Organet duhet të jenë të pavarura e të përgjegjshme", tha Beqiri.Sidoqoftë, polemikat e deputetëve të opozitës u adresuan te PDK-ja, duke thënë se seanca e sotme është thirrur kot sa për t'iu hedhur hi syve qytetarëve.Rexhep Selimi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka fajësuar deputetët që votuan Gjykatën Speciale, të cilët, sipas tij, votuan për dënimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së."Për çfarë vlera flasin ata deputetë që me veprime të tilla i shkelin këto vlera dhe i dënojnë paraprakisht këto vlera?! A nuk jeni ju deputetët e njëjtë që keni votuar edhe për amnistinë e kriminelëve serbë e sot vini këtu derdhni lot krokodili? A nuk jeni ju që keni kërkuar vazhdimin e mandatit të EULEX-it e tash po dilni e kundërshtoni vendimet e tyre?""Nuk është rasti i parë, sikur po i njëjti grup ka bërë thirrje për rastin Kiçina. Kërkuan rezolutë e pastaj të njëjtit kërkuan të heqim dorë nga ajo rezolutë. Ju sot nuk keni të drejtë të flisni në emër të UÇK-së, nuk keni të drejtë të flisni në emër të atyre që i keni çuar në burg e atyre që i keni lënë edhe pa pensione", tha Selimi.Ndërkohë, deputeti nga radhët e partisë NISMA për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se legjislatura aktuale nuk ka moral të flasë për UÇK-në, e madje as t'i shkojë në mendje që të flasë për të."Ne sot kemi thirrur një seancë koti. Kjo seancë është e thirrur sa për t'ju hedhur hi syve qytetarëve dhe të palarat që i ka bërë ky Kuvend për t'u arsyetuar para qytetarëve. Ky Kuvend, veçanërisht kjo legjislaturë, nuk ka moral për të folur për UÇK-në. Është kjo legjislaturë që ka nxjerrë ligje e ka nënshkruar marrëveshje ndërkombëtare për të luftuar UÇK-në", tha Berisha, duke kërkuar që presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, të shpallet tradhtar i vendit me rezolutë.Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, tha se drejtësia në Kosovë nuk është marrë asnjëherë me gjenocidin që e ka bërë Serbia në Kosovë, por me atë që janë vetëm pretendime."E fituam një betejë me miqtë tanë, e sot po ndiqen ata më meritorët për çlirimin e vendit. Janë bërë dy dekada prej lirimit të Kosovës, menduam që u liruam, por kjo burgosje me dëshmi të paqena po del të jetë më e ashpër dhe me humbje të mëdha të UÇK-së", tha Lekaj .

The post Polemika të ashpra në seancën për mbrojtjen e luftës së UÇK-së appeared first on Mesazhi.com.

Ramiz Kelmendi emërohet zëvendëskryeministër

Posted: 27 Oct 2016 08:10 AM PDT

Qeveria e Kosovës bën të ditur se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ramiz Kelmendit në postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

"Sot, z. Kelmendi do të dorëzojë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës." thuhet në komunikatë

The post Ramiz Kelmendi emërohet zëvendëskryeministër appeared first on Mesazhi.com.

Latif Gashi lirohet nga burgu

Posted: 27 Oct 2016 08:09 AM PDT

Ish-deputeti i PDK-së, Latif Gashi është lirar nga burgu i Smrekonicës në bazë të vendimit të Panelit për Lirim me Kusht.

Lajmin për "Arbresh.info" e ka konfirmuar zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Aishe Qorraj.

"Në bazë të aktvendimit të Panelit për lirim me kusht PLK. D. nr. 116/16 të datës 26.10.2016, i dënuari Latif GASHI është liruar nga Qendra korrektuese në Smrekonicë me 27 tetor 2016 në ora 16:00", ka pohuar ajo.

Sipas saj, në bazë aktvendimit të Panelit për lirim me kusht i dënuari Latif GASHI do të jetë nën mbikëqyrjen të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri me datën 14 Janar 2018.
Më 7 nëntor 2015 Gjykata e Apelit pati konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për "Grupin e Llapit", ku Latif Gashi ishte dënuar me vendim unik prej 6 vjet burgim.

The post Latif Gashi lirohet nga burgu appeared first on Mesazhi.com.

Kocijançiq: Nuk jemi në dijeni që Prishtina ka vënë kushte të reja për dialog

Posted: 27 Oct 2016 08:07 AM PDT

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE) për politikën e jashtme, Maja Kocijançiq, ka thënë se Komisioni Evropian nuk është informuar për dokumentin e Prishtinës në të cilën kërkohen kushte të reja në dialogun me Serbinë.

"Fokusi i dialogut në parim është i pajtuar, i marrë vesh. Qëndrimi i qartë i Bashkimit Evropian është që marrëveshjet e pranuara dyanshëm në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të implementohen, pasi që ky është ;dialog dhe asgjë më shumë'", ka thënë ajo, transmeton “Lajmi.net”.

Kocijançiq ka konfirmuar se për zhvillimet më të reja për dialogun në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, sigurisht përmes telefonit do të bisedojnë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Zyrtarët e BE-së e kanë thënë këtë me rastin e kushteve të reja të Kosovës të cilat dje u plasuan në media, në mesin e të cilëve është edhe detyrimi i njohjes së Kosovës nga Serbia si kusht për hyrjen e kësaj të fundit në BE.

The post Kocijançiq: Nuk jemi në dijeni që Prishtina ka vënë kushte të reja për dialog appeared first on Mesazhi.com.

Regjimi sirian bombardon një shkollë, të paktën 35 të vrarë, 22 nxënës e 6 mësimdhënës

Posted: 27 Oct 2016 07:32 AM PDT

Zyrtarët të cilët publikuan emrat e të vdekurve, thanë se 22 nga viktimat janë fëmijë, ndërsa gjashtë të tjerë mësimdhënës.

Sipas informacioneve të siguruara nga zyrtarë të spitalit fushor, është rritur në 35 numri i personave që humbën jetën në sulmin e djeshëm ajror të regjimit sirian dhe aleatëve ndaj një shkolle dhe çarshisë në vendbanimin Has në veri të Idlibit.

Regjimi i Asadit ka vendosur në objektiv zona të ndryshme të rajonit Duma duke e qëlluar me raketa tokë-tokë. Si pasojë e një sulmi më 16 gusht 2015 nga avionët e ushtrisë të cilët bombarduan një treg humbën jetën 115 persona ndërsa 300 të tjerë u plagosën.

Ekipet e Mbrojtjes civile paraprakisht kishin njoftuar se avionët rusë kanë ndërmarrë 12 sulme në vendbanimin Has ndaj një shkolle dhe çarshisë.

Fondi për Fëmijët i OKB-së (UNICEF) më vonë doli me deklaratë duke njoftuar se si pasojë e sulmit jetën e kanë humbur 22 fëmijë dhe gjashtë mësues dhe se ky ishte "sulmi më i përgjakshëm" ndaj një shkolle që nga fillimi i luftës në Siri e cila po zgjat më shumë se pesë vite.

The post Regjimi sirian bombardon një shkollë, të paktën 35 të vrarë, 22 nxënës e 6 mësimdhënës appeared first on Mesazhi.com.

Delawie: Duhet të luftohen njerëzit e krimit

Posted: 27 Oct 2016 02:58 AM PDT

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka deklaruar se njerëzit e krimit dhe korrupsionit duhet të luftohen.

Delawie në tryezën e Institutit të Kosovës për Drejtësi, me titull "Luftë për luftën kundër korrupsionit", ka thënë se e gjithë shoqëria duhet të angazhohet në luftën kundër korrupsionit, transmeton lajmi.net

"Të gjithë jemi të vetëdijshëm që korrupsioni cenon sundimin e ligjit, duhet që ta bëni prioritet sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

Njerëzit e krimit dhe korrupsionit duhet t'i luftoni", ka deklaruar Delawie.

The post Delawie: Duhet të luftohen njerëzit e krimit appeared first on Mesazhi.com.

Gjermani – Rritje rekord e ksenofobisë dhe e krimeve të urrejtjes

Posted: 27 Oct 2016 02:28 AM PDT

Sipas një lajmi të gazetës "Passauer Neue Presse", e cila i referohet një raporti qeveritar, sulmet me bazë urrejtjen racore, fetare dhe ideologjike në Gjermani janë rritur me 77% në krahasim me vitin e kaluar.

Viti 2015 në Gjermani ka regjistruar në total 10 mijë e 300 krime kundër njerëzve të racave të tjera apo me bindje politike dhe fetare të ndryshme.

Ndërsa rekordi më i madh është shënuar në lidhje me ksenofobinë, ku është vërejtur një rritje me 116 për qind prej vitit 2001 e këtej.

Rritje edhe më shqetësuese me 176 për qind në "krimet e urrejtjes" në median sociale.

Gjermania e ribashkuar dhe e globalizuar po armiqësohet gjithnjë e më shumë me të huajt.

The post Gjermani – Rritje rekord e ksenofobisë dhe e krimeve të urrejtjes appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more