Skip to main content

Bota Sot: “Momenti kur xhihadisti k?rcen nga g?zimi, pasi kishte fituar shortin q? t? hedh veten n? er? n? misionin e ardhsh?m” plus 29 more

Bota Sot: “Momenti kur xhihadisti k?rcen nga g?zimi, pasi kishte fituar shortin q? t? hedh veten n? er? n? misionin e ardhsh?m” plus 29 more


Momenti kur xhihadisti k?rcen nga g?zimi, pasi kishte fituar shortin q? t? hedh veten n? er? n? misionin e ardhsh?m

Posted: 21 Oct 2016 10:44 AM PDT

Ushtarët e organizatës terroriste ISIS, janë filmuar duke hedhur short se kush do të jetë kamikazi në sulmin e ardhshëm, ku në një moment shihet një i ri duke kërcyer dhe buzëqeshur nga gëzimi se do të vetësakrifikohet. Një video propaganduese e publikuar nga ky grup terrorist, shfaq momentin kur një i ri që fiton shortin nuk mund të përmbahet nga emocionet dhe gëzimi, për faktin se do të jetë njeriu i ardhshëm që do ta hedh veten në erë. Me të kuptuar se është i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetura l?viz? n? drejtim t? kund?rt n? autostrad? af?r Prishtin?s

Posted: 21 Oct 2016 09:58 AM PDT

Një veturë është parë sot duke lëvizurnë shirit të gabuar në autostradë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në pjesën e autostradës në afërsi të Lebanes, Prishtinë. Në videon e dërguar nga një qytetar në KALLXO.com shihet vetura Golf 2 duke lëvizur me shpejtësi të madhe në drejtim të kundërt të rrugës ndërsa përballëkalohet nga vetura tjera. Javën e kaluar, në autostradën Tiranë- Durrës humbën jetën katër veta pasi një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazeta e Erdoganit zbulon se politikan?t kryesor? n? Kosov? i kan? f?mij?t n? shkollat e Gyleni

Posted: 21 Oct 2016 09:17 AM PDT

Në mediat e kontrolluara nga Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan, është publikuar një artikull që  tregon për aktivitetin e Fetullah Gulenit, gjahun ndaj të cilit Ankaraja e ka filluar pas tentim puçit të muajit korrik.  Aty thuhet se baza kryesore e Gulenit në Ballkan është Shqipëria, por në Kosovë, sipas artikullit, ata pas fshihen pas “maskës së arsimimit”.  Më pas gazetari turk tregon edhe për politikanët e nivelit të lartë kosovarë, përfshirë Hashim Thaçin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

K?rkohet fuqizim i masave kund?r duhanit

Posted: 21 Oct 2016 08:48 AM PDT

Brenda vitit në Kosovë regjistrohen rreth 2000 vdekje të parakohshme të sëmundjeve të sistemeve të ndryshme të lidhura drejtpërdrejt me duhan-pirjen, duke shkaktuar kështu humbje shpirtërore dhe ekonomike për familjet dhe shoqërinë kosovare. Kështu u tha në takimin e Këshillit Ndërministror për Kontroll të Duhanit në Ministrinë e Shëndetësisë, ku u raportua rreth nivelit të zbatimit dhe shkeljeve të Ligjit për Kontrollin e duhanit, aktiviteteve në vijim dhe hapave të tjerë me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

K?shtu turqit i ekzekutuan me varje tre kryengrit?sit shqiptar? nga Dibra (+18)

Posted: 21 Oct 2016 08:45 AM PDT

FM images Albania ka nxjerrë një video ekskluzive nga viti 1910 ku shihen të varur tre shqiptarë të dënuar me varje nga ushtria turke në Dibër të Maqedonisë. Video e njejtë është shpërndarë me të madhe nëpër rrjetet sociale ndërsa në vendin e ekzekutimit shihen edhe njerëz të tmerruar që shohin shqiptarët e dënuar. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Eiffel: Kulla q? nuk duhej t? zgjaste, historia dhe sekretet e “dam?s s? hekurt”

Posted: 21 Oct 2016 08:20 AM PDT

Ajo është zonja e vërtetë e Parisit. Më e famshme se Louvre dhe Notre Dame, Tour Eiffel u inaugurua në 31 mars 1889. Që atëherë, çdo vit pret shtatë milionë vizitorë, 250 milionë që nga fillimi i historisë së saj. Është e përbërë nga 18038 copëza dhe 2 milionë bulona, që më pas janë zëvendësuar nga perçina. Ka një histori shumë të gjatë, mbi të cilën ndoshta ende nuk janë thënë të gjitha. Mjafton të mendosh që, në kohën e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pensionohet gazetari q? kishte raportuar live hyrjen e britanik?ve n? Kosov?

Posted: 21 Oct 2016 07:31 AM PDT

Jeremy Thompson, ka prezantuar programin e tij të fundit në Sky News. Thompson është gazetari që kishte raportuar drejtpërdrejtë hyrjen e britanikëve në Kosovë. Ai do të pensionohet në fund të këtij viti, duke mbuluar kështu personalisht zgjedhjet e gjashta në SHBA. “Jeremy Thompson është mjeshtër i zejes së tij. Karriera e tij ka qenë e jashtëzakonshme, që rrallë mund të arrihet nga gazetarët. Kam mësuar shumë prej tij, se si arrinte të dilte mirë nga situatat më të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Historia trondit?se e vajz?s q? iku nga kryengrit?sit e Boko Haram

Posted: 21 Oct 2016 06:47 AM PDT

Një adoleshente e cila ka arritur të ikë nga Boko Haram, ka treguar për terrorin që ka përjetuar duke jetuar me këtë grup terrorist. Aminata, ishte rrëmbyer nga grupi terrorist në qytetin e saj të lindjes, Borno State në Nigeri dy vite më parë. 17 vjeçarja nuk kishte zgjidhje tjetër, përpos që të jetonte me grupin famëkeq të cilët e bënë atë dëshmitare të shumë gjërave të këqija. Intervista që do e lexoni më poshtë është zhvilluar në një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

139 kandidat? dhan? provimin e Jurisprudenc?s

Posted: 21 Oct 2016 05:01 AM PDT

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha mori pjesë në solemnitetin e dhënies së certifikatave të provimit të jurisprudencës, njofton kumtesa ministrore. Në një solemnitet rasti, ajo, së bashku me kryetarin e Gjykatës Supreme dhe Komisionit të provimit të Jurisprudencës Fejzullah Hasani dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, ua shpërndanë certifikatat e provimit të jurisprudencës për 139 kandidatët që me sukses e kryen provimin. Hoxha me këtë rast theksoi se gjeneratat që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

An?tar?simi i KQZ-s? n? ACEEEO, mund?si p?r ngritjen profesionale

Posted: 21 Oct 2016 04:16 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë ka vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, ku është diskutuar thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, si dhe anëtarësimi i KQZ-së së Kosovës në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhor Evropian. Fillimisht kryetarja Valdete Daka solli në vëmendje anëtarësimin në ACEEEO me të drejta të plota të KQZ-së së Kosovës. “Tani edhe Republika e Kosovës e ka vendin e vet në ACEEEO dhe ne......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbahet provimi p?r zyrtar?t konsullor? t? MPJ-s?

Posted: 21 Oct 2016 03:03 AM PDT

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencia e Regjistrimit Civil, bazuar në Ligjin për Gjendjen Civile dhe Udhëzimin Administrativ (MPB) Nr. 02/2015, për kushtet dhe procedurat e dhënies së provimit profesional, mbajti provimin profesional për zyrtarët konsullor të Ministrisë së Punëve të Jashtme, njofton kumtesa zyrtare. Paraprakisht Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Instituti i Kosovës për Administratë Publike, kanë organizuar trajnimin në fushën e Gjendjes Civile, Regjistrimit Civil dhe përdorimit të sistemit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mediat zvicerane: Lufta me zem?r e nj? gruaje, bashkon Edi Ram?n dhe Aleksand?r Vu?iqin

Posted: 21 Oct 2016 03:01 AM PDT

Ka shumë gjëra që i ndajnë shefat e qeverive në Serbi dhe Shqipëri, por me luftën plot zemër të një gruaje, ata janë bashkuar, shkruan kolumnisti i prestigjiozes zvicerane NZZ, Andreas Ernst. “Shumë gjëra ndajnë Aleksandrin dhe Edin. Njëri është ish anëtar i partisë famëkeqe jugosllave, tjetri vjen nga bota artistike. Aleksandri është lehtë i irritueshëm, Edi preferon provokimet. Kjo bën marrëdhëniet e tyre shpesh turbulente. Mbi të gjitha njëri është serb tjetri shqiptar, prandaj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Da?iq flet p?r serb?t e arrestuar p?r terroriz?m n? Mal t? Zi

Posted: 21 Oct 2016 12:36 AM PDT

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, duke iu referuar nivelit të komunikimit me Malin e Zi, pas arrestimit të një grupi njerëzish nga Serbia me dyshimin se au përpoqën të organizojnë akte terroriste, tha se vendit i tij është i interesuar në mënyrë jetike për stabilitetin në rajon dhe për “këtë arsye  kjo situatë sa më shpejt që të jetë e mundur do të zgjidhet”, raportojnë mediat serbe. “Me qytetarët e dyshuar dhe të ndaluar të Serbisë është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kujtohet lufta hungareze p?r liri

Posted: 20 Oct 2016 10:20 PM PDT

Sot në Prishtinë mbahet konferencë komemorative në përkujtim të 60-vjetorit të luftës hungareze për liri dhe Revolucionit Hungarez. Në konferencë, veç ambasadorit hungarez në Prishtinë, Laszlo Markusz, fjalë rasti do të mbajnë edhe kreyparlamentari Kadri Veseli, ministri i FSK-së Haki Demolli dhe panelistë të tjerë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moment i dhimbsh?m, i riu vritet n? sy t? t? atit p?r dit?lindje

Posted: 20 Oct 2016 02:10 PM PDT

26-vjeçari Wildenberg Santos da Silva, u vra pasditen e djeshme në lagjen São João në Feira de Santana të Brazilit. Ai ishte në një bar me disa persona duke festuar ditëlindjen, kur një person me skafandër në kokë iu afrua dhe nisi të qëllonte mbi të. Videoja e kamerave të sigurisë së barit ka arritur të filmojë momentin kur i armatosuri mbërrin në vendngjarje. Djali është vrarë në sy të të atit, ndërsa bashkë me ta, në tavolinë ishte edhe një femër.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kirurgu plastik nga Siria k?rkon deportimin nga Britania, arsyeja e tij ka shokuar shum? njer?z

Posted: 20 Oct 2016 02:09 PM PDT

Mund të duket e çuditshme po një mjek i kirurgjisë plastike nga Siria, kërkon të largohet nga Britania e Madhe dhe të kthehet në Aleppon e shkatërruar nga lufta. Ai u arrestua sot në një qendër të emigraconit pas ankesës për ta deportuar. Doktor Abdulkader Majed Al-Zuebi, u mbajt me gjashtë oficerë në një furgon policie jashtë zyrës së emigracionit në  Lunar House, Croydon, Londër e Jugut. Ai thotë se nuk mund të punojë në Britani për shkak se ka marrë azil. Në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lajm?rohet Sami Lushtaku, publikon nj? fotografi t? rrall? n? Facebook!

Posted: 20 Oct 2016 01:53 PM PDT

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku çaste më parë ka publikuar një fotografi në faqen e tij në rrjetin social Facebook. Lushtaku, në fotografi shihet të jetë pranë Komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi. Sipër fotografisë, ai ka vendosur edhe një përshkrim ku thotë se “Gjithmonë bashkë për idealin shtetërorë.” ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryetari i Presheves flet p?r Lapidarin e Vet?vendosjes dhe pijen Fanta

Posted: 20 Oct 2016 11:42 AM PDT

Në Prishtinë erdhi kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi. Ai mbajti një ligjëratë në kolegjin ISPE ku i tha studentëve që për politikbërje të mos e marrin shembull Vetëvendosjen. Ky politikan që quan vetën të moderuar pati kritika edhe për kolegët e tij në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rr?fimi i tmerrsh?m: I ‘vdekur’ p?r s? gjalli n?n dheun zi !

Posted: 20 Oct 2016 11:29 AM PDT

Disa çaste nën dheun e zi e të shembur në gropën 5 metra thellë, kanë qenë sa 10 shekuj për 27 vjeçarin nga rrethi i Prishtinës Gëzim Ajeti, i cili kishte rënë pre e këtij epilogu tragjik. Ai ka rrëfyer për “ Bota Sot”  se si i kishte përjetuar çastet më të vështira të jetës së tij, atë pasdite tetori, nën zhavorrin e zi, duke e quajtur veten të ‘vdekur’ për së gjalli. “ Gjithçka kishte filluar derisa po lidhja gypat e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rus?t “k?rkojn?” edhe Finland?n

Posted: 20 Oct 2016 10:33 AM PDT

Në Rusi janë thjesht thashetheme mediatike, por që mjaftojnë që në Finlandë të alarmohen. Mediat në Moskë prej disa ditësh janë duke publikuar artikuj dhe “analiza ekspertësh” që vënë në dyshim pavarësinë e Finlandës në vitin 1917. Ajo që shqetëson më shumë finlandezët është periudha në të cilën mbërrijnë këto pretendime. Së pari Krimeja në Ukrainë e më pas tensionet që duket se vijojnë të përshkallëzohen mes......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Clinton zbulon se sa minuta i duhen SHBA-s? t? l?shoj? bomben atomike

Posted: 20 Oct 2016 09:59 AM PDT

Se sa janë të rëndësishme zgjedhjet presidenciale në SHBA, mund të shihet edhe nga një fakt i thjeshtë. Gjatë debatit presidencial ndërmjet dy kandidatëve, Clinton e Trump, u fol ndër të tjera edhe për armët bërthamore. Duke treguar se sa përgjegjësi ka një president dhe sa i përgatitur duhet të jetë, Clinton përmendi faktin se nga dhënia e urdhrit për përdorim të armëve bërthamore e deri në zbatimin e tij, ka vetëm 4 minuta. Sipas saj, nëse një President e jep......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

T? kujt jan? eshtrat e gjetura n? oborrin e Ali Ahemtit?

Posted: 20 Oct 2016 08:52 AM PDT

Pas gjetjes së një varri masiv në afërsi të fshatit Zajaz, i cili besohet se daton nga viti 1913, në mediat bullgare janë shfaqur raporte të ndryshme përmes të cilave pretendohet se eshtrat e zbuluar i përkasin bullgarëve etnikë të cilët kanë luftuar kundër serbëve atë kohë, shkruan INA. Ekspertët megjithatë i kanë hedhur poshtë informacionet si të pavërteta, edhe pse ata kanë konfirmuar se shumë bullgarë etnikë ishin viktima të ushtrisë serbe gjatë dy luftërave......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koncesioni p?r Rrug?n e Kombit, KPP rr?zon ankimimin

Posted: 20 Oct 2016 08:32 AM PDT

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës bëri të ditur sot se Komisioni i Prokurimit Publik ka vendosur rrëzimin e ankimimit ndaj vendimit të mëparshëm, për procedurën e dhënies me konçesion të mirëmbajtjes së Rrugës Milot – Morinë. Komisioni i Prokurimit Publik, sqarohet në një njoftim të shpërndarë për media, ka lënë në fuqi vendimin e tij të mëparshëm, duke skualifikuar kompaninë “Vendeka Bilgi” dhe duke shpallur fituese konsorciumin “Catalyst Viva Das......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita josh deputet?t e pakicave p?r postin e kryeministrit

Posted: 19 Oct 2016 12:06 PM PDT

Partia më e madhe opozitare në Malin e Zi, i ofroi sot postin e kryeministrit një përfaqësuesi të pakicave etnike në një përpjekje për të përmbysur fitoren e kryeministrit në detyrë, Milo Gjukanoviç. Fronti Demokrati (DF), pro-Rusisë dhe pro-Serbisë, një nga katër partitë e opozitës, të cilat së bashku tejkalojnë Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Gjukanoviçit në Parlamentin e ardhshëm, planifikon t’i ofrojë postin e kryeministrit një anëtari boshnjak......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky ?sht? Hoxha 19 vje?ar q? mbeti i vdekur me motr?n e tij n? aksidentin n? Lipjan

Posted: 19 Oct 2016 11:10 AM PDT

Në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gracë të Vogël të Lipjanit kanë humbur jetën dy persona. Media mëson së të vdekurit në këtë aksident janë vëlla e motër, Riad dhe Gentiana Emini, 19 dhe 22 vjeç. Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje lidhur me aksidentit në të cilin ishin të përfshira tri automjete në lëvizje, automjeti Mercedes që drejtohej nga i dyshuari,  automjetit WV Golf V që drejtohej nga viktima dhe automjetit KIA CEED që drejtohej nga viktima,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

K?shtu dukej Fetah Rudi n? gjendje kome, pas plagosjes me 13 plumba n? trup

Posted: 19 Oct 2016 09:50 AM PDT

Në një foto të siguruar nga gazeta “Bota sot”, shihet veprimtari dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, që ishte plagosur në vitin 2000, i shtrirë në QKUK në gjendje kome pas atentati të bërë ndaj tij, ku si pasojë e 13 plumbave të shkrepur ndaj tij, ai sot e asaj dite ka mbetur i pa lëvizshëm, shkruan "Bota sot". Fotografi dhe artikull i botuar në gazetën “Bota sot” në vitin 2000 ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mali i Zi: Konfirmohet fitorja e partis? s? Gjukanoviqit, pritet koalicioni me partit? e vogla

Posted: 19 Oct 2016 09:35 AM PDT

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, kanë konfirmuar se partia properëndimore e kryeministrit, Millo Gjukanoviq, ka fituar më së shumti vota, por duhet ta formoj koalicionin për të qeverisur. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot ka njoftuar se Partia Demokratike e Socialistëve të Gjukanoviqit i ka fituar 36 vende në Kuvendin e Malit të Zi, me 81 deputetë. I dyti është Fronti Demokratik opozitar me 18 deputetë, ndërsa Koalicioni Çelësi është i treti me 9-të vende deputetësh. Vendet e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kapet n? flagranc? duke ia rr?mbyer foshnj?n 14-muajshe n? supermarket

Posted: 19 Oct 2016 09:19 AM PDT

Një grua ka mbetur e shokuar kur pas shpinës së saj u shfaq një burrë, i cili tentoi t’ia rrëmbej foshnjën që ishte në karrocë derisa po blinte gjësende të ndryshme në supermarket. Florence Monauer ka thënë se një burrë i panjohur ishte afruar për të biseduar me vajzën e saj 14-muajshe Emery, derisa ajo ishte habitur duke shikuar disa artikuj. Por fatmirësisht ajo kthen kokën me kohë dhe e gjen burrin duket tentuar t’ia rrëmbej foshnjën, dhe në tentim për t’i shpëtuar akuzave......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veliu ngush?llon familjen e t? riut q? humbi jet?n n? aksident

Posted: 19 Oct 2016 07:31 AM PDT

Kryetari i Komunës së Podujevës ka ngushëlluar familjen e të riut, Butrint Bajrami i cili humbi jetën në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë. “Me dhimbje të madhe mora lajmin për humbjen e jetës të Butrint Bajrami, i cili ndërroi jetë në një aksident tragjik komunikacioni. “Në pamundësi që të jem pranë jush, për ta ndarë dhimbjen për këtë humbje të madhe, ngase gjendem në udhëtim zyrtar jasht vendit, në emrin tim dhe të qytetarëve të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE-ja, kushte t? tjera Serbis?

Posted: 19 Oct 2016 05:17 AM PDT

Duke iu referuar burimeve të saj diplomatike të afërta me qarqet e Brukselit, media serbe shkruan se Serbisë i janë shtuar kushte të reja sa i përket negocimit të Kapitullit 35 me Bashkimin Evropian. Sipas tyre, në një dokument gjashtë faqesh, Brukseli në shumë vende, si kritere të përkohshme ka vënë kërkesa shtesë në lidhje me heqjen e institucioneve paralele dhe lidhjen e tyre me fillimin e Asociacionin e Komunave serbe. “Serbia do të duhet të dorëzojë çdo tre muaj raportin e pagesave të pensioneve......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more