Skip to main content

Mesazhi.com: “Forcat opozitare godasin rënd forcat e Asadit në Halep” plus 9 more

Mesazhi.com: “Forcat opozitare godasin rënd forcat e Asadit në Halep” plus 9 more


Forcat opozitare godasin rënd forcat e Asadit në Halep

Posted: 30 Oct 2016 10:08 AM PDT

Forcat e opozitës siriane kanë vazhduar operacionet e thyerjes së rrethimit të qytetit të Halepit dhe gjatë 24 orëve të fundit u kanë shkaktuar humbje të reja forcave besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad, raporton Anadolu Agency (AA).

Ditën e tretë të operacioneve luftëtarët e opozitës siriane kanë marrë kontrollin e disa vendbanimeve në distriktin al-Hamdaniya përgjatë hyrjes perëndimore në qendër të Halepit që është në unazën e ushtrisë siriane. Qendrën e Halepit e kontrollon opozita, por ky është rajon me rreth 300.000 civilë ku tashmë disa muaj është nën rrethim të forcave të Asadit.

Qëllimi i operacioneve aktuale të opozitës siriane është thyerja e rrethimit të ushtrisë siriane rreth Halepit.

The post Forcat opozitare godasin rënd forcat e Asadit në Halep appeared first on Mesazhi.com.

“SHBA i jep Izraelit para për të vrarë palestinezët”

Posted: 30 Oct 2016 10:03 AM PDT

Aktivistja amerikane, Ann Wright, njëra prej grave në anijen Zaytouna e cila u nis në udhëtimin për të thyer bllokadën e zbatuar ndaj Gazës dhe e cila u penguar nga ushtarët izraelitë, në lidhje me ndihmën ushtarake të SHBA-së prej 38 miliardë dollarësh ndaj Izraelit tha se “SHBA i jep Izraelit këto para sidomos për të vrarë palestinezët. Kjo është pikërisht ajo që po vepron ushtria e Izraelit” raporton Anadolu Agency (AA).

Wright pasi doli në pension nga ushtria e SHBA-ve nisi të punojë në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në vitin 2003 dha dorëheqjen duke kundërshtuar pushtimin e Irakut. Ajo në një intervistë për gazetarin e AA-së ka shpjeguar se si anija me 13 gra nga vende të ndryshme të botës u pengua nga ushtarët izraelitë.

“Bota nuk e nxjerrë zërin për bllokadën”

Duke shpjeguar qëllimin e udhëtimit me një anije ku në bord ndodheshin vetëm gra Wright tha se “Kryejmë këto organizime të tilla me anije që të mund të thyejmë bllokadën e vendosur që prej 8 vitesh nga Izraeli ndaj Gazës. Këtë herë me një anije të përbërë vetëm nga gratë synuam që të tërhiqnim më shumë vëmendje të medias ndërkombëtare ndaj bllokadës së Gazës. Sepse bota nuk e ka nxjerrë mjaftueshëm zërin ndaj bllokadës së paligjshme të Izraelit në Gaza.”

Duke vënë në dukje se pas këtij veprimi shumë media në Evropë dhe në Lindjen e Mesme e kanë bërë lajm këtë çështje, Wright është shprehur se “Por media amerikane si gjithmonë edhe këtë herë ka injoruar këtë ngjarje. Pronarët e mediave të mëdha në SHBA nuk dëshirojnë të bëjnë lajme për gjërat që ata mendojnë se janë shumë kundër Izraelit.”

Në mesin e udhëtarëve kishte edhe deputete

“Taksa u nisëm në këtë udhëtim kemi deklaruar hapur identitetet e 13 grave që ishin në anije. Për këtë arsye pala izraelite kishte dijeni se kush ndodhet në bordin e anijes. Në mesin tonë kishim deputete nga Algjeria dhe Zelanda e Re, si dhe nga ata që kishin fituar Çmimin Nobel për Paqen dhe aktiviste të tjera. Është e çuditshme që ushtarët izraelitë këtë herë nuk përdorën forcën kundër nesh, ku ju i dini mirë ato që u përjetuan në anijen Mavi Marmara. Nga anija izraelite që iu afrua anijes tonë fillimisht hipi një grua e veshur me veshje civile. Ndërsa edhe ushtarët që u ngjitën bashkë me të në anijen tonë nuk kishin uniforma ushtarake dhe armë në duar. Ishin që të gjithë të veshur civilë dhe nuk përdorën dhunë kundër nesh”, është shprehur Wright.

Më tej ajo ka theksuar se ushtarë izraelitë iu bënë të ditur se janë ndaluar me akuzën për “hyrje të paligjshme në Izrael” dhe ka shtuar se “kemi dalë para gjykatësit me këtë akuzë i cili dha vendimin për deportim, duke vendosur ndalesën e hyrjes në Izrael për 10 vite”. Aktivistja amerikane ka pohuar se ndalesa për hyrje në Izrael është rritur në 14 vite për arsyen se kanë ngelur edhe 4 vite nga ndalesa 10 vjeçare e vendosur më parë.

“Kur ushtarët izraelitë na ndaluan ne ndodheshim 34 milje larg Gazës në ujërat ndërkombëtare. Madje ne ndodheshim 14 milja nga zona e sigurisë e shpallur vetë nga Izraeli”, është shprehur Wright, duke shtuar më tej se mendojnë të hapin padi kundër shtetit të izraelit me akuzën “rrëmbim të personit”.

Ndihma ushtarake e SHBA-së prej 38 miliardë dollarësh ndaj Izraelit

Ndërsa rreth pyetjes në lidhje me opinionin për ndihmën ushtarake të SHBA-së prej 38 miliardë dollarësh ndaj Izraelit Wright tha se “Kjo situatë është me të vërtetë shqetësues. Izraeli nuk ka nevojë për paratë e SHBA-së. Izraeli ka një ekonomi dinamike dhe një ushtri që mund të konsiderohet e fuqishme. SHBA i jep Izraelit këto para sidomos për të vrarë palestinezët. Edhe kjo është pikërisht ajo që po vepron ushtria e Izraelit”.

Duke vënë në dukje se ushtria Izraelite po përdor Gazën si një “rajon testimi ushtarak”, Wright, ka mbrojtur idenë e saj se Izraeli mund të kryejë më lehtë çdo gjë që dëshiron kundër palestinezëve me këtë mbështetje të SHBA-ve.

Pasi ka shtuar se “jemi kundër iniciativave të SHBA-së jo vetëm në çështjen Izrael-Palestinë, por edhe në hapat e tjerë ushtarakë në vende të ndryshme të botës”, Wright ka pohuar se protestojnë për praninë ushtarake amerikane nga Okinawa e deri në Korenë e Jugut dhe në shumë rajone të tjera.

“Qeveria e SHBA-së nuk na pëlqen aspak ne”

Ndër të tjera Wright ka theksuar se qeveria e SHBA-së nuk pëlqen aspak punët që kryen dhe se ndiqet çdo hap i saj. “I bëjmë thirrje SHBA-së që të ndalojë hapat e saj të paligjshëm në çështjen Izrael-Palestinë. Gjithashtu qeverisë amerikane i bëjmë thirrje që në të njëjtën mënyrë ti japë fund veprimeve që refuzojnë të gjitha projektligjet që mund të dalin kundra Izraelit në OKB”, është shprehur ajo.

Në anijen Zaytouna e cila u nis më 15 shtator nga qyteti Barcelonë i Spanjës për të thyer bllokadën ndaj Gazës ndodheshin vetëm gra. Anija në të cilën ndodheshin 13 gra nga vende të ndryshme, më 5 tetor pasi u pengua në ujërat ndërkombëtare nga ushtarët izraelitë u dërgua në portin Ashdot të Izraelit.

The post “SHBA i jep Izraelit para për të vrarë palestinezët” appeared first on Mesazhi.com.

Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga shtetet e Organizatës për Bashkëpunim Islamik

Posted: 30 Oct 2016 09:56 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, sot është takuar me Iyad Amin Madani – sekretar i përhershëm i Organzatës për Bashkëpunim Islamik.

Në këtë takim, ministri Hoxhaj ka shprehur falenderime në emër të Republikës së Kosovës për mbështetjen e Organizatës për Bashkëpunim Islamik në konsolidimin e shtetësisë të Kosovës, duke e ndihmuar Kosovën në sigurimin e njohjeve nga shtete anëtare të kësaj organizate por po ashtu duke ndihmuar edhe në anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, ministri Hoxhaj kërkoi nga sekretari Madani që Organizata për Bashkëpunim Islamik të ushtrojë ndikimin e saj te 22 shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën që të bëjnë një gjë të tillë dhe të përkrahin iniciativat e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në anën tjetër, sekretari Madani e shprehu gatishmërinë e tij që si sekretariat i Organizatës për Bashkëpunim Islamik të komunikojnë me të gjitha shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën, duke thënë se ai thellësisht është i bindur se pavarësia e Kosovës duhet të mbështetet nga shtetet anëtare të OBI-së për të mirën e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Në një sesion të ndarë infomues, para amabasadorëve të shteteve anëtare të OBI-së të cilët ishin sot prezent në Jeddah, ministri Hoxhaj elaboroi në detaje argumente historike, ligjore dhe politike mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai nënvijëzoi se "Pavarësia e Kosovës është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon".

Ministri Hoxhaj, po ashtu njoftoi ambasadorët me të arriturat e fundit të Kosovës duke përfshirë MSA-në, dialogun me Serbinë dhe zhvillimet në ekonomi.

Ministri Hoxhaj u pajtua me sekretarin Madani që të intesifikohet komunikimi mes Kosovës, sekreariatit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe shteteve anëtare në mënyrë që të përditësohen informatat mbi arritjet e Kosovës dhe kontekstin politik në mënyrë që të sigurohen njohje të reja për Kosovës dhe mbështetje për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

The post Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës nga shtetet e Organizatës për Bashkëpunim Islamik appeared first on Mesazhi.com.

Prishtina fiton në Gjilan, Llapi dhe Liria perfekt si vendas

Posted: 30 Oct 2016 08:12 AM PDT

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në Gjilan te Drita, duke vazhduar ngritjen në tabelë dhe luftën për titull.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 85-të, kur Boshnjaku me një pasim te Makenda e vuri këtë para portierit, i cili kaloi edhe portierin për të shënuar për 1-0 krejt në fund të takimit.

Për Dritën kjo disfatë ësht ëshumë e keqe, pasi që vetëm sa ia përkeqëson formën.

Nga ana tjetër pas largimit të Ramiz Krasniqit, Liria fitoi pastër me rezultat 3-0.

Besa dhe Gjilani luajtën pa gola në një ndeshje aktive me raste dhe kartonë, por pa gola, shkruan Telegrafi.

Llapi shfaqi paraqitje solide ndaj Drenicës në shtëpi, ku Hamaid Namani shënoi golin e vetëm në minutën e 75-të të takimit për 1-0.

Rezultatet e ditës së dielë në Superligë:

Llapi 1:0 Drenica
Liria 3:0 Ferizaji
Drita 0:1 Prishtina
Besa 0:0 Gjilani

The post Prishtina fiton në Gjilan, Llapi dhe Liria perfekt si vendas appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria e Kosovës i ofron ndihmë Italisë pas tërmetit

Posted: 30 Oct 2016 08:11 AM PDT

Qeveria e Kosovës ka shprehur solidaritetin e plotë me qytetarët dhe Qeverinë italiane, në këto momente të vështira, duke i uruar shërim të shpejt të lënduarve.

Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet një komunikate ka theksuar se ka pranuar me shqetësim informatat për tërmetin e fuqishëm që goditi Italinë qendrore, duke lënduar dhjetëra njerëz dhe duke shkaktuar dëme të mëdha.

Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, shpreh gatishmërinë e saj të plotë që në rast nevoje të ofrojë për ndihmë, njësitet e specializuara në kërkim shpëtim urban të Forcës së Sigurisë së Kosovës./

The post Qeveria e Kosovës i ofron ndihmë Italisë pas tërmetit appeared first on Mesazhi.com.

Tahiri: Heqja e barrikadave në veri, sukses i marrëveshjeve të Brukselit

Posted: 30 Oct 2016 08:10 AM PDT

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se heqja e barrikadave është një zhvillim pozitiv, e sidomos pasi është bërë me vetë iniciativën e qytetarëve.

Ajo ka theksuar se me këto veprime, po zbatohet marrëveshja e Brukselit.

"Heqja e barrikadës nga Ura e Ibrit, më 14 gusht, është një veprim që lidhet me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për lirimin e urës. Por, që në një marrëveshje që kemi pasur që nga viti 2014, kur është vendosur kjo barrikadë e quajtur 'Parku i Paqes', ka qenë një dakordim që edhe barrikadat dhe pengesat tjera të hiqen", ka shpjeguar Tahiri për Radio Evropa e Lirë.

Ajo ka shtuar se me heqjen e barrikadave mund të ketë lëvizje të lirë të qytetarëve, të ketë një klimë të mirë të sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve.

Situata në këtë qytetet çdo ditë po normalizohet, ka thënë kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri.

Sipas tij, tashmë ka mbetur edhe kthimi i shqiptarëve në pjesën veriore.

"Çdo herë dhe çdo ditë tensionet janë duke u zvogëluar, çdo ditë po shihet progres. Tani na ka mbetur kthimi i shqiptarëve në pjesën e veriut. Të them të vërtetën, Mitrovica është një pjesë e Kosovës, që ka qenë e padefinuar në aspektin e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Dhe, tashmë është duke u rritur ai progres. Tash duhet të kthehen edhe shqiptarët në pjesën veriore, dhe të merremi me punësimin e tyre, sepse kanë qenë të anashkaluar prej secilit institucion të Kosovës", është shprehur Bahtiri.

Ndryshe, ura kryesore mbi lumin Ibër që ndan jugun dhe veriun e Mitrovicës, do të jetë e hapur për qarkullim të plotë më 20 janar të vitit 2017.

Autoritetet në Kosovë vazhdimisht kanë qenë të gatshme që të zbatohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, përshirë edhe lëvizjen e lirë. Barrikadat, nga përfaqësues të shoqërisë civile, janë parë si problem politik, duke e sjell një paqe të brishtë në qytetin e Mitrovicës.

The post Tahiri: Heqja e barrikadave në veri, sukses i marrëveshjeve të Brukselit appeared first on Mesazhi.com.

Presidenti i Jemenit refuzon planin e paqes të OKB-së

Posted: 30 Oct 2016 03:02 AM PDT

SANA (AA) – Presidenti i Jemenit, Abd Rabbuh Mansour Hadi, ka refuzuar planin e paqes të cilin ia propozoi përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Jemenin, Ismail Vild Sejh Ahmed, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton agjencia jemenase SABA, Hadi u takua me Ahmedin në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, ku deklaroi se nuk ka pranuar planin e tij për paqe.

"Mendimet për planin e pretenduar të paqes, nuk janë asgjë përveç hapjes së derës për edhe më shumë luftë dhe dhimbje. Ky nuk është plan për paqe. Kjo nuk do të thotë vetëm mbjellje të farës për luftë të re, por në rast të pranimit të tij, puçistët do të shpërblehen. Populli jemenas dhe Qeveria legale do të ndëshkohen. Qeveria është prononcuar se një gjë të tillë nuk dëshiron ta pranojë”, deklaroi Hadi.

Hadi siç pretendohet i ka bërë thirrje Ahmedit që të kuptojë domosdoshmërinë e planit të parë të paqes, i cili nënkupton pamundësinë e plotë të ndikimit të puçistëve, tërheqjen nga territoret e okupuara dhe dorëzimin e armëve. Burimet e afërta me presidentin e Jemenit dhe mediat theksojnë se plani i propozuar ka për qëllim "kufizimin e kompetencave të presidentit Hadi".

The post Presidenti i Jemenit refuzon planin e paqes të OKB-së appeared first on Mesazhi.com.

Një tërmet godet Italinë qendrore

Posted: 30 Oct 2016 03:00 AM PDT

ROMË (AA) – Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, një tërmet 6.5 ballë ka ndodhur në pjesën qendrore të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se tërmeti me qendër në qytetin Norcia në thellësi prej 10 kilometrash është regjistruar në orën 07.40. Ashtu siç edhe në shumë vende tërmeti ka shkaktuar shqetësime edhe në kryeqytetin e vendit, në Romë. Pas tërmetit në Romë një pjesë e madhe e qytetarëve dolën jashtë nëpër rrugë, ndërsa për disa minuta kanë vazhduar të regjistrohen dridhje në rajon.

Sipas lajmit të kanalit televiziv italian Rainews24, kryeministri Matteo Reniz pas tërmetit është takuar me kryetarin e Mbrojtjes Civile, Fabrizio Curcio.

Nga ana tjetër Qendra për Hulumtime Gjeologjike Amerikane (USGS) ka deklaruar se tërmeti ka qenë 6.6 ballë.

Në të njëjtin rajon më 26 tetor ndodhën dy tërmete të ndara prej 5.4 dhe 5.9 ballë. Si pasojë e këtyre tërmeteve një person humbi jetën për shkak të sulmit në zemër. Përsëri në të njëjtin rajon më 24 gusht tërmeti 6.2 ballë i cili goditi Amatrice dhe Accumoli shkaktoi vdekjen e 300 personave.

The post Një tërmet godet Italinë qendrore appeared first on Mesazhi.com.

SHBA urdheron familjaret e konsullates ne Stamboll qe te largohen nga vendi

Posted: 30 Oct 2016 02:57 AM PDT

Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane urdheruar te afermit e stafit te konsulates amerikane ne Stamboll qe te largohen nga vendi. Sipas mediave turke, ky urdher vie pas dyshimeve se “grupet ekstremiste” po targetojne qytetaret amerikan per sulme.

Te henen e kaluar, Departamenti i Shtetit i ka udhezuar qytetaret amerikan qe te mos udhetojne ne Turqi keto dite.

Presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan ka vene vendin ne gjendje te jashtezakonshme qysh nga grusht shteti i muajit qershor. Por edhe para pucit, Turqia po luftonte grupet esktremiste brenda dhe jashte vendit, dhe si pasoje sulmet terroriste nga po keto grupe ishin shtuar dukshem.

SHBA dhe Turqia kane edhe nje ceshtje tjeter per tu zgjidhur, ajo e ekstradimit te klerikut kontrovers Fetullah Gylen, i cili besohet se udhehoqi pucin kunder qeverise se zgjedhur te Erdoganit. /MESAZHI/

 

The post SHBA urdheron familjaret e konsullates ne Stamboll qe te largohen nga vendi appeared first on Mesazhi.com.

Krasniqi: Njerëzit që përfituan në emër të UÇK-së, po e përndjekin Limajn

Posted: 30 Oct 2016 02:42 AM PDT

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, aktakuzën e fundit ndaj Fatmir Limajt e quan përndjekje
Krasniqi thotë se Limaj po përndiqet nga njerëzit që luftën e UÇK-së e përdorën si mburojë të përfitimeve personale të pas luftës, transmeton lajmi.net

"Ne një situatë të tillë, përndjekja e Fatmir Limajt, është e dhimbshme aq sa edhe e lavdishme dhe lavdia zakonisht e ka çmimin e lartë. E dhimbshme se kjo po zgjatë që 13 vjet?!", ka shkruar Krasniqi.

Reagimi i plotë i tij:

PËRNDJEKJE NË VEND TË MIRËNJOHJES!

Nga Jakup Krasniqi

Nuk e kam më asnjë dyshim dhe nuk me duhet asnjë argument tjetër, Fatmir Limaj është duke u përndjekur po aq sa është duke u përndjekur Ushtria Çlirimtare e Kosovës, si vlerë kombëtare?!

Po ashtu nuk e kam asnjë dyshim: përndjeksitë janë gjithë soj e sorollopi i hafijeve te popullit tonë dhe gjithë lloji i profiterëve te vlerave te Luftës Çlirimtare. Të cilët, UÇK-në e patën për mburojë te përfitimeve personale te pas luftës, e sot Kosovën e kanë bërë mburojë, për mbrojtje personale.

Ne një situatë të tillë, përndjekja e Fatmir Limajt, është e dhimbshme aq sa edhe e lavdishme dhe lavdia zakonisht e ka çmimin e lartë. E dhimbshme se kjo po zgjatë që 13 vjet?!

Lavdi për veprën e madhe te tij. Vepër që ka nxitur të gjitha mëritë e armiqve te Lirisë e Pavarësisë së Kosovës, kundër tij, pse jo edhe te ardhmes së Kosovës. Andaj trajtimi që po i bëhet Luftës Çlirimtare te UÇK-së, është veprim kriminal!

Nëse shikohet nga perspektiva e sotme del se, Ai dhe Brigada e tij 121, ishin më te organizuarit për të luftuar për liri, hapësira e veprimit të tij u bërë strehë e ngrohtë, ishte sofër bujarie, ishte siguria më e duhur për Institucionet më vitale te UÇK-së si: Për Shtabin e Përgjithshëm dhe trupat e tij përcjellës, për Radion Kosova e Lirë, për Agjencinë e Lajmeve – Kosovapresse etj. Ishte strehë e siguri edhe për Zëdhënësin e UÇK-së, nga ku u përcollën për opinionin vendor e ndërkombëtar prononcimet e tij të shumta për qëllimet e Luftës Çlirimtare, për luftën e drejtë të popullit shqiptar! Ishte mburojë edhe për qindra mijë qytetarë te Kosovës!

Ajo zonë ishte e tillë edhe për familjen time. Andaj Mirënjohja ime shkon për çdo ushtarë, për çdo qytetarë e familje të asaj hapësire gjeografike! Mirënjohja e jo përndjekja duhet të jetë edhe për Komandantin e asaj Brigade – Fatmir Limaj.

Përndjekja e tij, nuk bëhet nga qytetarët e Kosovës, nuk bëhet nga njerëzit që e donin dhe e donë lirinë e shtetin e Kosovës, nga ata që e njihnin dhe e njohin vlerën e luftës çlirimtare, që i donin dhe i donë qytetarët e Kosovës dhe te ardhmen e tyre te lirë e të dinjitetshme, por nga armiqtë e sehergjinjtë, te cilët shtetit e se drejtës, shtetin e zhvilluar, shtetin e drejtësisë sociale, prisnin t'ua sillte dikush në pjatë. Ata që dje përgatiten dosje e sot heshtin si mumie apo shpifin pa fije turpi kudo qe u epet rasti! Çlirimtarët, kurrë mos qofshin kurrë nën lëkurën e këtyre djajve shpirtzinj!

Përndjekja politike e bënë Fatmir Limajn – Komandant Çelikun, njeriun më me integritet, mbi te cilin bien te gjitha mëritë e armiqve te kombit shqiptar dhe dashuria e popullit që i shërbeu!

Kështu mendoj për çdo çlirimtar e luftëtarë te UCK-së, që ka luftuar dhe ka qenë pjesë e saj deri më 21/22 qershor 1999!

The post Krasniqi: Njerëzit që përfituan në emër të UÇK-së, po e përndjekin Limajn appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more