Skip to main content

“Shëtitja në park ul tensionin e gjakut dhe na bën më të lumtur” plus 2 more Shëndetësia

“Shëtitja në park ul tensionin e gjakut dhe na bën më të lumtur” plus 2 more Shëndetësia


Shëtitja në park ul tensionin e gjakut dhe na bën më të lumtur

Posted: 10 Sep 2016 01:39 PM PDT

Të paktën një herë në javë, largojuni ngarkesave të ditës për të shëtitur gjysmë ore në park. Kërkon fare pak mund dhe organizim, por është diçka që i sjell mjaft mirëqenie trupit, pasi ul tensionin e lartë dhe ndihmon shëndetin mendor.

Ky është përfundimi të bërë në universitetin e Queensland dhe nga "Centre of Excellence for Environmental Decisions".

Studiuesit kanë analizuar 1538 njerëz, duke krahasuar zakonet e tyre gjatë javës, aktivitetin fizik dhe marrëdhënien që kanë me natyrën.

Nga rezultatet doli në pah se ata që shëtisnin në park kishin më pak mundësi për të zhvilluar sëmundje kardiake, stres, ankth dhe depresion.

"Nëse të gjithë do të shkonin të shëtisnin në një park pranë shtëpisë, të paktën 30 minuta në javë, ekziston mundësia e 7% më pak në rastet e depresionit dhe 9% më pak për shqetësimet me tensionin e lartë", ka deklaruar dr. Danielle Shanahan, udhëheqëse e studimit, i cili u botua në "Nature Scientific Reports".

Senior couple walking in park.

Përfitimet që marrim nga natyra në dobi të shëndetit janë të ditura prej kohësh, por kjo risia e këtij studimi ishte saktësimi i kohës që nevojitet për të përfituar.

"E dimë prej kohësh që shëtitjet në ajër të pastër i bëjnë mirë shëndetit, tani po fillojmë të përcaktojmë saktësisht se për sa kohë kemi nevojë", shpjegon profesor Richard Fuller.

Provat specifike bëjnë fjalë për vizita të shpeshta për të paktën 30 minuta.

Grupi i studiuesve ka zbuluar, veç të tjerash, që personat që bëjnë vizita të gjata në hapësirat e gjelbra, përveç se kanë nivele të ulta të depresionit dhe të tensionit të lartë, zhvillojnë gjithashtu një ndjesi më të madhe solidariteti dhe empatie përkundrejt personave të tjerë.

Një dozë natyre në javë nuk kushton asgjë dhe nuk ka asnjë rrezik. Vini në praktikë terapinë që sjell natyra, pasi vetëm do të përfitoni, pa qenë e nevojshme të bëni sakrifica. /Telegrafi/

The post Shëtitja në park ul tensionin e gjakut dhe na bën më të lumtur appeared first on Telegrafi.

Të rinjtë inovativë kosovarë, shpikin dorën protetike të printuar 3D – për t’ju ndihmuar personave në nevojë

Posted: 10 Sep 2016 06:20 AM PDT

Besfort Berisha

Kishin dëgjuar se protezat protetike kanë çmime të larta, nga 700 euro e më shumë – varësisht nga kualiteti i protezës. Por, çmim më të lirë ka proteza që mund të realizohet me printerin 3D, fakt ky që ka shtyrë anëtarët e RotaractClubIllyrian të punojnë në këtë drejtim, për të lehtësuar jetët e mbi 150 personave në nevojë në Kosovë.

Për të realizuar prototipin, nga ana financiare ishte përkujdesur Rotary Prishtina International. Prototipi ishte printuar në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK). Ndërsa, ndihmë ka dhënë edhe qendra BONEVET në Gjakovë – sidomos me hapësirën e ofruar për vazhdimin e këtij projekti mbresëlënës.

Proteza funksionon duke e lidhur në kyçin e dorës. Kur lëviz kyçi, proteza – me anë të disa penjve – hyn në funksionon dhe e mundëson lëvizjen e dorës. Pra, gjithçka është mekanike pa nevojë për ndërhyrje kirurgjike.

Gjatë printimit në AUK

Gjatë printimit në AUK

Ekspertët kanë dalë me të dhënat se proteza e printuar në 3D është më e bukur në dukje dhe se kryen më mirë funksionet e saj, si lëvizjet apo mbajtjet e gjësendeve. Ajo nuk është aspak e rrezikshme, pasi materiali është krejtësisht organik.

Proteza është rezistente ndaj ujit, por assesi nuk duhet të ketë kontakt me ujin e nxehtë të vluar në mbi 100 gradë, meqë mund ta zbusë plastikën dhe ta deformojë atë. Sidoqoftë, proteza nuk i ka problem temperaturat e larta ditore.

Sa i përket peshës, kjo varet kryesisht nga madhësia dhe dizajni. Një protezë e madhësisë normale mund të peshojë nga 200-600 gramë.

Qëllimi i projektit të RotaractIllyrian është t'ju ndihmojë personave që kanë nevojë për proteza të tilla, ndërsa nuk mund ta përballojnë financiarisht. Kështu, ato nuk janë në shitje, por do të dhurohen.

Një nga përfitueset e saj këto ditë do të jetë një shtatëvjeçare nga Prishtina.

Printim i BONEVET

 

Për të përcjellë punën e klubit dhe për të kontaktuar me ta, vizitojeni faqen e tyre zyrtare në Facebook, duke klikuar:  KËTU Rotaract Ilyrian

/Telegrafi/

 

The post Të rinjtë inovativë kosovarë, shpikin dorën protetike të printuar 3D – për t'ju ndihmuar personave në nevojë appeared first on Telegrafi.

BRENGOSËSE: Antibiotikët më nuk ndikojnë në sëmundjet e transmetueshme seksualisht

Posted: 09 Sep 2016 11:58 PM PDT

Sëmundjet e transmetueshme seksualisht po bëhen imune ndaj antibiotikëve, theksohet në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Disa nga sëmundjet më të shpeshta seksualisht të transmetueshme, si p.sh. sifilizi, gonorreja dhe klamidia kryesisht trajtohen me antibiotikë, mirëpo raporti më i ri i OBSH-së tregon që mikroorganizmat, të cilët i shkaktojnë këto sëmundje, kohëve të fundit po zhvillojnë rezistencë ndaj trajtimeve aktuale, transmeton Telegrafi.

Këto sëmundje te femrat shtojnë mundësinë e abortit, shtatzëninë jashtë mitrës dhe inflamacionin e komblikut, por edhe te meshkujt edhe te femrat mund të shkaktojnë sterilitet dhe të shtojnë ndjeshmërinë ndaj HIV-it.

Meqenëse këto sëmundje po u përshtaten disa antibiotikëve më shpejtë se të tjerat, OBSH-ja ka ftuar qeveritë e shteteve që të ripërsërisin udhëzimet për trajtimin e tyre, në mënyrë që mjekët të mund të përshkruajnë antibiotikët të cilët akoma kanë ndikim.

maxresdefault

Sëmundjet seksualisht te transmetueshme janë infeksione që përftohen nëpërmjet marrëdhënieve seksuale. Mikroorganizmi që shkakton sëmundjen mund të kalojë nga personi i infektuar në partnerin e shëndoshë nëpërmjet gjakut, spermës, sekrecioneve vagjinale, si dhe çdo fluidi trupor.

Një pjesë e këtyre sëmundjeve mund të kalojnë nga nëna tek fëmija, gjatë shtatzënisë, gjatë lindjes, nëpërmjet transfuzionit të gjakut ose përdorimit të shiringave të infektuara.

Shumë prej këtyre infeksioneve nuk japin simptoma, dhe mbarten nga njerëz plotësisht të " të shëndetshëm" në dukje.

Rezistenca ndaj antibiotikëve konsiderohet si sfida kryesore globale e shëndetësisë në shekullin XXI. Ekspertët kanë frikë se pas disa viteve organizmi i njeriut mund të bëhet thuajse i pambrojtur kundër disa infeksioneve bakteriale. /Telegrafi/

The post BRENGOSËSE: Antibiotikët më nuk ndikojnë në sëmundjet e transmetueshme seksualisht appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more