Skip to main content

Tirana Observer: “Suada Sherifi na prezanton me vajzën e saj Dejzi” plus 9 more

Tirana Observer: “Suada Sherifi na prezanton me vajzën e saj Dejzi” plus 9 more


Suada Sherifi na prezanton me vajzën e saj Dejzi

Posted: 20 Sep 2016 10:33 AM PDT

b2_1474371620-9041417 139-498x450Ish Miss Albania Suada Sherifi, ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj rrugëtimin e shtatzënisë, ndaj edhe kurioziteti për të parë më në fund vogëlushen e për të ditur më shumë detaje rreth saj është vërtet i madh.

E pyetur Suada Sherifi na ka treguar se gjithçka po shkon mjaft mirë dhe se vogëlushja Dejzi është një fëmijë i mbarë. Ajo ka treguar se që në momentin e parë që është takuar me Dejzin dhe i ka puthur hundën, bukuroshja e vogël ia ka kthyer puthjen sepse dëshironte të pinte qumësht. Me shaka ajo na tregon se Dejzi është një "llupëse" e vërtetë dhe e ka shfaqur këtë që në fillim.

Suada ka rrëfyer për Blitz.al se pikërisht ky moment ia ka injektuar edhe më fort dashurinë për të bijën.

Intervista/ E rrallë, vetëm 20-ditëshe, vajza e kampiones shqiptare pjesëmarrëse në Olimpiadën Botërore të Shahut

Posted: 20 Sep 2016 10:31 AM PDT

Është një intervistë e një natyre krejt të veçantë. Jo vetëm për një sport që dikur prodhonte kampion të mëdhenj në skakierë por edhe për personazhe që pavarësish sakrificave që duhet të bëjnë për ta mbajtur të gjalle legjendën e shahut shqiptar dinë në të njejtën kohë të tregojnë se sporti dhe dimensioni human i vazhdimësisë së brezave nuk mund të jenë asesi të ndarë nga njëri-tjetri.

Ajo që ka ndodhur në Olimpiaden e fundit Botërore të Shahut në Baku të Azerbajxhanit është një rast unikal që meriton të shënohet në analet e këtij sporti si sublimimi i jetës dhe pasionit. Kjo pasi në këtë Olimpiadë mori pjesë "shahistja" më e re në historinë e kětij eventi. E cila quhet Bora. Dhe ishte vetëm 20 ditëshe kur "u rreshtua" midis finalistëve nga e gjithë bota dhe mbi të gjitha ajo që na gëzon është fakti që Bora është shqiptare. Vogělushja eshtë vajza më e vogël e shumë herë kampiones së Shqipërisë në Shah Rozana Gjergji. E cila edhe pse Bora ishte vetëm 20 ditëshe vendosi ta marrë me vete në Azerbajxhan ku shpejt Bora e vogěl fitoi simpatinë e shahistëve të tjerë pjesëmarrës të cilët e kthyen motivin e ditëve të tyre.

Një histori që e përcjell për Opinion.al vetë kampionia jonë Rozana e cila na rrëfen edhe durimin që tregoi Bora gjatë ditëve të Olimpiadës, ku për kuriozitet një nga pjesëmarrëset më të forta ishte edhe Ministrja e Financave të Letonisë e cila mundi kampionen e botës në fuqi. Por si u soll Bora gjate kësaj Olimpiade, cilin ishin miqtë që ajo fitoi me praninë e saj, dhe mbi të gjitha si mundi Rozana ti bënte të dyja edhe kujdesin për ndeshjet edhe atë për Borën, lexoni për më shumë intervistën e mëposhtme…

86780ca4-3e6f-43c4-b9dd-79cb7fb422de7406810f-0871-4b37-b57c-04066d8e7b7d

Rozana përshendetje. Sapo jeni kthyer nga Olimpiada Botërore e Shahut që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit. Fillimisht si mund ta vlerësoni këtë eksperiencë tani që ajo ka përfunduar?

Sapo jemi kthyer nga Olimpiada e 42-të e Shahut, eventi më i rëndësishëm në botën e shahut, e cila organizohet një herë në dy vjet ku mori pjese edhe Shqipëria. Për mua ishte Olimpiada e 10-të por edhe më e mira e organizuar ndonjëherë

Shqipëria u përfaqësua me ekipin e meshkujve dhe të femrave. Qëllimi i ekipeve tona është kryesisht të përmirësojmë rezultatet e olimpiadës së kaluar dhe kjo u arrit.

Rezultati im ishte i pëlqyeshëm. Grumbullova 5 pikë në tavolinën e dytë. Shorti na penalizoi ndeshjet e fundit pasi u përballëm me ekipe shumë të forta si ai i Meksikes dhe Malit të Zi, ku sporti i shahut është në nivele të larta

Me një short më të favorshëm mund të kishim dalë shumë më mirë

Kë mund të konsideroni ndeshjen tuaj më të fortë në këtë Olimpiadë dhe si u zhvillua ajo?

Ndeshja e parë në tavolinën e parë përballë përfaqësueses së Hungarisë, duke pasur parasysh që Hungaria ka qenë edhe kampione olimpike por edhe në këtë olimpiadë u pozicionua në vendet e para të planetit. Një super lojë e barabartë deri në fund të saj e humbur në fakt prej meje si rezultat i mungesës së kohes, nga presioni i kohës …. por do të përmendja dhe barazimin me përfaqësuesen e Argjentinës apo fitoren kundër Danimarkës apo Zelandës së Re ….

2e02fd2e-17d2-4eac-b8c5-47b7d889b51400e4bf59-b129-4a23-872d-d00100eec73d

Një nga "shahistet" më të reja të Olimpiadës ishte edhe Bora, vajza juaj vetëm një muajshe. Para se të kalojmë te ditët e Borës në Olimpiadë, si ishte mberritja e saj në familjen tuaj?

Bora na lumturoi me ardhjen e saj më 10gusht 2016. Dhe ne u nisëm për në garë më 1 shtator kur ajo ishte vetem 20 ditëshe.

Unë me shaka e quajta Olimpiadën e saj të parë dhe jam e sigurtë se duke qenë se i shijoi shumë do ta përmbysë rekordin duke marrë pjesë në më shumë se 10 olimpiada, pse jo duke thyer edhe rekordin e mamit. Bora është bekim i perëndisë për familjen tonë. Ka sjellë shumë gëzim jo vetem për mamin dhe babin por edhe për motrën Ajkunën dhe vëllain Danielin, të dy shahistë të cilët me zor presin ta stërvisin motrën e tyre për ta bërë kampione.

dc7b714d-dab6-48ff-8b00-33c56dcfad0562483538-d62d-4a57-82b9-b008c877089f

Por Bora ka qenë shoqëruesja juaj në aktivitetet ndërkombëtare të shahut edhe kur ajo nuk kishte ardhur ende në jetë…

Bora na ka shoqëruar nëpër gara që para se të lindte si psh në Grand Canarie në mars dhe në Kampionatin Europian në Gjakovë në muajin maj. Ku dhe ka kontribuar në rezultatet e larta.

E kishit marrë vendimin që Bora do ishte me ju në Olimpiade që përpara se ajo të vinte në jetë? Dhe si ka qenë ky vendim duke qenë se Bora ishte vetëm 20 ditëshe dhe koha për në Olimpiadë nuk priste…

Patjetër. Edhe planifikimi i shtatëzanive të mia kanë qenë të tilla që të mos më pengonin të luaja në evente të kësaj natyre duke qenë se shahu për mua është më shumë se një hobi…

Pra po më thoni se çdo gjë e kishit planifikuar?

Shahistët nuk bëjnë asgjë pa planifikim dhe analizë. Përndryshe jane të destinuar të dështojnë.

c640b35f-9906-412d-b409-8b3cd1b6ea0460b92269-c739-47fb-a8a2-8b4349665fb3

Si ishte sjellja e Borës gjatë Olimpiades? Më trego diçka më shumë si arritët të organizoje ndeshjet në Olimpiadë ndërkohë që duhet të menaxhoje edhe vajzën e vogël…Mos më thuaj që e kishe me vete edhe gjatë ndeshjeve

Bora ka qenë një ëngjëll… e duruar, më ka përkrahur shumë me sjelljen dhe qetësinë e saj… Paradite ishim bashkë gjithkund dhe në stervitje dhe në restorant apo xhiro bregut të detit deri pasdite vone. Varet sa zgjaste ndeshja.

Ajo qëndronte me një zonjë nga Azerbajxhani e cila u bë gjyshja e saj azere. I lija qumështin tim për t'u ushqyer. Dhe vrapoja nga Bora në ndeshje dhe nga ndeshja te Bora

Dmth Bora që tani me durimin që ka treguar mund të cilësohet një shahiste e ardhshme. Si u prit Bora nga shahistët e tjere, ku në mos gaboj mes tyre ishte edhe ministrja e Finances së Letonisë, e cila garonte në Olimpiadë për vendin e saj…

Nëpër hotel shahistët ndërkombëtarë e konsideronin si shahiste të kategorisë së tretë. U desh nga të gjithë. Madje shumë prej tyre më ofronin ndihmë. Duke e marrë në krah dhe duke e shëtitur, ndërkohë që unë mund të ushqehesha në qetësi. Me ministren e Letonisë nuk u takuam pasi qëndronim në hotele të ndryshme, por zonja ishte një fenomen më vete, duke qenë se mundi edhe Kampionen e Botës në fuqi.

Më thatë gjatë bisedës paraprake që Bora u bë aq e famshme midis shahistëve ndërkombëtarë sa kanë filluar ti dërgojnë edhe ftesa në evente të ndryshme…

Është e pabesueshme por Bora ka  filluar të ftohet që tani nëpër turne madje èdhe ti ofrohet stërvitje on line sapo të rritet pak nga lojtarë elitar të shahut botëror.

Është e mundur një gjë e tillë?

Po. E para sepse u afeksiouan me te dhe si fillim vazhdojne të ftojnë mamin që ta ritakojnë Borën, deri sa ajo të jetë në gjendje të jetë vetë pjesëmarrëse në gara. Ndërkohë që për stërvitje on line është diçka që bëhet sot nëpër botë, ku një lojtar Grand Master, mjeshtër i madh nga Rusia përshembull trajnon on line një indian apo anasjelltas. Teknologjia ka bërë mrekullira. Nuk është e thënë që sot të kesh fqinj trajnerin.

Dhe një pyetje të fundit. Do të dëshironit që Bora të ndiqte rrugën tuaj?

Edhe Ajkuna edhe Danieli jane anëtarë të Klubit të Kampionëve, ekipi më i ri i shahut i vendit tonë. Por Bora duke qenë se do të rritet në ambjentin e shahistëve ku jo vetëm mami por edhe pjese tjetër e familjes luajnë shah do të jetë më komode në zgjedhjen e saj për tu bërë pjese e ekipit. Jam e bindur se s'do jem unë ajo që do ta drejtojë atë drejt shahut, por do të jetë ajo që do ta kërkojë të bëhet pjesë e kësaj bote./Opinion.al

Olta Gixhari siç nuk e keni parë kurrë

Posted: 20 Sep 2016 10:12 AM PDT


largea_olta-jpg1455140282
Aktorja seksi Olta Gixhari ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet tërësisht pa tualet. Ajo është gjithnjë një personazh mjaft i kuruar, por mesa duket këtë herë ka zgjedhur të qëndrojë "ujë dhe sapun". Por siç e shihni edhe ju vetë Olta bën diferencë shumë të madhe kur është e grimuar dhe kur nuk është.gixhari1_1474363937-1417482

Këshilla që Pablo Escobar i dha djalit të tij e që vlen për të gjithë

Posted: 20 Sep 2016 09:23 AM PDT

Juan Pablo Escobar, i njohur si Sebastian Marroquin, është djali i madh i trafikantit më të famshëm të drogës në historinë e Kolumbisë, Pablo Emilio Escobar Gaviria.

Pas vdekjes së babait të tij në duart e policisë kolumbiane në vitin 1993, ai ka ndryshuar emrin dhe u strehua së bashku me nënën dhe motrën e vogël në Argjentinë.

389bfcd100000578-3798312-image-a-91_1474375518113

Marroquin ka dhënë më 18 shtator një intervistë të gjatë për Huffington Post, në të cilën ai flet për jetën e tij pas vdekjes së Escobarit dhe zbulon se këshilla më e mirë që i dha babai kishte të bënte me drogën.

"I guximshëm është ai që nuk e provon", i tha Pablo Escobar djalit.

Marroquin pretendon se është rritur mes banditëve dhe thotë se "kriminelet më të këqinj në Kolumbi ishin dadot e tij".

Sa i përket problemit të drogës në Kolumbi, Marroquin thotë se tregtia e drogës është ende e paprekur dhe asgjë nuk "ka ndryshuar megjithëse kanë kaluar shumë se 20 vjet nga vrasja e babait të tij".

Ai shton se trafiku i drogës është një dramë e njerëzimit dhe se nuk do të zgjidhet me armë apo me agjencitë e anti-drogës siç besojnë amerikanët.

Pablo Escobar, themelues i Kartelit të Medellin, ndërtoi një pasuri të tërë duke dërguar tonelata kokaine nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara dhe akumuloi aq shumë para sa i shpalli luftë shtetit kolumbian dhe më pas ofroi të paguante borxhin e jashtëm të vendit në këmbim që të mos ekstradohej.

Pas vdekjes, pasuria e tij  kaloi në duart e autoriteteve kolumbiane.

Marroquin thotë se pasuria duhet të shkonte në duart e viktimave dhe jo politikanëve./Dita

Largimi i biznesmenit libanez, Basha: Banditët ia dolën

Posted: 20 Sep 2016 09:02 AM PDT

Omnix Albania, kompania që do të investonte 450 milionë euro në Lalëz, deklaroi tërheqjen e menjëhershme nga të gjitha investimet në Shqipëri. Vendimi erdhi dhjetë ditë pasi presidenti i kësaj kompanie, Fadi Mitri u dhunua fizikisht nga persona, të cilët i kërkuan të largohej nga Shqipëria.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi largimin e kësaj kompanie si një tjetër lajm i keq për vendin tonë. Basha tha se "krimi, trafikantët dhe banditët ia dolën ta mbajnë të tyre zhvillimin dhe Shqipërinë".

"Edi Rama hesht sepse Shqipëria i duhet e varfër dhe e papunë, pasi e ka më të lehtë ta sundojë me banda e trafikantë. Largimi i Omnix është tjetër lajm i keq për vendin tonë. Lajm i keq për shqiptarët dhe kompanitë e huaja që largohen nga viti në vit. Krimi, trafikantët dhe banditët ia dolën ta mbajnë të tyre zhvillimin dhe Shqipërinë. Shqipëria e varfër, me drogë janë e vetmja mundësi që Rama të qëndrojë në pushtet. Edi Rama ka dëshmuar se jep siguri dhe garanci vetëm për krimin dhe bandat, por jo për investitorët vendas apo të huaj", deklaroi Basha në një deklaratë për shtyp.

"Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të jetë peng i Edi Ramës dhe kartelit të tij kriminal", e mbylli Basha deklaratën e tij.

Kur Greqia kërkonte rrëzimin e Berishës dhe Meksit

Posted: 20 Sep 2016 08:25 AM PDT

Nga Arben LLALLA

Në 21 gusht 1994 një aeroplan për shuarjen e zjarreve model 359 MAEDY i forcave ushtarake ajrore të Greqisë shkeli hapësirën ajrore të Shqipërisë dhe hodhi rreth 5.000 fletushka në territorin shqiptar nga Saranda e deri në Vlorë ku shkruhej në gjuhën greke: "ΜΠΕΡΙΣΑ ΚΑΙ ΜΕΞΗ ΘΑ ΦΥΓΕΤΕ ΜΕΧΡΙ ΝΑ ΦΕΞΕΙ" që në shqip do të thoshte "Berisha dhe Meksi të largohen deri në agim".

Fletushkat e hedhura me 1994

Fletushkat e hedhura me 1994

Gjatë asaj periudhe u shkrua në mediat shqiptare se piloti grek quhej Kosta Vrakas. Aeroplani i forcave ushtarake të Greqisë ishte nisur nga ishulli i Korfuzit në drejtim të Jugut të Shqipërisë.

Pas shumë kërkimesh gjeta se piloti i 21 gushtit të 1994 ishte koloneli Thomas Vrakas dhe jo Kosta Vrakas, ashtu siç shkruanin mediat shqipe në atë kohë.

Pas kësaj ngjarje piloti me gradën kolonel, Thomas Vrakas qëndroi vetëm dy ditë në burg dhe u lirua duke u ndjekur penalisht në gjendje të lirë. Pas këtij incidenti, koloneli u shkarkua nga Forcat Ajrore Greke, duke u përballur me akuza për përdorim të paligjshëm të avionit ushtarak, trafikut ajror rregullat shkelje, duke kaluar hapësirën ajrore të një vendi të huaj.

Piloti grek Thomas Vrakas 1994

Piloti grek Thomas Vrakas 1994

Në Maj të vitit 1996 u zhvillua në Athinë gjyqi për veprimet e tij dhe Thomas Vrakas doli i pafajshëm për hedhjen e fletushkave me përmbajtje nacionaliste, megjithëse akuzohej për disa vepra penale kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjykatësit vendosën me faljen e tij. E vetmja masë ishte dalja e tij në pension të parakohshëm.

Veprimi i pilotit Thomas Vrakas nuk ishte i rastësishëm, por i koordinuar mirë me politikën dhe strukturat ushtarake, policore të sigurimit grek. Ai në vitin 2009 ishte kandidat për deputet në zonën B të Athinës me partinë e djathtë, Demokracia e Re e drejtuar nga Kosta Karamanlis, të cilat u mbajtën në 4 Tetor 2009.

Thomas Vrakas, tashmë pensionist jeton në Attiki të Athinës. Origjina e tij është nga Ahuri i Shën Nikollës së Filatit. Familja Vrakas ka qenë pjesëmarrëse në masakrat që kreu ushtria EDES e Napoleon Zervës ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri. Familja Vrakas u vendos në Filat pasi shqiptarët u përzunë nga shtëpitë e tyre. Vëllai i Thomait, Kozmas Vrakas ka një kafene në Filat pikërisht në pronën e grabitur të një çami.

Resortet turistike në bregdetin e jugut po ndërtohen në prona të grabitura

Posted: 20 Sep 2016 07:36 AM PDT

Edhe pse qeveria ka qenë në dijeni të plotë, të një serie të gjatë falsifikimesh të pronave në bregdetin e Palasës, ajo ka miratuar ndërtimin e dy resorteve turistike, duke i dhënë njërës prej kompanive ndërtuese mburojën juridike si “investitor strategjik”.

Nga Lindita Çela/BIRN

 

Karabinatë e ndërtesave disakatëshe në bregdetin e Palasës po ngrihen ngadalë duke u ngjitur në faqen e Malit të Çikës dhe tashmë duken që nga qafa e Llogarasë. Plazhi me guralecë të imët dhe të bardhë, që shtrihet në të dy krahët e deltës së lumit Palasë, është kthyer në një kantier ndërtimi. Makinat e tonazhit të rëndë, të ngarkuara me materiale inertesh, lënë pas shtëllunga të bardha pluhuri duke trazuar peizazhin idilik të detit Jon.

Në plazhin dikur të virgjër, të njohur nga banorët e zonës me emrin Dhraleo, ose Rrugët e Bardha, në 7 mars, 2014 qeveria aktuale ka miratuar lejen e zhvillimit për resortin turistik "Green Coast" – një kompleks vilash dhe apartamentesh me investitor grupin Balfin, i shtrirë në një sipërfaqe prej 185 mijë metrash katrorë. (Kliko këtu dhe këtu për të parë vendimet e qeverisë për ndërtimet e fshatrave turistike.)

Pak kilometra më tutje, në të njëjtën datë, Këshilli Kombëtar për Rregullimin e Territorit, i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ka dhënë një tjetër leje ndërtimi për një resort vilash të shtrirë në një sipërfaqe prej 8 mijë metrash katrorë, me investitor kompaninë Eurocol sh.p.k.

Kompleksi turistik "Green Coast," ka marrë në vitin 2015, vlerësimin si investim strategjik në fushën e turizmit, duke i dhënë investitorit mbrojtje juridike nga problemet dhe pretendimet e pronësisë mbi tokën mbi të cilën ai po ndërtohet.

Megjithatë, dokumentet dhe dëshmitë e siguruara nga BIRN, tregojnë që ky resort, por edhe kompleksi i vilave i Eurocol sh.p.k, po ndërtohen në prona të cilat janë tjetërsuar nga pronarët e ligjshëm nëpërmjet falsifikimeve ose vendimeve të paligjshme, për të cilat strukturat më të larta të shtetit kanë pasur dijeni të plotë.

Në momentin kur lejet e ndërtimet për resortet janë miratuar në vitin 2014, tjetërsimi i pronave në Palasë ka qenë objekt hetimi i Prokurorisë së Vlorës dhe i Task-Forcës për Verifikimin e Ligjshmërisë dhe Mënyrës së Tjetërsimit të Pronave të Paluajtshme Shtetërore pranë Kryeministrisë. (Kliko këtu për të parë konkluzionet e hetimit të Task-Forcës). (Kliko këtu për të parë vendimin e kryeregjistruesit Ilirian Muho).

Edhe pse këto dy institucione kanë zbuluar se qindra hektarë tokë mbi të cilat resortet po ngrihen – në pronësi të katër familjeve – janë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme, autoritetet nuk kanë arritur t'i japin zgjidhje pretendimeve të tyre të ligjshme, duke hedhur dyshime mbi premtimin e kryeministrit Edi Rama, për të zgjidhur çështjet e pronësisë përgjatë bregdetit të jugut.

E pyetur nga BIRN mbi problemet e pronës mbi të cilën po ndërtohet resorti "Green Coast" në bregdetin e Palasës, ministria e Ekonomisë refuzoi të komentonte. Ndërsa, grupi Balfin, i hodhi poshtë akuzat se prona mbi të cilën resorti po ndërtohet kishte probleme.

"Green Coast  është pjesërisht pronare e truallit në zhvillim dhe për një sipërfaqe trualli me pronësi private ka një kontratë sipërmarrje me pronarin e tokës," i tha BIRN zëdhënësja e kompanisë Ersi Kasmi.

Ndërkohë Eurocol Sh.p.k i tha BIRN se nuk mund të komentonte, sepse "personi përgjegjës brenda kompanisë ishte jashtë vendit për një kohë të pacaktuar."

Tjetërsimi i 3 dynym tokë në 210 dynym

Kiço Nina ishte 50-vjeç kur në vitin 1996, filloi të kërkonte nëpër institucione pronat e gjyshit të tij, Foto Nina. Tani që po i afrohet të 70-tave, ai ka mundur të sigurojë vetëm një çantë të madhe me dokumente, pa arritur ta hipotekojë pronën e trashëguar.

Në nëntor të vitit 2009, gjykata e Vlorës i njohu pronësinë fisit Nina, mbi një sipërfaqe toke prej 4.8 hektarësh në plazhin Dhralea të Palasës, dhe urdhëroi Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluejtshme, ZRPP, në Vlorë ta regjistrojë atë.

Por kur Nina iu drejtua ZRPP-së për regjistrimin e pronës, ai zbuloi se ajo ishte regjistruar në emër të një familjeje tjetër, trashëgimtarë të bashkëfshatarit Polimer Beja.

"Kur shkojmë për të regjistruar pronën mësojmë se ajo ishte regjistruar në emrin e Kiço Bejës që në vitin 2009, ndërsa Agjencia e Trajtimit të Pronave refuzoi kërkesën me argumentin se ishim jashtë afateve të shqyrtimit," tha Nina për BIRN.

Dokumentet që BIRN disponon, tregojnë që ngjashëm me Ninën edhe tre familje të tjera, kanë zbuluar se prona e tyre në plazhin e Palasës, ishte regjistruar në emrin e familjes Beja dhe të katërta i janë drejtuar Prokurorisë së Vlorës në vitin 2012, me një kallëzim për falsifikim dokumentesh.

Sipas një raporti të Task-Forcës për Pronat në Kryeministri, në Prokurorinë e Vlorës, kanë paraqitur kallëzim përveç Kiço Ninës, edhe anëtarë të familjeve Ruçi, Bifsha dhe Duni, kundër shtetasit Polimer Beja dhe përfaqësuesit të tij më prokurorë, dhëndrit Stefan Billa.

Nga procesi hetimor i kryer nga Prokuroria e Vlorës, ka rezultuar se Polimer Beja dhe dhëndri i tij Stefan Billa, kanë falsifikuar dokumentin e titulluar "certifikatë pronësie nga Kryepleqësia e fshatit Dhërmi," për tjetërsimin e pronave në Palasë. Nëpërmjet këtij dokumenti të falsifikuar, ato kanë transformuar një pronë prej 3 dynymësh, në 210 dynym. (Vendimi i Gjykatës mbi tjetërsimin e pronës në Palasë)

"Dokumenti…, në pikën 12 bën fjalë për një sipërfaqe prej 3 dynymësh, ndërsa në pikën 15 për një oborr 18m x 20m, në emër të ish-pronarit Kiço Beja, ndërkohë në të njëjtat referenca dokumenti i paraqitur në Gjykatë dhe ZRKKP

Qarku Vlorë, pasqyron në pikën 12, të dhëna për një sipërfaqe 130 dynym dhe në pikën 15, të dhëna për një sipërfaqe 80 dynym të lidhur me këtë pasuri," shkruhet në raportin e Task-Forcës.

Megjithëse është provuar falsifikimi, gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë në vitin 2013, dhe më vonë ajo e Apelit të Vlorës në vitin 2015, i kanë pezulluar hetimet kundër Billës dhe Bejës, me argumentin se prokurori ka kryer hetime dhe administruar dokumente përtej afateve procedurale.

Sipas Kiço Ninës, mbi këtë pronë të falsifikuar, e cila është përfshirë në një seri të gjatë transaksionesh imobiliare nga viti 2009 deri në vitin 2012, sot po ndërtohet kompleksi turistik "Green Coast."

Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, në vitin 2013 kjo pronë është regjistruar në emër të Gent Prizrenit, me 112 dynym në pronësi dhe Pullumb Petritajt, me 71.5 dynym në pronësi.

Prizreni është një biznesmen nga Tirana, kunati i i pronarit të grupit Balfin, Samir Mane. Ndërkohë, Pëllumb Petritaj është një shtetas nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në falsifikimin dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme në bregdetin e Vlorës dhe të Himarës.

"Certifikata e Bejës është në vitin 2009, dhe e njëjta pronë shfaqet në emër të [Gent] Prizrenit në vitin 2012. Këta persona që e kanë përfituar pronën e kanë përfituar me falsifikime," tha Nina.

Familjet Duni,  Nina, Ruci, dhe Bifsha kanë kërkuar vazhdimisht ndërhyrjen e institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, që nga kryeprokurori Adriatik Llala e deri tek kryeministri Edi Rama, për të zgjidhur mbivendosjet në pronave të tyre.

Nëpërmjet shkresave të njëpasnjëshme, ata venë në dijeni krerët e institucioneve për falsifikimet e bëra dhe uzurpimin të pronës,  sipas tyre, nga kompania ndërtuese në Palasë.

Kiço Nina shprehet se tashmë e ka humbur shpresën që institucionet shqiptare do ta zgjidhin tjetërsimin e paligjshëm të pronës së tij; megjithatë, ai shton se sa të ketë frymë, do ta ndjekë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut.

"Shkresat që kemi dërguar bien në vesh të shurdhër, por unë sa të jem gjallë do të jetoj për të mbrojtur  pronën e etërve të mi," tha ai.

"E di që nuk do të gjej drejtësi këtu, por jam i sigurt që në institucionet ndërkombëtare po," shtoi Nina.

Investimi strategjik

Në fillim të tetorit të vitit 2013, kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, miratoi një leje provizore të veçantë për kompaninë zhvilluese S.E.R.E sh.p.k dhe zbatues Mane T.C.I, me objekt "rrëthim provizor të pronës," për sipërfaqen e regjistruar në emër të Prizrenit dhe Petritajt në plazhin Dhralea në Palasë.

Në lejen e lëshuar nga kryebashkiaku Goro, nënvizohet se zona është e "pamenaxhuar" dhe se Bashkia nuk mban asnjë përgjegjësi për vendndodhjen e saktë të pronës.

"Në rast pretendimesh të titujve të pronësisë do të bëhet pezullimi i përkohshëm i lejes, deri në një zgjidhje përfundimtare të pronës," shkruhet në dokumentin e lëshuar nga bashkia Himarë.

Pa kaluar as pesë muaj nga leja vendore, në mars të vitit 2014, në të njëjtën zonë kadastrale, nr. 1481, kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit, firmosi lejen zhvillimore komplekse për resortin turistik "Geen Coast."

Me propozim të qeverisë në maj 2015, parlamenti miratoi ligjin për investimet strategjike, i cili i njeh këtë status projekteve në fushën e turizmit që investojnë më shumë se 5 milionë euro dhe punësojnë të paktën 80 punëtorë.

Sipas nenit 28 të këtij ligji: "për të mundësuar zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike lejohet shpronësimi për interes publik, i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private."

Në dhjetor të vitit 2015, qeveria ka miratuar gjithashtu 10 vendime, me qëllim lehtësimin dhe rregullimin e procedurave për investitorët strategjik.

Sipas këtyre vendimeve, shteti është i detyruar t'i ofrojë investitorëve strategjikë infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm, kanalizime dhe trajtim të ujërave të ndotura, dhe infrastrukturë rrugore.

Po kështu, shteti merr përsipër veprimet  ligjore për investitorët strategjik për  konsolidimin e titujve të pronësisë, duke bërë regjistrimin fillestar të tyre në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Projektet  e grupit Balfin në fushën e turizmit ishin ndër të parat që përfituan statusin e investimit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike, strukturë kjo e drejtuar nga Kryeministri Rama. Projekti "Green Coast" në Palasë ishte njeri prej tyre.

Nëpërmjet një kërkese për të drejtë informimi, BIRN kërkoi detaje nga ministria e Ekonomisë, për kushtet e përmbushura nga grupi Balfin për të marrë statusin e investitorit strategjik për projektin "Green Coast", dhe nëse ky i fundit i kishte zgjidhur pretendimet mbi pronën në të cilën do të ndërtohej.

Nëpërmjet një përgjigje me shkrim, ministria e Ekonomisë refuzoi dhënien e informacionit duke nënvizuar se kompania Green Coast sh.p.k, ka kërkuar që dokumentet e dorëzuara, si plani i biznesit, studimi i fizibiliteti, pasqyrat financiare dhe preventivi i projektit "të mbeten konfidenciale."

Ndërkohë që zëdhënësi i grupit Balfin, i tha BIRN që qeveria ishte bazuar në impaktin e projektit, në marrjen vendimit të saj për t'i dhënë statusin e investitorit strategjik.

"Komiteti i Investimeve Strategjike gjykoi që projektet në fjalë do të kenë një impakt pozitiv në zonën e tyre të zhvillimit, kryesisht duke rritur numrin e te punësuarve nga banorët e zonës dhe duke rritur fluksin e turistëve," tha Ersi Kasmi.

Kasmi i tha BIRN se prona ku po ndërtohej kompleksi turistik "Green Coast" nuk kishte probleme me pronësinë.

"Ne nuk jemi në dijeni të banorëve që mund të pretendojnë tituj të pronësisë, të ndryshme nga ata me të cilët jemi nën kontratë sipërmarrje," tha ajo. Në projektin në zonën Palasë, kompania  Green Coast, përpos pjesës për të cilën është vetë pronare e truallit në zhvillim, Green Coast ështe zhvillues në zbatim të një kontrate sipërmarrje më pronarin e tokës Gerian Kuka," tha ajo. (Kliko këtu për të parë kontratën).

Sipas dokumentave të ofruara nga kompania, po në të njëjtën zonë kadastrale në mars të vitit 2014, rezulton pronar i një sipërfaqeje prej 130,000 m2 në Dhralea të Palasës.

Megjithatë, familjet Nina, Ruci, Bifsha dhe Duni, të cilët kanë rënë pre e falsifikimeve, thonë që e vërteta është ndryshe.

Familjet që prej vitesh sfidojnë tjetërsimin e pronës së tyre në Palasë, i thanë BIRN se përfaqësues të kompanisë së ndërtimit të resortit "Green Coast", kanë kontaktuar me ta për të arritur një marrëveshje bashkëpunimi, edhe pse ata nuk kanë arritur ta regjistrojnë pronën e tyre ende.

Trashëgimtarëve të familjes Ruci u është ofruar një kontratë bashkëpunimi në fillim të vitit 2014, para se qeveria ta cilësonte projektin si investim strategjik. Që në krye të draft-kontratës ata njihen si pronar të ligjshëm, të cilët nuk kanë mundur ta regjistrojnë pronën për shkak se ajo ndodhet në proces administrativ në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Kompania i ofron 20 për qind si koeficent përfitimi, me kusht që pronarët të zgjidhin çështjen e pronësisë.

Jako Ruci thotë se nuk ka pranuar ta nënshkruaj marrëveshjen e bashkëpunimit  me kompaninë  "Green Coast," e cila ka marrë dhe lejen për ndërtimin e resortit turistik.

"Ne nuk pranuam të firmosnim, pasi qëllimi kryesor i kësaj marrëveshje nuk ishte që të binim dakort, por që nëpërmjet nënshkrimit të saj ne të hiqnim dorë nga e drejta për të kërkuar pronën tonë," tha Ruci.

Kiço Nina është i një mendje, duke nënvizuar që oferta që është bërë nga investitori, nuk ishte në favor të pronarëve.

"Na kërkonin pronën me çmime qesharake, me kusht që ne të hiqnim dorë nga e drejta e pronësisë," tha Nina për BIRN.  (Kliko këtu për të parë letrën e familjeve drejtuar kryeministrit).

Të tjera abuzime me fshatrat turistik në Palasë

Leko Lati ka afërsisht dy dekada që kërkon pronësinë e një sipërfaqe toke të trashëguar, në zonën që banorët e Dhërmiut e njohin si fusha e Simo Latit, në plazhin Dhraleo.

Në vitin 1998, ai siguron një vendim gjykate që e njeh si pronar të një parcele prej 4.2 hektarësh kullotë në Palasë. Në vitin 2006, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i njeh pronësinë mbi 2.2 hektarë të kësaj prone, ndërsa vendimi thotë se pjesa tjetër do t'i kompensohet.

Por kur shkon të apelojë vendimin e AKKP-së, zbulon se toka ishte regjistruar në emër të pronarëve të tjerë.

"Në këtë kohë, teksa po përgatisja të apeloja vendimin e Komisionit të Kthimit të Pronave,  pasi prona ishte e lirë dhe nuk kishte arsye të kompensohej, mësoj se ajo ishte e regjistruar tek persona të tretë. Sot që po flasim ka katër palë që janë mbivendosur për të njëjtën titull pronësie, shtoji kësaj dhe një vendim qeverie për zhvillimin e një resorti turistik," i tha Lati BIRN.

Sipas Leko Latit, abuzimet me pronën e tij nisin në vitin 2001, ku një vendim i ish kryeministrit Ilir Meta, urdhëron regjistrimin e sipërfaqeve të trojeve ku janë kryer investime nga shoqëritë huamarrëse të falimentuara.

Vendimi përfshin dhe pronën e Leko Latit, ku sipas qeverisë, shoqëria huamarrëse Kamberi kishte ndërtuar një objekt turistik, në një sipërfaqe prej 20,000 m2, me një vlerë prej 60 milion lekësh.

Pas këtij vendimi, kjo pronë e cila nuk dihet se si është përfituar nga shoqëria Kamberi, nxirret në ankand për tu shitur me 2,000 lekë metri katror. Blerësit e parë të pronës kanë qenë 8 persona, të cilët më pas ia shesin disa palëve të treta.

Në Prokurorinë e Vlorës, ka dhjetëra kallëzime të bëra nga Leko Lati për pronën e tij që nga viti 1998. Në disa raste prokuroria e Vlorës ka nisur hetime të cilat janë mbyllur me argumentin e se nuk gjendeshin dokumentet origjinale për të provuar falsifikimet. Kallëzimi më i fundit Latit është bërë disa javë më parë, dhe çështja është aktualisht nën hetim.

Në vitin 2008, një vendim i qeverisë Berisha e shfuqizon vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2001, por megjithatë, përpjekjet ligjore të Leko Latit por dhe të Bashkisë së Himarë, për të kundërshtuar trasanksionet e shitjes së kësaj pronë janë rrëzuar me vendime gjykate.

Vendimi më i fundit nga Gjykata e Lartë në shkurt të vitit 2010, ka hedhur poshtë kërkesë-padinë e Latit dhe atë të Këshillit Bashkiak Himarë, për të kundërshtuar transaksionet që kanë tjetërsuar pronën e tij.

"Shoqëria Kamberi në Dhralea nuk ka pasur asnjë pikë turistike dhe çuditërisht këtu fillon shitja e tokës tek të tretë, dhe pse nuk ka titull pronësie," tha Lati. "Më pas nuk di kush e ka përfituar dhe së fundmi mësoj se qeveria ka miratuar dhe një resort turistik në pronën time," shtoi ai.

Më 7 mars të vitit 2014, në tokën për të cilën Lati është endur prej vitesh në gjykata, Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit miraton lejen zhvillimore për ndërtimin e resortit turistik të shoqërisë Eurocol sh.p.k.

Me gjithë vendimin e fundit të qeverisë, Leko Lati i tha BIRN se nuk është i gatshëm të dorëzohet në betejën e tij për pronën.

"Unë do ta fal pronën, por jo atyre që po përpiqen të ma gllabërojnë," tha ai.

"Unë do ia falë kishës, apo kujtdo tjetër, por jo atyre që përpiqen ta uzurpojnë duke përdorur dhe shtetin," tha ai.

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda po vijon hetimet për një  grup të strukturuar kriminal, i krijuar me qëllimin e vetëm për të përfituar pasuri të paluajtshme në zonën bregdetare të qarkut të Vlorës.

Sipas dosjes hetimore, 33 ha tokë në  Palasë të Himarës  është vënë nën sekuestro ndërsa në kërkim është shpallur Pullumb Petritaj,  e nën hetim ka dhe sërë zyrtarësh të vendor. Ky nuk është i vetmi hetim për tjetërsimin e pronave bregdetin e jugut që ka nisur prokuroria e Vlorës.

Gjatë vitit 2013, qeveria shqiptare ka miratuar dhe 6 projkete të tjera për ndërtimin e resorteve turistike. Sipas vendimeve të Këshillit Kombëtar të Territorit, lejet zhvillimore janë dhënë në, Hamallaj,  Kashar, Ishëm, Velipojë, fshatin Shetaj të Durrësit, dhe Dhërmi.

Biznesmeni libanez ikën me barelë, kompania tërheq investimin 450 milionë dollarë

Posted: 20 Sep 2016 07:32 AM PDT

Sulmi barbar i datës 10 shtator ndaj biznesmenit amerikano-libanez Fadi Mitri ka sjellë tërheqjen nga të gjitha investimet në Shqipëri të kompanisë "OMNIX Albania".

Biznesmeni Mitri është fotografuar të largohet nga aeroporti i Rinasit me një avion privat.

Ai shoqërohej nga familja e tij, gruaja dhe vajza, si dhe nga një ekip mjekësor.

Mitri është shoqëruar me barelë deri në bordin e avionit.

Përfaqësuesi zyrtar i kompanisë, njoftoi sot largimin nga kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit.

Deklarata e kompanisë

"Sulmi barbar i datës 10 shtator kundër Z. Fadi Mitri dhe familjes së tij na ka hidhëruar dhe trishtuar pa masë.

Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalëzit.

Ky projekt turistik konsistonte në ndërtimin e hoteli me 5 yje, 370 dhoma suita, me të gjithë elementët e tjerë të një standarti më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie me qira, aquapark, dyqane, bulevard, bare, restorante, etj.

Ky projekt gjigand synonte do të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018, si dhe do ti jepte Shqipërisë pamjen e një vendi si destionacion turistik numër 1 në Adriatik dhe Ballkan.

Me këtë investim Omnix Albania do të kontribuonte direkt në rritjen ekonomike të Shqipërisë. Si konkluzion Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë për çdo shqiptar.

Duke filluar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë. Falenderojmë qeverinë e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së zotit Fadi Mitri në këtë moment të vështirë për ta.

I jemi mirënjohës të gjithë atyre miqve, shumica shqiptar, të cilët kanë qëndruar pranë dhe kanë mbështetur familjen e zotit Fadi Mitri në këto ditë.

Jamal Abu Issa

Drejtues i OMNIX Group".

Përpjekjet e OMNIX për të investuar në Shqipëri në zonën e Gjirit të Lalëzit kanë nisur 8 vite më parë. Por vetëm në vitin 2013, kompania mundi të marrë lejen nga Këshilli i Rregullimit të Territorit për zhvillimin e investimit. Por me rrotacionin politik të 2013-s, projekti u ngri. Vetëm tani, muajt e fundit qeveria Rama vendosi të hapë dritën jeshile për projektin, duke miratuar edhe shpyllëzimin e zonës ku do të ndërtohej resorti.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi largimin e kësaj kompanie si një tjetër lajm i keq për vendin tonë. Basha tha se "krimi, trafikantët dhe banditët ia dolën ta mbajnë të tyre zhvillimin dhe Shqipërinë".

Opozita e opozitës

Posted: 20 Sep 2016 07:31 AM PDT

Nga Desada METAJ

Kur opozita gjendet përballë një dështimi, siç ishte rezultati për Bashkinë e Dibrës, debati i brendshëm nuk ia dobëson pozitat apo t'ia ulë reputacionin. Përkundrazi, çdo zhvillim i ri, i brendshëm është një shtysë për të përmirësuar atë ç'ka shkoi keq jo vetëm në zgjedhjet për një bashki, por në përgjithësi në aktivitetin e përditshëm të saj. Në këtë këndvështrim, edhe debatet e bëra brenda grupit parlamentar të PD nuk janë asgjë më shumë se grindje njerëzish të pakënaqur më shumë me PD se me Qeverinë.

Nëse çdo gazetar apo media mund të kritikojë hapur rolin e një opozite të dobët, si ajo që po shohim këto kohë në Shqipëri, dikush i angazhuar brenda kësaj opozite dhe që është votuar pikërisht për këtë mision nuk mund të mjaftohet me disa fjali të thëna në një mbledhje ku përgjegjësia është e shpërndarë thuajse njësoj tek te gjithë. Nëse në mbledhjen e grupit parlamentar të PD ka kontestime për mënyrën e drejtimit, mosmarrëveshje për emrat e kandidatëve apo dhe për çdo nisëm të opozitës, është e pashpjegueshme që kjo bëhet kur procesi mbyllet. Deputetët demokratë nuk janë gazetarë që pasi shohin se si zhvillohet dhe përfundon procesi dalin me konkluzionet përkatëse dhe kërkojnë llogari sikur jetojnë në një planet tjetër.

Deputetët e opozitës janë pjesë integrale e një misioni (që duket ende larg realizimit) të bërjes se opozitës në një vend ku më shumë se çdo gjë mund të shkruash dhe flasësh për dështime reformash. Por kjo nuk ndodh, sepse në parlament deputetët demokratë e harrojnë misionin e tyre dhe kapen pas batutash pa vlerë. Fjalimet e tyre me përjashtime të rralla nuk i dëgjojnë as vetë kolegët e grupit. Por kjo është e keqja më e vogël, përballë protagonizmit që disa te tjerë përpiqen të marrin duke bërë kritizerin…jo të qeverisë por të opozitës. Nëse të paktën njëherë të vetme këta kritikë të drejtimit të PD të kishin mbajtur të njëjtin qëndrim për ndonjë zullum të qeverisë, kjo dhe mund të justifikohej. Por jo,ata janë elegantë në qëndrimin me Edi Ramën dhe të ashpër me PD. Arsyet mund t'i dinë vetëm ata, edhe pse në një botë të vogël si politika shqiptare, edhe interesat janë po aq të vogla dhe po aq shpejt merren vesh. Të jesh kritik, të ngresh zërin apo te debatosh me deputetët e grupit është pa dyshim një vlerë e munguar e PD. Por që për momentin nuk përbën më lajm. Sepse zërat kritikë janë po aq ose në mos më pak te besueshëm se vetë zëri i PD.

Në realitetin shqiptar ku për çdo dite ke rast të bësh një opozitë brilante kjo nuk ndodh. Sepse vetë opozita është treguar deri më tani e pazonja për të çuar deri në fund një aksion politik. Qoftë në parlament në rrugë apo në zgjedhje. Dikush duhet të shkundë PD-në nga pluhuri i të vjetërve që nuk e kanë të qartë se çfarë roli kanë në atë parti, por dhe nga mendja e mykur e "të rinjve" që deri më tani kanë prodhuar opozite qesharake. Dhe pa dyshim këtë proces duhet ta bëjnë vetë demokratët me burime që nuk i mungojnë dhe mbështetjen që ende gëzojnë tek një pjesë e qytetarëve. Duke qenë të vërtetë me ata që besojnë tek vlerat e kësaj partie dhe jo me ata që  kritikën e shohin si mjet për t'u bërë lajm në portale. Dhe në rastin më të keq mund të përfundojnë si opozita e emëruar e Shqipërisë.

/Opinion.al

A dini gjë pse u ndalua Artan Hoxha?

Posted: 20 Sep 2016 07:30 AM PDT

Nga Mero Baze

Katër ditë pas ndalimit të gazetarit Artan Hoxha nën dyshimet se ka dekonspiruar një hetim të Prokurorisë lidhur me një avion sportiv italian, në Ishëm të Durrësit, ende nuk ka një shpjegim zyrtar çfarë ka rezultuar nga hetimi, ndërkohë që piloti italian po përgënjeshtron Prokurorinë, duke deklaruar se nuk është bashkëpunëtor i saj.

Avokati i pilotit italian, që është në fakt dhe deklarata e parë zyrtare dhe publike në emër të pilotit, thotë se klienti i tij ka deklaruar se ka ardhur për turizëm në Shqipëri dhe të gjitha deklaratat e tjera janë sajime.

Nuk jam i prirur të besoj në dëshirën për turizëm të pensionistit italian dhe ashtu si gjithë shqiptarët kam perceptimin tim se ai ka ardhur për të ngarkuar drogë, por ky zhvillim nxjerr zbuluar arsyet përse u ndalua gazetari Artan Hoxha.

Nëse piloti Italian, sipas avokatit të tij, i është përmbajtur në të gjitha rastet këtij deklarimi, atëhere nuk qëndron asnjë arsye dhe asnjë shpjegim i Prokurorisë përse ka ndaluar me urgjencë në mesnatë gazetarin. Veprimi i tyre ishte i pajustifikuar edhe sikur të ishte i vërtetë versioni se piloti kishte folur dhe kishte treguar emra dhe se, sipas PD, që i beson Prokuroria, Tahiri kishte njoftuar Artan Hoxhën ta thoshte publikisht. Ky version qesharak i PD i vënë në zbatim nga Prokuroria, vetëm sa mund të flasë për përdorim politik të Prokurorisë nga PD, por jo për ndonjë inteligjencë për hetim.

Nëse piloti do të kishte dëshmuar për bashkëpunëtorë në Shqipëri, gjëja e parë që duhet të bënte Prokuroria, ishte ta burgoste, dhe jo ta linte të lirë, pasi kishin kapur një kriminel.

Por besoj se ata e lanë të lirë, ngaqë realisht nuk gjetën prova që e lidhin me ndonjë grup kriminal (jo se nuk mund të jetë i lidhur).

Pas kësaj, i bie që gazetari Artan Hoxha mund të jetë ndaluar për gjithçka, por jo për këtë çështje. Dhe dyshimi im në këtë rast janë mjetet e punës së gazetarit. Për arsye tërësisht politike, Prokuroria mund të ketë pasur informacion, se nga telefonat e tij mund të informohen për ndonjë çështje me rëndësi politike, dhe kanë sajuar gjithë këtë rast, vetëm që ta ndalonin për t'i sekuestruar mjetet e punës.

Unë nuk e di çfarë ka në telefona apo kompjuter kolegu im, por në telefonat e kompjuterat e gazetarëve mund të gjesh gjithçka. Dhe nëse Prokuroria e i ka vënë syrin atyre telefonave, ose ka qenë në dijeni për ndonjë fakt konkret, që i duhet ta përdorë, atëhere kemi të bëjmë me një trukim të gjithë kësaj historie.

Katër ditë pas ndalimit të gazetarit, Prokuroria e ka detyrim për publikun, të komunikojë së paku se a zbuloi ndonjë "dekonspirim" nga telefonat apo kompjuteri i tij, dhe a ia ka kthyer mjetet e punës. Heshtja e Prokurorisë dhe faktet e reja për avionin, tregojnë se ndalimi i gazetarit më së paku ka lidhje me atë avion. Por njësoj si avioni, duket si e telekomanduar!/TemA

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more