Skip to main content

Ora News: “Melania Trump padit me 150 milionë dollarë “Daily Mail”” plus 9 more

Ora News: “Melania Trump padit me 150 milionë dollarë “Daily Mail”” plus 9 more


Melania Trump padit me 150 milionë dollarë “Daily Mail”

Posted: 01 Sep 2016 11:47 PM PDT

Melania Trump ka paditur një gazetë britanike dhe një bloger amerikan dhe kërkon dëmshpërblim prej 150 milionë dollarësh lidhur akuzat se ajo ka qenë punëtore seksi gjatë viteve 1990, bëjnë të ditur avokatët e saj.

Në një shkrim të saj Daily Mail shkruante se Trump mund të kishte punuar në New Jork dhe kishte takuar bashkëshortin e saj Donald Trump, tashmë kandidat për Shtëpinë e Bardhë më përpara se është raportuar.

Avokati Charles Harder thtoë se ata kanë bërë deklarata të cilat kanë dëmtuar rëndë reputacionin profesional dhe personal të zonjës Trump në vlerën e 150 milionë dollarëve.
Si blogeri dhe Daily Mail kanë tërhequr artikujt e tyre

Zonja Trump ka lindur në Slloveni dhe më pas ka lëvizur drejt SHBA-së për të punuar si modele në vitet 1990 ndërsa u martua me Donald Trump në 2005

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Korçari zarf kryeministrit Rama me letra kanosëse

Posted: 01 Sep 2016 11:32 PM PDT

Një 57 vjeçar nga Korça i ka dërguar kryeministrit një zarf me letra të cilat kishin në përmbjatje kanosje. Zarfi ka mbërritur më 30 gusht 2016 ndërsa më 1 shtator policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, “për shtetasin Xhibrileminë Muhamet Keça, i datëlindjes 25.01.1959, banues në Korçë” informon policia e Tiranës

Policia jep shkakun: Sepse më datë 30.08.2016, i ka dërguar Kryeministrit të Shqipërisë një zarf në të cilin gjendeshin letra të shkruara ku përmbajtja e të cilave përben elementët e veprave penale të "Nxitjes dhe Urrejtjes ose Grindjeve" dhe "Kanosjes". Nenet 265 dhe 84 të K.P.
/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mamaja i bën vajzës këtë dhuratë për ditëlindje

Posted: 01 Sep 2016 11:24 PM PDT

Urimi për ditëlindje shoqërohet me ndonjë tortë nga ana e familjarëve. Kështu ka bërë dhe kjo mama por torta e saj ishte ndryshe nga se mendohej.

Për t'i treguar vajzës së saj që nuk duhet të dehet ajo i ka bërë dhuratë vajzës për 18 vjetor këtë tortë.

Mamaja e 18-vjeçares, Abbi Price, porositi një tortë të veçantë pasi mori një foto jo fort të këndshme të vajzës së saj në tualet, e cila ishte kthyer nga një festë ku e kishte tepruar me pijen.

Foton me tortën e çuditshme e ka publikuar vetë 18-vjeçarja, bashkë me foton e saj, e cila mesa duket e ka mirëkuptuar këtë veprim të së ëmës.

torta_1472773154-3698210torta-1_1472773124-3342110

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një vit nga vdekja e Alan, i ati lutet për emigrantët

Posted: 01 Sep 2016 10:59 PM PDT

Babai i Alan Kurdit, vogëlushit 3 vjeçar i cili u mbyt vitin e kaluar teksa familja e tij po largohej nga Siria i bën thirrje Europës të mbajë dyert hapur për emigrantët.

Abdullah Kurdi i tha BBC-së se ai shpreson se liderët do të ndalojnë luftën në Siri

Fotoja e trupit të pajetë të Alan në brigjet turke prekën gjithë botën duke kthyer vëmendjen tek kriza e refugjatëve.

Edhe i vëllai Galib dhe nëna e tij u mbytën në anijen që mbyt teksa po vijonte udhëtimin drejt brigjeve të ishullit Kos.

Abdullah Kurdi mbijetoi dhe ai tani jeton në veri të Irakut. Ai i tha gazetares së BBC-së Fergal Keane se mendon për djalin e tij çdo ditë, por një vjetori i vdekjes së tyre, 2 shtator  është shumë i vështirë.

“Çdo ditë mendoj për ta.Më duket sikur vijnë tek unë dhe flenë me mua dhe kjo më trishton sërish” thotë ai.

“Në fillim bota ishte e paduruar për të ndihmuar refugjatët, por kjo nuk zgjati as një muaj. Situata u përkeqësua dhe lufta ka përshkalëzuar dhe shumë njerëz po largohen. Shpresoj që liderët të ndalin këtë luftë dhe njerëzit ti kthehen jetës së tyre normale” thotë Kurdi.

Trupat e pajetë të Alan, vëllait dhe nënës së tij u varrosën në Kobane, në veri të Sirisë.

Alan Kurdi

ADDS IDENTIFICATION OF CHILD Paramilitary police officers investigate the scene before carrying the lifeless body of Aylan Kurdi, 3, after a number of migrants died and a smaller number were reported missing after boats carrying them to the Greek island of Kos capsized, near the Turkish resort of Bodrum early Wednesday, Sept. 2, 2015. The family — Abdullah, his wife Rehan and their two boys, 3-year-old Aylan and 5-year-old Galip — embarked on the perilous boat journey only after their bid to move to Canada was rejected. The tides also washed up the bodies of Rehan and Galip on Turkey's Bodrum peninsula Wednesday, Abdullah survived the tragedy. AP

AP

_85366006_afp_body (1)

_85375348_85375347 (1)

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

New York Times: Rusia përfiton nga sekretet që nxjerr Assange

Posted: 01 Sep 2016 01:44 PM PDT

Gazeta New York Times, shkruan se themeluesi dhe redaktori i WikiLeaks, Julian Assange shpesh i shmanget kritikave ndaj Rusisë, ndërkohë që sulmon me ashpërsi Shtetet e Bashkuara dhe vende dhe organizata të tjera perëndimore.

Në një artikull të gjatë botuar në numrin e saj të së enjtes, gazeta analizon nxjerrjen e informacioneve nga ana e WikiLeaks dhe ndryshimet e qëndrimeve të zotit Assange, që megjithëse nuk provojnë se ai koordinon punën e WikiLeaks me Kremlinin, sipas New York Times, janë të favorshme për të.

Ai ka kritikuar në intervista mungesën e transparencës nga Shtetet e Bashkuara, por jo qeverinë e Vladimir Putinit, që ka shtypur ashpër kundërshtarët, duke i burgosur dhe i vrarë ata, ndërsa konsolidon kontrollin mbi median dhe internetin.

‘Gazeta përmend faktin e nxjerrjes në korrik të rreth 20 mijë emaileve të Komitetit Kombëtar Demokrat në Shtetet e Bashkuara, të cilat linin të kuptohej se partia kishte favorizuar Hillary Clinton ndaj rivalit të saj në zgjedhjet paraprake, Bernie Sanders.

Zoti Assange e ka kritikuar hapur zonjën Clinton dhe ka thënë që do të nxjerrë informacione të tjera që mund të ndryshonin balancën në garën e saj me kandidatin republikan Donald Trump.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se materiali pothuajse me 100 për qind siguri ishte vjedhur nga hakera rusë.

Pyetja që ngre New York Times është: "A është kthyer WikiLeaks një makinë pastruese për materiale komprometuese të mbledhura nga spiunë rusë? Dhe më gjerësisht, cila është marrëdhënia mes zotit Assange dhe Kremlinit të zotit Putin?"Këto pyetje marrin edhe më shumë peshë nga vendi dukshëm që po zë Rusia në zgjedhjet amerikane, përfshirë opionionet pozitive të zotit Putin dhe zotit Trump për njëri-tjetrin.

"Qoftë nga bindjet, interesi apo rastësia, shpesh Rusia ka përfituar nga nxjerrja e dokumentave të WikiLeaks, si edhe nga shumë nga deklaratat e zotit Assange, në dizavantazh të perëndimit", shkruan New Yorlk Times.

Në një intervistë për New York Times, zoti Assange thotë se nuk ka prova që informacioni që ka nxjerrë WikiLeaks është marrë nga shërbime sekrete, megjithëse ka të kuptohej se do ta pranonte një material të tillë.

Përkrahësit e tij thonë se zoti Assange punon vetëm për interesin e publikut por kritikët thonë se ai është larguar nga misioni fillestar.

Ata që e njohin mirë dhe që mendojnë se ai ka ndryshuar në favor të Rusisë thonë se kjo ka të bëjë edhe me natyrën e tij tekanjoze dhe që manifesohet tek sulmet ndaj perëndimit që do ta ndjekë atë penalisht.

Me veprimet e tij, zoti Assange ka zhgënjyer edhe të paktët gazetarë rusë që nuk janë censuruar, të cilat kanë shprehur pakënaqësinë ndaj tij, sidomos pas nxjerrjes së Dokumentave të Panamasë në lidhje me Rusinë.

Zoti Assange, sulmoi Projektin mbi Raportimin mbi Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, që nxorri dokumenta që implikonin një mik të zotit Putin, duke thënë se është mbështetur nga SOROS dhe USAID gjë që sipas tij, minonte integrimin e raportimit të saj.

Ndërsa zoti Putin, u bazua në komentet e tij për të hedhur poshtë akuzat, gazetarët rusë shprehën zhgënjimin e tyre me qëndrimin e zotit Assange që vinte në dyshim përkushtimin e tyre./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vetitë ushqyese të peshkut

Posted: 01 Sep 2016 01:41 PM PDT

Peshku, duke përfshirë edhe ushqimet e tjera të detit, është një ushqim i shëndetshëm me vlerë të ulët të yndyrave të ngopura, me vlerë të lartë proteinash, dhe burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore Omega 3.

1. Tensioni i gjakut: Vaji i peshkut mund të jetë i dobishëm për uljen e tensionit të gjakut, por roli i tij si preventivë është i paqartë. Sidoqoftë, nuk rekomandohet marrja e pilulave të vajit të peshkut.

2. Humbja në peshë: Sipas një studimi të bërë nga University of Georgia, vaji i peshkut me DHA ndihmon të ndalet konvertimi i qelizave parayndyrore në qeliza yndyrore duke i shtyrë të vdesin, duke reduktuar kështu akumulimin e përgjithshëm të yndyrave.

3. Redukton rrezikun nga kanceri: Omega 3 në peshk ka dëshmuar që ndihmon parandalimin e tri formave më të zakonshme të kancerit – kancerit të gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë.

4. Rrit funksionin e trurit: Acidet yndyrore omega-3 të cilat i siguron peshku ndihmojnë në zhvillimin e trurit tuaj.

5. Lufton inflamacionin: Peshku, në veçanti vaji i peshkut, ka veçori antiinflamatore; prandaj, është efektiv në reduktimin e inflamacionit në gjak dhe inde.

6. Kujdesi i lëkurës: Konsumimi i peshkut ndihmon të mbahet lëkura në gjendje të mire.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Në Maqedoni pritet formimi i qeverisë teknike

Posted: 01 Sep 2016 01:40 PM PDT

Në Maqedoni pritet formimi i qeverisë teknike pas marrëveshjes së arritur mbrëmë që zgjedhjet e parakohshme të zhvillohen më 11 dhjetor. Dy herë gjatë këtij viti zgjedhjet e parakohshme nuk arritën të zhvilloehn në datat për të cilat ishte rënë dakort më parë. Komuniteti ndërkombëtar u bëri thirrje partive që zgjedhjet e 11 dhjetorit të jenë të besueshme.

Vendimi i të mërkurës në mbrëmje i katër drejtuesve të partive më të mëdha në Maqedoni për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohëshme, është përshëndetur nga komuniteti ndërkombëtar. Bisedimet e gjata ndërmjet drejtuesve politik rezultuan në fund me pëlqimin e tyre që zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor. Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn përmes një komunikate të përbashkët u bëjnë thirrje të gjitha partive politike që ta respektojnë procesin zgjedhor, që t'u mundësojnë qytetarëve të zgjedhin lirshëm, ndërsa pas zgjedhjeve të formojnë qeverinë e cila do të merrej me reforma thelbësore dhe që do të punonte në interes të të gjithë qytetarëve.

Mogherini dhe Hahn theksojnë mbështetjen e tyre të vazhdueshme për gjithë procesin për ta ndihmuar vendin që të kthehet në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Edhe ambasadori amerikan Jess Baily, i cili që nga fillimi i këtyre bisedimeve para më shumë se një viti ka qenë ndërmjetës për arritjen e një zgjidhjeje, thekson se është me rëndësi të jashtëzakonshme që partitë, mjetet e informimit dhe vetë qytetarët të bashkëveprojnë në lidhje me përparimin e vendit.

"Vendimet duhet ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të besueshme, drejt reformave që do të rezultonin me integrimet euro-atlantike", tha ambasadori amerikan.

"Në fund, ajo që është më e rëndësishme, është opinioni i vetë qytetarëve të këtij vendi, se a u besojnë këtyre zgjedhjeve, a do të sjellin ato rezultat të drejtë, sa janë plotësuar kriteret, kjo është çështje para së gjithash e qytetarëve të këtij vendi", tha ambasadori Baily.

Ai shtoi se mjetet e informimit kanë një rol të rëndësishëm në informinin e drejtë të qytetarëve, ndërsa i bëri thirrje medias që "të bëjë gjithçka që është e mundur për të njoftuar mbi çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, për personalitetin e kandidatëve që do të garojnë për ta drejtuar vendin."

Ndërkohë, edhe katër drejtuesit politik presin një proces të drejtë, ndonëse midis Nikolla Gruevskit dhe Zoran Zaevit vazhdon të mbizotërojë mosbesimi.

"LSDM vitin e kaluar krijoi krizë, të cilën e zvarriste sa më shumë që mundej. Ne bëmë shumë hapa me qëllim që t'i sjellim në një gjendje ku nuk do të mund t'i anulonin më zgjedhjet, ku të mos kenë ku të shkojnë por të përballen me popullin dhe t'i mudnësojë atij të bëjë zgjedhje", tha Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE.

"Iku koha e dhunës zgjedhore dhe e falsifikimit të vullnetit të lirë të qytetarëve. Me këtë përfundoi edhe koha e regjimit të Nikolla Gruevskit. Më 11 dhjetor do ta mundim varfërinë, kriminalitetin, korrupsionin, ndarjet etnike, urrjetjen”, u shpreh Zoran Zaev.

"Më në fund fitoi Maqedonia; Arritëm marëveshje me të cilën u pajtuam se janë plotësuar të gjitha kushtet për organizimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike”, tha Ali Ahmeti, BDI.

"Më e rëndësishme është që të gjithë të kuptojnë se këto zgjedhje do të jenë të ndershme e demokratike, jo vetëm në letrën që nënshkruam, por dhe në përgjithësi në terren. Përgjegjësinë kryesore do ta mbajnë partitë të cilat e bëjnë qeverisjen e Maqedonisë prej 2 shtatorit e mëtutje; Ne do të vazhdojmë të kemi rol konstruktiv dhe shpresat për zgjedhje korrekte vazhdojmë t'i kemi tek bashkësia ndërkombëtare, te SHBA, BE dhe të tjerët", tha Menduh Thaçi, PDSH.

Ndërkohë, në këtë kuadër, pritet të bëhen ndryshime në qeveri, përkatësisht Lidhjes Social Demkrate të opozitës t'i jepen dy poste ministrash, ai i Punëve të brendshme dhe i Çështjeve sociale si dhe tre vende zëvendës-minstrash në atë që do të njihet si qeveri teknike. Nga ana tjetër ministri aktual i Punëve të brendshme Mitko Çavkov ka dhënë dorëheqjen dhe në vend të tij është propozuar Oliver Andonov, kuadër i VMRO-së, i cili do ta ushtrojë këtë detyrë vetëm deri të premten (2 shtator), kur pritet të miratohet qeveria teknike./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aurela Hoxha tepër seksi në Maldive

Posted: 01 Sep 2016 01:29 PM PDT

Ajo ndodhet në Maldive dhe po shijon pushimet e saj.

Bëhet fjalë për Aurela Hoxhën e cila ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi ku shfaqet mjaft seksi me bikini.

Aurela ka qenë gjithnjë e pëlqyer për format e saj trupore dhe mënyrën se si ajo di të provokojë.

Screenshot_1

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

MZHETTS 16.4 milion lek financim 5 projekteve në turizëm

Posted: 01 Sep 2016 01:24 PM PDT

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi nënshkroi kontratat me pesë përfaqësuesit e projekteve fituese që konkuruan për mbështetje financiare të projekteve në turizëm.

Përpara nënshkrimit ministrja Ekonomi bëri këtë deklaratë për median nga ku theksoi se "kjo lloj mbështetje ndodh për herë të parë në vendin tonë ndaj, bashkëpunimi midis iniciativës private dhe Qeverisë Shqiptare ka nevojë për mbështetje dhe përmirësim. Shuma që këto projekte përfitojnë sot është 16.433.715 lekë".

Ekonomi: "Sot është një ditë e veçantë, sepse duam të promovojmë dhënien e disa granteve për disa sipërmarrje në sektorin e turizmit. Dua t'ju bëj me dije se Qeveria Shqiptare është e angazhuar për të promovuar mbështetjen e sipërmarrjes turistike dhe për këtë arsye, në prill të këtij viti, u miratua nga Këshilli i Ministrave vendimi që përcaktonte kriteret dhe afatet e  kërkesave për mbështetje financiare të projekteve në turizëm. Kjo mbështetje e qeverisë u bë nëpërmjet një thirrjeje të hapur, ku u paraqitën  15 projekt ide, të cilat u vlerësuan me kujdes dhe sot kemi fitues 5 iniciativa.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë iniciativë. Ata që nuk janë fitues janë të mirëpritur të vijnë në ditët dhe muajt në vazhdim, sa herë që ne të hapim garat, sepse aplikimet e tyre ishin me të vërtetë inovative dhe pozitive, megjithatë është e nevojshme përmirësimi i mëtejshëm i paraqitjes së projekt ideve dhe sidomos i outpteve/ të idesë. Kjo lloj mbështetje ndodh për herë të parë në vendin tonë ndaj, bashkëpunimi midis iniciativës private dhe Qeverisë Shqiptare ka nevojë për mbështetje dhe përmirësim. Shuma që këto projekte përfitojnë sot është 16.433.715 lekë”.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Totozani i tërheq vemendjen e qeverisë për mos rinovimin e strategjisë

Posted: 01 Sep 2016 01:13 PM PDT

Avokati i Popullit, Igli Totozani, tërheq vemendjen e qeverisë shqiptare për mos rinovimin e strategjisë për emigrantët.

Në studion e lajmeve të Ora News, Totozani tha se institucioni i Avokatit të Popullit do të prezantojë së shpejti një raport të plotë për situatën e flukseve migratore dhe mbrojtjen e diasporave të krijuara në vendet e tjera.

Totozani: Me këtë raport ne do të arrijmë të tregojmë që trajtimi që ne i kemi bërë kësaj krize qoftë për shqiptarët që emigrojnë, qoftë për diasporat shqiptare atje në shumë problematika që ata kanë, njohja e sigurimeve shoqërore, njohja e pensioneve etj, plus dhe problemet që sjell fluksi i ri i emigracionit, nuk kanë qenë trajtuar si duhet.

Institucioni i Avokatit të Popullit has ende vështirësi bashkëpunimi me pjesë të administratës dhe këtë Totozani e lidh me mungesën e kulturës demokratike dhe asaj të të drejtave të njeriut.

Totozani: Kemi vështirësi me aprovimin e rekomandimeve tona, një problem tjetër i madh është pengesa që na vjen herë pas here në investigimet që në bëjmë në hetimet e çështjeve të caktuara.  Ombudsmani shqiptar ka këto vështirësi për shkak të mungesës në terësi të një kulture të të drejtave të njeriut, për fat të keq konsiderohen ende fakultative në Shqipëri, pra edhe mund të shkelen. Dhe mungesa e një kulture demokratike. Kjo e fundit për mua është baza mbi të cilat mund të shpjegosh shumë dukuri.

Në datat 7- 8 Shtator Tirana do të shndërrohet në kryeqytetin e të drejtave të njeriut, duke bërë bashkë përfaqësues të katër organizatave përfaqësuese ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Totozani paralajmëroi se aty do të nënshkruhet një memorandum historik bashkëpunimi dhe do të dilet me një qëndrim të përbashkët që do të njihet si Deklarata e Tiranës.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more