Skip to main content

“Topalli: Nuk Kemi Metoda të Tjera të Kundërshtimit” plus 7 more Ferizaj Press

“Topalli: Nuk Kemi Metoda të Tjera të Kundërshtimit” plus 7 more Ferizaj Press


Topalli: Nuk Kemi Metoda të Tjera të Kundërshtimit

Posted: 01 Sep 2016 08:02 AM PDT

Faton Topalli para nisjes së seancës së Kuvendit tha se demarkacioni nuk do të kalojë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes "Vetëvendosje" tha se dita e sotme është një moment final për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

"Kryeministri i Malit të Zi ka deklaruar se është i gatshëm ta rinegociojë marrëveshjen. Qeveria jonë e ka bërë veshin e shurdhër. Nëse ju kujtohet, në fillim ata kanë deklaruar se Kosova nuk humb asnjë metër katror, pastaj ka pasur zëra nga vetë PDK-ja se Kosova humb, e pastaj thanë se po e kërkojnë miqtë tonë ndërkombëtarë" tha Topalli.

Topalli deklaroi se Lëvizja "Vetëvendosje" nuk ka metoda të tjera për ta kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi përveç atyre që janë parë deri më tani.

Mustafa: Tërhiqet nga rendi i ditës Demarkacioni

Posted: 01 Sep 2016 05:27 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se sot nuk janë rrethanat për të votuar marrëveshjen me Malin e Zi.

"Kjo seancë duhet të shtyhet dhe të marrim një qëndrim të përbashkët sepse nuk është në rregull të disktutojmë në një seancë ku ka kërcënime dhe nuk duam koncesion në një ligj që përcakton territorin e Koosvës. Tërheqja nuk nënkupton që do  ta ndryshojmë marrëveshjen", ka thënë Mustafa.

Arrestohet edhe Aida Dërguti

Posted: 01 Sep 2016 04:19 AM PDT

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se deputetja Dërguti është larguar nga ambientet e kuvendit.
“Ajo e ka kalu kontrollen me nje bombole gazi, por e kanë arrestuar duke dalë nga banjo”. bëjnë të ditur burime nga policia për Express.

Ndërkohë arrestimi i Aidës është konfirmuar edhe nga Vetëvendosje, që me anë të një shkrimi shpreh “Policia ka arrestuar edhe nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti. Derisa jashtë janë qytetarët duke këmbëngulur që marrëveshja për demarkacion të mos kalojë, pushteti përmes instrumenteve të veta po e lufton opozitën.”

Arrestohet Donika Kadaj-Bujupi, pas kontrollit në Kuvend

Posted: 01 Sep 2016 03:32 AM PDT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është shoqëruar nga Policia e Kosovës.

Ajo është mbajtur për rreth 20 minuta nga sigurimi i Kuvendit, duke i bërë kontrolle të detajuar.

Më pas ajo është shoqëruar nga policia, raporton gazetari i Express nga Kuvendi.

Lajmin për arrestimin e saj e ka konfirmuar deputetja, Albulena Haxhiu.

/Gazeta Express

Migjeni :”Pas shiut mbijnë kërpudhat”. Akuzon  udhëheqësit komunal për mosrealizimin e iniciativave për sheshin e qytetit

Posted: 01 Sep 2016 03:28 AM PDT

Pas reagimeve se  për emërimin e sheshit të qytetit  dhe ngritjen e shtatores se ish kryeministrit Tony Blair në Ferizaj  ka pasur iniciativa qysh herët ka reaguar Bashkim Fazliu.

Ai ka akuzuar udhëheqësit komunal për mos realizimin e kësaj iniciative dhe  ka premtuar se tani këtë do ta bëjë realitet.

Reagimin e Migjenit të plotë mund ta lexoni në vazhdim.

REAGIM:
BAJRUSHIT DHE MUHARREMIT DUHET T’JU VIE TURP NËSE VËRTETOHET SE NGA 2010 dhe 2014 NUK E KANË REALIZUAR SHESHIN DHE SHTATOREN E TONY BLAIR-it,
NDËRSA TASH E NISA UNË DHE DO TA BITISI

Një fjalë popullore thotë “Pas shiut mbijnë kërpudhat.” Tash me të dalë publikisht me iniciativën konkrete për emërtimin e sheshit dhe vendosjen e Shtatores së Tony Blair-it këtë të diele me 28.08.2016, duke e caktuar edhe vendin e shtatores si ndërlidhje e dy shesheve si kombinim i Lirisë së Kosovës, na dalin njerëz të ndryshëm se paskan qenë propozime të mëhershme. OK, por nuk ka kurfarë peshe përderisa nuk është realizuar. Unë kur kam shkruar kam thënë shumë qartë se ka mund të ketë pasur ide e dëshira edhe më parë, por po ju garantoj me jetë se vendi i propozuar si ndëlidhje e sheshit Dëshmorët e Kombit me pjesën që do të emërtohet Sheshi Tony Blair, absolutisht asnjëherë kurrë nuk është përmendur e as ideuar nga ndokush pos meje, duke i dhënë bile edhe epitetin e kombinimit të Lirisë së Kosovës. Bile, nuk e di ndonjëherë publikisht apo zyrtarisht që është përmendur. Si duket njerëzit i përziejnë bisedat private për lloj-lloj pazaresh me biseda e veprime zyrtare. Vetëm mendojeni njëherë se çfarë ka shkruar një zotëri, të cilin duhet ta falenderoj pasi ai megjithëse në mënyrë të pavetëdijshme na kanë dhënë informata publike të cilat i demaskojnë dhe i diskreditojnë të përmendurit (Bajrushin, Muharremin, Naimin, Faikun dhe Burimin), ndërsa nuk e ka ndjekur rrugën e duhur – rrugën e popullit dhe nuk kanë bërë asgjë për ta konkretozuar. Nëse është e vërtetë se zotëriu në fjalë e paska biseduar për këtë projekt qysh nga 2010-a me Bajrush Xhemailin e pastaj edhe me Muharrem Sfarqën (2014) – po a nuk është fyerje për gjithë neve kjo që na prezantohet?! Ku është pra ky shesh e kjo shtatore e pretenduar? Më tregoni ku është? Në cilin vend? A nuk është fyerje për Kryeministrin Bler që është përmendur emri i tij edhe nga kryetarë komunash dhe është lënë anash, si i pavlerë që 6 vite?! Pse keni pritur 6 vite që ta nisi unë konkretisht dhe publikisht? Turp! Dhe ja. Në momentin që unë dal me propozim dhe veprime e vendin konkret për ta realizuar këtë projekt madhor, ku morra përkrahje jashtëzakonisht të madhe, dalin njerëz të paguar për të penguar e zaptuar projektin, ashtu sikur kanë zaptuar çdo gjë mbi e nën këtë dhe. Por jo zotërinjë të nderuar. Mua të gjithë më njohin si njeri i veprave dhe e dijnë se unë çka t’nisi edhe e bitisi. Kështu që e keni kot pasi n’kofsha gjallë Sheshi dhe Shtatorja e Kryeministrit Tony Blair do të bëhet në Ferizaj! E ju penguesit e zvarritësit, jetoni dhe gëlltitni turpin tuaj!

Unë e di që të shumtëve iu pengon fakti që jam ende gjallë dhe aktiv, që frymoj, jetoj, krijoj, shpikë e inovoj. Bile edhe shpikja ime e fundit po ju zgjon kërshërinë sepse duan ta pengojnë në çdo mënyrë. Por unë nuk dorëzohem. Do të punoj parreshtur për të mirën e vendit e popullit tim të lashtë! Dhe së keqes nuk do t’i nënshtrohem kurrë po do t’i dal ballë për ballë përherë!

Kështu ne do të vazhdojmë duke ndjekur hapat institucionalë, duke filluar nga populli. Vox populi vox dei – thonin romakët e lashtë (Zëri i popullit është zëri i Zotit). Dhe ne do të dëgjojmë zërin e popullit! Vazhdojmë!

SHESHI TONY BLAIR DO TË BËHET – PËR KËTË JU GARANTOJ ME JETË!

Bashkim Fazliu-Migjeni
Këshilli për emërtimin e Sheshit dhe vendosjen e Shtatores së Kryeministrit Tony Blair në Ferizaj
1 shtator 2016

Asfaltohet edhe një rrugë në Koshare të Ferizajt

Posted: 01 Sep 2016 03:14 AM PDT

Autoritete komunale bënë të ditur se edhe kjo rrugë po asfaltohet me standarde të larta, me gjashtë metra gjerësi, 11 cm trashësi dhe me ngjeshje adekuate.

Banorët e lagjes "Ademaj" të Koshares, i janë gëzuar sot asfaltimit të rrugës gati dykilometërshe "Tre martirët", e cila e lidh këtë lagje me rrugën Ferizaj-Shtime dhe me rrugën për Muzeqinë.

Banorët thanë se rruga ka qenë në gjendje të keqe dhe u krijonte vështirësi qarkullimi.

Autoritete komunale bënë të ditur se edhe kjo rrugë po asfaltohet me standarde të larta, me gjashtë metra gjerësi, 11 cm trashësi dhe me ngjeshje adekuate.

Rruga e lagjes "Ademaj" të Koshares ka kushtuar 177.000 euro.

14193689_10210403757759425_1512698451_n 14159956_10210403757799426_210626468_n 14218238_10210403760319489_799912704_n 14171933_10210403760879503_576066712_n

Nisen për në protesta dy autobusë nga Ferizaj (Foto)

Posted: 01 Sep 2016 01:24 AM PDT

Pak para orës 10:00 nga Ferizaj janë nisur  për në Prishtinë  anëtarë dhe simpatizant të  Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë pjesë në protestat  kundër  ratifikimit të marreveshjes së demarkacionit  të kufirit Kosovë-Mali i Zi.

Edhe nënkryetari i LVV qendra në Ferizaj,Valon Ramadani tha se  janë duke shkuar në protesta për të penguar ratifikimin e marrëveshjes për demarakacionin e cila është e dëmshmë për Kosovën .

" Jemi duke shkuar që të pengojmë  ratifikimin e marrëveshjes për ratifikimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi e cila është e dëmshme për Kosovën.Me këtë marrëveshje Kosova po  humbë mijëra hektarë tokë.  Për këtë kemi kntaktuar shumë qytetarë të cilët kanë konfirmuar se janë kundër kësaj marrëveshje dhe  do të jenë sot me ne për të kundërshtuar këtë" tha Valon ramadani,nënkryetar i LVV qendra në Ferizaj.

Ramadani bëri të ditur se përveç  dy autobusëve   që ishin në shesh janë organizuar edhe autobus  nga fshatrat dhe qytetarë me makina private  të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këto protestaProtesta 6 Protesta 5 Protesta4 Protesta 4 Protesta3 Protesta2 Protesta1

Osman Caka: Iniciativa për ngritjen e shtatores së Tony Blair-it daton që nga viti 2010

Posted: 31 Aug 2016 01:18 PM PDT

Pas  publikimit të deklaratës se Bashkim Fazliut për emërtim  të sheshit dhe ngritjes së shtatores  së Toni Blair në Ferizaj ka reaguar  Osman Caka i cili  përmes një deklarate  dërguar FerizajPress thotë se kjo iniciativë daton që nga viti 2010.  Ai përmes  kësaj letre ka thënë së për këtë   është takuar edhe personalisht me ish kryeministrin  Tony Blair. Por për këtë   bëhet e ditur se ka pasur edhe një iniciativë nga komisioni komunal për emërtimin e shesheve në vitin 2006/2007.

Letrën e Osman Cakajt të plotë mundë ta  lexoni në vazhdim.

Dje  kam reaguar në fb, lidhur me inisiativën e ngritjes së shtatorës  të ish Kryeministrit Tony Blear në Kosovë, gjegjësisht në qytetin e Ferizajit. Kjo inisiativë daton që nga 4 maji i vitit 2010. Kisha nderin që vetë ish kryeministri  britanik të më ftoi në një takim, kur ishte në qytetin e Oldhamit në afërsi të Manchesterit. Axhenda ishte 5 minuta, por zoti Blear kërkoj të zgjatët  edhe për tre minuta tjerë. Zoti Blear gjatë takimit  më përgëzoj për aktivitetin tim në Manchester, për ngritjen e Shtatorës së Nanë Terezës, vendosjen e pllakës qytetin Oldhamit në shenjë falenderimi për popullin dhe qeverinë angleze të asaj kohe, që kontribuan për luftën në Kosovë.
Një falenderim i veçantë ka shkuar për popullin anglez, sepse ka prit mbi 3.500 refugjatë nga kampet e Maqedonisë. Andaj unë e kam ndier të rrugës të vendos një pllakë, për të falenderuar popullin dhe qeverinë për mikëpritjën që na kanë bërë.

Zoti Blear për mua dhe popullin tim është një engjull i gjallë, pasi ishte njeriu kryesor i kohës, që nuk e la regjimin serb ta shfaros popullin tim nga faqja e dheut. Ju e dini 110.000 shtëpi kanë qenë  të  plaçkitura dhe të djegura, 12.000 civil të pushkatuar para pragut të shtëpisë, mbi 18.000 motra tona të dhunuara.

Kur unë takova zotin  Blear mu duk njeri fisnik, i madh sa kodra e Lubotenit.
Doli i buzëqeshur sikur te ishim takuar me mijëraherë. Mu drejtua me këto fjalë:
Më lejo që në emrin tim dhe familjes time të shprehë ngushëllimet për Ilirin e pushkatuar në moshën 17 vjeçare, por tha: – Të lutem  mi  përcjellë ngushëllimet e mia të gjitha atyre nënave që kanë humbur bijtë e tyre.
Isha shumë i emocionuar me fjalët e këtij shpëtimtari të popullit tim nga gjenocidi serb. Gjithashtu ai tha se afër 1.000.000 shqiptarë kanë  qenë të depertuar nga shtëpitë e tyre.
Unë e falenderova atë ditë në emrin e popullit tim, për kontributin e tij për të mos u shfarosur  nga regjimi serb dhe per të mos u larguar nga trojet tona etnike.
Ai me një modesti shumë të madhe mu drejtua  dhe tha: – Kam pas nderë dhe privilegj ta takoj nënën e botës me prejardhje shqiptare -Nënë Terezën dhe nje burrë te mençur, të urtë, zotin Ibrahim Rugovën. Më  falenderoj për kontributin tim këtu në Angli, për ngritjen e shtatorës së Nënës Terezës  në 2007, pllakën  Oldham 2009, për klubin e shahut “Shqiponja”, i themeluar 2004, sjelljen  e 4 trofeve të argjenta me shahistët e moshes 10 vjeçare, klubin e Bowlling për njerëzit me aftësi të kufizuar.
Ka qenë aktiviteti im i palodhur, që ka bërë të vlerësohem nga qyteti i Manchesterit.

Kam organizuar  vizita zyrtare të kryetarëve të Komunës së Ferizajt, zotit Bajrush Xhemajlit,  drejtorit për ekonomi e financa, zotit Mustafë  Graincës dhe drejtorit të sportit, zotit Naim Ferati.
Pas zgjedhjeve te reja në komunën e Ferizajt, është vazhduar kjo traditë e vizitave te bashkëpunimit nga kryetari  zoti Muharrem Svarqa, Faik Grainca, drejtor për urbanizëm dhe zoti Burim Karameta, drejtor për shëndetësi dhe pune sociale.

Inisiativa për ngritjen e shtatores te Tony Blearit nuk është e sotit, por kjo daton që nga 4 Maji i vitit 2010, kur unë ia kam shprehur këtë deshirë ish Kryeministrit Tony Blear, ku ai me kënaqësi e pranoj dhe më përqafoj.

Këtë propozim i’a kam sjellë në zyre ish kryetarit Bajrush Xhemajlit,i cili e ka pranuar me kënaqësi. Jo vetem para meje, por edhe para stafit të tij  në Ferizaj.Këtë konfirmim e bëri kur ishte në vizitë zyrtare në Manchester dhe Oldham.

Por pas zgjedhje të reja jam takuar edhe kryetarin Muharrem Svarqen, kemi bisedue për rrugën e bashkëpunimit, ku e kishte lënë zoti Xhemalji dhe ky nuk ka hezituar fare të vazhdojmë këtë rrugë.

Gjithashtu pasi kemi biseduar me zotin Svarqa ,jam takue me ish Ambasadorin Ian Cliff dhe kemi bisedue gjerë e gjatë që ta vendosim këtë rrugë  bashkëpunimi. Pastaj e kam njoftue zotin Svarqa dhe është organizue një takim në mes tij dhe ambasadorit Cliff në zyren e tij në Ferizaj. Pas takimit zoti Cliff ka shprehë dëshirën që ta vizitoj shtëpinë time të djegur nga forcat serbe me datën 13.04.1999, dhe ta vizitoj vendin e pushkatimit dhe vorrin e djalit tim, Ilirit 17 vjeçarë  në Katundin Vate të Kaçanikut.
Pastaj zotit Svarqa nga ana ime në bashkepunim me deputetet e  parlamentit britanikë dhe  të  perfaqësuesës së ministrisë së punëve të jashtme ,kanë organizu disa takime protokollare shtetërore . Nuk dua të harroj pa cekur se edhe zoti Bajrush Xhemajli është pritur sipas protokollit shtetëror.

Kjo është e gjithë e verteta për inisiativen e ngritjes se shtatores se Toni Blear ne Ferizaj.

Reagimi im pason pas asaj se këto ditë u shkrua dhe u dëgjua se kemi një inicativ për ngritjen e shtatorës se z. Tony Blear, unë do të mirëpres të gjithë ata të cilët kan dëshirë që të finalizohet një veper e tillë, por asesi të pajtohem me atë se ka tani ka fillue një iniciativ të till, përball faktit tjetër i cili e bëra të ditur në përmbajtje të reagimit.

Pra krejt ne fund, apeloj të bashkohemi të gjith rreth iniciatives sime tani më të zyrtarizuar, dhe le të bëjmë së bashku realitet këtë vepër të munguar  në qytetin tonë.

Osman Caka, Manchester, tani me pushime në Ferizaj.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more