Skip to main content

“Zgjedhjet, kandidati Rama: Projekte serioze për fshatrat e Dibrës” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Zgjedhjet, kandidati Rama: Projekte serioze për fshatrat e Dibrës” plus 9 more Gazeta SHQIP


Zgjedhjet, kandidati Rama: Projekte serioze për fshatrat e Dibrës

Posted: 06 Sep 2016 02:14 AM PDT

1473150958r6pad7hjKandidati i koalicionit të majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane" Muharem Rama vijoi bashkëbisedimin me banorët në Pollozhan dhe Sohodoll. Në këto takime elektorale ai shoqërohej nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe koordinatori i Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri.

Përpara qytetarëve të Pollozhanit, kandidati Rama prezantoi programin elektoral ndërsa kërkoi votën e tyre në 11 Shtator.

"Përveç rrugës, për Pollozhanin kemi edhe projekte të tjera. Ju e keni parë edhe Peshkopinë që është bërë një kantier i madh ndërtimi. Kemi projekte në sistemimin e rrjetit të kanalizimeve, ujit të pijshëm, projekte për ndërtimin e rrugës së varrezave, kemi program për subvencionet në bujqësi e blegtori", u shpreh kandidati Rama.

Ndërkaq, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli insistoi se dibranët nuk duhet të gabojnë me zgjedhjen e tyre në votimet e kësaj fundjave.

"Shqipëria, e aq më pak Dibra nuk bëhet duke votuar dallkaukët. Nuk bëhet me fjalë, bëhet me njerëzit që vijnë nga këtu. Bëhet me njerëz që e kanë demonstruar që janë në shërbim dhe dinë të jenë në shërbimin tuaj. Ju konsiderojnë, thonë ah ata të djathtët i kemi në xhep. Gabohen ata që mendojnë kështu! Ju jeni qytetarë që me kokën lart, në datën 11 Shtator të shkoni dhe të votoni duke pasur respekt për votën, aq sa keni respekt dhe dashuri për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Të votoni një doktor, që është, ka qenë dhe do të jetë në shërbimin tuaj çdo ditë të punës së vet, çdo moment", theksoi Kodheli.

Duke komentuar zhvillimet e ditëve të fundit, koordinatori socialist për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri konstatoi se kampin opozitar e ka përfshirë paniku i humbjes.

"Palën tjetër e ka përfshirë paniku. Ata po e ndjejnë që kandidatura e doktor Muharemit ka gjetur një mbështetje përtej ndasive politike. Në këto zgjedhje nuk është thjesht kush është e majta dhe kush është e djathta. Në këto zgjedhje është kush është njeriu pasi njeriu e bën diferencën në jetë, nuk e bëjnë as sloganet e partive. Ne ju kemi sjellë njeriun, ata ju kanë sjellë një slogan politik që i vjen dhe Lul Basha nga pas. Ata me slogan politik, ne me njeriun që e kemi gjetur këtu mes jush", insistoi Gjiknuri.

6 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vdekja e 17-vjeçarit në landfill, PD padit Erion Veliajn

Posted: 06 Sep 2016 02:04 AM PDT

Ardit gjokaljPartia Demokratike ka depozituar sot një kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi janë kryer një numër i madh shkeljesh ligjore me landfillin e Sharrës. Sipas PD, si pasojë e këtyre shkeljeve ka humbur jetën 17-vjeçari Ardit Gjoklaj.

Deklarata e PD-së

Zanafilla e paligjshmërisë nis me krijimin e shoqërisë Eco Tirana, me dhënien e 49 për qind të kapitaleve një firme italiane, pa garë, pa konkurs pa transparencë, dhe më pas me kushtet e rënda të paligjshmërisë në punën që bëhej në landfillin e Sharrës, ku për të gjitha është përgjegjës, drejtuesi i Bashkisë, Erjon Veliaj.

Pas hulumtimit, ekspertët e PD kanë zbuluar të gjitha shkeljet e Veliajt, dhe ai kallëzohet për:

1- "Shpërdorim detyre" neni 248 KP

2- "Shpërdorimi i kompetencave" neni 164 KP

3- "Punësimi i paligjshëm" neni 170/a KP

4- "Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme" neni 251 KP

5- "Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti" neni 256 KP

6- "Përfitimi i paligjshëm i interesave" neni 257

7- "Shkelja e Barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankandeve" neni 258

Trajtimi nga Bashkia e Tiranës e shoqërisë aksionere "EcoTirana", sh.a, e cila do të ofronte disa shërbime publike, ka një sërë parregullsish dhe paligjshmërishë. Paligjshmëri këto që ngarkojnë Drejtuesin e Bashkisë së Tiranës me përgjegjësinë e konsumimit të veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe për shkaqet e mëposhtme:

  1. Në rastin e përfshirjes së një Etniteti Publik në një shoqëri tregtare, në bazë të ligjit "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", duhet më parë që nga ekspertë të licencuar të përllogariten kontributet reale me të cilat Etniteti publik kontribuon në këtë shoqëri. Dhe në bazë të këtyre kontributeve të përcaktohet më pas pjesa takuese e aksioneve të Etnitetit Publik në shoqërinë e krijuar. Në këtë rast, Bashkia Tiranë ka kontribuar në "Eco Tirana" sh.a, jo vetëm me shumën prej 1.989.000 lekë, por dhe me sasinë e mbetjeve urbane që prodhon qyteti, të cilat kalojnë në favor të shoqërisë së krijuar, si dhe me vënien në dispozicion të "Eco Tirana" të territorit të Landfillit të Sharrës. Pavarësisht këtij kontributi trefish të Bashkisë së Tiranës, kjo e fundit ka përfituar aksione vetëm për shumën e kapitalit fillestar që ajo ka derdhur në llogari të shoqërisë, dhe nuk janë përfshirë në kontributet e saj për shoqërinë tregtare, vlera e mbetjeve urbane që krijohet çdo vit dhe vlera e përdorimit të territorit të Landfillit të Sharrës nga ana e "Eco Tirana"
  2. Pavarësisht se Bashkia Tiranë i është referuar nenit 33/1/d të ligjit "Për organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor" ku parashikohet mundësia e themelimit të një shoqërie tregtare nga ana e saj në bashkëpronësi, për ofrimin e shërbimeve publike, ajo me akordimin në favor të shoqërisë "Eco Tirana" që në vitin e parë të një shume prej 2.5 milionë euro, ka shkelur në mënyrë flagrante nenin 33/3 të po të njëjtit ligj që e ndalon Bashkinë e Tiranës të akordojë fonde shtetërore në favor të shoqërive tregtare në bashkëpronësi dhe ku njësia vendore nuk zotëron Kapital të plotë të shoqërisë.
  3. Shoqëria "Eco Tiana", përfiton nga veprimet e kryetarit të bashkisë, pa kundërshpërblim, pronësinë dhe të drejtën e administrimit të mbetjeve urbane te riciklueshme të Tiranës për 25 vite që përbëjnë 200 mijë ton mbetje urbane ne vit. Kjo pronë e luajtshme e Bashkisë së Tiranës përbën një burim të madh potencial të ardhurash për administruesin dhe poseduesin e saj dhe kalimi i kësaj prone publike një shoqërie me aksionerë private, pa kundërshpërblim, përbën shpërdorim detyre gjithashtu.

Për këto arsye, shpërdorimi i detyrës nga ana e Kryetarit të Bashkisë Tiranë është konsumuar në rastin konkret jo vetëm për shkak të përcaktimit të partnerit privat që do të kryente këto shërbime në kundërshtim me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji, por edhe për shkak të shkeljes flagrante të nenit 33/3 të ligjit "Për organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor, ku ndalohet njësia vendore të mbështesë financiarisht një shoqëri tregtare përveç rastit kur shoqëria zotërohet plotësisht nga vetë Njësia Vendore në 100% të aksioneve të saj, si dhe për shkak se shoqërisë me veprimet e të kallëzuarit, i janë kaluar prona publike si rasti i mbetjeve urbane, pa kundërshpërblim. Në rastin konkret dhe pse Bashkia Tiranë zotëron vetëm 51% të aksioneve të shoqërisë "Eco Tirana" dhe 49% të tjera një partner privat, Bashkia Tiranë i ka akorduar që vitin e parë kësaj shoqërie një shumë financiare prej 2.5 milionë Euro pa TVSH, dhe ka planifikuar t’i akordojë çdo vit fonde në rritje shoqërisë "Eco Tirana". Për këto arsye, gjykojmë se i kallëzuari ndodhet jo vetëm në kushtet e shpërdorimit të detyrës por edhe të shpërdorimit të kontributeve shtetërore.

Shkelje të tjetra:
1. Moszgjedhja nga Asambleja e Ortakëve të shoqërisë "Eco Tirana" e administratorit ekzekutiv, si organi më i lartë i shoqërisë, i ngarkuar nga ligji dhe statuti me detyrën për të lidhur kontratat me të tretët, krijon dyshime të arsyeshme që është një veprim i qëllimshëm i këtij organi që drejtohet nga Veliaj, për të favorizuar në mënyrë të paligjshme një tjetër subjekt tregtar që kryente veprimtarinë ricikluese dhe fitimprurëse në Landfillin e Sharrës. Sipas burimeve mediatike, ky subjekt quhej "3R"sh.a dhe kishte administrator shtetasin Edurim Teqja.

  1. Moszgjedhja e administratorit ekzekutiv, si organi më i lartë i shoqërisë, i ngarkuar nga ligji dhe Statuti me detyrën e garantimit të të drejtave ligjore të punonjësve të shoqërisë, si dhe thirrja publike e Erion Veliajt për punësim në aktivitetin riciklues në Sharrë, krijon dyshimin e arsyeshëm se janë kryer veprime dhe mosveprime të paligjshme nga ana e organeve drejtuese të "Eco Tirana", veprime ose mosveprime këto që kanë krijuar kushtet që në landfillin e Sharrës të funksiononte një ndërmarrje e cila punësonte në mënyrë të paligjshme subjekte të së drejtës përfshi dhe të mitur.

Për këto arsye, kërkojmë nga ju hetimin e të kallzuarit përveç veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe mosmarrjes së masave për ndalimin e gjendjes se paligjshme, edhe për konsumimin e veprave penale të shpërdorimit të kompetencave dhe punësimit të paligjshëm, të parashikuara nga Kodi Penal Shqiptar, vepra penale këto të cilat kanë sjellë si pasojë vdekjen e një 17 vjeçari në Landfillin e Sharrës.

6 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, asgjësohen 60 parcela me 7700 rrënjë kanabis në tokë pa pronar

Posted: 06 Sep 2016 02:00 AM PDT

Kanabis ne ersekeNë kuadër të aksionit kundër kultivimit të bimëve narkotike, gjatë 24 orëve të fundit Policia ka bërë

asgjësimin e 60 parcelave me rreth 7.700 rrënjë bimë narkotike të dyshuara të llojit canabis sativa.

Bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Mifol, Dukat, Kotë, Cerkovinë, Skrofotinë, Palasë, Treblovë dhe Pllakë, të kultivuara përgjatë luginave dhe përrenjve të thellë nëpër pyjet e këtyre fshatrave, të cilat nga hetimet e kryera rezultojnë të jenë toka pa pronarë.

Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të shkuljes, copëtimit dhe djegës me zjarr.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

6 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Zgjedhjet në Dibër, KQZ: Partitë të sjellin komisionerët për trajnime

Posted: 06 Sep 2016 01:55 AM PDT

kqz-655x356Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zbatim të detyrimeve për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Dibër, të datës 11 shtator 2016, do të kryejë sesione trajnimi për anëtarët e 118 komisioneve të qendrave të votimit dhe 16 grupeve të numërimit të votave të ZAZ-së nr.19.

Sesionet e trajnimit të anëtarëve të komisionerëve të QV-ve do të zhvillohen në datat 7-9 shtator 2016, në Bashkinë Peshkopi dhe në 10 njësi administrative, në ambientet e shkollave, të vëna në dispozicion nga DAR Dibër.

Oraret e sesioneve të trajnimit janë; paradite pra 09.00- 13.00, dhe pasdite nga ora 14.00- 18.00. Zhvillimi i sesioneve të trajnimit disa ditë para ditës së zgjedhjeve, dhe përzgjedhja e fshatrave-qendër për njësitë administrative të largëta, synojnë efektshmërinë e trajnimit të komisionerëve dhe shmangien e pengesave për pjesëmarrje.

Në funksion të mbarëvajtjes të procesit zgjedhor, ku padyshim profesionalizmi i komisionerëve zgjedhorë është i një rëndësie të veçantë, dhe detyrim ligjor, KQZ i kërkon partive politike të kryejë njoftimet për burimet njerëzore të emëruar sipas propozimeve të tyre për komisionerë të Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe anëtarë të Grupeve të Numërimit të Votave, për të marrë pjesë në trajnim në respektim të përcaktimeve të skemës së trajnimit, e cila iu është dërguar edhe në rrugë zyrtare. Skema e trajnimit do të jetë e publikuar edhe në faqen zyrtare te internetit të KQZ-së.

Trajnimi i grupeve të numërimit të votave do të bëhet ditën e shtunë, datë 10 Shtator, në ambientet e shkollës së mesme profesionale "Nazmi Rushiti", Peshkopi, në oraret 9:00-13:00, dhe 14:30-18:00.

6 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Presidenti filipinas e quan ‘bir bushtre’, Obama anulon takimin

Posted: 06 Sep 2016 01:53 AM PDT

presdienti filipinasPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka anuluar takimin me presidentin e Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili e ka quajtur atë "bir bushtre".

Duterte i ka bërë komentet në përgjigje të zotimit të Obamës se në takim do të ngrejë çështjen e vrasjeve jashtëgjyqësore në Filipine.

Ndihmësit e Obamës më vonë kanë konfirmuar se presidenti, në vend të Dutertes, do të takojë presidenten e Koresë së Jugut.

Duterte më pas ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se i vjen keq për sulmin personal.

Duterte, i zgjedhur në muajin maj, ka miratuar vrasjen e trafikantëve të drogës, në përpjekje për të zhdukur tregtinë me narkotikët. Rreth 900 trafikantë droge janë vrarë që kur ai është zgjedhur më 9 maj.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se ky veprim është shkelje e të drejtave të njeriut.

6 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 

Bie në kontakt me rrymën e elektrike, humb jetën 65-vjeçari nga Kosova

Posted: 06 Sep 2016 01:39 AM PDT

ambulancaNjë person ka humbur jetën në Shkodër pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën 'Bujar Bishanaku'.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se viktima është identifikuar si shtetasi Kadri Shkrela 65 vjeç nga Kosova.

65-vjeçari ka rënë kontakt me rrymën në një shtyllë elektrike.

6 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

Reshje të dendura shiu dhe ulje të temperaturave në të gjithë vendin

Posted: 06 Sep 2016 12:43 AM PDT

reshjeSot, pjesa më e madhe e vendit tonë do të përfshihet nga reshjet e dendura të shiut. Reshjet e shiut pritet të sjellin dhe një rënie të menjëhershme të temperaturave.

Sipas sinoptikanëve, mëngjesi i së martës do të preket nga reshje të dendura në të gjithë territorin, kryesisht në Shkodër, Lezhë, kryeqyteti, por dhe në jug të vendit.

Në zonat malore temperaturat nuk do të kalojnë 15 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe ato bregdetare maksimalja nuk do të kalojë 22 gradë.

Shiu dhe këto nivele temperaturash do të vijojnë deri ditën e enjte, ndërsa gjatë fundjavës reshjet do të ulin intensitetin dhe temperaturat do të rriten sërish.

6 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Frikë në Itali, të tjera tërmete gjatë natës

Posted: 06 Sep 2016 12:36 AM PDT

C_2_articolo_3029661_upiImageppEnde nuk janë ndalur dridhjet e tokës në Italinë qendrore. Mediat italiane raportojnë se një tërmet me magnitudë 3.5 është regjistruar në orën 23:36 të mbrëmjes së djeshme në provincën e Rieti në kufirin e Marche dhe Abruzo.

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkaneve, tërmeti ka qenë në thellësi 10 km dhe epiqendër 5 km nga Amatrice dhe 9 km nga Accumoli.

Nuk raportohet për dëmtime, por kjo ka tmerruar sërish banorët. Pas këtij tërmeti një tjetër u regjistrua në orën 2:18 me magnitudë 3.2. Tërmeti i dytë ishte me thellësi 10 km dhe epiqendër 5 km nga Amatrice dhe 8 km nga Accumoli.

6 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi –  6 shtator 2016

Posted: 06 Sep 2016 12:22 AM PDT

horoskopi1-212DASHI

Sot parashikohen debate me partnerin. Ne shume gjera nuk do te ndani te njejtin mendim.

DEMI

I gjithe fokusi juaj sot eshte perqendruar tek financat dhe tek karriera. Jeni ne zhvillime shume te rendesishme per te ardhmen ne keto fusha.

BINJAKET

Nje dite e qete dhe me te gjitha gjerat te mireorganizuara. Do te jeni mjaft te dashur me personat qe keni afer vetes.

GAFORRJA

Po e nisni kete dite me kemben e gabuar dhe kjo gje do te reflektoje ne cdo vendim tuajin ne oret ne vazhdim.

LUANI

Sot jeni shenja me me fat e Zodiakut. Cdo gje eshte sic deshironi madje disa situata do te dalin me mire sec e prisnit.

VIRGJERESHA

Jeni perqendruar ne investime afatgjata por dita e sotme do tju kushtezoje te zgjidhni sa me shpejt disa probleme financash.

PESHORJA

Sot jeni ju protagonistet e dites dhe kjo gje do tju pelqeje. Ne cdo aspect do te kerkoni me te miren e gjerave.

AKREPI

Duhet te pershtateni me ndryshimet sot. Do te ndodhin shume shpejt dhe ju do te jeni te luhatur pergjate gjithe dites.

SHIGJETARI

Sot jeni perqendruar ne objektivat qe me shpejta per ti arritur. Persona afer jush duan te perfitojne ne ate qe mund te arrini.

BRICJAPI

Sot nuk po organizoheni dot sic duhet. Fillimi I javes ju ka gjetur kaotike dhe ne rremuje e siper.

UJORI

Do te jeni tip flirtues gjate gjithe dites. Keni mbi vete sharmin e personave qe dine cdo gje dhe njohin kedo.

PESHQIT

Ne dashuri do tju hapen porta te reja qe nuk I kishit imagjinuar. Nje takim I rastesishem do te jete mjaft interesant.

6 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Shqipëri-Maqedoni, në 14:00 luhen minutat e mbetura

Posted: 06 Sep 2016 12:17 AM PDT

sportNdodhi e pamendueshmja, ndeshja Shqipëri-Maqedoni, sfida e parë eliminatore e botërorit 2018 për kuqezinjtë, nuk mbyllet, gjithçka u ndërpre në minutën e 75 për shkaqe natyrore. Një rrebesh shiu i shoqëruar me erë të fortë ndërpreu në momentin më kulminant sfidën e "Loro Boriçit", duke prishur festën e 16 mijë të pranishmëve në stadiumin e rikonstruktuar në momentin që ndeshja ishte fiksuar në shifrat 1-1.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë që Shqipëria të ndërpriste një ndeshje për shkaqe natyrore edhe pse tapeti i gjelbër i stadiumit të Shkodrës përballoi me sukses prurjet e shumta të ujit por vazhdimësia e takimit u bë e pamundur, ashtu si sinjali satelitor që mundësoi sinjalin për lidhjen direkte në kanalin Supersport 2. Në këto kushte gjyqtari turk, Huseyin Goçek ndërpreu ndeshjen dhe pas 45 minutave vendosi shtyrjen përfundimtare të takimit.

Një nga shkaqet kryesore të shtyrjes përfundimtare të takimit ishte pikërisht mungesa e sinjalit që prodhohej nga Shkodra për të gjithë kanalet që kishin siguruar të drejtat e transmetimit të këtij takimi, përfshirë këtu edhe Supersport. Në këtë mënyrë, kuqezinjtë mund të shpresojnë te 15 minutat e mbetura pasi ata kanë mundësi të kthjellohen për të kërkuar golin sërish në "Loro Boriçi" me rikthimin në fushë ketë te martë në orën 14:00 kur do të rinisë edhe takimi.

Një natë që do të mbahet mend gjatë qoftë për shkak edhe të kaosit që shkakoi furtuna në qytetin verior. Në stadiumin modern në qytetit të Shkodrës mes malit të emocioneve, kuqezinjtë nuk arritën të dilnin në lojën e tyre edhe pse kishin kontrollin e lojës gjatë pjesës më të madhe dhe vetëm një gabim i Kukelit riktheu baraspeshën.

Në një atmosferë fantastike, në praninë e rreth 16 mijë të pranishmëve, trajneri italian hodhi në fushë një formacion sulmues 4-3-3 me Berishën në portë, Agollin, Mavrajn, Gjimshitin dhe Hysajn në mbrojtje, treshen e mesfushës Xhaka-Kukeli-Abrashi dhe në sulm me surprizën Hyka dhe Sadikun e Gashin. Ishte pikërisht sulmuesi nga Elbasani që në minutën e 9 ngriti peshë stadiumin me një gol të gjithin personal.

Pas rrjetës historike ndaj Rumanisë, bomberi kuqezi duket se nuk dëshiron të ndalet pas fanella e Kombëtares është kthyer në një lëkurë të dytë për të. Dalëngadalë, të besuarit e De Biasit u treguan më të qartë duke hedhur më shumë sytë nga sulmi dhe në të 28-ën ishte Mavraj që nuk përfitoi nga një top që përfundoi në këmbët e tij. Ishte Hyka orkestruesi i sulmeve nga e majta dhe vetëm pak sekonda më pas gaboi në finalizim pasi bëri mirë. Minutat në vazhdim Maqedonia guxoi me disa aksione të paqarta por edhe kaq mjaftoi që De Biasi të reagonte ashpër ndaj lojtarëve të tij. Në të 33-ën ishte Kukeli që kërkoi thellësinë e zonës së rreptësisë por Gashi në pozicion jashtë loje, i prishi llogaritë me një stopim që mund ta kishte evituar.

Një minutë më pas ishte radha e Xhakës që me një inkursion personal i konsumoi të gjitha energjitë dhe finalizimi ishte për t'u harruar. Maqedonia replikoi me një skemë (36) por Pandev u tregua i pasaktë, ndërsa në minutën e 39, Hasani gaboi në ekzekutimin e goditjes së dënimit. Sinjalin e fundit të rrezikshëm të pjesës së parë e dha Agolli që me një goditje të prirët rrezikoi por nuk shënjestroi kuadratin e Maqedonisë. Rikthimi në fushën e blertë tregoi limitet e ekipit shqiptar ende me faza dritëhijesh pasi në të 51-ën, Kukeli me një pasim gati-gati amator dhuroi një asist për Alioskin, i cili u tregua i ftohtë përpara Berishës duke vendosur baraspeshën.

Në të 52-ën, Hyka u rrëzua në zonën e rreptësisë por për kryesorin loja vazhdoi ndërsa topi përfundoi në këmbët e Sadikut që goditi lehtë duke e dhuruar topin. Maqedonia nëpërmjet Alioskit mori zemër nga rënia e ndjeshme e rendimentit të kuqezinjve, pavarësisht hyrjes në fushë të Roshit, Balajt dhe Memushajt. Me kalimin e minutave intensiteti i reshjeve u rrit. Dalëngadalë tifozët nisën të braktisnin stadiumin ndërsa situata u rëndua deri në daljen e skuadrave nga fusha e lojës. Ndoshta ky nuk ishte debutimi ideal për kuqezinjtë në eliminatoret e Botërorit 2018, por 15 minutat e mbetura japin ende sinjale shprese për të rrëmbyer 3-pikëshin e parë për djemtë e Gianni De Biasit.

6 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more