Skip to main content

Zëri: “Abrashi: Demarkacioni kthehet në kuvend, shpejt” plus 29 more

Zëri: “Abrashi: Demarkacioni kthehet në kuvend, shpejt” plus 29 more


Abrashi: Demarkacioni kthehet në kuvend, shpejt

Posted: 01 Sep 2016 02:47 PM PDT

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se tërheqja e pikës për votimin e demarkacionit me Malin e Zi nga seanca plenare e Kuvendit të Kosovë, të enjten, ka qenë veprimi më racional i mundshëm, për shkak të situatës. Ai më tutje ka theksuar se kjo kohë duhet shfrytëzuar për shoshitje dhe ballafaqim të fakteve deri në shterrje të tyre, njofton Klan......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konfirmohet: Ajeti luan për këtë skuadër në sezonin e ri

Posted: 01 Sep 2016 02:38 PM PDT

Dëmtimi i Arlind Ajetit dhe mbipopullimi i prapavijës së Torinos, bëri që në Itali të hapeshin zëra se mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare mund të ndryshonte klub, ndonëse kishte pak më shumë se një muaj që i ishte bashkuar skuadrës së tij të re. Për futbollistin u interesua Peskara, e cila bëri një kërkesë formale për huazimin e tij. Por Torino e refuzoi menjëherë, pasi drejtuesit e klubit dhe trajneri Mihajloviç janë të bindur se qendërmbrojtësi do të jetë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sejdiu: Zgjedhje të parakohshme dhe pikë! (Video)

Posted: 01 Sep 2016 02:29 PM PDT

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, në emisionin Rrokum Rroll në TV Rrokum ka thënë se subjekti i tij po linçohet përmes arrestimit të aktivistëve. Ai e komentoi edhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. “Kryeministri e tërhoqi demarkacionin, sepse nuk guxojnë me ba asgjë pa aminin e Serbisë”, ka thënë ai, duke shtuar se “aleanca me SHBA-të është kamuflim që po bëjnë Isa Mustafa e Hashim Thaçi”. Zgjidhja e vetme sipas Sejdiut janë zgjedhjet e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

As britanikët s'i duan burkat e burkinit

Posted: 01 Sep 2016 02:27 PM PDT

Shumica e britanikëve mbrojnë idenë e ndalimit të burkas dhe thuajse gjysma tjetër shprehen pro ndalimit të veshjes së burkinit, sipas një sondazhi të publikuar sot. Rreth 57 për qind e 1 668 e personave të intervistuar nga YouGov shprehen pro ndalimit të burkas (vellos së gjatë që mbulon plotësisht fytyrën – shën. i përkth.), kundrejt 25 për qind shprehen kundër një mase të tillë. Tendenca është më pak e theksuar për burkinin, rroba banjo që përbëhen nga një vello,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri Krasniqi hap festivalin "Hardhfest"

Posted: 01 Sep 2016 02:22 PM PDT

Festivali i Vjeljes së Rrushit "HardhFest" në Rahovec do të hapët nesër. Për ta nisur këtë festival që pritet të zgjatë tri dite në Rahovec nesër do të shkoj edhe vet ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi. “Ju njoftojmë se nesër (2 shtator) në ora 14:00, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të marr pjesë në hapjen e Festivalit të Vjeljes së Rrushit "HardhFest"......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pamje nga momenti i vetëvrasjes së 23 vjeçarit në aeroportin e Tiranës (VIDEO)

Posted: 01 Sep 2016 01:49 PM PDT

Janë publikuar pamjet e momentit kur 23-vjeçari Juglend Kapllanaj i dha fund jetës në terminalin e aeroportit të Tiranës. Mësohet se Kapllanaj vuante nga depresioni, dhe menjëherë pas kthimit të tij nga Mynihu i Gjermanisë, kishte thirrur: “Jam Spiderman”, ku më pas edhe është vetëvrarë. Ngjarja u shënua rreth orës 15:30, ndërsa sipas dëshmitarëve Kapllanaj ka ndenjur gjatë mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore. Policia kishte reaguar menjëherë duke e dërguar atë në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përplasje e tmerrshme e avionëve, asnjë i mbijetuar

Posted: 01 Sep 2016 01:39 PM PDT

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy avionëve në ajër, në pjesën e largët perëndimore të Alaskas, njofton Klan Kosova. Përplasja e avionëve në qiell,  ndodhi saktësisht në një pjesë të pabanueshme të një qyteti, i cili ishte i arritshëm vetëm me helikopter. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pëllumbi kapet duke dërguar celular në qelinë e burgut (Video)

Posted: 01 Sep 2016 01:34 PM PDT

Një pëllumb postier është kapur duke bartur një telefon mobil si dhe një USB, për ta dërguar në qelinë e një burgu në Kolumbi. Gardianët e qendrës ‘Combita’ që ndodhet në qytezën Boyaca, e kanë parë zogun me ngjyrë të zezë, që qëndronte në një cep, teksa në shpinë kishte një pjesë të ngritur, transmeton Telegrafi. Me të kapur shpendin, ia kanë hequr ngarkesën me prerëse thonjsh dhe e lanë të lirë. Por, nuk e kanë lëshuar rastin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Selmanaj – Mustafës: Ju jeni i rrethuar me rriqra brenda LDK-së

Posted: 01 Sep 2016 01:22 PM PDT

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa, kur i ka quajtur deklaratat e AAK-së që ngjasojnë me rriqrat e Malishevës. Sipas Semlanajt nuk i ka hije një kryeministrit të vendit që në mungesë të argumenteve të mbron një version të gabuar të demarkacionit “Interesant kur një kryeministër në mungesë të argumenteve për ta” mbrojtur ” një version të gabuar të demarkacionit bie në nivelin e tillë të shprehjeve që nuk i kan hije......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haliti, Molliqajt: Kastravec… mshele

Posted: 01 Sep 2016 01:14 PM PDT

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti në Zona e Debatit në Klan Kosovës, në replikë me sekretarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, e ka quajtur “kastravec” këtë të dytin. Më pas në vijimësi të debatit Haliti i ka kërkuar që Molliqaj të ketë kujdes kur akuzon pa fakte, dhe pas reagimit të sekretarit të Vetëvendosjes, ai i është drejtuar me fjalën “mshele”, njofton Klan Kosova. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Molliqaj, Halitit: Ju jeni kriminelë, i gjithë “Klani Pronto”

Posted: 01 Sep 2016 01:10 PM PDT

Sekretari organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Zona e Debatit në Klan Kosova, e ka quajtur kriminel dhe të korruptuar nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti. “Ju jeni kriminelë. Ju(duke ju drejtuar Halitit) dhe i gjithë “Klani Pronto”. A më tregoni sa e keni pasurinë? Të gjithë e dinë se si jeni pasuruar ju pas lufte”. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Brenda shtëpisë 50 milionëshe të Kylie Jenner (FOTO)

Posted: 01 Sep 2016 01:03 PM PDT

Kylie Jenner është pjesëtarja më e re e klanit Kardashian. Kyli është një adoleshente tipike, asaj i pëlqen të shpenzoj para, të dëfrehet me shoqëri, të përkujdeset për trupin e saj, por Kylie dëshiron të jetë e rrethuar edhe më gjëra të bukura dhe luksoze. Kylie zakonisht poston fotografi nga shtëpia e saj luksoze e cila ka 23 dhoma, një fitnes të madh, një fushë tenisi, saun dhe dy pishina private.  Më poshtë keni disa fotografi nga shtëpia 50 milionë dollarë.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuriq tallet me deputetët kosovarë: Mos u fshihni pas Listës Serbe si qyqana!

Posted: 01 Sep 2016 12:57 PM PDT

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë sot se politikanët shqiptarë në Kosovë “mos të fshihen pas deputetëve” të Listës Serbe. Ai ka thënë se politikanët shqiptarë në Kosovë mos ta hedhin përgjegjësinë në mënyrë “qyqare” të deputetët e Listës Serbe pas rrjedhën e seancës së sotme parlamentare ku në rend dite ishte ratifikimi i marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi, transmeton......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazetari rus që e kritikonte Putinin, është gjetur i vdekur në ditëlindjen e 54-të të tij (Video)

Posted: 01 Sep 2016 12:52 PM PDT

Alexander Shchetinin, i cili kritikonte vazhdimisht politikat e presidentit rus Vladimir Putin, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Ukrainë. Ai e kritikonte hapur kreun e Rusisë, kurse Kremlinin e quante si armik personal, transmeton Telegrafi. Para pak ditësh, miqtë e kanë gjetur atë të vdekur, pasi shkuan ta vizitojnë për ditëlindjen e 54-të. Policia është duke e hetuar vdekjen e tij si vetëvrasje pasi afër i është gjetur një revole e zbrazur, ndërsa kohë me parë ai i kishte dërguar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Blero në festë, po e marton vëllain (Foto)

Posted: 01 Sep 2016 12:49 PM PDT

U nis ditë më parë me muzikë e festë dhe sot po përmbyllet si kremtë e familjes Muharremi. Vëllai i këngëtarit të njohur Blero Muharremi sot i jep fund beqarisë dhe tashmë vetëm se kanë nisur të publikohen foto. Ka qenë Blero ai që ka postuar një imazh të Burimit dhe nuses së tij nën mbishkrimin: ‘E pat edhe ky’. Mbeten të shihen fotot e tjera me kalimin e kohës. /Prive.al/     ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shala: Ahmeti po feston “fitoret” e Listës Serbe

Posted: 01 Sep 2016 12:41 PM PDT

Flamur Shala, asamblist në Komunën e Prishtinës, thotë se kryetari i kësaj komune Shpend Ahmeti “po i gëzohet sukseseve të Listës Serbe”. Kreu i Prishtinës sot gjatë ditës tha se pozita “inskenoi incidente, shtoi presionin në deputetë, kërcënuan me çka mos, bënë propagandë të jashtëzakonshme e u munduan të përdorin çdo përfaqësues ndërkombëtar, por pavarësisht këtyre demarkacioni sot nuk kaloi”. Tani Shala thotë se mos-votimi në Kuvend i demarkacionit,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Majku del me të dashurën në rrugët e Prishtinës (Foto)

Posted: 01 Sep 2016 12:29 PM PDT

Majk nuk po e fsheh më lidhjen me Majlindën. Para pak ditësh është zbuluar se reperi Majk është në lidhje me Majlinda Zekën. Dhe tani çifti po dalin bashkë edhe në publik. Ata janë parë në një nga kafet e kryeqytetit sot gjatë ditës, ndërsa ata që kanë qenë afër tregojnë për lajmi.net se çifti edhe kanë mbajtur duart derisa kanë ecur rrugës. /lajmi.net   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haliti: Sot nuk fitoi askush, humbëm të gjithë

Posted: 01 Sep 2016 12:21 PM PDT

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se mosmiratimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi nuk paraqet fitore të askujt, por humbje të të gjithëve. “Është vështirë të thuash kush fitoi dhe kush humbi. Mendoj që në këtë rast nuk ka fituar dhe nuk ka humbur askush, si subjekt politik. Nuk është analizuar mirë, nga të dy palët, situata për të cilën është thirrë seanca”. “Ka pasur edhe kohë edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista Serbe e pakicës, përcaktuese e vendimeve të mëdha (Video)

Posted: 01 Sep 2016 12:02 PM PDT

Heqja nga rendi i ditës i votimit të demarkacionit me Malin e Zi, nga analistë politikë po shihet si dështim për shkak të mjerimit politik dhe institucional të Kosovës dhe mbi të gjitha për shkak të fuqisë politike të një grupi prej dhjetë deputetësh që quhet Lista Serbe. Analisti politik, Bajrush Morina, thotë se fuqia politike e Listës Serbe po e dirigjon skenën politike të vendit, dhe të gjitha institucionet jemi peng të atij grupi prej 10 veta. Sipas tij, është më mirë një dështim pa......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Si e ndërtoi perëndimi një shtet të dështuar në Kosovë?

Posted: 01 Sep 2016 11:49 AM PDT

Që prej ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, Kosova ka qenë subjekt i një shkalle të paparë të mbikëqyrjes ndërkombëtare. UNMIK-ut, EULEX-it dhe KFOR-it iu janë dhënë kompetenca të gjera dhe në thelb jo-llogaridhënëse, për të mbajtur rendin dhe ligjin dhe të rregullojnë ekonominë, gjyqësorin dhe sistemin politik të Kosovës. Në terma për kokë banori, Kosova ka marrë ndihmën më të madhe të shpërndarë ndonjëherë në një vend në zhvillim:......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rashiq: Bojkotuam seancën sepse na injoruan

Posted: 01 Sep 2016 11:34 AM PDT

Deputetët e Listës Serbe nuk morën pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritej votimi i Demarkacionit me Malin e Zi. Deputeti i Listës Serbe, Nenad Rashiq, thotë se nuk morën pjesë në seancë për shkak se Qeveria e Kosovës i injoroi ata, duke mos i konsultuar fare për një çështje kaq me rëndësi. “Askush prej nesh, përfaqësues i Listës Srpska, nuk ka qenë i ftuar për negociatë, qoftë individuale, qoftë grupore”, ka thënë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avramopoulos: BE-ja, e gatshme të ndihmojë Turqinë drejt liberalizimit të vizave

Posted: 01 Sep 2016 11:30 AM PDT

Komisioneri i Bashkimit Europian për Emigracionin ka bërë të ditur gjatë kësaj të enjteje se, Turqia ka bërë progres sa i përket marrëveshjes për të siguruar lëvizjen e lirë të shtetasve turq në hapësirën e zonës “Schengen”, megjithatë Ankaraja ka ende disa kritere për të përmbushur përpara implementimit të saj. Duke folur në një konferencë për shtyp nga Ankaraja, komisioneri europian Dimitris Avramopoulos tha se BE-ja është e gatshme të ndihmojë Turqinë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aurela Hoxha shfaqet seksi nga Maldives (Foto)

Posted: 01 Sep 2016 11:22 AM PDT

Modelja e njohur Aurela Hoxha e cila së fundmi po shfaqet edhe si aktore në xhirimet e filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3”, është shfaqur mjaft provokuese ditëve të fundit. Pas një pune mjaft të lodhshme në përgatitjet e filmit, bukuroshja ka vendosur që t’i japë vetes pak pushim. Së fundmi ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi ku shfaqet mjaft seksi me bikini, nga ishujt e largët të Maldives. Aurela ka qenë gjithnjë e pëlqyer për format e saj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Wenger tregon pse e transferoi Mustafin

Posted: 01 Sep 2016 11:10 AM PDT

Arsene Wenger ka vetëm fjalë të mira për Shkodran Mustafin. Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk ka hezituar të thur elozhe për mbrojtësin shqiptar, Shkodran Msutafi, i cili u transferua nga Valencia në ‘Emirates Stadium’. “Kishim nevojë për një qendërmbrojtës për shkak të lëndimeve që kemi”, tha Wenger. “Ai ka luajtur në Itali, në Spanjë dhe me përfaqësuesen e Gjermanisë. Mustafi është një djalë shumë inteligjentë, kjo ishte e rëndësishme në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kuqezinjtë nisin përgatitjet për Maqedoninë

Posted: 01 Sep 2016 11:08 AM PDT

Seanca stërvitore e parë prag eliminatore e Botërorit Rusi2018 ndaj Maqedonisë është konsideruar më tepër si një seancë relaksi nga përgatitësit atletik të përfaqësueses dhe trajneri De Biasi. Për të ndjekur këtë seancë kanë qenë të pranishëm edhe fëmijët e akademisë së futbollit në stadiumin e Tiranës, "Selman Stërmasi", të cilët janë përshëndetur dhe kanë bërë foto me idhujt e tyre Kuqezi. Miqësorja me Marokun në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia konfirmon: Vdes 23 vjeçari që u hodh nga tarraca e terminalit

Posted: 01 Sep 2016 11:01 AM PDT

Policia konfirmon ngjarjen e rëndë në Rinas, ku një i ri u hodh nga terminali i aeroportit duke gjetur vdekjen. Përmes një deklarate policia sqaron dinamikën e ngjarjes dhe zbardh identitetin e 23-vjeçarit. Më poshtë deklarata e plotë: Sot më datë 01.09.2016, forcat e policisë të Kom.Pol.Rinas janë njoftuar se një person i paidentifikuar ka hypur mbi tarracën e zyrave të kompanive ajrore, dhe prej aty është hedhur duke pësuar dëmtime të rënda dhe si pasojë më pas ka vdekur në spitalin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Interesat nacionale duhet të jenë mbi ato partiake

Posted: 01 Sep 2016 10:44 AM PDT

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë një deklaratë pas zhvillimeve të sotme në Kuvend. Sipas tij, dita e sotme dëshmon se parlamentarizmi në Kosovë është i vetmi fitues i një debati të lodhshëm, me dhe pa argumente të atij apo këtij lloji. “Përkufizimi i kufijve të shtetit të Kosovës, është një nevojë dhe realizim historik i një procesi të shtetbërjes, të konfirmuar me rezistencën e popullit të Kosovës, proceset negociatore (Rambulliet, Vjenë,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NASA: Toka po ngrohet më shpejtë se asnjëherë tjetër në 1000 vjetët e fundit

Posted: 01 Sep 2016 10:39 AM PDT

Sipas shkencëtarëve, do të jetë shumë e vështirë të mbahet temperatura globale brenda limitut të caktuar. Toka po ngrohet me një ritëm impresionues, asnjëherë në mënyrë kaq të shpejtë në vitet e fundit. Alarmi është lëshuar nga NASA, sipas të cilës, “është shumë e pamundur” që të arrijë të mbajë rritjen e temperaturës globale brenda kufirit prej 1.5-2 gradë, siç është konkorduar nga Cop 21 i Parisit. Sipas Gavin Schmidt, koordinator i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ymeri: Fitoi Kosova, jo Lista Serbe

Posted: 01 Sep 2016 10:29 AM PDT

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se mosratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi është fitore e Kosoëvs, jo e Listës Serbe. Ky është postimi i plotë i Ymerit: Nuk ka fituar Lista Serbe sot. Nuk kanë guxuar të vijnë në Kuvend për shkaqe sigurie siç thanë dhe nuk i fituan 25 antena të Serbisë dhe, me gjasë, komunën e Prilluzhës. Sot, ka humbur qeveria që duhet të dorëhiqet dhe Thaçi i deklasuar. Dhe, ka fituar populli e Republika,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fëmijët francezë i kthehen shkollës nën masa të reja të sigurisë

Posted: 01 Sep 2016 10:14 AM PDT

Dymbëdhjetë milionë fëmijë francezë u janë kthyer mësimeve në shkolla nën masa të reja të sigurisë, për shkak të sulmeve të fundit terroriste. Nxënësit do të mësohen se si të fshihen, të ikin dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin. Po ashtu do të ketë stërvitje për sigurinë, tri herë në vit, përfshirë edhe sulme të simuluara. Siguria është forcuar edhe në hyrje të ndërtesave shkollore. Franca është në gjendje të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more