Skip to main content

Perëndimi po e humb luftën e informacionit ndaj Rusisë e ISIS'it, paralajmëron NATO

Komandantët e NATO-s janë duke i bërë thirrje Perëndimit të shtojë përpjekjet për t'iu kundërvënë betejës në fushën e informacionit që kanë hapur kundërshtarët.

Komandantët paralajmërojnë se vendet si Rusia po shfrytëzojnë lirinë e shtypit në mediat perëndimore për të përhapur dezinformata, njofton VoA.
Forcat që ishin në krye të marrjes me forcë nga Rusia të Krimesë në vitin 2014 ishin nga persona me uniforma pa shenja dalluese, por të armatosur rëndë.
Moska fillimisht mohoi se ata ishin ushtarë rusë. Por pas disa javësh, njësi të ngjashme, të paidentifikuara u shfaqën në rajonet lindore të Ukrainës.
Dislokimi i njëkohshëm i propagandës dhe fuqisë ushtarake është bërë i njohur me termin "lufta hibride."
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë muaj, Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se taktika të tilla janë duke u përdorur kundër gjithë botës perëndimore.
"Presioni politik, propaganda e hapur, ndërhyrjet në procesin zgjedhor, presioni ekonomik, operacionet e fshehta dhe të hapura ushtarake, sulmet kibernetike, keqpërdorimi i masave diplomatike. Këto janë metodat moderne të luftës së padeklaruar."
Në një konferencë mbi luftën e informacionit të organizuar nga Instituti “Royal United Services” këtë javë në Londër, Drejtori i Komunikimeve Strategjike të NATO-s Janis Sarts, tha se Perëndimi është mbrapa në këtë fushë.
"Teknologjia është e jona. Kompanitë më të mëdhe të reklamave janë në vendet tona. Megjithatë, ne po e diskutojmë këtë çështje sepse jemi të detyruar nga një sërë aktorësh si Rusia, Shteti Islamik, dhe në një formë më delikate edhe nga Kina."
Konferenca u përqëndrua tek zgjerimin e medias shtetërore ruse si kanali 24 orësh i lajmeve, “Rusia Sot” ose RT, i cili shpesh është akuzuar se është në shërbim të propagandës së Kremlinit.
Redaktori i revistës “The Economist”, Edward Lucas thotë se kanalet si RTnuk duhet të konsiderohen si gazetari.
"Rusia vërtetë është përqëndruar në fushën e propagandës. Dhe ata gënjejnë pa patur aspak turp. Ata i kuptojnë dobësitë e mediave tona në mjedisin e pas-Luftës së Ftohtë, që përparësi kanë drejtësinë mbi të vërtetën".
Zoti Lucas thotë se Perëndimi duhet të bëjë më shumë për atë që ai e quan 'higjienë të medias sociale'.
"Ka një problem real me komente në internet, dhe me llogaritë e rreme në mediat sociale, në veçanti në Twitter. Rusët janë duke shpenzuar shumë para në krijimin e dhjetëra mijëra llogarive të rreme për të shpërndarë propagandën e tyre."
Zyrtarët e NATO-s thonë se Rusia e bërë strategjinë e informacionit një nga shtyllat kryesore të planifikimit të konflikteve, ndërsa në Perëndim me informacionin merren zyrat e veçanta të marrëdhënieve me publikun. Mark Laity ështëShef i Komunikimit Strategjik në NATO.
"Ne jemi ende duke bërë një luftë të paefektshme, kur në fakt kostoja për të patur komunikimin e duhur është tepër të ulët në krahasim me kostot e tjera."
Zoti Laity thekson se Rusia ka përdorur strategjinë e disinformacionit dhe luftën hibride në ndërhyrjen e saj në Siri, siç ishte edhe rasti i fundit i disa ditëve më parë, i bombardimit të një autokolone ndihmash në Alepo. Ai shton se Perëndimi duhet të mësojë se si të kundërpërgjigjet.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more