Skip to main content

Mesazhi.com: “Arsenali vazhdon me fitore” plus 9 more

Mesazhi.com: “Arsenali vazhdon me fitore” plus 9 more


Arsenali vazhdon me fitore

Posted: 19 Oct 2016 01:56 PM PDT

Skuadra e Arsenalit ka vazhduar me fitore edhe në Ligën e Kampionëve.

Topcinjtë arritën që me rezultat të lartë 6 me 0 të mposhtin Ludogoretsin në xhiron e tretë të fazës së grupeve.

Golat për ekipin e Wengerit i realizuan: Ozil (3), Sancezh, Walcott dhe Chamberlain.

Me këtë fitore Arsenali kryeson grupin A me shtatë pikë, aq sa ka edhe Paris Saint-Germain që mposhti Baselin 3 me 0.

The post Arsenali vazhdon me fitore appeared first on Mesazhi.com.

Bayerni e mposhtë PSV-në

Posted: 19 Oct 2016 01:52 PM PDT

Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë kundër PSV'së në kuadër të Ligës së Kampionëve

Bayern Munich u është kthyer fitoreve në Ligën e Kampionëve, pasi në Allianz Arena ka mposhtur PSV'në 4:1.

Golat për Bayernin i shënuan Muller, Kimmich, Lewandowski dhe Robben, ndërsa golin e vetëm për skuadrën mysafire e shënoi Rasighn.

Pas kësaj fitoreje Bayern mbetet në vendin e dytë me 6 pikë, 3 më pak se sa Atletico Madrid që mposhti Rostovin në udhëtim.

The post Bayerni e mposhtë PSV-në appeared first on Mesazhi.com.

Vdes në aksident trafiku hoxha Riad Emini

Posted: 19 Oct 2016 01:50 PM PDT

Personat që kanë humbur jetën nga aksidenti i mbrëmshëm në fshatin Gracë të Lipjanit janë motër e vëlla.

Ata janë Gentiana dhe Riad Emini. Riad Emini ishte hoxhë i ri i këtij fshati.

Sipas policisë si pasojë e aksidentit viktimat kanë pësuar lëndime të rënda dhe kanë ndërruar jetë. Në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe pesë pasagjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

The post Vdes në aksident trafiku hoxha Riad Emini appeared first on Mesazhi.com.

Messi hat-trik ndaj Cityt

Posted: 19 Oct 2016 01:44 PM PDT

Në xhiron e tretë të fazës së grupeve, katalunasit arritën që me rezultat të lartë 4 me 0 të mposhtin Cityn në "Camp Nou".

Më meritori për këtë fitore ishte padyshim Leo Messi i cili shënoi tre gola. Golin e katërt për spanjollet e shënoi Neymar në fund të ndeshjes.

Vlen të përmendet se në këtë ndeshje, ishin dy karton të kuq një për Bravon e Cityt dhe një për Mathieun e Barcelonës. Ndërsa u humb edhe një penallti nga Neymar.

Me këtë fitore Barca kryeson tabelën e grupit C me nëntë pikë, pesë më shumë se vendi i dytë City që mbetët me katër.

The post Messi hat-trik ndaj Cityt appeared first on Mesazhi.com.

Kosova mirëpret Shqipërinë në Konsullatën e Përbashkët në Munih

Posted: 19 Oct 2016 09:40 AM PDT

Kosova ka mirëpritur Shqipërinë në Munih, në Konsullatën e Përbashkët që është hapur nga të dyja shtetet ku kanë marrë pjesë edhe ministrat e jashtëm, Hoxhaj dhe Bushati.

Në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, nga sot do të fillojë së funksionuari edhe ajo e Shqipërisë, në një objekt të përbashkët ndërsa prerjen e shiritit pos Hoxhajt dhe Bushatit, e ka bërë edhe Ministrja për Çështje Evropiane e Bavarisë, Beate Merk, njofton kumtesa nga PPJ e Kosovës.

Në përurimin e konsullatës Kosovë-Shqipëri në Mynih, ka marrë pjesë edhe Rifat Jashari.

Në fjalën e tij, Hoxhaj e ka falënderuar Bacën Rifat për praninë duke thënë se pa sakrificën e familjes Jashari, asgjë nuk do të ishte e mundur, as shteti i Kosovës e as Konsullata e Përbashkët.
"As unë si ministër i Jashtëm i Kosovës, as ministri i Jashtëm i Shqipërisë, por askush tjetër nuk do të ishte këtu në këtë konsullatë pa rolin dhe kontributin e Bacës Rifat dhe familjes Jashari. Këto janë dëshmia më e mirë se sa rrugë të gjatë kanë bërë shqiptarët, edhe në Kosovë edhe në Shqipëri për ta bërë një shtet të pavarur të Kosovës, që ka qenë projekt i krejt shqiptarëve, edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë. Ne do të hapim edhe ambasada e konsullata të përbashkëta, por prania e Bacës Rifat i jep një kuptim tjetër kësaj konsullate" ka thënë Hoxhaj.

Ministri Bushati ka falëndëruar ministrin Hoxhaj për mundësinë që edhe Shqipëria të përfaqësohet nga sot me shërbime konsullore në Konsullatën e Përbashkët duke paralajmëruar edhe aktivitete të ardhshme të këtij karakteri.

Nga ana e saj, ministrja e Bavarisë për Çështje Evropiane, Merk ka falendëruar të pranishmit dhe është shprehur e lumtur që në Bavari po hapet një konsullatë e përbashkët Kosovë-Shqipëri e cila do të jetë promotor edhe i bashkëpunimit në shumë fusha të tjera ndërmjet këtyre dy vendeve dhe Bavarisë.

Në përurimin e konsullatës kanë marrë pjesë shumë qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria që jetojnë në Bavari dhe personalitete të rëndësishme gjermane të jetës publike.

Janë paralajmëruar edhe hapja e konsullatave të përbashkëta në Danimarikë dhe Turqi, ndërsa më herët është hapur në Milano dhe Bari.

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj paradite ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga dhomat e tregtisë të Mynihut dhe Bavarisë së Epërme, si dhe qeverisë së këtij shtet

The post Kosova mirëpret Shqipërinë në Konsullatën e Përbashkët në Munih appeared first on Mesazhi.com.

Suspendohen 10 zyrtarë të burgjeve, ndihmuan arratisjen e Lushtakut

Posted: 19 Oct 2016 09:30 AM PDT

Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar raportimet e lajmi.net lidhur me suspendimin e 10 zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, pas ngritjes së aktakuzave ndaj tyre.

"Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka pranuar shkresën nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku është informuar se ndaj zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës është ngritur aktakuzë", thekson kjo ministri, raporton lajmi.net.

"Me qëllim që procedura penale të zhvillohet në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe të pandikuar, MD/SHKK ka marrë vendim për largim të përkohshëm nga puna deri në përfundimin e procedurës penale ndaj: E.TH, SH.H, I.D, A.U, B.D, V.B, A.B, Y.B, G.A dhe XH.Z", theksohet në njoftim, duke u dhënë vetëm inicialet e të larguarve.

Sipas burimeve të lajmi.net në këtë ministri, janë pezulluar Shemsi Hajrizi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i administratës në shërbimin korrektues, Ismail Dibrani, drejtor i Qendrës Korrektuese në Dubravë dhe zyrtarë të tjerë nga ky shërbim.

Dy zyrtarët e lartë, Hajrizi dhe Dibrani janë pezulluar nga Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, kurse zyrtarët tjerë nga Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Siç mëson lajmi.net, pezullimet janë bërë pasi që ndaj zyrtarëve të lartëpërmendur është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në kundërshtim me nenin 422 par 1 dhe 2.1,2.2,2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndër të akuzuzarit është Bashkim Dervisholli, zyrtar korrektues, i cili akuzohet se ka dhënë ndihmë për lirimin e kundërligjshem të personave të privuar nga liria. Dervisholli ka punuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

The post Suspendohen 10 zyrtarë të burgjeve, ndihmuan arratisjen e Lushtakut appeared first on Mesazhi.com.

Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja, shtete më të korruptuara se Kosova (Dokument)

Posted: 19 Oct 2016 09:27 AM PDT

Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnje e Hercegovina rezultojnë të jenë shtete me korrupsion më të madh se Kosova.

Këto konstatime dalin nga një projekt hulumtues i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga Qendra për Studime të Demokracisë (CSD), me seli në Bullgari, i cili ditë më parë është prezantuar në Uashington, raporton lajmi.net.

Në këtë hulumtim, 50% e qytetarëve të Shqipërisë kanë deklaruar se atyre u është kërkuar ryshfet, derisa 40 % janë deklaruar se kanë dhënë ryshfet për të kryer ndonjë punë.

Pas Shqipërisë, rangohet Maqedonia. Rreth 30% e të anketuarve janë deklaruar se iu është kërkuar që të japin ryshfet, derisa 29 % e tyre kanë dhënë ryshfet.

Edhe Bosnja e Hercegovina nuk ka dalë fare mirë në këtë hulumtim. Rreth 33% e të anketuarve kanë deklaruar se iu është kërkuar ryshfet ose dhurata, derisa 28% janë deklaruar se kanë dhënë.

Në vendin e katërt renditet Kosova. Rreth 27% e kosovarëve kanë deklaruar se iu është kërkuar ryshfet, derisa 22 % kanë thënë se ata kanë dhënë ryshfet.

Ky institut, ndryshe nga qendra të tjera të hulumtimit, nuk ka matur vetëm perceptimin nëse ka apo nuk ka raste korruptive. Por, ka matur edhe nivelin e përfshirjes së drejtpërdrejt të qytetarëve në raste të tilla, raporton lajmi.net.

Nga ky hulumtim shihet se perceptimi i qytetarëve të Kosovës për korrupsionin është në shpërputhje me realitetin në terren. Derisa në raporte tjera, Kosova figuron si vendi më i korruptuar, meqë në to matet vetëm perceptimi për ekzistimin e korrupsionit si fenomen.

Pikërisht këtë e ka vërejtur edhe qeveria amerikane, e cila përmes Mileniumit të Mijëvjeçarit (MCC) ka vendosur që të investojë shumë në krijimin e një perceptimi real për korrupsionin në Kosovë.

Edhe Bullgaria, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian qëndron keq me korrupsion. Rreth 24% e qytetarëve të Bullgarisë që janë anketuar kanë deklaruar se atyre iu është kërkuar ryshfet, ndërsa 22% kanë thënë se ata kanë dhënë ryshfet.

The post Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja, shtete më të korruptuara se Kosova (Dokument) appeared first on Mesazhi.com.

Barcelona – Man.City: Formacionet e mundshme (Foto)

Posted: 19 Oct 2016 04:57 AM PDT

Barcelona dhe Manchester City do të takohen në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja do të fillojë në ora 20:45 dhe luhet në stadiumin katalonas të Nou Campit.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar edhe formacionet e mundshme të dyja skuadrave.

Vlen të theksohet se Barca zë vendin e parë me gjashtë pikë, ndërsa me dy pikë më pak gjendet në pozitën e dytë, City.

Barcelona (4-3-3)

barca

Manchester City (4-2-3-1)

forma

The post Barcelona – Man.City: Formacionet e mundshme (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

UNESCO miraton zyrtarisht rezolutën për Al-Aksa

Posted: 19 Oct 2016 03:33 AM PDT

JERUSALEM (AA) – Bordi ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ka miratuar të martën zyrtarisht rezolutën me të cilën kundërshton secilën lidhje hebreje me kompleksin e xhamisë Al-Aksa (Haram al-Sharif) në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendet anëtare të UNESCO-s javën e kaluar votuan për vendimin me 24 vota ‘për’, gjashtë ‘kundër’ dhe 26 abstenime.

Rezoluta që emërton Izraelin "forcë okupatore" i bënë thirrje të rikthejë "status quo”-në historike e cila ka sunduar deri në vitin 2000, sipas së cilës organizata jordaneze për përkrahje të muslimanëve "Muslim Endowments" dhe organizata "Al-Aqsa Affairs" kanë gëzuar të drejtën ekskluzive mbi kompleksin e xhamisë.

Tekst rezoluta gjithashtu dënon ashpër "shtimin e agresionit izraelit dhe masat ilegale" kundër organizatës së lartpërmendur si dhe dënon ashpër shkeljet e të drejtës së muslimanëve për të kryer ritet fetare në xhami.

Zëdhënësi qeveritar palestinez, Youssef al-Mahmoud përmes një deklarate të shkruar tha se rezoluta e UNESCO-s paraqet "qortim për okupimin izraelit dhe praktikat e saj", të cilat sipas tij kanë për qëllim të zhbëjnë identitetin arab dhe musliman nga Jerusalemi.

Zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhr e quajti rezolutën "fitore të kauzës palestineze", dhe uroi UNESCO-n për qëndryeshmërinë përballë presioneve izraelite.

Pas votimin të javës së kaluar për rezolutën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se "të thuash se Izraeli nuk ka lidhje ‘Malin e Tempullit’ dhe Murin Perëndimor është si të thuash se Egjipti nuk ka asnjë lidhje me piramidat apo Kina nuk ka lidhje me Murin e Madh të Kinës", tha ai.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebreje në kohët e lashta.

The post UNESCO miraton zyrtarisht rezolutën për Al-Aksa appeared first on Mesazhi.com.

SHBA, fillon procesi i mbylljes së shkollave të Gylenit

Posted: 19 Oct 2016 03:31 AM PDT

Bordi Arsimor në Los Angeles të SHBA-ve ka dhënë vendimin për “mos rinovimin e kontratës” ndaj tre shkollave me kontratë Magnolia (Charter) të cilat theksohen se janë të lidhura me organizatën terroriste FETO. Këto shkolla të cilat kanë të drejtën e apelimit, nëse nuk plotësojnë kushtet financuese të nevojshme deri më 1 korrik 2017 do të mbyllen plotësisht, raporton Anadolu Agency (AA).

Bordi Arsimor në Los Angeles ka marrë vendimin me 6 vota pro dhe 1 abstenim për mos rinovimin e kontratave për tre shkolla Magnolia të lidhura me FETO-n, të cilat operojnë në Los Angeles në rajonin e Californisë.

Anëtarët e Bordit të cilët kanë dëgjuar për më shumë se dy orë drejtuesit e shkollës dhe nxënësit e ndodhur në një sallë, para votimit kanë nënvizuar se “shkolla nuk ka bërë pjesën e saj për sa i përket llogari-dhënieve financiare”.

Gjithashtu anëtarët e bordit kanë theksuar se disa dokumente të rëndësishme të kërkuara shkollës nuk i janë dërguar institucioneve ose i janë dërguar shumë vonë dhe se kjo gjë është përsëritur më shumë se një herë.

Nga 7 anëtarët 6 prej tyre thanë “të mbyllet”

Pas votimit të kryer nga bordi me 7 anëtarë u mor vendimi që mos të rinovohet marrëveshja e tre shkollave Magnolia ku 6 anëtarë kanë votuar pro dhe një anëtar ka abstenuar.

Këto shkolla Akademia Shkencore Reseda Magnolia 1, Akademia Shkencore Van Nuys Magnolia 2 dhe Akademia Shkencore Carson Magnolia 3, kanë të drejtën e apelimit në lidhje me të drejtën e rinovimit të kontratave pas vendimi të refuzimit dhe nëse nuk plotësojnë kushtet financuese të nevojshme deri më 1 korrik 2017 do të mbyllen plotësisht.

Ndërsa drejtuesit rajonalë të Shkollave të Bashkuara të Los Angeles më parë kishin përcjellë me postë elektronike qëndrimin se do të bëhej “propozimi për refuzimin e kërkesës për rinovim”. Një zyrtar nga menaxhimi i shkollave rajonale për mediat lolake kishte bërë vlerësimin se “parregullsitë financiare në Shkollën Magnolia dhe sjellja e shumë mësuesve dhe punonjësve nga Turqia me vizën e punës H-1B janë elementët kryesorë”.

Lidhja e drejtuesit të shkollës me Gülenin 

Në fund të muajit gusht kryetari i bordit drejtues të shkollave Magnolia, Ümit Yapanel, në një intervistë për gazetën Times duke pranuar lidhjen me kreun e FETO-s Fetullah Gülen, kishte deklaruar se “i beson mësimeve të Gülenit dhe se ai vetë është burim i frymëzimit për të”.

Shkollat Magnolia të cilët ende ofrojnë arsim në 10 vende të Californisë, njihen si një prej rrjeteve më të rëndësishëm të shkollave të FETO-s në SHBA.

The post SHBA, fillon procesi i mbylljes së shkollave të Gylenit appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more