Skip to main content

“Vajza refuzon propozimin e martesës sepse i dashuri nuk donte qentë” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Vajza refuzon propozimin e martesës sepse i dashuri nuk donte qentë” plus 9 more Gazeta SHQIP


Vajza refuzon propozimin e martesës sepse i dashuri nuk donte qentë

Posted: 14 Sep 2016 02:45 AM PDT

Vajza dhe qeniThuhet se qeni është miku më i mirë i njeriut. Këtë e provoi edhe një vajzë, e cila refuzoi propozimin e martesës, sepse i dashuri nuk ishte fans i qenit të saj. Karishma Walia, që me origjinë është nga Bengaluru e Indisë dhe që aktualisht punon si analiste në New Delhi, u detyrua që të kthejë mbrapsht partnerin e saj të ardhshëm, pasi ai ia bëri ta qarta ndjenjat rreth qenit të saj. Në një bisedë në Whatsapp , të cilën vajza e shpërndau në Twitter, burri e pyet atë nëse kishte marrë një vendim për propozimin e tij. Ajo i përgjigjet 'Hej, unë mendoj se në folëm rreth kësaj. Qeni është i rëndësishëm për jetën time. Kështu që….".

whharsupAi i kthen përgjigje:-"Hmmm…, mund të mendojmë për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë problem? Nuk e dua një qen mes nesh e dashura ime; dhe nuk dua që të ndaj të njëjtin shtrat me atë… Kjo është e sigurt … Dhe mami ime në përgjithësi nuk i pëlqen qentë". Kaq ka mjaftuar që vajza të refuzojë propozimin për martesë, duke thënë se qenin e saj nuk mund ta braktisë për askënd.
14 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Slloveni Alexander Ceferin zgjidhet presidenti i ri i UEFA-s

Posted: 14 Sep 2016 02:41 AM PDT

14316937_1627043207626076_8585243851846570569_nUEFA ka zgjedhur sot drejtuesin e ri. Mësohet se ai është slloveni Alexander Ceferin. Ceferin u zgjodh me 42 vota pro duke mundur holandezin Van Praag.

14 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Veliaj-Ahmeti, platformë bashkëpunimi për zhvillimin e qyteteve

Posted: 14 Sep 2016 02:34 AM PDT

 

veliaj-gjate-vizites-zyrtare-ne-kosove-1Tirana dhe Prishtina do të rrisin bashkëpunimin mes tyre për përmirësimin e jetës së qytetarëve të dy kryeqyteteve shqiptare, por edhe për të mundësuar një organizim më të mirë të të gjitha bashkive që drejtohen nga shqiptarët në rajonin e Ballkanit. Kjo ishte tema kryesore e diskutimit të djeshëm mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Bisedë e cila u fokusua edhe te shkëmbimi i praktikave më të mira mes dy njësive vendore shqiptare dhe zbatimin e tyre në në të mirë të përmirësimit të shërbimit ndaj qytetarëve dhe zhvillimin urban të dy qyteteve.

Veliaj dhe Ahmeti mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën vlerësuan si të domosdoshëm shkëmbimin e eksperiencave dhe ideve në lidhje me mënyrën se si mund të përmirësohen më tej shërbimet ndaj qytetarëve, nisur edhe nga fakti se problematikat urbane me të cilat përballen sot Tirana dhe Prishtina janë të ngjashme.

"Tirana është më e madhe se Prishtina, por problemet i kemi të ngjashme, prandaj edhe kemi diskutuar për projekte të përbashkëta, shkëmbime të përvojave tona, dhe besoj se në këto dy ditë do të konkretizojmë disa nga këto plane. Shfrytëzoj rastin ta përgëzoj për punën dhe ndryshimet që po ndodhin në Tiranë dhe besoj se edhe Tirana, edhe Prishtina, por edhe qytete të tjera shqiptare, të jenë shembuj të reformës së mirëfilltë, qofshin ato në transportin publik, në parqe, në çerdhe, në gjëra të cilat kanë ndikim në jetën e përditshme të njerëzve", deklaroi kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi homologun e tij për mikpritjen dhe theksoi se e rëndësishme për ta si drejtues të punëve vendore është të përqendrohen te puna dhe zbatimi i projekteve që sjellin përmirësim në jetën e qytetarëve.

"Sfida jonë si kryetarë të njësive vendore është të mbetemi të fokusuar, por edhe të mësojmë nga njëri-tjetri. Shpeshherë në politikën tonë mundohemi të shpikim rrotën ose të kopjojmë si e bëjnë të tjerët, kryesisht perëndimorët. Por, më mirë se sa e njohim ne mentalitetin tonë nuk e njeh askush tjetër dhe jam këtu që të mësoj. Jam këtu që të ndaj me ekipin tonë disa gjëra që kanë funksionuar në Tiranë", u shpreh kryebashkiaku Veliaj. Duke folur për angazhimet konkrete të këtij bashkëpunimi, ai vuri në dukje 5 pika kryesore në të cilat do të fokusohen shkëmbimet e përvojave mes Tiranës dhe Prishtinës, ku përfshihet urbanistika apo planet urbane, pastrimi, trafiku, lëvizshmëria dhe parqet rekreative.

"Unë besoj se nuk kemi qenë asnjëherë më të bashkuar se sot, për sa kohë që çdo ditë bëjmë pak progres drejt një bashkimi konkret dhe jo një bashkimi emocional. Pesë temat kanë të bëjnë me shkëmbimin e përvojave në urbanistikë; planet urbane, se si qytetet shqiptare të jenë më të jetueshme; në çështje të pastrimit, që qytetet tona të jenë më të pastra; çështje të mobilitetit, që shqiptarët të jenë më mobil, të qarkullojnë më lirshëm; në çështje të parqeve dhe rekreacionit, sepse sot jemi të gjithë të 'burgosur' nëpër makinat tona dhe askush nuk po shijon natyrën. Kjo është një platformë e rëndësishme", tha Veliaj.

Për t'i bërë sa më efektive këto shkëmbime praktikash, por edhe çdo ide që zbatohet në të mirë të qytetarëve, Veliaj theksoi se është e rëndësishme që politika t'i lërë bashkitë të punojnë. "Është shumë e rëndësishme t'i lesh kryetarët e bashkive të punojnë. Të gjithë duhet ta kuptojnë se harxhojmë shumë kohë, si këtej edhe andej kufirit, me fjalë, me retorikë. Duhet më shumë punë! Besoj se kjo ka qenë diçka që ka funksionuar me sukses në Tiranë dhe mezi pres të mësojmë këto ditë çfarë ka funksionuar në Prishtinë e të kemi mundësi ta zbatojmë atje", shtoi Veliaj.

Pjesë e diskutimit mes Veliajt dhe Ahmetit ishte edhe organizimi më i mirë dhe funksional i Unionit të Bashkive Shqiptare. Kryebashkiaku i Tiranës tha se për këtë janë hedhur hapa konkretë, që do të vihen në zbatim në prag të festës kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë.

"Së bashku me Shpendin kemi marrë vendimin për ta konkretizuar nismën për një union të bashkive kryesore shqiptare në rajon. Fundjavën përpara Ditës së Pavarësisë, në datën 26 dhe 27 nëntor, do të mblidhemi në Tiranë, së bashku me kryetarin e komunës së Tetovës, Preshevës dhe Ulqinit. Do të jetë një privilegj t'i mirëpresim në Tiranë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri. Besoj se edhe në Ditën e Pavarësisë nuk na lipset shumë turbo-folku i nacionalizmës se sa na duhet qasje konkrete se si shqiptarët mund të jetojnë më mirë, si mund të shkojnë në shkolla më të mira, si mund të shkojnë në çerdhe, në kopshte më të mira, si mund ta kenë infrastrukturën më të mirë, si të kenë transport publik më të mirë, qytete më të pastra dhe besoj që kjo platformë është një bashkim praktik dhe jo bashkim emocional dhe retorik", u shpreh Veliaj.

Në vizitën e tij në Prishtinë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shoqërohet nga Aldrin Dalipi, kryetar i Këshillit Bashkiak, nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali dhe Andi Seferi, si dhe anëtarë të tjerë të Këshillit Bashkiak. Ata u pritën nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe nga Halim Halimi, Kryetar i Asamblesë Komunale, Dardan Sejdiu, Nënkryetar i Komunës së Prishtinës etj.

Gjatë ditës së sotme, kryebashkiaku Veliaj do të zhvillojë një takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Ndërkohë, nesër Veliaj do të takohet edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

14 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Edhe delfinët flasin, prova vjen nga shkencëtarët rus

Posted: 14 Sep 2016 02:30 AM PDT

Shkencëtarët kanë regjistruar bisedën e dy gjitarëve përmes një mikrofoni nënujor

delfineTani po: sipas një kërkimi të bërë nga Universiteti i Shën Pjetërburgut, edhe delfinët flasin. Pikërisht si njerëzit. Studiuesit në Karadag Natyre Reserve, të Feodosisë (Krime), kanë zhvilluar një mikrofon nënujor, me të cilin ka qenë e mundur të dëgjojnë zërat e ndryshme të kafshëve. Dhe përmes këtij instrumenti, kanë regjistruar bisedën e dy delfinëve në pjesën e hundës në Detin e Zi, të mbiquajtur Yasha dhe Tana. Kërkimi është publikuar në revistën Politeknike universitare të Shën Petërsburgut "Physics and Mathematics".

Nuk është hera e parë që kërkuesit mbështesin idenë që gjitarët e ujit zotërojnë një gjuhë të avancuar dhe të veçantë, të përbërë nga vërshëllima dhe artikulime të ndryshme të shpërndara, me të cilat komunikojnë zemërim, lumturi apo stres. Emocione dhe gjendjen shpirtërore po ashtu. Por tani ka mbërritur edhe prova. Sipas shkencëtarëve që kanë analizuar bisedën mes dy delfinëve, së bashku me vërshëllimat dhe artikulimet, formojnë fjalët e tyre, që herë pas here shndërrohen në fraza fjalësh. Ndër të tjera, duket se të dy prisnin radhën e tyre për "të folur" pa ndërprerë tjetrin.

"Dukej një bisedë mes dy humanëve, – ka deklaruar për "Telegraph" shkencëtari që ka drejtuar kërkimin, doktor Vyacheslav Ryabov – Çdo impuls i prodhuar nga delfinët është ndryshe nga tjetri. Mendojmë se këto impulse mund të jenë pjesë apo fjalë nga gjuha e tyre". Kërkuesit flasin për një gjuhë të avancuar dhe me një modalitet shumë të ngjashëm me atë njerëzor, që do të thotë se delfinët janë të përgjegjshëm për aktin gjuhësor.

Duke analizuar të dhënat, shkencëtarët kanë identifikuar fraza prej 4 apo 5 fjalësh, por nuk e kanë kuptuar akoma domethënien. Sipas doktor Ryabov, është e rëndësishme që humanët vazhdojnë të ndërtojnë instrumente të përshtatshme për të mundur të ndërveprojnë me delfinët.

14 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kosovë, gjykata lë në burg 3 anëtarët e Vetëvendosjes të dyshuar për terrorizëm; 3 të tjerët ‘arrest shtëpie’

Posted: 14 Sep 2016 02:20 AM PDT

20160914100504413646Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj gjashtë personave të dyshuar për terrorizëm. Në një njoftim për media bëhet e ditur se Gjykata e Apelit ka cilësuar si të pa bazuara, ankesat e Prokurorisë  Speciale të Kosovës dhe avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit, të pandehurit  A.A., E.H.,dhe A. D. u është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa të pandehurve  F.K., P.A., dhe A.B. ajo e arrestit shtëpiak.

Të gjithë këta persona po dyshohen nga ana e Prokurorisë se kanë kryer veprën penale kryerjen e veprës terroriste.

Gjykata e Apelit vlerëson se në rastin konkret janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak,  të parapara konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale.

Policia e Kosovës, në një aksion të zhvilluar më 30 gusht, ka arrestuar Adea Batushën, Astrit Deharin, Atdhe Arifin, Egzon Halitin, Petrit Ademin dhe zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqin, si të dyshuar për sulm ndaj ndërtesë së Kuvendit të Kosovës.

14 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Mariah Carey, pushime në Greqi

Posted: 14 Sep 2016 02:02 AM PDT

3851958200000578-3788193-image-m-7_1473807657242Mariah Carey ka nisur pushimet, të cilat duken se po i shijon në maksimum. Këngëtarja ka postuar disa foto në Instagram të martën, ku tregon se po shijon disa ditë pushimi në Greqi.

Ylli ka postuar disa foto provokuese me të brendshme. Krahas njërës prej fotove 48-vjeçarja ka shkruar: “Nisën pushimet”.

3850c3c400000578-3788193-image-m-8_1473807731043 3851957900000578-0-image-a-3_147380665898414 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Egjipti i lashtë nga lart

Posted: 14 Sep 2016 02:00 AM PDT

Piramida, varre, statuja, tempuj dhe peizazhe: mrekullitë e tokës së faraonëve të vëzhguara nga një pikë e pazakontë këndvështrimi.

1

1. Një biplan 'Vickers Vimy', kopje e avionëve të përdorur nga Forcat Ajrore Mbretërore Britanike në Egjipt në vitet '20 fluturon mbi pllajën e Gizës, me piramidat ende të fshehura nën mjegull e orëve të para të mëngjesit.

2

2. Ramesseum, i ndërtuar në vitin 1258 para Krishtit, nga Ramses si tempulli i tij. Ramsesi i Madh, siç u quajt më vonë, ishte me të vërtetë mbret i mbretërve, pra sovrani më i fuqishëm (edhe pse më megalomani) i Egjiptit të lashtë, i cili e udhëhoqi vendin në kulmin e fuqisë duke arritur rekorde të shumta: mbretërimi më i gjatë nga të gjithë në Mbretërinë e Re (67 vjet); territorin më të madh (nga Nubia në Siri); jetën më të gjatë (vdiq rreth 90 vjeç); familjen më të madhe (dhjetëra gra dhe rreth 100 fëmijë) dhe statujën më madhështore (1.80 metra, e jashtëzakonshme për kohën).

3

3. Lugina e Mbretërve ishte mbretëria e të vdekurve; atje janë gjetur më tepër se 400 varre mbretërish, mbretëreshash, priftërinjsh, fisnikësh e madje edhe punëtorësh. Në foto shihen hyrja e varrit të Tutankamon (në qendër) dhe e Ramses II (në të majtë).

4

4. Piramida Meidum, 40 metra e lartë, u përfundua rreth vitit 2620 para Krishtit me formën e saj aktuale në trajtë shkallësh. Ndërtimi i saj u nis nga faraoni Huni dhe u përfundua nga pasardhësi i tij Snefru.

5

5. Një nilometër pranë tempullit ptolemian të Kom Ombo. Bëhet fjalë për një sistem pusesh me anë të të cilëve bëhej i mundur vlerësimi i niveli të ujërave të Nilit.

6

6. Tempujt e Mentuhotep II (shekulli XXI para Krishtit), Hatshepsut dhe Tuthmosis III (shekulli XV para Krishtit) në faqen e Deir el-Bahari, në Tebën perëndimore (pranë Luxor). Mbi kurriz qëndron Lugina e Mbretërve, e cila është shtëpia e varret mbretërore të Mbretërisë së Re.

7

7. Statujat e mëdha (18 metra) të Amenhotepi III (shekulli XIV para Krishtit), të cilat grekët i quajtën “Kolosët e Memnon”, sipas një heroi mitik etiopian. Ata ishin pjesë e një tempulli, pothuajse tërësisht i zhdukur sot, në Tebën perëndimore.

8

8. Sfinksi i Gizës, në afërsi të Kajros, konfiguron faraonin Khafre (e ndërtuar rreth 4.500 vjet më parë), me trupin e luanit. Gdhendur në shkëmbinj gëlqerorë, sfinksi është rreth 74 metra i gjatë dhe 20 metra i lartë.

9

9. Obelisku i papërfunduar i Assuan, rreth 42 metra i gjatë, me peshë 1 150 tonë. Nga shqyrtimi i tij janë zbuluar shumë informacion për teknikën që përdornin egjiptianët për nxjerrjen e shtyllave nga guroret.

10

10. Fshati i Deir El-Bahari, në Luginën e Mbretërve (1479-1457 para Krishtit). Egjiptianët e lashtë besonin në jetën pas vdekjes, për aq kohë sa trupi i të ndjerit do të qëndrojë i paprekur, dhe me ndihmën e formulave magjike.

14 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tahiri mban premtimin që Ardian Kodra i kishte bërë të birit (Video)

Posted: 14 Sep 2016 02:00 AM PDT

suardiSuardi, djali i Ardian Kodrës, efektivit të vrarë në krye të detyrës kishte një dëshirë. Ai nuk donte që të shkonte i vetëm në ditën e parë të shkollës dhe i kërkoi shokut të babait që ta shoqëronte. Dëshira ia plotësua dhe shoku i Ardian Kodrës, shkoi së bashku me Suardin në shkollën ku djali mëson.

Aty ai ndesh me një surprizë të madhe. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, ishin rreshtuar dhe po prisnin ardhjen e djalit të kolegut të tyre. Së bashku me FNSH-në, ishte edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili e shoqëroi adoleshentin deri në klasën ku ai mësoi.

Në ditën e parë të shkollës, Ardiani i kishte premtuar Suardit një lap-top. Ky premtim u plotësua nga ministri Tahiri. E gjithë kjo surprizë ka prekur zemrat e shokëve të Suardit, por njëkohësisht e ka lumturuar shumë këtë të fundit.

14 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, arrestohet për prostitucion 57-vjeçarja

Posted: 14 Sep 2016 01:31 AM PDT

shtepi prostitucioni (4)Policia e Vlorës, ka arrestuar shtetasen e shpallur në kërkim, Ylmie Ibrahimi, 57 vjeçe, banuese në Vlorë.

Arrestimi i saj u bë pasi më datë 7 korrik 2016, kjo shtetase ka qenë shpallur në kërkim për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e saj në banesë në lagjen “Ujë i ftohtë” Vlorë, pasi ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

 

14 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Erdogan: Për dënimin me vdekje vendos populli turk dhe jo liderët europianë

Posted: 14 Sep 2016 01:21 AM PDT

ErdoganPresidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka folur sërish për rikthimin e dënimit me vdekje. Ai ka pohuar se për këtë vendos populli turk dhe jo BE-ja. Pavarësisht kërcënimeve të Bashkimit Europian se nëse rikthen dënimin me vdekje nuk bëhet pjesë e Unionit, Erdogan nuk është shqetësuar aspak.

“Populli shpreh kërkesën për dënimin me vdekje. Por këtë Parlamenti e vendos në rendin e ditës dhe e vlerëson. Në momentin që kjo të miratohet në Parlament askush nuk ka autoritetin t’i dalë kundër kësaj. Disa liderë europianë na shprehen ne se ju mbroni dënimin me vdekje. Edhe unë i jam përgjigjur ju nuk keni përjetuar ato që kemi përjetuar ne.

Demokracia është vullneti i popullit, është qeverisja e popullit. Nëse populli këtë e kërkon dhe nëse parlamenti këtë e vendos ju nuk mund ta kundërshtoni këtë. Më vjen keq, por për këtë nuk vendos Bashkimi Europian. Ai që vendos në lidhje me këtë është populli, parlamenti i Republikës së Turqisë”, tha presidenti turk.

14 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more