Skip to main content

Tirana Observer: “Maturantët, PD: Sillni te ne çdo dokument, do ju ndihmojmë të hapni gjyq” plus 9 more

Tirana Observer: “Maturantët, PD: Sillni te ne çdo dokument, do ju ndihmojmë të hapni gjyq” plus 9 more


Maturantët, PD: Sillni te ne çdo dokument, do ju ndihmojmë të hapni gjyq

Posted: 16 Sep 2016 10:11 AM PDT

luciano-boci1Luçiano Boçi, kreu i Departamentit të Arsimit në PD ka deklaruar sot se PD, në mbështetje të maturantëve që u është bërë padrejtësi me sistemin e ri të përzgjedhjes në Universitete, mirëpret dokumentacionet e maturantëve që kanë ankesa. Partia Demokratike ka nisur kështu aksionin për të mbështetur në mënyrë ligjore çdo maturant që nuk ka marrë atë që meriton nga skema e re. Boçi ka ftuar çdo maturant që i nevojitet përkrahje ligjore për rastin e tij, që ti drejtohet ekspertëve të PD për dërgimin e çështjes në Gjykatë.

 NJOFTIMI

Po ndjekim hap pas hapi zgjidhjen e padrejtësisë që i është bërë maturantëve.

Në përgjigje të qindra denoncimeve pranë Partisë Demokratike dhe kërkesave konkrete të tyre dhe familjarëve, Partia Demokratike do të japë mbështetje të plotë juridike për çdo ankesë të depozituar.

Cilido maturant, të cilit i nevojitet përkrahje ligjore për rastin e tij, do të gjejë pranë Partisë Demokratike ekspertët e duhur për dërgimin e çështjes në gjykatë.

I bëjmë thirrje çdo maturanti që të paraqesë dokumentacionin përkatës pranë Partisë Demokratike, ose në portalin që është hapur për maturantët

"Padrejtësia ndaj maturantëve, trego rastin tënd". Po kështu po shqyrtojmë dhe përgatisim edhe hapa të tjerë juridikë dhe kushtetues.

Duke kuptuar kaosin dhe ankthin e kësaj situate, ju sigurojmë që vetëm përpjekja jonë e përbashkët, do të sjellë e vendosë drejtësi dhe meritokraci për maturantët. Ti sprapsim së bashku hajdutët e të ardhmes së rinisë.

 

LSI zgjedh kryetarin më 6 nëntor, Metën e sfidon Shezai Rrokaj

Posted: 16 Sep 2016 09:54 AM PDT

captureLëvizja Socialiste për Integrim do të mbajë zgjedhjet për kryetarin e partisë më 6 nëntor 2016-të, ndërsa në garë me Ilir Metën do të jetë edhe kryetari i LSI-së për Tiranën, profesori Shezai Rrokaj.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e kryesisë së LSI-së, siç bëri të ditur Sekretari i Përgjithshëm i LSI-se, Luan Rama.

"Në mbledhjen e sotme u diskutua për fushatën e zgjedhjeve për kryetarin e LSI, si dhe modalitetet e konventës kombëtare zgjedhore të LSI. U vendos që zgjedhjet për kryetar të mbahen në gjithë territori ditën e dielë më 6 nëntor 2016-të. Këto zgjedhje do mbahen me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të LSI duke respektuar atë që është një vlerë e konsoliduar, respektimi i parimit një anëtar 1 vote. Deri më 30 shtator presim regjistrimin e kandidaturave",- tha ai.

Por duket se gara do jetë e hapur edhe për të tjerë emra, të cilët do të duhet të regjistrohen deri më 30 shtator. "Kush do që do të garojë për kreun e LSI duhet të paraqesë dokumentacionin dhe platformën e tij para strukturave të LSI",- shtoi Rama.

 

Ledion Liço rrëfen: Ja çfarë më ndalon Sara!

Posted: 16 Sep 2016 09:43 AM PDT

14397287_10209988264641161_496153149_n-550x303I ftuar në In Tv moderatori Ledion Liço ka zbuluar disa detaje nga jeta tij private. I pyetur nëse urinon në dush, moderatori i The Voice ka thënë se këtë gjë nuk e bën asesi në shtëpinë e tij. "Sara është e çmendur pas pastërtisë dhe nuk do të guxoja ta bëja një gjë të tillë. Por e bëj këtë gjë në tualetet e hoteleve", ka përfunduar Ledioni. Ai dhe trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha pritet të bëhen së shpejti prindër.

Ndiqni sot INterview me Ledion Liçon, 3JAT ora 23:00

A video posted by IN tv (@intvalbania) on

12 sekretet e Bleona Qerretit…

Posted: 16 Sep 2016 09:28 AM PDT

bleona-i-mbulon-vet-euml-m-me-dor-euml-foto-hdBleona Qerreti ka rrëfyer disa sekrete për revistawho.com. Ajo si gjithmonë do t'ju mbajë të gozhduar deri në fund të listës. Pika 7 është fantastike!

“Jam natyrë shumë besnike, për çdo gjë duke nisur që nga marrëdhëniet njerëzore, dashuria, shoqëria deri tek moda, e restorantet. Unë shkoj në të njëjtat restorante për 7 vjet në LA dhe porosis të njëjtën pjatë. Nuk kam kuriozitet për pjesën tjetër të menysë. Shkoj tek të njëjtat dyqane dhe marr të njëjtën gjë, por në ngjyra të ndryshme në çdo koleksion të ri. Pjesa tjetër nuk më intereson!,tregon ajo.

1.Standardi "çfarë më pëlqen" e "çfarë më bën të lumtur" është kaq i lartë dhe shumë rrallë ndodh që diçka të më pëlqejë 100% dhe sigurisht kur kjo gjë ndodh unë e ruaj me fanatizëm dhe obsesionohem.

2.Kam 3 restorante të preferuara në LA.

3.Kam 5 firma mode të preferuara.

4.Kam 1 njeri që e dua, të tjerët nuk më interesojnë.

5.Kam 1 pasion.

6.Kam 1 vajzë që më bën thonjtë në LA. Nëse ajo vdes unë nuk kam më thonj.

7.Jam person shumë selektiv. Nuk harxhoj kohë me gjëra kot dhe njerëz kot!

8.Nëse thonjtë, flokët dhe dhëmbët e mi nuk janë PERFEKT, përgatituni për Luftën e 3-të Botërore.

9.Kam shumë pak shokë të vërtetë.

10.Nëse do të jesh armiku im, më zgjo nga gjumi në mëngjes.

11.Nëse do të ma shpifësh, më gënje dhe pretendo e bëj gjëra false.

12.Nëse i vë vetes një synim, bëj çdo gjë që kam në dorë për ta arritur deri në vetësakrifikim.

Izet Haxhia i shkruan Berishës: Pas vrasjes së Azemit shpërbleve serben

Posted: 16 Sep 2016 09:07 AM PDT

Izet Haxhia i është rikthyer sërish vrasjes së Azem Hajdarit. Në një status në "Facebook" ai shkruan se Berisha mbante një numër celulari që ishte regjistruar me emrin e Genc Dacit, që sipas tij ka qenë një mësues frëngjishteje që kishte lidhje me ambasadat e huaja.

Ai gjithashtu shkruan se Hajdari përdorte numrin e një serbeje të lindur në Shkodër, M. Popoviç, e cila pas vrasjes së Hajdarit u shpërblye, sipas Haxhisë.

 

STATUSI

Sot do ti kthehem "vrasjes se shekullit " në driten e të dhenave të reja ,mbi trafikun e telefonatave të 12 shtatorit ,me disa pyetje drejtuar protagonisteve të ketyre telefonateve.

Duke pare trafikun e telefonatave të asaj dite dhe me pas, del e qarte se në kete vrasje jane perfshire persona të rendesishem të opozites dhe të sherbimeve të shikut ,del dhe perfshirja e sherbimeve sekrete të huaja që Kane qene armike të shqiprise. Del i qarte bashkupinimi i klaneve politike -mafioze që kane sunduar shqiprine keto 25 vite nen drejtimin e agjenturave të huaja të boshtit : Beograd -Paris -Athine.

Del se ata që e futen në levizjen studentore, hajdarin, per te devijuar, diskredituar e futur në dore kete levizje, kur e pane që ai po u delte jashte kontrollit e interesave të tyre, e bene kurban, per interesat e ketyre klaneve mafiozo -politike. Pyetjen e pare e kam per shefin e ketij klani ,berishen .Numri i tel 0382023973 a eshte perdorur nga ti? Cfare të kujton emri i Genc Dacit? Çfare lidhje keni pasur me kete mesues frengjishtje me origjine nga shkodra e deri në revoltat e 97, banues në vlore. ?Sa here e keni takuar në zyren tuaj tek PD?

A ishte ky person që hynte e dilte në ambasaden franceze si në shtepine e tij ,nje nderlidhes i joti me patronet e tu të sherbimeve sekrete të huaja? Perse tel. celular me nr 03820 23 973 të marre në emin e tij, e perdornit juve doktorr berisha? Me daten 12 shtator sa here me ane të ketij numri keni komunikuar me M.Popvic nje femer me origjine nga vraka e Shkodres, në emer të se ciles ishte numri i telefonit celular që perdorte Azem hajdari?

Pse pikrisht në emer të kesaj qytetarje me origjine serbe e kishte marre nr e tel Azem hajdari?Me cfare posti u shperblye kjo M.popovici pası u be kryeminister nje nga grupi i takimit të hotel Rognerit, ?(ky grup në takimin e tij në dhjetor 1998 vendosi eleminimin e haklajve dhe timin me vllezrit e mij )..

Pse pas telefonates se fundit që ju be nga juve rreth ores 18'45 të dates 12 shtator ,hajdarit, numri që perdornit juve te marre në emer te Genc dacit, u mbyll per tu hapur me daten 15 shtator?

Me cilin vend të huaja folet me daten 15 shtator me kete nr tel.?Pse njeriu juaj i besuar Genc Daci, pası u rraf e kercenua nga njerzit e tu, u arratis në france? Nga çfare trembet ky person? Perse si nje legen e frikacak që je kerkove largimin tim me çdo kusht duke mu lutur e pergjeruar, nga PD pas 14 shtatorit? Pse menjehere pas largimit tim nga selia e PD me 18 shtator, po até Nate, shpërtheve zyren e pastaj kasaforten që gjendej aty në zyren e hajdarit? Cfare matrealesh kompromentuese me të cilat të shantazhonte hajdari ty, more me ane të nipit tend?

A ke ndermend t'ja dorzosh drejtesise keto matreale se për parate e shumta që ndodheshin në até kasaforte, as që behet fjale, se duhet t'ja kesh dhene çunit tend të dashur zenit ,që ka gjithe jeten pa Pune. Kaq kisha per Sot doktorr mortja. ..

Artan Hoxha: Në celularin e sekuestruar nga Prokuroria kam materiale që komprometojnë edhe Ramën

Posted: 16 Sep 2016 08:59 AM PDT

Gazetari investigativ i News 24 Artan Hoxha rrëfen 3 orët e shoqërimit gjatë mbrëmjes në Prokurori fill pasi deklaroi se piloti italian Guido Andrea Gudi pranoi në polici faktin që kishte ardhur në Shqipëri për të provuar pistën e për tu rikthyer më vonë që të trafikonte 200 kg kanabis.

Ndërsa për prokurorinë kjo përbënte shkelje të sekretit hetimor, gazetari Hoxha i ftuar në rubrikën "Opinion" në studion e lajmeve në News 24, gazetari Hoxha tregon gjithçka ndodhi atje dhe pretendimet e grupit hetimor.

Artan Hoxha e ka cilësuar si absurditet shoqërimin e tij në Prokurori, ndërsa u kërkon prokurorëve që të mos rrëmojnë në celularin e tij pasi mund të ketë fakte që kompromentojnë figura të larta politike, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.

Intervista

Ke eklipsuar personazhet e episodit të radhës me avion droge, kemi parë pjesën kur ke hyrë dhe ke dalë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda si kanë qenë ato 3 orë? Komunikimi ka pasur tension emocional?

Artan Hoxha: Fiks dje në këtë orë kemi nisur transmetimin live në lidhje me rënien e avionit italian. Është ngjarja kryesore, duhet të ishte deri sa të zbulohej i gjithë rrjeti i trafikut që do ta kthejë territorin tonë në pistë të trafikut të drogës. Vëmendja e publikut dhe organeve të hetimit është devijuar. Në vend të merremi kush e organizon trafikun, kush fshihet pas tij merremi se kush e nxori sekretin me kë ka komunikuar dhe çfarë nxori. Kanë sekuestruar telefonat e mi dhe të pilotit. I siguroj që unë nuk kam komunikuar me pilotin as kam shkëmbyer sms, as kam komunikuar në viberm ëhats up. Unë nuk jam pjesë e trafikut, do vazhdoj të punoj për të zbuluar trafikun kushdo qoftë madhësia e atyre që fshihen pas trafikut. Ne raportojnë lajme nuk duhet të jemi vetë lajmi. Nuk e kam dëshiruar as nuk dua ti ndodhë ndonjë kolegu. Trishtuese që nuk merremi me ngjarjen. As sot nuk jam në gjendje të shpjegoj qëllimin e gjithë asaj që ndodhi. Në momentin kur jam shoqëruar për të dhënë deklarime është përmendur prokurori Përparim Kulluri, por unë kam komunikuar me kryeprokurorin e Krimeve të Rënda, s'më ka marrë Kulluri në pyetje. Kam komunikuar me Besim Hajdarmataj. Kur hyra unë na qenka liruar piloti… Gazetari që raporton gjithë ditën deri në mbrëmje, kam këmbëngulur që kemi të bëjmë me tentativë të pastër të trafikut të lëndëve narkotike. Më thanë ke dhënë informacione të qarta po si ka mundësi që e ke ketë informacion? Kur unë qëndroj në prokurori piloti qëndron në një hotel.

I qëndroj asaj që thashë dje. Madje unë informacionin që pata nuk e dhashë dot në televizionin ku punoj, por në një televizion tjetër. Kur ka mbaruar emisioni dje, mendova se si do t'i sqaroja drejtuesit e televizionit ku punoj. E t'i thoja, unë tani e mora këtë informacion. Mua mu sekuestruan 2 celularët. Njëri është celulari privat. Dhe tjetri është pronë e "News24", dhe unë e përdor prej 15 vitesh. Dhe e përdor edhe redaksia për qëllim të punës. Nuk e shoh me vend dhe normale që një gazetari t'i hiqen mjetet e punës. I kam bërë me dije prokurorit që dy celularët i kam dorëzuar të fikur. Këto telefona kanë edhe arkiv. Kam materiale me video dhe audio që akoma nuk i kam publikuar. U bëj thirrje që mos të gërmojnë aty. Nëse i hapin aty do të gjejnë gjëra komprometuese, nga Kryeministri e poshtë. Bëhet fjalë për afera, përfshirje në aktivitete të paligjshme të zyrtareve të administratës, kontakte me botën e krimit. Plus edhe gjëra të mia private. Nëse ato dalin, çanta e zezë e "Baba Takut" do të jetë hiç gjë para memories së një iphone 6.

Aty ka materiale për Skerdilajd Konomin, apo që kanë të bëjë me ekzekutime të punonjësve të policisë. Nuk është hera e parë, janë me dhjetëra raste që unë kam bashkëpunuar me Prokurorinë për ngjarje të rënda kriminale. Kam materiale që kanë të bëjnë me ngjarje të rëndësishme. Në rastin konkret ne jemi në një betejë me krimin me të paligjshmen. Në vend që të raportonim sot çfarë ndodh me pilotin italian, ne merremi me sa çfarë ka ndodhur me gazetarin dhe çfarë ndodhet pas saj. Mua nuk më duhen fare deklaratat politike. Vetëm në muajin gusht ka 2 deklarata të PD në mbështetje të punës time e falënderoj. Herë më kanë mbrojtur, herë më kanë sharë, por puna ime nuk matet me këtë, por me vlerësimin e publikut.

Në atë celular do të gjejnë një rast për të cilin unë nuk kam bërë asnjëherë kallëzim, dhe që do të shkojë deri në hetuesit më të lartë. Bëhet fjalë për një aferë korruptive ku përfshihen drejtuesit më të lartë. Kërkoj që kjo të mos përsëritet më. Pasi është ndërhyrë në memorie dhe janë marrë materiale të tjera. Në ato celularë ka materiale të një gazetari që merret me investigime në këtë vend.Ato materiale i shërbejnë punës së gazetarit. Jo çdo gjë duhet ta nxjerrim në çdo momenti, duhet kohë.

Telefonat janë të fikur dhe të vështirë për t'u hapur. Solle një komplikacion…

Artan Hoxha: Unë që dje, në mesnatë, si gazetar jam jashtë funksionit. U kërkoj ndjesë kolegëve që më kanë mbështetur, dhe gjithë të tjerët që më kanë çuar mesazhe, i falënderoj. Garantoj se nuk do ti zhgënjej dhe do vazhdoj me të njëjtin përkushtim. Ajo është një gjë që nuk e negocioi.

Polemikat jashtë studiove dhe hetimit, po përqendrohen në faktin nëse ka përplasje Polici-Prokurori. Doja një koment tëndin me rrjedhën që kanë marrë hetimet dhe sa kanë ndikuar ai informacion në vazhdën e hetimeve?

Artan Hoxha: Dëgjova kolegen që vendi ku strehohet piloti ishte sekret. Unë e di ku strehohet, edhe pse jam pa telefon. Më erdhi informacioni. Dje kam provuar që ka ardhur për trafik. U penalizova se pse thash këtë gjë. Se ku rri ai nuk ka rëndësi, as për mua dhe as për publikun.

Në këtë rast piloti është person i penduar?

Artan Hoxha: Kjo vlerësohet me statusi. Duhet të mblidhet një komision dhe do shihet sa garanci do i jepet atij dhe se sa vlerë do i jepet për të qenë më pas një dëshmitar apo jo. Po të isha Besim Hajdarmataj, do hetoja se pse doli ky informacion. Por unë do lëvizja çdo gur për të nxjerr faktin se pse ky ka ardhur të bëjë trafik këtu në Shqipëri. Si mundet të lajmërohen bashkëpunëtorët e këtij grupi kriminal në orën 11 të natës, dhe nuk qenkan njoftuar në orën 12 të drekës në parlament.

Ka një mosbesim të thellë mes prokurorisë dhe policisë së shtetit. Nuk mund të kenë sukses nëse nuk bashkëpunojnë. Nëse policët dhe prokurorët e shohin njëri tjetrin si kundërshtarë të jeni të sigurt se kapot e krimit do qeshin e do hedhin valle duke na parë. Hetimi thotë kush është burimi jot? Unë dje kam folur me personazhe të botës së krimit, kam folur me ministra, me të burgosur, më çdo kontakt, me personazhe të botës së krimit për të kuptuar cili grup kriminal është pas këtij trafiku, me deputetë të opozitës, me drejtues policie në kohën e PD, kam përdorur çdo burim për të provuar atë që kemi treguar dje. Sapo dola nga studio e "Opinion" është ndalur edhe mjeti i drejtorit të rendit dhe sigurisë publike por unë nuk lëviz me mjet, lëviz me transport publik, autobus. Ai është mjeti më i sigurt për mua…Detyra ime është që ta luftoj krimin. Kemi rrjedhje informacioni thoshin se një gazetar zbuloi që ky zotëri ka ardhur për trafik droge dhe jo për turizëm. P0o e them këtu, Shqipëria është rrugë normale e trafikut. Shqipëria ka kapur vetëm avionët që kanë rënë në tokë. Ata avionë që i kanë pasur rrotat në rregull nuk i kanë kapur dot… Kam thënë të vërtetën, kjo është detyra ime edhe nëse do më izolonin.

Ka ndërmend Prokuroria të ngrejë ndonjë akuzë?

Artan Hoxha: Fakti që më janë sekuestruar mjetet e punës, aty janë arkiva të tëra, një celular ka memorien e një kompjuteri kam me dhjetëra orë filmime aty brenda. Kur më morën në pyetje kam dhënë gjithë dinamikën e punës time dje, nga momenti që dëgjova Flamur Nokën nisa punën për të zbuluar çfarë ndodh.

Ishin të shqetësuar prokurorët?

Artan Hoxha: Fillimisht po, kërkonin me ngulm të dinin burimet. Por në të 5 rastet kam këmbëngulur që nuk e dekonspiroj burimin. Ne i ruajmë dhe nuk po i nxjerrim burimet tona, dhe kur i mësojnë cilët janë na i dëmtojnë. Unë nuk shkoj aty ku janë nga 20-30 rrënjë, por shkoj aty ku mbillen sipërfaqe të mëdha, dhe është e përfshirë policia. Unë uroj që Prokuroria të ketë një reagim të shpejtë, pasi më kanë hequr mjetet e punës. Kam humbur gjithë kontaktet e mia.

Nga njëra anë është avioni, dhe nga ana tjetër është pista. Pronarët e tokës janë marrë në pyetje. Një prej tyre ka deklaruar se e ka dhënë me qira tokën te një person që do ta kthente në pistë hipizmi. Sipas policinë avioni do të qëndrojë atyre deri në përfundim të hetimeve…


Artan Hoxha: 
Në rastin Riformatto avioni ka qëndruar gjatë. Avioni u bë aty si pikë turistike. Kanë shkuar edhe çifte për të bërë klipin. Në rastin konkret pista ku ndodhet avioni i rrëzuar dje në mëngjes ka një rrugë mjet të vështirë rurale. Krahët e avionit janë më të gjera se rruga. Rruga ka pemë anash, është rrugë me baltë. Marrja e avionit është një problem më vetë për institucionet tona. Duhet të gjendet një mënyrë teknike sesi mund të transportohet avioni në një mënyrë të sigurt, që të mos jetë nën efektin e kushteve atmosferike. Tani të kthehemi te pronarët e tokës. Më duket si në rastet e parcelave me hashash. Nuk del lidhje mes pronarëve të tokës dhe atyre të përfshirë në ngjarje. Alibia për pistë hipizmi nuk qëndron. Pse nuk shkojnë më tutje, kjo është pistë për ta. Deri në këto momente për fat të keq mua nuk më duket se hetimet po shkojnë mirë. Të dy institucionet kryesore që kanë në dorë suksesin e hetimit, Policia dhe Prokuroria nuk po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin por kanë hyrë në një betejë. Kjo bën që trafikantët e vërtetë t'u shpëtojnë hetimit. Policia italiane ka ardhur në vendngjarje, nëpërmjet ekspertëve të tyre. Kanë krijuar databasen e tyre. Nga informacioni që kam, pala italiane është më e avancuar se ne.

Zbardhet dëshmia, piloti: Si më kontaktuan shqiptarët e Milanos, do merrja 20 mijë euro për çdo rrugë

Posted: 16 Sep 2016 08:15 AM PDT

20 mijë euro do të merrte piloti italian Guido Andrea Guidi nga trafikantët shqiptarë për çdo rrugë të transportit të drogës nga Shqipëria në Itali.

ABC News ka mësuar piloti 69-vjeçar ka pranuar të bashkëpunoi me prokurorin për krime të rënda, duke treguar me detaje misionin e tij në Shqipëri.

Ai i ka thënë hetuesve se pak muaj më parë, nëpërmjet një miku të tij italian, të cilin e ka identifikuar, por që rezulton ish i dënuar për trafik droge, kishte takuar një shtetas shqiptar të sap dalë nga burgu italian, pjesë e rrjetit kriminal të Milanos.

Takimi, sipas pilotit italian ishte bërë në Milano, ku kishte pranuar të bënte transport të drogës me avion të vegjël kundrejt pagesës. Në deklarime, ai ka thënë se e kishte pranuar ofertën për shkak të problemeve financiare ku në çdo rrugë të transportoja 200 kg hashash kundrejt shumës prej 20 mijë eurove.

Pagesat, ka thënë 69-vjeçari do t’i merrja pasi të dorëzonte mallin në Itali.

Pas bisedës, ai ka thënë se kishte hyrë në territorin shqiptar në mënyrë të rregullt në dy raste ku është pritur dhe përcjellë nga individ që nuk i mbante mend, siç nuk kujtonte edhe emrin e shtetasit shqiptar të takuar në Milano.

Pas këtyre bisedave, ai ka pranuar të vijë në Shqipëri për të parë pistën e ngritur në zonën e Ishmit, për të cilën ka marrë koordinatat e duhura.

Para hetuesve ai ka thënë se është nisur në mëngjes herët nga Bari nga një pistë private duke mos e ndezur transponderin për tu identifikuar nga radarët. Në deklarime, 69-vjeçari thotë se ka fluturuar në lartësi dhe në afërsi të bregut ka bërë uljen në pistën e improvizuar.

Pas uljes, ka thënë piloti, kamë bërë kthimin e avionit dhe në momentin që po tentoja të ngrihesha rrota e parë ka ra në një gropë, duke u thyer. Ai ka thënë se kishte ardhur për të testuar pistën dhe në fund të muajt shtator do të bënte rrugën e parë, ku do të merrte 200 kg hashash. Para hetuesve ai ka thënë se nuk po e priste njeri në pistë. Mësohet se prokurorëve i ka dorëzuar një aparat celular ku kishte disa numra, që po verifikohen. Këtë rrëfim, mësohet se piloti 69-vjeçar e ka bërë me kusht që të hetohet në gjendje të lirë, kusht që i është plotësuar nga prokuroria për krime të rënda e cila ka marr në mbrojtje nga zyra për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Nga ana tjetër, ndaj tij për momentin është ngritur vetëm akuza e shkelje të rregullave të hapësirës ajrore, vepër e cila përbën kundërvajtje penale duke favorizuar kështu pilotin 69 vjeçar.

Hetimet për këtë çështje mbetën një sekret nga ana e prokurorisë, e cila gjatë veprimeve hetimore i ka bllokuar aparatet celular edhe oficerëve të policisë, të cilët gjatë rrëfimit kanë regjistruar me kamera deklarimin e italianit, në prani të avokatit mbrojtës.

Gjithashtu mësohet se prokuroria ka shoqëruar edhe pronarët e tokës ku ndodhet pista, të cilët kanë mohuar se janë ata ndërtuesit e saj në fshatin Gotull të Ishmit. Ata kanë treguar personin që ia u kishte marr me qira, i cili është shoqëruar në orët e vona të mbrëmjes së enjte. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por ai ka pranuar se pistën e kishte ndërtuar jo për të ulur avion por për gara kuajsh. Kjo alibi po verifikohet nga prokuroria, për të parë nëse personat në Itali që kanë kontraktuar pilotin Italian kanë lidhje me pronarët dhe qeramarrësin e tokës.

Ndërkohë gjatë kontrollit të avionit, policia dhe prokuroria nuk kanë gjetur gjurmë të lëndëve narkotike. /Abcnews

“Misteri i pilotit italian në pistën e narkotrafikantëve”

Posted: 16 Sep 2016 06:58 AM PDT

Ndalimi i pilotit italian në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave përtej Adriatikut. Dy gazetat më të mëdha italiane, "Corriere della Sera" dhe "La Repubblica" e kanë raportuar gjerësisht këtë ngjarje.

Kështu, prestigjiozja italiane "La Repubblica" duke shkruar për uljen e avionit të vogël në zonën e Ishmit në Durrës, jep disa detaje duke cituar se piloti Guido Guidi avioni i të cilit mbeti i bllokuar në territorin shqiptar dyshohet se ka lidhje me klane kriminale të trafikut të drogës dhe armëve dhe trafikimin me avionë me anë të pistave sekrete në Bari e Brindizi.

La Repubblica shkruan se piloti italian ishte arrestuar në 2006 pas një aksidenti të ndodhur në 2003 ku kishin humbur jetën dy persona dhe ku Guidi ishte pjesë e kompanisë së avionëve Eurojet.

Pas "La Repubblica", edhe "Corriere della Sera", ka pasqyruar me detaje rrëzimin e avionit të pilotit italian në Ishëm të Durrësit.

"Corriere della sera" në artikullin me titull "Ulet në pistën e narkotrafikantëve. Misteri i pilotit italian", duke raportuar ngjarjen vë në dukje edhe hipotezën e hetuesve se avioni do të merrte si ngarkesë lëndë narkotike.

"Corriere della sera" shkruan se burimet e saj të informacionit flasin për lidhje të pilotit italian me rrugët e trafikantëve të drogës.

"Gjatë viteve të fundit, shkruan media italiane, është shtuar fort

"Në fushën e Ishmit gjendet një tokë e punuar, një pistë natyrale, që lejon avionët e lehtë të ulen e ngrihen, duke marrë parasysh se avionëve turistikë u duhen pak qindra metra", vazhdon artikulli.

"Corriere della sera" thekson se "autoritetet shqiptare nuk kanë marrë nga piloti milanez asnjë komunikim për hyrjen e tij në hapësirën shqiptare dhe asnjë SOS për urgjencën e uljes për shkak të defektit të avionit. E natyrisht ky fakt nuk ndihmon pilotin italian që ka një të kaluar të dyshimtë".

Sopranoja shqiptare që magjepsi Mbretëreshën e Spanjës (VIDEO)

Posted: 16 Sep 2016 06:31 AM PDT

Ajo është një krenari për të gjithë shqiptarët! Zëri brilant i Ermonela Jahos do të vazhdojë të kumbojë me rolin e saj në Teatrin Mbretëror në Spanjë, gjatë shtatorit dhe tetorit.

14265025_1103644843005971_3303692100184006188_n

Mbrëmë, Ermonela Jaho magjepsi publikun e Spanjës, të cilët paguan një shumë të lartë për ta parë rikthimin e "Otello"-s së Verdit në teatër. Ata duket se u mrekulluan nga simbioza mes sopranos shqiptare, në rolin e Desdemonës dhe tenorit Gregory Kunde në rolin e Otellos.

Një fund triumfal, është cilësuar akti final i operës së famshme mbrëmë, para të pranishmëve në Madrid të Spanjës.

14311420_1103644759672646_5148531814156078625_o

Mbretëresha Leticia e Spanjës ishte e pranishme në hapjen e sezonit të Teatrit Mbretëror, bashkë me një pjesëtarët e familjes mbretërore, si dhe për të ndjekur një nga kryeveprat e realizuara në mënyrën më të mirë.

20160916092812414600

Duartrokitjet zgjatën disa minuta për dyshen dhe për gjithë ekipin që në fund të operës u mblodh në skenë. Kunde konsiderohet ndoshta Otello më i mirë i të gjitha kohërave, ndërsa Jaho me performancën e Desdemonës, dha emocionet që priteshin./ Icon Style

Përdoreni sodën e bukës për rritjen e flokëve

Posted: 16 Sep 2016 06:11 AM PDT

auto_soda-bukes-650x3581435258695-550x303Nëse jeni praktikues të mjekësisë alternative dhe jeni të vendosur për të shmangur efektet e produkteve të mbushura plot kimikate për trajtimin e flokëve, me kimikate, kjo mënyrë do t'ju sigurojë rezultate të pabesueshme.

Përzieni ¼ sodë buke me ¾ ujë. Nëse i keni flokët në gjatësinë e supit, përzieni 2-3 lugë sodë buke me 3 herë më shumë ujë, doza varet nga gjatësia e flokëve tuaj. Përziejni mirë përbërësit sëbashku. Aplikojeni masën e krijuar nga rrënjët deri tek maja dhe lëreni të veprojë për 3 minuta, pastaj lajeni kokën me ujë të ngrohtë.

Masa e përgatitur do të rigjenerojë flokët tuaj, ju jep shkëlqim, redukton zbokthin dhe do të shërbejë si trajtues i tyre.

Efektet e para janë të dukshme pas trajtimit të parë, dhe pas disa herëve, flokët tuaj do të fillojnë të rriten me shpejtësi, si dhe do të duken të fortë, me shkëlqim dhe tepër të shëndetshëm! Nëse nuk jeni të sigurt që keni eliminuar soden hidhni një pikë shampo dhe bëni një shpëlarje të fundit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more