Skip to main content

Bota Sot: “Prek?se: B?het n?n? pas 16 abortesh por vog?lushja vdes pas nj? viti” plus 12 more

Bota Sot: “Prek?se: B?het n?n? pas 16 abortesh por vog?lushja vdes pas nj? viti” plus 12 more


Prek?se: B?het n?n? pas 16 abortesh por vog?lushja vdes pas nj? viti

Posted: 28 Oct 2016 08:37 AM PDT

Vajza e saj gjeti vdekjen për shkak të meningjitit, brenda gjashtë orësh nga momenti i konstatimit të sëmundjes. Është kjo historia prekëse e Lizzie, një grua angleze nga Bridgnorth, e cila humbi vajzën e saj Fleur Rose Allen, 15 muajshe, ndërsa vetëm prej pak ditësh ajo kishte nisur të ecte. Por drama e Lizzie nuk mbaron këtu, pasi siç raporton noa.al, më herët ajo kishte kaluar 16 aborte, deri në momentin që mundi të sillte në jetë të voglën e saj, pas një sërë tentativash. “Fleur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Emocionuese: Familja e Endrit Morines nga Malisheva fal gjakun e t? birit n? varrimin e tij

Posted: 28 Oct 2016 08:00 AM PDT

Sot në varrezat e fshatit Burim u varros Endrit Morina nga fshati Burim me banim në Malishevë i cili humbi jetën në një aksident komunikacioni javë më parë. Në varrimin e tij letra lamtumirës lexuan nxënësit e shkollës fillore “18 prilli” nga Burimi dhe ata të shkollës fillore “Ibrahim Mazreku” ku Endriti ishte nxënës. Familja e Endritit e cila në luftën e UÇK-së, kishte dhënë dëshmorë, sot bëri një akt njerëzor dhe fisnik duke e falur gjakun e të birit Endritit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

MKRS investon 1 milion e 600 mij? euro n? nd?rtimin e stadiumit n? Drenas

Posted: 28 Oct 2016 06:47 AM PDT

Në kuadër të investimeve kapitale që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës sportive, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Drenasit, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për “Ndërtimin e Stadiumit të futbollit në Drenas”, projekt me vlerë prej 1 milion e 900 mijë euro. Në bazë të Memorandumit të nënshkruar, MKRS-ja investon mjete financiare në shumën prej 1 milion e 600 mijë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat ruse flasin p?r nj? skandal mes Beogradit dhe Mosk?s

Posted: 28 Oct 2016 05:51 AM PDT

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Beogradit ka krijuar një skandal te ri të pa precedent në historinë post-sovjetike pas vizitës së fundit në  Beograd të sekretarit të Këshillit rus për çështje  Sigurie Kombëtare Nikolai Patrushev njofton “Presheva jonë” duke ju referuar mediave ruse. Kështu sipas “Kommersant”, gazetë kjo e Moskës “disa qytetarë rusë depërtuar nga Serbia për të marrë pjesë në përgatitjen e akteve terroriste në Podgoricë,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nx?n?si i dalluar i Zekria Qazimit e mohon m?suesin e tij t? xhihadit

Posted: 28 Oct 2016 05:47 AM PDT

Rrëfimet e dy xhihadistëve kosovarë "të penduar" ishin përzgjedhur për të përmbyllur konferencën ndërkombëtare dyditore në Prishtinë, kundër terrorizmit, të organizuar nga Ministria e Brendshme e Kosovës dhe OSBE-ja. Albert Berisha dhe Liridon Kabashi, që së fundi kanë hapur një institut për deradikalizim, përreth 30 minuta të kësaj konference lanë gjynahet e tyre të rrugëtimit të tyre në Siri, para një audience vendore dhe të huajsh. Berisha ia la fajin politikës dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

MASHT ndan bursa p?r nx?n?sit e Gjimnazit t? Specializuar Matematikor

Posted: 28 Oct 2016 04:21 AM PDT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka vizituar Gjimnazin Matematikor në Prishtinë, ku nxënësve të këtij gjimnazi iu ka kumtuar vendimin për ndarjen e 113 bursave, pra për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, njofton kumtesa ministrore. Sipas këtij vendimi, të cilin ministri Bajrami ua ka dorëzuar solemnisht kryetarëve të klasave, Ministria e Arsimit, të gjithë nxënësve do t’u ndajë bursë shtetërore, prej 50 euro në muaj për gjithë vitin shkollor. Ministria, po......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tri OJQ “bojkotuan” takimin e K?shillit Komb?tar p?r Integrim Europian

Posted: 28 Oct 2016 03:38 AM PDT

Përfaqësues të tri OJQ -ve, përmes një deklarate kanë treguar arsyet pse nuk po marrin pjesë në takimin radhës të Këshillit Kombëtar për Integrim Europian. Në këtë deklaratë, ata kanë thënë: Sot, më 28 tetor 2016, po mbahet takimi i radhës i Këshillit Kombëtar për Integrim Europian, i pari i thirrur nga presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ky Këshill është formuar nga Zyra e Presidentit të Kosovës më 2012, me synim primar që ai të jetë një forum i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shihni si rekrutohen rus?t! Brenton: Putin po b?het gati p?r luft?

Posted: 28 Oct 2016 02:55 AM PDT

Këto foto tregojnë se si të rinjtë rusë bëhen gati për të kryer shërbimin ushtarak. Qindra të rinj të rajonit të Omskit përshëndeten me të dashurit e tyre, përpara se të nisen për të bërë ushtrinë. Të gjithë meshkujt nga mosha 18-27 vjeç janë të detyruar që të kryejnë një vit në shërbim ushtarak. Këto foto vijnë në momentet kur tensioni mes Perëndimit dhe Moskës mbetet i lartë. Ish-ambasadori i Britanisë në Moskë, Sir......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nj? delegacion i Prokuroris? s? Kosov?s n? Gjermani

Posted: 28 Oct 2016 01:46 AM PDT

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj dhe disa prokurorë nga prokuroritë e vendit tonë po qëndrojnë për vizitë pune në Gjermani, ku në takime të ndara me drejtues të institucioneve të drejtësisë së Gjermanisë, është biseduar lidhur me organizimin e sistemit prokurorial në Republikën e Kosovës dhe organizimin e sistemit prokurorial në Gjermani, njofton kumtesa. Gjatë kësaj vizite delegacioni nga Kosova ka vizituar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky ?sht? momenti kur shkat?rrohet raketa q? shkonte drejt Mek?s

Posted: 28 Oct 2016 01:25 AM PDT

Një raketë e quajtur “Burkan 1″ është lansuar në drejtim të Mekës nga forcat kryengritëse të Jemenit. Raketa është shpartalluar kur ishte 65 kilometra larg Mekës nga forcat e sigurisë të Arabisë Saudite. Raportohet se raketa ishte shënjestruar drejt aeroportit Saudit. Tensionet mes dy vendeve janë rritur pasi Saleh u rrëzua në vitin 2012 e kur në vendin e tij erdhi kryetari Abd Rabbu Mansour Hadi, të ciline përkraha Arabia Saudite. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqiptarja rr?fen tmerrin e t?rmeteve n? Itali: Mendova se do t? vdisnim

Posted: 27 Oct 2016 11:10 PM PDT

Irma është një shqiptare që jeton prej vitesh në Itali bashkë me burrin dhe 3 djemtë, 18, 13 dhe 5 vjeç. Tërmetet që shkundën dje sërish Italinë dhe sollën terror e frikë për banorët, tronditën jo pak edhe familjen e saj që jeton 50-60 km larg epiqendrës. Në një rrëfim për mediat shqiptare, Irma tregon minutat e para të tmerrit, kur fëmijët e saj vrapuan këmbëzbathur me gjithë shiun rrebesh dhe dolën jashtë shtëpisë, ndërsa ajo vetë u bllokua......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa e vler?son lart? figur?n e Agim Zatriqit

Posted: 27 Oct 2016 02:58 PM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka çmuar lartë figurën e siç ka thënë ai mikut të tij, Agim Zatriqi. "Me dhimbje të veçantë lexova sot lajmin për vdekjen e mikut tim, Agim Zatriqit. Njeri që cilësohej me një aktivizëm karakteristik, komunikativ, veprimtar dhe intelektual I kohës. Agimi shënoi epokën e tij, ashtu siç ai e shihte, por gjithnjë i gatshëm të ndajë mendimin me të tjerët. Kosova dhe miqtë e tij humbën një njeri të dashur dhe të mirë!", ka shkruar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tha?i ngush?llon familjen Zatriqi

Posted: 27 Oct 2016 01:58 PM PDT

Kreu i shtetit Hashim Thaçi ka thënë se e ka marrë me pikëllim të thellë lajmin për vdekjen e Agim Zatriqit, ish-drejtor i RTK-së. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e parakohshme të Agim Zatriqit, ish-drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës. Me shumë sukses dhe profesionalizëm, me dedikim të pashoq, ai një kohë të gjatë e drejtoi mediumin publik. Ngushëllime të sinqerta familjes Zatriqi dhe komunitetit të gazetarëve”, ka thënë Thaçi. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more