Skip to main content

Lajmi.net: “Momenti i rënies në tokë i tre astronautëve pas 115 ditësh në hapësirë (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Momenti i rënies në tokë i tre astronautëve pas 115 ditësh në hapësirë (Foto)” plus 8 more


Momenti i rënies në tokë i tre astronautëve pas 115 ditësh në hapësirë (Foto)

Posted: 30 Oct 2016 11:32 PM PDT

Ekuipazhi i përbashkët nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Japonia, ka zbritur në mënyrë të sigurt në Kazakistan, pas qëndrimit prej 115 ditësh në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë. /lajmi.net

.

Horoskopi, 31 tetor 2016

Posted: 30 Oct 2016 11:11 PM PDT

Horoskopi

Dashi – Nëse sot nuk e keni ditën shumë të ngarkuar mund të merrni kohë boll për t'ju përkushtuar pasioneve tuaja dhe partnerit/es. Beqarët duhet të përfitojnë sot nga takimet që do realizojnë sepse do të kenë mundësi të mira. Kujdes me financat, mos e teproni me shpenzimet.

Demi – Keni marrë përsipër më shumë gjëra nga sa mund të përballoni ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Do t'ju nevojitet të ndani mirë objektivat tuaja parësore. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria dhe do i marrin gjërat si t'ju vijë. Në planin financiar parashikohet një ditë me fat.

Binjakët – Partneri/ja ju ka besuar një sekret sot dhe me këtë gjë ka provuar që ju konsideron vërtet njeriun tuaj më të rëndësishëm. Do të bëni të pamundurën për ta ndihmuar. Beqarët do tregohen të  ndrojtur në takime dhe nuk do përfitojnë nga mundësit e mira që do kenë. Në planin financiar parashikohen probleme serioze.

Gaforrja – Nuk mund ti përgjithësoni gjërat sot ju të dashuruarit. Çdo situatë duhet vlerësuar për atë që i takon jo duke u bashkuar me situata të tjera të ngjashme. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të marrin vendime për të ardhmen e tyre. Financat do jenë të mira, do dini si ti mbani nën kontroll.

Luani – Mundohuni të realizoni në praktike çdo ide që keni menduar kohët e fundit ju që jeni në një lidhje dashurie. Kështu do të kuptoni nëse ja vlen vërtet mundimi. Beqarët do kenë mundësi të shkëlqyera sot, dita e tyre do të jetë e mbushur me takime mbresëlënëse. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj.

Virgjëresha – Keni kërkuar kohë për të bërë disa zgjedhje për ju dhe për partnerin/en tuaj. Ne momentin e duhur është mirë ti komunikoni zgjedhjet tuaja. Beqarët me shumë mundësi mund të gjejnë personin që kanë ëndërruar, për këtë do kontribuojë edhe Mërkuri. Në planin financiar mendohuni para se të shpenzoni.

Peshorja – Edhe pse jeni përqendruar në disa projekte paralelisht do të arrini ti realizoni. Nuk ka asgjë të keqe të kërkoni më të mirën nga vetja dhe njeriu që ju qëndron pranë. Beqarët nuk duhet të nxitohen në vendimet e tyre sepse në të kundërt do përfundojnë të lënduar. Financat do jenë pak delikate, kujdes.

Akrepi –  Keni pasur shumë energji negative kohët e fundit dhe i keni shprehur me njerëzit që ju kanë qëndruar pranë. Beqarët do tërhiqen shumë nga një person që do takojnë dhe mund ta gjejnë veten edhe në një lidhje. Financat nuk do jenë të mira, prandaj bëjini me kujdes llogaritjet e shpenzimeve.

Shigjetari – Edhe pse i jeni përkushtuar shumë njeriut tuaj të zemrës nuk keni marrë asgjë në shkëmbim. Bëni mirë të ripozicionoheni. Beqarët do kenë takime pa fund, por bëjnë mirë të konsultohen me miqtë për të marrë vendime. Financat do vinë duke u përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.

Bricjapi – Është mirë ti shembni muret që janë krijuar mes jush dhe partnerit/es suaj. Toleranca është një zgjidhje mjaft e mirë. Beqarët do e gjejnë personin e ëndrrave dhe jeta e tyre do ndryshojë pozitivisht. Me financat do dini si të veproni dhe situata do mbetet gjatë gjithë kohës nën kontrollin tuaj.

Ujori – Sot mundohuni të jeni më produktivë dhe mos krijoni polemika të kota në marrëdhënien tuaj në çift. Idetë që keni kërkojnë suport edhe nga njeriu i zemrës. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat në dashuri dhe nuk do e ndryshojnë dot statusin. Financat do jenë të mira dhe do keni mundësi për të kryer edhe shpenzime.

Peshqit – Ndonjëherë pa e vënë re merrni një sjellje që as vetë nuk e kuptoni. Është mirë të moderoni mënyrën e të sjellurit lidhur me partnerin/en. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria sot, o argëtohen pa fund në shoqërinë e miqve. Financat do vinë duke u përmirësuar, nuk ka vend për shqetësime.

.

Veseli: Vetëvendosje po e luan lojën e sulmit si teknikë mbrojtje

Posted: 30 Oct 2016 11:07 PM PDT

Kadri Veseli/ Foto: Bujar Terstena

Veseli ka thënë se kjo rezolutë nuk është e vonuar, por do të duhej shumë më herët të ishte bërë një ligj për vlerat e luftës, që do t'i sanksiononte në mënyrë ligjore të drejtat dhe obligimet që i kanë ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka theksuar se rezoluta e cila mbron vlerat e luftës së UÇK-së nuk duhet të nënvlerësohet, pasi ajo ka të bëjë me vlerat themelore mbi të cilat qëndron liria jonë. Duke folur rreth debatit që ndodhi në Kuvend për vlerat e luftës së UÇK-së, që rrezikoi të shndërrohet në përplasje fizike mes deputetëve të pozitës dhe të opozitës, Veseli ka thënë se pamjet në Kuvend gjatë seancave janë të dhimbshme dhe shumë herë jodinjitoze.

"Lufta politike e cila mund të bëhet për përfitime elektorale nuk duhet të bartet në ato çaste që na bashkojnë të gjithëve, në këtë rast çështja e vlerave të luftës së UÇK-së dhe në përgjithësi në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit tonë. Është e vërtetë se është duke u krijuar një praktikë jopozitive gjatë seancave parlamentare. Një pjesë e opozitës nuk pajtohet me asgjë dhe vë dilema për të gjitha të arriturat e deritashme në vendin tonë. Kjo praktikë, e nxitur nga një pjesë e opozitës, të cilën po e shihni gjatë seancave, nuk reflekton mençuri politike dhe realisht nuk u shërben interesave të shtetit", ka deklaruar Veseli.

Kreu i PDK-së ka folur edhe për deklaratën që ka dhënë atë ditë në seancë, pas përplasjes së deputetëve Nurdin Lushtaku dhe Glauk Konjufa, ku tha: "Runu! Ishalla veç s'e vrani veten!", për të cilën deklaratë Lëvizja Vetëvendosje! u ndie e kërcënuar.

"Loja e sulmit si teknikë mbrojtje është e njohur gjatë. Vetëvendosja po mundohet ta luajë mirë këtë pjesë, por realiteti, i parë nga të gjithë qytetarët e Kosovës, është se unë, me gjithë qenien time, veprimin tim dhe fuqinë time politike e ligjore që e kam si kryetar i Kuvendit të Kosovës, mundohem ta minimizoj hapësirën e konfliktualitetit në Kuvendin e Kosovës", ka thënë Veseli.

Ai ka pohuar se do të vazhdojë, me të gjithë autoritetin e tij ligjor, politik e moral, të bëjë përpjekje të evitojë, jo vetëm konfliktin dhe sjelljet turpëruese që mund të kenë pasoja mes deputetëve, por çdo mundësi që nga Kuvendi i Kosovës të dalin lajme të këqija për Kosovën.

Kryeparlamentari Veseli nuk e konsideron inteferim mbi drejtësinë debatin që ndodhi në Kuvend për rastin "Drenica". "Debati që ka ndodhur për vlerat e luftës nuk duhet parë si interferim në drejtësi. Në momentin kur kemi mbi 40 nënshkrime të deputetëve, atëherë Kryesia e Kuvendit është e obliguar ta procedojë dhe të thërrasë seancë të jashtëzakonshme. Nuk është tragjike kur diskutohet për një temë të kësaj natyre. Tragjike do të ishte atëherë kur do të ndërhyhet në vendimmarrje të gjyqësisë. Dhe kjo nuk ka ndodhur", është shprehur ai.

Veseli ka theksuar se për të dhe bashkëluftëtarët e tjerë ka qenë diçka e rëndë dhe e pakuptueshme që familja Demaku të pësojë në këtë mënyrë, aq më tepër tash në rrethanat e lirisë. "Këta të gjithë kanë qenë luftëtarë të lirisë!", është shprehur Veseli, duke shtuar se është shumë krenar me të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"E kam njohur Xhevatin dëshmor, si Jahirin, Fadilin, Nexhatin dhe Zeqirin, të gjithë vëllezër të një familje. Kam qenë në familjen e tyre gjatë luftës disa herë. Po ashtu, jam shumë krenar me Sylejman Selimin, me njërin nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jam shumë krenar me Sami Lushtakun, me të cilin na lidh themelimi i UÇK-së që nga viti 1991. Jam i bindur se Fatmir Limaj është i pafajshëm dhe do të dalë ngadhënjimtar edhe në këtë proces sikurse ka dalë edhe në Hagë", ka deklaruar Veseli.

Ai ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë i paevitueshëm. "Nëse më pyesni rreth dilemave se a është dashur të ekzistonte Gjykata Speciale, them se asnjëherë në Kosovë nuk do duhej të ekzistonte një gjykatë e tillë. Ajo çfarë do të duhej të ndodhte dhe të ekzistonte si gjykatë do të duhej të bëhej për shtetin serb që ka kryer me qindra masakra për të cilat ende nuk ka dhënë përgjigje. Por, në rrethanat e krijuara, me pretendimet e ngritura, tashmë të njohura, duhet të vendosej që në rend të parë të ishte shteti i Kosovës, perspektiva e tij, interesat strategjike të tij dhe jo fatet individuale. Ky është akti më patriotik që mund të bëjë një individ: besnikërinë ndaj shtetit dhe atdheut ta vë mbi çdo interes e besnikëri tjetër. Në këtë drejtim, ndër më meritorët, janë vetë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", ka thënë Veseli.

.

Parashikimi i motit për këtë javë, ndryshojnë temperaturat

Posted: 30 Oct 2016 11:05 PM PDT

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Shtypja ajrore vazhdon të mbetët dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.

Nga dita e martë temperaturat maksimale do të pësojnë ngritje të lehta, duke e mbërritur maksimumin ditën e mërkurë nga13-14 gradë Celsius. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera negative ditën e martë dhe në shumë lokaliteti pritet të formohet dukuria e brymës.

Të enjten do të zhvillohen kushte tjera meteorologjike. Era do ta ndërroj kahun nga drejtimi verilindor në drejtim të jugperëndimit, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s, duke krijuar kushte për vranësira të çrregullta dhe jostabile.

Vende-vende priten reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihet që reshjet e shiut të bien të përziera me dëborë. Reshje të karakterit lokal parashihet të ketë edhe ditën e premte.

.

Pesë gjëra që fëmijët do të mbajnë mend nga ju kur të rriten

Posted: 30 Oct 2016 06:05 PM PDT

1. Kur i keni bërë të ndihen të sigurt
Çdo fëmijë ka nevojë për mbrojtje, prandaj fëmijëve tuaj do t'i nguliten në memorie të gjitha ato herë kur keni luftuar përbindëshat që fshihen poshtë krevatit të tyre, ose kur i keni qëndruar pranë pas një ëndrre të keqe. Por do të mbajnë mend edhe ato raste kur temperamenti juaj ju ka shndërruar juve në ato përbindëshat që ata i ruhen aq shumë. Është normale që fëmijët t'iu shohin të tensionuar dhe nevrastenikë, ama qëllimi juaj kryesor duhet të jetë t'i bëni të ndihen të sigurt kur janë pranë jush.

2. Kur i keni kushtuar kohë
Fëmijët e lidhin ndjenjën e dashurisë me sasinë e vëmendjes që marrin. Ato ditë kur ju ndaloni atë që po bëni për t'u bërë pjesë e një çaji me vajzën tuaj, apo një loje me top me djalin, do të jenë kujtime të ngulitura thellë në memorien dhe zemrat e tyre kur të rriten. Gjeni kohën për të bërë gjëra të vogla me fëmijët tuaj, sepse në fund, do të jenë momentet më të rëndësishme.

3. Marrëdhënia juaj me partnerin
Fëmijët e formojnë këndvështrimin e tyre rreth dashurisë duke parë prindërit e tyre. Synoni të keni atë lloj marrëdhënieje, që t'i bëjë ata të presin me padurim martesën e tyre një ditë. Jepini fëmijëve sigurinë që vjen kur shohin mamin dhe babin në një marrëdhënie dashurie të përkushtuar me njëri-tjetrin.

4. Përgëzimet dhe kritikat tuaja
Zemra e një fëmije është si çimento e patharë, përshtypjet që krijojnë në fazat e hershme të jetës së tyre, do të ngurtësohen me kalimin e kohës. Ata do të krijojnë identitetin e tyre, aftësitë dhe ndjenjën e vetëbesimit, në varësi të fjalëve që ju i keni thënë gjatë fëmijërisë. Detyra e prindërve është të mësojnë dhe disiplinojnë, por edhe kur kritikoni, bëjeni me dashuri dhe inkurajim.

5. Traditat tuaja familjare
Fëmijët do të mbajnë mend 'traditat' që ju vendosni në familjen tuaj, qoftë një film në fundjavë, një vend drejt të cilit udhëtoni rregullisht, mënyra si festoni ditëlindjet ose eventet e tjera speciale. Krijoni qëllimisht disa traditat që dhe fëmijët tuaj do të donin t'ia kalonin fëmijëve të tyre një ditë.

Burimi: Time

.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se pamundësia për të gjetur partner është paaftësi

Posted: 30 Oct 2016 06:02 PM PDT

Janë kryer shumë studime rreth përfitimeve që i sjell martesa, por të qenit beqarë nuk duhet të jetë gjë e 'pashëndetshme', transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, lajmi i ri është se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka 'vendosur' ta ndryshojë definicionin e paaftësive për t'i kategorizuar njerëzit pa partner seksual si "jopjellor".

Në përpjekjen për t'i japë çdo individi të "drejtën për të riprodhuar", OBSH është duke i trajtuar njerëzit të cilët nuk mund të gjejnë partner seksual në të njëjtën mënyrë që i trajtojnë personat të cilët kanë probleme me pjellorinë. Ideja prapa diagnozës së re të "paaftësisë" është që ta bëjë më të lehtë dhe më të lirë për njerëzit përdorimin e In Vitro Fertilization(IFV).

Kjo padyshim se ka marrë shumë kritika.

.

Binjakja qan kur kupton se është vetëm një minutë më e vogël se motra

Posted: 30 Oct 2016 05:58 PM PDT

E momenti i tillë është kapur dhe nga kamerat, video e cila ka marr dhenë në rrjetet sociale, njofton Klan Kosova.

Videoja e publikuar tregon nënën e binjakeve Ami, e cila informon vajzat e saj se Ava erdhi në jetë vetëm një minutë para se të lindte Alexis.

''Ava u lind një minutë para teje Alexis, vetëm një minutë!'' i referohet nëna binjakes Alexis, derisa kjo e fundit i përgjigjet menjëherë me lot në sy:

'Por unë dua të jem më e madhe, dua të jem më e vjetër'' përfundon Alexis.

E ky nuk është problemi i vetëm me të cilën përballet nëna me vajzat e saj.

Qesharake del të jetë momenti tjetër kur binjakja tjetër pëson situatë pothuajse të vështirë po ashtu, kjo kur kupton se motra e saj e cila është vetëm një minutë më e vogël se ajo, është më shtatlartë, njofton Klan Kosova.

Për më shumë detaje, shikoni videon më poshtë:

.

Ngjitet me duar në ndërtesë për ta shpëtuar një fëmijë (Video)

Posted: 30 Oct 2016 05:41 PM PDT

Video të pabesueshme shfaq Liang Lee duke u bërë një hero i vërtetë përderisa ngjitet lartë disa dritareve për ta shpëtuar vogëlushin.

Krejt kjo ngjarje ndodhi në Kinë, ku një fëmijë kishte dalë jashtë dritares dhe kishte mbetur i varur në të, transmeton Gazeta Express.

Shikojeni momentin e pabesueshëm:

.

Njihuni me mbretin që ka 100 gra dhe 500 fëmijë

Posted: 30 Oct 2016 05:25 PM PDT

Abumbi II, mbreti i 11-të i Maroua-së në Kamerun, ka rreth 100 gra. Ato nuk ishin që të gjitha të tijat në fillim. Sipas traditës atje, kur një mbret vdes, pasardhësi i tij i trashëgon edhe gratë dhe pastaj martohet me mbretëreshën e tij.

"Mbretëreshat kanë një rol të madh në mbretëri", thotë Prince Nickson, duke theksuar se varet nga këto gra nëse do ta formësojnë mbretin në rolin e tij mbretëror.

"Prapa çdo burri të suksesshëm duhet të jetë një grua shumë, shumë e suksesshme", thotë gruaja e tretë e Abumbi, Mbretëresha Constance, transmeton Gazeta Express.

"Tradita jonë kërkon që kur je mbret, gratë e vjetra duhet t’ua përcjellin traditën grave më të reja, dhe gjithashtu t’ia mësojnë traditën edhe mbretit, sepse mbreti ishte princ, jo mbret".

Pavarësisht faktit se poligamia është e ligjshme në Kamerun, të dhënat tregojnë se ka shumë më pak martesa poligame në kontinentin afrikan, shkruan CNN.

"Gjatë kolonizimit erdhën vlera të reja, ndryshe nga vlerat tradicionale që kishim dhe ky është një konflikt i vazhdueshëm mes vlerave tradicionale dhe atyre moderne perëndimore", pranon Mbreti Abdumbi II, i cili udhëheq Bafutin prej 47 vitesh.

"Roli im është t'i bashkoj ato, të gjej rrugën përpara kështu që njerëzit të kënaqen me modernizimin pa e shkatërruar kulturën e tyre. Pa kulturë, nuk je qenie njerëzore, je kafshë", thotë ai.

Duke shkruar për këtë, Soni Methu, prezantues i CNN për 'Inside Africa', tha se ky popull nuk ka mbetur në të kaluarën por është duke mbajtur paqe me të tashmen. Mbreti Zofoa nuk mendon se ka mbetur në të kaluarën.

Pavarësisht se ka rreth 100 gra dhe më shumë se 500 fëmijë pas vdekjes së babait të tij, ai e konsideron veten një mbret shumë modern.

"Të udhëheqësh një mbretëri në ditët e sotme të kësaj epoke, duhet të jesh i edukuar për shkak se gjërat janë duke lëvizur shumë shpejt. Siç edhe thoshin, edukimi është dritë, paditura është errësirë", thotë Mbreti.

Për ta njohur mbretin dhe gratë e tij, shikojeni videon më poshtë:

.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more