Skip to main content

Zuckerberg zotohet: Brenda pak dekadash do të gjendet ilaçi për të gjitha sëmundjet Shëndetësia

Zuckerberg zotohet: Brenda pak dekadash do të gjendet ilaçi për të gjitha sëmundjet Shëndetësia


Zuckerberg zotohet: Brenda pak dekadash do të gjendet ilaçi për të gjitha sëmundjet

Posted: 21 Sep 2016 12:55 PM PDT

Mark Zuckerberg, pronari i gjigantit Facebook dhe jo vetëm, para disa minutave ka prezantuar projektin e ri në bashkëpunim me gruan e tij – Priscilla Chan.

Ky është postimi i plotë i Mark Zuckerberg-ut, të cilin Telegrafi e sjell për ju të plotë:

"A mund t'ju ndihmojmë shkencëtarëve të shërojnë, parandalojnë apo menaxhojnë të gjitha sëmundjet brenda një periudhe kohore sa jetëgjatësia e fëmijëve tanë?

Jam shumë optimist se mundemi.

Shëndetësia ka vetëm një shekull prej që është bërë shkencë moderne dhe qysh nga atëherë kemi shënuar mjaft progres. Jetëgjatësia është rritur 1/4 për vit qysh nga atëherë dhe, nëse vazhdojmë me këtë trend, mesatarja do të arrijë 100 deri në përfundim të këtij shekulli.

Sot ekzistojnë vetëm katër lloje të sëmundjeve që e shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve. Në të gjitha ato sëmundje mund të shënojmë progres me përdorimin e teknologjisë së duhur.

Përgjatë historisë, shumica e zbulimeve shkencore janë paraprirë nga shpikja e mjeteve të reja për të na ndihmuar t'i shohim problemet në mënyra të reja – si teleskopi, mikroskopi, sekuenca e ADN-së etj.

Nuk është vështirë të imagjonohen mjetet moderne që kërkohen për shpejtimin e zbulimeve të reja në fushën e këtyre katër sëmundjeve të ditëve të sotme. Prandaj, ne do të fokusohemi në përafrimin e shkencëtarëve dhe inxhinierëve për t'i ndërtuar këto mjete dhe teknologji.

Sot, ne i kemi treguar disa nga hapat e parë drejt këtij qëllimi:

Dr. Cori Bargmann, eksperte me famë botërore në fushën e neuroshkencës dhe gjenetikës, është duke iu bashkuar Chan Zuckerberg Initiative për ta udhëhequr këtë iniciativë.  Jemi shumë të kënaqur për këtë.

Ne jemi të gatshëm të investojmë 3 miliardë dollarë përgjatë dekadës së ardhshme në këtë iniciativë – për t'i ndihmuar shkencëtarët t'i shërojnë sëmundjet.

Projekti jonë i parë është krijimi i Biohub. Ne jemi duke investuar 600 milionë dollarë në një qendër të re hulumtimi për t'i bërë së bashku shkencëtarët dhe inxhinierët nga Stanfordi, UCSF, Berkeley – dhe ekipi me klasë botërore do të angazhohet në ndërtimin e disa mjeteve të lartcekura.

Kjo iniciativë shkencore kërkon kohë. Ne planifikojmë të investojmë miliarda dollarë përgjatë dekadave. Por, do të merr vite të tëra para se këto mjete të zhvillohen , dhe do të marrë edhe më shumë kohë që ato të përdoren. Kjo është tejet e vështirë, por duhet të kemi durim sepse është e rëndësishme.

Kjo është rreth të ardhmes që e duam për vajzën tonë dhe për fëmijët kudo që ndodhen. Nëse ekziston mundësia për shërimin e të gjitha sëmundjeve gjatë viteve kur janë gjallë fëmijët tanë, atëherë ky është misioni ynë. Së bashku kemi një mundësi të mahnitshme që ta lëmë këtë botë një vend më të mirë për fëmijët tanë, sesa që e kemi gjetur ne." /Telegrafi/

The post Zuckerberg zotohet: Brenda pak dekadash do të gjendet ilaçi për të gjitha sëmundjet appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more