Skip to main content

Mesazhi.com: “Franca fiton kryendeshjen ndaj Holandës” plus 9 more

Mesazhi.com: “Franca fiton kryendeshjen ndaj Holandës” plus 9 more


Franca fiton kryendeshjen ndaj Holandës

Posted: 10 Oct 2016 01:45 PM PDT

Franca ka fituar kryendeshjen e grupit A në Eliminatoret për Botërorin "Rusia 2018", duke mposhtur Holandën si mysafir me rezultat 1 me 0.

Të vetmin gol e realizoi Paul Pogba në minutën e 30-të. Ai shënoi supergol nga distanca.

Franca tani është e dyta në Grupin A me pikë të barabarta me Suedinë që prinë. Dy ekipet kanë nga shtatë pikë. Holanda ka katër si e treta në grup. Bullgaria ka tri e ajo ndiqet nga Bjellorusia e Luksemburgu në fund.

The post Franca fiton kryendeshjen ndaj Holandës appeared first on Mesazhi.com.

Zvicra mposht Andorrën, kryeson grupin

Posted: 10 Oct 2016 01:42 PM PDT

Zviceranët arritën që të mposhtin Andorrën me rezultat 2 me 1.

Golat për ekipin e Petrovic i realizuan: Fabian Schar dhe Admir Mehmedi, kurse golin e vetëm për vendasit e shënoi Martinez në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore, Zvicra grumbullon nëntë pikë duke lënë mbrapa kampionin Portugalinë me gjashtë pikë.

The post Zvicra mposht Andorrën, kryeson grupin appeared first on Mesazhi.com.

Trepça debuton me humbje në Ligën Ballkanike

Posted: 10 Oct 2016 12:26 PM PDT

Trepça ka debutuar me humbje në Ligën Ballkanike.

Mitrovicasit kanë pësuar humbje në pallatin 'Asllan Rusi' kundër Tiranës me rezultat 78:66.

Çereku i parë përfundoi me rezultat të barabartë 22:22, megjithëse ishin në epërsi në të shumtën e kohës vendasit.

Edhe në periudhën e dytë skuadra tiranase tregoi lojë më të mirë për një nuancë dhe kështu, pjesa e parë përfundoi me katër pikë epërsi në dobi të Tiranës, 43:39.

Tiranasit edhe në pjesën e dytë vazhduan me lojë të mirë, ndërsa mitrovicasit nuk ishin të saktë në momentet vendimtare, raporton Telegrafi.

Bardhekaltërit shqiptar në çerekun e tretë shtuan epërsinë në shtatë pikë, përkatësisht 62:55.

Tirana në periudhën e tretë arrit të menaxhoi lojën dhe kështu, shifrat në semafor tregoi rezultatin përfundimtar 78:66.

Basketbollisti më efikas i takimit ishte tiranasi, Endrit Hysenagolli, i cili realizoi 25 pikë, nëntë kërcime dhe tre asistime. Te skuadra mitrovicase me lojë të mirë u dallua Stutz Frederic me 14 pikë.

Pas kësaj fitore, Tirana ka dy pikë në grupin B, ndërsa skuadra mitrovicase ka vetëm një pikë.

The post Trepça debuton me humbje në Ligën Ballkanike appeared first on Mesazhi.com.

Komuna e Prishtinës ende s’po i jep leje BIK-ut për xhaminë qendrore

Posted: 10 Oct 2016 10:53 AM PDT

Kanë kaluar plotë 3 vite që kur ishte vënë gurthemeli për ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë.

Që nga viti 2012 Bashkësia Islame e Kosovës pret leje për fillimin e punimeve për ndërtimin e faltores myslimane. Por, Komuna e Prishtinës, ende nuk ka marrë një vendim.

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti pati thënë se besimtarët mysliman do të i gëzojë në ramazan me leje për ndërtimin e kësaj xhamie, por në BIK thonë se nuk e dinë përse u vonua.

Kryeimami, Sabri Bajgora ka thënë për Gazetën Fjala, se BIK-u ka kohë që ka dorëzuar dokumentacionin e plotë për të marrë lejen për ndërtimin e kësaj xhamie, por ende janë duke pritur komunën.

Ndërkaq, në ktë institucion nuk flasin fare për këtë temë.

Gazeta Fjala ka provuar të kontaktojë me zyrtarët përgjegjës të Komunës së Prishtinës lidhur me lejen për ndërtimin e xhamisë së madhe, por nuk ka marr përgjigje.

Ndërkohë imami nga Drenasi, Osman Musliu, ka thënë se BIK'u asnjëherë nuk do të mund ta ndërtojë xhaminë e madhe në Prishtinë derisa udhëhiqet nga Naim Tërnava.

Madje ai thotë se shteti është duke luajtur lojëra jo të mira sa i përket ndërtimit të kësaj xhamie.

Kjo ngase sipas Musliut, kreu i BIK-ut, po punon më shumë për interesa personale se sa në të mirë të myslimanëve.

The post Komuna e Prishtinës ende s'po i jep leje BIK-ut për xhaminë qendrore appeared first on Mesazhi.com.

Kryeprokurori i Shtetit nis shqyrtimin e 4 letrave të Presidentit Thaçi

Posted: 10 Oct 2016 09:29 AM PDT

Për një përgjigje më specifike ai sugjeron që të pritet deri nesër kur do t'i mbledhë kryeprokurorët e prokurorive themelore në qendrat e Kosovës.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka konfirmuar për Kallxo.com marrjen e katër letrave të cilat Presidenti Hashim Thaci i kishte dërguar gjatë ditës së sotme në adresë të tij dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës për të kërkuar nga organi i akuzës të veprojë në drejtim të zbardhjes së krimeve që luftës e të pasluftës në Kosovë.

"I kemi pranuar këto letra por i kemi pranuar dikur vonë, ka përfundimi i i orarit të punës diku rreth orës 16:00 edhe sigurisht që Prokurori i Shtetit ka me i shqyrtu këto letra të cilat kanë ardhur nga Presidenti dhe do të marrim veprime të duhura me kompetencë me autorizimet kushtetuese dhe ligjore", tha Lumezi.

Ai tha se e ka parë përmbajtjen e letrave ndërsa shprehet se ato që i kërkon Presidenti në ato letra "janë prioritet i Prokurorisë".

Por për një përgjigje më specifike ai sugjeron që të pritet deri nesër kur do t'i mbledhë kryeprokurorët e prokurorive themelore në qendrat e Kosovës.

"Sot menjëherë pas marrjes së këtyre katër letrave unë kam thirrë për nesër në takim të gjithë kryeprokurorët edhe të prokurorisë speciale edhe asaj themelore departamenteve të krimeve të rënda me bisedu në lidhje me këto raste dhe me ju dhënë prioritet në shqyrtime", tha Lumezi.

Lumezi është zgjedhur në krye të Prokurorisë së Shtetit në prill të vitit të kaluar.

"Menjëherë pas ardhjes sime në krye të Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës kemi ndërmarrë veprimet konkrete në themelimin e departamenteve për krime të luftës në kuadër të Prokurorisë Speciale edhe për caktimin e prokurorëve në atë prokurori", shtoi Lumezi.

Ai tha se deri së fundmi, hetimet në krimet për të cilat ka kërkuar zgjidhje Presidenti Thaçi kanë qenë kompetencë e misioneve ndërkombëtare- UNMIK deri në vitin 2008 dhe EULEX prej vitit 2008 deri në qershor të këtij viti.

"Ne tani jemi duke i pritur transferimin e këtyre lëndëve nga prokurorët e EULEX-it te prokurorët vendorë. Disa lëndë i kemi pranuar edhe kemi filluar procedurën penale për fillimin e hetimeve mirëpo në këtë kërkesë po e shoh që ka edhe raste ku procedurat gjyqësore veç janë përfundu edhe nga gjyqtarë ndërkombëtarë", tha Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

The post Kryeprokurori i Shtetit nis shqyrtimin e 4 letrave të Presidentit Thaçi appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa: Franca përkrahëse e madhe e Kosovës në proceset eurointegruese

Posted: 10 Oct 2016 09:23 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Duke i uruar suksese gjatë misionit në Kosovë, kryeministri e njoftoi ambasadorin për proceset aktuale dhe prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, integrimet euroatlantike dhe fuqizimin e subjektivitetit shtetëror.

Mustafa, po ashtu, theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Francën, si një prej partnerëve shumë të rëndësishëm të Kosovës, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e madhe të saj në proceset eurointegruese.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, shprehu përkushtimin e tij për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke theksuar edhe përkrahjen e shtetit francez për Kosovën, në të gjitha fushat.

The post Mustafa: Franca përkrahëse e madhe e Kosovës në proceset eurointegruese appeared first on Mesazhi.com.

De Biassi: Synojmë vendin e tretë

Posted: 10 Oct 2016 09:18 AM PDT

Gianni De Biasi e pranon që objektivi i Kombëtares shqiptare është vendi i tretë në Grupin G për kualifikueset e kampionatit Botëror "Rusi 2018".
Në një intervistë për radion italiane "Radio 1", tekniku kuqezi u shpreh se skuadra jonë nuk mendon për vendin e dytë në grup, edhe pse do të provojë ta arrijë.

"Besoj se Spanja ka diçka më tepër dhe do ta fitojë grupin. Edhe Italia është në një nivel më të lartë, ndërsa ne dhe Izraeli do të luajmë për vendin e tretë. Ne nuk mendojmë për vendin e dytë, edhe pse do provojmë ta arrijmë", tha 60-vjeçari.

Duke komentuar humbjen 2-0 ndaj Spanjës mbrëmë në Shkodër, De Biasi deklaroi: "Të luash kundër Spanjës sot është shumë e vështirë për këdo skuadër. Këtë e provoi edhe Italia. Spanjollët janë një ekip me një grup të përbërë nga lojtarë që vijnë kryesisht nga Reali i Madridit dhe Barcelona. Mbrëmë ne nuk mundëm t'u kundërpërgjigjeshim zotërimit të topit nga ana e tyre siç bëmë me Portugalinë para dy vitesh".

Ndërkaq, në një intervistë për "Sportmediaset", trajneri i Kombëtares ka paralajmëruar se në eventualitetin që Shqipëria do të jetë në garë deri në fund për vendin e dytë, Italia duhet të ketë kujdes në përballjen me kuqezinjtë e cila mbyll eliminatoret.

"Nëse do të isha në vend të Italisë do të mundohesha të arrija në atë sfidë me vendin e dytë në xhep, përndryshe do të preokupohesha për ta, pasi do të luajmë në shtëpi dhe do të hedhim gjithçka që kemi në fushë. Ne sigurisht që garojmë në ndjekje të Italisë, është e qartë që kanë diçka më shumë se ne, por nëse nuk do të provoja ta arrija atë, do të lija që tani pankinën", deklaroi De Biasi, përcjell Panoramasport

The post De Biassi: Synojmë vendin e tretë appeared first on Mesazhi.com.

Kocijanciç: “Trepça” në dialog vetëm nëse merren vesh të dyja palët

Posted: 10 Oct 2016 09:16 AM PDT

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciç ka thënë se është e domosdoshme që Beogradi dhe Prishtina të bien dakord që çështja e "Trepçës" të vihet në agjendën e dialogut në Bruksel.

"Që kjo çështje të diskutohet në Bruksel, duhet të jenë dakord të dyja palët", ka thënë ajo për Tanjug.

Ajo theksoi se Komisioni Evropian e ka marrë parasysh se ligji për "Trepçën" është miratuar në Kuvendin e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Politikanët e Kosovës e kanë hedhur poshtë këtë mundësi të dialogimit pasi që sipas tyre kjo marrëveshje ka kaluar.

Mirëpo Beogradi është duke kërkuar që kjo çështje të bartet në nivelin e Kombeve të Bashkuara dhe të diskutohet edhe në OKB.

The post Kocijanciç: "Trepça" në dialog vetëm nëse merren vesh të dyja palët appeared first on Mesazhi.com.

Diplomojnë kadetë të FSK-së nga komuniteti serb dhe boshnjak në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë

Posted: 10 Oct 2016 09:11 AM PDT

Sot në akademinë ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostollski" të Shkupit, diplomuan 36 studentë-kadetë të rinj, nga Maqedonia, Bosnja Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. Në mesin e tyre edhe katër kadetë të FSK-së.
Në kazermën "Goce Dollçev" të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë u zhvillua sot ceremonia ushtarake me rastin e diplomimit të studentëve-kadetëve të saj, të cilët u promovuan në rangun e nëntogerit.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë familjarë të kadetëve, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë, z. Zoran Jolevski, komandanti i Akademisë Ushtarake kolonel Orce Popovski, si dhe oficerë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë, atashe ushtarak,  përfaqësues të Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së, znj. Azemina Qullum, shefe e Zyrës për Komunitete, Ibrahim Shala drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun dhe nënkolonel Hasan Hoxha.

Në këtë ceremoni diplomuan 36 studentë, prej tyre 29 kadetë,  në mesin e tyre edhe  katër kadetët të FSK-së, nga radhët e komunitetit serb dhe atij boshnjak.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, z. Zoran Jolevski, në fjalimin e tij, ndër të tjera tha; "Në Akademinë Ushtarake jepet mundësia e jashtëzakonshme për të mësuar prej profesorëve dhe instruktorëve më të mirë që të arrini dije dhe shkathtësi më bashkëkohore si dhe të aftësoheni për mendim kritik dhe vlerësues. Këto studime kanë shërbyer që të arrini aftësitë drejtuese dhe udhëheqëse të liderit, aftësi këto që ju do t'i vëni në shërbim në vendet prej nga vini".

Në emër të Akademisë foli dekani i saj, kolonel Orce Popovski i cili ka renditur si pjesë të suksesit të Akademisë, faktin se për herë të parë kanë funksionuar tri ciklet e studimeve. Ai po ashtu theksoi se me përkrahje nga Ministria dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Maqedonisë, është realizuar për herë të shtatë "Kampi veror", me pjesëmarrjen e mbi 200 kadetëve dhe studentëve nga një numër i madh i shteteve-rekord i deri tashëm.

Në emër të Ministrisë së FSK-së, znj. Azemina Qullum, shefe e Zyrës për Komunitete, falënderoi Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë për ndihmën e vazhdueshme në shkollimin e kadetëve të FSK-së. Ajo pos tjerash, tha: " Duke ju falënderuar marrëveshjes për bashkëpunim bilateral në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë të vitit 2012, është afruar mundësia për pjesëtarët e FSK-së, pjesëtarë të komunitetit serb dhe boshnjak që të shkollohen në nivel të lartë në Akademinë tuaj Ushtarake pa barriera gjuhësore të fitojnë dije, dhe përvojë profesionale nga kolegët maqedonas dhe atë ta bartin në vendin e tyre, e krejt kjo me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në regjion. Më tej, z. Qullum, vazhdoi: ",…, veçanërisht është e rëndësishme të theksoj se këta janë oficerët e parë nga radhët e komuniteteve pakicë të Kosovës, të cilët të shkolluar dhe profesionalisht të përgatitur do t'i bashkohen trupës së oficerëve të FSK-së".

Po sot, në Ambasadën e Kosovës në Shkup, në prani të ambasadorit, z. Ylber Hysa, zëvendës ministrit të Mbrojtjes së Maqedonisë, z. Bekim Maksuti dhe të oficerëve të lartë të FSK-së dhe të Akademisë së Maqedonisë, dhanë betimin dy kadetë të rinj të FSK-së, pjesëtarë të komuniteteve të cilët, për katër vite do t'i vazhdojnë studimet në akademinë ushtarake "Gjeneral Mihailo Apostollski" në Shkup. /Lajmi.net/

2-ceremonia-e-diplomimit-te-kadeteve-te-fsk-se-nga-radhet-e-komuniteteve-ne-akademine-ushtarake-ne-shkup6-ceremonia-e-diplomimit-te-kadeteve-te-fsk-se-nga-radhet-e-komuniteteve-ne-akademine-ushtarake-ne-shkup5-ceremonia-e-diplomimit-te-kadeteve-te-fsk-se-nga-radhet-e-komuniteteve-ne-akademine-ushtarake-ne-shkup4-ceremonia-e-diplomimit-te-kadeteve-te-fsk-se-nga-radhet-e-komuniteteve-ne-akademine-ushtarake-ne-shkup3-ceremonia-e-diplomimit-te-kadeteve-te-fsk-se-nga-radhet-e-komuniteteve-ne-akademine-ushtarake-ne-shkup

 

The post Diplomojnë kadetë të FSK-së nga komuniteti serb dhe boshnjak në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë appeared first on Mesazhi.com.

Prokurorja Hajdari: Kemi siguruar prova të mjaftueshme për aferën “Pronto2”

Posted: 10 Oct 2016 08:59 AM PDT

Prokuroria Speciale e Kosovës deklaron se ka siguruar prova të mjaftueshme për të dyshuarit e rastit "Pronto 2", ku ditët në vazhdim pritet të shpallet aktakuza kundër Adem Grabovcit dhe 7 zyrtarëve të tjerë duke përfshirë këtu deputetin e PDK-së, Zenun Pajazitin dhe ish ministrin Besim Beqaj.

Prokurorja Drita Hajdari, ka thënë për Indeksonline se Prokuroria ka filluar hetimin në rastet në të cilat disponon me prova të mjaftueshme për fillimin e hetimit.

Ajo ka thënë se ende nuk dihet se kur do të paraqitet aktakuza kundër të pandehurve për faktin se lënda është shumë voluminoze.

"Prokuroria ka filluar hetimin në rastet në të cilat disponon me prova të mjaftueshme për fillimin e hetimit. Hetimi është në zhvillim e sipër dhe nuk mund të prognozoj se sa do të zgjasin hetimet deri në paraqitjen e aktakuzës", ka thënë ajo.

Sipas Prokurores Hajdari, në disa nga rastet është paraqitur nevoja për sigurimin e informacioneve të caktuara edhe nga Policia e Kosovës.

The post Prokurorja Hajdari: Kemi siguruar prova të mjaftueshme për aferën "Pronto2" appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more