Skip to main content

Mesazhi.com: “Barcelona fitore minimale ndaj Granadës” plus 9 more

Mesazhi.com: “Barcelona fitore minimale ndaj Granadës” plus 9 more


Barcelona fitore minimale ndaj Granadës

Posted: 29 Oct 2016 01:43 PM PDT

Barcelona ka shënuar fitore të vështirë në Camp Nou, në ndeshjen e javës së dhjetë përballë Granadës me rezultat 1-0.

Golin për Barcelonën e shënoi Rafinha në minutën e 49-të pas një aksioni të bukur.

Barcelona ngjitet në pozitën e dytë me 22 pikë, dy më pak se kryesuesi i La Ligës, Real Madridi, ndërsa Granada edhe më tej mbetet pa fitore në pozitën e fundit me vetëm tre pikë.

The post Barcelona fitore minimale ndaj Granadës appeared first on Mesazhi.com.

Kosova pa barrikada, e fundit u hoq në veri të Mitrovicës

Posted: 29 Oct 2016 01:39 PM PDT

Sonte është larguar barrikada afër Shkollës Teknike në Mitrovicë, e cila ishte vendosur në vitin 2011.

Mirëpo, kjo ishte barrikada e fundit në veri, e cila u largua para disa orësh.Barrikada afër Shkollës Teknike në Mitrovicë në rrugën kryesore që lidh lagjen e Boshnjakëve me pjesën tjetër të veriut të Kosovës është hequr.

Për heqjen e barrikadës që u vendos në këtë vend në vitin 2011 punuan dy ekskavatorë pa targa.Të pranishëm në vend të ngjarjes ishin policë të Kosovës dhe karabinierë italianë.Lajmin për heqjen e barrikadës e konfirmoi për kallo.com zëvendësdrejtori i policisë në veri Besim Hoti."Krejt çka muj me konfirmu është që barrikada është larguar dhe tash rruga është e lirë për qarkullim në të dy anët e qytetit," tha Hoti.

Disa barrikada në pjesën veriore të vendit qenë vendosur pas aksionit të Policisë Speciale të Kosovës në korrik të vitit 2011 për marrjen e pikave kufitare 1 dhe 31.Gjatë këtij aksioni ishte vrarë polici Enver Zymberi që më vonë u shpall nga Presidentja Jahjaga "Hero i Kosovës".

The post Kosova pa barrikada, e fundit u hoq në veri të Mitrovicës appeared first on Mesazhi.com.

Bojkoti i Listës Serbe, pengon funksionimin e institucioneve

Posted: 29 Oct 2016 09:32 AM PDT

Që nga miratimi i Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës, përfaqësuesit Listës Serbe, e cila përfaqëson bashkësinë serbe në të gjitha institucionet e vendit, kanë "ngrirë" pjesëmarrjen në legjislativin dhe ekzekutivin e vendit. Kundërshtime të hapura lidhur me miratimin e Ligjit për Trepçën kanë shfaqur edhe autoritetet e Serbisë.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, thonë se kanë kërkuar nga Lista Serbe që ta ndërpresë bojkotimin e institucioneve më të larta të vendit dhe i kanë ftuar në takim.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Listës Serbe, thonë se mbeten pranë qëndrimit të tyre, për faktin se me miratimin e Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për investime strategjike, nuk janë respektuar interesat vitale të serbëve. Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, shqiptarë dhe serbë, e shohin si të gabuar veprimin e Listës Serbe.

Vazhdon "ngrirja" e pjesëmarrjes së Listës Serbe

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i Qeverisë së Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se tërheqja e përfaqësuesve të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, e pengon funksionimin normal të institucioneve. Sipas tij, Qeveria e Kosovës e ka ftuar Listën Serbe në takim, për të shqyrtuar tejkalimin e situatës.

"Ne kemi kërkuar të takohemi me ta. Ata janë ende duke i diskutuar, brenda për brenda, veprimet e tyre. Ne nuk ua kemi vënë lakun në fyt, që vërtet duhet të kemi takim sa më shpejt qëështë e mundur, por do të takohemi me ta kur ata të jenë të gatshëm", thotë Gecaj.

Por, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq, i cili vjen nga radhët e Listës Serbe, pak ditë më parë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se përfaqësuesit e këtij subjekti politik që përfaqëson serbët e Kosovës, ende mbeten pranë qëndrimit që kanë marrë.

"Ky është qëndrimi ynë, kur dikush nuk dëshiron që t'i vlerësojë argumentet shumë reale, të cilat thonë se 3 mijë punëtorë të Trepçës nuk janë konsultuar kur dikush ka sjellë vendimin për të. Nuk është biseduar as menaxhmenti për mendimin dhe kërkesën e tyre. Atëherë, si mund të presë dikush që ne të heshtim?", ka thënë Stojanoviq.

Publicisti Halil Matoshi, thotë për Radion Evropa e Lirë se themelimi i Listës Serbe me instruksionet e Beogradit zyrtar, që në fillim e ka lënë bashkësinë serbe në Kosovë, pa zërin e tyre të vërtetë. Nisur nga kjo, sipas tij, pas braktisjes së institucioneve qendrore nga Lista Serbe, tashmë bashkësia serbe edhe praktikisht ka mbetur e papërfaqësuar.

"Serbët kosovarë, objektivisht janë të papërfaqësuar në institucionet e Republikës së Kosovës, përderisa është shumë e përfaqësuar linja politike e Beogradit zyrtar. Ngrirja aktuale e pjesëmarrjes në institucionet qendrore nga Lista Serbe, praktikisht, i ka lënë serbët kosovarë pa përfaqësim. Jeta e tyre (serbëve të Kosovës) nuk është përmirësuar për asnjë milimetër prej se kjo listë praktikisht është në institucionet e Kosovës", thekson Matoshi.

Pasojat…

Por, cilat janë pasojat që mund të burojnë nga mospjesëmarrja e përfaqësuesve të serbëve në institucionet qendrore të Kosovës?

Zëvendësministri Gecaj thotë se pasojat do të jenë edhe për institucionet e Kosovës, por edhe në dëm të interesave të bashkësisë serbe. Kjo e fundit, sipas tij, e cunguar nga përfaqësimi aktual, nuk do të arrijë t'i mbrojë interesat që ndërlidhen me disa veprime tjera që, siç thotë ai, duhet të ndërmerren lidhur me çështjen e Trepçës, pasi që Ligji për të tashmë është i miratuar.

Kjo mungesë, shprehet Gecaj, ngjashëm e dëmton edhe procesin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe krijimin e statutit të tij.

"Mosprezenca e tyre, te ne i dëmton vetëm proceset, për të cilat nevojiten dy të tretat e votave apo shumica e dyfishtë. Për shembull: ndryshimet kushtetuese, çështja e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, këto janë procese që kërkojnë votën e dyfishtë, pra edhe votën e komuniteteve".

"Vetëm në ato procese ne na dëmton si shtet. Por, na dëmton gjithashtu edhe në imazhin e Republikës së Kosovës, sepse nëse ne e kemi një komunitet që nuk merr pjesë në institucione, ajo e dëmton imazhin. Por, këto nuk janë arsye që ne tash duhet t'i dëmtojmë interesat vitale, siç është interesi i çështjes së Trepçës", shprehet Gecaj.

Në anën tjetër, njohësi i zhvillimeve në vend, Rangjel Nojkiq, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, thotë për Radion Evropa e Lirë se dalja e Listës Serbe nga institucionet, nuk është zgjidhje.

Sipas tij, një gjë të ngjashme kishin bërë përfaqësuesit e serbëve edhe në mandatin kur ai ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, por që, për shkak të proceseve, përfaqësuesit serb e kishin kuptuar se është më e dobishme që të jenë pjesëmarrës. Siç thotë ai, këtë duhet të bëjnë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

"Çdo dalje nga institucionet ndihet, sepse nuk mund të ndikosh në asgjë nëse je jashtë tyre, e sidomos kur je jashtë institucioneve ekzekutive. Në anën tjetër, ne kemi bashkësitë lokale që janë shumë të lidhura me qeverinë qendrore në Prishtinë. Nëse nuk i ke aty njerëzit që janë përgjegjës për zgjidhjen e shumë problemeve, atëherë autoritetet lokale mund të shndërrohen në pengje të një situate të tillë", shprehet Nojkiq.

Por, zëvendëskryeministri Stojanoviq, është i prerë në qëndrimin lidhur me "ngrirjen e pjesëmarrjes' në institucione të Listës Serbe.

"Ne u përgjigjemi atyre që na kanë deleguar në institucione dhe atyre u japim llogari. Se a pajtohet populli ynë me vendimin që të mos marrim pjesë politikisht në trupat e tillë, në fund ai do të vlerësojë dhe gjykojë", thotë Stojanoviq.

Publicisti Matoshi shpreh mendimin se veprimi i Listës Serbe nuk përputhet me vullnetin e Serbëve të Kosovës.

"Tash, realisht, liderët politikë të Listës Serbe, më shumë bëjnë politika në favor të (Aleksandar) Vuçiqit (kryeministër i Serbisë) dhe të Beogradit zyrtar, se sa të atyre që iu referohen, se kinse janë përfaqësues ose të zgjedhurit e tyre", thekson Matoshi.

Edhe Nojkiq shpreh mendimin se Lista Serbe, aty ku nevojitet vota e dyfishtë, me siguri se do t'i frenojë proceset. Sipas tij, lidhjet ndërmjet serbëve të Kosovës dhe Beogradit, duhet të ekzistojnë.

Por, siç thotë ai, përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës, nuk duhet të bëhen pengje të Beogradit dhe verbërisht të dëgjueshëm ndaj tij.

"Kjo është diçka që nuk i sjell asgjë të mirë, as Serbisë, autoriteteve në Beograd, e as serbëve në Kosovë. Serbët, duhet të jenë të qartë, ta kenë vizionin e tyre dhe zgjidhjet e tyre, t'ia propozojnë zgjidhjet e mundshme Beogradit dhe së bashku me Beogradin të sjellin zgjidhje, por gjithashtu edhe ta ndajnë përgjegjësinë. Po, në këtë mënyrë, më duket se serbët po i ikin përgjegjësisë. Kurdo që ikni nga përgjegjësia, do të jeni humbës të mëdhenj", thekson Nojkiq.

Pas "ngrirjes" së pjesëmarrjen në Kuvendin dhe në Qeverinë e Kosovës, deputetët e Listës Serbe i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës me kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së marrjes së vendimit për miratimin e Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për investime strategjike.

The post Bojkoti i Listës Serbe, pengon funksionimin e institucioneve appeared first on Mesazhi.com.

Reali forcon kreun

Posted: 29 Oct 2016 09:30 AM PDT

Real Madridi është treguar skuadër e papërmbajtshme ndaj Alavesit në udhëtim.

Mbretërit kanë mposhtur Alavesin në shtëpinë e tyre, me rezultat 1:4.

Edhe pse vendasit të parët kaluan në epërsi në minutën e 7' me anë të Deyverson, Reali arriti të përmbys gjithçka, për të shënuar katër gola.

Ronaldo arriti të përmbys gjithçka duke shënuar në minutat 17' dhe 34'.

Në minutën e 84', Morata dyfishoi epërsinë në 1:3.

Dhe për të vulosur fitoren u përkujdes sërish portugezi Ronaldo, duke shënuar golin e tij të tretë në këtë ndeshje, dhe të katërtin për Realin, që në La Liga kryeson me 24 pikë.

The post Reali forcon kreun appeared first on Mesazhi.com.

Policia konfiskon mbi 83 kilogramë marihuanë,dhe arreston tre persona

Posted: 29 Oct 2016 07:10 AM PDT

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një aksion të ndërmarr dje ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar mbi 80 kg substancë narkotike.

Sipas Policisë së Kosovës operacioni policor është realizuar në komunën e Deçanit, konkretisht në fshatin Rastavicë, ku pas kontrollit të ushtruar nga njësitet relevante policore është gjetur sasi e konsiderueshme e narkotikëve e llojit marihuanë .

Personat e arrestuar në këtë rast janë: U. K. lindur me 1971 M/SH/K, E. K. lindur me 1997 M/SH/K, E. A. lindur me 1997 M/SH/K.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në lokacionin e cekur në një hapësirë fushore si dhe në veturën e njërit nga të dyshuarit, zyrtarët policor kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej rreth 83 kg e 550 gr. substancë narkotike e llojit marihuanë", thuhet në komunikatën e policisë.

Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar ;
Tri vetura të markave të ndryshme (një me targa të Shqipërisë dhe dy me targa të RKS-së), si dhe pesë telefona celular.

Me vendim të prokurorit kompetent të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit pre 48 orëve.

The post Policia konfiskon mbi 83 kilogramë marihuanë,dhe arreston tre persona appeared first on Mesazhi.com.

Arsenali fiton, mban kreun e tabelës

Posted: 29 Oct 2016 06:58 AM PDT

Arsenali ka realizuar një fitore të thellë me rezultat 4-1 ndaj Sunderlandit, që erdhi më vështirë nga sa u mendua.

Sanchez kaloi në epërsi Arsenalin pas një ofensive të vendasve nëminutën e 19-të.

Me të filluar pjesa e dytë Sunderlandi u hodh në sulm duke futur në gol Arsenalin, kjo dha efektin e vet.

Pas penaltisë së akorduar, Jermaine Defore realizoi për 1-1 dhe barazimin (65').

Por, kur u mendua se Arsenali do të lëshonte pikë ndaj vendit të fundit, u shfaq Olivier Giroud me dy gola për pesë minuta (71' dhe 76').

Në minutën e 78-të Sanchez shtoi për 4-1 dhe ky ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Arsenali ka kreun e tabelës me 23 pikë pas 10 ndeshjeve, tri më shumë se City që i shkon WBA-së në transfertë.

The post Arsenali fiton, mban kreun e tabelës appeared first on Mesazhi.com.

Deklarata për liberalizim, përpjekje t’i iket dështimit për demarkacionin

Posted: 29 Oct 2016 06:56 AM PDT

Dështimi i Kuvendit të Kosovës për miratimin e një deklarate politike, e cila do t'i bënte ftesë BashkimitEvropian që t'i heqë vizat për qytetarët e Kosovës, për analistët për çështje politike, konsiderohet e vonuar dhe pa ndonjë efekt konkret.

Deputetët e partive politike në pushtet dhe ata të opozitës, të premten nuk ka kanë arritur të merren vesh rreth kësaj draft-deklarate, dhe për shkak të mospajtimeve, deklarata është tërhequr nga rendi i ditës.

Deklarata e përbashkët, ishte paralajmëruar se do t'i drejtohej Bashkimit Evropian me kërkesën që qytetarëve të Kosovës t'u hiqeshin vizat dhe të mos mbeten peng i vendimit për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Iniciativa e Kuvendit të Kosovës për të miratuar këtë deklaratë është e vonuar, thotë Artan Murati, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI). Ai thotë se Komisioni Evropian, tashmë ka paraparë si kusht për liberalizimin e vizave, ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit të Malit të Zi.

"Edhe duke pasur parasysh fuqinë juridike të deklaratës apo rezolutës, ajo nuk mund të obligojë Bashkimin Evropian ta marrë dhe ta heqë kushtin e demarkacionit si të tillë. Ajo çfarë ka mundur të bëjë Kuvendi, ka qenë ta përçojë vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës te Bashkimi Evropian se kushti për demarkacionin është i padrejtë".

"Mirëpo unë druaj që është pak vonë, që të ndryshojë çështja e demarkacionit, pasi kemi parë edhe polarizimin e skajshëm të partive politike që i kanë kontribuar më tepër ndarjes, jo vetëm skenës politike të brendshme, por edhe ka përçuar mesazhe negative jashtë në BE", thotë Murati për Radion Evropa e Lirë

Në anën tjetër, Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane, konsideron se përpjekja për miratimin e kësaj deklarate, është vetëm një justifikim i faktit, që Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

"Faktikisht, ajo deklaratë nuk është asnjë kusht apo diçka që po kërkohet nga ne, që të mundemi të lëvizim lirshëm në zonën Schengen. Pra, kjo ka qenë më shumë një justifikim i faktit që nuk kanë mundur të ratifikojnë marrëveshjen për Demarkacionin.Dhe, mendoj se pesha e saj është zero".

"Nëse zyrtarët e Qeverisë dhe ata të institucioneve të Kosovës, dëshirojnë të ndryshojnë kushtin për demarkacion, apo të blejnë kohë, ata duhet të shkojnë të bisedojnë me shtetet anëtare dhe me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian,për të parë nëse kjo është e mundur", vlerëson Muharremi.

Përveç mosmiratimit të kësaj deklarate, përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se puna e përgjithshme në Kuvendin e Kosovës, më shumë se një vit nuk është efektive, pasi nuk po arrihet përmbushja e agjendës legjislative, ashtu siç është paraparë.

Instituti Demokratik i Kosovës, është organizata e vetme joqeveritare, e cila monitoron punën e Kuvendit të Kosovës. Artan Murati nga kjo organizatë, thotë se legjislatura aktuale e Kuvendit të Kosovës është përballur me shumë sfida dhe me një funksionim të dobët.

"Viti 2016, deri më tani, njihet si vit jo efikas i punës se Kuvendit të Kosovës. Dhe ky është vetëm një reflektim i asaj që ka ndodhur që nga fillimi i vitit. Ne nuk duhet të marrim si pikënisje mosaprovimin e kësaj deklarate, por mund ta marrim edhe numrin e përgjithshëm të ligjeve që janë miratuar në Kuvend. Është një numër jashtëzakonisht i vogël", thotë ai.

Sipas këtij instituti, Qeveria e Kosovës për vitin 2016 kishte paraparë të sponsorizojë 87 ligje, mirëpo deri në fund të muajit tetor në Kuvend ka dorëzuar vetëm 28 prej tyre, ose 32 për qind të projektligjeve të planifikuar për procedim në Kuvend.

Kurse edhe 59 projektligje të tjera mbeten për t'u dorëzuar deri në fund të këtij viti.

The post Deklarata për liberalizim, përpjekje t'i iket dështimit për demarkacionin appeared first on Mesazhi.com.

‘Trepça’, lokomotivë e zhvillimit ekonomik

Posted: 29 Oct 2016 02:25 AM PDT

Miratimi i Ligjit për "Trepçën" është hapi i parë që ndërmarrja të shndërrohet në lokomotivë të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Kështu u tha në debatin e organizuar të premten nga Forumi 2015 me titull: "Çka pas ligjit për Trepçën: Sfidat, mundësitë dhe rreziqet". Blerand Stavileci, ministër i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), ka thënë se Trepça është në mesin e projekteve më të rëndësishme, por është edhe projekti më i ndërlikuar, sepse, siç ka thënë ai, i ka të gjitha komponentët brenda, politikë, ekonomikë, ligjorë, ekologjikë, socialë, historikë, kulturorë, etnikë.

"Ne duhet që të punojmë shumë, t'i përvjelim mëngët në mënyrë që mos të na zërë më e ardhmja të papërgatitur, ka kaluar shumë kohë e ka pasur shumë vonesa, fatmirësisht "Trepça" disi është menaxhuar dhe e kemi mbajtur" , ka thënë ai, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Sipas e tij, më e rëndësishmja ka qenë që ndërmarrja të shpëtohet nga likuidimi. "Ne duam të fokusohemi tek zgjidhja ekonomike dhe mendoj që këtu pastaj duhet të përqendrohemi", ka thënë ai.

Sipas tij, nga raste studimore do të na presë një e ardhme më e mirë, por jo pa rreziqe.

"Ne mund ta përgatisim modelin më të mirë ekonomik, por gjithmonë duhet t'i kemi parasysh edhe faktorët e jashtëm që në këtë rast na paraqiten si rreziqe", ka thënë ai.

Edhe Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit Parlamentar për zhvillim ekonomik, ka thënë se pas aprovimit të Ligjit nuk duhet të lihet asnjë ditë pa punë e pa aktivitete.

The post ‘Trepça’, lokomotivë e zhvillimit ekonomik appeared first on Mesazhi.com.

Shqiptarët e veriut të Mitrovicës, refugjatë në qytetin e tyre

Posted: 29 Oct 2016 01:21 AM PDT

Që nga përfundimi i luftës, numri i shqiptarëve që janë shpërngulur nga veriu i Mitrovicës ka arritur në 22 mijë.

Shumë familje të dëbuara nga ajo pjesë jetojnë me qira në jug të Mitrovicës, si refugjatë në qytetin e tyre, ndërkohë që kthimin e tyre në banesa dhe prona të veta prej nga janë dëbuar nuk ua lejojnë strukturat komunale të veriut

Edhe një dimër sikurse edhe 17 të tjerë para tij, shumë familje shqiptare të veriut të Mitrovicës do ta kalojnë nëpër shtëpi të huaja, si refugjatë në qytetin e tyre. Ndonëse kanë banesat e tyre në veri dhe pronat që synonin t'i rindërtonin shtëpitë, atyre nuk u lejohet kthimi atje.

Përveç që nuk u lejohet të kthehen në banesat e veta, aktualisht të uzurpuara nga serbët e veriut të Mitrovicës, shqiptarëve të asaj pjese nuk u lejohet as rindërtimi i shtëpive, të cilat u janë djegur dhe u janë rrënuar gjatë luftës, madje edhe pas lufte..

Në këtë mënyrë, mbi 12 mijë shqiptarë të veriut të Mitrovicës, të cilët janë dëbuar në shkurtin e vitit 2000 nga banesat dhe shtëpitë e tyre në pjesën veriore vazhdojnë të jetojnë në jug të Mitrovicës, si dhe në qendrat tjera të Kosovës. Ata janë të detyruar të paguajnë qira, ndonëse jetojnë në kushte jashtëzakonisht të rënda. Disa prej këtyre familjeve jetojnë në ndërtesat e "Trepçës" në Stantërg, të cilat kanë filluar të shemben, por ato janë streha e vetme për shumë familje të dëbuara nga veriu.

The post Shqiptarët e veriut të Mitrovicës, refugjatë në qytetin e tyre appeared first on Mesazhi.com.

Lëndohet mesfushori kosovar i Barcelonës

Posted: 29 Oct 2016 12:29 AM PDT

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Labinot Kabashi ka pësuar një lëndim.

I riu që luan me skuadrën e Barcelonës, është lënduar, por shkalla e lëndimit ende nuk është bërë e ditur nga drejtuesit e katalunasve.

Kabashi së fundi ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës në ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Ukrainës./

The post Lëndohet mesfushori kosovar i Barcelonës appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more