Skip to main content

“PDK : Ku mbeti lavdia e Ferizajt???!!!” plus 9 more Ferizaj Press

“PDK : Ku mbeti lavdia e Ferizajt???!!!” plus 9 more Ferizaj Press


PDK : Ku mbeti lavdia e Ferizajt???!!!

Posted: 09 Sep 2016 08:47 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës dega në Ferizaj, shpreh shqetësimin e thellë për keqqeverisjen që po i bëhet qytetit të Ferizajt nga ana e kryetarit të Komunës së Ferizajt!

Kjo po dëshmohet edhe nga mos marrja e asnjë çmimi prej organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë e që këto çmime për performancë të mirë po marrin edhe komunat fqinje siç ishte rasti i Komunës së Shtimes e cila mori vendin e tretë në nivel vendi e cila është shpërblyer nga projekti DEMOS projekt i përkrahur nga shteti zviceran për përformancë të mirë qeverisëse.
Kujtojmë që gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj 2007-2013 për çdo vit Komuna e Ferizajt shpërblehej me çmime të ndryshme duke fituar edhe grante si shpërblim nga USAID si komuna e më e mirë në Kosovë për performancë më të mirë në shërbime publike, në ndriçimin publik, në korridoret e gjelbërta e mbi të gjitha në respektimin e ligjit por edhe në fusha të tjera.
Ndërsa tani Komuna e Ferizajt në udhëheqjen e kryetarit, Muharrem Sfarqa, përpos që nuk shpërblehet për ndonjë performancë pozitive ajo vlerësohet sot si ndër komunat më të dobëta nga hulumtimi i UNDP-së, ku pakënaqësia e qytetarëve për këtë qeveri është mbi 70℅, po ashtu edhe për mos respektim të ligjeve u vlerësua shumë dobët edhe nga instituti GAP si dhe së fundi edhe nga MAPL ku u rikthyen disa vendime për rishikim dhe rivendosje.
Qytetarët e Ferizajt kanë kuptuar që kjo qeverisje në ikje është e keqja më e madhe që po i bëhet qytetit tonë andaj rikthimin e qeverisjes së PDK-së po e kërkojnë me ngulm dhe kjo padyshim se do të ndodhë shumë shpejt sepse viti zgjedhor 2017 afroi.
Të nderuar qytetarë të Ferizajt durim dhe qetësi edhe një vit sepse erdhi fundi i një ëndrre të keqe për Ferizajn dhe po vije sërish epoka dhe shpresa e qytetarëve të Ferizajt, thuhet në një komunikatë lëshuar nga PDK,dega në Ferizaj.

Komuna e Ferizajt prinë me shpenzimet më të vogla të derivateve dhe me shumën më të madhe për subvencione për studentë

Posted: 09 Sep 2016 07:53 AM PDT

Në raportin  nga Zyra  Kombëtare e Auditimit  për Performancën financiare dhe Shërbime të ofruar gjatë vitit 2015  del se Komuna e Ferizajt është ajo e cila ka harxhuar gjatë këtij viti më së paku derivate për makina zyrtare.

Nga ky raport doli se Komuna e Ferizajt ka  harxhuar dukshëm më pak se komunat tjera  (6,6 euro/100 Km) e që i bie  dy herë më pak se disa komuna tjera të cilat harxhuan deri në 15 euro/100 Km (Komuna e Pejës)

shpenzimet-per-derivate

Për këtë  zëdhënësi i komunës së Ferizajt, Naim Ferati tha se kjo është si rezultat i një menaxhimi të mirë të  punëve në komunë.

"Menaxhimi i mirë i përgjegjësve dhe evidentimi i çdo  shfrytëzimi i automjeteve të komunës si dhe evidentimi i kilometrave të kaluara  gjatë çdo vozitje ka bërë që edhe shpenzimet  e lëndëve djegëse janë zvogëluar në maksimum. Makinat shfrytëzohen vetëm atëherë kur është më se e nevojshme. Kjo ka bërë që edhe të ruhet  buxheti i komunës dhe të mos krijohen shpenzime të panevojshme dhe të pa arsyeshme" tha  Ferati

Por në këtë raport del se kjo komunë është duke i kushtuar rëndësi edhe arsimit dhe ndihmës së studentëve që për këtë qëllim vitin e kaluar ka ndarë një shumë të madhe të mjeteve.

"Vitin e kaluar, siç mund ta shihni edhe në raportin e auditorit, komuna e Ferizajt ka ndarë më së shumti  mjete për subvencionimin e studentëve. Për këtë vit (2015) Komuna e Ferizajt ka ndarë një shumë prej 50 mijë euro  që të ndihmoi studentët e ku prioritet kanë pasur studentët e mirë dhe drejtimet deficitare" ka thënë Ferati.

subvencionimet-per-student

Aksident në qendër të Ferizaj, pakujdesi e vozitësve apo neglizhencë e kompetentëve (Foto)

Posted: 09 Sep 2016 07:15 AM PDT

Rreth orës 14:10  në rrugën "Ahmet Kaçiku" ka ndodhur një aksident komunikacioni.

Edhe pse ky aksident  ishte vetëm me dëme materiale është një sinjal se kompetentët të cilët merren me rregullimin e komunikacionit e në bashkëpunim me policinë duhet të marrin masa në vendosjen e shenjave të komunikacionit të cilat mungojnë në shumë pjesë të qytetit.

Është kjo pjesa e rrugës  e cila kohëve të fundit  është bërë “fyt i ngushtë” për komunikacion në këtë rrugë të Ferizajt. Frekuentimi i madh  i qytetarëve   për shkak të nënkalimit  ka bërë që  në këtë pjesë  komunikacioni të zhvillohet shumë vështirë.

Por këtë  edhe më shumë po e vështirëson kur në rrugët ndihmëse   parkohen vetura (aty ku me rregulla të komunikacionit është e ndaluar) të cilat ngushtojnë rrugën ,edhe ashtu të ngarkuar.

Nuk është vetëm kjo pjesë e cila  ka mbetur ashtu në mëshirën e qytetarëve se a do të ndalen apo jo. Shumë pjesë të cilat  paraqesin vështirësi  në komunikacion e që mund të rrezikoj edhe jetën e qytetarëve ka  gati në të gjitha anët e  Ferizajt.

Ata që çdo ditë  kalojnë nëpër rrugët e Ferizajt edhe mund të mos e vërejnë por  një I huaj I ka shumë të vogla mundësitë  për orientim Që nga hyrja  në rrugën "Rexhep Bislimi"  ka aq pak shenja orientimi dhe njoftimi sa  është vështirë të gjesh qendrën e qytetit apo   të gjesh orientimin të dalësh nga ai.

Shto kësaj edhe uzurpimin e trotuareve nga bizneset  për të cilat nuk qanë kokën askush (sepse inspektorët  nuk i shohin) del se jeta e qytetarëve   gjithmonë është në rrezik.

Por  edhe parkimi i automjeteve vend e pavend   gjithashtu është  një faktor i rritjes së rrezikut për këmbësorë.

Në kryqëzimin e rrugës "Vëllezërit Gërvalla" me rrugën "Gëzim Sahiti"  taksistët  as që qajnë kokën për bllokimin e këndit të rrugës e që për pasojë  këmbësorët (fëmijtë) duhet të dalin në rrugën kryesore për të kaluar në anën tjetër.Për këtë qytetarët thonë se janë ankuar shumë herë në polici dhe si arsyetim  kanë marrë përgjigje  "s'po ngojn taksistat"

Në një shtet ligjor komunikacioni rregullohet me shenja dhe aty ku nuk zbatohen rregullat pasojnë gjobat, s’ka nevojë askush askënd me e "ngu".

Se si duken rrugët e Ferizajt mund të shihni fotot e mëposhtme, rrugë pa shenja njoftimi dhe trotuare të uzurpuara.

14302941_10208613291868066_1895375452_n

Nëse do me shkua në shkollë “grahi” rrugës kryesore!

14269281_10208613291428055_315967725_n 14302397_10208613291348053_511511232_n  A thua ka i bie Qendra e qytetit..?14249340_10208613291108047_474902864_n 14256775_10208613291068046_1929972798_n

Rrethrrotullim,por se  ku mundesh me shku…..?

14302399_10208613290828040_434665577_n 14285176_10208613290628035_2029867199_o 14303768_10208613290548033_83597085_o

 

Arrinë kontingjenti i parë me libra për shkollat e Ferizajt, drejtorët e shkollave fajësojnë Ministrinë për këtë vonesë

Posted: 09 Sep 2016 04:52 AM PDT

Drejtoria komunale e Arsimit në Ferizaj ka filluar të bëjë shpërndarjen e teksteve mësimore për të gjitha shkollat e kësaj komune, pasi ato tashmë kanë arritur nga Ministria e Arsimit. Këtë e ka konfirmuar vet drejtori i arsimit Muhamet Halili, duke thënë se tekstet tashmë kanë arritur nga shtëpia botuese "Dugagjini", ndërkaq shumë shpejt pritet të vini edhe nga shtëpia botuese "Libri shkollor".

"Në bazë të kërkesë që kemi bërë ne si Drejtori, janë 300 mijë tituj të teksteve mësimore për nxënësit ferizajas", ka thënë Halili.

Në anën tjetër drejtori i shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj, Milazim Dërguti ,  këtë e ka quajtur si veprim të vonuar nga Ministria e Arsimit dhe ka kërkuar përgjegjësi për këtë vonesë të librave shkollorë.

Njëherit  Dërguti  pati vërejtje edhe për ndërrimin e teksteve nga ana e Ministrisë së Arsimit të cilën e quajti shpenzim të kotë të mjeteve pasi  shkollat kanë pasur një sasi të librave të vjetra të cilët kanë mundë të përdoren.

Në Komunën e Ferizajt, janë 27 mijë nxënës, ndërkaq janë 38 shkolla fillore dhe 8 të mesme.

14274369_1123594814354097_887779095_o 14285684_1123594751020770_1032125207_o 14273482_1123594704354108_1429377208_o 14303905_1123595211020724_1025618609_o

14248018_10208612160399780_597326920_o

Në prag të festës së Bajramit, ndihmohen familjet skamnore ferizajase

Posted: 09 Sep 2016 04:31 AM PDT

Në prag të festës së Kurban Bajramit, me gjëra ushqimore janë ndihmuar 60 familje skamnore të qytetit të Ferizajt.

Musli Murseli, një qytetar nga fshati Komogllavë i Ferizajt, i cili tash e sa vite jeton me familjen e tij ne Zvicër, u ka dalë në ndihmë disa familjeve skamnore ferizajase me rastin e Festes se Kurban Bajramit.

Me këtë rast ai tha se ky gjest duhet të reflektohet edhe te bashkatdhetarët e tjerë, në mënyrë që sadopak të zbutet varfëria në këto familje.

“Besoj se këto ndihma nuk janë të fundit, ndërsa vetë mënyra e shpërndarjes le të shërbejë si nxitje edhe për të tjerët që të shtrijnë dorën e solidaritetit,” tha Musli Murseli.

Përzgjedhjen e familjeve të cilat u ndihmuan, e beri Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Ferizaj.

Drejtuesit e saj vlerësuan lart këtë gjest human. Mërgim Sojeva zyrtarë në këtë drejtori tha se ky gjest i këtij bashkëqytetari duhet të përshëndetët, për faktin se shumë familje përballën me probleme ekzistenciale dhe kanë nevoja të mëdha për tu ndihmuar.

Edhe familjet të cilat kishin ardhur për t’i marre ndihmat, ndiheshin të përkrahur me këtë iniciative të marrë nga familja Murseli.

Pritet qe kjo familje me vendqëndrim në Zvicër të ndihmojë edhe familje të tjera, të cilat kanë nevojë për ndihmë.

14192078_1259137190787768_1917186579438547978_n 14222123_1259137187454435_2851100845517461971_n 14225425_1259137130787774_4157606642198414811_n 14317484_1259137127454441_5089366724295306927_n

Zëvendësministri i MPB-së: Kosova është bërë storie e suksesit për luftën kundër krimit tër organizuar

Posted: 09 Sep 2016 12:41 AM PDT

Zëvendësministri i MPB-së, z. Nehat Mustafa po merr pjesë në Konferencën
rajonale "Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar" , të organizuar nga Qendra Marshall, në të cilën po marrin pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, transmeton Gazeta Monitor.

Gjatë punimeve të konferencës, zv. Mustafa foli për përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar:

" Policia dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës janë treguar shumë të vendosura në luftën kundër krimit të organizuar. Tanimë Kosova është bërë storie e suksesit për luftën kundër radikalizmit, terrorizmit, tregtisë së narkotikëve dhe trafikimit me qenie njerëzore. Krimi i organizuar ndërkombëtar kërkon një bashkëpunim të të gjitha shteteve, prandaj Republika e Kosovës si gjithnjë inkurajon të gjitha vendet për një bashkëpunim profesional dhe të sinqertë, me theks të veçantë rritjen e bashkëpunimit të vendeve rajonale. Rrjeti ndërkombëtar i krimit të organizuar kërkon në të njëjtën kohë krijimin e një rrjeti tjetër që lufton rrjetin e krimit", tha zv. Mustafa.

Në këtë konferencë e cila u hap nga ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, z. Donald Lu dhe znj. Susanne Schutz – ambasadorja e Gjermanisë po diskutohet për krimin e organizuar ndërkombëtar, duke përfshirë këtu lidhjet e terrorizmit me tregtinë me drogë dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Pjesë e delegacionit të Kosovës ishin edhe zyrtar nga MPB dhe Policia e Kosovës.

Grainca: Planifikimit hapësinor parasheh edhe kufirin ndërtimor të të gjitha fshatrave

Posted: 09 Sep 2016 12:19 AM PDT

Drejtoria komunale e urbanizmit në Ferizaj së bashku me INSI, paraqitën para banorëve të fshatit Greme procesin e hartimit të Planit zhvillimor komunal për komunën e Ferizajt.

Drejtori i Drejtorisë së urbanizmit Faik Grainca, i njoftoi pjesëmarrësit e takimit se hartimi i planit zhvillimor komunal është në fazën e grumbullimit të informacioneve si dhe në bërjen e profilit të komunës. Sipas tij me planin zhvillimor komunal, sa i përket planifikimit hapësinor parashihet edhe kufiri ndërtimor i të gjitha fshatrave dhe secilës zonë për përcaktimin e parcelave për ndërtim të objekteve në interes publik.

"Ne fshatin Greme janë disa prona publike shtetërore, banorët e fshatit i kanë përcaktuar dhe kanë kërkuar që në njërën prej tyre të ndërtojnë një çerdhe, teren sportive dhe objekte të tjera në interes të përgjithshëm", ka thënë drejtori Grainca.

14264964_1258967950804692_2323747590959069880_n

Nga ana tjetër banorët e fshatit Greme kanë pasur kërkesa që të bëhet një zonë për zhvillim ekonomik, një zonë industriale dhe kanë propozuar që të ruhen disa monumente natyrore që të shpallen si zona të veçanta, si është rasti me disa lisa që janë qindra vjeçare dhe kanë kërkuar që ata të mbrohen nga shteti.

Për Planin zhvillimor komunal të premten në orën 18:00 do të mbahet edhe një takim tjetër me banorët e fshatit Komogllavë.

Zëvendësministri Ramadan Ilazi merr pjesë në konferencën e Institutit ASPEN

Posted: 08 Sep 2016 02:51 PM PDT

Si pjesë e grupit të Ballkanit Perëndimor të Institutit ASPEN Gjermani, gjatë kësaj jave Zëvendësministri për Integrime Evropiane Ramadan Ilazi ka qëndruar në Berlin, për të marr pjesë në konferencën e Institutit ASPEN me teme: "Ballafaqimi me Radikalizmin, Nacionalizmim, dhe Ndarjet: Si të promovohen më mirë shoqëritë liberale, gjithëpërfshirëse, e multi-etnike?"
Pjesëmarrës të kësaj konference ishin përfaqësues të politikës, qeverisë e të shoqërisë civile nga të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit ku së bashku është diskutuar për tema të rëndësishme për rajonin tonë si: ballafaqimi me të kaluarën, pajtimi, ekstremizmi i dhunshëm si dhe bashkëpunimi rajonal
“Gjatë kësaj konference kisha kënaqësinë të takoj dhe diskutoj për situatën në Kosovë me z. Hoyt Yee zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA-së me vendet e Evropës qendrore dhe qendrore-jugore, me Ministrin e Shtetit për Evropën, Michael Roth, me përfaqësues të Zyrës së Kancelares Merkel si dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Shfrytëzova këto takime të kërkoj përkrahje më të madhe për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës. Progresi në procesin e integrimit evropian për Kosovën nënkupton zhvillim, demokratizim dhe stabilitet politik” ka thënë Ilazi

‘’Feniks’’-i kërkon nga vullnetmirët t’i ndihmojnë familjes së veteranit të UÇK-së Isuf Gashi (Video)

Posted: 08 Sep 2016 02:41 PM PDT

Shoqata humanitare "Feniks", ka vizituar sot familjen 15 anëtarëshe Gashi nga fshati Sferkë e komunës së Klinës. Por kësaj radhe "Feniks"-i nuk kishte shkuar për të vënë gurthemel apo për të përuruar ndonjë shtëpi. Këtë herë kjo shoqatë humanitare ishte pranë kësaj familje për të kërkuar ndihmë nga donatorët, në mënyrë që t'ua lehtësojnë jetën, pasi që kushtet në të cilat jetojnë janë të mjerueshme.

Kryefamiljari Isuf Gashi, tha se është e vështirë të kërkohet lëmoshë nga të tjerët mirëpo kjo është e vetmja gjë që i ka mbetur. Ai tregon se përveç hallit të shtëpisë, problem më të madh ka sëmundjen e familjarëve të tij.

"Pasi që ka kalu lufta më është djegur shtëpia, i kam pasur dy lopë, ato i kam shitur që të mbuloj vetëm këtë kat, tash 4 vjet që ka mbetur kështu. Unë jam i sëmurë, nusen e djalit e kam të sëmurë, poashtu edhe djalin e kam me të meta, vajzën e madhe e kam të sëmurë nuk dëgjon fare, ashtu edhe djali ka lindur me sëmundje. Fëmijët marrin ndihma sociale, unë marrë pension të veteranit, 15 anëtarë jetojmë me këto ndihma", tha Gashi.

Ndërsa koordinatorja e shoqatës humanitare "Feniks", Sevdije Frangu, kërkoi nga njerëzit vullnetmirë që t'i dalin në ndihmë kësaj familje e cila po jetonë në kushte të rënda,transmeton televizioni Tema.

"Nikoqiri i shtëpisë është veteran i luftës i cili ka kontribuar në mënyra të ndryshme, para tre viteve u është mbytur një djalë 23 vjeçar dhe tani e ka një vajzë të paaftë që nuk sheh dhe një tjetër që është psiqiksht e sëmurë. Ne jemi këtu që t'i lusim donatorët që të na ndihmojnë që të kompletojmë këtë shtëpi, ta rehatojmë këtë familje, sepse tani pritet që të vie edhe një fëmijë dhe ku do të vie ai fëmijë në këto kushte. Kisha kërkuar nga të gjithë qyetarët që të ndihmojnë këtë familje që të bëhet me shtëpi", tha Frangu.

Shoqata humanitare "Feniks" nga Ferizaj, që nga funksionimi i saj ka ndërtuar 186 shtëpi në bashkëpunim me donatorë, mirëpo tani për tani mundësitë që e vetme ta ndihmojë këtë familje janë shumë të vogla.

fenix4

fenix3

fenix2

fenix1

Zvogëlohet numri i lëmoshë kërkuesve në Ferizaj

Posted: 08 Sep 2016 02:14 PM PDT

Në të gjithë territorin e Kosovës për çdo muaj regjistrohen mbi 100 persona të moshave të ndryshme që kërkojnë lëmoshë. Ndërsa vetëm në komunën e Ferizajt, nga janari i këtij viti e deri më tani janë trajtuar 22 persona që janë kapur duke kërkuar lëmoshë rrugëve të këtij qyteti.

Kështu u tha sot në një debat të organizuar në Ferizaj, në kuadër të fushatës vetëdijesuese që po organizon organizata joqeveritare ''Veprimi për Ligjin dhe Demokracinë''.

Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, Shyqeri Mehmeti, tha se krahasuar me vitet e kaluara, numri i lëmoshë kërkuesve këtë vit ka shënuar rënie. Ai theksoi se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për një strehimore transitore.

 " I kemi pasur 52 raste në vitin 2015, i kemi identifikuar prej tyre 26 fëmijë, të rriturit kanë deportuar mirëpo fëmijët  nuk kemi pasur ku t'i dërgojmë, nuk kemi strehimore. Unë edhe në nivel qendror kam propozuar që të ndërtohet një strehimore transitore, unë kam propozuar që në Kukës të ndërtohet dhe të gjithë ata që zihen duke këkuar lëmoshë të dërgohen në atë qendër, pasi që çdo herë ka qenë problem kur i kemi dërgua në policinë kufitare as ata nuk kanë ditur ku t'i dërgojnë kështu që kanë pësuar fëmijët", tha Mehmeti.

Ndërsa psikologja Sinavere Koxha, tha se duhet të hartohet një plan konkret për trajtimin e këtyre personave e jo të zhvillohen debate boshe.

"Ne e dimë situatën ku jemi. Renditemi me 60% varfëri ekstreme, është një situatë shumë problematike, prandaj nëse keni një plan konkret, një plan që do të kishte një përkrahje serioze nga Qeveria apo ambasadat e ndryshme, donatorëve etj, ndoshta do të përmirësohej gjendja. Ne e dimë që aty ka dhe grupe të ndryshme kriminale, ata fëmijë janë të rrezikuar edhe për trafikim. Mua më vjen mirë për këtë iniciativë, mirëpo duhet të kemi veprime konkrete pasi që me debate jemi lodhur", tha Koxha.

Në këtë takim si dukuri mjaft shqetësuese u përmend edhe veprimtaria e organizatave ilegale derë më derë. Policia Rajonale e Ferizajt njoftoi se deri më tani ka identifikuar 3 organizata të tilla të cilat i ka dërguar në gjykatë, transmeton Televizioni Tema.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more