Skip to main content

Zëri: “Aksident në hyrje të Prishtinës (Foto)” plus 29 more

Zëri: “Aksident në hyrje të Prishtinës (Foto)” plus 29 more


Aksident në hyrje të Prishtinës (Foto)

Posted: 22 Sep 2016 02:41 PM PDT

Një aksident i rëndë ka ndodh para pak minutash në hyrje të Prishtinës-në Veternik. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar. Derisa në fotografitë që kanëq dërguar lexuesit  shihet se veturat e aksidentuara janë dëmtuar shumë./Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Era Istrefi performon ‘live’ në Facebook në Billboard (VIDEO)

Posted: 22 Sep 2016 02:32 PM PDT

Era Istrefi performon për faqen më të njohur të muzikës në Amerikë. Mes shumë talentëve, Billboard kanë përzgjedhur edhe kosovaren Era Istrefi për sesionet e tyre ‘live’ në faqen e tyre në Facebook. Era ka performuar hitin e saj ‘Bonbon’./lajmi.net ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Videoja që po trondit internetin

Posted: 22 Sep 2016 02:14 PM PDT

Gjatë 24 orëve të fundit, në internet po qarkullojnë disa pamje të rënda, ku Mandy McGowen, një nënë e re bie në tokë në një supermarket të Massachusetts, si pasojë e overdozës. Gruaja është në shoqërinë e vajzën e saj 2 – vjeçare. Por ajo që ka tronditur përdoruesit është mënyra sesi vajza 2 – vjeçare mundohet të tërheqë prej krahu të ëmën ndërsa në të njëjtën kohë bërtet me të madhe, që dikush ta......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Apostolova: Opozita të përfshihet në vendimmarrje

Posted: 22 Sep 2016 02:08 PM PDT

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim njoftues shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian, njëkohësisht Përfaqësuese Speciale e BE'së në Kosovë, Nataliya Apostolova. Kuçi fillimisht njoftoi znj. Apostolova për zhvillimet e fundit në Kosovë, për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit, përmbushjen e të gjitha obligimeve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, si dhe konkludimin  e procesit për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gol nga Rashica (Foto)

Posted: 22 Sep 2016 02:05 PM PDT

Milot Rashcia ka shënuar golin e parë këtë edicion te Vitesse. Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, ia ka bëre sefte në ligën holandeze të futbollit për këtë edicion. Rashica ka shënuar golin e parë për sezonin e ri në fitoren e Vitesses prej 7:2 ndaj ASV de Dijk. Rashica shënoi golin e gjashtë për ekipin e tij në minutën e 83’të. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse Qeveria e Britanisë e cilëson Kosovën vend pjesërisht të pasigurt? (Video)

Posted: 22 Sep 2016 02:00 PM PDT

Nëse mendoni të vizitoni ndonjë vend të botës, atëherë patjetër duhet të konsultoheni me zyrën e jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Commonwealth-it (FCO), që të siguroheni nëse ai vend përbën rrezik potencial për terrorizëm, raporton BusinessInsider. Një hartë e animuar, ka ndarë nivelin e rrezikut të secilit vend të botës në tri kategori të ndryshme, transmeton Telegrafi. Vendet e shënjuara me ngjyrë të kuqe tregojnë se ato vende janë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Refuzon të kryen marrëdhënie seksuale, rrahet në mënyrë mizore nga i dashuri (Foto me pamje të rënda)

Posted: 22 Sep 2016 01:45 PM PDT

Stefani Littlewood (32) nga Leeds mezi mbijetoi, pasi i dashuri i saj i dehur e kishte rrahur atë në mënyrë më brutale, shkaku ishte se ajo nuk pranoi të ketë marrëdhënie seksuale me të. Wayne Hoban i kishte thyen nofulla Sfefanit, poashtu edhe disa dhëmbë, pasi e kishte qëlluar egërsisht në fytyrë. Stefani ka vendosur që këtë disa fotografi të gjendjes së saj të tmerruar t’i shfaqte në Facebook që të tregonte të gjitha lëndimet e shkaktuara nga Wayne. Ai e kishte gjuajtur atë në dysheme......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haxhiu: Qeveria e ka bërë demarkacionin kusht për vizat, për t'i bindur qytetarët

Posted: 22 Sep 2016 01:36 PM PDT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka vlerësuar se Demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave është bërë nga vetë Qeveria për t’i bindur qytetarët ta pranojnë të tillë. “Qytetarët janë mashtruar për vizat për 5 vjet me radhë nga Hashim Thaçi. Kjo nuk ndodhi, por nuk ndodhi as bërja e ushtrisë. Demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave ka qenë kusht nga vetë Qeveria kinse për t’i bindur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përqafim mes policit e protestuesit në protestat e ashpra në Amerikë (VIDEO)

Posted: 22 Sep 2016 01:28 PM PDT

Një  veprim prekës ka ndodhur gjatë protestës në qytetin Charlotte në Karolinën Veriore pas vrasjes së personit me ngjyrë nga Policia. Pavarësisht gazit lotsjellës dhe dhunës që kishte shpërthyet në natën e dytë të protestave, njëri nga protestuesit i afrohet policit që ta përqafojë atë, transmeton Klan Kosova. Keith Lamont Scott është shtënë për vdekje nga një polic me ngjyrë ditën e martë dhe është personi i tretë me ngjyrë i vrarë nga policia......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjobat për kundërvajtje trafiku në Kosovë, më të larta se në Gjermani

Posted: 22 Sep 2016 12:38 PM PDT

Me ligjin e ri për komunikacion, gjobat dhe heqja e pikëve për të gjithë kundërvajtësit në trafik është shumë e rëndë. Madje aq të larta janë gjobat e parashikuara me këtë ligj, sa në disa raste ato tejkalojnë edhe Gjermaninë, kurse në shumë raste, bazuar në standardet e Kosovës dhe Gjermanisë, janë më të larta sesa në këtë të fundit. Për më shumë shikojeni grafikën të punuar nga Rinor Kryeziu.     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bulliqi: Demarkacioni të përmirësohet pastaj të sillet në Kuvend

Posted: 22 Sep 2016 12:34 PM PDT

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, në emisionin Politikë në Tribuna Channel ka thënë se çështja e Demarkacionit nuk duhet të kthehet në pikën zero, por vetëm të korrigjohen disa segmente brenda vijës kufitare. “Demarkacioni, ne nuk pajtohemi që të kthehet në pikën zero. Ai nuk është i tëri keq dhe i gabuar. Janë disa segmente brenda vijës Kosovë-Mali i Zi që duhet të korrigjohen. Këto segmente kanë mundësi të mënjanohen për një afat......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj: Në tetor mund të ratifikohet marrëveshja për demarkacionin (Video)

Posted: 22 Sep 2016 12:11 PM PDT

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se në javët e para të muajit tetor mund të pritet ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Ai tha se çështja e kufirit nuk është një çështje e hapur mes Malit të Zi dhe Kosovës si dy vende sovrane, por më shumë një çështje e brendshme në mes të pikëpamjeve të ndryshme që kanë partitë në opozitë dhe partitë të cilat e udhëheqin qeverinë. Në intervistën me shefin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krasniqi: “Kush e kërkon luftën është i çmendur, t’i përgjigjesh asaj kur të imponohet është mençuri” (Video)

Posted: 22 Sep 2016 11:47 AM PDT

Në emisionin “Komiteti Qendror”, që drejtohet nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express, që transmetohet në RTV Dukagjini – kryetari për çështje kombëtare i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka folur për kërcënimin me luftë ndaj Malit të Zi nga ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Deklaratën e fundit të Kurtit, në një intervistë dhënë "Zerit",  për kërcënim me luftë kundër Malit të Zi,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krenare me suksesin në Rio, Kosova e realizoi një ëndërr (VIDEO)

Posted: 22 Sep 2016 11:49 AM PDT

Majlinda Kelmendi po qëndron në Kroaci, ku në fundjavë zhvillohet turneu “Judo Grand-Prix Zagreb 2016”, raporton Zëri. Xhudistja kosovare e ka dhënë një intervistë për mediat kroate, së cilave ua ka shpalosur atë që ndjeu kur e fitoi medaljen e artë dhe për mburrjen që e ndien, pasi e bëri krenarë të gjithë vendin e saj. “Ishte hera e parë që Kosova ishte pjesë e Lojërave Olimpike dhe ishte një moment historik, jo vetëm për mua, jo vetëm për sportin, por për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çka e lidhë Majlinda Kelmendin me Kroacinë? (VIDEO)

Posted: 22 Sep 2016 11:47 AM PDT

Majlinda Kelmendi ka treguar se ndien një afërsi me Kroacinë, prej nga nisi gjithçka në karrierën e saj. Ajo kujton turneun e parë zyrtar në të cilin mori pjesë, gati 10 vjet më parë, ku lindi kampionia e madhe, raporton Zëri. “Kompeticioni im i parë zyrtar ishte këtu në Zagreb në vitin 2007. Dhe, njerëzit kanë dëgjuar këtu për herë të parë për mua dhe ata e kanë parë kapacitetin tim, pasi jam munduar ta tregoj veten. Ne me kroatët jemi miq, e mbështesim njëri-tjetrin. Prandaj,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova, eksperiencë e shkëlqyer për basketbollistin amerikan

Posted: 22 Sep 2016 11:39 AM PDT

Justin Doellman e ka konsideruar si të shkëlqyer eksperiencën me Përfaqësuesen e Kosovës. Amerikani e përfaqësoi vendin tonë në kualifikimet për “Eurobasket 2017” dhe thotë se kjo përvojë do t’i shërbejë për të ardhmen. “Jam në formë të mirë fizike. Kam luajtur për Kosovën dhe ishte një mundësi e mirë për mua. Tash kam ardhur këtu në Barcelonë për t’u përgatitur për sezonin e ri, i cili shpresoj të jetë pozitiv”, ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës e zuri gjumi dhe nuk shkoi në stërvitje

Posted: 22 Sep 2016 11:37 AM PDT

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur futbollistit kosovar, Hekuran Kryeziu, shkruan Zëri. Përfaqësuesi i Kosovës është vonuar në stërvitje dhe trajneri Markus Babbel e ka dërguar atë në tribunë. 23 vjeçari e ka vazhduar gjumin dhe është paraqitur në stërvitje në orën 10:25, ndërsa stërvitja ka filluar në ora 10:00. “Ai nuk është paraqitur me kohë në stërvitje. Prandaj, kemi marrë vendim që të shkojë në disiplinor”, ka thënë trajneri,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krasniqi: Gjuriqin e Thaçin i bën bashkë mllefi ndaj Albin Kurtit

Posted: 22 Sep 2016 11:34 AM PDT

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi ka thënë se drejtorin e zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi i bën bashkë mllefi që sipas tij keta të dy e kanë ndaj ish liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit. Krasniqi vlerëson se dy të parët kanë plane të njëjta për kthimin e Serbisë në Kosovë dhe plaçkitjen e vendit dhe se  Albin Kurti ua prishë këto plane. “Ai momenti kur Gjuriqin dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Pokemon Go' rrëzohet nga froni (FOTO)

Posted: 22 Sep 2016 11:25 AM PDT

Pokemon Go nuk është më mbreti i aplikacioneve. Sensor Tower, platforma kryesore e analizave mbi aplikacionet, raporton se loja që qëndroi për 74 ditë në vendin e parë si aplikacioni me përdorimin më të madh ditor, tani nuk konsiderohet më si e tillë. Loja ka grumbulluar deri tani më shumë se 440 milionë dollarë bruto në tregun e Apple dhe Google Play Store, tha Sensor Tower. Ndërkohë vendi i Pokemon Go është zëvendësuar nga Clash Royale, një lojë strategjike e lançuar nga......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli nesër i takon përfaqësuesit e Luginës

Posted: 22 Sep 2016 11:22 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do t’i pret në takim nesër përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në një njoftim dërguar mediave nga ana e Kuvendit të Kosovës, thuhet se ky takim do të mbahet në ora 11:00. Nuk dihet ende se cila do të jetë tema e diskutimit. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në vazhdimësi kanë kërkuar nga Institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë më shumë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vendos të ushqejë fëmijët me banane, por shokohet çka gjen brenda saj (VIDEO)

Posted: 22 Sep 2016 11:18 AM PDT

Një nënë në Virgjinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka postuar një video në Facebook me anë të së cilës i këshillon prindërit që të jenë të kujdesshëm kur vendosin t'i ushqejnë fëmijët me fruta. Kiersta Woods tregoi nepërmjet postimit se kishte marrë banane për të ushqyer djalin e saj dy vjeçar, por pas pak sekondash vogëlushi e kishte hedhur bananen duke bërtitur. Ajo këshillon prindërit që të jenë të kujdesshëm sepse ishte ndarë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Papa Françesku sulmon gazetarët që nxisin frikë

Posted: 22 Sep 2016 11:00 AM PDT

Papa Françesku është shprehur këtë të enjte me nota kritike ndaj gazetarisë së bazuar te thashethemet rozë (gossip), të cilën e ka konsideruar një formë “terrorizmi”, ndërsa mediat që e prezantojnë popullsinë mbi bazën e stereotipeve, apo që nxisin frikën prej emigrantëve thotë se janë duke vepruar në mënyrë destruktive. Ati i Shenjtë i bëri këto komente në një adresim të bërë përpara udhëheqësve të Shoqatës Kombëtare të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serwer: Ajo që bën Vetëvendosje në Parlament, e papranueshme në një shoqëri demokratike

Posted: 22 Sep 2016 10:57 AM PDT

Situata politike në Kosovë është dominuar këto kohë nga veprimet e dy faktorëve të brendshëm, që po i bëjnë sfidë kushtetutës së vendit, ka thanë analisti Daniel Serwer. Ai ka bërë me dije se veprimet e Vetëvendosjes në Parlament janë të papranueshme në një shoqëri demokratike. “Njëri është një grup i popullsisë serbe që nuk e pranon Kushtetutën e shtetit, veçanërisht në veri. Forca tjetër është Vetëvendosja që do bashkimin me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Azdren Llullaku i pandalshëm, 7 gola në 9 ndeshje (VIDEO)

Posted: 22 Sep 2016 10:51 AM PDT

Azdren Llullaku po i kalon momentet më të mira të karrierës. Futbollisti kosovar është duke shkëlqyer me skuadrën e tij, Gas Metan Medias, me të cilën sonte e shënoi golin e shtatë në nëntë ndeshje. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare shënoi në ndeshje me Poli Timisoara, duke realizuar me kokë në minutën e 71-të, ëpr t’ia siguruar një pikë ekipit të tij, i cili e kishte parë veten në disavantazh në minutën e 30-të pasi kundërshtarët kishin shënuar me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hooper: Shumë pak veta e pëlqejnë Thaçin në Kosovë

Posted: 22 Sep 2016 10:38 AM PDT

Ish-zyrtari i Departamentit amerikan të Shtetit, James Hooper, ka shprehur zhgënjim të thellë më mënyrën e politikëbërjes në Kosovë. “Me sa rezulton, në Kosovë ka shumë pak udhëheqës me vizion. Mendoj se Thaçi e ka treguar se është udhëheqës i mirë dhe e ka treguar se është serioz për të luajtur një rol kontruktiv në rajon. Ai është shumë elastik dhe konstruktiv. Shumë pak veta e pëlqejnë Thaçin në Kosovë”, është shprehur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kështu ia kërkoi Angelina ndarjen Brad Pittit

Posted: 22 Sep 2016 10:30 AM PDT

Angelina Jolie ka kërkuar ndarje nga Brad Pitti dhe çifti tash po pret vetëm anën ligjore për të bërë këtë. Çifti besohet se ka vendosur të ndahet datën e 15 shtatorit, kur edhe aktorja ia kërkoi të dashurit të saj prej 12 vitesh (dy vite të martuar), shkruan Telegrafi. Përplasja e madhe ndodhi në një aeroplan privat datën e 14 shtatorit, kur Brad u bë abuziv dhe përdori gjuhë të rëndë ndaj Angelinas dhe gjashtë fëmijëve të tyre.  Vetëm një ditë më......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe në SHBA Mustafës i kërkohet të përgjigjet për demarkacionin

Posted: 22 Sep 2016 10:26 AM PDT

Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Isa Mustafa ka marrë pjesë edhe në pritjet e organizuara nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik si dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka takuar përfaqësues të shumë shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, duke kërkuar përkrahjen e tyre për Kosovën e po ashtu është pyetur për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Mustafës gazetarët i kanë kërkuar përgjigje lidhur me progresin që është......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa në takim me Nuland, ja çfarë i thotë

Posted: 22 Sep 2016 10:12 AM PDT

Kryeministri Isa Mustafa, në kuadër të vizitës në New York, është takuar me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit që lidhen me Kosovën. Mustafa i ka shprehur zyrtares së shtetit amerikan, mirënjohjen e qeverisë dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen që deri më tash Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë vendit. Ndërsa në anën......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AKP lëshon me qira 10 objekte të liruara nga uzurpatorët

Posted: 22 Sep 2016 10:06 AM PDT

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës nën kryesimin e z. Petrit Gashi, ku u diskutuan çështje të shumta të përcaktuara me Rendin e Ditës dhe u morën vendime të rëndësishme në lidhje me administrimin e ndërmarrjeve shoqërore në vend. Bordit i Drejtorëve miratoi procesverbalin e mbledhjes së Bordit të AKP-së të mbajtur më 31 Gusht 2016. Menaxhmenti i Agjencisë raportoi para Bordit për aktivitetet e fundit të AKP-së  për......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Politikanët gjeorgjian rrahën me grushte gjatë një debati politik që po transmetohej drejtpërdrejt (VIDEO)

Posted: 22 Sep 2016 09:58 AM PDT

Gjatë një debati politik që po transmetohej drejtpërdrejt, dy politikanë kishin humbur durimin dhe kështu kishin përfunduar duke u rrahur me grushte. Pamjet ishin transmetuar drejtpërdrejt gjatë të enjtes mbrëma, kur dy deputetët Gjeorgjian u nxehen shumë gjatë debatit dhe përfunduan duke u rrahur keq, transmeton Telegrafi. Vendi është duke u bërë gati për zgjedhjet që do të mbahen më 8 tetor, dhe duket se debati politik ua ngriti nervat politikanëve Vepkhia Gurgenishvili nga Partia e Lëvizjes Demokratike dhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more