Skip to main content

“Qysh me përgaditë maskë për largimin e rrudhave?” plus 5 more Qysh me

“Qysh me përgaditë maskë për largimin e rrudhave?” plus 5 more Qysh me


Qysh me përgaditë maskë për largimin e rrudhave?

Posted: 23 Sep 2016 04:23 PM PDT

Përbërësit:

  • 1 domate
  • 1 lugë sheqer
  • 1 lugë niseshte

Domaten e bluajmë në blinder derisa të bëhet pure.

Shtojmë përbërësit e tjerë.

I përziejmë mirë dhe e aplikojmë masën e përgaditur në fytyrë.

Masazhojmë fytyrën për disa minuta dhe shpërlajmë me ujë të ftohtë.

maske

The post Qysh me përgaditë maskë për largimin e rrudhave? appeared first on Kërko Qysh me.

Qysh me përgaditë rizoto me mish pule?

Posted: 23 Sep 2016 04:18 PM PDT

Përbërësit:

  • 4 lugë vaj
  • 300 gr. oriz
  • Kripë
  • 4 vezë
  • 2 speca të kuq
  • 400 gr. fileto pule
  • 300 gr. bizele të ngrira
  • Salcë soje
  • Piper

Përgatitja:

Nxehni vajin në tenxhere apo tigan.

Mënjëherë skuqni apo fërgoni orizin, hidhni 600 ml ujë, kripë, mbulojeni atë dhe përzieni herë pas here dhe nxeheni në temperaturë të mesme për 20 minuta.

Hidhni vezët, shtoni kripën dhe 1 lugë gjelle vaj dhe skuqni omletin të prerë në formë shiritash. Specat preni në gjysmë, hiqni farat e tyre, lani dhe preni në katror të vegjël.

Pastrojeni mishin, thajeni, prejeni në kube dhe skuqeni në vajin e mbetur.

Shtoni specat, bizeet dhe gatuani edhe për 4-5 minuta.

Përzieni mirë orizin me mishin me perimet për rreth 2 minuta. Më pas hidhni erëzat si salcë soje, kripë dhe piper, shtoni omletin e prerë dhe shërbejeni pjatën për ngrënie.

rizoto

The post Qysh me përgaditë rizoto me mish pule? appeared first on Kërko Qysh me.

Qysh me i shëru sëmundjet kronike të mushkërive?

Posted: 23 Sep 2016 04:10 PM PDT

Ka shumë probleme të ndryshme me mushkëritë,  mirëpo më të zakonshmet janë bronhiti, asma dhe llojet e ndryshme të të kollave.

Përbërësit:

  • – gjysëm kilogrami qepë
  • – gjysëm kilogrami sheqer
  • – dy limonë
  • – 5 litra ujë
  • – 7 lugë me mjaltë natyrale

Përgatitja:

Fillimisht e marrim sheqerin dhe e vendosim në një enë të metalit, vendoseni në zjarrë, gatuajeni në një temperaturë të ulët dhe përziejeni derisa të marrë ngjyrë kafeje të artë.

Pastaj e shtoni qepën e imtësuar dhe e gatuani bashkë me sheqerin, i shtoni më pas ujin dhe i gatuajmë së bashku në një temperaturë mesatare derisa uji të avullohet dhe të ngelet 1/3 e tij.

Lereni enën anash që të ftohet e më pas i shtojmë lëngun nga dy limonët e shtrydhur dhe mjaltin.

 Përfundimisht lereni përzierjen të pushojë pak, e pastaj e tendosim dhe e ruajmë në shishe qelqi.

Është e rëndësishme që të mbani mend të konsumoni një lugë nga ilaçi para çdo vakti derisa të harxhohet e tëra.

Nëse edhe pas kësaj terapie keni probleme me mushkëritë, përsëriteni proçesin e ilaçit derisa t`i shëroni mushkëritë plotësisht.

mushkni

The post Qysh me i shëru sëmundjet kronike të mushkërive? appeared first on Kërko Qysh me.

Qysh me i ditw pyetjet qw nuk duhet ti parashtroni miqve?

Posted: 23 Sep 2016 04:03 PM PDT

  1. "Kur do të martohesh?"

Kjo është një pyetje që mund ta parashtroni kur dëshironi ta vini dikë në një situatë të vështirë.

Ekziston mundësia që as ata vetë të mos e kenë bërë këtë diskutim për arsye krejtësisht të ndryshme.

Ndoshta nuk dëshirojnë të martohen, ndoshta ndonjëri prej tyre ka ende dyshime etj.

Se kur do të vendosin për këtë hap duhet të jetë vetëëm preokupimi i tyre së cilës juve ju takon vetëm t'i gëzoheni.

Gjithashtu, nëse jeni aq të afërt, s'do mend se ju do të jeni nga të parët që do t'ju njoftojnë për këtë vendim të rëndësishëm.

Young people drinking beer outdoors

  1. „Po shkoni në një udhëtim romantik? Vë bast se do të ktheheni me unazë!"

Të gjithë e dimë se udhëtimet romantike mund të kenë një parashenjë të atillë, por gjithashtu të gjithë e dimë se kjo nuk do të thotë të ndodhë me patjetër.

Këto deklarata mund ta rrisin presionin dhe shpresën se duhet të ndodhë gjithsesi dicka e atillë në udhëtim, të cilat ndjenja mund të sjellin zhgënjim.

shoke-4

  1. "A mund ta besosh se "ajo" është lidhur përpara teje?"

Përvec që kjo është një deklaratë dashakeqe në vetvete, kjo assesi nuk shkon përpara cifteve me të cilët flisni e të cilit ende s;janë përcaktuar për këtë hap.

shoke-3

  1. „Sigurisht që e ke vështirë. Por, mos u mërzit, do të vijë edhe koha jote."

A keni menduar ndonjëherë se në qoftë se për ju lumturi do të thotë lidhja, fejesa, martesa, fëmijët, kjo nuk do të thotë se është për të gjithë njësoj.

Ndoshta dikush nuk është i palumtur që nuk gjendet në ndonjë lidhje, që nuk është martuar apo që nuk ka fëmijë.

Ky koment fatkeqësisht nuk e ndihmon askë.

Nëse ky person paraprakisht nuk ju ka pohuar se është i palumtur në gjendjen në fjalë, s'keni të drejtë të besoni se është i tillë.

shoke-1

The post Qysh me i ditw pyetjet qw nuk duhet ti parashtroni miqve? appeared first on Kërko Qysh me.

Qysh me dekoru enterierin në vjeshtë?

Posted: 23 Sep 2016 03:52 PM PDT

  1.Mënyra më e thjeshtë për të arritur relaksimin vjeshtor është dekorimi i shtëpisë me fruta të vjeshtës, si gështenja, misër, kunguj, më pas aranzhmane të degëve të thata dhe të gjetheve shumë ngjyrëshe.

Motivet e natyrës e pasurojnë dhe e përmbushin ndjenjën që natyra është rreth nesh dhe brenda nesh.

Këso lloj dekorimesh janë të rekomandueshme për të gjitha hapësirat – nga kuzhina, dhoma e ditës deri tek dhoma e gjumit e tualetet.

enterierii

2.Dekorimin e dhomës së fëmijëve le ta bëjnë vetë ata.

Atyre, i gjithë ky proces duke filluar nga mbledhja e frutave të vjeshtës deri tek ndërtimi i dekorimeve për dhomë, do t'u duket i veçantë, ndjenjë për të cilën edhe shumë gjatë do të flasin.

enterierii-4

3.Vjeshta ka qenë gjithmonë inspiruese për artistët të cilët kreativitetin e tyre e kanë shfaqur duke pikturuar, duke bërë skulptura e sende dekorative si vazo, pjata, qypa etj.

Sendet dekorative dhe fotografitë me motive vjeshte, në mënyrë ideale do të përputheshin në pjesën e hyrjes në shtëpinë tuaj, dhomën e ditës apo edhe tek trapezaria.

Thjesht dhe shpejt do të fusni atmosferë vjeshtore përmes detajeve, të cilat lënë gjurmë të fuqishme në ndjesinë e gjithë hapësirës.

Me përzgjedhjen e materialeve do të theksoni atmosferën e dëshiruar në hapësirë.

Ato duhet të jenë të buta dhe të këndshme në prekje dhe domosdoshmërisht në paletë me ngjyrat vjeshtore.

enterierii-2

4.Mbulesat për ulëset, për karrige më pas jastëkët dekorues me motive diskrete të bimëve nga shtoftë dekorues apo nga kadifeja do të ishin përzgjedhje adekuate për përhapje të atmosferës vjeshtore në shtëpi.

enterierii-3

The post Qysh me dekoru enterierin në vjeshtë? appeared first on Kërko Qysh me.

Qysh me mbajtë dietë tre ditore?

Posted: 23 Sep 2016 03:14 PM PDT

Dieta më popullore tre-ditore është vetëm ajo me planin e rregulluar të vakteve, mëngjes, drekë dhe darkë të caktuar:

Dita 1.

Mëngjesi: kafe e zezë ose çaj, gjysmë grejpfrut, një fetë bukë të thekur të lyer me një lugë gjalpë kikiriku (gjysma e grejpfrutit mund të zëvendësohet me lëng të një grejpfruti në tërësi)

Dreka: një gjysmë filxhani ton, një fetë buke të thekur, kafe të zezë ose çaj (kafen ose çajin mund ta ëmbëlsoni me ëmbëlsues artificial)

Darka: 100 g mish pa dhjamë (gjeldeti apo pulë), një filxhan groshë, një filxhan karrota, mollë, një filxhan akullore vanilje

Dita 2.

Mëngjesi: vezë, një fetë buke të thekur, gjysmë banane, kafe të zezë ose çaj

Dreka: një filxhan (100 g) djathë lope (gjizë) apo ton dhe 6 biskota.

Darka: dy salçiçe, një filxhan (100 g) brokoli, 1/2 filxhani karrota, gjysmë banane, gjysmë filxhani akullore vanilje

Dita 3.

Mëngjesi: mollë, 30 g djathë të fortë me pak yndyrë, 5 biskota të njelmëta, çaj i zi ose kafe

Dreka: një vezë të zier fort, një fetë buke të thekur, çaj të zi ose kafe

Darka: një filxhan (100 g) ton, një filxhan (100 g) karota, një filxhan (100 g) lulelakër, një filxhan (100 g) pjepër dhe një gjysmë filxhani akullore vanilje.

dieta-3-ditore

The post Qysh me mbajtë dietë tre ditore? appeared first on Kërko Qysh me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more