Skip to main content

Tirana Observer: “4 ushqimet që nuk duhet t’i ngrohni në mikrovalë” plus 9 more

Tirana Observer: “4 ushqimet që nuk duhet t’i ngrohni në mikrovalë” plus 9 more


4 ushqimet që nuk duhet t’i ngrohni në mikrovalë

Posted: 02 Sep 2016 09:44 AM PDT

ushqimeQumështi i gjirit – Një arsye e fortë pse këshillohet që fëmijët të ushqehen me qumësht gjiri është që ata të kenë mundësi të marrin agjentët antibakterial që gjenden te ai.

Nga një studim, ku u morën 22 mostra qumështi gjiri, disa prej tyre u ngrohën në temperaturë të lartë dhe disa në temperaturë të ulët, u arrit në përfundimin se qumështi që u ngroh në temperaturë të lartë kishte 18 % më shumë bakterin E –coli se qumështi që nuk u ngroh në mikrovalë.

Brokoli – Brokoli është një nga perimet që ngrohet më së shumti në mikrovalë, për arsye shpejtësie. Në përgjithësi, kur gatuhen ushqimet i humbasin disa nga lëndët e tyre ushqyese, madje edhe gatimi me avull, që është një nga format më të këshillueshme për të gatuar, bën që brokoli të humbasë rreth 11% të antioksiduesve. Gatimi i brokolit në mikrovalë shkakton humbjen e 97% të antioksiduesve.

Frutat e ngrira – Blerja e frutave të ngrira nuk është e dëmshme për shëndetin tonë, sepse procesi i ngrirjes bën që fruti të ruajë vlerat e tij ushqyese. Pasi këputet nga pema, fruti  fillon menjëherë të humbasë vlerat e tij ushqyese. Por studimet e fundit kanë treguar se shkrirja e frutave të ngrira duke përdorur mikrovalën i kthen lëndët ushqyese të tyre në substanca kancerogjene. Mënyra më e mirë për të shkrirë frutat e ngrira është t'i lësh ato në temperaturën e ambientit.

Mishi i ngrirë – Jo të gjitha mikrovalët rrotullohen dhe kjo mund të bëjë që mishi të mos shkrijë i gjithi njëlloj, ai mund të shkrijë shumë mirë nga jashtë ndërkohë që brenda është ende i ngrirë. Më rritjen  e temperaturës së mishit të ngrirë, rritet edhe niveli i baktereve në të. Nëse mishi nuk gatuhet menjëherë pasi është shkrirë, është e sigurt se çfarë do të konsumoni më vonë do të jetë një vakt plot e përplot më baktere.

Studimet japoneze kanë treguar se gatimi i mishit në mikrovalë për më shumë se 6 minuta shkakton humbjen e gjysmës së sasisë së vitaminës B 12. Mënyra më e mirë për ta shkrirë mishin është ta lini në frigorifer për një natë, ose ta shkrini duke e lënë në ujë të ftohtë të rrjedhshëm. /shendeti.com.al/

Vrau efektivin e FNSH-së, RENEA kap të gjallë autorin

Posted: 02 Sep 2016 09:31 AM PDT

Forcat e RENEA-s kanë kapur të gjallë autorin që vrau efektivin e policisë.

David Qosaj që dyshohet se është me probleme mendore, ka qëlluar me armë në drejtim të policisë, duke lënë të vdekur efektivin FNSH-së, Adrian Kodra.

Forcat e rendit kanë ndërhyrë me një autoblindë, ndërsa kanë përdorur edhe gaz lotësjellës për ta detyruar agresorin të dorëzohet.

Video: 10 qytetet më të çuditshme në botë

Posted: 02 Sep 2016 09:26 AM PDT

Cilët janë 10 vendet ku jetohet jashtë të zakonshmesh: nga qyteti me vetëm dy banorë tek ai komplet blu.

c242f3e64c

Janë "të çuditshëm" sepse hyjnë në konceptin normal që një qytet duhet të jetë. Slab City në Kaliforni, Manshiyat Naser në Kairo, Chefchaouen në Marok, Central në Pensilvani, Coober Pedy në Australi, Gibsonton në Florida, Miyake-Jima Island në Tokio, Monoëi në Nebraska, Kowloon Walled City në Hong Kong, Manila North Cemetery në Filipine: këta janë vendet që kanë histori të veçanta.

Zbulojini duke parë videon:

Kafja e mëngjesit na përmirëson kujtesën

Posted: 02 Sep 2016 09:22 AM PDT

kafe-634x356Gjatë viteve të fundit, studime të ndryshme kanë treguar për përfitimet e shumta të kafes. Një studim i fundit ka zbuluar se kafja e mëngjesit ndihmon në përmirësimin e kujtesës, largon stresin dhe parandalon një nga sëmundjet më vdekjeprurëse, kancerin.

Gjatë një studimi të fundit, të publikuar tek revista "Scientific Reports", u monitorua një receptor në tru që fillon të dobësohet me kalimin e moshës dhe me rritjen e niveleve të stresit. Me kalimin e kohës, në trurin tonë fillon të rritet numri i hormoneve të stresit. Ky proces ka një efekt të dëmshëm në memorien tonë. Hulumtuesit shkencorë nga instituti kërkimor francez "Inserm" e nxitën këtë proces të plakjes tek minjtë.

Ata më pas u dhanë atyre kafeinë, që bllokon dhe mbron receptorin e lidhur me moshën dhe stresin. Në fund të studimit u vu re një stabilizim i gjendjes mendore të minjve. Ky eksperiment mund të përdoret për studime të tjera në lidhje me shëndetin mendor.

Një tjetër studim i publikuar nga Revista Ndërkombëtare e Kancerit tregoi se konsumimi i kafes ul rrezikun për t'u prekur nga kanceri në tru. Gjatë studimit u analizuan të dhënat e më shumë se 100 mijë njerëzve nga Qendra Japoneze e Shëndetit publik, përgjatë viteve 1990-2012. Hulumtuesit shkencorë nxorën të dhëna në lidhje me konsumimin e kafes dhe çajit jeshil, dhe i krahasuan ato me simptomat e zhvillimit të tumorit në tru. Midis çajit jeshil dhe tumorit në tru nuk u vu re asnjë lidhje. Ndërsa kafja kishte ul rrezikun e zhvillimit të tumorit në tru tek popullsia japoneze.

Nard Ndoka: Bashkëshortja më nxiti të kërcej në DWM

Posted: 02 Sep 2016 08:48 AM PDT

Deputeti i PDK, Nard Ndoka, duke hyre ne seancen e pare parlamentare, pas arrestimit te Guvernatorit te BSH Ardian Fullani dhe kryeinspektores, Elivar Golemi./r/n/r/nLawmaker, Nard Ndoka, during a parliamentary session.

ac02a707d2dae079ac49d76d375739efNard Ndoka nuk ka vetëm sfidën e përballjes me vështirësitë e vallëzimit, në DWM, por edhe me komentuesit, kolegët, të njohurit, të cilët, jo të gjithë e kanë inkurajuar. Megjithatë, ai ka vendosur ta hedh këtë hap tashmë, duke argumentuar pse dhe duke treguar si po ndihet me Greta Koçin.

Pse vendoset të merrni pjesë në Dance With Me?

Së pari, nuk mund t'i thosha jo Vera Grabockës, personazhit që e vlerësoj dhe simpatizoj ndër vite për punën dhe misionin e saj profesional.Së dyti, është spektakli më popullor dhe më i ndjekur nga publiku.Së treti, ka një slogan nga tifozët ‘Kuq e Zi’: kush nuk kërcen nuk është shqiptar!

Është një pasion i vjetër vallëzimi?

Unë jam marrë me sport shumë vite, vallëzimi ka mbetur një pasion, që politika ma fshehu duke e bërë si ‘mollë të ndaluar’ për mua, nga komplekset, impenjimet dhe mentaliteti ynë jo fort i çliruar nga paragjykimet e rastit. Gjithsesi kërcimi është një art në vete, që do më mbeste në mendje si një ëndërr e parealizuar si duhet, në performancën më të mirë të mundshme, ashtu siç realizova sportin dhe politikën.

Si e kanë komentuar në rrethet politike, çfarë thanë në Parlament kolegët dhe si e keni motivuar pjesëmarrjen?

Komentet e para kanë mbërritur! Dikush thotë "pse e bëre?", të tjerë "shumë mirë!". Ca të tjerë "edhe këtë e bëre?!"  Pra, ka debate, mosbesim, kritika, ironi, por edhe xhelozi. Unë pata vetëm një përgjigje për ta: do t'ju emancipoj edhe ju, që mos t’ju vijë turp, që të kërceni kudo në ambiente të gëzuara.

Çfarë nënkuptonit me përgjigjen "Do t'ju emancipoj"?

Po shpesh politikanët janë të mbarsur me komplekse, kërkojnë të ruajnë profilin e një ‘supernjeriu’, që duhet të jetë i privuar të bëjë çdo gjë që bën një njeri i zakonshëm. Pra, emancipim në këtë rast është, se edhe ne jemi njerëz të zakonshëm dhe duhet të bëjmë çdo gjë njerëzore.

Bashkëshortja çfarë thotë për pjesëmarrjen?

Gjithmonë më ka kritikuar, se unë ngurroja të kërceja në ambiente publike dhe kur e merrja guximin nuk shkëlqeja shumë. Kur e diskutuam më tha që të kam thënë të kërcesh më mirë, por jo kaq shumë mirë, sa në Danc With Me! Kam mirëkuptimin e saj maksimal, por do më duhet punë pas spektaklit që të barazohemi..!

Me Gretën çdo gjë ok?

Greta është një gocë e jashtëzakonshme, e thjeshtë, e çiltër, shumë sportive, por për fatin tim edhe shumë profesioniste, çfarë po më lehtëson në lartësimin tim të shpejtë si konkurrent serioz në këtë garë.

Cila është partnerja më e mirë që keni vallëzuar?

E para bashkëshortja ime Kozeta, kam kërcyer shumë edhe me partnere të tjera, Linda Batista është një italo-baraziliane që ishte edhe në listë në Dance With Me. Alba Hoxha është balerina që unë po kërcej në prova, që mendoj do jemi bashkë edhe në spektakël, një balerinë super e talentuar, që të imponon disiplinë në vallëzim dhe të jep shumë profesionalizëm nga vetja. Me Gretën po ecim shumë mirë, megjithëse në hapat e parë, por kemi filluar të mendojmë edhe për fundin, natën finale!

E akuzuan se kishte punuar si prostitutë, Melania Trump, padi ndaj Daily Mail

Posted: 02 Sep 2016 08:22 AM PDT

Melania Trump, bashkëshortja e kandidatit republikan për president, Donald Trump ka paditur gazetën Daily Mail Online, lidhur me artikuj sipas së cilave ajo kishte punuar si eskortë në Nju Jork në vitet 1990.

Avokatët e zonjës Trump e depozituan padinë kundër Mail Media, Inc., kompania që ka në pronësi Daily Mail, në një gjykatë në Maryland të enjten, duke kërkuar 150 milionë dollarë dëmshpërblim për ato që ata i quajtën deklarata "jashtëzakonisht dëmtuese", që ka bërë ky portal.

"Mes gënjeshtrave të shumta, janë ato që zonja Trump ishte 'eskortë' në vitet 1990 para se të njihej me bashkëshortin e saj. Veprimet e të pandehurit janë aq skandaloze, keqdashëse dhe të dëmshme ndaj zonjës Trump, saqë dëmshpërblimi vlerësohet 150 milionë dollarë", shprehet në një deklaratë avokati Charles Harder.

Padia u depozitua pasi Daily Mail nxorri një përgënjeshtrim të një artikulli që botoi më 20 gusht nën “Fotografi nudo dhe pyetje shqetësuese për vizat: E kaluara skandaloze e gruas sllovene në Donald Trumpit".

Në përgënjeshtrim, Daily Mail tha se nuk kishte pasur kurrë si synim që të sugjeronte se zonja Trump kishte punuar ndonjëherë si prostitutë./VOA

Aktorja Salma Hayek feston ditëlindjen e 50-të

Posted: 02 Sep 2016 08:20 AM PDT

salma-hayek-77-h AN79221658684-05e-Shot_02_0 rs_634x951-150714072410-634.3.Salma-Hayek-Allure-Magazine.jl.071415 GcXjcvdE lindur në Meksikë ajo është vajza e një afaristi me origjinë libaneze dhe e një këngëtareje lirike. Bëhet fjalë për aktoren, Salma Hayek, e cila feston sot 50 vjetorin e lindjes.

Bukuroshja latine aktivitetin e saj e filloi në vendlindje duke marrë pjesë në disa telenovela.

Në vitin 1995 mbërrin filmi i saj më i rëndësishëm, "Desperado", në krah të aktorit Banderas, duke i dhënë një sukses të jashtëzakonshëm.

Me bukurinë e saj latine dhe format perfekte është akoma më magjepse dhe në moshën 50 vjeçare.

Fjolla Morina zyrtarisht në “Dance with Me”

Posted: 02 Sep 2016 08:03 AM PDT

685 14192158_1006056102826061_9213736453036936418_n-360x450Këngëtarja seksi, Fjolla Morina do të jetë pjesë e spektaklit "Dance with me Albania", në edicionin e tretë. Mami seksi kohët e fundit ka provokuar më shumë me asetet e saj sesa me këngët. Me sa duket në këtë edicion, Fjolla do të jetë përfaqësuesja e vetme nga Kosova.

 

Gjeneral Douglas MacArthur: Ushtarët e vjetër kurrë nuk vdesin, ata thjesht meken

Posted: 02 Sep 2016 07:59 AM PDT

Rubrika: Fjalimet që ndryshuan botën

Gjeneral Douglas MacArthur*

Fjalimi i lamtumirës në Kongres, Uashington, 19 prill, 1951

I kam lënë bijtë tuaj duke luftuar në Kore. Ata janë të mrekullueshëm në çdo anë

Ju drejtohem pa zemërime dhe pa hidhërime në muzgun e jetës, por me një qëllim në mendje: t'i shërbej vendit tim.

Edhe pse nuk isha konsultuar më parë me vendimin e Presidentit për të ndërhyrë në mbështetje të Republikës të Koresë, ai vendim nga një këndvështrim ushtarak ishte i arsyeshëm, pasi ne e sprapsëm pushtuesin dhe i ekzekutuam forcat e tij. Fitorja jonë ishte e kompletuar, dhe objektivat tona të arritshme, kur Kina e Kuqe ndërhyri me forca shumë më të mëdha në numër.

Kjo krijoi një luftë tëre dhe një situatë krejt të re, një situatë jo të parashikuar kur forcat tona u sulën kundër forcave të pushtuesve të Koresë së Veriut; një situatë në të cilën duheshin marrë vendime të reja në sferën diplomatike, për të bërë ndryshime realiste të strategjisë ushtarake.

Vendime të tilla nuk kanë qenë të disponueshme.

Askush me mendje të kthjellët nuk do të këshillonte t'i dërgonim forcat tokësore në Kinën kontinentale, dhe diçka e tillë nuk ka qenë kurrë as ide, situata e re kërkonte urgjentisht një rishikim drastik të një plani strategjik nëse qëllimi ynë politik isht të mundnim këtë armik të ri, ashtu siç kemi mundur të vjetrin.

Përveç nevojës ushtarake, për të neutralizuar mbrojtjen e shenjtë që armiku kishte në veri të Yalu, ndjeva se nevoja ushtarake në drejtimin e luftës ishte i nevojshëm: në fillim, intensifikimi i bllokadës ekonomike kundër Kinës; së dyti, imponimi i një bllokade detare kundër bregdetit kinez; së treti, heqja e kufizimeve të gjurmimeve detare për bregdetin e Kinës dhe Mançurisë; së katërti, heqja e kufizimeve të forcave të Republikës së Kinës për Formosën, me mbështetje logjike për të kontribuar në operacionet efektive kundër armikut të përbashkët.

Meqë i kam mbështetur këto pikëpamje, të gjitha të hartuara me profesionalizëm për të mbështetur forcat tona në Kore dhe për t'i dhënë fund armiqësive pa vonesën më të vogël, gjithashtu dhe për të shpëtuar jetën e amerikanëve dhe të aleatëve, jam kritikuar ashpër, më shumë jashtë, me gjithë arsyetimin tim se nga një këndvështrim ushtarak pikëpamjet e mësipërme janë ndarë me çdo lider ushtarak në fushatën koreane, përfshirë dhe shefat e përbashkët të stafit.

Kam kërkuar për përforcime, por më informuan se përforcimet nuk ishin të disponueshme. E bëra të qartë se nëse nuk më lejohej të shkatërroja bazat e armikut në veri të Yalu, nëse nuk më lejohej të përdorja forcat kineze me 600 mijë burra në Formosa, nëse nuk më lejohej të bllokoja bregun kinez për të parandaluar të kuqtë kinezë të përforcoheshin, pozicioni i komandës nga një pikëpamje ushtarake e pengonte fitoren.

Janë bërë mjaft përpjekje për të shtrembëruar pozicioni tim. Është thënë se unë isha një shitës i luftës. Asgjë nuk është më larg së vërtetës. Unë e njoh luftën ashtu si shumë pak burra tani e njohin, dhe nuk ka gjë më të padurueshme. Unë kam përkrahur prej kohësh zhdukjen e saj, pasi shkatërrimi i saj për miqtë dhe armiqtë e ka bërë të panevojshme si mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Ka disa që, për arsye të ndryshme, do ta kënaqnin Kinën e Kuqe. Ata janë të verbër ndaj mësimeve të qarta të historisë, pasi historia na mëson duke vënë theks, se paqësimi lind një luftë të re dhe më gjakatare.

I kam lënë bijtë tuaj duke luftuar në Kore. Ata janë përballur me të gjitha provat atje, dhe unë mund t'ju raportoj pa rezerva se ata janë të mrekullueshëm në çdo aspekt.

Unë po i jap fund 52 viteve në shërbimin ushtarak. Kur hyja në ushtri, para fillimit të këtij shekulli, ndjeva plotësim të të gjitha shpresave dhe ëndrrave djaloshare. Bota është kthyer përmbys shumë herë që kur bëra premtimin në fushën e Uest Point, dhe shpresat dhe ëndrrat kanë avulluar që atëherë, por ende më kujtohet refreni i një prej baladave më popullore të asaj dite, e cila shpallte me krenari se ushtarët e vjetër kurrë nuk vdesin; ata thjesht meken.

Dhe ashtu si ushtari i vjetër i asaj balade, tani jam pranë fundit të karrierës ushtarake dhe jam mekur, një ushtar i vjetër i cili u përpoq të bëjë detyrën e tij, ashtu siç Perëndia e ndriçoi ta shihte atë detyrë.

Mirupafshim.

* Gjeneral amerikan. Personazh me ndikim në ushtrinë amerikane, i njohur për strategjitë e tij fituese ushtarake gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në Kore. Në vitin 1945, gjenerali i Ushtrisë amerikane, Douglas MacArthur, kryesoi një ceremoni me rastin e dorëzimit të Japonisë, çka i jepte fund Luftës së Dytë Botërore. Ceremonia e shkurtër u zhvillua në Gjirin e Tokios, në luftanijen amerikane, Missouri, anija e komandantit të flotës amerikane të Paqësorit. Duke iu drejtuar përfaqësuesve të aleatëve, që ishin mbledhur në anije, gjenerali MacArthur tha se sikurse mbarë njerëzimi, ai shpresonte që pas kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme një botë më e mirë do të dilte nga gjaku dhe tmerret e së kaluarës, një botë që do t'i përkushtohej dinjitetit të njeriut dhe plotësimit të dëshirave më të shtrenjta të njerëzimit, lirisë, tolerancës dhe drejtësisë.

Zbardhet dëshmia e tre të arrestuarve për grabitjen e bankës në ish-Bllok

Posted: 02 Sep 2016 07:41 AM PDT

"Në të gjitha vjedhjet, më përmendin mua të parin, thonë se e ka bërë Landi, por unë nuk kam asnjë lidhje me grabitjen e bankës në bllok."

Kjo ka qenë fraza e përsëritur që Roland Liti Zekaj ka shqiptuar gjatë kohës së marrjes në pyetje nga prokurori dhe oficerët e policisë gjyqësore.

Por ai në asnjë moment nuk ka dhënë sqarim justifikues se përse gjurma e gishtave të tij ndodhej në një shishe uji pranë murit të hapur, në magazinën e bodrumit nga ku u krye grabitja.

Ndërsa për hyrjen në Shqipëri në mënyrë të parregullt nga Mali i Zi, 37-vjeçari është shfajësuar me radhët e gjata në pikën kufitare, duke u shprehur se nuk mbante mend nëse ia kërkuan policët pasaportën apo jo.

Qëndrim mohues për implikimin në grabitje ka mbajtur dhe 23–vjeçari Alan Babameto, i cili ka deklaruar se Roland Litin e njeh vetëm si çun të lagjes dhe se nuk ka dijeni për veprimet e këtij të fundit. Por takimet e shpeshta dhe përgjimet ambientale para arrestit hedhin poshtë alibinë e tij.

23-vjeçarit në momentin e arrestimit i'u gjetën 5 mijë euro, të cilat nuk i justifikon me të ardhurat personale dhe familjare.

Robert Kulla i cili u kap në një makinë fouristradë Benz Ml, në pronësi të Roland Litit , është shprehur i rezervuar duke deklaruar se 37- vjeçari i kishte borxh një shumë parash, duke mohuar dyshimet për dhënien e parave me fajde.

Ai ka pretenduar para hetuesve se para, gjatë dhe pas grabitjes së bankës ka qenë në plazhin e Tales me disa shokë.

Hetimet proceduriale po vijojnë për të dokumentuar të plotë veprimtarinë kriminale të personave të arrestuar, ndërsa dyshohet se rrjeti i personave të implikuar në grabitje në formën e bashkëpunimit të jetë më i madh.

Paraditen e së shtunës, tre të arrestuarit pritet të dalin para Gjykatës së Tiranës për vlerësim të masës së sigurisë.

Tv Klan

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more