Skip to main content

“Zgjedhjet në Dibër, pritet të nisë shpërndarja e materialeve” plus 9 more - Gazeta Dita

“Zgjedhjet në Dibër, pritet të nisë shpërndarja e materialeve” plus 9 more - Gazeta Dita


Zgjedhjet në Dibër, pritet të nisë shpërndarja e materialeve

Posted: 10 Sep 2016 02:03 AM PDT

KQZ pritet që të nisë shpërndarjen e materialeve zgjedhore në të gjitha Qendrat e Votimit në këtë Bashki, proces i cili do të nisë pas trajnimit të anëtarëve të Qendrave të Votimit.

Raportohet se procesi i shpërndarjes fillimisht do të nisë për Qendrat e Votimit të zonave të largëta, e më pas do të vijojë me ato që janë në territorin e qytetit.

Në garë për kryebashkiakun e ri të Dibrës kandidojnë Muharrem Rama i Aleancës për Shqipërinë Europiane, kandidat i cili është i pari në listë dhe mban numrin 1 në fletën e votimit, si dhe Sherefedin Shehu i Aleancës për Punë dhe Dinjitet, i cili është i dyti dhe mban numrin 2 në fletën e votimit.

Dallime dhe ngjashmëri / AfD në Gjermani dhe FN në Francë

Posted: 10 Sep 2016 01:55 AM PDT

Kur partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet parlamentare të landit të Meklenburg-Pomeranisë fitoi 21% të votave duke ia kaluar partisë popullore kristiandemokrate CDU, Marine Le Pen shkruante në twitter: “Ajo që dje dukej e pamundur, sot është ë´bërë e mundur: patriotët e AfD-së e kanë fshirë partinë e Merkelit. Urimet e mia.”

Në fakt Marine Le Penit nuk i duhet mbështetje nga jashtë. Ajo po shënon nga një sukses në tjetrin në votime. Në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian Front National (FN) madje doli partia më e fortë. Gjithmonë kështu ka qenë. Babai i saj Jean-Marie ndonëse ishte spektakolar në zgjedhjet presidenciale më 2002, në raundin e dytë radhët u bashkuan kundër tij dhe me shumicë të madhe fitoi golisti Jaques Chirac. Jean Marie Le Pen është një antisemit i palëkundur. Dhomat e gazit të nacionalsocialistëve ai i ka quajtur “vetëm një detaj të historisë së Luftës së Dytë Botërore”. Pjesa më e madhe e qytetarëve francezë nuk e zgjidhte atë.

Kur vajza e tij Marine më 2011 mori drejtimin e partisë, ajo e shfuqizoi paksa të atin dhe më në fund për shkak të “gabimeve të rënda” e përjashtoi nga partia. Qysh atëherë ajo përpiqet të përdorë një gjuhë të moderuar dhe me këtë ka sukses.

Por idetë e saj politike nuk janë më pak radikale se ato të të atit. Ajo do kthimin tek Franca franceze, daljen nga NATO dhe një bashkëpunim më të ngushtë me Rusinë. Në ekonomi ajo është për proteksionizëm. Ajo do të mbante një referendum -ashtu si Britania e Madhe – për dalje nga BE-ja, e po ashtu është edhe për rivendosjen e dënimit me vdekje. Lëvizjen e refugjatëve ajo qe uan “invazion”. Jo-francezët duhet të marrin një ndihmë sociale shumë të reduktuar, francez mund të bëhesh vetëm nga prejardhja ose me merita dhe jo, sepse ke lindur në Francë, siç është aktualisht.

Kombobild französische Präsidentschaftskandidaten 2017

Kandidatë për president në Francë

Bashkë me zgjedhësit e AfD-së, të Front-it National dhe të tjera partive populiste të djathta në Europë është rritur edhe frika nga globalizimi dhe humbja e pushtetit të shtetit, kriza e refugjatëve e ka shtuar edhe më shumë frikën, analizojnë shumë ekspertë. Studiuesi francez i radikalizmit, Nicolas Lebourg, beson, se populistët me valën e refugjatëve përfitojnë “nga grumbullimi i disa krizave bashkë”. “Ne ndodhemi me sa duket përpara një krize të madhe gjeopolitike, së cilës i shtohen edhe kriza financiare dhe kriza e Europës.” Sipas fjalëve të Jean-Dominique Giulani, presidentit të fondacionit të Parisit, Robert-Schuman, votat për populistët e djathtë janë “një reagim ndaj mungesës së përgjigjeve bindëse europiane dhe protestës ndaj shtetit, që nuk gjen zgjidhje për çështjet, që i preokupojnë njerëzit.” Çështjet e emigracionit dhe të identitetit, sipas Giulanit, janë kthyer në tema të rëndësishme dhe po trajtohen prej populistëve të djathtë.

Një dallim i madh mes AfD-së dhe Front-it National janë raportet krejt të ndryshme të pushtetit. Krahasuar me Front-in National të vetëdijshëm, AfD-ja është e vogël. Në Francë të gjitha sondazhet flasin prej disa kohësh, se Marine Le Pen do të dalë në raundin e parë të zgjedhjeve preisdenciale e madje ajo mund të dalë si më e forta në këtë raund. Por kjo do të varet se kundër kujt do të kandidojë ajo. François Hollande praktikisht nuk i jepen shanse, në rast se ai do vërtetë do të rikandidojë. Edhe një socialisti tjetër nuk i jepen shanse.

Kësisoj do të varet prej kandidatëve të republikanëve konservatorë. Nëse ata do të nxjerrin si kandidat ish-presidentin Nicolas Sarkozy, Le Pen mund ta sfidojë atë në raundin e parë. Nëse kandidon i moderuari dhe i konsideruar si serioz Alain Juppé, ky do të kishte sipas sondazheve karta më të mira. Por për balotazh shumica e vëzhguesve politikë parashikojnë një përsëritje të dukurisë së vitit 2002, kur i jati i Marine Le Pen-it humbi me fare pak diferencë kundrejt Chirac-ut. Kundërshtarë të shumtë të Le Pen-it në një rast të tillë do të zgjidhnin një kandidat tjetër. E përderisa ky kandidat, siç parashikojnë shumë mund të jetë një republikan, në Francë vlen shprehja: kush është kandidat i republikanëve për president do të hyjë në edhe në Elysée-Palast. / DW

Dëftesa e klasës së parë e ish-kryeministrit zgjon reagime në Facebook

Posted: 10 Sep 2016 01:35 AM PDT

"I kam shërbyer Shqipërisë sa munda dhe aq sa më mbështesnin". Kjo është përgjigjja që ish-kryeministri demokrat, Aleksandër Meksi, u jep kritikëve që e gjykojnë se i ka shërbyer Sali Berishës.

Ka qenë postimi i një dëftese të klasës së parë nga vetë ish-kryeministri Aleksandër Meksi, ajo që ka ngjallur një sërë reagimesh në profilin e tij në "Facebook".

Një pjesë e madhe e miqve të tij virtualë e kanë përgëzuar për rezultatet e larta, por edhe për faktin që ka arritur të ruajë një dokument aq të vjetër. Një prej komentuesve e ka kritikuar për faktin që në vitet e tij si politikan i shërbeu Sali Berishës.

"Pij lëngun rezultateve të larta. Por i shërbeve tradhtarit SALI, që e groposi këtë vend e vodhi dhe e shkatërroi tërësisht", shkruan në një koment një nga miqtë virtualë të ish-kryeministrit Meksi.

Ka qenë pikërisht ky koment që ka ngacmuar Meksin, i cili ka zgjedhur që t'i kthejë një përgjigje, ku të theksojë se përpara se t'i shërbejë Berishës i ka shërbyer vendit të tij.

"I shërbeva Shqipërisë për aq sa mundja dhe për aq sa ishte e mundur, dhe për aq sa më mbështesnin…", është shprehur në reagimin e tij Meksi. Me këtë koment, ish-kryeministri ka përmbyllur edhe reagimin e tij në lidhje me detyrën që ka mbajtur.

Gjatë bashkëbisedimit me miqtë e tij në "Facebook", Meksi është "ngacmuar" edhe nga një koment i Artan Shkrelit, këshilltarit të Kryeministrit Rama për çështjet e territorit dhe urbanistikës. Duke u bazuar në vitet e ndjekjes së studimeve fillore të Meksit, këshilltari i Ramës ka vënë në dukje se ish-kryeministri i kishte nisur studimet gjatë fashizmit dhe i ka përfunduar në komunizëm.

"E paske filluar në fashizëm klasën e parë dhe e ke përfunduar në komunizëm", ka komentuar Shkreli.

Në përgjigje të kësaj, ish-kryeministri Meksi ka saktësuar vitet e studimeve, duke përmendur edhe zhvillimin e luftës. "Kam idenë se shkolla filloi më 5 janar 1945. Tremujori i parë, siç tregon dhe dëftesa, nuk u bë se ishte lufta", sqaron Meksi.

“O Skifter a të bëj një foto me ty”, Bes Kallaku me Gabriel Garkon

Posted: 10 Sep 2016 01:30 AM PDT

Aktori i humorit Bes Kallaku, ka publikuar në profilin e tij në "Facebook" një foto me aktorin e njohur italian, Gabriel Garko.

Ky i fundit ndodhet në Shqipëri, pasi është pjesë e një projekti kinematografik "Lazarat burning" me regji të William Kaufmann. Filmi synon të prezantojë Shqipërinë ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani.

Ndërkohë Kallaku ka postuar foton me Garkon, me të cilin çdo femër do donte të kishte një foto me të.

Për këtë arsye, bashkëngjitur me fotografinë, Besi shkruan: "M' tha vet er ejjjj, O Skifter amon a ta bëj i foto me ty, se herën e parë kam qenë n' gjumë kur dolëm bashkë m' tha."

Gjendet e djegur makina e vrasësve të Saimir Jakut

Posted: 10 Sep 2016 01:23 AM PDT

Gjendet i djegur në Vinjoll të Kurbinit mjeti i autorëve të vrasjes së zyrtarit të OSHEE, Saimir Jaku.

Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin pasi janë ndjekur nga policia. Mendohet se autorët janë fshehur në Kurbin.

Gjatë pasdites së djeshme edhe një helikopter ka flutuar mbi zonën e Kurbinit por ende nuk ka gjurmë të autorëve.
"Nga veprimet e shpejta hetimore është bërë e mundur identifikimi i mjetit që dyshohet se kanë lëvizur autorët, tip Benz , i cili është lokalizuar duke u larguar në drejtim të fshatit Gallatë në Kurbin dhe po ndiqet nga policia" informoi dje policia.

Saimir Jaku u ekzekutua mëngjesin e 9 shtatorit në një lokal në qendër të Rrëshenit, ku kishte shkuar për të pirë një kafe. Sipas informacioneve paraprake dy autorët kanë qenë të maskuar.

Fatos Klosi: SHBA tallet me shqiptarët, le të nxjerrë emrat e “peshqve të mëdhenj”

Posted: 10 Sep 2016 01:20 AM PDT

Deklaratat e SHBA dhe BE, përmes ambsadorit amerikan në Tiranë dhe komisionerit Johanes Hahn për zyrtarë të korruptuar në Shqipëri, për shumë shqiptarë kanë bërë bujë si deklarata të forta, por për ish-kreun e SHIK-ut Fatos Klosi nuk janë serioze, madje tallëse nëse në to nuk përmenden emrat e "peshqve të mëdhenj", siç i ricilësoi ai pas deklaratës së fundit të komisionerit Hahn.

Klosi thotë se ndërkombëtarët duhet të thonë emrat dhe veprat penale që rëndojnë mbi ta.

 "Kjo është absurde! SHBA dhe BE po tallen me ne! Nëse Brukseli ka emra le t'i nxjerrë. Kur dalin dhe kërkojnë arrestime, në rradhë të parë duhet të flasin me emra konkretë. Për çfarë I kanë hyrë kësaj pune nëse duan ta bëjnë vërtet? Është budallallëk është e turpshme! Nuk duhet të flasin, por të thonë emrat e peshqve të mëdhenj, madje sëbashku me veprat penale që kanë bërë", shprehet ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi në një prononcim për gazetën Sot.

Johanes Hahn lëshoi mesazhin e fortë tre ditë më parë duke thënë se ka ardhur koha që në Shqipëri të kapen "peshqit e mëdhenj", jo vetëm të vegjëlit.

Ekonomia shkatërruese e hashashit, 10 problemet që po sjell

Posted: 10 Sep 2016 01:13 AM PDT

Në "hije", kultivimi i hashashit po lulëzon në çdo cep të vendit. Një "biznes" në pamje të parë fitimprurës dhe që sjell një "cash" të shpejtë në ekonomi, por që në pak kohë pritet të japë pasoja shkatërruese për themelet ende të dobëta të ekonomisë shqiptare. Duke filluar që nga largimi i vëmendjes nga bujqësia, shtrembërimi i tregut të punës dhe te konfliktet sociale, kostot e kriminalizimit të mëtejshëm të ekonomisë me pastrimin e këtyre parave dhe deri rrezikun fatal të fuqizimit të grupeve kriminale, që kontrollojnë si kultivimin ashtu edhe tregtimin e tij.

Iluzioni i fitimeve afatshkurtra apo edhe më keq i "zgjidhjes" së problemit të rritjes ekonomike dhe konsumit me anë të kësaj metode, përballë realitetit të zymtë afatgjatë dhe shumë problemeve që do të krijonte ky biznes i (jashtë)ligjshëm…

Ndërsa prej vitesh po flitet për nevojën e një modeli të ri ekonomik në vend, të orientuar nga zhvillimi i qëndrueshëm, në hije, ai që po lulëzon është biznesi i jashtëligjshëm i kultivimit dhe më pas tregtimit të hashashit. Lajmet për zbulimin apo edhe shkatërrimin e parcelave në çdo cep të vendit, raportet e institucioneve të huaja, por edhe atyre shqiptare mbi këtë dukuri po bëhen tashmë të përditshme, duke na krijuar një perceptim që tashmë fenomeni ka ndodhur dhe Shqipëria është kthyer në "jeshile".

Një "biznes", (për fat të keq, ka një tendencë për ta paraqitur kështu këtë aktivitet kriminal), në pamje të parë fitimprurës për individët e përfshirë, por edhe nxitës i konsumit në ekonomi nëse aplikohet në shkallë të gjerë, thonë mbështetësit e kësaj kauze, megjithatë në pak kohë pritet të sjellë pasoja shkatërruese për themelet ende të dobëta të ekonomisë shqiptare, duke filluar nga largimi i vëmendjes nga bujqësia, shtrembërimi i tregut të punës, formalizimin, kriminalizimit dhe denigrimin e biznesit të ligjshëm, zgjerimin e këtij kriminalizimi të ekonomisë me anë të pastrimit të këtyre parave, për të thënë vetëm një numër të vogël prej atyre që përbëjnë listën e të këqijave që do të vijnë prej saj.
Po, le t'i marrim të gjitha me radhë:

Problemi i parë
Largimi i fuqisë punëtore nga bujqësia dhe fasoni (me shumë gjasa as këtu nuk japin sigurime, por të paktën ca lekë më shumë në dorë).
Me të ardhurat ditore, që arrijnë deri në 5,000 lekë në momentin që pastrohen bohçet (pjesë e procesit teknologjik), shumëkush nga zonat rurale, por edhe ato urbane nuk ka interes të punojë në punë krahu që paguajnë relativisht pak, si në bujqësi, fabrika, madje edhe si kamerierë në lokale. Pa dashur të identifikohen, disa biznese fasone në zonën e Krujës pranojnë që tashmë kanë problem në gjetjen e fuqisë punëtore, pasi nuk po u vijnë gratë, të cilat tradicionalisht përbëjnë bazën e punësimit masiv të këtyre sektorëve, në punë, pasi kanë këtë lloj alternative. I njëjti problem konstatohet edhe në ndërmarrje fasone në zona të tjera, në bujqësi e në disa lokale në zonën e Jugut të vendit.
Kjo është goditja e dytë për bizneset, pas emigracionit masiv të vitit të kaluar, ku shumë sipërmarrje u vunë në vështirësi për të siguruar prodhimin, sipas kontratave me partnerët, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.
Hashashi përgjithësisht ka një cikël 6 mujor rritjeje, nga marsi deri në gusht, ndërsa në shtator-tetor fillon përpunimi. Gjatë gjithë kësaj periudhe, nevoja për fuqi punëtore në "industrinë" e hashashit është e lartë dhe pikërisht në këtë periudhë, kjo kërkesë e lartë, përkthehet në kosto më të madhe për të plotësuar nevojat për krah pune.

Problemi i dytë
Zhvendosja e vëmendjes nga bujqësia (kush nuk e kultivon do të duhet si "spiun")
Pas maturimit të shumë sektorëve, bujqësia tërhoqi së fundmi vëmendjen e bizneseve, por edhe individëve që kishin disa para të lira mënjanë dhe të lira për të investuar. Në fund të vitit 2015, pesha e bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto u rrit sërish në 20%, sipas INSTAT, nga 18% që ishte disa vjet më parë.
Por, marzhet e ulëta të fitimeve në bujqësi, problemet me sipërfaqet e vogla, risku i motit, farat e skaduara bënë që shumëkush të joshej nga kultivimi i hashashit, që pavarësisht riskut pakrahasimisht më të lartë, sjell rekord të ardhurash për sipërfaqe, në raport me çdo prodhim tjetër bujqësor dhe ka kthim shumë të shpejtë fitimi.
Sipas raporteve, fillimisht, pas goditjes së Lazaratit dhe dhënies së sinjalit të luftës ndaj këtij fenomeni, ky aktivitet u fashit dhe nuk kishte raste të njohura për kultivimin e tij. Fatkeqësisht, pas hapjes së një retorike "tolerante" në krahun e mazhorancës në raport me kultivimin e kësaj bime dhe të një fashitjeje të forcës së shtetit ndaj fenomenit pas Lazaratit, hashashi filloi të kultivohej fillimisht "me droje" në zona malore, të papunuara. Por, me vazhdimin e retorikës së favorshme, nga individë të ndryshëm nga mazhoranca, me pasigurinë e qëndrimit ndaj fenomenit nga shteti dhe me kalimin e kohës të "drojës", duke qenë se rendimenti ishte shumë i ulët, filloi të mbillej në zona fushore e me sipërfaqe gjithnjë e më të mëdha, meqë këto janë më produktive dhe më të kollajshme për t'u mirëmbajtur, por që kanë kosto më të larta të ruajtjes sepse janë më të ekspozuara dhe të arritshme nga popullsia.
Tashmë, jo vetëm toka bujqësore, por edhe sera, që dikur kultivoheshin me perime të stinës, janë zëvendësuar me hashash, duke ndryshuar qëllimin.

Problemi i tretë
Blegtoria – bagëtitë nuk kanë ku të kullosin (përveçse nëse duan të vijnë në qejf, përpara se të shkojnë për në thertore)
Kultivimi i kanabisit dhe llojeve të tjera të drogave të kësaj familjeje bëhet kryesisht në male, pikërisht në zona të cilat janë përdorur tradicionalisht si kullota për bagëtitë. Duke tentuar të jenë larg zonave të populluara dhe institucioneve të shtetit, kultivuesit po e dëmtojnë rëndë zhvillimin e blegtorisë. Një fermer, nga fshatrat e thella të Dibrës, tha se kishte reduktuar numrin e lopëve nga tetë krerë në vetëm një. Kullotat janë zënë nga tutorët e kanabisit dhe ai tani e ka të pamundur të sigurojë ushqim për bagëtitë. Këtë vit është bërë shumë keq, shpjegon plaku, pasi i gjithë fshati është përfshirë në kultivimin e bimës, duke lënë pas dorë tërësisht bujqësinë tradicionale, dhe blegtorinë.
Të njëjtin problem kanë edhe blegtorët në zonën e Skraparit. Një nga fermerët me gati 400 krerë dhi thotë se mezi po ia del dhe vitin tjetër, nëse situata vijon të jetë po njësoj, ka vendosur të shkrijë tufën. Kullotat janë të rrethuara me roje të armatosura dhe nuk lënë bagëtitë të afrohen. Fermeri thotë se dhitë ushqehen me majat e bimëve dhe për rrjedhojë ata dëmtojnë bohçet e hashashit, të cilat janë ndër pjesët më kushtueshme të saj. Dhitë e mia janë vendi dhe nuk mund të rriten në stallë – shpjegon i irrituar fermeri, të cilit nuk i ka mbetur asnjë zgjidhje për të mbajtur gjallë tufën.
Në zonën e Veriut, fenomeni është edhe më alarmues. Kultivimi në masë i hashashit në këto anë është zhvilluar këtë vit, ndaj dhe blegtorët janë të alarmuar për kufizimin e kullotave, për shkak se tokat janë edhe më të pakta. Frika se mos bagëtitë mund të dëmtohen nëse konsumojnë prej bimëve narkotike, i ka trembur së tepërmi blegtorët, të cilët janë vënë realisht në dilemë nëse duan të vijojnë aktivitetin.

hashash marijuane kanabis policia 3Problemi i katërt
Mungesa e produkteve bujqësore lokale në treg (në fakt, ky është një kthim i vogël prapa, nuk është se nuk jemi mësuar)
Vitet e kaluara, në muajin gusht, me 100 lekë mund të blije nga tre kilogramë domate ose tre kilogramë kastravecë në tregjet ushqimore të kryeqytetit. Por sot, kur prodhimet bujqësore të fushës janë në pikun e tyre, një kilogram domate ka arritur deri në 150 lekë. Nivele të larta çmimi me 100 lekë janë edhe për kastravecin, kungujt etj. Arsyet e rritjes së çmimit gjenden lehtë. Në ish-tregun e uzinës "Dinamo", që është edhe shpërndarësi më i madh i prodhimeve bujqësore të kryeqytetit, të thonë lehtësisht se shkaku lidhet me kultivimin masiv të hashashit në zonat përreth Tiranës. "Në këtë kohë, tregun e pushtonin perimet e Shën Gjergjit, por këtë vit ata e kanë lënë domaten po merren me hashashin", – thotë një nga shitësit më të vjetër. "Kam 15 vite në këtë tezgë, por si këtë vit nuk ka bërë vaki. Çmimet nuk po ulen. Edhe ata fshatarë, që nuk i kanë mbjellë tokat e tyre me hashash, janë të punësuar te të tjerët që i kanë mbjellë. Merren me bujqësi vetëm sa për konsum vetjak",- thotë tregtari, i cili pohon se, ka shumë miq e klientë nga ajo zonë. Në muajin gusht, prodhimi i fushës nga zona e Shën Gjergjit, Qafëmollës e të tjera rrethina të Tiranës furnizonte tregjet e Tiranës me perimet e stinës. Prodhimet bujqësore për treg ishin një mënyrë jetese që siguronte një pjesë të madhe të të ardhurave për këto familje. Por siç po shihet hashashi po e konkurron fort prodhimin e perimeve, oferta e të cilave është ulur dukshëm në tregje këtë vit. Inflacioni kapi nivelin 1.9% në fund të muajit korrik nga më pak se 0.5% që ishte në muajt e parë të vitit. Banka e Shqipërisë arsyetoi se çmimet e ushqimeve vijuan të ishin nxitësi kryesor i rritjes së çmimeve të konsumit gjatë këtij tremujori.

Problemi i pestë
Përhapja e përdorimit të hashashit te të rinjtë (shpresojmë që të ketë të paktën efekt për t'i bërë të qëndrojnë në Shqipëri)
Shqipëria nuk përbën vetëm një rrugë tranziti të drogave ilegale, por ajo është vendi ku droga kultivohet (kryesisht Cannabis Indica), prodhohet (vaji i hashashit dhe marijuana), tregtohet lokalisht dhe abuzohet. Nuk ka një numër të saktë të përdoruesve të drogës nga të rinjtë shqiptarë, por Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me organizma të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë ka kryer dhe vazhdon të kryejë një sërë studimesh rreth kësaj fushe. Sipas YRBS (Youth Risk Behavior Survey), studim i kryer në shkolla me të rinjtë e moshave 14-18 vjeç, tregohet se 5.4% e të anketuarve kishin eksperimentuar me kanabis, 4% me ekstazi, 1.4% kishin përdorur heroinë dhe 1.6% kishin përdorur kokainë.
Sipas studimit të ISHP, kryeqyteti mban numrin më të madh të përdoruesve të drogës, të cilët janë adoleshentët dhe të rinjtë. Instituti i Shëndetit Publik, por edhe qendrat të cilat i trajtojnë ato, raportojnë për një numër në rritje të rasteve të personave të cilët marrin lëndë narkotike në Tiranë. Nga viti në vit, numri i përdoruesve të drogës ka një trend në rritje, por ajo që mbetet më problematike është se këta përdorues janë adoleshentë.
Raporti i ISHP-së thotë se rreth 6-7% e të rinjve përdorin drogë duke filluar nga më të lehtat, si tymosja e hashashit, e deri te kokaina dhe heroina, me injeksione. Rreth 7-9% e të rinjve të shkollave të mesme janë ekspozuar ndaj drogave në mjediset shkollore ose rreth tyre. Përdoruesit më të shumtë janë të rinjtë e zonave urbane, kryesisht qytetet e mëdha si Tirana, Fieri, Durrësi, Vlora etj., konstaton Instituti i Shëndetit Publik.
Përdoruesit e marijuanës, hashashit dhe gjithë spektrit të kanabisit, ngjisin shkallën e parë të përdorimit të drogave dhe duke e gjetur marijuanën të pamjaftueshme për të marrë ndjenjë dhe eksperiencë më të mirë, kalojnë në droga më të rënda. Instituti i Shëndetit Publik shpjegon se gjithashtu marijuana shpesh rëndon dhe fsheh çrregullimet e tjera mendore, që mund të fillojnë në moshat e reja, dhe ngadalëson shumë aktivitetin fizik dhe procesin e të mësuarit.
Në ndryshim me çfarë mendohej më përpara, ku kanabis konsiderohej drogë e lehtë dhe e parrezikshme, tani studimet tregojnë për prekjen dhe të shumë sistemeve të organizmit nga përdorimi i marijuanës (mëlçi, zemër),etj.

Problemi i gjashtë
Ndikimi social dhe agravimi i një mjedisi edhe kështu të dërrmuar (sikur nuk mjaftonin të tjerat si varfëria apo papunësia)
Kultivimi i drogës dhe konsumi i saj është burimi më madhor i konflikteve sociale në vend. Vrasjet, burgimi dhe dhuna në familje shkaktohen apo lidhen në mënyrë direkte apo indirekte më së shumti me aktivitetin e drogës.
Studimet ndërkombëtare kanë treguar se një person që përdor marijuanë e ka funksionin mendor në nivel më të reduktuar krahasuar me të tjerët. Prova të konsiderueshme tregojnë që studentët të cilët përdorin marijuanë kanë rezultate më të dobëta se kolegët e tyre që nuk e përdorin. Rreth 48 studime kanë treguar se përdorimi i marijuanës ishte i lidhur me shanse shumë të ulëta për diplomim. Një analizë e kohëve të fundit, që ka përdorur të dhënat nga tri studime të mëdha në Australi dhe Zelandën e Re, ka gjetur që adoleshentët që kanë përdorur marijuanë rregullisht nuk kanë arritur të mbarojnë studimet e shkollës së mesme. Disa studime e kanë treguar lidhjen që ka përdorimi i marijuanës me të ardhurat e ulëta, papunësinë, sjelljet kriminale dhe për pasojë nivelin e ulët të jetesës.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2015, vetëm kultivimi dhe shitja e bimëve narkotike zunë 4% të të gjithë veprave penale në vend. Mbi 1000 persona janë proceduar vitin e kaluar.

Problemi i shtatë
Kriminalizimi i përshpejtuar i ekonomisë me pastrimin e parave të gjeneruara nga ky aktivitet i jashtëligjshëm
Pastrimi i parave është procesi përmes të cilit të ardhurat kriminale shndërrohen në të ardhura 'në dukje' të ligjshme. Studimi i ekspertëve Fabian Zhilla dhe Besfort Lamallari, "Krimi i organizuar, vlerësimi i riskut në Shqipëri", publikuar në fund të vitit të kaluar, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, referon se në Shqipëri, ky proces varion në kompleksitet dhe sofistikim, por në thelb ka për qëllim të fshehë origjinën e të ardhurave të paligjshme, të ndryshojë formën e tyre dhe t'i zhvendosë duke tërhequr sa më pak vëmendje.
Fushat ku janë investuar para me origjinë nga veprimtari të organizuara kriminale janë të larmishme dhe përfshijnë pothuaj çdo lloj veprimtarie ekonomike. Ekspertët vërejnë se pjesa dërrmuese e "parave të pista" është investuar në fushën e ndërtimit, ku pas vitit 2000, në Shqipëri, filloi të vihej re një "bum" ndërtimesh që nuk përputhej me nivelin ekonomik të vendit. Sipas ekspertëve dhe raporteve të ndryshme, fusha të tjera përfshijnë biznese si hotele, restorante, karburante, veprimtari prodhuese, fabrika moderne përpunuese, kompani import-eksporti, infrastrukturë, prodhim energjie, biznese të lojërave te fatit, miniera, turizëm dhe agjenci turistike.
Studimi tregon se metodat e përdorura nga grupet e organizuara kriminale për pastrimin e parave janë nëpërmjet bankave, zyrave të këmbimit valutor si dhe transaksioneve të parave në cash. Studimi thekson se pavarësisht ekzistencës së një sistemi funksional në funksion të parandalimit të pastrimit të parave, grupe të organizuara kriminale arrijnë të kryejnë transaksione të dyshimta në llogari bankare, sigurojnë garanci bankare të dyshimta dhe marrin kredi për të justifikuar të ardhura të paligjshme. Zyrat e këmbimit valutor janë gjithashtu të ekspozuara ndaj pastrimit të parave, për shkak të marrëdhënieve sporadike me klientët, përdorimit të parasë në dorë, shumave relativisht të ulëta të transaksioneve të kryera, transferimit të shpejtë të fondeve në vende të ndryshme dhe mundësive të kufizuara për bllokimin e mundshëm të transaksioneve nga autoritetet ligjzbatuese.
Për shkak të natyrës së paligjshme të transaksioneve, është e pamundur të raportohet një statistikë e saktë mbi sasinë e parave të pastruara çdo vit.
Statistikat e raportuara çdo vit mbi shumat e sekuestruara të parave përfaqësojnë vetëm atë pjesë të të ardhurave me origjinë kriminale, që nuk kanë mundur t'i shpëtojnë vëmendjes së organeve të zbatimit të ligjit. Kështu, raportohet se në vitin 2014 janë sekuestruar 24 milionë euro pasuri të krimit.
Studimi vëren se përfitimet e paligjshme mundësojnë financimin e vazhdimësisë së veprimtarive kriminale dhe fuqizimin e mëtejshëm të autorëve të tyre. Paratë e 'pista' mund të 'njollosin' zyrtarë publikë, sferën politike, institucione financiare dhe sistemin e drejtësisë.
Së fundmi, fuqizimi i mëtejshëm i ndikimit politik dhe ekonomik i krimit të organizuar do të kërcënonte në mënyrë serioze standardet dhe vlerat morale të përbashkëta të shoqërisë, duke dobësuar strukturën e saj tashmë të dërrmuar nga fenomene të lidhura me diktaturën komuniste, që e deformoi për 45 vite me radhë dhe më pas me tranzicionin apo me emigracionin masiv, që kanë lënë plagë serioze.

hashash marijuane 5Problemi i tetë
Denatyrimi i votës  (nëse ajo ka qenë ndonjëherë e natyrshme)
Dekriminalizimi i politikës ishte një nga çështjet më të nxehta të muajve të fundit, si një dëshmi e qartë që paratë e përfituara në mënyrë të jashtëligjshme kanë kapur tashmë edhe institucionin më të lartë ligjvënës. Por, shqetësimi më i madh mbetet në faktin që paratë me origjinë nga hashashi mund të përdoren në zgjedhjet e ardhshme dhe të denatyrojnë votën e lirë edhe më shumë nga sa e kanë telendisur këtë të fundit këto kohë.
Raporti Përfundimtar i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e lokale të 2015-s theksoi se, nevojiten përpjekje shtesë për të trajtuar problemin e vazhdueshëm të blerjes së votës, si nëpërmjet edukimit të zgjedhësve ashtu edhe nëpërmjet ndjekjes penale, me qëllim rikthimin e besimit në procesin zgjedhor. "Partitë politike mund të ndërmarrin angazhim konkret dhe të vërtetë për të dënuar praktikat e blerjes së votës. Blerja e votës duhet të përcaktohet qartë në ligj dhe duhet të jetë objekt sanksionesh proporcionale dhe efikase", thuhet në raportin e vëzhguesve.

Problemi i nëntë
Fuqizimi i krimit të organizuar (no comment)
Nga studimi "Krimi i organizuar, vlerësimi i riskut në Shqipëri" arrihet në konkluzionin se krimi i organizuar është i shtrirë në mbarë territorin e vendit, duke prekur drejtpërdrejt ose tërthorazi shoqërinë shqiptare. Zonat më të zhvilluara urbane, si Tirana, Durrësi dhe Fieri, paraqesin një veprimtari të shtuar kriminale, si dhe përqendrim të autorëve dhe të kapitalit, sw bashku me lëvizjen demografike (drogë, armë të lehta dhe eksplozivë, shfrytëzim prostitucioni dhe trafikim i brendshëm, gjobëvënie etj.). Trafiku i drogës paraqitet i theksuar në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.
Studimi thotë se grupet kriminale e trafikojnë kanabisin kryesisht drejt Greqisë, përmes kufirit të gjelbër apo fshehjes në kamionë që kalojnë në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës. Sasi kanabisi të fshehura në automjete personale apo kamionë të transportit ndërkombëtar trafikohen drejt Italisë, me anë të trageteve apo rrugëve tokësore, nëpërmjet Malit të Zi. Në rritje duket prirja e trafikimit të kanabisit përmes Malit të Zi dhe Kosovës drejt vendeve të Europës Qendrore dhe Perëndimore. Studimi tregon se prodhohen dhe trafikohen lloje të ndryshme, si marijuana, vaji i hashashit, 'çokollata' dhe 'skunk': një shartim i Cannabis Indica me Cannabis Sattiva. Këto përdoren për shitje, por edhe si mall shkëmbimi me drogat e forta.
Studimi tregon se, grupet kriminale që merren me trafikun e drogave të forta janë më të sofistikuar dhe dyshohet se kanë vendosur lidhje të qëndrueshme me individë të korruptuar brenda agjencive ligjzbatuese, elitën politike dhe sistemin gjyqësor. Mendohet të ketë organizata kriminale me një numër të konsiderueshëm anëtarësh me mbi 20 persona, të cilët kanë qenë ish-funksionarë në institucionet shtetërore. Shqipëria vazhdon të mbetet një vend transit për drogat e forta ku në përgjithësi vendi ynë shërben si një hallkë lidhëse e "Rrugës së Ballkanit" për në Europë.

Problemi i dhjetë
Rritja e paqëndrueshme dhe iluzionet e fitimeve të lehta (Modeli i ri? Asnjë nuk e ka arritur suksesin në këtë mënyrë!)
Papunësia mbi 30% ndër të rinj po josh shumë prej tyre drejt rrjeteve të kultivimit dhe tregtimit të kanabisit. Ideja se për një vit punë mund të fitosh aq sa për të gjithë jetën në një punë të zakonshme tashmë është një precedent me rrezik. Një restorant në zonën e Orikumit në Vlorë pohon se, trupa e kamerierëve me të cilët ka punuar çdo vit është tërësisht e deprimuar. Shumë prej tyre janë aktivizuar me disa orë në procese të kultivimit të drogës. Në mendjet e tyre vërtiten llogari me shuma të mëdha duke i deprimuar që të investojnë në aktivitete të ligjshme dhe që sjellin të ardhura të qëndrueshme, por natyrshëm më të vogla e të pakrahasueshme me ato nga ky aktivitet i jashtëligjshëm.
Më e rrezikshme është se orientimi drejt këtyre aktiviteteve me norma të shpejta kthimi po shmang vëmendjen nga riorientimi aq shumë i nevojshëm i ekonomisë drejt sektorëve të qëndrueshëm, duke krijuar një situatë të ngjashme me atë të viteve '95-96, ku njerëzit u pasuruan me shpejtësi, pa punuar, por duke investuar paratë e tyre në "piramidat" që mbinë si kërpudhat në atë periudhë të toleruar dhe të pangacmuar nga shteti i kohës.
Masivizimi i kësaj dukurie dhe rritja e ofertës ka çuar dhe në rënien e çmimit të këtij produkti, duke u bërë një tjetër faktor për probleme sociale, apo konflikte, teksa kultivuesit, apo tregtuesit nuk do të arrijnë të marrin fitimin e parashikuar kur i hynë këtij "biznesi". Çmimi ka zbritur tashmë në 250 euro/kg, ndërsa llogaritë fillestare ishin bërë për rreth 500 euro/kg. / Monitor

Partizani kërkon titullin në tavolinë

Posted: 10 Sep 2016 12:59 AM PDT

Pas zbardhjes së raportit të UEFA-­s, mbi trukimin e ndeshjeve nga kampionët e Shqipërisë Skëndërbeu, ka ardhur edhe reagimi i kundërshtarit të korçarëve sezonin e fundit Partizani.

Të kuqtë, me anë të një deklarate e bërë publike në faqen zyrtare të klubit në "Facebook", kërkojnë që FSHF-­ja të pozicionohet, ose të bëhet palë me trukuesit, ose të zbatojë rregullat përkatëse, të përdorë të njëjtin standard si UEFA, që njohu ata për kampionë të Shqipërisë, duke i përfshirë në Ligën e Kampioneve.

Reagimi i plotë i Ekipit të Partizanit

Pasi lexuam me vëmendje të gjithë vendimin e argumentuar të Komisionit të Apelit në UEFA dhe duke ditur që CAS e ka lënë në fuqi, klubi i Partizanit shpreh keqardhjen që trukimi i ndeshjeve ka marrë përmasa të tilla në futbollin shqiptar.

Njëkohësisht, ndihemi të indinjuar që kemi qenë viktimë e manipulimit të rezultateve, duke na hequr mundësinë që të realizojmë objektivat tonë, për shkak të ndërhyrjeve të pandershme në futboll. Por, bëhet akoma më e rëndë kur mendojmë që puna e madhe e futbollistëve, stafit dhe sakrificat e tifozëve në sezonin e kaluar 2015­16 nuk vlerësohen në mënyrë korrekte nga Federata Shqiptare e Futbollit. Për aq kohë sa UEFA na njohu si kampionë të Shqipërisë, që na cilësoi si të denjë për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, do ishte e nevojshme që edhe organi që drejton futbollin në Shqipëri, FSHF, të mbante një qëndrim.

Ose të bëhej palë me klubin që ka trukuar disa ndeshje sezonin e kaluar (faktuar nga të gjitha organet gjyqësore sportive), ose të distancohej dhe të merrte masat e caktuara ndëshkuese, siç e përcakton rregullorja e këtij sporti. Klubi i Partizanit nuk kërkon asnjëherë trofe të padrejtë, por kërkon drejtësi.

Klubi i Partizanit i kërkon Federatës Shqiptare të Futbollit që t'i kthejë atë pak nder të mbetur sezonit të kaluar, thjesht për të vlerësuar si duhet kontributin e ndershëm të atyre djemve që kanë dhënë maksimumin në fushën e lojës.

Jemi të bindur, që me zbardhjen e këtij vendimit, secili do marrë atë që meriton. Urojmë që pandëshkushmëria e "krimit" të mos bëhet precedent.

Më mirë drejtësi të vonuar, se sa drejtësi të munguar…

Kërcënohet juristi i OSHEE, dëshmitar kundër Ismailajt

Posted: 10 Sep 2016 12:51 AM PDT

Kërcënohet me telefonatë nga burgu shefi i Zyrës Juridike të OSHEE-së, Romeo Karaj, për të hequr dorë nga çështja që ka dërguar në Arbitrazh dhe dëshmia kundër biznesmenit Kastriot Ismailaj në gjykatë. Policia e Shtetit i ka vendosur të paktën 5 roje sigurie juristit prej disa ditësh, ndërsa burime nga dikasteri blu thanë se shkak është bërë denoncimi i zyrtarit se një person i panjohur, por që vuan dënimin për vrasje në një burg të sigurisë së lartë, e ka telefonuar duke e kërcënuar që të tërhiqet nga dëshmia kundër Ismailajt. Dje ishte seanca e radhës për çështjen DIA-CEZ në Gjykatën e Tiranës, teksa Karaj ishte i shoqëruar nga truprojat. Gjyqi u shty për shkak se biznesmeni Kastriot Ismailaj, pretendoi se audio në sallë kishte probleme. Dje ishte caktuar dhënia e dëshmisë nga juristi Karaj. OSHEE pretendon kthimin e 8 mln eurove nga DIA, që i përfitoi pas kontratës me CEZ-Shpërndarja duke mos kryer asnjë shërbim, por operoi me dokumente fiktive dhe mori 5 mln euro pagesë.

Padia e juristit Karaj

Shtatë muaj më parë, në nisje të procesit CEZ-DIA, juristi Romeo Karaj dorëzoi një padi dhe kërkoi nga Gjykata që të bashkonte dosjen penale me atë civile. Ai kërkonte nga biznesmeni Kastriot Ismailaj dëmshpërblimin e kompanisë OSHEE për 8 mln eurot që i detyrohej. "DIA ka përfituar me pa të drejtë nga CEZ 5 mln euro duke mos kryer shërbimin për të cilin fitoi tenderimin dhe bëri marrëveshjen. Bashkë me detyrimet e interesat shkojnë në 8 mln euro", pretendoi Karaj. Gjykata vendosi që dosja të mos bashkohej dhe Karaj bëri një padi tjetër të mëvetësishme në Arbitrazh. Ismailaj ndodhet në dy procese gjyqësore për mashtrim dhe pastrim parash. Për të heton Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda. Në dosjen e parë për mashtrim, dëshmitar është edhe juristi i OSHEE-së, Romeo Karaj, që dje ishte thirrur për të folur në gjykatë. Karaj u paraqit bashkë me truprojat e Zyrës për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe shkak ishte kërcënimi që kishte marrë, që të mos e bënte këtë dëshmi kundër biznesmenit.

Ismailaj shtyn seancën
Interesimit të medias juristi iu përgjigj se do të flasë vetëm pasi të japë dëshminë e tij para togave të zeza. Por dje Karaj nuk mundi të dëshmojë, edhe pse ishte i pranishëm në seancë. Shkak u bë shtyrja e gjyqit, pasi i pandehuri Kastriot Ismailaj pretendoi se "në kafazin tashmë me xham të blinduar, s'mundet të dëgjonte asgjë që thuhej në sallë". Gjyqtarja Vjollca Spahiu pranoi të shtyjë seancën për të sistemuar sistemin audio në sallë, ç'ka në kushtet aktuale ishte e pamundur dëgjimi i palëve. Dëshmia e Karaj do të dëgjohet javën e ardhshme, në seancën e radhës.

 

Zbriti të kontrollojë mjetin, 38-vjeçarja gjen vdekjen nga një makinë tjetër

Posted: 10 Sep 2016 12:48 AM PDT

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje e një 38-vjeçareja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Policia ka bërë të ditur se në aksident ka humbur jetën shtetasja Miranda Bajraktari. Sipas policisë, 38-vjeçarja ishte duke udhëtuar në automjetin me targa AA 203 CA së bashku me bashkëshortin e saj, kur kanë dalë nga rruga pranë kthesës së Murrasit.

Megjithatë si pasojë e këtij aksidenti çifti nuk ka pësuar lëndime, por në momentin që 38-vjeçarja ka dalë nga automjeti, është përplasur për vdekje nga minibusi me targa AA 986 IF.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more