Skip to main content

Tirana Observer: “Tiranë, kapen me pistoletë pa leje, i grisin uniformën policit” plus 9 more

Tirana Observer: “Tiranë, kapen me pistoletë pa leje, i grisin uniformën policit” plus 9 more


Tiranë, kapen me pistoletë pa leje, i grisin uniformën policit

Posted: 14 Sep 2016 09:46 AM PDT

Dy të rinj në kryeqytet kanë përfunduar në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje.

Efektivët e komisariatit numër 2 në Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit B.M, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe K.K, 26 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për "Armëmbaitje pa leje".

Arma tip pistoletë, me mbishkrimin "CAL.380″i është gjetur 27-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik, ndërsa ky shoqërohej nga shtetasi K.K, i cili ka kundërshtuar shërbimet e Rendit duke i goditur dhe dëmtuar (grisur) uniformën.

Qeveria i jep 5 milion lekë familjes së policit të vrarë, Ardian Kodra

Posted: 14 Sep 2016 09:22 AM PDT

Qeveria ka vendosur që të akordojë një fond me vlerë 5 milionë lekë për familjen e Ardian Kodrës, efektivi i policisë i cili u vra disa ditë më parë në krye të detyrës gjatë një aksioni në Torovicë të Lezhës.

“Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e ndihmës financiare, prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, familjes së inspektor Adrian Halil Kodra, ish-punonjës policie në Repartin e  Ndërhyrjes së Shpejtë, Shkodër, i vrarë në krye të detyrës” thuhet në vendimin e qeverisë.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, ndërsa për zbatimin e tij ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave.

Turpërohet Kombëtarja U-19, humbet 11-0

Posted: 14 Sep 2016 09:12 AM PDT

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra U-19, ka regjistruar një tjetër humbje të rëndë.

Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede është mundur me rezultatin 11-0 në ndeshjen e turit të parë eliminator të Europianit përballë Skocisë.

Ndeshja u luajt në Tiranë në stadiumin "Selman Stërmasi".

Statistikat e ndeshjes flasin qartë, pasi përveç 11 golave, Skocia goditi edhe dy herë shtyllën, ndërsa në total realizoi 19 gjuajtje në portë, përkundrejt 1 të vajzave kuqezi.

Luis Figo: Ja kush është lojatari portugez më i mirë i të gjitha kohërave

Posted: 14 Sep 2016 08:57 AM PDT

Luis Figo shprehet se Cristiano Ronaldo nuk është futbollisti portugez më i mirë i të gjitha kohërave.

Cristiano Roaldo është aktualisht në moshën 31 vjeçare, por ka arritur ta fitojë 3 herë "Topin e Artë", ndërsa ka shënuar 488 gola në karrierën e tij në 674 ndeshje. Ai ka fituar 12 trofe me Manchester United dhe Realin e Madridit. Ndërsa me kombëtaren e Portugalisë, ka luajtur në 133 ndeshje dhe ka shënuar 61 gola.

Por, pavarësisht të gjitha këtyre rezultateve, për Luis Figo-n, një tjetër legjendë e Portugalisë, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga vendi iberik nuk është Ronaldo, por Eusebio.

Gjendet 15-vjeçari “i zhdukur” në Vlorë, kishte shkuar në sallë lojrash

Posted: 14 Sep 2016 08:38 AM PDT

Një 15-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Vlorës është gjetur të ditën e sotme pas pothuajse një ditë kërkimesh.

15-vjeçari, të martën në mëngjes ishte nisur për në shkollë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Babai i tij kërkoi ndihmën e policisë për shkak se adoleshenti kishte fikur edhe telefonin. Policia bëri menjëherë shpalljen në kërkim të tij dhe njoftimi u shpërnda menjëherë nëpër media.

Mesditën e sotme, 15-vjeçari i ka telefonuar vetë prindërve të tij duke treguar se kishte qenë gjithë kohës brenda një salle lojrash elektronike dhe kishte luajtur gjithë pasditen e së martës, por edhe gjatë natës deri në mëngjes herët.

Por ndërsa kishte parë rrjetet sociale kishte mësuar edhe njoftimin për shpalljen e tij në kërkim.

KVV: Kuvendi të shpallë vakancën për kryetaren e KQZ-së

Posted: 14 Sep 2016 08:17 AM PDT

Mandati i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Luzi është drejt përfundimit, dhe për këtë Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV), i bën thirrje Kuvendit që të shpallë vakancën jo më vonë se data 18 shtator.

"Sipas Kodit Zgjedhor, mandati 4 vjeçar i Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve aktual mbaron me datë 18.10.2016. Për këtë arsye, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, jo më vonë se data 18 shtator 2016, duhet të shpallë vakancën dhe të bëjë thirrjen e hapur për dorëzimin e aplikimeve prej të gjithë kandidatëve të interesuar", thuhet në reagim.

KVV, kujton se edhe në rastin e zgjedhjes së kryetares aktuale, ka kërkuar nga grupet parlamentare një proces përzgjedhje të kandidaturave sa më transparent dhe jashtë ndërhyrjeve politike.

"Kjo për shkakun se Kryetari i kësaj trupe është jo vetëm votë përcaktues në vendimmarrjen e institucionit, por, si titullari i tij, është ai që dikton frymën dhe qasjen e gjithë institucionit ndaj përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe një përformancë sa më të lartë në arritjen e standardeve më të mira evropiane", thuhet më tej.

KVV thekson se procesi në fjalë duhet të sigurojë së paku:

– transparencë sa më të plotë të profileve të kandidatëve garues;

– zhvillim të seancave plenare dëgjimore me tërë kandidatët që plotësojnë kriteret;

– parashtrim të platformave institucionale prej kandidaturave garuese;

– përfshirje në seancat dëgjimore të grupeve të interesit dhe organizatave të përfshira në monitorimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përgjimet/ Kodet sekrete të shpërndarësve të heroinës: A ke naji palë atlete

Posted: 14 Sep 2016 07:55 AM PDT

"M'ka ardhë i rob o plak nga Durrsi, mirëpo unë ja lavdërova ato atletet e tuja. I thashë janë origjinale. Do keshë naji palë t'mira".

Kjo frazë është shkëputur nga një bisedë mes dy personave, përgjimi i së cilës është përdorur si provë nga Prokuroria për Krimet e Rënda kundër nëntë personave të akuzuar për shpërndarjen e drogave të rënda në lagjet kryesore të Tiranës.

"Atletet" e përmendura në bisedë nuk janë gjë tjetër veçse kodi i përdorur nga bashkëbiseduesit për doza të heroinës.

"Panorama" zbardh sot disa nga dhjetëra bisedat e transkriptuara që gjenden në dosjen në ngarkim të tyre, një kopje e së cilës u sigurua nga gazeta. Dëshmitë e administruara për këtë gjykim, si edhe bisedat e përgjuara, japin një pamje të mënyrës sesi funksionon shpërndarja në doza të vogla të drogave të rënda në kryeqytet.

Të pandehurit kanë zgjedhur vende të rastësishme, banesa të marra me qira, rrugë, apo lokale të rëndomta si pika të shpërndarjes. Një nga përdoruesit që furnizohej prej tyre ka rrëfyer se "shitësi" ia sillte dozën e heroinës duke e mbajtur në gojë.

Referuar përgjimeve, ftesa më e zakonshme që nënkuptonte se një përdorues kërkonte ndonjë dozë heroinë ishte "a do pijmë ndonjë kafe?". Nga vëzhgimet ambientale që iu është bërë nga ana e agjentëve antidrogë, ka rezultuar se në pjesën më të madhe të këtyre rasteve personat vetëm takoheshin dhe bënin shkëmbimin para lokalit dhe as nuk uleshin në të.

Në të tjera biseda, ata diskutojnë për cilësinë e "mallit" apo sasinë e tij në dozat e shitura. Nëntë të pandehurit e kësaj dosjeje, të arrestuar në prill 2015 nga operacioni i koduar "Qiraja", u gjykuan te Krimet e Rënda për "prodhim dhe shitje të narkotikëve", në kuadër të "grupit të strukturuar kriminal", nga të cilat u provua vetëm akuza e parë.

Në vendimin përfundimtar, ata morën dënimin nga 4 vjet e 6 muaj deri në 6 vjet, në total 46 vite e 9 muaj heqje lirie. Të pandehurit e kanë ankimuar këtë vendim dhe dosja pret të gjykohet në Apelin e Krimeve të Rënda.

SKEMA

Në vendimin përfundimtar Gjykata shprehej se nga provat e shqyrtuara kishte rezultuar e provuar se të pandehurit e kësaj dosjeje, duke qenë përdorues të lëndës narkotike, kanë kryer shitblerje narkotikësh. Ata e kanë siguruar drogën në disa burime, ku një ndër furnizuesit ka qenë i pandehuri Ilia Elezi.

Droga sigurohej prej tij nga persona të tjerë, ku më pas ai e shiste kryesisht te të pandehurit Grigor Baloshi dhe Gjergj Kolvani, por dhe te të pandehurit e tjerë në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Të pandehurit Kolvani e Baloshi, secili për llogari të vet, lëndën narkotike, pasi e përpunonin, e shpërndanin dhe e shisnin te të pandehurit e tjerë. Sipas Gjykatës, të pandehurit gjenin klientë që i kishin të njohur, por edhe klientë të rinj.

"Të pandehurit lëndën narkotike e kanë shitur secili për llogari të vet dhe në këtë marrëdhënie të kundraligjshme kanë qenë në rolin shitës e blerës, pavarësisht nga sasia e saj, aktivitet të cilin e kanë kryer më shumë se një herë", shprehej Gjykata.

KODET SEKRETE

Bisedë e datës 14.11.2013, ora 08:23, mes numrit 069…630 dhe një

përdoruesi.

630: Alo.

Përdorues: Hë lale ca bone?

630: Hic n`shpi.

Përdorues: M`ka ardhe i rob o plak nga Durrsi, mirpo una ja lavdërova ato atletet e tuja. I thash janë origjinale i thash. Do kesh naji pale t`mira?

630: Po me.

Përdorues: Se ai tamom do vijë do vijë me shpi kta dhe do e kesh klient t`mirë.

630: Po me.

Përdorues: Mirë pra he se ktu afër jam ke ura, erdha erdha tani d.m.th – ne direkt boje gati dhe hajde.

630: Pres ktu te shpia.

Përdorues: Hajt se erdha.

POROSITE

708: Ee.

117: Desha nja pese kokrra unë ee.

708: Po pra po nesër do vij. Ku ça ore takohemi n`ora dhjetë? Alo.

117: Është muhabeti se nesër e kam të vështirë unë ee, po qe me e bo sot e burrë, me u rregullu sot. Po t`vij unë e vlla ku je ti?

708: Po e mora vesh, e mora vesh, po i kam harxhu të tute unë e s`mar dot sonte, e kshuqe i marr neser n`mjes a më kupton?

117: Eee

708: Ee, se s`marr dot mbi 50.000 lekë n`ditë, e mos m`boj me fol shume n`telefon hajt.

117: Ej.

708: E më thuj, vetem m`len nji orar neser, nga ora dhjete kur t`dush ti, aty ku pi ti kafe, ku ke pi atje at rrugen aty. …

392: Alo

171: Hë shoku!

392: Ça do pijmë naji kafe me?

171: Po me.

392: Hajt për i gjys ore, dyzet minuta jam aty unë sa t'nisem.

171: Okej.

392: Hajt ciao.

DROGA NE GOJE

Dëshmitari Z. ka rrëfyer për llogari të hetimit se është përdorues I lëndëve narkotike të llojit heroinë prej 5 vitesh.

"Unë kam rreth tre muaj që lëndën narkotike të llojit heroinë e blej te kryqëzimi i rrugës 'M…' dhe konkretisht te një shtetas me emrin B., I cili qëndron në një lokal aty te kryqëzimi.

Me këtë shtetas mua më kanë prezantuar mallistët e tjerë dhe unë sa herë që kam nevojë për të blerë heroinë, shkoj te lokali ku qëndron B. dhe i kërkoj mallin duke i thënë dua një copë apo dy sa lekë të kem.

Një copë e shet kundrejt shumës 1000 lekë të reja. B. kur shet heroinë, herë e mban me vete dhe kur del te lokali, e fut në gojë dhe na jep neve, dhe herë ja mban një vajzë me emrin M., e cila e mban dhe ajo në gojë dozën e drogës"./Panorama

 

 

 

 

Matura/ LSI me propozime konkrete, Kryemadhi dhe Mehmetaj takojnë ministren Nikolla

Posted: 14 Sep 2016 07:46 AM PDT

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se ka një propozim konkret për zgjidhjen e krizës së maturantëve. Deputetja Monika Kryemadhi si dhe Kejdi Mehmetaj kanë shkuar sot në Ministrinë e Arsimit ku po zhvillojnë një takim me ministren Nikolla si dhe përfaqësues të tjerë të MAS.

Sipas propozimit të LSI, kërkohet reduktimi deri në 3 i preferencave për degët, ndërkohë që aktualisht sipas sistemit të ri janë 10 preferenca. Për më tepër LSI kërkon më shumë transparencë në fazën e dytë të garës.

Një tjetër propozim ishte që në kolonat e notave të mos ketë pikë 'zero', ndërsa u kërkua gjithashtu të ketë grupe konsultimi për maturantët në të gjithë vendin.

Të vritesh për Noizyn dhe Stresin

Posted: 14 Sep 2016 07:30 AM PDT

Historitë e konflikteve mes grupeve të hip-hop-it, duket se ecin paralelisht me zhvillimin e kësaj muzike.

Të parët që do ta lidhnin pandashmërisht këtë zhanër muzikor me dhunën ishin dy repistët amerikanë, 2Pac Shakur dhe Notorius B.I.G. i pari i vrarë me 13 shtator 1996 në një atentat në Las Vegas, ndërsa i dyti, i akuzuar, por asnjëherë i provuar,  si organizator i vrasjes së ish-shokut të tij, humbi jetën po në një atentat, në 9 mars 1997.

Por në Shqipëri, do të duheshin të kalonin vite që repi të formëzohej plotësisht dhe të arrinte në nivelet ku grupet të kishin konflikte, të cilat i tejkalonin ofendimet dhe sharjet në tekste këngësh.

Në fillim do te ishte Viktor Paloka ose siç njihet në art "Unikkatil", i pari që do të sillte në shqip repin e ashpër dhe do të bënte për vete mijëra fansa. Por me daljen në skenë të Rigels Rajkut "Noizy", Arkimed Lushës, "Stresi", si dhe fuqizimin e "Babastars", beteja për të tërhequr sa më shumë fansa u bë e ashpër.

Në tekstet e këngëve të tyre, gjenden fjalë ofenduese për kundërshtarët, gjë kjo që tërhqite pas vetes shumë të rinj. Por beteja vetëm në tekstet e këngëve, vijoi deri në vitin 2010, ku tashme fansat të frymëzuar nga këngët me tekste dhune, nisën betejën mes tyre.

Në prill të atij viti, Denis Dollapi, një mbështetës i Stresit dhe grupit të tij "Butuesi", është qëlluar 11 herë me thikë, duke mbetur i plagosur rëndë, në afërsi të shkollës "Sami Frashëri" në Tiranë, pas një konflikt me mbështetësit e grupit rival OTR. Por përgjigja nuk vonoi. Një muaj më vonë, në hyrje të Pallatit të Kongreseve, Jetnis Dollapi, një mbështes i Stresit qëlloi me armë në drejtim të mbështësve të Noizyt. Ngjarje nga e cila mbeten të plagosur lehtë dy persona.

Pas këtyre ngjarjeve të rënda, konfliktet mes fansave u zhvendosën në rrjetet sociale. Nga ana tjetër anëtarët e "Babastars" dhe OTR nuk hezitonin që në intervista të ndryshme të thumbonin kundërshtarët, derisa ata u përplasën fizikisht në vitin 2012 në aeroportin e Zyrihut në Zvicër. Edhe pas asaj ngjarje, replikat në distancë kanë vijuar pa pushim, replika të cilat sollën dhe përplasjen e së martës, në qendër të Prishtinës.

/ Top Channel

VIDEO/ Anëtari i PDIU-së i këndon Bashës: O Lul, o hutaq, s’rrihet Dibra me kërbaç…

Posted: 14 Sep 2016 07:21 AM PDT

Gjatë takimit të organizuar nga Partia Socialiste me elektoratin e saj në Dibër, përfaqësuesi i PDIU, i dekoi një parodi kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Teksti është i përshtatur nga kënga për Hajredin Pashën.

“O Lul Basha, more hutaq, s’rrihet Dibra mer me kërbaç,

O Lul Basha, more krejeshnejk (kokëmadh)

S’mbahet Dibra mer me kamxhik…”

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more