Skip to main content

Ora News: “Bulqizë, kapen 8 metër kub dru, të prerë në mënyrë të paligjshme” plus 9 more

Ora News: “Bulqizë, kapen 8 metër kub dru, të prerë në mënyrë të paligjshme” plus 9 more


Bulqizë, kapen 8 metër kub dru, të prerë në mënyrë të paligjshme

Posted: 14 Sep 2016 12:13 AM PDT

Policia e Bulqizës ka goditur një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Në kuadër të operacionit “Roja e Gjelbër” u sekuestruan 8 metër kub lëndë drusore dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për drejtuesin e mjetit.

Policia sqaroi se: “Rreth orës 17.00 të datës 13.09.2016,  filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit   F. L, 59 vjeç,  banues në Gjoric e poshtme -Bulqizë. Procedimi penal  ndaj këtij shtetasi ka filluar pasi, është kapur nga punonjësit e policisë kufitare Viçisht  dhe shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Bulqizë  duke transportuar 8 metër kub  lëndë drusore të llojit “Ah” me kamjonin tip “Ifa”, me targë AA 901K, nga Mali i Raducit mbi fshatin Kalenjë për në Gjoricë të poshtme Bulqizë. Lënda drusore dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”

Materialet  do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Dibër , në ngarkim të shtetasit F. L, për veprën penale "Prerje e paligjshme e pyjeve"  parashikuar nga  neni  205, i Kodit Penal.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shoku i Noizyt i kundërpërgjigjet Stresit

Posted: 14 Sep 2016 12:03 AM PDT

Përplasja mes reperëve Noizy dhe Cozman dje më 13 shtator në Prishtinë bën bujë të madhe në media dhe rrjete sociale.

Pas përplasje pati dhe mjaft reagime nga shokët e të dyja palëve. Kujtojmë se reperi Stresi reagoi dje në rrjete sociale duke mbështetur shokun e tij Cozman.

Ndërkohë NiiL- B, shoku i Noizyt nga grupi Double G Army, nuk ka nguruar t'i kundërpërgjigjet menjëherë Stresit.

Ja se çfarë shkruan ai në një postim në Facebook:

Qet stresin kur pe shoh tu u bo gangster pom vjen qudi , qdo nat i kan knu midis Tiranes perdit qaty i ka kurr sen ska bo e han mut kishe qaq e din kejt qe o fallc edhe qe perzihet n pun t huja veq me permend dikush po t’zo me naj qosh tpaloj. #pussyboy

Screenshot_1

Ja mesazhi i Stresit për Noizy-n

Prishtinë-Beograd, vazhdojnë bisedimet në Bruksel

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lubonja: Kandidatët në Dibër figurantë, loja u bë nga të fortët

Posted: 14 Sep 2016 12:02 AM PDT

Në një analizë për Ora News, Fatos Lubonja deklaroi se në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës nuk kishte garë kandidatësh por një lojë mes të fortëve të dy kampeve politike. Dhe sipas Lubonjës ishte pikërisisht kjo lojë që ndikoi rezultatin përfundimtar.

Lubonja: Të dy kandidatët atje kanë qenë figurantë sepse e gjithë loja prapa është bërë nga të fortët, nga ata që ishin prapa, që shpërndanin lekët dhe mendoj që rezultatin e ka diktuar kjo lojë force.

Analisti renditi faktet që sipas tij bënë që rezultati të ishte aq i thëllë kundër Partisë Demokratike, të cilës i njeh përgjegjësi pasi sipas tij nuk ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve.

Lubonja: Njerëzit nuk kanë gjetur dhe besimin dhe inspirimin e madh për tu hedhur tek kjo forcë për të shprehur, mendoj se kjo është përgjegjësia kryesore e PD. Ne shohim një diferencë çuditëse, nga 400 që ka qenë diferenca e votave një vit më parë në 4 mijë. Një element që kemi parë nëpër media është blerja e votës, në formën direkte më para, në formën me klering, por edhe me rritjet që kemi parë në TV të familjeve që marrin asistencë sociale etj etj. Elementë të tjerë që lidhen me frikën nga pushteti, këtu kemi të bëjmë me një situatë dramatike që bëhet edhe më dramatike nëse do t’i referohemi drogës dhe parave të drogës si instrument pushteti.

Veç politikës zgjedhjet në Dibër ndezën edhe debatin për kultivimin e kanabist që për Lubonjën nuk mund të ishte kaq masiv pa bashkëpunimin e shtetit.

Lubonja: Kjo nuk bëhet dot pa një lloj bashkëpunimi me shtetin që duhet të kontrollojë dhe për ta mbyllur temën, ky është problem më i madh sepse duket që kemi të bëjmë me politikanë që janë të gatshëm të bëjnë cdo gjë për pushtetin. Prandaj dhe të bashkëpunojnë më kriminelë, me të gjitha qelbësirat e këtij vendi për të ndenjtur në pushtet nuk e quajnë ndonjëgjë të rëndë, por pasojat janë dramatike.

Lubonja e mbyll analizën e tij duke kërkuar nga Partia Demokratike që të gjejë mekanizma për tu paraqitur përpara shqiptarëve si një alternativë e re shpresdhënëse.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ky frut mund të parandalojë diabetin

Posted: 13 Sep 2016 11:44 PM PDT

Ekspertët e dietave janë betuar gjithmonë se grejpfruti dhe ananasi mund të ndihmojnë për rënien në peshë si me magji. Tani shkencëtarët kanë shtuar një tjetër frut që parandalon obezitetin dhe diabetin. Bëhet fjalë për frutin mango, i cili thuhet se rrit bakterin në zorrë dhe parandalon shtimin në peshë dhe zhvillimin e diabetit 2. Studimi zbuloi se konsumimi i këtij fruti mund të parandalojë humbjen e bakterit të mirë të zorrës, i cili mund të shkaktohet nga dieta e pasur me yndyrë.

Hulumtuesit shkencorë thonë se ky bakter në traktin e zorrëve mund të ndikojë në obezitet dhe sëmundje të lidhura me të, si diabeti i tipit 2.

Gjatë studimit të kryer nga Universiteti Shtetëror i Oklahomas u bë një eksperiment tek disa grupe minjsh, të cilët u vendosën në një trajtim dietik për 12 javë.

Tek grupi i kontrolluar, 10% e kalorive të konsumuara vinin nga yndyrat, tek grupi  i dytë 60% e kalorive vinin nga yndyrat, ndërsa tek grupi tretë 10% e kalorive vinin nga fruti i mangos.Të gjitha dietat e pasura me yndyra kishin të njëjtën përmbajtje të lëndëve ushqyese, si kalcium, fosfor, fibra etj.

Kur u krahasuan mostrat në fillim dhe në fund të periudhës së studimit, minjtë e ushqyer me mango humbën më pak nga bateri i zorrës i shkaktuar nga dieta e pasur me yndyra.

"Mango është një burim i mirë i fibrave dhe studime të mëparshme kanë treguar se ai parandalon obezitetin, rritjen e niveleve të glicemikës dhe forcon sistemin imunitar", tregon prof. Edralin Lucas.

mango

"Rezultatet tek eksperimenti i kryer tek minjtë treguan se shtimi i mangos tek dieta ushqimore mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të shëndetit të zorrës dhe niveleve të bakterit të mirë".

Studime të ndryshme kanë treguar gjithashtu se përbërësit e gjetur tek mangoja parandalojnë inflamacionin, sidomos përmbajtja e lartë në fibra, që ndihmon me tretjen.

Një filxhan me mango është i mbushur me antioksidues dhe mbi 20 vitamina dhe minerale të ndryshme, si dhe është një burim i mirë i fibrave.

Tani mbetet për t'u parë në studimet në vazhdim nëse efekti i mangos do të jetë i njëjtë ehe tek njerëzit./shendeti.com.al/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Burri nxjerr gruan në shitje, oferta deri në 78 mijë euro

Posted: 13 Sep 2016 11:20 PM PDT

Në faqet e blerjeve online ju mund të blini çdo gjë, madje edhe gratë. E tillë është edhe historia e Simon O'Kane 33 vjeç nga Anglia, i cili  shpalli një lajmërim për shitjen e gruas së tij Leandra 27 vjeçe.

Edhe pse ishte një shaka O'Kane, ofertat për gruan kapën shifrën e 78 mijë euro.

33-vjeçari publikoi një fotografi në "eBay", duke sqaruar dhe disa detaje rreth arsyes se pse donte ta shiste bashkëshorten.

"Gruaja në shitje! E përdorur, nuk është e re, por ka ende për të dhënë. Arsyeja e shitjes është se kam mbaruar punë me të kështu mendoj se dikush tjetër e meriton atë më shumë se unë.'' 

Përveç kësaj ai vendosi edhe pikat e forta dhe të dobëta të gruas së tij.

“Pikë e fortë: Trup i mirë, e aftë për kuzhinë. Pikë e dobët: Bën zhurmë.”

Por ai gjithësesi nuk e la me kaq, ai edhe një tjetër detaj:

"Pasi ta keni blerë nuk mund ta ktheni dot më. Kurrë madje!''

Por pas kësaj shakaje, ai mbeti i habitur kur pa shifra marramendëse që i referoheshin gruas së tij. Leandra pranoi se bashkëshorti i saj ishte shakaxhi, por kurrë nuk kishte menduar se ai do të ishte i aftë të arrinte deri në këtë pike.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fier, prindër dhe nxënës përsëri në protestë për rrugën e prishur

Posted: 13 Sep 2016 11:06 PM PDT

Banorët e fshatit Kallm i Vogël sot kanë hyrë në ditën e dytë të protestës. Nxënësit e shkollës 9-vjeçare e kanë kanë bojkotuar përsëri mësimin dhe shkaku është rruga e prishur.

Prindërit, por edhe fëmijët ankohen se në rrugën që të çon për në shkollë, makinat nuk kalojnë.

Rruga është me gropa, ndërsa prindërit ankohën se fëmijëve i lagen këmbët dhe si pasojë detyrohen që disa orë të bëjnë mësim më këmbë të lagura.

Banorët paralajmërojnë se protesta e tyre nuk ka afat, ajo do të vazhdojë derisa shqetësimi i tyre të gjejë zgjidhje.

Dita e parë e shkollës, në Fier protestë, në Shkodër në radhë për librat!

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dënimi me vdekje? Erdogan: Nuk vendos BE, por populli dhe Parlamenti turk

Posted: 13 Sep 2016 10:51 PM PDT

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në Stamboll deklaroi se në udhëtimin si AK Parti që nga periudha e vitit 2002 dhe në përpjekjet në vazhdim pandërprerë kanë qenë të bashkuar, raporton Anadolu Agency.

“Në udhëtimin që ne u nisëm si AK Parti dhe që nga periudha e vitit 2002 në përpjekjet që kanë vazhduar pandërprerë kemi qenë gjithmonë bashkë. Po të mos ishte ky bashkim i bazuar në besim dhe besnikëri, nuk të kishim mundësi të shpëtonim popullin dhe shtetin tonë as nga ngjarjet në 2007 dhe Gezi 2013, as nga tentativa e puçit më 17-25 dhjetor, as nga operacionet ndërkombtëare të cilat që prej një viti ndërmerren kundër PKK dhe DAESH-it nën kallëfin e luftës kundër terrorizmit si dhe as nga tentativa e fundit e puçit me të cilin u përballëm më 15 korrik”, deklaroi presidenti turk.

Erdogan më tej tha se “Kur ky staf është i bashkuar me popullin tonë ai ka besimin, zemrën, fuqinë dhe rezistencën të përballojë jo vetëm sulmet burokratike me projekte politike por edhe makineritë më moderne të luftës”.

Presidenti Erdogan këtë e deklaroi gjatë një fjalimi në programin me temë “79 milionë nën një flamur” me rastin e Bajramit në qendrën e Kongreseve Haliç nga Fondacioni i Formacionit të Vullnetarëve të Turqisë (TGTV), ku presidenti turk shprehu urimet për Kurban Bajramin për të gjithë Stambollin, Turqinë dhe të gjithë botën islame.

“Herët apo vonë do ti bëjmë të poshtërit që të mbyten në gjakun që kanë derdhur”

“Ata të poshtër të cilët në ditën e parë të Bajramit shpërthyen një mijë kilogram bombë në qytetin Van, herët apo vonë do ti bëjmë që të mbyten në gjakun që kanë derdhur. Për këtë ne jemi të vendosur. Askush nuk ka të drejtë të prishë këto festa të shenjta, këto ditë të bukura të popullit tonë. Këta dëshmorë dhe veteranë nuk kanë luftuar së koti. Por, këta të ulët do të përgjigjen për këto”, tha Erdogan.

Ndërsa në lidhje me kreun e organizatës terroriste Fetullahçi (FETO) Fetullah Gylen, presidenti Erdogan ka vënë në dukje se “Ky njeri na qënka 'imami i universit' na paskësh veprimtari në 170 vende…Ka imamë në kontinente, në Turqi ka imamë të Turqisë, në qytete imamë të qyteteve, në qeveri imamë për qeverinë dhe imamë në institucionet shtetërore, kjo është një llogari e madhe por llogaritë e tijë nuk u realizuan. Dhe tani janë shpërndarë dhe ikin largohen. Ata do të largohen dhe ne do ti ndjekim”.

“Populli shpreh kërkesën për dënimin me vdekje. Por këtë Parlamenti e vendos në rendin e ditës dhe e vlerëson. Në momentin që kjo të miratohet në Parlament askush nuk ka autoritetin ti dalë kundër kësaj. Disa liderë evropianë na shprehen ne se 'ju mbroni dënimin me vdekje'. Edhe unë i jam përgjigjur ju nuk keni përjetuar ato që kemi përjetuar ne. Demokracia është vullneti i popullit, është qeverisja e popullit. Nëse populli këtë e kërkon dhe nëse parlamenti këtë e vendos ju nuk mund ta kundërshtoni këtë. Më vjen keq por për këtë nuk vendos Bashkimi Evropian. Ai që vendos në lidhje me këtë është populli, parlamenti i Republikës së Turqisë”, tha presidenti turk.

Presidenti Erdogan fjalën e tij e ka vazhduar duke thënë se: “Bashkë me të gjithë elementët e saj ne jemi të detyruar ta sjellim këtë organizatë terrorite të ashtëquajtur FETO në një situatë të tillë që ajo të mos tradhëtojë më popullin tonë. Ne këtë luftë e kemi ndërmarrë me të gjitha institucionet tona. Deri tani kemi përparuar shumë por kemi ende shumë për të bërë”, tha ai.

“15 korriku nuk është fundi i kësaj loje, por vetëm një fazë e saj”

Në lidhje me tentativën e puçit presidenti Erdogan tha se ata që kanë marrë pjesë në tentativën e puçit sigurisht që janë anëtarë të FETO-s.

“Por ne jemi në dijeni se kjo është një lojë e madhe. Nuk kanë trazuar vetëm Turqinë. A e kanë trazuar Irakun, e kanë trazuar. Kanë trazuar Sirinë, Afganistanin, Egjiptin…në të njëjtën mënyrë Tunizinë dhe po në të njëjtën mënyrë trazojnë edhe Libinë. Kjo ende vazhdon. Loja që luhet është në botën islame, në vendet muslimane. Populli ynë dëshiron dhe pret nga ne të prishim këtë lojë që nga rrënjët e saj”, theksoi Erdogan.

“Vazhdimi i tradhtisë 17-25 dhjetor i FETO-s është njëlloj me veprimtarinë e hapjeve të gropave që PKK-ja nisi në disa nga rajonet tona në juglindje. Ndërsa vazhdimësia e këtyre akteve është 15 korriku. Disa bashki nën drejtimin e PKK-së morën përsipër një detyrë aktive në aktet e hapjes së gropave dhe në sulmet e përgjakshme të organizatës terroriste. Kryetarët e bashkive nën urdhërat e organizatës terroriste kanë qenë shërbëtorë të organziatës në vend që ti shërbenin rajonit, komunës ku ata ishin zgjedhur. Shteti nuk është i detyruar për askënd ti sigurojë mundësi atyre që veprojnë kundër tij. Sistemi i drejtësisë ka detyrë të përcaktojë këto devijime dhe të bëjë atë që është e duhur”, tha ndër të tjera në fjalën e tij presidenti Erdogan.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kroacia para ndryshimeve

Posted: 13 Sep 2016 10:28 PM PDT

Rezultatet e zgjedhjeve në Kroaci tregojnë se zgjedhësit megjithatë duan ndryshime. Ndonëse në shikim të parë duket se rezultatet janë të ngjashme me zgjedhjet e kaluara, në Kroaci nuk do të jetë si më parë.

Së pari një lajm i mirë: përkundër përshtypjes së ringjalljes së fuqishme të lëvizjes ustashe në Kroaci në muajin e fundit, partitë ekstreme të djathta kanë fituar shumë pak vota. Kjo falë edhe venimit të HDZ-së, nën drejtimin e Andreja Plenkoviqit, për dalje në zgjedhje pa partitë djathtiste.

Në shikim të parë rezultatet duken të ngjashme si në zgjedhjet e vjeshtës së kaluar, por zgjedhësit megjithatë duan ndryshime. Të ngopur me politikën e nxitjeve dhe kthimit në të kaluarën, ata i kanë dhënë përparësi toneve më të qeta të Plenkoviqit. Ndërsa pakënaqësitë e tyre i kanë shprehur me mbështetjen e fuqishme të “Živi Zidit” (Muri i Gjallë), të cilën e shohin si alternativën e vetme ndaj partive të deritanishme.

Velrësimet e gabuara të Millanoviqit

Fushata elektorale ishte e bazuar kryesisht tek dy politikanë. Përderisa Plenkoviqi u lirua nga e djathta ekstreme, udhëheqësi i koalicionit popullor Zoran Millanoviq mendonte se zgjedhjet do të vendosen në krahun e djathë politik. Por vlerësimi i tij ishte e gabuar. Përcaktimi i tij për një retorikë të fuqishme nacionaliste duket se ka trembur edhe zgjedhësit e partisë së tij socialdemokrate SDP.

Millanoviqit e humbui shumë lehtë përparësinë e madhe ndaj partisë HDZ, të udhëhequr më parë nga Karamarko dhe ekipi i tij. Ai tani e ka kuptuar se ku ka gabuar, por tepër vonë. Në dallim prej tij, Plenkoviqi u përcaktua për një retorikë të matur dhe për reforma, e jo luftëra ideologjike. Paraqitjet e tij janë kritikuar si monotone, por duket se zgjedhësit duan të kenë më shumë qetësi dhe janë lodhur nga zhurmaxhinjtë, që përdorin fjalë të mëdha.

Pak për ndryshimet

Për fat të keq, në këtë fushatë shumë pak është folur për ndryshimet sociale dhe ekonomike, por edhe për raprotet ekonomike me vendet fqinje, të cilat janë tepër të rëndësishme përkundër faktit që Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian. Pavarësisht këtij statusi, Kroacia është e lidhur me vendet fqinje dhe me rajonin.

Për këto raporte është folur vetëm pas bërjes publike të disa deklaratave të Millanoviqit nga një banket jozyrtar, ku ai flet me fjalë të rënda për Serbinë dhe serbët, të cilët i quan “një grusht njerëzish të mjerë”. Ndërsa për Bosnje-Hercegovinën thotë se është një shtet, citoj: „big shit".

Ndryshe për raportet mes këtyre vendeve është folur shumë pak. Në veçanti për problemet e grumbulluara në raportet Kroaci-Serbi, të cilat janë tensionuar së fundi edhe më shumë.

Plenkoviqi pohon se është i gatshëm për komunikim njerëzor dhe të civilizuar me të gjithë. Por ai angazhohet me vendosmëri për zgjidhjen përfundimtare të problemeve në raportet mes Kroacisë dhe Serbisë, siç është çështja e të zhdukurve, dëmshpërblimet e luftës dhe pakica kroate në Serbi. Si një prej problemeve më të mëdha ai sheh nxjerrjen para drejtësisë të kriminelëve të luftës dhe mangësinë e shoqërisë serbe që të përballet me të kaluarën. Nëse Plenkoviq do t’ia dalë të përballet me këto probleme, mbetet të shihet. Sepse për këtë i duhet mbështetja edhe e partnerëve në koalicion.

Negociata të reja apo – zgjedhje të reja

Tani pas numërimit të votave vjen koha e negociatave për koalicionin qeverisës. HDZ ka fituar më së shumti vota, por për krijimin e qeverisë i duhen partnerë në koalicion. Partia Most ka paraqitur kushte, nga të cilat nuk do të heqë dorë shpejt, sepse do të humbiste besimin e zgjedhësve. Teorikisht edhe SPD mund të fillojë negociatat për krijimin e shumicës për qeverisje, por kjo është pak e besueshme. Në fund, si zgjidhje e detyrueshme mund të jetë krijimi i koalicionit të madh, të cilin nuk e do asnjë prej partnerëve. Para nesh kemi pra negociata të vështira, po zgjedhje të reja./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Prishtinë-Beograd, vazhdojnë bisedimet në Bruksel

Posted: 13 Sep 2016 10:13 PM PDT

Ministria për Dialog, Edita Tahiri ka njoftuar se në Bruksel do të vazhdojnë takimet e nivelit teknik në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Sipas një njoftimi, në agjendë të këtyre takimeve do të jenë çështja e lëvizjes së lirë dhe ajo për kodin shtetëror telefonik të Republikës së Kosovës.

"Ministrja Edita Tahiri, njëherit udhëheqësja e dialogut teknik, deklaron se marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e veturave në mes të dy shteteve është arritur javën e kaluar, ndërsa në takimin e nesërm takimi i grupit punues për lëvizjen e lirë do të fokusohet në heqjen e tabelave të mbetura ilegale që qarkullojnë aty-këtu në komunat veriore të Kosovës".

"Ndërsa në takimin për çështjen e kodit shtetëror telefonik do të diskutohet për heqjen e bllokadës që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për telekomin, përkatësisht kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës", thuhet në njoftim.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ministria e Punëve te Jashtme prezanton aplikacionin E-Konsullata

Posted: 13 Sep 2016 01:49 PM PDT

Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me kompaninë Telekom Albania organizuan aktivitetin promovues të aplikacionit konsullor E-Konsullata.

Ky aplikacion vjen ne kuadër te reformës së ndërmarrë nga MPJ ne fushën e shërbimeve konsullore.

Aplikacioni konsullor E-Konsullata mund të shkarkohet nga Appstore dhe Playstore në çdo aparat celular apo tabletë që ka akses në internet dhe mund të përdoret kudo, duke shërbyer si një platforme interaktive komunikimi dhe informimi për te gjithë qytetaret shqiptarë kudo që ndodhen.

Në aplikacion ndodhen kontaktet e sakta dhe koordinatat e çdo përfaqësie shqiptare në botë; informacion mbi procedurat e legalizimeve të dokumenteve; shërbimet e tjera konsullore brenda dhe jashtë vendit; si dhe informacione mbi situatën politike dhe shëndetësore për secilin vend prej 181 vendeve pjesë e E-Konsullata.

Ajo është një portë e drejtpërdrejt komunikimi me Ministrinë e Punëve të Jashtme pasi nëpërmjet saj mund t’i drejtoheni dhe raportoni në Drejtorinë e Shërbimeve Konsullore te MPJ-së.

Nëpërmjet këtij aplikacioni do të gjeni përgjigjen e shumë pyetjeve për shërbimet  që mund të ofrojë Ministria e Punëve te Jashtme dhe selitë diplomatike e konsullore të Republikës së Shqipërisë në botë, duke shërbyer njëkohësisht dhe si një udhërrëfyes për sigurinë e shtetasve shqiptarë që ndërmarrin udhëtime në çdo vend të botës.

Ne fjalën e tij Kryeministri Rama u ndal ne lehtësitë që ofron ky aplikacion për shqiptarët qe jetojnë jashtë vendit, duke reduktuar kostot dhe kohën, si dhe duke ulur ndjeshëm mundësitë për abuzim në dhënien e shërbimeve apo informacioneve të nevojshme.

Rama: Pra, shteti nuk iu fut dot më dorën në xhep të gjithë atyre shtetasve që duan të marrin një shërbim konsullor e që për këtë përdorin konsullatën që kanë në xhepin e tyre.Është një transformim revolucionar që do të sjellë, jam i bindur, jo vetëm një lehtësim të madh të shtetasve, por dhe një impuls të ri në Ministrinë e Jashtme dhe një inkurajim të madh për ministrin e Jashtëm që të shkojmë më tej dhe realisht të mendojmë seriozisht për E-Ambasadat.

Mendoj që me kurajë dhe me bindjen që kjo gjë do të ndodhë, do ndodhë më herët se sa vonë, por për shkak se ne nuk jemi Gjermania, Franca, apo Kina që mund të mbajmë në këmbë një shërbim diplomatik të kudondodhur dhe me shpenzime të mëdha, jemi më të interesuar të vrapojmë drejt një zgjidhjeje që do të na racionalizojë së tepërmi burimet tona njerëzore dhe shpenzimet tona, duke bërë të mundur që këto burime të përdoren në mënyrë shumë më cilësore dhe patjetër edhe shpenzimet për këto burime të jenë shumë më dinjitoze për diplomatët tanë.

Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito e vlerësoi këtë aplikacion si tepër te rëndësishëm në vazhdën e reformimit të shërbimeve që ofron administrata publike për qytetarët.

Ministri i Punëve te Jashtme Ditmir Bushati evidentoi se aplikacioni konsullor e-konsullata ka qëllim të dyfishtë, ai do t’i shërbejë gati 1/3 së qytetarëve tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, gjithashtu ai shërben si një udhërrëfyes për çdo shtetas shqiptar që do të udhëtojë jashtë duke dhënë informacion për 181 shtete që ndodhen në të.

Ai është një instrument i rëndësishëm pasi ofron informacion të integruar tepër te nevojshëm dhe për operatorët turistikë, agjencitë e investimeve, dhomat e investimeve por vjen në ndihmë dhe për procesin e regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

CEO i Telekom Albania vlerësoi se Shteti shqiptar është pionier në aplikimin e teknologjive digitale në shërbimet që ofron administrata publike duke shfrytëzuar teknologjinë moderne.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more